Powered By Blogger

sabato 13 aprile 2024

I.R Teatro "La Scala" di Milano, "Ali Pascia di Jannina", Azione Pantomimica, e Giovani Galzerani, 3 Shkurt 1838..

 Ne teatrin me te fameshem te botes ate te "La Scala" te Milanos ne Itali,ate Opres dhe Baletit si dhe te Muzikes klasike, me nje aktivitet prej 246 vjet,dhe me nje kapacitet prej mbi 2.000 spektatores,ku jane luajter kryeveprat e artit boteror dhe Europian,nga artistet me te medhenj nderkombetar,ne kete teater ne m,beremjen e dates 3 Shkurt 1838 do te shkoje ne skene Opereta me titull ; "Ali Pascia di Giannina" Azione Pantomimica me gjashte akte,e autorit Giovani Galzerani dhe me muzike te Antonio Mussi dhe koregrafi te Giovani Galzarini.Kjo operete i kushtohet Luanit te Epirit dhe mbare Shqiperise,Ali Pashe Tepelenes si nje nga personalitet me te medhaja e te degjuara te asaj kohe,dhe kjo pikerisht  vetem 16 vjet pas vdekjes.Spetakoli pati sukses te madh ne Milano por dhe me gjere,ajo do te vihej ne skene edhe ne qytete te tjera te Italise si ne Torino,ne teatrin;"Teatro Regio", per ate do te shkruaj edhe shtypi i asaj kohe.Revista " Cosmorama" e specializuar ne artikujt e historise,te artit dhe spektakulit edhe me ilustrime, ne daten 5 Shkurt 1838 ne Nr 5 te saj "Cosmorama Teatrale"do te publikoje nje artikull per kete veper qe flet me nota shume te mira.Ajo do te shkruaj;" Me ne fund nje spektakel i denje per teatrin e la Skales,me ne fund nje kercim qe per interes te aksionit, per madheshtine e ekzekutimit,eshte me te vertete madheshtore per zbulimin e perzhonazhit,veshjet me dekorazionet e tyre kane kaluar çdo aspektative dhe kane merituar nje duartrokitje universale". Aktori Catte ne rolin e Ali Pashes eshte nje aktor i vertete karakteri, dukej sikur shikoje me te vertete nga afer ate krenari te Ali Pashes te ketij sundimtari te thinjur dhe te eger.Ne kete spektal do te luanin dhe aktore te tjere po kaq te sukseshem ne rolet e Selimit,Zobiede,Senocle,Kourchid,Tahir Abaz,Stefano,Giafar,Middia,Elena (keta aktore do ti gjeni ne skeden teknike te Operetes ne ilustrimin me poshte).Por edhe shtypi i huaj i kohes do te shkruaj per kete event ne Skala te Milanos.Keshtu gazeta prestigjoze Franceze "Le Figaro" ne artikullin e dates 7 Shkurt 1838,ne artikullin e tij gazetari i Figaros do te na sjelle nje bashkebizedim me nje spektator kur po hynte te shifte shfaqjen e pare te ketij balleti dhe e pyet ate se si do te ishte kjo shfaqje,spektatori i pergjigjet  do te jete alla turka.Gazetari do te shkruaj ne artikullin e tij;"Dhe une reflektova se gjysmehena osmane,e cila shkelqeu ne shekujt e kaluar,prej disa kohesh ka rene dukshem nga rruga e saj ndriçuse,argumentova se nje fatkeqesi e re kishte ndodhur ne skenat tona te medha". Permasat e figures se Ali Pashe Tepelenes jane nga me te medhajat dhe popullore jo vetem ne Shqiperi e Ballkan por edhe ne Europe e me gjere,ne histori,letersi,arte e teater,prezenca e tij eshte e pranishme dhe sot por do jete edhe ne te ardhmen.Nuk ka figure kombetare historike tjeter, perveç Skenderbeut,qe ti jete kushtuar kaq shume vepra arti ne literature,arte,teater,gazetari,histori, diplomaci.....etj.


















Free Blogger Albert Pasho.

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...