Per Saliun deri tani dihet pak ,ne krahasim me pjestaret e tjere te familjes se Aliut. Sahliu kish nje diference moshe nga Veliu 20 vjet me i vogel,dhe 25 vjet nga Mukhtari.Ishte shume inteligjent dhe me deshire te madhe per te mesuar.Ka qene governator i sanxhakut te Ebahti me graden Iraniran,po ashtu edhe governator i sanxhakut te Vlores 1818.Sahliu ishte djali nje relazioni jashte martesor i Aliut me nje konkubine te haremit te tij Kirkisia nga Gjorgjia.Per kete argument te veçante e bizar diplomati J.S.Bartholdi na tregon qe ne vitin 1803 ne Janine kur kish takuar metropolitin Ignazio ky i kish folur per kete episod dhe i kish treguar: Emineja gruaja e Aliut,nena e Mukhtarit dhe Veliut pas marteses dhe lindjes se femijeve, jeta martesore mes tyre kish filluar te ftohej dhe ajo lihej ne harrese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmali(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martese.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut, por ky nuk dinte shkakun e kesaj edhe pse kish bere perpjekje ne mjeke e magjistare te ndryshem te epokes,sepse dihet qe Aliu qe shume supersticiose dhe besonte ne keto gjera dhe asnjeri sqe ne gjendje te diagnostikonte kete gjendje te Aliut.Kur Emineja vdiq gjenden ne dollape kete lidhje dhe sherbetoret e saj e hodhen ne liqen.Nje dervish qe gjendej aty ne ate moment dyshoj se fshihej ndonje mister ne ate lidhje qe hodhen ne liqen, Dhe ky dha urrdher gjithe peshkatoreve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese qe ndodhesin mbi liqen ta gjenin me çdo kusht.Pas shume kerkimeve frenetike e gjeten.Kjo menjehere ju dorezua dervishit dhe ky pasi e zgjidhi nyhjen e hajmalise dhe zgjodhi magjine i keshilloj Aliut qe te shkonte ne shtrat me te paren grua qe do te takonte perballe.Rastesia deshi qe Aliu te paren qe takoj qe Kirkisa nga Georgia nje skllave ne harem qe Aliu ne rrethana te tjera nuk do te kish ngritur dhe shikimin per ta pare e me jo te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj lindi nje djale qe ju ngjante me te gjitha.Ky qe Sahliu qe me vone nenen e tij e stabilizoje ne sarajet e qytetit te Tepelenes.
Henry Holland tregon qe e ka takuar pashane e ri ne Gjirokaster dhe ka pasur nje bashkebisedim te gjate me te.Ky tregon se Sahliu ishte nje djalosh 12 vjeçar,por paraqitja e tij e hijerende tregonte se ai ishte personi qe komandonte ne pallat.Ishte nje djalosh inteligjent,flokeverdhe dhe me sy te kalter qe ngjasonin me ato teAliut,kur ishte i ri.Kama dhe pisqolla qe mbante ne brez ishin te vogla,dukeshin sikur ishin bere posaçerisht per te.Po ashtu tregon Holland ketij po i mesoheshin edhe tre gjuhet qe fliste babai i tij Aliu ne menyre te shkelqyer ,shqipja greqishtja dhe turqishtja dhe stervitej fizikisht.Sahliu qe pika e dobet e Aliut.Ne martesen e Sahliut ne vitin 1803 Aliu si nje njeri i prire ndaj te rese dhe shume kurrioz,midis shume aktiviteteve te ndryshme per dasmen solli ne Janine dhe nje mongolfiere ku u ekspozua per here te pare ne keto ane.Ne kete ngjarje te madhe dhe te rralle ka qene pjesmares edhe poeti Joanis Vilaris i cili i ka kushtuar keto vargje;
Ky jeni njerez!mblidhuni
Te gjithe ku jeni,bashkohuni
Mrrekulli te madhe do shikoni
Mongolfiera rrotullohet lart e poshte
E drejt poshte shkon
Vllehet levizin menjehere
Si bretkosa hidhen duke bertitur.
Holland tregon se Aliu i kish thene qe Sahliun donte ta dergonte ne fillim per 4-5 vjet ne Marrok,e me pas ne Angli,France,Germani,Rusi dhe ne fund ne Stamboll per te fituar nje eksperience jete.Po ashtu Aliu i druhej veseve te Veliut aq sa dhe virtyteve te Muktahrit prandaj deshironte ti linte trashgimine Saliut. Saliu me vone sherbeu si guvernator i Tepelenes dhe me vone i Vlores( Sahli Pasha),pasi zvendesoi Mukhtarin me kerkese te Aliut.
Dihet qe tre djemte e Aliut ju dorezuan Portes pa lufte dhe ne fillim u dergua ne Azine minore,Muktari dhe Sahliu ne Ankara kurse Veliu ne Qutahya dhe me vone u ekzekutuan ne fshehtesi ne Ankara.Kokat e Muktahrit dhe Sahliut u ekspozuan ne daten 9 Gusht 1821..
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento