Powered By Blogger

sabato 18 maggio 2024

Zhvillimet diplomatike midis Ali Pashe Tepelenes dhe Napoleone Bonaparte.Leter kembimet ne mes tyre ( 1797-1807).





Kontaktet e para midis tyre e paten fillimin në vitin 1797 nëpërmjet gjeneralit Gentilini dhe keto marredhenie  vazhduan deri në vitin 1798, kur ushtria e Ali Pashës dhe ajo e Francës u gjendën në luftë midis tyra. Marrëdhëniet u rinovuan në vitin 1805 me fillimin e misionit te Konsullit të Përgjithshëm te Frances, Pouqueville, i cili përshkroi me hollësi përvojën dhe qëndrimin e tij ne Janine në kujtimet e tija qe i botoi me vone. Kontaktet diplomatike kryheshin nëpërmjet leterkembimit me anë të të cilave Napoleoni urdhëronte gjeneralët e tij të komunikonin dhe të bënin aleancë me Ali Pashën, si dhe drejtpërdrejt nëpërmjet personelit ushtarak tashme ne ishujt Jonian, fillimisht në pozicione ushtarake dhe jozyrtare, ndërsa në periudhën e mëvonshme keto marredhenie do te  kryheshin nëpërmjet anes zyrtare të konsullit të përgjithshëm në Janinë. Në mesin e "Ajanëve" osmanë, Ali Pasha ishte i vetmi, qe me pozicioni i tij ishte aq i pavarur, saqë mund të ndermerte marrëdhënie diplomatike të një natyre të tillë  në atë kohë, me fuqite më të medhaja Evropiane. Më 5 korrik 1797, gjenerali Gentili filloi pushtimin e Ishujve Jonianë dhe te Korfuzit në emër të Francës. Flamuri tringjyres  u ngrit mbi kalatë në detin Jon. Në letrën e tij drejtuar Directory( organi shtetror politik ne krye te instutucioneve Franceze si fuqi ekzekutive), të datës 1 gusht 1797, Napoleoni përshkruan mikpritjen që gjenerali Gentilini mori nga popullsia vendase ; "Një turmë e madhe ishte mbledhur në breg te detit për të mirëpritur trupat tona me klithma gëzimi dhe entuziazmi, që e gjallërojnë popullin kur ky rifiton lirinë e tij. Në krye të kësaj turme ishte krye kleriku i fesë së tyre, një njeri i arsimuar dhe në moshë të shtyrë. Ai iu afrua gjeneralit Gentilinit dhe i tha ne 'Frëngjisht! Ju do të gjeni në këtë ishull njerëz injorantë persa i perket shkencave dhe arteve që iluminojne kombet, por mos i përbuzni ata! Mund të bëhet përsëri ajo që ka qenë dikur dhe do të mësosh diçka për kete duke lexuar këtë libër.' Libri që prifti i dha gjeneralit Gentilini ishte Odisea e Homerit. Nga burime të tjera, mesojme se mund të kishte pasur entuziazëm më të madh nga vendasit. Përfundimi i papritur i tregtisë me Venedikun dhe futja e taksimit të ri ishin arsyet kryesore që vendasit të miqesohen me administratën e re franceze. Sipas konsullit britanik ne Zakynthos, Spiridion Foresti, francezët ishin më të urryerit nga sllavët dhe grekët. Më shumë se 800 ish-ushtarë venecianë, shumica prej të cilëve ishin sllavë, vendosën të transferoheshin përsëri në Venecia pasi nuk donin të bashkoheshin me trupat franceze. Francezët kishin nevojë për Ali Pashë Tepelenen dhe bejlerët e tjerë të Shqipërisë, në mënyrë që t'u siguronin atyre një furnizim të rregullt me grurë, mish, dru dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për funksionimin e një garnizoni ushtarak. Prandaj Gentilini ndermori një mision në zotërimet e mëparshme veneciane dhe kështu pati mundësinë të fliste personalisht me Ali Pashën Tepelenen. Menjëherë pas mbërritjes së garnizonit francez, Ali Pasha kërkoi leje për të kaluar anijet e tija përmes Kanalit të Korfuzit (që më parë i ishte ndaluar nga Venecianet), gjë që francezët e lejuan te kalonte. Kjo leje i dha mundësi Aliut të sulmonte dy fortesat ne brigjet e detit afer Himares Takimi i pare midis gjeneralit Gentilini dhe Ali Pashë Tepelenes u zhvillua në rrënojat e qytetit antik të Butrintit. Në letrën e tij drejtuar Napoleonit të datës 18 gusht 1797, gjenerali Gentilini e përshkroi Ali Pashën si; "mikun tonë më të mirë të të gjithë pashallareve shqiptarë" dhe tha se ai kishte qenë prej kohësh ne dijeni dhe për deshiren e tij per lidhjen me francezët. Në të njëjtën letër, Gentilini shkruan se ka ndërmend të mbajë  miqësine me Pashain, por se ai "bëri disa kërkesa të papranushme," për të cilat gjenerali nuk ishte dakord. Vetë Ali Pasha i dërgoi një letër Napoleonit më 1 qershor 1797, në të cilën shkruante: "Vlerësimin dhe respektin që kam për ju, gjeneral Buonaparte, dhe për kombin tuaj të madh dhe të fuqishëm,  Më bën të dëshiroj edhe më shumë miqësinë tënde; Do të ishte shumë e pëlqyeshme për mua të merrja kete miqesi dhe të shtrëngoja lidhjet e miqësisë me heronjtë e Francës dhe është një kënaqësi e vërtetë për mua të mirëpres dhe t'u jap ndihmën më të vendosur të gjithë francezëve që erdhën në vendin tim.Ali Pasha nuk ishte i kënaqur me ndihmën e premtuar nga francezët ,"dy ekspertë artilerie dhe disa grenadierë." Në vend të ketyre, ai kerkonte barut dhe anije me të cilat mund të lundronte përmes gjirit të Artes.Kete kerkese te tij,Arnault e pohon në letrën e tij drejtuar Napoleonit të 29 korrikut 1797, si dëshirën vetme te Aliut.Ali  Pasha donte të drejtën,të cilën venecianët e kishin mohuar per gjithe kohen në mënyrë të pandryshueshme,qe ai të lundronte përmes kanalit të Korfuzit.Aliu shkoi deri aty sa të pretendonte pronësinë për të vendosur praninë e tij në Butrint. Gjenerali Gentili i trajtoi kërkesat e Pashait me rezerve dhe i premtoi se do t'i dërgonte Pashait tre artilier që do të mësonin dhe do te trajnonin trupat e tij për momentin. Gentili deshironte qe me qëndrimin e tij të balanconte raportin mes bejlerëve shqiptarë dhe per kete shkruante: "Edhe pse Ali Pasha është miku ynë, ne nuk duhet ta zemërojmë Portën e Larte me veprimet tona." Gentilini bëri gabimin qe nuk  afroje pashallaret e tjerë shqiptarë nga Delvina dhe Vlora, të cilët ishin në bashkëpunim me Ali Pashën, pasi kjo do t'i kishte dhënë atij një pozicion më të mirë strategjike. Napoleoni u përgjigj në letrën e tij të 10 nëntorit 1797, se Gentilini kishte bërë mirë të mos binte dakord me të gjitha kërkesat e Pashait. Ai gjithashtu i tha atij, "për të shmangur heqjen dorë nga ajo që u takon francezëve, ai duhet të mbështesë dhe të favorizojë Ali Pashen në çdo gjë. Ai e konsideroi në interes të Republikës që Ali Pasha të mundte të gjithë kundërshtarët e tij dhe të zgjeronte territoret e tij sa më shumë që të ishte e mundur për t'u bërë një sundimtar i fuqishëm dhe i paluhatshëm në mënyrë që Republika ta përdorte atë për interesat e saj. Ai besonte se ishte gjithashtu në interesin më të mirë të Ali Pashës të ishte mik i francezëve dhe se ai do të ndiqte në mënyrë të arsyeshme një politikë të tillë. Këto udhëzime tregojnë qartë se Ali Pasha i mashtroi francezët, të cilët mendonin se do t'i qëndronte një aleat besnik atyre. Ai gjithashtu i tha Gentilinit të dërgonte disa nga Shtabi i Përgjithshëm  afer Pashait në mënyrë që ata të mund të raportonin më shumë për Shqipërinë vetë Pashain. Gentilini shumë shpejt u largua nga posti i tij dhe ua kaloi këshillën e Napoleonit pasardhësve të tij, gjeneralit Chabot dhe gjeneralit Roze. Nicolas Roze  njihte mirë sjelljet dhe zakonet e lindjes. Ai do të ishte në gjendje të lundrojë në botën e ndërlikuar të komploteve dhe aleancave të përkohshme që e karakterizojne këtë rajon të paqëndrueshëm. Gentilini e dërgoi Rozen në Janinë me letrat e Napoleonit me dëshirën e tij (të Napoleonit) për tu "vëllazëruar" me Pashain. Ali Pasha përshëndeti francezët  me shumë nder, shtrëngoi duart me ta dhe mori flamurin francez  tringjyrësh në duart e tija. Gjenerali u prit me nderime te medhaja si nje Pasha. Në korrik të vitit 1797, ai madje u martua me një vajzë nga pallati i Ali Pashës në një dasmë ku mori pjesë e gjithë familja e Ali Pashës. Aliu u paraqit si miku më i mirë i Francës, mësoi shpejt sjelljet dhe zakone të reja dhe u përpoq të dukej i besueshëm në çdo gjë. Pashai ju ankua francezëve për ish Republikën Veneciane dhe Portën, duke kërkuar mbështetjen e tyre në planet e tija. Megjithatë, Ali Pasha ishte një pasha me përvojë te madhe dhe ai donte të mbështetej në dikë tjetër përveç Francës. Ai mbajti të hapura kanale e tjera, kurse me Portën, ai u paraqit sikur  ishte besnik ndaj saj, duke marrë një ferman që i njohu autoritetin e tij në Arta; Dhe, në të njëjtën kohë ai u paraqit si mik dhe aleat i francezëve. Një numër i madh letrash dhe ambasadorësh u shkëmbyen midis Korfuzit dhe Janinës. Ali Pasha dërgoi emisarin e tij, Papa Demetrius  të mbiquajtur Grammaticus  te gjenerali Chabot, duke e poshteruar Chabotit me fjalë me të fundit. Gjenerali dinte të përgjigjej në menyre te barabarte. Megjithatë, nuk ështe e mundur të kuptosh qe këto marrëdhënie ishin politikë serioze apo thjesht lojëra diplomatike dhe mirësjellje orientale. Ali Pasha ia doli mbanë në planin e tij për të ngritur një flot të vogël detare, për të cilin mori pelqimin francez. Beauchamps beson se Ali Pasha e arriti këtë "duke përkëdhelur sedren dhe iluzionet e francezëve, duke e bërë të pavlerë dhe entuziazmin e tyre,duke bere per vete idealistët e rinj republikanë që u magjepsën nga sjelljet e sundusit të Epirit, që i beri per vete me festime, para e madje edhe gra greke. Ali Pasha dyshonte se Napoleoni kishte plane më ambicioze për Mesdheun Lindor dhe Orientin, prandaj vendosi të vepronte. Ai vendosi të dërgonte një nga njerëzit e tij me një letër personale në selinë e Napoleonit në Italinë veriore.,kjo me këshillën e gjeneralit Roze. Letra që ai dërgoi ishte plot me lajka dhe admirim, duke e quajtur Napoleonin gjeneralin më te madh dhe duke vlerësuar gjenialitetin e tij. Letra i bëri përshtypje Napoleonit, i cili e kishte shtypur në të gjitha gazetat e kohes. Ali Pasha donte të perfitonte nga këto negociata dhe menjëherë bëri kërkesën e tij. Ai kërkoi të drejtën për të kaluar floten  e tij përmes Gjirit të Korfuzit ,gjë që u dha. Gjatë udhëtimeve të tij në këtë zonë, Ali Pasha e bindi komandantin francez në Perveze se ai besonte në "doktrinen jakobine" dhe se donte të bente pjese në "Kultin e Karmagnolës. Situata u be me e nderlikuar ne vitin 1798 kur Porta e Larte e urdheroi qe me ushtrine e tij te marshonte ne Vidin kunder Osman Pazvantoli i cili ishte rebeluar nadaj Portes.Gjenerali Chabot dergoi ndihmesin e tij Scheffer ne Janine per tu garantuar per besnikerine e Aliut ndaj francezeve,dhe per te penguar Aliun qe te luftonte hapur kunder Pazvantoli i cili eshte aleat i francezeve.Scheffer paraqiti pikpamjet e Frances Aliut,por Aliu vazhdonte te pretedonte se francezet po e ndihmonin ate vetem me fjale dhe jome vepra,dhe ai nuk mund te kundershtonte hapur Porten.Ali Pasha megjithatë u nis për Vidin. I shtyrë nga Porta për t'iu bashkuar ushtrisë së dërguar kundër Pazvantoli, ai u deklarua i gatshëm të mos bindej, ne qofshe i jepnin  100.000 sequins (rreth një milion franga). Megjithatë Chabot, pavarësisht dëshirës së qeverisë franceze për të penguar kontigjentin shqiptar të Janinës të bashkohej me ushtrinë osmane, nuk mund t'i nënshtroheshin këtyre kushteve të Ali Pashës dhe ata duhej të binin dakord për shkuarjen e tij në kampin osman me dy francezët e tij . Napoleoni shpresonte se Pazvantoğlu do të rezistonte sa më gjatë që të ishte e mundur dhe kështu do të mbante trupat osmane te okupuara në atë territor në mënyrë që fushata e tij e planifikuar në Egjipt të ishte sa më e lehtë. Pakënaqësia e francezëve me pjesëmarrjen e Ali Pashës në fushatën kundër Vezirit të Vidinit ishte e qartë, dhe ata madje i ofruan kurorën shqiptare në rast se francezet do të mernin Morenë. Largimi i Ali Pashës për në Vidin nuk e zvogëloi veprimtarinë diplomatike midis francezëve  të vendosur në Korfuz dhe Ali Pashës. Autoritetet civile franceze lokale i shkruan Directori dhe u ankuan kundër gjeneralëve të cilët  korrupsioni me anë të pushtetit, mjegulloi kuptushem objektivin e tyre. Në atë kohë Ministria e Punëve të Jashtme ishte e preokupuar dhe me negociata me Ali Pashën. Talleyrand shkroi për Ali Pashën me dyshim të madh: "Ky njeri kombinoi një mendje të ndritur jokarakteristike per një mysliman, me një frymë dinake dhe me një karakter ambicioz. Propozimet që ai na bene mund të realizohen shumë me mirë në bashkëpunim me Portën. Sado që dëshiron të zgjerojë pushtetin e tij, ai është aq mendjehollë sa të mos vërë re se fryma republikane e sjellë nga ushtarët tanë pranë tij, mund të përmbysë shumë shpejt autoritetin e tij. Kështu ai mund të bëhet viktimë e ambicieve të tij. Prandaj nuk duhet ta besonin shumë  njerëz si ai.Directory, e cila më parë kishte vendosur të ndiqte një politikë pasive në territoret që rrethonin zotërimet e Ali Pashës, u detyrua ta ndryshonte politiken me Aliun, kur u mor vendimi për të shkuar në  fushatë në Egjipt. Për suksesin e kesaj fushate ishte e pamundur per Francen që popullsia e krishterë ne keto territore te mos ngrihej kunder osmaneve. Napoleoni dërgoi emisarët e tij në More për të përhapur propagandën në mesin e popullsisë, ai gjithashtu dërgoi emisarë në Vidin për të parë rezistencen e Pasha Pazvantoli. Ata besonin se Pazvantoli mund të luante një rol të rendesishem përgjatë Danubit, si  Ali Pasha në Epir dhe se veprimtaria e tij pengonte dhe inluenconte veprimin e  Portës. Ndihmësi i Napoleonit, Lavalette, arriti në Korfuz në fillim të korrikut 1798. Francezët sapo kishin pushtuar Maltën dhe kishin shfuqizuar Urdhrin e Shën Gjonit në një operacion shumë të shpejtë Lavalette kishte për detyrë t'ia komunikonte këtë gjeneralit Chabot, i cili atëherë do të përhapte fjalën mes pashallareve dhe bejlerëve vendas nga Shkodra në More. Gjëja më e rëndësishme ishte të shihje te takohej me Ali Pashën. Chabot duhej t'ia dorëzonte letrën e Bonapartit Ali Pashës, në të cilën Bonaparte i premtonte ndihmën për të cilën kishin rënë dakord më parë. Pushtimi i Maltës ishte i rëndësishëm për disa arsye, duke ju dhëne francezëve një pozicion shumë të mirë strategjik për fushatat e mëtejshme ushtarake në Mesdhe. Napoleoni i shkroi Ali Pashes: "Thuaji se sapo kam marrë Maltën dhe se jam në këto dete me mbi tridhjetë anije dhe mijëra ushtarë. Do të doja të kisha kontakt me të dhe do të doja të dija nëse mund të mbështetem tek ai. Gjithashtu do të doja që ai të më dërgonte, me  një fregate, një njeri që gëzon besimin  e tij në mënyrë që unë, për ndihmën që ai u ka dhënë francezëve dhe për guximin e tij,  Nëse provon besnikërinë e tij dhe dëshirën e tij për të më ndjekur, mund të shumëfishojë dhe të shtojë zotërimet dhe lavdinë e tij. Vetë letra përmbante fjalët e mëposhtme: "Miku im shumë i respektuar, pasi ju kam ofruar urimet e mia më të mira për begatinë tuaj dhe ruajtjen e jetës suaj, kam nderin t'ju informoj se për një kohë të gjatë, e kam njohur admirimin që keni për Republikën Franceze, gjë që do të më bënte të dëshiroja miqesine tuaj,në  mënyrë për t'ju dhënë prova të vlerësimit që kam për ju. Me rastin qe dukur i favorshëm për mua sot, nxitova t'ju shkruaja këtë letër miqësore dhe udhëzoja një nga ndihmësit e mi te besuar që t'jua sillte dhe t'jua dorëzonte personalisht. Gjithashtu, e kam udhëzuar per disa propozime për ju në emrin tim, dhe pasi ai nuk e di gjuhën tuaj, ju lutem te zgjidhni një përkthyes besnik dhe të besueshëm për bashkebisedimit që ai do të ketë me ju. Ju lutem t'i jepni besim gjithçkaje që ju thotë ai dhe ta ktheni menjëherë tek unë me një përgjigje të shkruar në turqisht në shkrimin tuaj. Ju lutem pranoni dëshirat e mia dhe mirebesimin e përkushtimit tim të sinqertë.Megjithatë ndihmesi  i Napoleonit nuk mundi të realizonte misionin e tij. Arsyeja për këtë ishte fakti se Ali Pasha nuk ishte në Epir, se ai ndodhej përballë mureve të Vidinit, ku ende po luftohej. Chabot mendonte se takimi me Ali Pashën dhe Lavalette do të vuloste miqësinë e tyre. Ai e konsideroi miqësinë e Ali Pashës si garancinë më të mirë të sigurisë së zotërimeve franceze në detin Jon kundër sulmeve turke. Ai besonte se Ali Pasha do të kthehej menjëherë nga Vidini sapo të dëgjonte për rënien e Maltës. Chabot gaboi në supozimet e tij. Napoleoni dhe pjesa tjetër e francezëve në dukje i kishin keqkuptuar qëllimet e Ali Pashës. Napoleoni, në letrën e tij drejtuar gjeneralit Roze të datës 17 gusht 1798, e udhëzoi të vazhdonte të shikonte lëvizjet e Ali Pashës, veçanërisht duke marrë parasysh situatën me Pazvantoli Aliu i dërgoi një letër nga Vidini djalit të tij Muktar për të qenë gati për ndonjë eventualitet të tillë. Muktar e informoi Ali Pashën me aktivitetet e kryera nga francezët, si kishin rritur influencen midis Suliotëve. Porta tashmë e kishte informuar Ali Pashën se do të shpallte luftë kundër Francës. Aliu vendosi të kthehej në Janinë dhe t'ia linte komandën djalit të tij Muktar.Aliu më pas ai u informua për ardhjen e flotes  ruse, gjë që e habiti atë, në mënyrë të padeshirushme, ashtu si edhe vetë prania e ushtrisë osmane. Fushata e Napoleonit në Egjipt nënkuptonte një ndryshim të plotë në politikën orientale franceze që kishte mbajtur marrëdhënie të mira me osmanët që nga shekulli i 16° Plani madhështor  i Bonapartes  ne lindj deshtoi pas betejes së 1-3 gushtit të Aboukirit, ku humbi pothuajse të gjithë floten e tij mesdhetar. Ali Pasha, i inkurajuar nga disfata franceze në Aboukir, vendosi të marrë anën e Portës në luftën e re dhe lajmi për humbjen franceze arriti ne Epir shume shpejt. Ali Pasha i habiti dhe tronditi francezët me lëvizjet e tij të shpejta, ai thirri gjeneralin Roze në një takim, e arrestoi dhe e burgosi dhe më vonë e transferoi në Kostandinopojë.Më pas, ai i dërgoi një letër gjeneralit Chabot duke i paraqitur atij një ultimatum në të cilin njoftoi se do ta mbante Rozen si peng derisa të dorezonin pronat që pretendonte se zotëronte  në Preveza, Vonitsa, Lekada,  dhe Butrinti deri sa ti  dorëzoheshin forcave të tija.Ndersa Napolone Bonaparte shkruante nga Kajro ne 1798 duke kerkuar lajme per Shqiperia. Ali Pasha kishte hyrë tashmë  në luftë te hapur kundër francezëve. Deri në dhjetor, Ali Pasha u mor me forcat franceze në një mënyrë shumë te ashper dhe asgjësoi  praninë franceze në Preveza dhe Vonitsa. Shkatërrimi i garnizonit francez në Prevezë nga Ali Pasha, masakra pasuese dhe skllavërimi i robërve francezë të luftës, dhe pjesëmarrja e tij në rrethimin e Korfuzit nënkuptonte fundin e marrëdhënieve diplomatike midis tij dhe Napoleonit. Në vitin 1800 nëpërmjet një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Turqisë në Constantinopol, u formua Republika e Shtatë Ishujve (Republika Septinsulare), e përbërë nga Korfuzi dhe gjashtë ishuj jonianë, si dhe Parga, të cilat arritën të mbroheshin kundër Ali Pashës. Me këtë, Franca humbi zotrimet territoriale nga Traktati i Campo Formio. Ali Pasha kishte arsye për t'u zhgënjyer dhe për deshperuar me rezultatet e luftës. Marrëveshja e vitit 1800, e cila themeloi Republikën e Shtatë Ishujve, do të thoshte se Porte u bë përsëri sunduse e Prevezës, Vonitsës dhe Butrintit, dhe jo e Ali Pashës, edhe pse ai luftoi për të. Porta u lejoi banorëve privilegjet e tyre të vjetra. Por Ali Pashes, nga ana tjetër, u lejua të ishte i vetmi Bej që sundonte në afërsi dhe iu dha një pozitë nderi. Në vitin 1802, Porta emëroi Ali Pashën si bejlerbeun e Rumelisë, i cili ishte pozita më e lartë , si dhe më e paguara ne administraten osmane. Atij iu dha edhe pozita e "Dervendgi Pacha" që do të thoshte "mbikëqyrës i rrugëve dhe kalimeve malore" në Rumeli. Këto pozita i sollën Ali Pashës fuqi dhe pasuri te tjera shtesë.Ne vitin 1801 marredheniet diplomatike midis Francez dhe Ali Pashe Tepelenes do te hyjne ne fazen e dyte mes tyre.Keshtu ne 24 prill 1801, Napoleoni e informoi gjeneralin Murat se duhej "t'i shkruante Ali Pashës.Keshtu  Napoleoni i dërgoi Talleyrandit një letër të datës 23 maj 1801, në të cilën e udhëzoi të mbante një takim me gjeneralin Charbonnel dhe t'i ngarkonte një mision pranë Ali Pashës, në mënyrë që ata të njiheshin më mirë me qëllimet e Ali Pashës. Kjo na tregon se edhe pas ndërprerjes së përgjakshme të marrëdhënieve me Ali Pashën,  Napoleoni ishte ende i interesuar për mundësinë e ripërtëritjes së marrëdhënieve me të, duke marrë parasysh pozitën e veshtire te francezeve në rajon.Menjëherë pas krijimit të Republikës së Shtatë Ishujve dhe madje edhe para rivendosjes së marrëdhënieve me Portën, Franca vendosi të dërgojë emisarin e saj në Korfuz. Emisar ishte adjutant-komandant Romieu, i cili u kujdes edhe për marrëdhëniet me Ali Pashën. Në fillim Romieu ishte shumë dyshues për Ali Pashën, por ai shpejt bëri hapat e para. Ali Pasha dërgoi të dërguarit e tij në Korfuz dhe një njeri i quajtur Martin nga Marseja i priti. Martini e kishte shoqëruar më parë gjeneralin Roze disa herë gjatë udhëtimeve të tij në Epir dhe ishte njohur mirë me Ali Pashën. Kryepeshkopi i Artes u zgjodh si emisar i Aliut në komisionin për marrëdhënie me jashtë. Kryepeshkopi vuri në dukje se Ali Pasha betohet se gjithmonë e ka konsideruar Francën vetëm si mike dhe se i ishte mirënjohës Francës për miqësinë dhe ndihmën që i kishin dhënë. Ai pohoi se ishte gati të bënte gjithçka për të rifituar këtë miqësi. Ai pohoi gjithashtu se ishin francezët ata që e kishin mashtruar dhe se ishte e vërtetë se ai e kishte tradhtuar gjeneralin Roze, ai ishte detyruar ta bënte këtë nga intrigat e udhëhequra nga gjenerali Chabot.Pas fushates te egjiptit, inluenca franceze në Mesdheun Lindor u ul me shpejtësi. Britanikët morën  pozicionet franceze,dhe francezët rrezikuan gjithashtu interesat e tyre tregtare për shkak të fushatës së dështuar. Francezët humbën jo vetëm Egjiptin por dhe zotërimet e tyre në detin Jon.Hyrja e tyre në Ballkan u bllokua nga britanikët dhe rusët qe morën rolin e nxitësve të rebelimeve te popullsisë së krishterë në Perandorinë Osmane. Pas paqes së Amiensit në vitin 1802 dhe rivendosjes së marreveshjes se re me Perandorinë Osmane, Napoleoni mund ta kthente përsëri vëmendjen e tij në territoret në Orient që nuk i kishte trajtuar në vitet e mëparshme. Pas kurorëzimit të tij si Perandor, Napoleoni ndjeu se kishte ardhur momenti për të kryer planet e tij. Në vitin 1805, Napoleoni mundi trupat e bashkuara ruse dhe austriake pranë Austerlitz dhe Paqja e Prespburgut i dha Francës zotërimin mbi Dalmacinë. Pushtimi i territorit të ri do të thoshte se ishte në interesin jetik të Francës të kontrollonte jugun e pellgut Jon-Adriatik. Franca ishte e shqetësuar për veprimet e Britanisë, e cila i kalonte lirisht anijet e saj nëpër këto ujëra, dhe Rusia, e cila kishte pothuajse fuqi të plotë mbi Republikën e Shtatë Ishujve. Rebelimi i serbëve dhe kryengritja e tyre ne fillim kundër Dahijas dhe pastaj kundër vetë Portes,dhe dalja e pashallareve të pavarura në Bosnje dhe Shqipëri përbënte një rrezik sigurie për territoret franceze në Dalmaci dhe ata kishin frikë nga mundësia e mbingarkesës së paqëndrueshmërisë apo rebelimit. Ishte e nevojshme që francezët t'i njihnin më mirë këto territore. Për këtë qëllim, Shtabi i Përgjithshëm Francez i Ushtrisë në Dalmaci vendosi poste diplomatike në Travnik, Bosnje; Shkodër; si dhe në Janinë. Ali Pasha, më i fuqishmi nga ayanët osmanë, donte të rivendoste marrëdhëniet me Francën. Ai i ndruhej filohelenizmit dhe e konsideronte atë një kërcënim kyç për sundimin e tij pasi një rebelim i popullsisë greke mund të ishte potencialisht shkatërrimtar për të. Por Ali Pasha ndjeu  si një mungesë te rendesishme mbështetjen për sundimin e tij nga popullsia lokale e krishterë. Ai mendonte se duke u bere aleat i Francën  në një farë mënyre do të lidhte duart e ambicieve filohelenistike. Komisioneri për marrëdhëniet me jashtë, Romieu, i cili ishte vendosur në Republikën e Shtatë Ishujve, hyri në komunikim me Ali Pashën dhe dërgoi emisarin e tij, kapitenin Lovredo, në Janinë. Pavarësisht nga të gjitha kompetencat që kishte Lovredo, ai kuptoj shpejt se nuk ishte personi duhur për atë mision. Ali Pasha e dinte se qeveria franceze i kishte ndërprerë marrëdhëniet me Ali Pashën me aq dhunë dhe papritur sa rivendosja e tyre nuk do të ishte e lehte nëpërmjet një agjenti që nuk zotëronte autoritetin e duhur. Nëse Napoleoni planifikonte të harronte atë që ai e konsideronte tradhtinë e Ali Pashës dhe humbjet ne njerez dhe humbjen në Nikopolis para masakrës së francezëve në Vonitsa,  Si dhe trajtimi  dhe ekzekutimi i të burgosurve francezë, atij iu duk se e vetmja mënyrë e duhur për ta bërë këtë ishte të dërgonte dikë që Ali Pasha mund ta vlerësonte.I derguari duhet të ishte dikush që kishte qenë dëshmitar i ngjarjeve të përgjakshme të së kaluarës në mënyrë që ato të mos mashtroheshin lehtë në të ardhmen. Si dikush që përmbush të gjitha kërkesat, Bessieres ishte zgjedhur për këtë pozitë. Bessieres, ndërkohë, u bë komandanti i gardës perandorake si dhe guvernatori i departamentit në Alpet te Siperme, ku planifikoi të vendosej dhe të pushonte qe nga koha e vështirë që kishte kaluar në Egjipt dhe Shqipëri. Si gjithmonë, e kaluara e tij e bëri atë tepër të vlefshëm për t'u lënë vetëm me kaq shpejt. Ai ishte i besuar special me misionin e rivendosjes së marrëdhënieve me Pashain dhe, nëse Pashai pranonte, ai duhej të vendosej pranë tij,do të ishte Konsulli Perandorak në Janinë në oborrin e Ali Pashës. Për t'ia bërë më të lehtë Ali Pashës qe të pranonte ta kishte pranë vetes një agjent francez, Napoleoni mendoi se ishte e përshtatshme të zgjidhte edhe dikë që më parë kishte qëndruar në Epir dhe që kishte njohuri mjekësore në mënyrë që të paraqitej si mjek i Ali  Pashës,per te mbuluar misionin e tij si poliagjent. François Pouqueville,  plotësonte këto kushte si miku i Bessierit dhe koleg i tij ne komisionin e shkencave dhe arteve te cilit ishin derguar ne Egjipt bashke.  Pikërisht atëherë Pouqueville botoi veprën e tij të famshme "Voyage en Morée, à Constantinople en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman pendant les années 1798, 1799, 1800, et 1801", në të cilën ai mblodhi përshtypjet dhe përshkrimet e tij gjatë periudhës së tij të robërisë në Shqipëri, dhe nëpërmjet të cilit mësojmë shumicën e informacionit rreth asaj periudhe. Duke përshkruar kohën periudhe që kaloi në Epir, Pouqeville arriti të arrij famën letrare pasi temat orientale ishin me interes të madh për publikub e asaj kohe. Megjithatë, Pouqueville nuk ishte entuziast për pozicionin e tij të ri, bazuar në përvojat e tij nga koha kur ai ishte i burgosur nga Ali Pashai dhe gjithashtu "duke ditur për reputacionin e Ali Pashes Para fillimit të misionit, Napoleoni kërkoi nga Poukvile që të bëhej për Aliun një portret gjithëpërfshirës i karakterit të Ali Pashës dhe situatës së tij politike; Cilat ishin mundësitë e tij për te sulmuar dhe mbrojtje dhe cilat ishin ambiciet e tij? Ai gjithashtu donte të informohej për historinë e marredheniet  midis Francës dhe territoreve të sunduara nga Ali Pasha. Bessieres dhe Pouqueville i paraqitën Napoleonit një portret të Ali Pashës duke u  bazuar në atë që kishin përjetuar personalisht. Ali Pasha u paraqit si dikush që gjithmonë e kishte admiruar Napoleonin dhe bëmat e tij ushtarake, madje duke ia atribuar një ndikim magjik dhe të mbinatyrshme të Napoleonit,ne afersine e tij Ata gjithashtu besonin se krijimi i një konsullate në Janinë do ta ndihmonte Francën qe të përmbante rivalët e saj,kryesisht Britaninë, e cila kishte vendosur fuqinë e saj detare në Mesdhe dhe që filloi të kthehej gjithnjë e më shumë interesin drejt Epirit,  duke dashur të marrë lëndë drusore si dhe të dëmtojë interesat franceze. Autorët e raportit, pra, arrijnë në përfundimin se duke krijuar një konsullatë në Epir, Franca do të vendosej më mirë në rajon si dhe potencialisht do të kishte akses në burime të rëndësishme. Pouqueville dhe Bessieres u larguan nga Parisi më 21 tetor 1805 dhe zbarkuan në Porto Palermo më 1 shkurt 1806, ku u takuan nga i dërguari i Ali Pashës dhe iu dha një pritje miqesore sipas zakoneve te vendit.E cila la një përshtypje significative tek Pouqueville. Pouqeville pati mundësinë të takonte Pashain dhe e  përshkroi me hollësi takimin në të cilin u shkëmbyen kryesisht fjalë kortezie.Ish murgu Guerini shërbeu si përkthyes, i cili shtatë vjet më parë u kap rrob së bashku me Pouqeville në anijen Madonna di Montenegro dhe vendosi të konvertohet në Islam dhe të bëhet ministër i jashtëm i Pashës në oborrin ne Pashait. Pozita e Pouqeville u konfirmua formalisht nga  Sulltani më 4 mars 1806. Jo shumë kohë pas kësaj, Bessieres u largua nga Janina, duke mar me vete dhuratën e Ali Pashës për Napoleonin, pistolen e Khanit të madh të Krimesë, Selim Giray, me fjalët: "Ky (sabër) nuk mundi ta shpëtonte zotrimet e tij,me pare  nga rusët; Po ia dërgoj juve që e moret hak në Austerlitz." Fillimi i misionit të Pouqeville ishte shumë i suksesshëm. Konflikti midis rusëve, të cilët u pozicionuan në Korfuz dhe ne ishuj e tjerë jonianë me francezët e binden Ali Pashën të besonte se ai mund të profitonte shumë nga një situatë e tillë. Në kthimin e tij në Francë, Napoleoni mori një letër nga Bessieres dhe dhurataen nga Ali Pasha.Napoloni  urdhëroi Ministrin e tij të Punëve të Jashtme, në një letër të datës 19 qershor 1806, për të informuar Ali Pasha se ai kishte marrë dhuraten e tij pistolen(saberin) e Khanit te Madh  Giray me kënaqësi dhe se ai ishte njohur me qëllimet e mira që Ali Pasha kishte ndaj Francës. Ai gjithashtu e mbështeti atë në kontrrollin e tij ndaj popullsisë greke për të parandaluar qe rusët të ushtrojnë influence ndaj tyre. Napoleoni gjithashtu theksonte në letër se, për shkak se kishte dërguar floten e tij detare në Detin Indian, ai nuk do të ishte në gjendje të dërgonte një flote të barabartë me atë të Rusisë në detin Jon. Ai shtoi gjithashtu: "Nëse Korfuzi bie nën sundimin tim, unë nuk do të mund të gjej një kujdestar më të mirë për të, se Ali Pasha. Ky premtim me keto fjalë të Napoleonit i pëlqyen aq shumë Ali Pashës, sa Aliu e përmirësoi shumë pozitën e Pouqeville, të cilin Ali Pasha e trajtoi me nderimin më të madh. Pouqueville përshkruan se si Ali Pasha dikur, duke mbajtur në dorë një portret të Napoleonit, tha se do të donte të ishte kushëriri i tij edhe nëse do të duhej të behej i krishterë. Mirënjohja e Ali Pashe Tepelenes ndaj Napoleonit u rrit edhe më shumë kur, falë propozimeve të ambasadës franceze në Stamboll, Ali Pashës iu dhanë pashalleqet  në More dhe Lepanto për djemtë e tij Muktari dhe Veliu. Në vitin 1806, pas humbjes së trupave austriake dhe ruse në Austerlitz në fund të dhjetorit 1805, pozicionet e Rusisë në detin jonian ishin më pak të favorshme. Në të njëjtën kohë, ambasadori i ri francez në Konstandinopojë, Horatio Sebastiani, fitoi besimin e sulltan Selim. Ali Pasha me të drejtë besonte se po përgatitej një luftë midis Francës dhe Rusisë, edhe në detet jon e adriatik , dhe ai donte të përfitonte sa më shumë nga ajo situatë e re për vete dhe pozicionin  e tij. Sipas urdhrit të Napoleonit, armët dhe municionet do u shpërndaheshin pashallareve boshnjake dhe shqiptare që kishin marredhenie të mira me autoritetet franceze në Dalmaci. Ali Pasha i dërgoi gjeneralit Sebastiani një kërkesëpër armë. Sebastiani kete kerkese ia përcolli mareshalit Marmont, Dukës së Raguzës: "Ali Pashës, forcat e të cilit janë mjaft të konsiderueshme për t'u rezistuar rusëve dhe aleateve të tyre në brigjet e Epirit, ju mungojnë topa, të kalibrit 12 dhe 16, si dhe barut. Ju kërkoj që të bëni çdo përpjekje për tja dërguar atj,shpejt dhe sa më shumë që të jeni në gjendje, qoftë me ane te tokës, qoftë me det, dhe madje, nëse është e mundur, t'i dërgoni atij disa oficer artilerie.Napoleoni, megjithatë, nuk ishte i kenaqur me propozimet e Ali Pashës, dhe në një letër drejtuar Marmontit, theksonte: "Ali Pasha nuk ka nevojë për ndihmë!" Napoleoni megjithatë pranoi të dërgonte disa topa, municione dhe ekspertë artilerie tek Ali Pasha. Në një letër drejtuar Mbretit të Napolit të datës 27 mars 1807, ai megjithatë theksonte dyshimin e tij për Ali Pashën, duke thënë: "Nuk duhet shkuar shumë larg me këtë; Edhe pse është armik i rusëve, ai njeri është tepër i paqëndrueshëm. Dy anije u dërguan nga Napoli me 50 topa, 3.000 armë dhe 20 armëmbajtëse,ndërsa Marmont dërgoi 18 topa dhe një regjiment të vogël artilerie nga toka, të kryesuar nga një oficer me origjinë greke, Haxhi Nikola Papazoglu. Francezët donin të mblidhnin vullnetarë edhe nga Shqipëria, për të cilët morën lejen e Ali Pashës. Kapiteni Nikola Kiriakou mbërriti në Janinë më 24 mars 1807. Ndersa  Montigny, kapiteni i Hussarëve, i dërguar nga mbreti i Napolit, mbërriti pak me vone ne Janine, i ndjekur nga koloneli i artilerisë Guillaume dhe kapiteni Palma. Pouqeville i mirëpriti të gjithë dhe i akomodoi në banesën e tij  dhënë atij nga Ali Pasha, me të gjithë shërbëtorët dhe bashkepuntoret e tij. Ali Pasha vlerësoi se ishte në një pozitë të favorshme për të sulmuar ishujt Lefkada dhe Paksos dhe se, me ndihmen e gjeneralit Guillaume de Vaudoncourt dhe mbështetjen e artilerisë franceze, ai mund të merte dhe vetë Korfuzin. Marrja e këtyre territoreve do t'i jepte atij kontroll mbi tregtinë dhe komunitetin e pasur tregtar,qe do t'i paguanin atij një takse shumë të lartë. Ali Pasha u përpoq të pushtonte Lefkadën, e cila pothuajse ngjitur me bregun , dhe dukej si me e mundur te merej se ishujt e tjerë. Megjithatë 2000 ushtarë rusë u mbështetën nga mijëra vullnetarë nga ishuj të tjerë, të cilët gjithashtu mblodhën nen  një frymë të përbashkët mbrojtjeje midis banorëve të ishullit nga Ioannis Kapodistrias në Mocenigo dhe Kolokotronis, udhëheqësit kleptikë, që ishin të fragmentuar politikisht. Është interesante të theksohet se Ali Pasha nuk ngurroi të kërkonte ndihmë britanikeve në prill 1807 për planet e tij për të pushtuar ishujt. Ali Pasha edhe pse ishte angazhuar me Francezet  per fortifikimin e përbashkët të Prevezes, ai ende u përpoq për të fituar mbështetjen e britanike dhe ndihmën e tyre për planet e tij. Pas përpjekjes së dështuar për të marrë këto dy ishuj, Ali Pasha kishte frikë se francezët nuk do të pranonin ambiciet e tij territoriale dhe do ta sulmonin atë. Ai donte të sigurohej për besimin e francezeve ndaj tij, kete me çdo kusht.Guerini, ish-murgu, iu caktua misioni i komunikimit të misioneve të Ali Pashes me Napoleonin.Ai do te nisej ne konferencen e Tilisit Mehmet Guerini u nis nga Janina, duke mar me vete letra për Napoleonin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe rekomandimet e shkruara nga Pouqueville për gjeneralët francezë që ai mund të takonte gjatë udhëtimit të tij. Ai gjithashtu mbante  nje sabër(pistolete) që Ali Pasha synonte tja dergonte si dhuratë për Napoleonin. Guerini ngjalli dyshime midis bejlerëve shqiptarë dhe boshnjakësi dhe te tjere.Pashai i Shkodres thirri konsullin francez ku protestoj ndaj tij sepse Ali Pasha po dërgonte emisarët e tij direkt te Napoleoni. Pashai i Shkodrës i kërkoi konsullit francez një përgjigje se përse Ali Pasha i dha vetes të drejtën për të komunikuar me perandorin francez. Ai e pyeti nëse ishte e vërtetë që Ali Pasha kishte marrë një premtim për pavarësi dhe sovranitet, si dhe shpalljen si  Mbret të Epirit nga francezët. Ai gjithashtu e pyeti konsullin se çfarë do të thoshte dhe kuptonte francezet me fjalën "Epir". Konsulli i shpjegoi atij se ata nënkuptonin territoret e banuara nga shqiptaret perveç Shkoderes qe sipas tij i perkisnin Maqedonise.Misioni i Ali Pashe Tepelenes ngarkuar Guerinit i cili u largua nga Janina në fillim të prillit dhe kaloi nëpër Shqipëri dhe Bosnje. Më 12 maj, ai u gjend në Travnik, pastaj, nëpërmjet Splitit dhe Zadarit,  më 14 qershor ambasadori Andrássy e çoi në selinë e Napoleonit. Gjatë asaj kohe, francezët kishin filluar përgatitjet e mëdhaja për luftë në Epir. Pouqeville thekson se ai kurrë nuk kishte parë një atmosferë kaq të vrullshme në Prevezë më parë dhe se ai madje pa "turqit duke vrapuar". Kjo falë francezëve  që vendosën artileri dhe e drejtuan drejt rusëve,ndertuan baza druri për zbarkimin dhe sipas Pouqeville "bënë më shumë në pak ditë se shqiptarët në keto 5 muajt. Pouqeville ndoqi përgatitjet dhe lavdëroi mbi të gjitha, kolonelin Nikolla, të cilin e quajti të denjë për gradën e tij dhe që edhe shqiptarët iu bindën natyrshëm. Shqiptarët gjithashtu e mirëpritën Pouqevillin me respekt. Pouqeville gjithashtu ishte dëshmitar i vendosjes së tullës se pare të kalasë që po ndërtohej nga Ali Pasha. Koloneli Nikola i tregoi Pashait fuqinë e artilerisë franceze duke qelluar  një anije ruse dhe duke e fundosur atë. Ali Pasha u gëzua, ai lavdëroi Francezet dhe Napoleonin, dhe mbeshteti se ai nuk kishte asnjë tjetër për të luftuar  se perandori francez dhe ushtria e tij. Megjithatë, pritja e të dërguarit të Ali Pashës trk Napoleoni nuk shkoi siç kishte planifikuar Ali Pasha. Për bashkëpunimin ushtarak, Ali Pasha  kishte kërkuar me ane te Guerinit autoritetin e tij mbi Korfuzin nga Napoleoni.Megjithate në të njëjtën ditë, perandori rus ia kishte dorëzuar tashmë Napoleonit. Napoleoni kujtoi premtimin e tij për dorëzimin e Korfuzit tek Ali Pasha nëse ky binte në duart e tij. Por kur ndodhi kjo ai në të vërtetë nuk ishte gati ta përmbushte këtë premtim qe i kishte bere Ali Pashes.Ai i shkroi mbretit të Napolit se nuk duhej t'i dërgonte më ndihmë Ali Pashës dhe se kishte "me shumë merak  këtë çështje. Pritja qe ju be Guerinit ishte e ftohtë. Ai i shpjegoi kërkesat e Ali Pashës Napoleonit se do të ishte mirë që Franca t'ia dorëzonte ishullin e Korfuzit Vezirit të Janinës. Por Napoleoni thjesht u përgjigj: "Si ta jap kur une akoma nuk e kam ate?" Me dorëzimin rus të Korfuzit i cili ishte ende një sekret për publikun, Guerini u përgjigj se Napoleoni me siguri do ta mar Korfuzin  në një moment, megjithatë perandori iu përmbajt argumentit të tij. Guerini u kethye   me letra nga Napoleoni dhe nga Ministri i Jashtëm Talleyrand per Ali Pashen.Napoloni i kerkonte Aliut te terhiqej nga ishulli i Santa Mavra. Në letëren qe Talleyrand i shkruante dhe i shprehnte thjesht  respektin dhe përzemërsinë e tij për Ali Pashën dhe asgjë më shumë.Po ashtu Napoleoni i shkuantei se e vlerësonte miqësinë e Pashës dhe se kishte përfunduar një marrëveshje me rusët që do të sillte në mënyrë perfundimtare paqen dhe stabilitetin në Evropën e shkatërruar nga lufta. Ai gjithashtu shprehu respektin e tij për të. Por Ali Pasha nuk i mori përgjigjet që priste. Napoleoni urdhëroi Ali Pashën të tërhiqte forcat e tij dhe e informoi se Franca do të rimerrte zotërimet e mëparshme veneciane. Ai urdhëroi gjithashtu tërheqjen e mercenarëve grekë dhe kolonelit Nikola, të cilët u larguan nga Shqipëria për në Dalmaci. Ali Pasha kishte nevojë të tregonte atë që Napoleoni dhe Aleksandri I përfunduan në Tilsit dhe implikimet e tij për pellgun jonian. Paqja e Tilsitit zhduku pothuajse plotësisht ëndrrat madhështore të Ali Pashës për zgjerimin e territorit të tij. Pas kësaj, Ali Pasha përsëri intensifikoje kontaktet e tij me konsullin britanik Foresti dhe kapitenin William Leake si ai shpresonte se ndihma e tyre mund t'i siguronte atij disa nga ishujt që ai shpresonte të mirte.


Free Blogger Albert Pasho.




Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...