Powered By Blogger

mercoledì 3 gennaio 2024

Aleanca e Ali Pashe Tepelenes dhe Britanise se Madhe.




 Fundi i shek XVII dhe fillim shek XVIII ne detin Mesdhe dhe me gjere ne rajon si ne gadishullin Ballkanik dhe ne  veçanti ne Epir e Poliponez do te sillte nje rezultat aleancash te brishta e te pa qendryshme midis fuqive te medha aktore ne kete ndryshim gjeopolitke te kohes.Edhe vete Ali Pashe Tepelena do te qe nje aktor i dores se pare jo pa rendesi ne kete skenar,ai do te shquhej per vizionin e tij largepames dhe do te bente te pamunderen per te perfituar per te krijuar shtetin e tij te pavarur.Nje nga keta aktor pa dyshim qe Britania e Madhe me te cilen vete Aliu do te krijonte marredheniet e tij per kete qellim.  Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët shenohet në vitin 1803 kur ai bëri apel per dominimin britanik në çështjen e shtetit te tij, duke deklaruar se ishte i gatshëm t'i jepte të gjithë ndihmën e duhur Britanise se Madhe me një letër nga ana e tij, drejtuar ambasadorit britanik ne Stamboll sir William Hamilton ku propozonte mbylljen me maturi te lidhjeve me Francen ne menyre qe të mos demtonte dhe nderprere marrëdhëniet e tij me Britaninë,duke ndjekur nje politike te ekulibruar per te mos çekulibruar politiken e tij te re ne favor te Anglise Prandaj Ali Pasha propozonte mbeshtetje dhe nje liste ofertash nga ana e shtetit te tij, si; lëndë drusore, ujë, ushqim, bagëti, kuaj dhe shpërndarje e tyre, si dhe themelimin  të një konsullate të përhershme britanike në Janinë.Ali Pasha zotohej per hapjen e porteve te tija ne Adriatik dhe Jon per perdorim ushtarak dhe tregtar,te drejta per te zbarkuar dhe vendosur trupa gjate bregdetit dhe te ndertojne fortifikime e garnizone.Aliu shprehu deshiren te zhvilloje tregtine midis Shqiperise dhe Anglise,duke ju dhene privilegje trgtareve britanike perfshire ketu edhe lejen e prerjeve te lendes drusore ne territorin e tij ne çfare sasie qe do te kerkonin.Pas shume shkembime dhe konsultime me ministrin e jashtem anglez Hawkesbury,u dergua ne Janine JP Morier i derguar special i kesaj ministrie,ku perveç detyres kryesore asaj te bashkepunimit tregtar dhe logjikisht me Aliun,do te kishte dhe ate te negocionte e ndermjetsonte ne mes Ruseve te Republikes se Ishujve dhe Aliut,ne perputhje te politikes Angleze te afrimit me Ruset kunder agresionit Francez,duke i kujtuar dhe ndikuar drejt Aliut qe te zbatonte kushtet e marreveshjes midis Portes,Anglise dhe Republikes se Ishujve Jonian(Ruseve).Per kete qellim nje pjese e trupave ushtarake te Aliut do te bashkepunonin me Anglezet.Tjeter preokupacion qe kishin anglezet qe simpatia qe vendasit kishin per Francezet dhe nje pushtimi te mundeshem te tyre,si dhe armiqesia qe vete Aliu kishte me Ruset.Kjo armiqesi e hapur dhe e dukshme ishte nga qellimi i Aliut per te zoteruar ishujt Jonian,nga ana tjeter Ruset qe ne momentet e para qe zotruan ishujt ndoqen nje politike ne perkraje te elementeve lokal qe ishin kunder Aliut duke ju afruar strehim dhe mbeshtetje ne ishujt dhe ne veçanti ne ishullin e Santa Mavres duke i nxitur per revolta te medhaja ne territorin e Aliut.Po ashtu anglezet ishin te prekupuar edhe ndaj Portes se larte duke pare tedencen qe kjo nuk ishte me e gateshme te rinovonte marrveshjen e trefishte(Porta,Anglia,Rusia) me ngjarjet e fundit te francezeve si fitoren e tyre ne Austerlitz dhe bregdetin dalmat.Kjo tedence e Portes dhe vete Aliut per tu afruar me francezet dhe per ta ndaluar kete anglezet ndermjetesuan me ambasadorin e tyre Arbuthnot dhe vete te derguarin Morier.Po ofertat e Napolonit per Aliun qene shume bujare,si ato ushtarake me furnizime,vete mbeshtetja e tij per pavaresine e shtetit te Aliut si dhe premtimi qe do te jepte disa ishuj penalizoi perpjeket diplomatike te Anglise perkundrejt Aliut.Zgjedhja e Aliut ne favor te francezeve e beri Anglezet te mbroje kleftet dhe te perkrai sulmet  e tyre ne territorin e Aliut.Perpara konferences se Tilsitit dolen dy aleanca ne perplasje mes tyre ato qene njera e Ruseve dhe Anglise dhe tjetra Franca dhe Aliu kuptohet edhe Porta e larte.Por keto aleanca qene te brishta dhe ne levizje te vazhdushme mes paleve.Deshtimi i misionit te Morier do te ndiqej nga ai i majorit William Martin Leake si perfaqesues i qeverise Britanike,ky kishte sherbyer ne nje mision ushtarak tek Ali Pasha gjate aleances se trefishte per restaurimin dhe fortifikimet ne Shqiperi.Ky mision diplomatk do te merrte jete ne vitin 1807dhe do te ristabilonte marredheniet e Aliut me BritanineMisioni i Leake kishte nje dallim kryesor nga ai i Morier,kjo per arsyet se pas konferenca e Tislit aleancat ndryshuan perseri Anglia u gjet ne aleance me Porten e Larte dhe Aliun dhe nga ana tjeter Franca dhe Rusia.Kjo konference i vertetoi Aliut se Francezet nuk kishin qellim te plotesonin kerkesat e tij per ishujt dhe portet ne bregtetin Shqiptar,por perkundrazi kerkonin me çdo mjet ta ndalonin duke mbeshtetur rivalet e tij ne Shqiperi me armatime dhe financim parash,si qe konfederata e bejlereve me qender ne Kardhiq,Suliotet dhe bejlere te tjere lokal te pakenaqur nga politika e Aliut.Bashkpunimi i ristabilizuar i Aliut me Anglezet qe ne fillim konsistoi ne shqyrtimin e kercenimeve te mundeshme ne rajon,por anglezet ndryshe nga francezet mbeshteten vazhdimesine e sovranitetit te Aliut ne kete territor,por shmangen çeshtjen e pavaresise te shtetit te Aliut.Te dyja palet  rane dakort per domosdoshmerine e debimit te francezeve si urgjente dhe me pas keto çeshtje do te mernin vendin per shqyrtim.Ali Pasha ra dakort dhe kerkoi artileri municione dhe ndihma financiare per te mbajtur trupat e tija.Po ashtu kerkoi qe anglezet ta ndihmonin ne operacionet kunder ishullit te Santa Mavres dhe ti japin kete ishull dhe qytetin e Parges.Pergjigja e anglezeve qe e pjesme ata pranuan ndihma ushtarake e logjikishte si ajo e Korfuzit ,por jo ti jepnin trupa kunder Santa Mavres se kete ta zgjidhte vete ,dhe nuk moren asnje vendim per qytetin e Parges.Jo plotesisht i kenaqur nga kjo Aliu vazhdoi perpjeket ne rruge diplomatike si ne Londer me perfaqesuesin e tij te derguar po ashtu edhe prane Leake ne Janine per te lidhur nje marreveshje perfundimtare per keto çeshtje.Nga ana e tij Aliu si kunder peshe njoftoi se ishte gati te hapte gjithe portet e tija per anijet britanike,te garantonte logjistiken e tyre,dhe per te ndaluar gjithe eksportet drejt bregdetit dalmat ne drejtim te francezeve.Por ai qendroi i vendosur ndaj çeshtjes se Parges.Aliu ju kerkoi edhe demeshperblim financiar per ekzpozimin e territorit te tij ndaj agresionit Francez e Rus duke qene se ai kishte mar anen e Anglezeve.Nga ana tjeter Britaniket po loznin loje te dyfishte me Aliun.Ne perputhje me politiken Britanke per perkrajen e revolucionit Grek,shtrimi i çeshtjes se Mbreterise te Pavarur te Aliut nga anglezet do te paraqitej si nje mbreteri indentike si ajo Greke,kjo me qellimin e vetem qe te unifikonte perpjekjet e tyre duke shfrytezuar atoritetin,pozicionin,fuqine dhe organizimin e ushtrise se Aliut.Kjo do te ishte momenti i pare per realizimin e revolucionit Grek nga ana e Anglezeve.Ndersa ne moment te dyte per ta do te qe me e lehte te eleminon Aliun. dhe projektin e tij per shtetin e pavarur.Ne perputhje me kete logjike politike Anglezet ja ekspozuan kete projekt njeriut te Aliut derguar ne Londer per marreveshjen perfundimtare,dmth projektin e tyre per Shqiperine, Mbreterine esaj te pavarur nen sovranitetin e Aliut,po ashtu edhe dhenia e ishujve Jonian,Kjo me kusht e dhenies te disa privilegjeve tregtare dhe e drejta per perdorimin e portit te porto Palermos.Edhe pse kjo marreveshje jo e shkruar do ti paraqitej Aliut nepermjet njeriut te tij qe kishte derguar ne Londer, do te mjaftonte per anglezet ta mbante Aliun te lidhur me Britaniket dhe per te zbutur qendrimin e tij ndaj qytetit te Parges qe ishte nje nga pikat e padiskutushme per Aliun.Sipas Britanikeve tani qe Aliu kishte mar armatime dhe trajtim teknike per ushtrine e tij nga ta,financime ne para  duhej te vepronte sipas planeve Britanike te luftes.Ai ishte udhezuar nga ta per te ndihmuar austriaket qe te debonin francezet nga bregdeti Dalmacise.Por ne te njejte kohe Aliu kishte probleme te brendeshme me rivalet e tij sidomos  me Ibrahim Pashen e Beratit,si dhe per arsyen tjeter teknike ushtarake qe ishte,ushtria e tij nuk ishte e pregatitur per kete lloj lufte kunder fortifikimet si keshtjellat per nje kohe te gjate, keshtu ushtria e Aliut  dhe nuk mori pjese ne fushaten e dalmacise kunder francezeve.Nga ana tjeter anglezet nxorren konkluzionin qe aleanca me Aliun nuk ishte e pershtateshme per kete lloj lufte.Nderkohe Aliu eleminoi rrezikun e brendeshem pasi mundi Ibrahium Pashen e Beratit ai mundi dhe dy konfederatat e bejlereve shqiptareve kunder tij,keto te mbeshtetura nga Francezet,keshtu rreziku i brendeshem per Aliun u zhduk pothuajse fare.Njekoheshist Aliu mori dhe kater nga ishujt Jonian  perfshi ketu dhe Cefalonia e Zanta duke i perqendruar francezet ne ishullin e Korfuzit.Prishja e aleances se Portes se Larte me Britanine po ne te njejtin vit, i krijoj shprese Aliut per marrjen e ishujve dhe kjo per me teper qe Aliu kishte lozur nje rol vendimtar per marjen e ishullit te Santa Mavres nga anglezet ne vitin 1810, dhe keshtu mund tja jepnin kete si shperblim per kontributin e tij.Ne pergjithesi aleanca me britaniket qe e favorshme per te dyja palet sidomos ne fazen e fillim te saj, kjo ne krahasim me aleancen me francezet qe nuk solli ndonje perfitim ne terren per Aliun.Vetem çeshtja e Parges mbeti akoma pezull dhe pa zgjidhur.Nje nga pengesat kryesore per zgjidhjen e kesaj çeshtje ishte ambasadori britanik ine Stamboll Robert Adair i cili propozimet e Aliut i gjeti te ekzagjeruara dhe te papranushme,ku ndoqi politike te moas acarimit perkundrejt Aliut dhe perkrajen e tij me nanovra te ndryshme, si qellim ta perdorte ate ne lufte kunder francezeve,kjo vije e politikes se tij u pranua dhe nga qeverija Britanike.Nje tjeter faktor qe ngurtesoi marredheniet me Aliun qe dhe kerkesat e banoreve te zones dhe Parges ne veçanti te shtyre nga francezet per mos pranuar Aliun si zotrues te tyre.Poashtu sherbimet sekrete angleze kishin informazione dhe dyshime per lojen e dyfishte te Aliut per bisedime sekrete me francezet pas pushtimit te ishullit te Santa Mavres.Prandaj qeveria britanike vendosi qe interesi britanik dhe bashkpunimi me Aliun do te sigurohej qe te mbanin te pandare ishujt.Keshtu dhenia e njerit prej ishujve Aliut u hoq nga rendi i dites edhe pse ketij nuk ju dha nje pergjigje negative.Me ndrimin e perfaqesuesit britanik ne Janine Leake me G.Forest solli nje septicizem me te madh mes tyre.Kurse nga ana e tij Aliu shantazoi anglezet duke ju thene qe francezet me ane te gjeneral Donzelot i kishin premtuar dhenien e menjehershme te Parges,se ky hiqte bllokaden qe ju kish vene francezeve ne Korfuz.Gjithastu Aliu beri fortifikime ne bregdet sidoms perpara ishullit te Santa Maveres pajisur me shume alteleri se sa kishin rene dakort me pare.Ne kete menyre Aliu ju kujtonte Anglezeve edhe nje here kerkesat e tija duke i kercenuar anglezet me nje pajtim te mundeshem me francezet.Konsulli Foresti ne Janine i informuar nga agjantet e tij per pregatitjet ushtarake te francezeve ne Korfuz,i propozoi ministrise se jashtme Britanike qe ishte e nevojshme dhe urgjente debimi i francezeve nga Parga ne vitin 1811.Por Londra e konsideroj rolin e francezeve te dobet dhe nuk ishin ne gjendje te mernin aksione ne shkalle te gjere.Ne vitin 1812 Aliu intesifikoi perpjeket diplomatike dhe per kete dergoi ne Londer te besuarin e tij Kolovos ku paraqiste mbrojtjen e kerkesave te tija.Por Londra ishte e sigurte qe afrimi i Aliut me francezet qe nje bllof nga ana e tij per arsyen qe ndodhej franca pas humbjes ne Rusi.Por edhe per faktin tjeter qe Franca ne konferencen e Tisilit vite me pare nuk i kish dhene Aliut ishujt qe pretedonte,sipas Londeres ndikimi Francez ne rajon e sidomos ne ishuj qe zbehur e po humbte.Ali Pashe Tepelena i indinjuar nga mosveprimi i Anglezeve,ju drejtua me nje note governatorit Francez ne Korfuz gjeneralit Donzelot duke i kerlkuar dhenien e menjhershme te fshatit Agos ne rrethinat e Parges.Aliu pasi mori refuzimin e gjeneralit francez pushtoi dhe mori Agos ne vitin 1814.Duke pare rezistencen e dobet te francezeve ne fshatin Agos,Aliu udheroi pushtimin perfundimtar te Parges,trupat e tij u vendosen jashte mureve te kalase pas nje qendrese te Pargoteve dhe francezeve,dhe keta Pargotet bashke me francezet u terhoqen dhe u mbyllen ne kalane e qytetit.Pargiotet duke pare pushtimin e Agios dhe fuqine e Aliut perballe francezeve kuptuan qe keta nuk ishin  me ne gjendje ti mbronin prandaj kerkuan ndihmen e anglezeve.Per kete ata takuan ne Paxos komandantin e forcave inglese Garalnd me ane te nje letre kerkonin ndihmen e Anglezve perkundrejt qellimeve te Aliut per Pargen.Anglezet ju propozuan Pargioteve te mernin vete kalane dhe te debonin francezet,te ngrinin falamurin anglez ne kala si shenje e tyre qe hynin ne mbrojtje te Anglezeve.Ata i detyruan francezet te dorezoheshin pas nje sulmi ne befasi dhe ngriten flamurin anglez ne kalane e Parges.Komisioneri i mbretit anglez dhe komandant i forcave ingleze ne ishuj dergoi njerezit e tij ne Parge ndonese ne numer te vogel.Francezet pas humbjes se Parges dorezuan edhe Korfuzin dhe keshtu influenca e tyre mori fund ne rajon.Renia e Parges nen influencen inglese shihej nga banoret e saj si garanci perkundrejt Aliut,keta kerkuan edhe bashkimin e perhershem me ishujt Jonian nen mbrojtjen e Anglezeve.Por per anglezet ishin te pavendosur per Pargen duke e lene ate ne mes ruajtjes te zotrimit te saj nga ata dhe lenien ne doren te Aliut te saj deri ne kongresin e Vjenes.Aliu ne vitin 1815 perseriti perseri kerkesen e tij per Pargen prane sekretarit kolonial Earl Bathrust,ky ju pergjigj se ishte çeshtje qe do te diskutohej ne kongresin e Vjenes.Kete e deklaroi me vone Britania ne perputhje te plote me vendimet e konventes se nenshkruar ne Paris se bashku me kongresin e Vjenes,statusi i Ishujve Joniane bashke me bregdetin kontinental do te rivendosesin siç ishte percaktuar  nga traktati i vitit 1800.Prandaj Parga do ti jepej Portes se Larte por me kusht qe te kompesonte banoret qe do te zgjidhnin te emigronin(largoheshin).Ky rezultat dukej qe ishte ne favor te Ali Pashes per arsyen se çmimi i larte qe duhej paguar banoreve nga Porta do te shterngonte financat e saja,per kete arsye me nderhyrjen e anglezeve dhe propozimit te Castlereagh qe te lejonte Ali Pashen te kontribuar ne pagesat  duke i dhene dhe Pargen.Porta e Larte e pranoi kete propozim.Ne kete menyre favorizonin Ali Pashen  per bashkepunim e tij me nje manover te veshtire duke mos i lene rruge tjeter Portes se Larte perkundrejt Parges qe do ishte nen zotrimin e Ali Pashes.Negociatat e procesit te dhenies te qytetit filluan ne viti 1817 me emerimin e komisareve nga te dyja palet ata do te percaktonin banor per banor se ne donin te largoheshin dhe  shumen e kompesimit si dhe regjistrimi i pasurise.Kjo pune u zgjat dhe u nderlikua deri ne ndrimin e komisioniereve ne vitin 1818 te cilet perseriten deshmite e Pargoteve.Mos perputhja e rezultateve te komisionereve te pare me keta te dyte solli tendosjen e marredhenireve te Aliut me Britanine.Por Anglezet duke pasur prioritet normalizimin e marredhenieve me Porten e Larte si dhe me vete Aliun per te zgjidhur kete krize ne vitin 1819 emeruan komisionerin e Larte te Ishujve  Maitland i cili hapi nje seri negociatash te reja me Aliun,Rezultati do te qe nje mesatare e shumave te te dy komisioneve atij te pare dhe te dytin.Shumica e Pargoteve u vendos ne Korfuz dhe nje pjese ne kontinent keshtu Parga ju dorezua Ali Pashes.Marredheniet e fundit te Aliu me Britanine e Madhe shenojne vitin 1820 ne prag te qendreses se tij ndaj Portes se Larte.Ali Pasha kontatoi Sir Thomas Maitland per te diskutuar ndihmen e mundeshme te Britanise per planin e kryengritjes se tij. Ndersa  ky priste udhezimet nga Londra dergoi tek Ali Pasha kolonelin Charls Naiper per te bere nje studim per aftesite luftarake te Aliut.Por Aliu nuk mori asnje pergjigje nga Londra perveç keshillat personale te kolonelit Anglez.Qe nga ky moment marredheniet e Britanise ndaj Ali Pashe Tepelenes do te beheshin te fjetura por jo armiqesore,ata do te jene indiferent ndaj puneve ne shtetin e tij deri ne renien e tij. Ne kundershtim me politiken zyrtare te Anglise,Sir Thomas Maitland ishte ne perkraje dhe mbeshtetje te Ali Pashe Tepelenes por mbeti nje ze i veçuar.

P.S Ne foto eshte Komisionieri i Larte Angleze per Ishujt Jonian  Sir Thomas Maitland.


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...