Udhetaret tani ishin ne vendin e lindjes se Ali Pashes ne Shqiperi, të cilin ata prisnin ta gjenin në Libohove, por në te hyrë në qytet, ata mesuan se ai ishte në vendin e lindjes në Tepelene. Gjate udhetimit te tyre nga Libohova në Tepelene ata nuk takuan asnje aventure,ata as nuk vizituan Gjirokasteren, të cilen e kishin rreth nëntë ose dhjetë milje larg,ky një qytet i madh, Supozohet se ka rreth njëzet mijë banorë, kryesisht turq. Kur arritën ne Qesorat,qe ishte ne një distancë jo më shumë se nëntë milje, e cila u kishte marrë atyre pesë orë rruge. Ata u strehuan në mënyrë të këndshme për natën në një shtëpi të pastër, dhe pronari shqiptar, në sjelljen e të cilëve ata nuk mund të dallonin asnjë nga ato pamje të mbrapshta që tregon greku i degraduar,ai i priti me një mirëseardhje të përzemërt.Mëngjesin tjetër ata nisen udhëtimin e tyre pasi kishin ndaluar një natë më parë .Gjate rruges per në Tepelene, duke ju afruar asaj ata takuan një karrocë, jo shume elegante sipas modës gjermane, me një burrë në drejtim që ngiste katër kuaj me frerin e karroces në dorë, dhe dy ushtarët shqiptarë që qëndronin në këmbë prapa karroces.. Ata ishin duke ecur me në trot përmes baltës dhe llucës, me guxim pavarësisht nga rreziku i rruges. Për sytë udhetareve anglezë ishte e pamundur që një karroce e tillë të jetë në gjendje të arrijë në Libohove,ky ajo ishte drejtuar. Në kohen e duhur ata kaluan lumin Vjose, e cila atëherë ishte plot, dhe i kujtoi si Byronit ashtu edhe mikut të tij Tamixhin në Westminster po aq te gjere sa Vjosa. Pasi e kaluan atë në një urë guri, ata u gjeten ne Tepelene. Me mbërritjen e tyre ata vazhduan menjëherë në drejtim te pallatit te Ali Pashes.Ata ishin perpara një skene qe ata e kanë parë atë me pare se rreth njëqind vjet. Oborri i kështjellës së një baroni të madh feudal.Shqiptaret me petkun e tyre( me te bukurin ne bot,me fustanelle te gjate te bardhe,tallagane te qendisura me ar,me jelek kadife te kuqe,te qendisura me oje te arta),me kobure te lara ne argjende,tartare me me kapele te gjata,turqit me qyrk te madh e turbante,ushtare togje togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galerine e madhe dhe te gjate,me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht,dyqind kalores te shaluar ne kuaj dhe gati te nisen ne çdo çast,kalores qe sjellin e dergojne lajme te ndryshme,daullet e mujezinet qe thrrasin izane nga minarete e xhamive,te gjitha keto me pamjen e jashtezakoneshme te pallatit,qe ngjall nje atmosfere te re gezimi per syte e nje te huaji.Qetësia e veçantë dhe lehtësia me të cilën mahomedanët thonë lutjet e tyre, i goditi udhëtarët si një nga gjerat më të veçanta që kishin parë deri atehere.Perkushtimi ndaj lutjes dhe vendi i faljes, i patrazuar dhe pa shqetesuar nga te tjeret qe i rrethonin i benin ato te veçanta.Lutjet zgjasin rreth dhjete minuta,ato thuhen me ze te ulet,ndonjehere vetem me levizjen e buzeve dhe nëse lutja behet në rruge ose në një dhomë, nuk tërheqin dhe shqetesojne vëmendjen e kalimtarëve. Nga më shumë se njëqind nga rojet në galerinë e rezidencës së vezirit në Tepelene, jo më shumë se pesë ose gjashtë u panë në lutje. Shqiptarët nuk jane mahomedanë të rreptë, por ata nuk e shqetësojne kurrë përkushtimin e të tjerëve.Udhetimi i tyre perkoje me agjerimin e Ramazamit,gjate nates ata ishin te shqetesuar me zhurmen e vazhdushme qe vinte nga galeria lart,nga daullet dhe zeri i Muezinit. Një ditë pas mbërritjes së udhëtarëve në Tepelene u caktua nga veziri për takimin e tyre të parë. Rreth mesditës koha e caktuar nga Veziri, një oficer i Pallatit me nje shkop të bardhë ne dore u njoftoi atyre se Lartësia e Tij ishte gati ti priste. Në këtë mënyrë ata u drejtuan nga banesa e tyre të shoqëruar nga sekretari i Vezirit, dhe të shoqeruar nga sherbetori i tyre.Oficeri i pallatit udhehoqi rrugën, dhe kaluam përmes një suite apartamentesh të mobiluara në mënyrë të konsiderueshme. Kur hyme ne dhomen e pritjes Aliu ishte ne kembe,ai na priti me një mirësjellje qe e dallon nga nje turk. Ndërsa po shkonim drejt tij, ai u ul dhe kërkoi qe ata të ulen afër tije.Salla ishte e gjerë dhe e pajisur bukur, rrethuar nga ajo specie e divanit të vazhdueshëm që ketu e quajnë divan, të mbuluar me kadife të qëndisura në mënyrë të pasur; Në mes të salles ndodhej një shatervan i madh mermeri,qe hidhte ujin lart me hijeshi.Hobhouse e përshkruan Aliun në këtë takim si një burre të shkurtër, dhe i shëndoshë, rreth pesë këmbë pesë inç te gjate; me një fytyrë shumë të këndshme, të bardhe dhe të rrumbullakët,me sy blu te thelle,qe ska asgje te ngjashme me nje turk. Mjekra e tij ishte e gjatë e plote dhe e bardhe, dhe një gje e tillë per çdo njëri si çdo turk tjetër do të ishte krenar. Megjithatë, ai, i cili ishte më i zënë në Duke u kujdesur për mysafirët e tij ai vete, as nuk e vështroi keq, as e qortoje, as e shau atë,sekretarin e tij sipas zakonit të bashkëkombësve të tij, kur ata kërkojnë të mbushin pauzat në bisedë. Ai nuk ishte veshur me madhështinë e zakonshme të rangut te tij.Përveç se çallma e tij e lartë, e përbërë nga shumë diamante te rrumbullaket të vogjel, ishte prej muslini të artë, dhe jatagani i tij i mbushur me diamante.Ai ishte shume njerezor dhe argetues me mysafirët e tij, dhe kërkoi nga ata ta konsiderojnë veten si fëmijët e tij. Ishte me këtë rast qe ai i tha Byronit , se ai zbuloi qe gjaku e tij ishte fisnik,kjo per nga nga vogëlsia e duarve dhe veshët te tij, një fakt ky që është bërë proverbiale dhe që pranohet se është e vërtete në prearrdhje.Ceremonitë në vizita të tilla janë të ngjashme në të gjithë Turqinë, midis personave të të njëjtit rang.
lunedì 22 aprile 2024
John Galt " The Life of Lord Byron " vizita e tij ne Tepelene.
Free Blogger Albert Pasho
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)
Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...
-
Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe ud...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revoluc...
-
Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la ...
Nessun commento:
Posta un commento