Artiste,shkrimtare,antropolloge, udhetare,mike e madhe e popullit tone, nje shqiptare e adoptuar, terhequr e thithur nga bukuria shqiptare,manhitur nga,ritet, doket zakonet,folklori veshjet, vallet dhe kenget,karakteri dhe historia mijevjeçare e ketij populli, e para grua nen presidente e Royal Anthropological Institute ne Londer.Ka vizituar shume here Shqiperine ne periudha te ndryshme kohore i kushtoi me shume se 20 vjet, dhe nuk rreshti gjate gjithe jetes te saj te shkruaj e te promovoje Shqiperine ne bote kete popull kreshnikes.Librat e saj jane te shumte si ata shkencor dhe historik per vendin e shqiponjave,duke e kethyer ate me shqiptare se vete shqiptaret.Vetem nje shekull me pare Byroni kishte promovuar Shqiperine,ate te jugut dhe Tepelenen tone me vargjet e mrekullushme te Childe Harold, dhe tani kjo grua e hekurt mbreteresha e maleve Shqiptare do te promovonte edhe pjesen tjeter sidomos veriun por dhe mbare vendin.Eshte tragjike por heroike,si nje njeri mund te shikoje padrejtesite kur gjithe bota eshte e verber. Ajo do te shprehej per Shqiptaret:"Une ju siguroj se ata jane Bismarke- Bismarke te vertete.Nje dite,ata do te kerkojne,dhe Europa do te duhet t u jape atyre ate qe kerkojne!.Kur kaloja ne Rumeli pyesja njerzit: Ç je ti? - katolik pergjigjej njeri,protestant pergjigjej tjeteri.Ne Bullgari pyesja:ç je ti -Ortodoks pergjigjej,ne Serbi pyesja:ç je ti? Ortodoks protestant...pergjigjej.Keshtu isha e mbytur e tera nga dokmat idiote te njerezve dhe duke hyre ne Shqiperi pyeta:çfare jeni ketu? Shqiptare mu pergjigjen prere e qarte,me ne fund thashe,u çlirova keta nga fanatike dhe zotkrijusit".shkruan ajo tek libri i saj "Brenga e Ballkanit"1905.Nder te shumtat udhetime qe beri ajo neper Shqiperi,pikerisht te fundit do te qe mysafire ne Tepelene,gjate udhetimit nga Manastiri ne Shkoder.E vogel Tepelena jone por te medhej i ka pasur miqte.Ajo bashkebizetoj me shume njerez,vizitoj teqe,manastire e famulli,qytete e fshate,vende te vogla te humbura qe emrat e tyre as ne hartat gjeografike nuk ishin, e pajisur me nje album per te vizatuar,me nje aparat fotografik dhe nje fonograf me rule per te incizuar kenget popullore te ketij populli.Pikerisht ne fillim te Prillit,2 Prill 1904 ajo do te qendroj ne Tepelene ku na ka lene deshmi si ne kujtime te shkruara,po ashtu edhe fotografike (jane pikerisht keto foto qe kam hedhur ne kete shkrim te bera prej saj,foto e pare eshte pazari ne Tepelene,kurse e dyta lundra ne Vjose poshte kalase).Ja çfare shkruan ajo:Duke u nisur per Tepelene nisi nje shi i terbuar me rrebesh qe i detyroj udhetaret te kalonin naten ne nje hane, ne Dragot.Vjosa eshte nje lume i eger,na tha hanxhiu,qe nga fillimi dhe deri ne derdhje nuk ka asnje mulli sepse nuk ben per ta,por shkakton permbytje e deme çdo vit.Ka vetem nje gje te mire,mbyt shume turq,ndoshta per kete eshte krijuar,kush e di?. Lumi na u tha ka dal nga shtrati dhe ka shume prurje.Njerzit qe hishin munduar te shkonin ne pazar ne Tepelene ate dite ishin kethyer pas sepse lundra nuk kalonte dot lumin.Ne duhej te kalonim naten ketu,hani ishte i vogel,i erret,i ftohte,pa ushqim dhe pa zjarr.Pyesja veten pse? Vetem bindja qe nuk qe kismeti im te vdisja ne Shqiperi,me ngriti lart moralin.Kerkuam nga hanxhiu te ndizte zjarrin dhe pime raki.Te nesrmen hanxhiu kerkoj te paguanim,dhe guxoi te kerkoj jo me pak se nje mexhite per oden vetem,qe nuk kishte as rrogoz jo me krevat,por hanxhite jane njerzit me te guximshem te Toskeris,kush udhetar mund te levdohet qe nuk u vodh nga hanxhite?.Nje tjeter deshmi me vlere qe na jep Durhami eshte ajo e Gushtit te vitit 1914,kur andartet Greke kishin pushtuar jugun e Shqiperise dhe kishin bere masakra ne popullsine civile dhe kishin djegur shume fshatra.Ja çfare shkruan ajo:Ku ishte ushtria nuk e dinim.Athina vazhdonte te mohonte egzistencen e saj.Keshtu kam shkuar vete une,mu deshen dy dite ne kembe nepermjet fshaterave dhe maleve per te zbuluar pozicionin e ushtrise.Jo larg nga Tepelena,ne krahun e kundert te nje lugine te thelle,kur po vrojtoja shpatin e malit me dylbi,shikoj nje kamp te madh ushtarakesh me uniforma ngjyre te murme(kaki),çadra e kuaj,ndryshe nga nje bande luftetaresh vendas,si mund ta imagjinoniKethehem me nxitim brenda dites,duke shprehuar te benim presion Athines,po degjuam lajmin qe Rusia dhe Gjermania kishin shpallur lufte.Lufta e pare boterore kishte filluar.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento