Powered By Blogger

sabato 4 maggio 2024

"Lidhja Toske" dhe Ali Pashe Tepelena, roli i saj ne Revolucionin Grek dhe ne Shqiperi.


Pas renies se Ali Pashe Tepelenes,në shumicën e zonave të Toskerise, pushteti i vërtetë mbeti në duart e një grupi oficerësh të fuqishëm të pakënaqur nga oborri i Ali Pashës. Meqenëse ata ishin fqinjët e afërt të grekëve rebelë dhe dukej se ende kontrollonin fuqinë ushtarake më të gatshme në rajon,  pas shpërbërjes se hegjemonisë së Ali Pashës, qëndrimi i tyre kundër revolucionit grek ishte i një rëndësie vendimtare. Anëtarët  e kësaj oligarkie ushtarake toske ishin; i pari i Ali Pashës ne postin (silahdar) ishte Ilias Poda, mbajtesi dhe ruajtesi i vules  (mühürdar) ishte Ago Vasjaris (Osman agas), Shef dhe raujtes i thesarit (hazinedar) ishte  Omer Vrioni, Nipat e tij  Ahmeti dhe Hasanit,shefi i gardës dhe policise(bölükbaÿÿ) ishte  Tahir Abazi, (kapuçukadar) ishte  Elmas Meço dhe krerët ushtarakë si Dervish Hasani dhe Sulço Korça (Süleyman aghas)  ishte vete  krijese e Ali Pashës. William Meyer e quan kete shoqatë informale të ishoficerëve të Ali Pashës "Lidhja Toske" dhe i përshkruan anëtarët e saj si "një racë e re individësh të cilët  Ali Pasha i ka zgjedhur nga radhët e vegjelise për të zëvendësuar klasen e vjeter shoqeror, udhëheqësit e fuqishem te familjeve shqiptare qe perbenin aristrokacine(Feudalet) historike te Toskerise. Lidhja Toske nuk ishte një njësi politike formale, por Meyer e quajti atë keshtu sepse anëtarët e saj,  kishin një sfond të përbashkët shoqëror dhe ai donte t'i dallonte ata nga aristokracia e meparshme toske. Me pak fjalë, ata vetë nuk ishin fëmijë të aristokracisë shqiptare dhe pozitën e tyre të lartë ia detyronin mirëbërësit të tyre, pasi falë Ali Pashës kishin fituar zotërime të rëndësishme, të cilat shtriheshin në zona të gjera të Shqipërisë dhe Rumili. Me të ardhurat e prodhimit bujqësor dhe  të tregtise ata arritën të mbanin një bazë të madhe klientësh dhe ushtarësh.Sapo ushtria osmane u shfaq në gusht 1820, shumica nga oficerët e braktisën Ali Pashën dhe iu bashkuan ushtrisë osmane. Megjithatë, për shkak të paftësisë dhe pakujdesisë së vezirëve te fushates  gjatë rrethimit të Janinës dhe praktikave të rënda të keqsjelljes dhe grabitjeve në terren, në shtator 1820,keta ish oficere   nënshkruan zyrtarisht nje  marrëveshje me rebelët grekë, me ndërmjetësimin e Odise Androutsou, sipas Meyer, ata krijuan një konfederatë te perbashket. Omer Vrioni ishte i pari që braktisi marrëveshjen e tyre në fund të shtatorit, kur deklaroi nënshtrimin ndaj osmaneve, ndërsa rebelimi i suliotëve në favor të Ali Pashës dha mundësine  për anëtarët më të fuqishëm të Lidhjes Toske, Ilias Poda dhe Agos Vasjaris dhe Tahir Abazin të tërhiqen së bashku me ndjekësit e tyre në janar 1821 dhe t'u bashkohen atyre.Rrëfimet e Meyer përbëjnë dëshminë më të rëndësishme të faktit se çdo përpjekje e dështuar e ushtrisë osmane për të asgjesuar Ali Pashën forconte aleancën midis kryekomandantëve te Ali Pashes  toskë dhe revolucionarëve grekë.Megjithëse Ali Pasha i rezistoj rrethimit, oficerët e tij ishin në bashkëpunim të hapur me rebelët grekë. Nga fundi i vitit 1821 konflikti kishte marë "karakterin e një lufte kombëtare të popullit të bashkuar shqiptar dhe grekeve   kundër osmaneve.Në shkurt 1822, në atmosferën e kaosit të zgjatur dhe dhunës së tmerrshme të shkaktuar nga kryengritja greke, komandanti i përgjithshëm Khursit Ahmet Pasha arriti të shtypte Ali Pashën, duke zbatuar me sukses politikën e "përça dhe sundo" dhe duke e kthyer grupin e njerezeve te Vrionit në një te vetëm, dhe vete ate ne  një nga njerëzit e fuqishëm të oborrit të Ali Pashës,ky e gjeti veten të ishte sundimtari i vetem, por jo popullor dhe i paftë , shpesh në kundërshtim me anëtarët e Lidhjes Toske dhe trashëgimtarët e aristokracisë se vjeter  toske  përpara hegjemonisë së Ali Pashës Tepelenes.Ish oficerët e Ali Pashës u amnistuan dhe u emëruan në pozita  besimi ne shtetin osman.Megjithëse lidhja zyrtare midis revolucionarëve grekë dhe ishoficereve të Ali Pashës ishte prishur, ata mbajtën një aleancë pothuajse të fshehtë me greket  të paktën deri në vitin 1825.Të gjitha palët ndërluftuese e kishin kuptuar qysh në pranverën e vitit 1822 se e vetmja mënyrë për të shuar rebelimin grek ishte që shqiptarët të bashkëpunonin efektivisht me Portën e Lartë. Ky ishte parimi dhe bindja që udhëhoqi veprimin e shqiptarëve gjatë gjithë Revolucionit Grek. Kështu, në vitet në vijim, gurthemeli i politikës së Lidhjes Toske ishte i dyfishtë. Së pari, për sa i përket shtetit osman, duke qenë ende thellësisht i zhgënjyer me rënien e Ali Pashës dhe jashtëzakonisht dyshues ndaj autoritetit shtetëror, ata bënë gjithçka që kishin në dorë për të sabotuar përpjekjet e Portës së Lartë për të konsoliduar pushtetin në zonat e tyre. Për më tepër, mosmarrëveshja e Portës së Lartë me grekët u dha atyre mundësinë të pasuroheshin duke nxjerrë përfitime financiare nga arkat osmane përmes kompensimeve ushtarake. Prandaj, sa më shumë ta zgjasin kete mosmarrëveshje aq më të pasur bëheshin. Së dyti, për sa i përket grekëve, megjithëse ata ushqenin "ndjenja të forta xhelozie dhe mosbesimi ndaj aspiratave përfundimtare të kombit grek, ata nuk kishin asnjë arsye për të qenë armiq të grekëve dhe ndiheshin vërtet të tjetërsuar nga qëllimet e Shtetit  osman.Për rrjedhojë, interesi i shqiptarëve ishte të mbanin gjallë revolucionin grek duke penguar planet dhe operacionet e Portës së Lartë Karakteristika themelore e politikës shqiptare qe "neutraliteti i armatosur" ishin vonesa dhe shmangia sa më shumë e ekzekutimit të urdhrave te shtetit osman. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Porta e Larte, luftetaret toske  vonoheshin shpesh në front dhe nuk iu bindeshin urdhrave,dhe kur ju bindeshin, ata nuk ishin të gatshëm të luftonin kundër grekëve. Në kampet dhe kështjellat e ushtrisë osmane brenda dhe përreth Moresë, kishte trazira të vazhdueshme dhe vazhdimisht shpërthenin përleshje për shkak të vonesave te pagave ose furnizimeve. Kur ushtaret shqiptarë  gjendesin në vështirësi per keto arsye, ata braktisnin kampet dhe dorëzuanin  kështjellat ne mbrojtje nga ta, për kryengritësit grekë që ishin marrë me humbje të mëdha, duke i lejuar grekëve të thyejnë rrethimet, ose dezertonin ushtrinë me pretekstin. të kushteve të këqija atmosferike. Nga fillimi i vitit 1823, gjendja në trojet shqiptare ishte komplikuar jashtëzakonisht shumë dhe shumë palë po komplotonin kundër njëra-tjetrës, ndërsa Omer Vrioni u përpoq të manovronte mes tyre. Në shumë zona, fuqia me e madhe përbëhej nga pasardhësit e bejlerëve dhe agallareve shqiptarë që ishin rrëzuar ose internuar nga Ali Pasha, te  ciliet kundërshtonin pushtetin e Omer Vrionit. Për më tepër, disa anëtarë të Lidhjes Toske ,veçanërisht Ilias Poda,mbajti një qëndrim armiqësor ndaj Omer Vrionit,qe nga vera e vitit 1822, gjë që dëmtoi operacionet ushtarake kundër Souliotëve. Gjërat ndryshuan në terren,kur Tosket në pranverën e vitit 1823, kur Porta e Larte i besoi Mustafa Pashes te Shkoderes,shtypjen e rebelimit grek .Kjo  i hidhëroi shumë të gjitha fraksionet e Lidhjes Toske,se ky do te kishte sukses ne kete mision,  do të thoshte per ta,  se ata do të humbishnin ndikimin e tyre dhe ndoshta do të binin nën autoritetin e Bushatit te Shkoderes, në analogji me atë që kishte ndodhur kur udhëheqësi i tyre i ndjerë Ali Pasha kishte shtrirë kontrollin e tij mbi tokat e Toskerise.Në vjeshtën e vitit 1823, Jusuf Pasha i Serres, kastelani i Patrës, dhe Mustafa Pashë Bushati fajësuan ashpër Omer Vrionin dhe njerezit  e tij për dështimin e fushatës kundër Mesologjit, e cila ishte bërë qendra e rezistencës greke. Fakti që dështimi ju fajësua  Omer Vrionit e bëri atë kokë turku për të gjitha deshtimet ne terren.Gjatë fushatës së 1824, përpjekjet e Portës se Larte për të shtypur revoleten greke u përplas kryesisht me përplasjen e saj me  Lidhjen Toske , e cila nuk kishte alternative tjeter dhe ja besoi misionin edhe një herë Bushatit te Shkoderes. Shqetësimi i Lidhjes Toske ishte që ushtria e Bushatit të përparonte drejt Missologjut duke kaluar përmes "zemrës" së Shqipërisë, përmes Beratit dhe Janinës. Sipas Meyer, Lidhja Toske e cila tani kishte shtrire sundimin e saj ne terren, ndjehej jashtëzakonisht e ekspozuar dhe e rrezikuar se ndikimi i saj ne terren do te dobesohej, ndërkohë që thuhej se po mbështeste fshehurazi lëvizjen revolucionare greke për të mbajtur pushtetin e saj dhe interesat e saj dhe për të shmangur rreziqet që i kanoseshin. Në raportet e tij  Meyer zbulon gjithashtu arsyen e vërtetë të shqetësimeve në rritje të Lidhjes Toske. Në veçanti ata besonin se forcimi i saj në Shqipërinë e Jugut ishte për shkak të uzurpimit prej saj të pushtetit të Ali Pashës, pra nëse Porta e Lartë do të kishte arritur të shtypte Revolucionin Grek, edhe pushteti i saj në territoret që mbante do të ishte tronditur. Meyer gjithashtu sugjeron se Lidhja Toske ishte e shqetësuar se aristokracia toske e vjeter,ate qe ata kishin zvendesuar, mund të bashkëpunonte me Bushatin për të hequr qafe mbetjet e hegjemonisë së Ali Pascias, bazën legjitimuese  të pushtetit të tyre. Kështu kur Porta e Lartë filloi të ndryshojë përbërjen e forcave të saj ushtarake, ata e ndjenë veten sikur po ju reskishte toka nën këmbët e tyre.Bushati pranoi misionin e Portës së Lartë me kushtin e vetem që Omer Vrioni te largohej,kjo per arsyen qe të sigurojë përparimin e tij dhe të parandalojë një dështim tjeter  ushtarak të ngjashëm me atë të një viti më parë. Omer Vrioni u urdhërua të bashkohej me ushtrinë e kryekomandantit të ri Dervis Mustafa Pashë në Larisa dhe prej andej të përparonte me shpejtësi drejt Athinës, por ai e shpërfilli këtë urdhër. Megjithatë politika e "neutralitetit të armatosur" të Lidhjes Toske kërkonte që ata të mos rebeloheshin hapur ndaj Portes  dhe të gjenin ndonjë pretekst për mosbindjen e tyre ndaj urdhrave të Portës së Lartë. Kështu  Omer Vrioni per te justifikuar  mos braktisjen e pashallekut te tij nxiti fshehurazi disa krerë rebelë grekë (të cilët kishin qenë aleatë në rebelimin kunder Ali Pashës) dhe i ndihmoi ata të përparonin drejt kufirit lindor të Shqipërisë dhe të pushtonin kalimet e pambrojtura të Ju mercës, Agrafës dhe Kryovrysit, në kufi me kalimin e madh të Meçovo.Sulmet e  liderëve te rinj rebelë krijoj kushte te reja në këto pjesë të vendit për shkak të dhunës ndaj banorëve të varfër.Ne kete menyre ai do te justifikonte qendrimin e tij.Me Lidhjen Toske  që po  pengonte fushatën e vitit 1824, Porta e Lartë nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbante shqiptarët derisa ushtria e Ibrahim Pashës të mbërrinte nga Egjipti. Edhe pse Sulltani e quajti Omer Vrionin tradhtar, ai nuk e pa të nevojshme të vepronte shpejt kundër tij, pasi Porta e Lartë nuk ishte në gjendje të përballonte një kryengritje shqiptare në të njëjtën kohë me atë greke. Për të shpërbërë Lidhjen Toske,Porta e Larte vendosi një plan konceptuar, nga Palaslizande Ismail Pasha.Me kete politike ky Ismail Pasha u përpoq ti kthente tokat toskide shtetit osman,ne gjendjen  përpara kohës së sundimit te  Ali Pashë Tepelenes, duke ndarë pashalleqet ne pjese dhe te ndryshme nën  juridiksione të veçanta dhe duke vendosur anëtarët e dinastive lokale në krye të administratave të tyre. Pajtueshmëria me antaret e Lidhjes Veriore Toske do të arrihej duke i vendosur ata në pozicione më pak të rëndësishme. Si hap i parë   Resid Mehmet Pasha, i njohur për marrëdhëniet e mira me shqiptarët, u emërua guvernator i Rumilise në Nëntor. 1824. Në dhjetor të po atij viti, Omer Vrioni u emërua guvernator i Selanikut për ta larguar nga Shqipëria, në mënyrë që ajo të mos mund të rebelohej.Vlora ju dha trashëgimtarit të familjes më të fuqishme të rajonit, Sulejman Pashë Vlorës, të cilit babain  e tij kishte  zëvendësuar nga Ali Pasha në 1810, ndërsa Ago Vasjaris u emërua muteselim (komandant ) i Beratit me zëvendës Sulejman Pashë Vlorën. Janina dhe Delvinoa ju dhanë përkohësisht komandantit të Rumelise, me perspektivën që së shpejti ti jepeshin Palaslizande Ismail Pashës, i cili kishte hartuar planin. Tahir Abazi u riemërua në detyrën që mbante në kohën e Ali Pashës Tepelenes  dhe u shpall komandant i garnizonit në Janinë. Ilias Poda u emërua dervenga dhe ishte përgjegjës për rruajtjen e rrugeve ne  qafat e maleve. Omer Vrioni fillimisht i rezistoi idesë  për të mar Thesalisë, por duke mos gjetur mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Lidhjes Toske, ai nuk mundi të zbatonte planin e tij të preferuar dhe e zvarriti ate ne kohe. Duke mos pasur një bazë lokale per ta mbështetur dhe duke pasur pozicionin dhe legjitimitetin e tij,ai  në keto  rrethana të jashtëzakonshme,  ne kete situate ai nuk ishte më një rrogëtar i thjeshtë. Anëtarët e Lidhjes Toske të udhëhequr nga udhëheqësi i tyre Ago Vasjari, e konsideruan  në interesin te tyre,se ishte e domosdoshme  për t'u lidhur deri diku me Portën e Larte, pa pasur ndonjë arsye reale për të braktisur politikën e "neutralitetit të armatosur" deri në mbërritjen e trupave egjiptiane në fillim të 1825. Ata  ruajtën "mundësinë e abstenimit , për aq sa e lejonin rrethanat, nga të gjitha angazhimet e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër grekëve, ata  ishin të interesuar t'i mbanin gjallë revolucionin grek. Ata besonin se mund të përdornin të gjitha menyrat e tyre të vjetra , pavarësisht deklaratave madhështore qe benin here pas here, qe ata do të sulmonin grekët, në fakt neutralizonin të gjitha përpjekjet e Portës së Lartë për t'i shtypur kete revolucion.



Free Blogger Albert Pasho.

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...