Powered By Blogger

lunedì 13 maggio 2024

Charles Robert Cockerell,ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes,Janine 1814.



Ditën tjetër, duke ecur përgjatë një rruge të shtruar, arritëm në Janine, kryeqyteti i Ali Pashës.Q
yteti eshte i madh dhe liqeni është sigurisht mbresëlënës, por jo aq sa e kisha pritur une.Kur hyme  ne qytet gjëja që më impresionoj më shumë ishte veshja e mrekullueshme e të gjithe banoreve pavarsisht shkalles sociale qe i perkisnin  dhe pamja e shkujdesur e tyre.Shkuam ne shtëpinë e ministrit tonë, Xhorxh Foresti, me të cilin hengrem darke, dhe atje takuam kolonelin Church, sapo kishte arritur nga Durresi.Ditën tjetër, na u tha se dëshironte të na shihte veziri, dhe sigurisht që pranuam, Foresti na çoi në pallatin ku jetonte për momentin veziri. Ai ka jo më pak se tetë pallate në qytet. Veziri është i pashëm, dhe plani per ta takuar ate është si zakonisht i sajuar keq, perveç kesaj,ai kishte shumë më pak madhështi nga ç'e prisja.Ne fillim na shoqeruan në apartamentet  sipër, për të pritur pak dhe gjetëm atje një numër të rinjsh të mrrekullushem, jo shumë të veshur në mënyrë të hijshme. Pas gjysmë ore pritjeje na çuan në një dhomë të ulët, në cepin e së cilës ishte ulur ky njeri i jashtëzakonshëm. Ai na mirëpriti me mirësjellje dhe na tha se shpresonte që të kishim kaluar një udhëtim të mirë dhe ishim te mirepritur ne Janinë, dhe dëshironte që nëse do të  na mungonte ndonje gje,do tju plotesohej deshira, sepse ai na konsideronte si fëmijët e tij, dhe shtëpia dhe familja e tij ishin në dispozicionin tonë. Pastaj pyeti nëse ndonjëri prej nesh fliste greqisht; dhe duke dëgjuar pergjigjen time se po, më pyeti kur e kisha mësuar dhe sa kohë kisha në Athinë. Pastaj, duke vështruar se Hughes ishte afër zjarrit, ai urdhëroi ti sillnin  një kontenitor në formën e një enë të madhe me ujë te ngrohte, duke thënë se të rinjtë nuk kishin nevojë për zjarr, vetëm pleqt; Dhe duke thënë këtë ai qeshi me  shumë hijeshimënyra e tij ishte aq e butë dhe atërore dhe aq simpatike per ne, sa në ajrin e dhomes ndihej mirësi e paster, saqë unë, duke kujtuar historitë e kurdisura të gjakut të treguara për të, vështirë se mund t'u besoja syve të mi. Së fundi, ai na tha se shpresonte të kenaqte të njohurit e tij dhe na u lut të qëndronim. Ne e nderuam duke u perkulur para tij.Numri i dyqaneve dhe pasuria e tyre është e habitshme, vërshimi dhe perhapja e biznesit është i tillë që une nuk e kam parë që kur u largua nga Kostandinopoja. Atehere kuptuam se kur veziri u vendos për herë të parë në Janina në vitin 1887, pra njëzet e shtatë vjet më parë,Janina kishte vetëm pesë ose gjashtë dyqane, tani ka më shumë se 2.000. Qyteti është rritur jashtëzakonisht shumë dhe ne ecem  nëpër disa lagje të qytetit që janë krejtësisht të reja.Kalaja gjendet siper mbi  në  liqen si nje promotorio,bashke me sarajet e Vezirit. Ai ka gjithmonë prane vetes nje numer prej 3.000 ushtarësh, 100 tartarësh ( kur vetë Sulltani ka 200 tartar), një park me artileri, te dhene nga anglezët, dhe gjermanet dhe të tjeret francez. Ne duket se e kemi furnizuar edhe me armë dhe municione në luftërat e tij me Sulin dhe pjesë të tjera të Epirit. Ndoshta nuk është ne nderin tonë të kemi ndihmuar një tiran në shpronësimin ose shfarosjen e pronarëve të ligjshëm të tokës, të cilët luftuan vetëm për lirinë e tyre; Por duhet kujtuar se  ata nuk ishin gjë tjetër veçse grabitës dhe te jashte ligjeshem dhe ishin kethyer ne problem per vendin.Kaluam 6 janarin me Psalidën, i cili është mesues i një shkolle në Janinë, Ai është për këtë vend një njeri i shkolluar. Përveç greqishtes, ai flet latinisht dhe nje italishte shumë të keqe, por për sa i përket sjelljeve ai është thjesht një barbar. Prej tij kisha një rrëfim për masakrën e Gardhiqit. Ka  tre ditë qe bie shi dhe une kam  vizatuar një kopsht lulishte te mbuluar të vezirit,në skajin verior të qytetit. Pastaj mora dhe vizatova pamjet e tija. Psalida darkoi me ne një ditë dhe na argëtoi me tregimin per Frosinine e të drejtë dhe të brishtë, e cila ishte e famshëme këtu. Fati i saj u bë subjekt i një balade të ruajtur ne kohe. Historia është sigurisht një tragjedi e tmerrshme. Ajo ishte nga nje familje aristrokate dhe e martuar me një burrë të respektueshëm. Pa shumë arsim se zakonisht kane zonjat greke, përveç bukurisë së saj të madhe, një zgjuarsi natyrore e cila me shumë dashuri e admirim shume shpejt tërhoqi rreth saj një numer admiruesish,si gruaja me e bukur e Janines. Mukhtari djali i Aliut i cili është një njeri me vese u tërhoq nga ajo dhe duke larguar konkurrentët e tjere te saj,ajo u bë dashnorja e tij e re. Gruaja e tij të cilën ai e neglizhoi tërësisht për pasionin e tij të ri, ishte  vajza e Vezirit të Beratit, miqësia e të cilit Aliu në atë kohë ishte veçanërisht merak për ta kultivuar; Dhe kur ajo ju ankua vjehrrit të saj për sjelljen e djalit të tij, ai (Aliu) vendosi t'i jepte fund kësaj historie. Në krye të rojeve të tij, ai shkon në mesnatë në dhomën e Frosinise dhe pasi e quajti putane te të birit dhe me epitete të tjera, ai e detyroi të hiqte dorë nga kjo marredhenie që ajo kishte bërë dhe e çoi në burg me shërbëtoren e saj. Ditën tjetër, Aliu për ta bërë ate shembull per qytetin dhe për të kontrolluar imoralin e qytetit në përgjithësi dhe të djalit të tij në veçanti, ai mori dhe nëntë gra të tjera me karakter të keq të njohura ne qytet si te tilla dhe i arrestoi, ato dhe Frosinia u çuan nepermjet shiut qe binte mbi liqenin ne të cilin qëndron fortesa. Shërbëtorja e saj besnike nuk pranoi ta braktiste dhe ajo  bashke me Frosinine të lidhur dore me dore, u hodhen poshte nga shkembi fatal ne liqene, ashtu si dhe  gjithë të tjerat.Mukhtari nuk e ka harruar kurrë lidhjen e tij dhe nuk e ka falur të atin, edhe pse e ka parë përsëri gruan e tij, dhe ngaqë ka qenë një i ri i hedhur dhe i sinqertë ai është bërë i zymtë dhe i egër. Gjykimi që ai mban mbi kete çështje te trishtueshme i qendron si nje re e zeze, një kontrast i madh me qetesine dhe natyralitetin e babait të tij.Na thirren në mbrëmjen e 14 Janarit, për të marrë leje nga Ali Pasha. Ai atë ditë ishte në pallatin e kalasë në skajin e shkëmbit mbi liqen. Kaluam përmes galerisë së gjatë të përshkruar nga Byroni, dhe nga një paradhomë të ulët, nga e cila hymë në një apartament shumë të bukur, shumë të ngrohtë me një zjarr të madh në të, dhe me divane per rreth të zbukuruara me stofa ari. Aliu dukej sot një figurë e vërtete orientale. Ai kishte një kapele  kadife velutato dhe një mantel të shkëlqyer dhe të mahnitshëm. Ai po pinte duhan me një tub të gjatë persian dhe mbante në dorë një libër. Foresti na tha se ai e bëri këtë me qëllim për të na treguar ,se mund të lexonte. Pranë tij varej një pushke e vogël e pajisur plot në mënyrë madhështore me diamante dhe një dore pluhur; Në të djathtën e tij ishte edhe një ventalio pendësh. Në të majtë të tij ishte një dritare që shikonte mbi oborr, në të cilën  po luanin(Djerid) te rinjte ne kuaj, në të cilën nëntë kuaj qëndronin të lidhur në freret e tyre të gatshëm për tu nisur me galop. Më  thanë se kjo është  pjesë e  etiketës te oborrit.Në fillim pritja e tij dukej më pak e përzemërt se heren e parë,qellimisht ose jo, dhe ai na dha me pak vemendje. Ai na tregoi disa monedha prej plumbi, dhe një monedhë spanjolle sapo te gjetura nga disa fshatare  të zones, dhe na pyeti se çfarë ishin. Pastaj tha se dëshironte të kishte një pallto kastori siç ai e kishte parë në Danub. Ai e pyeti Parkerin nëse e kishte nënën dhe vëllezër, dhe kur dëgjoi se ishte djali i vetëm ai tha se ishte një mëkat që ai duhej të linte nënën e tij. Pse nuk ke qëndruar në shtëpi?.Më 15 janar shkuam te takojme Mukhtar Pashës. E gjetëm të ashpër të hapur dhe me humor të mirë, pa asnjë nga hijeshitë e paimitueshme të babait të tij, gjë që e bën gjithçka që thotë Aliu të pëlqyeshme, sado e parëndësishme të jetë tema e bisedimit.Bashkebisedimi i Mukhtarit ishte pa emocione. Ai ishte shumë i dhënë pas sportit dhe pyeti po ju?.Bente shumë vape në verë në Trikalle vazhdoi ai. Ai kishte vrarë kaq shumë zogj ne gjuheti; Në Dramishush kishte gra të lira,dhe ishte një vend i vogël, por ai dërgonte një njeri here pas here per te pare se ne ishim të strehuar siç duhet; e kështu me radhë,ai ishte shumë njerezor dhe pak a shume nojoz. Ai pinte duhan me një tub persian te mbajtur nga një djalë i shume i bukur, veshur me nje veshje te bukur dhe te pasur me ar, me flokët e krehur me shume kujdes,ndersa ata qe i sillnin kafene dhe pipat per te pire duhan ishin ndryshe nga keta me pak elegant.Mbi divanin ne krah pranë tij ndodhesin nje numertabakash,kafaze me zogj qe kendonin dhe gjera te ketij lloji. Ne vetvete seraj ishte i bukuper shpenezimet e bera, por me shijen e mjerueshme qe eshte tani në modë në Konstandinopojë. Dekoracionet përfaqësojne pjesë  nga beteje të pikturuara, rrethime, luftime midis turqve dhe kozakëve, njerëzve të egër dhe gjëra  të këtij lloji; Ndërsa në qendër të perballe  ndodhet një pikture ku nje Pasha i rrethuar nga rojet e tija, ka përballë  një çift grekësh sapo te varrur, si një zbukurim i përshtatshëm për pallatin e një despoti.


Dy fjale per Charles Robert Cockerell( 1788-1863 )

Lindur ne Londer ne vitin 1788,eshte nje nga arkiteket dhe arkiolloget me famose, dhe njekohesisht akademik i Anglise i shek 19°, tema e punes te tij qe tradicioni klasik.Udhetoi me John Foster per ne Athine ku takoi arkiolloget gjermane Haller e Jacob Linckh,dhe se bashku zbulojne mermeret e Egina(tani ndodhen ne Bavari te Gjermanise) ne vitin 1811,studiuan tempullin e Apollo Epicuro e Bassae in Arcadia.Ne vitet nga 18010-1817 udheton ne Greqi,Shqiperi,Turqi dhe Itali.Ne Janar te 1814 do te vizitoje oborrin e te fameshmit Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena ne Janine.Kete takim ai e pasqyron ne diarin e tij botuar ne Londer ne vitin 1903 me titull;" Travels in Southern Europe and the Levant,1807-1817".Cockerel ne vitin 1829 u zgjodh ne Royal Academy ne Angli.Ne vitin 1840 do te jete profesor i arkitektures,po ne kete vit do te jete antare i "Medalies se arte te RIBA" ne vitin 1860 do te jete i pari president profesionist i ketij Instituti,dhe ka qene i dekuruar nga shume akademi te Europes dhe ne France.Vdes ne moshen 75 vjeçe ,ne 17 Shtator 1863,u varros ne Katedralen e San Paolo ne Londer.


Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...