Ali Pashe Tepelena dhe mistika e tij
Ali Pashe Tepelena edhe pse ishte nje politikan pragmatist i pushtetit,ishte i infliencuar nga elemente mistik te sufizmit qe do te gershetoheshin me vizionin e tij per pushtetin dhe boten.Si mbeshtetesh i urdherit Sufi, Aliu kishte edhe nje vizion ezoterik te Islamit, adhurimin e Imam Aliut dhe tolerancen ndaj besimeve te tjera, kjo promovonte nje besim me te thelle shpirteror ne sinergji me elemente kristian dhe pagane.Mistika e fuqise te pushtetit te tij qendron ne ate qe ai krijoj nje aurore pothuajse profetike rreth tij,perveç se shikohej si luani i Janines,nje sovran qe sfidonte porten e Larte ai kishte dhe nje karizem pothuajse te shenjte.Kur nje here agjenti dhe konsulli britanik Leake po i fliste per profetin Maometo,Aliu ju pergjigj;"Edhe une jam një profet ne Janine".Kulti i personalitetit te tij gershetohej me element mistik,bashkehoret e tij tregojne se praktikonte rituale gjate nates,konsultonte dervishet dhe ishte i rrethuar me simbole ezoterike.Si shume sufi,Aliu besonte ne te arrdhmen si deshire e vullnetit te zotit.Ali Pasha nuk ishte nje mistik ne kuptimin e ngushte te fjales,ma edhe nje politikant mistik qe diti te perdore simbolizmin fetar,nuk ishte nje lidhje dogmatike por spirituale dhe strategjike Misteri me i madh dhe frika qe kish ishte ajo nga vdekja.Edhe pse thoshte qe do te rronte 150 vjet si ishte shprehur vete disa here,Aliu ishte shume supersticioz, gjeja tjeter qe e tmerronte dhe e friksonte me shume qe murtaja e zeze.Sa here qe ne Janine shfaqej shenja me e vogel e murtajes te zeze,Aliu vihej ne alarm dhe ne duart e mjekeve te tij te besuar qe ishin te krishtere,ordotokes,greke, europiane po edhe ne fallxhore,njerez qe lexonin fatin dhe largohej nga Janina dhe shkonte kryeshist ne Preveze per tu mbrojtur.Duhet te thene qe Aliu s kishte shume besim tek mjeket muslimane dhe ebrej,besonte me shume te tijet dhe te huajt qe kishte ne oborrin e tij.Nje nga biografet e tij francesi Samson Cerfber qe qe kethyer ne musliman me emerin Ibraim Mansur Efendi tregon kete histori; Aliu ne sarajet e tij ne Janine kishte nje dhome te fshehte,ku mbante nje vazo vendosur ne menyre horizontale,rrethuar me simbole te gedhendura te magjise arabe dhe ne qender me nje shigjete e arte, qe rrotullohej per te treguar shenjat magjike.E kam pare vete tregon ai sa here Aliu kishte ndonje problem i drejtohej kesaj vazoje magjike me magnet dhe thoshte fraza ne nje gjuhe te panjohur mistike.Ne baze te saj merrte edhe vendime te rendesishme ne raste te ndryshme.Nje tjeter supersticion ose simbol mistik qe i besonte me sy mbyllur qe unaza e tij,qe e konsideronte si nje talisman me fuqi te jashtezakoneshme,nga e cila nuk u nda kurre ne jeten e tije.Historia e unazes se tije i ka fillimet kur Aliu ishte vetem 15 vjeç,ne ate kohe nje dervish nga Maroku u shfaq ne dyert e shtepise, se nenes se tije Hankos dhe kerkoje strehe dhe mikepritje per gjendjen e tij shendetesore qe nuk ishte e mire.Ne ate kohe gjendja ekonomike e Hankos si e ve qe kishte mbetur nga vdekja e te shoqit Veliut, nuk ishte e mire,dhe per te nderuar mikun si e kerkonte zakoni dhe per ta kuruar me mjeke ate, Hankua u detyrua te shiste shume gjera me vlere.Kur dervishi u sherua dhe ne shenje mirenjohje per pritjen e rezervuar dhe trajtimin e semundjes i dhuron Aliut,i cili ishte i ri ne ate kohe,nje unazen te shtrenjte me nje gurre rubin dhe i thote;"Kjo unaze nje dite do te beje Pasha".Dhe qe nga ajo dite Aliu se hoqi kurre unazen nga dora.Aliu besonte ne burrimet e ndryshme te energjise, nga cdo gje okulte, si ishin shkopinjte magjike, bimet magjike,gjelpera magjike,ritualet magjike etj...Aliu nje here degjoje te flitej per Gurin Filozofik dhe mbeti i manhitur dhe i befasuar per te,thirri menjehere mesusin grek Athanasios Psalidas dhe i kerkoje ti shpjegonte se çfare ishte ky gurre magjik i fuqishem dhe çfare mrrekullije bente.Psalidas i shpjegoje qe gurri filozofik eshte endrra e çdo alkimisti ne bote ne te gjithe epokat.Dhe ka emera te ndryshme si Guri i te diturit,Luani kuq etj...Ky gurre i shpjegoje ai, ka fuqine qe metalet e zakoneshem ti ketheje ne flori,te zgjase jeten,ose te risjelle ne jete ndonje qe eshte ndare nga kjo jete.Aliu mbeti i impresionuar dhe i kerkoje menjehere te ndertonte nje te tille,Psalidas i tha qe ai s'kishte as fuqine po as njohurite te bente nje gje te tille.Po me e mira ishte qe te gjente nje alkimist europiane.Ne vitin 1816 Aliu mesoje qe ne Selanik jetonte nje magjistar i fuqishem dhe njkohesisht dhe alkimist qe quhej Sergios.Aliu dergoi menjehere njerezit e vet per ta pyetur se qe ne gjendje te ndertonte kete gurre per te.Sergios nga Selaniku nuk humbi kohe dhe i premtoje njerezve te Aliut, qe do ndiqte çdo deshire te Aliut per kete qellim por i duheshin mjetet e nevojshme per ta realizuar.Sir Henry Holland tregon ; Sergios ju dha nje nga dhomat me te mira dhe luksose te sarajeve te Aliut,por nuk ju dha mundesia te dilte prej saj dhe te komunikonte me njeri.U furnizua me çdo gje qe i nevojitej, Aliu i solli ato nga Italia dhe Gjermania,çdo gje iqe i nevoitej atij, ilaçe,objekte, lende te pare etj...Pas shume kohe dhe perpjekje te kota te ketij ,Aliu kuptoje fare mire lojen e ketij dhe kur durimi kish arritur kulmin , udheroj ekzekutusin e tij ne mes te sheshit,trupi i tij qendroje atje per 24 ore me tabelen e varur ne qafe ku shkruej denimi i tije,per mashtrim.
Free Blogger Albert Pasho

.png)
.png)
.png)
Nessun commento:
Posta un commento