Powered By Blogger

giovedì 9 maggio 2024

Turbeja e Selim Tepedelenli,djali i Veliu dhe nipi i Ali Pashe Tepelenes,Beograd.

Pas vrasjes nga osmanet te vellait te madh Mehmetit dhe babait te tij Veli Pashe Tepelenes me 7 Gusht 1821 me prerje koke,nenes se tij Zebideja me mbytje,jeta e tij do te falej nga Sulltani.Selim Pasha lindi ne Janine ne vitin 1800.Ai eshte djali i mesem i Veli Pashes djalit te Ali Pashe Tepelenes. Ne vitin 1822 shkoi ne Stamboll dhe sherbeu si nenpunes ne administarten civile osmane per nje kohe si ne pjesen Anatolike dhe Rumeli te Perandorise.Atij ju dha grada e Hacegan dhe u emerua si sekretar i financave ne vitin 1829.Ne vitin 1839 u emerua si llogaritar ne Izmir dhe me vone minister i Feshane.Ne vitin 1845 do te emerohet mbajtes i thesarit te provinces se Erzurum dhe si organizator i politikes se re financiare ne kete province.Pas kesaj detyre do te kethehet ne Stamboll me detyren  si llogaritar i Keshillit te Financave.Do te emerohet si Governator i qarkut te Ayvalik do te qendroje ne kete detyre per nje kohe te shkurter deri ne vitin 1846 dhe me pas do te kethehet ne detyren e meparshme si logaritar ne Keshillin e Financave per here te dyte.Ne vitin 1847 do te emerohet komadant me graden e Vezirit ne Beograd,qendrimi i tij ne kete detyre do te zgjase vetem 41 dite,sepse ketu ai do te semuret nga ethet dhe do te vdes po ne te njejtin vit 1847 ne moshen 47 vjeçe. Varri(Turbe) i tij ndodhet ne kalane e Beogradit ku ai  u varros.Kalaja e Beogradit gjendet ne nje pike strategjike ne nje koder ku dy lumenjte e saj Danubio e Sava bashkohen,sapo kalon Porten e vetme te kalase qe quhet "Porta e Stambollit" pas kulles se sahatit do te jete varri ( Turbja) e Damat Ali Pasha i njohur si "Pushtusi i Poliponezit" i cili do te vritet ne betejen e Petrovaradin ne vitin 1716 kunder Austriakeve.Ne kete turbe do te vendosen edhe Selim Pasha Tepelena dhe Hasan Pasha Çesme.Turbeja do te restaurohet ne vitin 1938 dhe do te vendoset ne te nje mbishkrim i shkruajtur ne serbisht dhe turqisht qe shkruan;

" Fatiha 1938 per shpirtin e Damad Ali Pasha,i dyti pushtues i Poliponezit vdekur ne betejen Petervaradin ne 1716, shpirtit te Tepedelenli Selim dhe Hasan Pasha ne varrin e tyre".








Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...