Powered By Blogger

mercoledì 3 gennaio 2024

Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho



 Ali Pashe Tepelena kishte nje shendet te mire dhe te forte vetem ne pleqeri filloi te  vuante vetem nga nje artrit i lehte.Ne oborrin e tij mjeket do te jene te shumteNe te gjithe Europen e shek te XVIII nuk kishte nje sundimtar tjeter qe te kishte kaq shume mjek ne sherbimin e tij nje armate e vertete.Ata ishin te gjithe te shkolluar ne Universitetet me prestigjoze te Europes ne Itali,France,Austri etj, disa edhe me bursa te paguara nga vete Aliu.Trajtimi i tyre nga Veziri ishte me se i mire me rroga te mira dhe me privilegje te shumta si ne aspektin personal po ashtu edhe ate publik.Po kush jane mjeket e Ali Pashe Tepelenes;

Ioannis Kolettis (1773-1848)Mjek nga Janina, mjek i Mukhtarit djalit te madhe te Aliut,me vone do te jete Kryeministri i pare i shtetit Grek.Mbaroi studimet per mjekesi ne Unversitetin e Pisa Itali.

Ioannis Vilaras (1771-1823)Mjek nga Janina,mjek i Veliut djalit te dyte te Aliut.Figure qendrore e iluminizmit modern Grek,zotrues i kater gjuheve te huaja,studiues dhe botanist.

Georgios Sakellarios (1765-1838)Mjek nga Kozani,figure e madhe shpirterore,shkrimtar,zoterues i gjuheve te huaja si gjermanisht,italisht,ferngjisht dhe greqishten e vjeter.Mbaroi Unversitetin ne Budapest te Hungarise ku studioi per gjermanisht ferngjisht dhe filozofi.Ishte bashkepuntor i Rigas Ferraios dhe Perraivos.Ky eshte kryemjeku i Ali Pashe Tepelenes.

Luka Vaja (1765-1826)Mjek nga Lekli i Tepelenes,vellai i Thanas Vajes njeriut me te besuar te Aliut.Mjek personal i Aliut,mbaroi studimet ne Vjene me financimin e vete Aliut.Ishte i vetmi qe kishte te drejte te hynte ne haremin e Aliut.

Vangjel Meksi (1770-1823)Mjek nga Labova e Gjirokasteres,Mbaroi studimet ne Unversitetin e Napolit Itali per Mjekesi, figure me veprimtari te madhe dhe te spikatur kombetare shkrimtar dhe perkethyes.Perketheu Biblen Testamentin e Ri ne Shqip.Shkruajti edhe gramatiken e gjuhes Shqipe

Kristsis Karagiannis (1776-1801) Mjek, pasardhes i nje familje te madhe fisnike,ateist.Ne jeten private dashnor i zonjes Frosini duhet thene jo i vetmi.

Alexis Gaggas (1756-1818) Mjek, ishte me pare prift me pas u be ateist per punimet e tija u persekutua me vone.

Georgios Praslis Mjek nga Sirakos, edhe gjuhetar shkroi gramatiken e ghuhes Vllahe

Paschalis (1761-1839) Mjek dhe filolog,gjeollog,arkiollog

Stamos Petritsis (1759-1825) Mjek pioner ne vaksinimin kunder lise.

Ioannis Mrtaxas Stravolaimos (-1826) Mjek, njohes i mire i letersise Europiane.

Michael Perdikaris (1766-1828) Mjek nga ishujt Jonian studiuar ne Bukuresht,mjek i Mukhtarit, kundershtar i Rigas dhe autor i nje biografie per Aliun me titull "Aliada"

Georgios Thereianois (1775-1881) Mjek,eshte mjeku i Veliut me vone profesor ne akademine Joniane.

Efstathios Kalogerias nga Mesolongji Mjek dhe mesues i Sahliut djalit te trete te Aliut,per dhjete vjet rrjesht nga viti 1810 der 1820

Nikolaos Mavromatis (1771-1817) Mjek nga Nafplio,eshte mjek i Mukhtarit dhe mesues i filologjise te femijeve te tij.

Ne oborrin e Ali Pashes sherbyen me profesionitet edhe mjek te huaj;

Ludwig Frank gjerman i cili sherbeu per Napolonin ne Egjipt me i paguari nga te gjithe,ka gjene krye mjek ne oborrin e Vezirit.Pas largimit nga sherbimi i Aliut sherbeu si mjek i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luiza vedova e Napoleone Bonaparte.

Mjeku i moshuar italian Paolo Tozoni qe ishte dhe shkrimtar.

Jerome della Lance Mjek italian nga Savoja ku ka shkruar dhe kujtime per Ali Pashen

Henry Holland i cili i beri vizite Aliut ne oborrin e tij,ku i beri dhe nje vizite mjekesore  Aliut. Ali Pasha u mundua ta mbante si mjek ne sherbimin e tij por ku nuk pranoi dhe u kethye ne Malte.


Albert Pasho



Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...