Powered By Blogger

lunedì 8 aprile 2024

Nje melo-drame kushtuar Ali Pashe Tepelenes,Londer 1822.(John Howard Payne)








Thomas Potter Cooke ne rolin e Zenocles ( The Signet Ring- Ali Pacha)



 Fama e Tepelenasit,Luanit te Epirit dhe te mbare Shqiperise,lavdia e tij e shtrrire si krahet e shqiponjes ne te dy kontinentet,  ashtu si nje varr i vetem  nuk mund ta nxinte dot kete lavdi,ashtu kjo lavdi do te shtrrihej ne hapsire e kohe dhe pertej saj.Lavdia e Ali Pashe Tepelenes do te ishte e madhe si ne jete ashtu edhe pas vdekjes se tij e shtrrire kjo deri ne ditet e sotme.Publiku Europian sidomos ai anglez,francez,italian,gjerman e me gjere, kishin kohe qe degjonin dhe mesonin bemat dhe trimerite e ketij Luani,edhe per arsyen se ata kishin te benin direkt me te dmth shtetet e tyre,keshtu qe shkrimtaret, piktoret,diplomatet,historianet,muzikanet,gazetat,etj..me te miret e kesaj bote kishin shkruar dhe do shkruajne per te.Vetem shtate muaj pas vrasjes se tij kur koka e tij ishte ekspozuar ne Kostandinopoje,ky publik jo vetem qe nuk e kishte harruar por e mbante akoma gjalle kujtimin e tij,do ta takonte ate ne nje nga skenat me te degjuara te kohes.Keshtu mbremjen e 19 Tetorit 1822 ne Londer do te veje ne skene per here te pare ne teatrin "Covent Garden" nje melo-drame me dy akte kushtuar Ali Pashe Tepelenes me titull;" Ali Pacha, or The Signet Ring".(qe ne shqip perkethehet "Ali Pasha ose Unaza vule") e shkrimtarit amerikan John Howard Payne( 1791-1852),qe perveç se shkrimtar ishte dhe poet,aktor dhe dramaturg.Mjaft i njohur per kohen e tij sidomos ne Angli,Amerike dhe ne pergjithesi boten anglo-saksone, per nje kenge qe shkrojti me titull;"Home!Sweet Home!".Ne vitin 1842 do te sherbej si konsull amerikan ne Tunisi per rreth 10 vjet.Publiku londinez ishte ne dijeni per jeten dhe vepren e Aliut kjo fale "Childe Harold Pellegrinaggio" te Byronit vite me pare nje kryeveper qe i kushtohej edhe  Aliut dhe shqiptareve.Publiku londinaz e priti mjaft mire kete melo-drame,dhe pas tre neteve te para, tetri do te komunikonte;"Spektatoret e kane pritur shume mire premieren me shume entusiazem dhe  per kete do te perseritet çdo mbremje deri ne nje urdher te dyte".Perveç kesaj edhe aktoret qe interpretuan ishin te nje niveli te larte ,mund te permendim Thomas Potter Cooke (1786-1864) qe ne kete premiere;" Ali Pacha" interpretoje rolin e Zenocles.(ka dhe nje ilustracion te kohes te ketij roli ne kete premiere te ketij aktori).Ky aktor eshte i pari qe ka interpretuar rolin e " Frankenstein's monster" ne vitin 1823.Shtypi dhe kritika e kohes shkuajten shume per kete premiere duke e vleresuar me notat me pozitive.Jeta dhe vepra e Aliut si dhe karakteri itij ishte i mbushur plot me nle potencial dramatik.Per rritjen e fames dhe legjendes se Ali Pashe Tepelnes do te kontribojne dhe mjaft shkrimtare te tjere me veprat e tyre mund te permendim; Mordecai Noah's "The Grecian captive,or The Fall of Athens" 1822,  Mrs Vaughan's "The Grecians" 1824,  C.E.Walker's "The Revolt of the Greeks,or The Maid of Athens"1824. te gjitha keto opera teatrale te lidhura me figuren e Ali Pashe Tepelenes.



John Howard Payne



                      Aktori Thomas Potter Cooke



Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...