Powered By Blogger

martedì 30 aprile 2024

"Keshilli i Larte i Luftes" dhe Ali Pashe Tepelena, Janine 1820.



 Pas daljes se fermanit te Sulltan Muhamedit te dyte ne 16 Mars 1820,ku Sulltani i shpallte lufte te hapur Ali Pashe Tepelenes,dhe ku e akuzonte per tradhti ndaj Perandorise,dhe krijimin e shtetit te tij te pavarur nga Porta. dhe menjehere pas fermanit, dekreti tjeter i leshuar prej tij, shpallja per mobilizim te ushtrise osmane dhe pregatitjes se saj, ne 27 Prill 1820. Ali Pashe Tepelena qe kishte kohe qe pregatitej per kete perballje te hapur dhe te ashper me Porten e Larte,duke ditur kete,si nje rrjedhoje e logjikeshme dhe e vetedishme e politikes ndjekur prej tij ne keto 33 vjet sundimi per krijimin e shtetit te tij te pavarur,ne veren e vitit 1820 do te mbledhe "Keshillin e Larte te Luftes",ne kete asamble ishin ftuar edhe te gjithe kreret e Shqiperise qe ne ate kohe ishte nen vartesine e shtetit te tij, shtet i krijuar qe ne fillim te heres nga Ali Pasha dhe qe egzistonte "de fakto" e fuksional ne te gjitha aspektet e nje shteti modern per kohen.

Keshilli i Larte i Luftes.

 Ali Pashe Tepelena,

Myhktar Pasha zvendes,

Veli Pasha  zvendes,

Antare te Keshillit te Larte te Luftes;

Celaledin Bey,

Abdullah Pashe Tushani,

Hasan Dervishi,

Halil Patrona,

Omer Vironi,

Meço Bono,

Ago Myhrdari,

Thanas Vaja,

Veli Gega,

Tahir Abazi.

Tema kryesore e kesaj asambleje ishte organizimi i ushtrise dhe mbrojtja e territorit ,pregatitja per perballjen me ushtrine osmane.Krijimi i aleancave te reja ushtarake me aleate te rinj, kjo asamble do te diskutonte edhe çeshtje te tjera lidhur me  situaten e krijuar.Aliu ishte i hapur per aleanca te reja edhe per ish armiqte e tij ,qe kohe me pare ai i kishte luftuar,Ai ju beri thirrje qe ishte koha per bashkim te ri,nje beslidhje te re dhe te linin menjane konfliktet e meparshme mes tyre,sepse interesat e vendit e kerkonin,sepse e ardhmja i tij qe dhe ardhmja e tyre, fundi i tij do te qe fillimi i fundi i tyre.Ali Pasha i beri thirrje cilesive luftarake dhe virtyteve te kesaj race luftetaresh si Shqiptaret.Ja si ju drejtua Ali Pashe Tepelena ,kesaj asambleje ;

"JU NUK DO TE JENI ME ATA SHQIPTARE QE DERI TANI KENI QENE KAQ TE FRIKESHEM DHE TE RESPEKTUAR, JU DO TE JENI TE MPOSHTUR DHE TE PERULUR NGA  AZIATIKET  FRIKACAKE, JU RREFEJ SE SHUME PREJ JUSH U KAM DHENE SHKAK PER ANKESE. UNE E DI QE DISA PREJ JUSH JANE OFENDUAR ME TE DREJTE NGA DEMTIMET QE UNE JU KAM BERE JUVE OSE MARREDHENIEVE TUAJA. POR NDERI I SHQIPERISE DHE INTERESI I VENDIT TONE KANE RENDESI ME TE MADHE SE SA ARMIQESITE PRIVATE. DHE KUR TE GJITHE JANE NE RREZIK,KUJTIMI I GABIMEVE TE SE KALUARES ESHTE NJE NDENJE E PADENJE PER NJE MENDJE BUJARE. TANI JU SHIKOJ TE GJITHEVE SI FEMIJET E MI MJESOJ SI MYKHTARI DHE VELIU. THESARET E MIA JANE TE HAPURA PER JU. UNE VETEM KERKOJ NGA JU QE TI BENI NDER EMERIT QE JU MBANI(SHQIPTAR)".    ( ALI PASHE TEPELENA )

Keshilli i Larte i Luftes per mbrojtjen e territoreve do te emeronte komandantet per zonat perkatese,keshtu ai vendosi qe;

Mbrojtja e Janines do te organizohej nga trupat nen komanden e vete Ali Pashe Tepelenes,i cili kishte dhe supervizionin dhe komanden e pergjitheshme te drejtimit te te gjitheva operacioneve luftarake ne territorin e tij.

Mbrojtja e Beratit dhe Shqiperise se Mesme do te organizohej nen komanden e Myhktar Pasha, djali i  madhe i Ali Pashe Tepelenes.

Mbrojtja e territorit te krahines se Zagorise do te organizohej nen komanden e Noutzos.

Mbrojtja e territoreve dhe vendekalimeve te maleve te Pindit ,do te organizohej nen komanden e Omer Vironit dhe Tahir Abazit.

Mbrojta e territoreve te Beozia dhe Focide do te organizohej nen komanden e Androutsos.

Mbrojtja e Leptanos dhe Prevezes do te organizohej nen komanden e Veli Pashes,djali te vogel te Ali Pashe Tepelenes.

Situat e re e krijuar linde si domosdoshmeri thirrjen e vullnetareve te rinj .Ushtria e Ali Pashe Tepelenes perbehej nga dy korpuse,ajo rregolare qe perbehej nga 10-15 mije ushtare,eksperte ne luftime sidomos ne terren malor,shume e organizuar dhe e trajnuar nga eksperte ushtarak te huaj sidomos Francez dhe Anglez,e mire pajisur me municione dhe artileri nga me modernet,nje pjese e saj ishte zene ne luftimet e mepareshme te Aliut,dhe nje pjese me moderne e furnizuar nga francezet dhe anglezet gjate sundimit te tij.Ne kete asamble kreret shqiptare ortodoks propozuan Aliut, qe per te thirrur sa me shume vullnetare te besimit ortodoks nen komanden e tij ai duhej te merte emerin e Aleksandrit dhe te ndrronte besim,natyrisht Aliu nuk e mori ne konsiderim kete version te tyre.Ali Pasha vuri ne dijeni Keshillin per domosdoshmerine e aleancave te reja,ai kishte bere perpjekje duke ju shkruar letra edhe armiqeve te tij te dikurshem,edhe ne Ballkan dhe me gjere, si ne Mal te Zi,Serbi etj,por pa rezultat.Edhe fuqive te medhaja si Frances,Anglise dhe Rusise,Aliu ju drejtua per ndihme,por ato nuk e perkrahen e lane ne fatin e vete,ato nuk ishin te interesuara per te,por ishin munduar ta shfrytezonin per qellimet e tyre gjeo politike ne kete rajon.Te vetmet aleanca qe do te formoheshin qene ato me Suliotet dhe me shoqaten e miqeve Filiki Eteria qe po organizonte levizjen per pavaresi te Greqise,kjo shoqate e idejuar dhe sponsorizuar nga Ruset.Aliu vuri ne dijeni Keshillin e Luftes dhe asamblene,per perkjete e tija per ti dhene shtetit te tij,ligjeshmerine juridike ate te nje kostitucioni modern,nga me te perparuarit te kohes, perpjekjet e tija qe ai kishte bere ndaj kancelierit te Austrise Menterik dhe Carit te Rusise si dhe disa qarqeve masone.Vendimet e ketij keshilli do te hynin ne veprim menjehere,do te shenonin fazen fillestare te luftes te Ali Pashe Tepelenes ndaj Portes se Larte,i vetmi qe i doli perballe dhe i vendosur ne gjithe ballkanin,asnje nuk kishte guxuar te sfidonte kete fuqi te medhe te kesaj kohe si Porta e Larte,vetem Luani i Tepelenes dhe Epirit.





Fre Blogger Albert Pasho





Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...