Kjo epigrame ne mermer ishte vendosur siper portes jugore te kalase,ajo i referohet perfundimit te punimeve per rikostrucionin e kalase te Janines ne vitin 1815.Rrjeshtat e fundit e prezantojne Aliun si pas arrdhes i Pirros te Epirit,dhe ne kete moment te historise si Pirrua i Ri..Eshte shkruajtur me element bizantim me germa ne relieve.Gjysma e pese rrjeshteva te pare jane te demtuara:
martedì 31 ottobre 2023
Epigrama ne mermer e Kalase te Ali Pashe Tepelena ne Janine.1815.
Kjo epigrame ne mermer ishte vendosur siper portes jugore te kalase,ajo i referohet perfundimit te punimeve per rikostrucionin e kalase te Janines ne vitin 1815.Rrjeshtat e fundit e prezantojne Aliun si pas arrdhes i Pirros te Epirit,dhe ne kete moment te historise si Pirrua i Ri..Eshte shkruajtur me element bizantim me germa ne relieve.Gjysma e pese rrjeshteva te pare jane te demtuara:
sabato 28 ottobre 2023
Letra e Ali Pashes Tepelenes per Mbretin e Anglise George IV
" Une kam lindur ne nje toke te Shqiperise,e quajtur Tepelene,nga prinder fisnike,djale Pashai.Babai im,si dhe para arrdhesit e mi i sherbenin rajonit duke ndihmuar banoret e tij.Me vdekjen e babait tim une mbeta vetem ne moshen gjashte vjeçare.
Atehere miqte dhe armiqte dhe te gjithe ata qe kishin marre favore nga babai im u kethyen kunder meje si luane te furishem per te me prere fytin.Por i Plotefuqishmi qe kishte vendosur tashme qe une te jetoja gjate dhe te ngrihesha ne nje grade te lavdishme,me hoqi nga dhembet e tyre dhe me ruajti nga çdo e keqe.Ai jo vetem me dha hua krahun e tij te fuqishem por gjithashtu me mundesoi te shkateroja disa nga armiqte e mi me lufte ose ti largoja ata.Keshtu me vullnetin e Zotit kam fituar aq shume lavdi saqe sovrani im me ka mbuluar me nderime,me pasuri dhe kam grumbulluar thesare te pashtershme.
Pasi u ngjita ne majen e madheshtise dhe te pasurise luftova te gjithe armiqte e mi,disa i permbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr,te tjeret i nenshtrova,zoteroj gjithe Shqiperine dhe disa rajone te tjera,asgjesova te poshterit dhe vrasesit.I kam nderuar te drejtet,i rrita te vegjelit.I kam pasuruar te varferit dhe kam perulur mendjemedhenjte.
E megjithate,megjithese isha bere jashtezakonisht i pasur dhe i lavdishem nuk u kenaqa kurre,ambicia ime per lavdi ishte e pashuar".
Kjo leter eshte botuar nga shtypi i kohes ne France "La Quotidienne" ne Janar te 1821,bashke me kete leter Aliu i kishte derguar Mbretit te Angilse dhe nje potret te vet Aliut,ku paraqitet ne kembe me nje leter ne dore.Ne kete potret Aliu kishte pozuar pothuajse nje vit me pare mund te behet fjale per vitin 1819 ose 1818.Fatkeqesisht ky potret nuk eshte i njohur per publikun e gjere,shpresojme qe nje dite te dali nga arkivat.
Sipas Leake kete leter Ali Pasha e firmosi si;"Gorvenatore Generale i Janines dhe Trikalles"
Free Blogger Albert Pasho
mercoledì 25 ottobre 2023
Letra e Dr.Ludwig Frank kryemjeku i Ali Pashe Tepelenes, Janine 1806.
Letra
Sapo kam mar nje leter te Dr . Frank nga Janina te dates 15 Maj 1806.Edhe pse revista jone ka botuar shume letra te tija ne te kaluaren,lexusi nuk do te habitet te lexoj perseri lajme nga ai.Koha nuk i lejoj atij te bente udhetimin ne Afriken Veriore dhe Oriente si do te deshironte,keshtu u kethye ne Italine e Veriut ku u emerua shef i Spitalit Ushtarak.Ne te njejten kohe mer nje leter ku i propozohet te mar vendin si krye mjek ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ne Janine.Para ardhesi i tij ne kete pozicion ishte plagosur keq dhe ishte rende,kjo ndodhur gjate nje dalje te tij me kuaj bashke me Pashain.Ali Pasha i kishte derguar nje leter doktorit te fameshem qe ne kete periudhe ndodhej ne Vjene,ky ishte konsultuar me nje nxenes te tij dhe nje te aferm.Keshtu pranoj dhe shume shpejt u nis per te mar kete detyre te re.
Ne oborrin e Ali Pashes
Edhe pse nuk mund te them qe jetoj i lumtur ketu,kam arsye te forta te jem veçanarisht i kenaqur nga Pashai,ku jam krye mjek i tij.Pashai eshte burre i shume dhuntie(talent),eshte shume popullor dhe aspakt i veshtire.Ka nje dashuri te veçante per Francen, njef e pranon meritat dhe kapacitatin e Imperatorit Francez (Napoleonit).Nuk jam i detyruar te vesh veshje orentale ne oborri e tij dhe i shikon me kenaqesi qe mbaj veshur uniforme ushtarake Franceze te doktorit,me te cilen ndihem i lire sikur te jetoj ne France.
Udhetimi
Per te shkuar nga Korfuzi ne Janine egzistojne dy rruge.Njera Preveza,Salagora,Arta edhe pse kjo eshte me e gjate per shkak te gjirit (do te udhetojme ne Jon) dhe tjetra gjate Sarandes.Duke ditur qe do te kaloj nepermjet Salagoras ne te ardhmen zgjodha Saranden.Nga Arta ne Salagoras duhen 4 ore dhe pastaj 10 te tjera per te arritur ne Janine.Kurse nga Saranda 3 dite.
Saranda dhe Delvina
"Kjo qe quhet Agios Saranda ka dy shtepi,qe jane ne dispozicion te doganiereve.Pak me larg mund te shikosh rrenojat e qytetit te vjeter qe ska asqe per te treguar.Ndersa ketu nuk nund te gjeja kuaj ne numer te mjaftushem per te trasportuar familjen dhe sherbetoret e mi,isha i detyruar te ndaloja ketu.Diten tjeter shkuam ne Delvine qe eshte 4 ore nga ketu.Edhe pse nuk mund te thuhet qe eshte nje qytet i madh,eshte shume i shtrire aq sa nje shtepi nga tjetra eshte 100-150 metri larg.Siper nje kodre te madhe gjendet nje kala qe me pajisje te duhur te altilerise me muncione,mund te jete e mbrojtur shume lehte."
Delvina
"Diten e dyte kemi arritur ne Delvine,nje fshat i madh ne nje pozicion te bukur.Kisha arsye te isha i lumtur e te falenderoja Zotin qe kishim arritur pa na ndodhur gje.Po te mos kishim pasur kuaj kaq te mire do te ishim rrezuar ne ndonje humnere.Sepse gjusma e rruges kalonte ne buze te shkembenjeve,qe me vinin te drithurat vetem ti mendoja,qe vetem pamja e tyre mund te trembte edhe udhetarin me te zote."
Janina
"Diten e trete me ne fund arritem ne Janine,pasi kishim lene pas kraheve 12 ore te rruges se vjeter.Sa me vinte keq qe nuk kisha mar rrugen Preveze.Salagora-Arta,ku do te kishim gjetur kuaj dhe ushqim ne krahasim me rrugen qe kisha zgjedhur.Janina nuk gjendet ne nje rrafshanalte te gjere ,si kane shkruar gabimisht disa gjeograf,por ne nje lugine te gjere ne brigjet e nje liqeni te bukur.Nje pjese e qytetit eshte ne kembet e nje kodre.Shume e bukur rruga kryesore qe nis nga njera skaj e qytetit dhe mbaron ne tjaterin.Pallati i Pashait ndodhet ne nje pjese toke ne formen e nje gadishulli ku shtihet liqeni.Pjesa ku eshte ndertuar pallati dallohet nga pjesa tjeter e gadishullit dhe brigjet jane plot ma shkembenj te thepisur.Perpara Ali Pashes ketu ishin shtepi te vjetra pa sistem qe ai i shkaterroje njera pas tjeteres per te ngritur pallatin,qe edhe pse nuk ka nje linje arkitektonike qe ne ne Europe pelqejme,ka gjithashtu diçka te pelqyeshme.Pallati i Pashait dhe ndertesat e tjera te ketij gadishulli jane te mbrojtura nga nje murr.Perballe pallatit ne liqen gjendet nje ishull ku eshte nje fshat me tre manastire.Liqeni Janines eshte shume i pasur me peshq por ndodhen vetem pese specie.Ka dhe shume gamberi dhe bretkosa shume te medhaja.Megjithate greket pelqejne brektosat e per kete eshte shume veshtire te gjesh ndonje.Janina eshte nje qytet antik,ndertuar ne vitet e fundit te Imperit Kristian,themelusi duhet te kete qene nje fareGiovani.Qyteti i vjeter duhet te kete qene tek gadishulli ku gjejme akoma gjurme te pallateve antike."
Banoret dhe karakteri tyre.
"Dhe tani i dashur mik,po te shkruaj disa fjale per karakterin e njerezve ketu.Janina ndodhet ne luginen e Moloseve ne Epirin Antik,por banoret e tanishem nuk kane asgje te perbashket me ta.Pushtusit e ndryshem qe kane kaluar ne kete vend,e mbi te gjitha te fare besimi mbushur me supersticione,bene qe çdo gjurme e vjeter ose te ndryshonte ose te zhdukej.Banoret e sotem jane njerez naiv,analfabet,te pa qendrushem e te pa bese.Vetem ne qytet gjen njerz te shkolluar dhe te ndershem.Ne pergjithesi merren me tregti dhe me pak me te tjera zanate.Banoret nga natyra jane njerez gazmor,ju pelqejne te kercejne dhe ushqimi i mire.Grate e tyre jane shume te bukura,po te kishin lirine qe kane grate ne France,besoj se do te abuzonin me shume se ato Franceze.Ne leteren tjeteren do te shkruaj per bukurite ketu dhe nje udhetim ne Thesali"
P.S. Per lexuesin, si eshte shkruar edhe ne titullin e ketij botimi,Dr Frank ne karieren e tij pasi ka qene kryemjeku i Ali Pashe Tepelenes,me pas do te jete dhe mjeku i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luisa vedova e Napoleone Bonaparte.
Biografia e Ludwigh Frank;Deutsche Biografien,Carlo Speranza,Cenni biografici del Cavaliere Luigi Frank,Parma 1825.
Free Blogger Albert Pasho
domenica 22 ottobre 2023
Letra e Napoleone Bonaparte drejtuar Ali Pasha Tepelena ne 17 Qershor 1798 Malte.
Ali Pashes
Miku im shume i respektuar,pasi ju kam ofruar urimet e mia me te mira per begatine dhe ruajtjen e jetes tuaj,kam nderin t'ju informoj se e njoh perj kohesh simpatine qe keni per Republiken Franceze,gje qe do te me bente te deshiroja te gjeja nje menyre per t'ju dhene prova te vleresimit qe kam per ju.
Meqe sot rasti mu duk i favorshem,u nxitova t'ju shkruaj kete leter miqesore,dhe kam urdheruar nje nga ndihmesit e mi ne terren qe t'jua sjelle,t'ju dorezoje personalisht.
E kam porositur gjithashtu qe t'ju beje disa propozime ne emerin timdhe meqe nuk e njeh gjuhen tuaj,ju lutem mte zgjidheni nje perkthyes besnik dhe te besueshem per bisedimet qe do te kete me ju.
Ju lutem t'i jepni besueshmeri gjithçkaje qe ai ju thote nga ana ime dhe ta ktheni menjehere tek une me nje pergjigje te shkruar ne turqisht nga vete dora juaj.
Ju lutem pranoni urimet e mia te miradhe sigurine e perkushtimit tim te sinqerte.
Bonaparte.
mercoledì 11 ottobre 2023
Koka dhe Yafta e Ali Pasha Tepelena ne Konstandinopol,historia e saj sipas Robert Walsh.
martedì 10 ottobre 2023
"The Black Arnaut" 1868 (Afro-Shqiptar).Afrikanet ne Shqiperi.
" The Black Arnaut" 1868.(Afro-Shqiptar)
lunedì 9 ottobre 2023
Tablloja : La folie d'Haydee, Charles Louis Muller 1848.Vajza e Ali Pashe Tepelenes.
The Madness of Haydee, Charles Louis Muller 1848
giovedì 5 ottobre 2023
Scettri Ali Pashe Tepelenes,Luanit te Epirit, simbol i pushtetit dhe fuqise se tij.
Scettri (Topuzi) simbol i pushtetit dhe fuqise te Ali Pashe Tepelenes.
Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)
Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...
-
Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe ud...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revoluc...
-
Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la ...