Um Gulsum (Emineja)
thrrase"E urta Emine"Ne kete moshe Emineja do te martohet me Ali Pashe Tepelenen ballin e djalerise te Toskerise dhe Shqiperise.Aliu ne kete kohe ka rreth 25 veç,emri i tij eshte bere i degjuar dhe i fameshem ne gjithe Toskerine.Eshte nje djale i forte,me nje fizik te formuar mire i zhdervjellt dhe guximtar, nje luftetar i lindur.Syte e tij jane boje qielli te thelle,floket bionde te gjate qe bien mbi shpatullat e tija te gjera.Ka ambicie te medhaja per te ardhmen,mendja e tij eshte gjithmone ne levizje ne kerkim te strategjive dhe oportunitave te reja.Aliu eshte nje luftetar i vendosur,lufton per njerezit dhe pronat e tija me vendosmeri dhe guxim,nuk dorezohet kurre ka nje vullnet te hekurt dhe vendosmeri te pathyeshme.Te gjitha keto tipare qe i perkasin ne menyre te natyrshme,si dhe inteligjenza dhe forca e tij do ta destinojne te behet njeriu per te cilen do te shkruaj historia si nje legjende pa kohe.Edhe Aliu eshte rritur ne nje familje aristokratike te kohes ai eshte djali i Veliut dhe Hankos vajzes te Zenel Beut te Konices e cila kishte edhe lidhje farefisnore me pashain e Beratit Kurt Pashen..Aliu e njifte mjafte mire kete ambient dhe di si te levize ne te, midis aleancave dhe rivalitetit.Eshte pikerisht Hankua nena e tij qe ka planifikuar kete martese strategjike,kur ajo kerkoi doren e Eminese Kapllan Pashes,keshtu ajo mund ti hap Aliut rruge te reja per ambiciet e tija ne te arrdhmen. Keto martesa te kombinuara me mbleseri qene praktike e kohes se atehershme, sherbenin per formimin e aleancave te reja te familjeve te pasura feudale,per forcimin e tyre ne aspektin ushtark, ekonomik e social.Aliu dhe Emineja martohen ne vitin 1768 ne Gjirokaster.Çifti i ri ishte i lumtur,te dy te pashem dhe te buzeqeshur qe bashkonte karakteret e tyre.Nga kjo martese te dyja palet ishin te kenaqura.Emineja ishte e lumtur ajo kishte martuar djalin me te fuqishem te Toskerise me nje te arrdhme te ndritur,ajo ishte e kenaqur edhe per faktin qe Aliu nuk ishte martuar me vajzen e Kurt Pashes te Beratit,Meriemin te cilen Kurt Pasha kishte preferuar tja jepte Ibrahim Pashes te Vlores dhe jo Aliut.Ne kete kohe Kapllan Pasha ishte ne armiqesi me Kurt Pashen e Beratit.Emineja ishte e kenaqur edhe per faktin se ajo besonte tek fati,ajo ja kujtonte shpesh Aliut faktin qe ishte babai i saj Kapllan Pasha qe i kishte shpetuar jeten atij,kohe me pare kur Aliu ishte kapur nga pashai i Janines dhe denuar me vdekje,por fale babait te saj qe kishte nderhyre tek pashai Janines per ti falur jeten i kishte shpetuar Aliun.Kjo ngjarje ka ndodhur pas me pak ngjarjes te rrembimit te Hankos dhe Shanishase nga Kardhiqiotet dhe Hormovitet,kur Aliu nisi rrugen e luftes per te arrdhmen e tij dhe familjes se tij.Per kete kohe udhetari suedez Biornstahl ne vitin 1760 ndodhej ne Trikalle dhe do te lere kete deshmi,"Nje prijes Shqiptar i quhajtur Ali Bey kishte mar Trikallen me lufte bashke me luftetaret e tij,dhe e pershkruan Aliun si nje te ri te fuqishem te pasur dhe me shume emer ne mes te shqiptareve".Por dhe vete Kapllan Pasha ishte i kenaqur nga kjo martese ai pa te Aliu nje arrdhme te madhe dhe u mundua ta shfrytezoje ate per qellimet e tija.Hankua nga ana e saj edhe pse ishte demtuar shume nga humbja e Veliut dhe luften e vazhdushme me bejleret rivale te zones nuk i kishte humbur te gjitha pozitat e saj,pozita e saj me kete martese do te forcohej ku ajo kishte bere nje aleat te forte ne anen e saj me kete martese.Kjo lidhje do te forcohej vite me vone kur Hankua do te martonte vajzen e saj Shanishane moteren e Aliu me djalin e Kapllan Pashes Aliun vellain e Eminese.Ali Pashe Delvina dhe Ali Pashe Tepelena ishin tashme kuneter,kishin mar motrat e njeri tjeterit.Aleanca midis Delvines dhe Tepelenes kishte hedhur rrenje te forta miqesie e bashkepunimi mes tyre.Lindja e djemeve te Aliut do te forconte lidhjen e Eminese me Aliun dhe krushqite do te ishin te kenaqura per kete.Emineja ishte dashuria e perhershme e Aliut,ajo eshte gruaja e pare dhe asnje tjeter nuk zuri vendin e saj ne jeten e Aliut,ajo kontriboi dhe ndihmoi per ndertimin e pushtetit te tij.Emineja ishte e urte dhe e moderuar shpesh here influencoi ne vendimet e Aliut per probleme te ndryshme,kishte nje shpirt xhentill e bamirse,dilte shpesh ne janine ku bente bamiresi per njerezit ne veshtiresi.Per kete fakt te gjithe autoret bien dakort si vendas dhe te huaj.Diplomati J.S.Bartholdi na pershkruan nje histori qe kur takuar metropolitin Ignazio ne vitin 1803 ky i kishte treguar nje episod per jeten e Eminese dhe Aliut.Me rritjen e femijeve te Aliut dhe angazimin e tij ne punet e pushtetit dhe te luftrave te tija,jeta martesore kishte filluar te ftohej,dhe ajo lihej ne harese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmeli(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martesore.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut,por ky nuk dinte shkakun e kesaj gjendje.Aliu kishte bere perpjekje me mjeke e magjistare te ndryshem per te kuptuar kete situate,sepse dihet qe Aliu ishte shume supersticiose dhe besonte ne to,dhe asnje nuk ishte ne gjendje te gjente shkakun e saj.Kur Emineja vdiq sherbetoret e saj gjenden ne dollap kete hajmali dhe e hodhen ne liqen poshte dritareve te saj.Nje dervish qe ishte i pranishem ne kete çast,dyshoj se fshihej ndonje sekret ne kete lidhje qe e hodhen ne liqen.Dervishi dha urdher gjithe peshkatareve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese ne liqen dhe ta gjenin me çdo kusht kete lidhje.Pas shume kerkimesh e gjeten dhe ja dhane dervishit,ky pasi e zgjithi lidhjen e hajmalise dhe zgjidhi magjine.Ky keshilloi Aliun qe te shkonte ne shtrt me gruan e pare qe do te takonte.Rasti e solli qe te ndeshej me nje skllave te haremit te tij nga Gjeorgjia Kirkisia,qe ne rrethana te tjera Aliu as nuk do te kishte ngritur shikimin pèer ta pare dhe jo me te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj kjo lindi nje djale qe i gjante shume Aliut dhe ku ishte Sahliu djali i trete i Aliut.Kjo nena e Sahliut do te stabilizohej ne sarajet e Tepelenes.Emineja do te vdes ne moshen 56 vjeçe ne Janine ne vitin 1803,pas nje semundje te gjate,Aliu beri te pamunderen per ta shpetuar thirri mjeke nga gjithe anet edhe te huaj por pa rezultat,humbja e Eminese qe nga keqarrdhjet me te medhaja te Ali Pashes,ajo nuk do ndahej prej Aliut edhe pas vdekjes, qe gjithmone ne mendjen dhe zemeren e Vezirit.Aliu e varrosi brenda kalase me gjithe nderimet qe i takonin asaj,ne nje varrosh te dekorruar ,ne te njejtin varr kur pothuajse 20 vjet me vone Aliu pa koke do te varrosej.Ne gurrin e varrit te Eminese Aliu udheroi te shkruhej epigrama e cila citon;" Vajza e Kapllan Pasha,Um Gulsum,i ndrite shpirti ne parajse, familja jote e larte dhe dashur ndihet e pikelluar,qe zoti dhente jete." Ali Pasha.Sipas Poukville konsule francez ne Janine ne oborrin e Aliut,Emineja pati nje vdekje tragjike;" Kur Ali Pasha ne vitin 1803 ishte ne kulmin e fushates kunder Sulit,Emineja i trembej nje hakmarrje te Sulioteve perkundrejt djemeve te saj se mos i vrisnin,ajo gjithashtu nete me pare kishte pare dhe nje enderr te tmerrshme,prandaj ajo i lutet Aliut te ndaloj luften kunder Sulit.Aliu u inatos shume ,i zemeruar si ishte ne debat e siper mer nje kobure dhe qellon ne ajer,Emineja ne kete pike nga frika humbet ndjenat dhe bije ne dysheme,menjehere vjen mjeku italian i Aliut,Tozoni dhe pasi vizitoi Eminene pa qe ajo ishte gjalle,kishte humbur vetem ndenjat.Aliu i penduar po ate njejten nate shkoj tek Emineja por kjo nuk ja hapte deren,atehere Aliu shperdhen deren dhe hyne,kur ajo e pa shtangu dhe u be bore e bardhe dhe pati perseri drdhje dhe humbje ndenjas.Ne te zbardhur Emineja ndrron jete.Puokville thote qe kete histori ja ka treguar vete mjeku italian i Aliut Paolo Tozoni.Kjo histori ka shume per te dyshuar per arsyen e marredhenieve te e Aliut me Pukvilin,ky ishte nje nga armiqte e Aliut per te cilin ka shkruar shume keq.Ndersa Aliu nga ana e vet Poukvilin e quhante"kopuk" dhe e kishte burgosur per nje kohe te shkurter ne Janine.Emineja ishte dashuria e pare dhe e perhershme e Aliut,nena e djemeve te tij,ai e dashuroj dhe e respektoj si asnje tjeter.Edhe pas vdekjes Aliu shkonte shpesh tek varri i saj ku baskebisedonte me te.Amaneti Aliut qe kur te vdiste te varrosej bashke me Eminene e tij te dashur e deshmone kete dashuri.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento