Omer Vrioni
Sundimi i Ali Pashe Tepelenes per rreth 33vjet,politika e ndjekur prej tij per krijimin e nje shteti te centralizuar ne duart e tij,ate te nje "Mbreterie Kushtetuse", dhe politikat e tij specifike ndaj pronareve te tokave (Bejlereve te fuqishem te kohes) ku trashgimia ndaj prones dhe tokes ne ate kohe ishte ne trashgimi ne linje familjare, bashke me politiken e ndjekur ndaj spahive si pronare te tokave,si dhe politikat e ndjekur ne administraten e tij,ku perzuri zyrtaret tutrqit dhe i zvendesoi ata me bashkepuntoret e tij shqiptar dhe grek.Kjo politike e Ali Pashe Tepelenes do te sillte lindjen e nje klase te re pronaresh te zgjedhur nga rradhet e vegjelise shqiptare jo te pasur,e cila do te zvendesonte udheheqesit dhe familjet e fuqishme shqiptare,te cilet perbenin aristokracine historike Toske.Kjo klase e re, bashkepuntoret me te ngushte te Ali Pashe Tepelenes te emeruar ne pozitat kryesore ne administraten e pashallekut te tij, si Ilias Ponta i pari i Aliut (Silihdar),Ago Vasjari mbajtesi dhe ruajtesi i vules(muhurdar),Omer Vironi shef i Thesarit(hazinedar),Tahir Abazi (bolukbayy)shef i policise dhe asaj sekrete,Elmaz Meço(kapuçukadar), gjeneralet e tij Dervish Hasani, Sulço Korça(Sulejman aga) e shume te tjere ishin krijese e vete Ali Pashe Tepelenes te zgjedhur nga rradhet e vegjelise qe do te zvendesonin klasen historike shoqerore aristokratike(Bejleret) te meparshme te Toskerise.Kete klase te re William Meyer do ta quaj "Lidhja Toske" kjo lidhje nuk kishte nje politike formale te qarte,por Meyer do ta quante keshtu per arsyen e vetme sepse antaret e saj kishin nje sfond te perbashket shoqeror dhe donte ti dallonte nga aristokracia historike Toske.Keta nuk ishin femije te aristokracise shqiptare dhe poziten e tyre te larte ja detyronin mirebesit te tyre Ali Pashe Tepelenes,dhe fale tij kishin fituar zotrime e prona te medhaja e te rendesishme qe shtriheshin ne zona te medha ne Shqiperi dhe Rumeli.Eshte pikerisht kjo klase shoqerore e re "Lidhja Toske" pergjegjesia kryesore per tradhtine ndaj Ali Pashe Tepelenes gjate rrethimit te tij.Dhe faktikisht qe ne gusht te 1820 kur ushtria osmane u shfaq perballe Ali Pashe Tepelenes shume prej tyre kalua ne anen e osmanesve duke braktisur Ali Pashen.Por fale ndermjetesine te Odise Androutsous i cili ne 1 shtator 1820 takohet ne Arta me Ago Vasjarin,Omer Vrionin,Ilias Poda,pasi i akuzoj keta per tradhti ndaj Aliut,njeriu qe ju kish dhene pasuri dhe lavdi,ju kerkoj dhe i bindi ata te bashkoheshin dhe te shpetonin se bashku Aliun nga osmanet,keta do te nenshkruajne nje marreveshje mes tyre dhe me Suliotet ne perkrahje te Ali Pashe Tepelenes dhe mbrojtjes se tij,dhe do te formonin kete konfederate te perbashket.Qendresa e Luanit te Epirit do te bente qe kjo lufte te merte karakter kombetar,ku shqiptaret si ata mysliman dhe ata ortodoks do te luftonin kunder ushtrise osmane deri ne fund te vitit 1821.Deshtimi i ushtrise osmane e cila udhehiqej ne fillim nga Ismail Pasho Beu dhe me pas nga Hurshit Ahmet Pasha perballe rezistences shqiptare te udhehequr nga Ali Pashe Tepelena,do te bente qe Hurshit Pasha te zbatonte plotiken "perça e sundo" kundrejt Ali Pashes.I pari qe braktisi marreveshjen e kesaj konfederate qe Omer Vrioni,ku ky deklaroi nenshtrimin ndaj osmaneve ne fund te shtatorit,dhe ju bashkua trupave osmane,pasi la detyren qe Ali Pasha i kishte ngarguar per mbrojtjen e vendekalimeve te Pindit bashke me Tahir Abazin dhe 15.000 ushtare.Ndersa Ilias Poda dhe Ago Vasiari do te braktisin kete marreveshje ne Janar 1821.Hurshit Pasha i premtoj Omer Vrionin se do ta bente njeriun me te fuqishem te Shqiperise edhe pse ky nuk kishte autoritetin e duhur ne popull.Ushtaraket e Aliut qe e tradhtuan do te amnistoheshin dhe u emeruan ne pozita ne administarten osmane.Pra tradhtia kishte si baze pozicionet ekonomike qe kishte kjo klase e re shoqerore "Lidhja Toske" dhe mbrojtjen e ketyre pozicioneve duke bashkepunuar me osmanet.Por "Lidhja Toske" e kuptoi shume shpejt gabimin historik qe kishte bere,ate qe vete Ali Pasha i kishte parajmeruar,kur kishte folur ne Keshillin e Larte te Luftes ne Janine 1820 ku ju theksoi; "E arrdhmja ime eshte e arrdhmja juaj,dhe shkatrimi im eshte pararendesi i shkaterimit tuaj".Nga ana e saj Perandoria Osmane perveç se e perdori kete lidhje me politiken perça e sundo per rrezimin e Aliut dhe me pas e kuptoi se ajo ishte nje force kryesore dhe te vetme dhe u mundua qe ta perdorte per shtypjen e revolucuonit grek,por shqiptaret nuk e luftuan ate por mbajten lidhje me vellezerit e tyre ortodoks.Politika e "Lidhjes Toske" e mevoneshme pas renies se Ali Pashes do te ishte ne dy drejtime kryesore;Se pari, persa i perket Perandorise Osmane."Lidhja Toske" duke qene e zhgenjuer me renien e Ali Pashes dhe jashtezakonisht dyshuse ndaj Perandorise Osmane,bene çdo gje per te sabotuar perpjeket e Portes se Larte per te konsoliduar pushtetin e tyre ne Shqiperi,mosmarreveshja e Portes me greket u dha mundesi te pasuroheshin me shume duke nxjerre perfitime financiare nga arkat osmane permes kompesimeve ushtarake.Dhe se dyti,persa i perket grekeve edhe pse "Lidhja Toske" kishte mosbesim te madh ndaj aspiratave perfundimtare te kombit grek,kjo lidhje nuk kishte asnje arsye per te qene armike e grekeve dhe e ndihenin veten te tjetersuar nga qellimet e Portes se Larte,per rrjedhoje interesi Shqiptareve ishte te mbanin gjalle revolucionin grek duke penguar planet dhe operacionet e Portes se Larte.Ne kuadrin e kesaj tematike vlen te theksohet dhe te behet pyetja a e tradhtuan djemte e tij Ali Pashe Tepelenen?.Ne kete aspekt eshte folur shume dhe jane te shumte ata qe jane munduar ta perdorin kete argument kunder kesaj figure madhore te historise tone kombetare. Pergjigjja eshte e thjeshte dhe e qarte "Nuk e tradhtuan",dhe pse.Ata u dorezuan dhe nuk e tradhtuan, si bene shume te tjere duke u rreshtuar ne rradhet e osmaneve dhe luaftuan kunder tij ne rradhet e osmaneve,dorezimi eshte dobesi por jo tradhti.Eshte pikerisht Veliu djali i vogel i Aliut,qe ne fillim mori anen e babait Aliut,por me vone duke pare zhvillimin e situates ne terren,ai ne Preveze do te negocionte me osmanet jeten e tij dhe familjes se tij,por jo vetem edhe jeten e te vellait te madh Myhktarit dhe familjes se tij qe ne ate kohe gjendej i rrethuar ne Gjirokaster.Ata jo vetem qe nuk e tradhtuan por per kundrazi nga vendi i internimit ne Turqi,Veliu vazhdonte te shkruante letra luftetareve shqiptare dhe besnikeve te tij ne mbeshtetje qe te vazhdonin rezistencen dhe luften kunder Portes,keto letra rane ne doren e Portes se Larte dhe bene afrimin e dites se ekzekutimit te tij me prerje koke,gruas se tij me mbytje,dhe djalit te tij me prerje koke.Po ashtu edhe Mykhtari u vra duke luftuar kunder turqeve,ashtu si babai i tij Ali Pashe Tepelena ku fjalet e tij para vrasjes jane proverbale;"Çfare e kujtoni ju Ali Pashe Tepelenen grua,s'meret koka e Ali Pashe Tepelenes si koke skllavi" duke luftuar si luane deri ne fund te jetes.Ndersa fjalet e Myhktarit para vdekjes do te ishin po aq proverbale;"Qysh pandeh ti se vdes shqiptari si eunuk?,a nuk e di mor qen se une jam djali i Ali Pashe Tepelenes" nxorri shpaten dhe vrau jeniçerin qe kish sjelle fermanin e ekzekutimit.Koka ju pre me pas pasi ai kishte rene duke luftuar e duke u mbrojtur me trimat e vete.Ky shqiptar i madh Ali Pashe Tepelena ishte i vetmi qe sfidoi kete fuqi te madhe te kohes Porten e Larte, ne Shqiperi por jo vetem ne gjithe Ballkanin,ai pagoi kontributin me te madh si asnje tjeter,si ne jete njerezore dhe pasuri,per te ndjekur qellimin e tij, krijimin e nje shteti Shqiptar,ai dha jeten e tij, te femijeve te tij,dhe nipit te tij,si dhe gjithe pasurine e tij.Tradhtaret e tij jo vetem u pasuruan nen hijen e tij,por fale dhe tradhtise se tyre.Shume prej tyre u emeruan me poste ne adminisraten osmane, Omer Vrioni u emerua governator i Selaniku,Ago Vasjari u emerua muteselim(komandant) i Beratit dhe zvendes i tij Sulejman Pashe Vlora( djali i I brahim Pashe Vlores),Tahir Abazi u riemerua ne postin qe mbante gjate sundimit te Ali Pashe Tepelenes,dhe komandant i garnizonit te Janines,Ilias Poda u emerua dervenga pergjegjes per ruajtjen e rrugeve ne qafat e maleve. Shqiptaret me renien e Ali Pashe Tepelenes humben momentin historik te krijimit te shtetit te tyre ne gjithe trojet shqiptare ku flitej shqip dhe jo vetem.Klasa politike shqiptare,aristokracia shqiptare do ta kuptonte shume shpejt gabimin e madh historik qe kishte bere duke tradhtuar vizionarin e madh Ali Pashe Tepelenen,ajo nuk arriti ta kuptonte ate dhe njekohesisht kete momentin historik.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento