Powered By Blogger

giovedì 13 ottobre 2022

Familja Vlora(Bey) dhe Ali Pashe Tepelena,rivaliteti dhe lidhjet fisnore.


Ne fund shekullin e 18 dhe fillimin e atij te 19,rivaliteti i familjeve te medha te bejlereve te Toskerise qe shume i madh, dhe ne rend te dites.Krijime i dy pashalleqeve te medhaja ne Shqiperi do te sillte ndryshime rrenjesore ne strukturen sociale,ekonomike e ushtarake te vendit.Rivaliteti midis familjes Vlora(Bey) dhe Ali Pashe Tepelenes i ka fillimet e saja qe ne vitin 1765, qe kur i fuqishmi Kurt Pasha i Beratit preferoj te martonte vajzen e tij(Mariem) me Ibrahim Pasha Vlora, nga kjo familje e respektuar dhe e shquar (Vlora)e asaj kohe dhe te mos pranonte t ja jepte ate si grua Ali Pashe Tepelenes.Nga kjo martese familja Vlora perfitoi shume duke u fuqizuar akoma me shume si nga ana ekonomike po ashtu dhe ajo e zotrimeve te pronave.Pas vdekjes te Kurt Pashes ne 1784,familja Vlora shtriu autoritetin e saj edhe ne sanxhakun e Beratit, dhe si rrjedhoje ne vitin 1790 Ibrahim Bey Vlora behet mutesarif i Beratit,kurse vellai i tij Xhafer Bey Vlora,njeri me emer dhe respekt te madh ne ate kohe,merr nen komande sanxhakun e Vlores.Dhe megjithekete me gjithe kete rritje te fuqise te saj familja Vlora ne mes te viteve 1790-1810 do te gjendej ne mes dy fuqive te medhaja qe po rriteshin dhe si rrjedhim kerkonin zmadhimin  e teritoreve te tyre.Ato qene, ne veri ajo e Bushatllinjeve dhe ne jug ajo e Ali Pashes.Familja Vlora beri perpjekje te medha si ushtarake  po ashtu dhe manovra e kompromise me Porten e Larte per te rruajtur sundimin e saj ne kete sanxhak.Ajo beri edhe aleanca te brishta dhe jo te qendrushme me bejlere te tjere te Toskerise.Ne kete kohe ajo gjendej ne aleance dhe ne krah te  bejlereve teDelvines,Çamerise,dhe atyre te Sulit.Ne Gusht te vitit 1794 Ibrahim Pasha Vlora ne  tentative qe te krijonte marredhenie te mira me Ali Pashen, martoi dy vajzat e tija me djemte e Aliut, Mukhtarin dhe Veliun.Keto aleanca me martesa midis familjeve te medha dhe te fuqishme qe praktike e kohes.Keshtu kur ne pranvere te vitit 1805,Bushatlliu kerkoi te merrte Elbasanin qe ne ate kohe qe nen vartesine e sanxhakut te Beratit dmth Ibrahim Pasha Vlora,Aliu per te mbeshtetur kete aleance te bere me martese te djemeve te tij,Aliu dergoj ne Berat nje ushtri me 2.500 ushtare per te perballuar sulmin e Bushatlliut.Kjo aleance do te forcohet me shume kur ne Qershor te te njejtit vit Mukhtari do te shkoje vete ne Berat.Por keto aleanca qene te brishta dhe jo te qendrushme.Ne viti 1809 Aliu qe ne maje te fuqise te tij,shteti i tij ishte zgjeruar shume,keshtu ai: ne vitin 1796 zotronte  Arten,ne 1797 Himaren,,ne Dhjetor te 1803 pas tre fushatave zoteron Sulin.Duhet te theksohet qe familja Vlora ne sekret i ndihmoi Suliotet me shuma te medhaja paraje dhe arme kunder Aliut.Po ashtu Aliu ne vitin 1805 zoteroj Prevezen dhe Vonicen qytet me rendesi te madhe ekonomike e strtegjike.Keshtu Aliu ne fund te shek te 18 dhe fillim te shek te 19 zotronte dhe kish vene rregull ne Cameri,zotronte Toskerine dhe Laberine ku zotronte Tepelenen Voskopojen,Kelcyren,Korcen,Gjirokasteren,Delvinen,Himaren.I vetmi qe rezistonte akoma qe Ibrahim Pasha Vlora me sanxhakun e tij shume te pasur,qe shtrihej ne veri deri te lumit Skumbin qe perfshinte gjithe Myzeqene(tokat e Muzakave),Selenicen dhe qytetin e Vlores.Per Aliun nuk do te qe e lehte te merrte kete sanxhak sepse Ibrahim Pasha Vlora kish mbeshtetjen e Portes se Larte qe e shikonte ate si te vetmin mundesi qe mund te ndalonte shtrirjen e Ali Pashe Tepelenes.Aliu perpara se te sulmonte Ibrahim Pashen ishte pregatitur politikisht,diplomatikisht dhe ushtarakisht.Keshtu Aliu ne 13 Maj 1809 ushtria e tij me 12.000 mije ushtare nen komanden e djalit te madh Mukhtarit sulmoi sanxhakun e Beratit,luftimet zgjaten 3 muaj.Ne 13 Gusht 1809 Ibrahim Pasha Vlora u detyrua te neneshkronte nje traktat paqeje,ku humbte nje pjese te madhe te territoreve te tija.Kjo paqe nuk duroj gjate,ne Tetor te te njejtit vit ushtria e Mukhtarit hyri ne Berat,dhe Ibrahim Pasha me 500 besnik u mbyll ne kala per te rezistuar.Kalaja bie ne Janar 1810 dhe Ibrahim Pasha  sipas kushteve te kapitullimit dorezoj 2.000.000 piastre turke Mukhtarit,dhe u la i lire te terhiqej ne Vlore ku qe komandant djali i vellait te tij qe kish vdekur( Xhafer Bey) Sulujman Bey ku dhender i Mustafa Pasha i Delvines.Edhe pse francezet te alarmuar nga sukset e Aliut e ndihmuan Ibrahim Pashen, te rimerrte Beratin,,arrdhja e trupave te reja te Aliut moren edhe Vloren.Keshtu familja Vlora humbi edhe Vloren qe u vu nen kontrollin e Mukhtarit. Ne Janar te 1810 Ibrahim Pasha Vlora u arestua dhe u burgos ne Janine ku qendroi deri ne fund te diteve te tija ,Megjithe tentativat qe beri Porta e Larte per ta liruar Ibrahim Pasha Vlora. Ne kujtimet e tij Ismail Qemal Vlora shkruan.: Fushata e Aliut solli resultata te favorshme per te, Ibrahim Pasha u arestua dhe u burgos,dhe u trajtua me nje burgim te rende dhe te gjate per 12 vjet rrjesht,ku dhe vdiq,ne moshen 80 vjeçe kur Aliu vet po rrethohej nga trupat e Perandorise.Bashke me te u arrestua edhe gruaja e tij Mariem qe ai ja kishte refuzuar Aliut per grua ne rinine e tij babai i saj Kurt Pasha i Beratit,ajo u mbajt ne haremin e Konices.Keshtu Aliu vendosi pushtetin e tij absolute ne gjithe zotrimet e veta.Rivaliteti ne mes familjeve te medha te lidhura me martese nuk  ekzistuar per gjithmone,por here pas here perbenin nje lidhje te forta ne trojet shqiptare.Ato perbenin nje baze te forte edhe per brezat e arrdheshem qe te bazoheshin e mbeshteteshin te njeri tjeteri.Keshtu ne vitin 1850 pothuajse 30 vjet pas konfliktit te Aliut me Ibrahim Pasha Vloren,kur grate dhe femjet e familjes Vlora humben privilegjet nga Porta e Larte dhe u rrenua ekonomikisht dhe humben shtepite e tyre, Ne Selanik.njeriu qe i ndihmoi me çdo mjet e menyre te mundeshme per tu rikethyer e reabilituar ne statusin e tyre te familjes te meparsheme, qe pikerisht governatori i Rumelise se poshtme(Shqiperia e Jugut) ,Ismail Rahmi Tepedelenlizade Pasha.Ky dmth Ismail Pasha eshte nipi i Ali Pashe Tepelenes, djali i Veliut dhe Zeibidea(vajza e Ibrahim Pasha Vlora).Ne nje tjeter ndodhi me vone ne vitin 1864, kur Ismail Rahmi ishte governator i vilajetit te Thesalise ne Selanik, i afron nje detyre administrative shume te rendeshisme nipit te tij, shume te ri,ne ate kohe, Ismail Qemal Bey Vlora,i cili ne kujtimet e tij shkruhan;Kam shkuar ne Larisa me ftese te xhaxhit tim Ismail Rahmi,Governator i Pergjitheshem i Thesalise,qe me ka afruar dhe emeruar shef te kabinetit te tij,dhe me ka trajtuar si pjestar te te njejtes familje.




Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...