Kater Sulltanet gjate periudhes se sundimit te Ali Pashe Tepelene
Politika shteterore e Ajanizimit qe ndoqi Porta e Larte,me qellim mbledhjen e taksave ne gjithe perandorine,si dhe mobilizimin e trupave per fushatat e ndryshme ushtarake sidomos ato lokale,duke perkrahur gjithmone ajanet e rinj ne konfront me pashallaret e vjeter,kjo per arsyen e vetme qe mendonte qe ajanet e rinj mund ti kontrollonte me mire.Kjo politike do te jepte avantazhet e veta ne keto aspekte,por nga ana tjeter do te jepte edhe efekte te deshme dhe te padeshiruara per Perandorine Otomane, qe do te ketheheshin ne nje kercenim seroz per Porten e Larte.Keto efekte qene te dores se pare dhe rrjedhoje kryesore e kesaj politike te ndjekur nga Porta. Me kryesoret nder ato mund te permendim decentralizimin e Prandorise,krijimin e anarkise kjo me dy aspekte,qetesi ne aspektin lokal dhe anarki ne aspektin e pergjitheshem te Perandorise,fuqizimin e jashte mase te Ajaneve lokal ne konfront me Perandorine,dhe ne fakt Ali Pashae Tepelena u shendrua ne ajanin me te fuqishem e te pasur ne gjithe Perandorine Otomane, dhe faktor te tjere me te vegjel.Kjo klime ne Perandorine Otomane do ti jepte mundesine Ali Pashe Tepelenes qe me talentin e tij dhe zgjuarsine abilitetin e tij ta shfrytezoje per qellimet e veta duke ndjekur politiken ne fillim gjerat ne statusin e de fakto dhe me pas te kethehesin ne de juro nga Porta e Larte,deri ne momentin sa mer pashallekun e Janines dhe emerohet pasha.Qe nga ky moment Ali Pashe Tepelena raportet e Ali Pashes me Porten e larte mund ti ndajme ne dy faza,e para eshte ajo e formimit dhe konsolidimit te shtetit te tij dhe e dyta prishja e raporteve per shkeputjen dhe formimin e shtetit te tij te pavarur nga Porta e Larte.Ideja baze e fazes se pare dhe themelore qe ajo te mbante raportet me Porten e larte sa me normale pa demtuar interesat dhe qellimet e tija qe do te permbushte si krijimi i shtetit te tij.Kjo ide do te vazhdonte dhe ne fazen e dyte por kesaj rradhe drejtuar perkundrejt fuqive te medha te kohes dmth bashkepunim me to ne kerkim te nje aleati te forte per realizimin e ketij projekti,sepse Ali Pasha ishte i vetedijeshem se pa nje aleat e mbeshtetje te forte nuk mund te realizonte dot qellimin e vet.Ne fazen e pare Aliu keto raporte do ti mbante ne disa aspekte si ato,te njofjes formale se sovranitetit te Portes ne keto territore,kjo e demostruar me pagimin e rregullt te taksave dhe dergimin e dhuratave dhe bakshisheve,ne kete menyre ai mund te levizte lirisht dhe te perndiqte qellimet e tija me lehtesi dhe pa u shqetesuar nga Porta.Krijimin e shtetit te tij duke formuar ushtrine etij duke mobilizuar trupa ushtarake per qellimet e tija,duke zhvilluar luftra dhe traktate aleance ne territorin e tij per ta zgjeruar ate,te caktoj e mbledh taksa ne baze te ezigjencave te tij,keto te gjitha te pavarur nga Porta e Larte.Ne kete faze Aliu per te rritur prestigjin e tij ne rajon dhe per ti sherbuer per politiken e zgjerimit te tij,do te mbaj politiken me Porten e Larte,ai mori pjese ne fushatat luftarake ne krah te Portes se Larte ku kjo e kerkonte,ne konfliktet mes pashallareve lokal ne Ballkan,ndonjehere shkonte vete dhe here te tjera dergonte djemte.Kjo politike e Aliut do te jepte frutet e veta,asnje pasha tjeter ne Perandorine Otomane nuk qendroj kaq gjate sa Ali Pasha,plot 33 vjet,ai ndrroi kater Sulltan ata vinin e iknin e Aliu po aty me i forte se me pare.Pa dyshim Aliu nuk permbushte te gjitha kerkesat e Portes se Larte,por vetem ato qe nuk binin ne konflikt me interesat dhe qellimet e tija.Politika e Portes se larte qe, qe te mos demtoheshin pronat dhe pasuria e asnjerit,por Aliu ndoqi politiken e centralizimit te taksave ne territorin e vet duke i kontrrolluar ai vete ato,nje nga burimet e pasurimit te tij dhe shtetit te tij.Nga ana e saj Porta e Larte nuk aprovonte kete politike te taksave prandaj u mundua te perdor Ibrahim Pashen si force kunder Aliut,te cilen Porta e Larte e perkrahnte.Porta e Larte ishte e prekupuar qe Ali Pahe Tepelena dita dites po rritej si fuqi ekonomike e ushtarake dhe trembej qe nje dite kjo fuqi do ti kundervihej asaj.Kjo rriteje do ta bente Aliun edhe me te pavarur nga Porta e Larte,e cila nga ana e saj shume gjera qe Aliu i kishte bere pa aprovimin dhe pelqimin e saj ne autonomi te plote,si marjen e Vlores dhe Beratit,burgimin e Ibrahim Pashes,luftrat me bejleret e tjere lokal per zgjerimin e territorit, mbeshtetjen e armiqeve te Portes nga ai,pasurimi i tij jashtezakoneshem, marreveshjet dhe traktatet e tija me fuqite medha per interes te tij do te sillnin fillimin e prishjes te raporteve me Porten e Larte.Kjo nuk kishte vepruar kunder Aliut deri tani per dy aspekte e para se ishte e zene ne fushatat ushtarake dhe e dyta qe i trembej nje personi kaq te fuqishem si Ali Pasha por dhe per faktin tjeter qe Aliu kishte vepruar perkundrejt saj nga njera ane bente sikur e degjonte dhe nga ana tjeter vepronte per interesat e tij.Kur burgosi Ibrahim Pashen Porta dergoje nje perfaqesues per te pare situaten ne terren,por Aliu e priti si me mire e mbushi me dhurata dhe E ketheu mbrapa qe te tregonte situaten ne perkrahje te Aliut.Faza e dyte e marredhenieve te Aliut me Porten edhe pse zyrtarisht e ka fillimin me atentatin ndaj Pasho Beut ne Stamboll nga njerezit e Aliut,ne realitet eshte me e hershme dhe pothuajse e nderthurur me fazen e pare.Vetem dy vjet pas marjes se Janines Aliu nenshkruan traktatin e tij me ruset per shtetin e tij i perbere ky traktakt nga 8 pika(mund ta lexoni ne kete blog me titull;"Ali Pashe Tepelena,Shqiptaret dhe Revolucioni Grek 1821).Atentati ishte shkaku por Sulltani kishte kohe qe po pregatitej te godiste Aliun,influencuar edhe nga keshilltari i tij personal,armik i betuar i Aliut,Halet Hefendi,Patriakana e Stambollit Fanarit dhe Ismail Pasho Beu.Sulltani nuk dergoi trupa qe ne fillim por i dha kohe 40 dite te terhiqej dhe te kerkonte falje,por e dinte fare mire qe Aliu sdo pranonte,prandaj filloj pregatitjet per lufte kunder Luanit te Epirit.Por dhe Ali Pasha si burre shteti ,diplomat dhe vizionar e dinte fare mire qe politika e tij do te kishte kete epilog prandaj kishte kohe qe pregatitej ne tere aspektet te pakten qe nga viti 1815.Ali Pasha mbolodhi keshillin e tij te Larte te luftes dhe per tre dite organizuan mbrojtjen ndaj sulmit eminent te Sulltanit.Mukhtari do te shkonte ne mbrojtje te Beratit me nje numer te konsiderushem ushtares,Veliu ne Preveze me 15.000 ushtare,Aliu do te mbronte vete Janinen dhe kishte kohe qe kishte mar masa,kishte hapur hendeke te medhaja rreth Janines,ngrriti nje murr tjeter mbrojtes ne kala,ngrriti torre ne kodrat perreth ne Merova,kishte trupat e tijane malet e Trikalles dhe per rreth Janines,ne kalimin e Pindit dhe ne kalane e Lepantos.Aliu u perpoq edhe per mbeshtetje nga gjithe aleatet e tij lokal por edhe nga ata qe i kishte luftuar duke ju shkruajtur dhe bere aleanca te reja,po ashtu edhe nga fuqite e medhaja te kohes.Rusia nuk u angazhua te thyente tratatin e vjenes dhe e braktisi,por p'oshte poshte e luftoi.Britania i sugjeroi Aliut paqe me Porten dhe i afroi strehim e mbrojtje Aliut,por Aliu spranoi.I vetmi ze i vetmuar ne mbeshtetje militare ne perkraje te Aliut nga anglezet qe Komisioneri i Larte i Ishujve Jon Sir Thomas Maitlaind.Aliu beri aleance dhe me levizjen revolucionare Greke me Filiki Eteria,dhe deri ne vitin 1821 rreth 7.000 trupa te kesaj levizje ishin ne bashkepunim me Aliut.Aliu kete levizje e perdori qe Sulltani ta kethente vemendjen drejt revolucionit Grek dhe jo kunder tij.Por Sulltani gaboj stragjetikisht sepse vlersonte me te madh rrezikun e Aliut se revolucionin Grek qe ishte idejuar e projektuar nga Ruset me mbeshtetje te fuqive te medhaja te kohes.Aliu per te fituar kohe i dergonte letra Sulltanit ku i thoshte qe i kishte permbushur kerkesat e tija per largimin e njerezve te tij nga Elbasani,Selaniku dhe Eubea dhe nuk kishte njerez te tij ne Oher,dhe kishte terhequr njerezit e tj nga Trikalla.Kurse nga ana tjeter vazhdonte pregatitjet per mbrojtjen e shtetit te tij,duke mbajtur njerezit e tij ne keshtjella dhe rrethinat per mbrojtjen e territorit.Rrethimi i Janines zgjati per rreth 18 muaj,Ali Pashe Tepelena eshte Shqiptari personi i vetem jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Ballkan qe i doli kunder e perballe Sulltanit,Perandorise Otomane nje nga fuqite me te medhaja te kohes,Ali Pasha Tepelena per projektin dhe qendresen e tij e pagoje nga ana njerezore me shtrenjte se askush tjeter,u vra vete ai tre djemte e tij dhe nipi i tij.Ishin shqiptaret qe rane te fundit ne Ballkan nen Perandorine Otomane pas nje qendrese legjendare per rreth 25 vjet me ne krye heroin e tyre kombetar Gjergj Kastiot Skenderbeun,dhe po ashtu jane shqiptaret qe ngrihen per here te paret ne Ballkan per te larguar rroberine Otomane,kesaj here nen udheheqjen e legjendarit Gjeneralit te Ballkanit,Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento