Powered By Blogger

martedì 16 aprile 2024

Pse Ali Pashe Tepelena nenshtroi Sulin.


Zgjerimi dhe rritja e pushtetit te Ali Pashe Tepelenes,ky konsolidim i shpejte i pushtetit te tij i detyroi dhe friksoj shume disa nga bejleret ne territoret e  Shqiperise Jugore te cilet u dorezuan pa shume rezistence.Ali Pasha duke perfituar nga dobesia e tyre zhvilloi disa operacione ushtarake dhe zgjeroi territorin e tij duke mare,Kelcyren,Permetin,Konicen dhe gjithe Akarnaine,shtoi zgjerimin e tij  pergjate lumit Vjose dhe zgjeroi ndikimin e tij ne veri.Suli ishte nje zone gjysme e pavarur ne malesite e thella te Çamerise,e paharritshme lehtesisht,dhe perbente nje sfide te ashper kunder pushtetit te tij,si edhe kunder autoritetit te tij te padiskutushem.Suliotet ky komunitet i shqyar luftetaresh Arberor,ne gjeneze dhe ne gjak,ne gjuhe dhe zakone te besimit ortodoks me origjine te lashte perbehej nga 19 fise,te shperndare ne pothuajse 60 fshatra.Per shkak te terrenit shume te thyer malor,nuk prodhohej pothuajse asnje produkt bujqesor,aktivitetet e tyre te vetme ishin blegtoria, grabitja(vjedhja) dhe lufta.Duke qene nje komunitet ne keto karakteristika gjeografike,ata ruajten karakterin e tyre te ashper luftarak,besen ne mes tyre ,bashkimin mes tyre ndaj kercenimeve qe ju vinin nga jashte,kjo pavaresisht nga mosmareveshjet dhe problematikat mes fiseve te tyre.Gatishmeria e tyre e vazhdushme per lufte,e favorizuar kjo nga terreni i tyre i thyer dhe i paharriteshem, ku ata terhiqesin me shpejtesi i beri ata te pathyeshem,por edhe grate et yre ishin te njohura ne lufte dhe merrnin pjese kur ishte e nevojshme. Te vetme lidhje qe kishin me perandorine osmane qe pakimi i takses se haraçit,kjo takse ju merrej jo muslimaneve ne perandorine osmane,dhe pagimi i kesaj takse ju mjaftonte atyre te mbanin pavaresine e tyre.Suliotet shpesh here lidheshin me armiqte e Ali Pashes bejleret kundershtar te tij, dhe nga ta merrnin ndihme te ndryshme .Po ashtu lidheshin me Ruset,Francezet,armatolet grek dhe banoret e ishujve Jon.Suliotet perbenim nje pengese serioze per zgjerimin e territorit te shtetit te tij,fuqizimin e ketij shteti duke prishur qetesine dhe sigurine e tij,dhe ishin nje sfide e hapur e autoritetit te Ali Pashes ne zotrimet e tija,simbolike kjo e lavdise se Ali Pashe Tepelenes.Fushaten e tij te pare kunder Sulit, Aliu e ndermori ne vitin 1792,ne krah te Aliut u rreshtuan edhe bejleret e Margaritit e Parimithise,te cilet duke qene ne kufi me suliotet,kishin pesuar dhe pesonin vazhdimisht grabitje dhe ishin ne lufte te vazhdushme me suliotet.Perpara se te ndermerte fushaten ushtarake,Aliu duke ditur mire pozicionin gjeografik dhe karakterin e tyre luftarak,ne menyre qe te kishte sa me pak deme si matriale dhe njerezore u mundua te perdore nje plan B.Ju dergoj nje leter krereve te fiseve suliote qe ta ndihmonin ne fushaten kunder bejlereve te Gjirokasteres,qe te bashkoheshin me te duke ditur qe keta bejlere ishin edhe armiq te Sulioteve.Keto aleanca midis shqiptareve qene praktike e kohes atehere.Keta pranuan duke derguar disa suliote te paket ne numer me ne krye Lambro Xhavella per te mesuar qellimet e verteta te Ali Pashes.Aliu  Xhavelles i premtoje lirine e tij dhe pasurine ne kembim qe ai te punonte per Aliun brenda konfederates se Sulit,dhe si garanci per kete marreveshje mbajti peng suliotet e tjere qe shoqeronin ate.Xhavella u shtir sikur pranoj dhe u kethye ne Sul ku vuri ne dijeni kreret e tjere per intrigen e Aliut.Kjo do te bente suliotet te intesifikonin sulmet kunder Aliut.Kur Aliu u informua per tradhtine e Xhavelles filloi sulmin ndaj Sulit dhe pikerisht ne fshatin Kiafes.Disfata per Aliun qe e madhe edhe pse arriten te vrisnin Lambro Xhavellen,ai pati humbje ne njerez dhe para,sepse pagoi shume per te mar luftetaret e tij me te mire qe ishin zene nga suliotet,po ashtu dhe prestigji i tij u demtua shume.Aliu nuk do te hiqte dore nga Suli,prestigji i tij do te kethehej ne vend pak me vone kur mori Prevezen ne vitin 1798,kjo fale bashkepunimit edhe te suliotit te shqyar Gjergj Boçarit krere i Lakia i cili ne ndryshim nga kreret e tjere suliote ishte me paqesor me bejleret fqinje dhe me vete Ali Pashen,ai nuk sulmoi trupat e Aliut kur kaluan ne territorin e tij per te mar Prevezen dhe jo vetem kete por dhe Pargen po te mos kishin arritur Ruset dhe Osmanet.Marja e Prevezes do te ishte nje humbje edhe per suliotet qe e kishin si baze per furnizimin e tyre bashke me Pargen.Deri ne vitin 1801 kur do te filloi fushate e dyte e Aliut kunder Sulit ,Aliut ju bashkuan shume bejlere te tjere qe ishin armiqe te Aliut,si Pronio Aga,Mahmut Daliani,Hasn Zapari,Mustafa Ziguri etj madje dhe Ibrahim Pasha i Vlores.Kesaj rradhe suliotet paten humbje te medha por rezistuan nen udheheqjen Foto Xhavelles dhe Dhimo Drakos duke zmbrapsur sulmet e Aliut dhe u terhequr ne pjesen me te larte te Sulit.Duke pare kete rezistence Aliu ndryshoi stragjedi,ngriti nje zingjir me kulla te fortifikuara ne menyre qe te kontrrollonte te gjitha levizjet ne sul ne vendekalimet e saj.Suliotet u furnizuan nga Praga dhe gjeten mjete te terhiqinin ushqimet dhe kuajt nga fshatrat e tyre te pushtuara.Aleanca e Aliut me bejleret ne fushaten e vitit 1801 filluan te prishen.Kjo per arsye se Ali Pasha mori Delvinen ne vitin 1802,dhe kjo i friksoi se do tju vinte rradha dhe atyre.Ibrahim Pasha i Vlores,Pronio Aga dhe Mahmut Daliani,filluan te furnizojne suliotet me arme, para ,ushqime,e logjistike tjeter kunder Aliut.Si kunder pergjigje Aliu ju afroi paqe sulioteve me kushte,internimin e Foto Xhavelles,dhe pranimin e Kiço Boçarit si governator i Sulit.Nderkohe edhe francezet derguan municione ne Sul.Ne kete pike Aliu e shterngoi me shume rrethimin qe kishte ngritur me kullat ne vend kalimet ne grykat e Sulit.Ky shterngim do te jepte rezultatet e veta,popullesia qe po vuante mungesen e furnizimeve si ushqimore dhe te municioneve,do te detyronte Suliotet te terhiqeshin ne disa kala me larte,dhe nje pjese te popullesise te shkoje ne Prage dhe Ishujt Jon.Fushata e tret e vitit 1803 nen komanden e djalit te Aliut ,Veliut,kjo fushate perkrahe te ashpersise se saj luftarake do te perdorte dhe parane.Suliotet Kuçonika dhe Pilio Gjuzi pasi moren para te shumta nga Veliu,trupat e tij i strehuan ne shtepite e tyre ne mesnate.Keto me nje sulm te shpejte moren dy fshatra,duke i detyruar te tjeret te terhiqen ne Kaifa q e do te binte shpejt dhe do te shenonte fitoren e Aliut ndaj Sulit ne Dhjetor te vitit 1803.U nen shkrua nje marreveshje midis Sulioteve dhe Ali Pashes ne baze te se ciles.Suliotet do te largoheshin nga territori i tyre me gjithe gjene e levizhme,dhe te vendosesin ne nje vend te sigurt larg Sulit.Nje pjese shkoi ne Prage nen mbrojtjen e ruseve dhe me vone do te trasferohej ne Korfuz.Marja e Sulit do te forconte autoritetin e Ali Pashe Tepelenes,shteti i tij u be nje strehe e sigurte per tregtaret dhe te huajt,kjo alence e re me tregtaret e huaj,siguria e garantuar ne tere pashallekun e tij, do te zhvilloj ekonomine e shtetin e tij,duke e vene ne kontakt me fuqite e medha Europiane te kohes.Ne vitin 1820  kur sulltani i shpalli lufte Ali Tepelenes,Suliotet do te jene ne krah te Aliut kunder Perandorise Osmane,deri ne vitin 1821.





Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...