Nga gjithe publiku Europian, ai i Frances ne veçanti,si dhe ata te Italise,Anglise,Gjermanise do te ishin me te informuar per Ali Pashe Tepelenen,Luanin e Epirit.Kjo per arsyen per lidhjet direkte te Vezirit qe kishte me keto shtete,fuqite me te medhaja te kohes,por dhe per rolin dhe jehonen e tij ne mbare Europen por dhe me gjere.Franca ne veçanti,vendi i iluminzmit dhe revolucionit,vendi i Bonapartit,i kultures Europiane dhe asaj boterore, do ti kushtoj Ali Pashe Tepelenes nje rol te rendesishem ne pothuajse te gjitha fushat e jetes ,si ajo historike,diplomatike,ushtarake,kultures dhe artit.Shkrimtaret me te medhenj te saj, do te drejtojne shikimin nga kjo figure legjendare dhe do te shkruajne per te; Hygoi,Balzaku,Dumas e shume te tjere duke e krahasuar ate me vete imperatorin e Frances Napoleone Bonaparte per na vizioni,diplomacia dhe trimeria.Por edhe artet figurative me penelet me te medhaja te Frances do ta prezantojne Tepelenasin ne veprat e tyre, Vernet,Dupre,Boilly, e shume te tjere jo vetem ne kete kohe por edhe me voneAli Pasha bashke me Marko Boçarin jane figurat me te pikturuara te shek XIX.Pa dyshim edhe arti skenografik do te kishte rolin e tij persa i perket kesaj figure historike shqiptare,kjo edhe per arsyen se ky art skenografik kishte nje burim te pasur literature.Ne 3 Korrik 1827 vetem 5 vjet pas vdekjes se Ali Pashes,do te veje ne skene ne teatrin " Theatre de Rochefort" tragjedia me tre akte me titull " La Mort d'Ali-Tebelen,pacha de Janina".Kjo tragjedi e autorit Eugene de Pradel(1784-1857), kjo shfaqje vjene vetem 5 vjet me vone, qe nje shfaqje tjeter i qe kushtuar Ali Pashe Tepelenes,kesaj rradhe nje melodrame me tre akte e autoreve M.Alezander dhe H.Alfred vene ne skene ne teatrin "Panorama-Dramatique" ne Paris ne vitin 1822.Figura e Ali Pashes Tepelenes do te pushtonte edhe skenat e kryeqyteteve e qyteteve si motra te Parisit.Ne Itali ne teatrin "La Scala" ne 3 Shkurt 1838 do te veje ne skene shfaqja " Ali Pascia di Giannina" Azione Pantomimica me gjashte akte e autorit Giovani Galzerani,kjo do te vihej ne skene edhe ne Torino te Italise ne teatrin"Teatro Regio".Ne teatrin "Mazzoni"do te shfaqet drama "Ali Pascia di Giannina" e autorit Giuseppe Vedeche ne Firence te Italise ne vitin 1844.Ne Londer ne date 19 Tetor 1822 ne teatrin "Covent Garden" do te veje ne skene melo-drama me titull "Ali Pasha or The Signet Ring" me dy akte,e autorit amerikan John Howard Paynet (1791-1852).Ne Munster te Gjermanise ne daten 1 Shkurt 1828 do te shfaqet ne teatrin "Stadttheater" opera me nje akt e kompzitorit gjerman Gustav Albert Lortzing(1801-1851).Ne Prage ne teatrin "The Royal Dutch Theatre" ne vitin 1872 do te shfaqet drama me titull "Ali Pacha van Janina".Figura historike kombetare e ketij shqiptari te madh qe ishte e pranishme ne skenat Europiane te kohes ,eshte e pranishme edhe sot e ridimensionuar nga koha,ajo do te mbetet nje gurre kilometrik i historise sone.
Eugene de Pradel ( 1784-1857 )
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento