George Gordon Byron 19 Prill 1824, si sot 200 vjet me pare vdes Lord Byron, qe Tepelena jone me Ali Luane paten nderin ta prisnin e nderuar ashtu si Tepelenasit e kane zakon. Ja vargjet dedikuar Tepelenes dhe njerezve te saj nga Byroni, ne poemen e tij brrilante te "Childe Harold's Pilgrimage".
Dielli po perendon pertej Tomorit,
E Vjosa vjen me vale t egersuar,
Hijet e nates po mbulojne dhene.
Haroldi pa, si meteor ne qiell,
Xhamit e ndritura te Tepelenes.
Dhe murret e kalase permbi lume.
Sa qasej,ndjente zhurme luftetaresh
E cila shtonte flladin vajtimtar te grykes.
Kaloi kullen e heshtur te Haremit,
Nga beri i gjere i portes vuri re
Konakn e ketij prijisi te fuqishem,
Çdo gje tregon sundimin e tij te nalte,
Veziri rri ne salltanet te madh,
Teksa pallatn e tundin pregatitjet,
Ushtare,miq,hademe,skllever presin.
Sarajet brenda dhe kalaja perjashta,
Ketu duket se mblidhen njerez nga çdo ane.
Nje varg atllare te shiluar bukur,
Dhe shume lende lufte e pregatitur
Presin perposh n oborrte gjere,siper
Plot togje te çudiçme sheh ne hajat,
Rendom mbi prag te portes kercet,
Nget kalin shpejt ndonje tartar fesgjate.
Ne lloj lloj ngjyra gjer sa zeri i mbytur
I tamburit te luftes lajmeron akshamin.
Shih t egerin shqiptar me fustanelle
E rrobat e qendisura me ar.
Armet te lara me flori,sa bukur!
Dhe maqedhonasit mandile kuq,
Deline me qylaf e jatagan,
Grekun dinak,te zine bir me cen
T Etiopise,shih pa shih dhe turkun
Mjekrosh,qe rralle begenise te flase,
Eshte zot tepr i rende e smund te jete i bute.
Perzier,po dallojne,aty disa
Veshtrojne viset rrotull e kenaqen,
Nje mysliman besnik po fal namazin,
Disa pijne duhan e disa lozin,
Ketu shqiptari ecen kryelarte,
Greku degjohet duke peshperitur.
Mbaj vesh!Ezani e tundi minarene,
Muezini thrret besniket qe te falen:
S ka zot perveç Allahut!Allahu eshte i madh!
Ne kete stine agjrimi i Ramazanit
Mbahet dite per dite me durim,
Po kur erdh ora e ngathet e iftarit
Filluan prape gostia dhe gezimi;
Çdo gje qe ne burbuje,sherbetoret
I shtruan sofrat mbushur plot e perplot
Tani çardhaku mbeti fare shkrete,
Po nga posht odave vjen zhurme e perzier
Kur robr e trima hyjne e dalin vazhdimisht.
Ne kete vend s i ndihet zeri gruas,
E mbyllur,s del dot pa çarçaf e roje,
Mesuar ne kafaz,as do te dal,
Njejt vetem ia jep trupin dhe zemeren,
Atij q e ka pranuar zot e burre,
E lumtur ne detyre amtare t embel,
Ne me te shenjten permbi gjithe ndjenjat,
Me gjin e saj e rrit femin e saj,
E nuk e le t u bindet epsheve me t ulta.
Ne qoshk te shtruar me mermer,ku kroi
Me uje rrjedhes qe nga mez i trollit
Gurgullon freski plot ande,dhe divani
I bute epshor fton mysafiret t ulen,
Rri pshtet Aliu,burre luftrash e mizor,
Po tash kur embelsia rrezet hedh
Ne ballin e nderuar t atij plaku,
Neper tiparet nuk i duken gjurmat
E kobit qe fsheh brenda dhe e njollos me turp.
Jo se kjo mjeker e bardhe e gjate e tij
S perkon me ndjenjat e rinis se zjarrte,
Moshen e mundi sevdaja,keshtu thone
Po kobet q heshtin zerin e meshires,
Dhe s bi kane hije kujt,sidomos plakut,
I kane vene damkene egersires.
Gjaku do gjak,e kush ne gjak e nis
Do mbaroje jeten ca me keq ne gjak.
Nder gjera krejt te ra per vesh e sy,
Ketu shtegtari i çlodhi kembet dhe
Veshtronte rrotull salltanetin,sa
Ju neverit pallati i qejfevet,
Ku madheria e ngjinjur bente palle
Larg zhurmesse qytetit.Po te kish
Me thjeshtesi,vertet do t ish i kendeshem,
Paqja s i don argetimet e genjeshtra
Gezimi tok me salltanetin nuk ka shije.
Te rrepte bijt e Shqipes!Po vetite
Nuk u mungojne,veç t ishin me t arrira,
Armiku ua pa kurrizin ndonje here?
Kush e duron si ata mundin e luftes?
Shkembinjt e tyre s janeme te patundur
Nga ata ne çast rreziku dhe nevoje:
Ç armiq per vdekje,po sa miq besnike!
Kur besa a nderi i therret te derrdhin gjakun,
Si trima turren ku t i çoj i pari tyre.
Haroldi i pa ne kulle t Ali Pashes
Tek niseshin ne lufte e ne fitore,
Pastaj i pa kur vete u ra ne dore,
Viktime e dallges s,eger n,udhe e siper,
Kur rasti i ben te liqte me te liq,
E priten ne shtepi me gjith te mirat,
Gjind me pak t eger presin ca me pak
Bashkatdhetaret do ta linin vetem
Ne zjarr,sa pake zemra i bekan balle proves!.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento