O Shqiperi,ku lindi Iskanderi
Kenge e rinis,fanari t urteve
Dhe Iskanderi tjeter,qe i derrmoi
Perhere armiqt me Kordhen e tij kreshnike
Shqiperi,lejome te kethej syt e mi
Mbi ty,o nene e rrepte burrash t eger!
Kryqi po zbret,po ngrihen minaret
E zbehta henez ndrin neper lugina
Mbi pyje me selvi n agor te çdo qyteti
Agimi lind,me te po çohen brigjet
e Shqiperise se rrepte,shkemb i Sulit,
Dhe larg te Pindit çuka mjegull veshur
Te lara perrenjes te bardhe si debora
Me ngjyra mashkullore e kuqerreme.
Dhe ndersa rete nisin te shperndahen,
Spikasin tbanat e malesoreve,
Ketu bredh ujku,shqipja sqepin mpreh,
Zogj,bisha,njerez t eger zen e duken,
Stuhite rrotull tundin motin qe mbaron.
Haroldi tash e ndjehu veten vetem,
I la shendene botes se krishtere.
Po nisej per ne treve te panjohur
Shumekush e mburr,pakkush guxon ta shohe,
Pat armatosur parzemen kunder fatit,
Rrezik s kerkonte,por askujt nik i shmangej,
Vertet qe e eger skena,por e re,
Kjo udhen plot mundim ia beri t embel,
Te mos ndjente dimirin e ti dukej vere.
Nga mat i zymte shqipetar Haroldi
Kaloi gjer ne kerthize t Ilirise.
Ne pllaje e male fort te madherishem
E vise q historia s i kujton
N Atiken e permendur rralle sheh
Lugina kaq te bukura, ska Tempja
Stoli q aty s e gjen,Parnasi i dashur,
Me gjithse vend klasik i shenjteruar,
S krahasohet dot me vise qe fsheh ky bregdet.
Kaloi dhe Pindin,gjolin e Janines,
E la kryeqytetin e Vilajetit,
Dhe mori udhen per te ngjatjetuar
Prijsin e Shqiperise,urdhr i te cilit
Eshte ligj pa ligj,sepse me doren gjak
Sundon nje popull kryengrites trim,
Aty ketu ndonje fis guximtar
E kundershton,e qe nga kulle e shkembit
I akrohet e s i bindet kujt,ne mos floririt.
Te ngrysur çohen lart perpara syve,
Si amfiteater vullkanik natyre,
Se majti djadhtas,alpet e Himares,
Rrezes lenga leviz me gje te gjalle,
Blegerinje grigjat,rrjedhin prrenjte,kreshtat,
Po valaviten.Ja Aheron i zi,
Lumi q u ishte truar varreve.
O Plut,ne qofte ferri yt si ky,
Elizit mbyllja porten,shpirti nuk ma do.
Qytetet e kullla s i shemtojne viset,
Janina eshte afer ,por akoma s duket,
E fshehur mbrapabokash,sheh pak njerez,
Te rralla jane fshatrat e kasollet,
Ne ckerka dhite po gjermojne krende,
Dhe,duke rojtur grigjen e shperndare,
Bariu djalosh me gunen krahevet
Rri pshtetur mbi nje gur a shkon ne shtrofull
E pret shtergaten jeteshkurter te pushoje.
Dodone,ku eshte prozhmi yt i moçem,
Kroi profetik,orakulli divin?
Nga ç lug pergjigjej Zeusi?Asnje shenje
S ka mbetur nga faltore e Gjemimtarit?
Te gjitha vane...E ti njeri vajton
Se t u keputen shpejt vargojt e jetes?
Hesht,lolo! paske fatn e perendive
Mos dote rrosh me se mermeri e lisi
Kur kombe e gjuhe e bote i permbys grusht i vdekjes?
Dielli po perendon pertej Tomorit,
E Vjosa vjen me vale t egersuar,
Hijet e nates po mbulojne dhene.
Tek rusej me kujdes terthores thike,
Haroldi pa, si meteor ne qiell,
Xhamit e ndritura te Tepelenes.
Dhe murret e kalase permbi lume.
Sa qasej,ndjente zhurme luftetaresh
E cila shtonte flladin vajtimtar te grykes.
Kaloi kullen e heshtur te Haremit,
Nga beri i gjere i portes vuri re
Konakn e ketij prijisi te fuqishem,
Çdo gje tregon sundimin e tij te nalte,
Veziri rri ne salltanet te madh,
Teksa pallatn e tundin pregatitjet,
Ushtare,miq,hademe,skllever presin.
Sarajet brenda dhe kalaja perjashta,
Ketu duket se mblidhen njerez nga çdo ane.
Nje varg atllare te shiluar bukur,
Dhe shume lende lufte e pregatitur
Presin perposh n oborrte gjere,siper
Plot togje te çudiçme sheh ne hajat,
Rendom mbi prag te portes kercet,
Nget kalin shpejt ndonje tartar fesgjate.
Turq,grek,shqiptare,arape aty perzien
Ne lloj lloj ngjyra gjer sa zeri i mbytur
I tamburit te luftes lajmeron akshamin.
Shih t egerin shqiptar me fustanelle
E rrobat e qendisura me ar.
Armet te lara me flori,sa bukur!
Dhe maqedhonasit mandile kuq,
Deline me qylaf e jatagan,
Grekun dinak,te zine bir me cen
T Etiopise,shih pa shih dhe turkun
Mjekrosh,qe rralle begenise te flase,
Eshte zot tepr i rende e smund te jete i bute.
Perzier,po dallojne,aty disa
Veshtrojne viset rrotull e kenaqen,
Nje mysliman besnik po fal namazin,
Disa pijne duhan e disa lozin,
Ketu shqiptari ecen kryelarte,
Greku degjohet duke peshperitur.
Mbaj vesh!Ezani e tundi minarene,
Muezini thrret besniket qe te falen:
S ka zot perveç Allahut!Allahu eshte i madh!
Ne kete stine agjrimi i Ramazanit
Mbahet dite per dite me durim,
Po kur erdh ora e ngathet e iftarit
Filluan prape gostia dhe gezimi;
Çdo gje qe ne burbuje,sherbetoret
I shtruan sofrat mbushur plot e perplot
Tani çardhaku mbeti fare shkrete,
Po nga posht odave vjen zhurme e perzier
Kur robr e trima hyjne e dalin vazhdimisht.
Ne kete vend s i ndihet zeri gruas,
E mbyllur,s del dot pa çarçaf e roje,
Mesuar ne kafaz,as do te dal,
Njejt vetem ia jep trupin dhe zemeren,
Atij q e ka pranuar zot e burre,
E lumtur ne detyre amtare t embel,
Ne me te shenjten permbi gjithe ndjenjat,
Me gjin e saj e rrit femin e saj,
E nuk e le t u bindet epsheve me t ulta.
Ne qoshk te shtruar me mermer,ku kroi
Me uje rrjedhes qe nga mez i trollit
Gurgullon freski plot ande,dhe divani
I bute epshor fton mysafiret t ulen,
Rri pshtet Aliu,burre luftrash e mizor,
Po tash kur embelsia rrezet hedh
Ne ballin e nderuar t atij plaku,
Neper tiparet nuk i duken gjurmat
E kobit qe fsheh brenda dhe e njollos me turp.
Jo se kjo mjeker e bardhe e gjate e tij
S perkon me ndjenjat e rinis se zjarrte,
Moshen e mundi sevdaja,keshtu thone
Hafizi dhe Tejani,me te drejte,
Po kobet q heshtin zerin e meshires,
Dhe s bi kane hije kujt,sidomos plakut,
I kane vene damkene egersires.
Gjaku do gjak,e kush ne gjak e nis
Do mbaroje jeten came keq ne gjak.
Nder gjera krejt te ra per vesh e sy,
Ketu shtegtari i çlodhi kembet dhe
Veshtronte rrotull salltanetin,sa
Ju neverit pallati i qejfevet,
Ku madheria e ngjinjur bente palle
Larg zhurmesse qytetit.Po te kish
Me thjeshtesi,vertet do t ish i kendeshem,
Paqja s i don argetimet e genjeshtra
Gezimi tok me salltanetin nuk ka shije.
Te rrepte bijt e Shqipes!Po vetite
Nuk u mungojne,veç t ishin me t arrira,
Armiku ua pa kurrizin ndonje here?
Kush e duron si ata mundin e luftes?
Shkembinjt e tyre s janeme te patundur
Nga ata ne çast rreziku dhe nevoje:
Ç armiq per vdekje,po sa miq besnike!
Kur besa a nderi i therret te derrdhin gjakun,
Si trima turren ku t i çoj i pari tyre.
Haroldi i pa ne kulle t Ali Pashes
Tek niseshin ne lufte e ne fitore,
Pastaj i pa kur vete u ra ne dore,
Viktime e dallges s,eger n,udhe e siper,
Kur rasti i ben te liqte me te liq,
E priten ne shtepi me gjith te mirat,
Gjind me pak t eger presin ca me pak
Bashkatdhetaret do ta linin vetem
Ne zjarr,sa pake zemra i bekan balle proves!.
Kur ia perzuri sqote e madhe lunderen
Kundrejt bregdetit me shkembenj te Sulit,
Qe nate e rreth e rrotull shkretetire,
Rrezik te zbrisnin,ca me keq te prisnin,
Detaret kishin frike se mos binin
N abuz katilash,zbriten me ne fund,
Gjithmone me shpirt ne dhembe se mos valle
Ata q ,urrejne nje soj turk e frengun.
Mund t,ia fillonin punes s,moçme te kasapit.
Safrike e kot,Suliotet u dhane doren,
Neper moçale e skerka i percuall,
Me njerez nga skllevet e llustruar.
Pa lajka.Ndezen zjarr,u thane rrobat,
Pa nasqirisen llamben,mbushen pllosken,
dhe shtruan sofren,me ate qe paten,
Kesaj i thone dashuri njerezore.
T,i japesh prehje e ngushellim fatkeqit,
I meson fatbardhet e te liqt i ben te skuqen.
Qelloj qe kur gatitej te largohej
Nga kete male,çeta prej hajdutesh
U prisnin udhen njerezve,i plaçkitnin.
Me jatagan e zjarr benin rremuje,
Keshtu,pra mori pas nje toge trima,
Te regjur e te zot ta percillnin
Neper te madhin pyll t Akarnanise
Gjer pershendeti Akelon valeshkumbe
Dhe ajgjtoi matane lunit fushat etoljane.
Ku Utraki sajon brryl ne trajte unaze.
Dhe vala e lodhur vjen te ndrije e qete
Sa murme gjelberim i sukes naten
Tulatet embel permbi gjin e heshtur,
Kur nis e peshperin terig i lehte
Dh,e puth pa e rudhur faqen e limanit,
E priten Haroldin,mik e mysafir,
I ftohte nuk u nda prej pamjes s,embel
Se mblidhte shum gezim nga agor i but i Nates.
Ne zall te shtruar ndriten zjarret naten,
Darka mbaroi vjen rrotull vere e kuqe,
Dhe kush u ndodh atje pa pritur gje,
Ju muar mente fare nga kjo pamje.
Se sa pa shkuar orez e mesnates,
Percjellsit ia nisen kenges tyre,
Çdo palikar e flaku tutje shpaten
Kercyen doreperdore njeri pas tjetri,
Me kenge apo vajtim u drodhen fustanellat.
Çajld Haroldi rrij afer e shikonte
Jo i pakenaqur nga ky lloj argetimi,
Zbavitjet e pademeshme s,i urrente,
Vertet nuk qe sehir i keq qe bente,
Defrim barbar po jo dhe i pahijshem,
Flaka se ç,u ndrin faqen kur kercejne,
E derdhin trupin,syt e zes shkelqejne,
Floket e gjate u derdhen gjer te supet,
Dhe tok ia thone me te thirrur kesaj kenge:
Tamburxhi!Tamburxhi! thirrja jote ushton;
U ngjall trimave shpresen,per lufte na fton
Gjithe djemt e malsise i therret anembane
Himariotet,Iliret,Suliotet zeshkane,
E kush eshte aq trim sa Suliotet zeshkan,
Me fustane te bardhe e te zi tallagan
Ja le tufen shqiponjes e bishes e zbret
Poshte fushes me sulm si rrekeja ne det.
Te bijt e Himares qe s,falin as mikun,
Si mund ta lene te gjalle armikun?
Si s,markan dot gjak me pushkat besnike,
Ka shenj me te bukur se zemra armike?
Maqedhoni dergon bijt e tij fitimtare
Lene gjahun ne pyll ne gjak per te lare
Mandilet e kuqe t,i skuqin me shume
Ne gjakun e luftes qe rrjedh posi lume.
Kusaret e Parges i ka deti shoke;
I zene rob frengjte,i zbresin ne toke
I shpien ne burg,atje te kuptojne
Se ç,jane vargonjt e sa rende rendojne.
Te dobetit blejne,u duhen parate;
Fitoj,çdo gezim qe dua me shpate;
Prej s,emes rrembej te bijen truphedhur,
Mar nusen e re,me floket e dredhur.
E dua fytyren e bukur si lule.
Qe shpirtin ma deh me kenge e pekule,
Pa silljani liren prej odes se vet
Ekenges tja thote per vdekjen e tet.
Kujtoni Prevezen,ne dore kur shtime,
Armiqte vajtuan por ne brohorime;
Shtepira qe dogjem,e plaçke qe ndame
Zengjinet i therrem,te bukurat s,i ngame.
Ne frikem s,e njohim, s,e njohim meshiren,
Keto nuk i njeh kush lufton per Vezirin,
Qe kur leu Profeti,s,ka pare Gjysmehena,
Nje trim kaq te madh sa Ali Tepelena.
I biri Muftarit drejt Tunes po nget,
Gjauret leshverdhe ta dine ç,i pret;
Kur turren Delinjte mbi lumin me gjak,
Te gjalle Moskovit i kethehen fort pak!
Silihtar! zhveshe kordhen e te Parit tone;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresen na shton;
Ju male,qe shihnisi zbresin ne zall,
Ja kethehemi fitimtar,ja nuk vijme gjalle.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento