Powered By Blogger

martedì 7 novembre 2023

Yafta (akuza) te koka e Ali Pashe Tepelenes ne Kostadinopol.Perkethimi i saj ne shqip. Albert Pasho


                                             


Është e njohur per te gjith se Ali Pashë Tepelena, për 30 deri në 40 vjet, pati marrë favore të shumta nga Porta e Lartë: shumë prona dhe distrikte (krahina) i ishin besuar administrimit të tij; ai, fëmijët dhe prindërit e tij gëzonin shenja të panumërta dashamirësie nga Perandoria. Larg nga njohja e vlerës, ai guxoi, kundër vullnetit të shprehur të Portës, të shtypte popujt me dinakëri dhe me forcë; historia nuk paraqet shembuj të një të keqeje më të thellë se ajo e tij. I zënë pa pushim me përfundimin e projekteve të tij mëkatare, ai nuk kënaqej të mbështeste fshehurazi e haptas, me agjentë e mjete të tjera, rebelimin dhe tradhtinë kudo që gjente elementë; por ai shkoi përtej kufijve të territorit të tij, duke nxitur telashe kudo dhe duke i zhytur në rrënim nënshtetasit tanë fatkeq, zotimet e besuara në kujdesin tonë nga Gjykatësi Suprem dhe i Plotfuqishëm. Disave ua rrëmbeu mallin, të tjerëve jetën dhe nderin; qytetet Janinë, Manastir, Sarigol dhe të tjera kanë përjetuar efektet e tij të trishtueshme; rrëmbeu dhe shkatërroi familje të tëra atje dhe tirania e tij i dëboi shqiptarët e frikësuar nga shtëpitë e tyre. Porta kishte kohë që i kishte tërhequr vëmendjen; të gjitha kërkesat mbetën pa përgjigje; ai vazhdoi në sistemin e tij të urryer; ai grumbulloi krim mbi krim dhe më në fund e shtyu guximin e tij të pafytyrë deri aty sa që të qëllonte me armë ndaj disa kundërshtarëve të tij, me banim madje në Kostandinopojë, në rezidencën e kalifit, në qendër të sigurisë. Kur, pas kësaj shkeljeje të hapur të të drejtave të Madhërisë, që kërkonte hakmarrjen publike, atij iu hoq dinjiteti dhe një tjetri iu besua administrimi i qeverisë së tij, kështu ai hodhi tërësisht maskën, ngriti flamurin e rebelimit dhe u mbyll në kështjellën perandorake të Janinës; dhe duke besuar, në iluzionin e kotësisë së tij, se do të mund të përballonte fuqinë e Portës së Lartë, ai më në fund mori përsipër të zbatonte këtë plan tradhtie që kishte medituar për kaq gjatë. Kryengritja e grekëve shpërtheu dhe Aliu, duke u zhytur në skemat e tij të hakmarrjes, përdori shuma të mëdha për të armatosur rebelët e Moresë dhe krahinave të tjera kundër njerëzve të besimit (Islamit). Kjo provë e fundit e perversitetit e bëri të pashmangshëm dënimin e tij; ligji ynë i shenjtë dhe shpëtimi i perandorisë kërkonin gjithashtu shkatërrimin e tij. Prandaj ai u zu rob nga Seraskieri fitimtar i Romelisë, Hurshid Ahmet Pasha dhe dënimi me vdekje, i shqiptuar në « fetfahun » sublim të nisur kundër tij (nga myftiu), u zbatua në përputhje me urdhrat e Lartësisë së Tij. Ja koka e Ali Pashë Tepelenës, e ndarë nga trupi, e këtij tradhtari të fesë, dinakërisë, pabesisë dhe tiranisë nga e cila çlirohen përfundimisht rrëfimtarët e besimit”.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...