Ne librin e publikuar nga Louis Dupre ne vitin 1826 "Udhetim ne Athine dhe Kostandinopoje" pershkruan hollesisht me detaje takimin e tij dhe te tre shoqeruseve te tij Anglez me Veli Pashen.Djalin e te fameshmit Ali Pashe Tepelena.Dupre na le nje deshmi te gjalle e te pasur per jeten dhe pallatet e Veliut.Ja si e pershkruan kete takim;Ne 1 Prill 1819 pas nje udhetimi prej 10 oresh ne mes te nje te nxehti ekstrem,arrijme ne Tyrnavos qytet ne Thesali tek Veli Pasha.Veliu kish dhene urdher qe te qendronim ne shtepine e mjekut te tij,dhe na u tha qe shume shpejt ai do te na priste ne nje udience.Keshtu shkuam ne pritje.Hyrja e pallatit ishte e mbushur plot me njerez, te çdo niveli shoqeror dhe te ardhur nga qytetet e fshatrat per rreth.Ne menjehere na shoqeruan ne nje salle ku gjashte turq dhe tre grek te nje rangu te larte,te gjithe keta ministra te Veliut, ishin duke shkruar te ulur ne gjunje.U treguan shume te sjellshem duke na ofruar pipe per te pire duhan dhe kafe,dhe rimoren prape te shkruanin.Pak minuta me vone u shoqeruam ne nje salle shume te madhe pritje, e gjate rreth 50 hapa e zbukuruar me shume hijeshi.Ne divanin e gjere ishin vendosur ne menyre simetrike tridhjete e tete jasteek kremes,gjendisur ne menyre magjepse me motive te stilit oriental.Murret e salles ishin shume te dekoruara me pasqyra dhe ar.I njejti dekorazion vazhdonte me kollonat dhe tavanin e salles.Trofej te arte qe ngrheshin nga poshte larte zinin te katert kendet e salles,ndersa pergjate murreve dominonin piktura me pejsazhe jo shume elegante sipas modeleve te qendrave tona.Shtatembedhjete dritare me korniza te ngushta te hapura,benin te mundur te shikoje jashte nje pamje te mrrekullushme,dhe ne çdo kend te tyre ishte i varrur nje kafaz me nje kanarine qe kendonte e levizte brenda saj,keta sikur te ishin nje zbukurim i çdo pikture.Te gjitha keto bashke edhe pse jo shume te rafinuara nuk mungonin nga madheshtia dhe lenien e impresionit.Njerezit e ngjezur ne nje mase te madhe brenda salles nuk ishin me pak te çuditeshem se objektet qe i rrethonin.Kemi pare te gjitha tipet e kostumeve qe mbanin njerezit e pranishem,dhe natyralisht brenda nesh na bente pershtypje orgjinaliteti i tyre.Dy divane u vendosen posaçerisht per ne perballe Pashait,ne fund ne te majte ku ishte vendi i nderit.Ishte ulur rehateshem ne divan ne mes te tre turqeve qe qendronin ne kembe deri sa ju dha urdher atyre te uleshin pasi na kishte ftuar neve me nje shenje te kokes.Vume re koken e tij te bukur,mjekeren e gjate te zeze dhe nje thike te zbukuruar me diamante ne brez.Trupi tij dhe gjunjte e tij ishin te zhytur ne jasteke dhe te thyer ne ate mase qe nuk na lejonte te percaktonim lartesine e tij po ashtu dhe te shikonim se si duart e tij te dilnin nga veshja e tij.Veliu beri nje perulje drejt nesh dhe filloi i pari bashkebisedimin,duke na u drejtuar pothuajse gjthmone ne greqisht dhe ndonjehere italisht.Me pas Veliu na sugjroi te degjonm nje kantante italiane.Zonja hyri ne salle dhe i puthi doren Veliut por kur u ftua te kendonte ajo u sfajsua duke thene se nuk mund te kendonte sepse pianua ishte e disarkoduar.Pashai duke mos patur me çfare te na thoshte na afroi karrocen e tij per te na çuar ne luginen e Tempullit.Ky ishte takimi i pare me djalin e Ali Pashes qe i ngjante ne egersi dhe ne vese.E dime thote Pouqueville qe librat piu roza te Europes jane perkethyer per deshiren e Veliut.Ai perziente dhunen me kenaqesine.I ftuari yne qe ishte dhe mjeku i Veliut,na informoj qe Veliu vuante nga semundje veneriane,por kjo nuk e pengon te mbaj nje harem brenda pallatit te tij.Megjithse nuk pata nje kujtim veçenarisht te mire per Veli Pashen kjo nuk me pengoje te ndenje nje keqarrdhje per kete njeri te pa fat,kur mora vesh shume me vone fundin e tij i cili i detyruar tradhtoi babain e tij dhe e mbylli me nje vdekje jo te lavdishme.
NB.Dy fjale per pallatin e Veliut ne Tyrnavos Thesali.
Ky pallat u ngrit pas vitit1812,me tre kate u ndertua me standartet e ndertimeve Europiane.Ne katin e poshtem gjendej salla e pritjeve nje hapsire e madhe e gjate 50 hapa ose 40 metri me dysheme shtruar me pllaka te medhaja kuadrate, me zbukurime e arkitekture si i pershkruan Lois Dupre me lart ne kete botim.Ne kete salle gjate kohes se Veliut mbaheshin takime me vizitor te huaj dhe ushtarake te larte.Ne te njejten kohe sherbeu si salle per shfaqje teatri dhe komedie nga grupe te ndryshme qe vinin nga vende te ndryshme Europiane.Ne te njejten kohe degjohej muzike klasike dhe mbaheshin koncerte te artisteve lirike ose grupe te vogla muzikale me prearrdhje nga Italia e Gjermania,ngjarje te pa preçedent deri atehere.Eshte e dukshme qe Veli Pasha donte qe pallatet e tija te ishin te barabarta me ato te shteteve Europiane si ne dekoracion,arkitekture dhe nga ana artistike.Ne katet siper po ashtu ishin brilante me dekorimet me pasqyra ,afreski e te gjitha tipet e dekorimeve ne reliev dhe ne ar.Ne sallen qe gjendet ne anen orientale te pallatit qe nje tarraze e gjere ku shikohet gjithe Larisa dhe fushat per rreth saj.Nga ana tjeter e pallatit jane shume banja te pasura me dekoracione ari,haremi dhe apartamenti privat i Pashait.Ne perendim te pallatit shtihet nje kopesht i madh me lule e peme te ndryshme.Veliu ndertoi dhe dy pallate te tjera, njerin ne Larisa qe quhej Ak Sarai(Sarai i Bardhe) dhe te dytin ne Aetolofos di Agia qe ngjan atij te Aliut ne Janine nga ana e Arkitektures por me i vogel ne dimesione.Pllati u dogj ne vitin 1822 pas renies se Ali Pashe Tepelenes, nga turqit,sot nuk ka gjurme te ketij pallati.Veli Pasha ndertoi edhe ne Desino nje tjeter saraj jashte zakonisht te bukur, ku kishte ndertuar nje liqen artifical per shetitje me barka per grate e tija dhe mysafiret qe vizitonin ate ne kete pallat te mrrekullushem.
Nessun commento:
Posta un commento