Powered By Blogger

martedì 21 maggio 2024

Vrasja e "Dyte" e Ali Pashe Tepelenes.



24 Janari 1822 do te shenoje eleminimin  fizik te Ali Pashe Tepelenes,por kjo nuk do te pengoje as levizjen e shqiptareve te rritur e pregatitur ne oborrin e tij,keta te perfaqesuar nepermjet "Lidhjes Toske" dhe as nuk do te pengoje suksesin e levizjes Greke per pavaresi.Problemi shqiptar per Perandorine Osmane me vrasjen e Ali Pashe Tepelenes nuk ishte akoma i zgjdhur.Sultani nuk do te lejonte rritjen dhe fuqizimin e Pashait te Shkoderes, pas renies se Pashallekut te Janines.Ai pas renies se Aliut  do te merte masa per tju kufizuar shqiptareve te drejtat sidomos ne rrafshin e organizimit te administrates vendese.Me perfundimin e luftes Ruse-Turke ne vitin 1829,Sulltani tashme pati duart e lira dhe ne emer te politikes se centralizimit te shtetit,shpalli lufte ajaneve lokale, ne kete kuader ai vendosi te shkatroje bejleret shqiptar, kete klase shoqerore-sociale tashme e rinovuar nen sundimin e Ali Pashe Tepelenes per gjate 33 vjet te sundimit te tij.Keta bejlere shume here nuk i bindeshin Sulltanit dhe ata gezonin nje status gjysem te pavarur.Keta bejlere pas eleminimit te Ali Pashes ishin bashkuar dhe organizuar ne levizjen e tyre, me kerkesat e tyre per liri me te madhe ne qeverisjen vendore,  dhe pasi kishin kuptuar gabimin historik qe kishin bere duke tradhtuar dhe mos mbeshtetur Ali Pashe Tepelenen.Ata do te vazhdonin luften dhe ne kete kuader do te mbahen tre kuvende te prijeseve shqiptar ne Berat Janine dhe Gjirokaster. Kuvendi i Beratit i Nentorit 1828 eshte ai me kerkesa me te avancuara e specifike se kuvendet e Janines dhe Gjirokasteres.Ky kuvend me pjesemarrjen e bejlereve te Shqiperise se mesme dhe asaj jugore do te diskutojne per fatet e Shqiperise,e pare kjo edhe ne aspektin e ngjarjeve te mepareshme dhe revolucionit Grek.Kuvendi do ti dergoje Sulltanit Muhamedit te II nje rezolute ku i kerkojne atij largimin e Mehmet Reshid Pashes,nga posti i governatorit te sanxhaqeve te Janines,Delvines dhe Vlores,si dhe largimin e gjithe nenpuneseve turq qe kishin ardhur pas vrasjes se Ali Pashe Tepelenes ne periudhen 1822-1828.Dalja ne drite e detajeve te marreveshjes se paqes te Bukureshtit e pranveres 1829 midis Rusise e Turqise,jo vetem qe do te zhgenjeje bejleret shqiptar,por do te kuptojne fare mire gabimin fatal qe kishin bere persa i perket mos mbeshtetjes dhe tradhtise ndaj Ali Pashe Tepelenes.Sulltani jo vetem qe se kishte nderment te plotesonte kerkesat e bejlereve shqiptar por perkundrazi.Ne veren e vitit 1830,ne korrik shteti osman do te dergoje nje ushtri te madhe te komanduar nga Mehmet Reshid Pasha ne Manastir..Ky do te thrrase te gjithe bejleret e Shqiperise jugore,ne Manastir dhe do tju beje te ditur se Sulltani i kishte besuar misionin qe te bisedonte me shqiptaret dhe te gjenin gjuhen e perbashket,per masat e reja te organizimit dhe çeshtjet lidhur me pronat e tyre,si dhe qe kapedanet shqiptar qe paten luftuar kunder Greqise,do te mernin parate qe sipas kushteve qe kishin rene dakort me pare,si dhe tema te tjera.Ai dergoi korrieret e tij ne te gjitha viset shqiptare te jugut,ku ju dha shqiptareve ftesat e firmosura nga vete ai.Ne keto ftesa shkruhej qe prijesit shqiptar thirresin ne Manastir per te mar pjese ne ceremonine ushtarake per shkak te riorganizimit te ri te saj.Kjo ceremoni do te mbahej te djelen e fundit te Gushtit ne 26 Gusht 1830.Kjo nuk qe gje tjeter vetem nje kurth i ngrritur nga Perandoria Osmane me perfaqesuesin e saj Rushid Pashen.Prijesit shqiptare pasi u priten me nderime dhe me parakalimin me bande muzikore, kjo per te mos lene dyshime tek ta, te gjithe te pranishmit u ekzekutuan me pushkatim,dhe brenda pak minutave u egzekutuan me tradhti rreth 500 bejlere shqiptare,sipas burimeve osmane,por nga burime te tjera flasin per 800-1000 bejlere te pushkatuar dhe u bene shume arrestime te te tjereve,te cilet u denuan me burgim te pejeteshem.Pothuajse gjithe Elita e Toskerise u asgjesua,kjo masaker e drejtuar nen komanden e Mehmed Reshid Pashes.Kjo ngjarje makabre do te hyje ne histori si masakra e Manastirit,si e vetmja persa i perket permasave jo vetem ne Perandorine Osmane por edhe ne bote.Eshte pikerisht kjo ngjarje qe do te shenoje vrasjen e dyte te Ali Pashe Tepelenes,kjo per arsyet, sepse kjo klase bejlere ishte krijese e vete Ali Pashes nen sundimin e tij dhe ishte mbartese te ideve te Aliut,dhe arsyeja tjeter ajo simbolike qe Manastiri kishte qene nen administraten e pashallekut te Aliut.Me kete ngjarje u eleminua fizikisht pas Aliut edhe e gjithe klasa e bejlereve te Ali Pashes.Perandoria Osmane edhe pse beri eleminimin fizik te tyre,nuk arriti dot te eleminonte frymen e mbjelle nga Ali Pashe Tepelena.Kjo fryme lirie do te manifestohet me vone me kryengritjet e Toskerise,nga kapedanet Tafil Buzi,Çelo PicariZenel Gjoleka,Zyluftar Poda e shume e shume te tjere,edhe keta rritur  nen dikimin e Ali Pashes,per te arritur deri tek ato te Shqiperise veriore me Lidhjen e Prizerenit,qe histografia zyrtare Shqiptare e shenon si fillimi i procesit te pavaresise te Shqiperise.Por realisht fillimi i ketij proçesi historik i ka rrenjet pikerisht tek Ali Pashe Tepelena si gurri i pare  themeltar i ketij proçesi per memvetesi.Pas masakres se Manastirt nje vit me vone,Sulltani do te urdhroje Mehmet Reshid Pashen qe ne krye te trupave te tij te marshoje drejt pashallekut te Shkoderes.Luften e Mustafa Pashes e mbeshteten edhe bejleret e shqiperise se jugut.Reshid Pasha i shkaktoj hymbje te madhaja dhe e mundi Mustafa Pashen e Shkoderes, ky u dorrezua dhe njohu pushtetin e sulltanit duke i dhene fund pashallekut te Shkoderes.Me renien e pashalleqeve Sulltani intesifikoj perpjeket per centralizimin e shtetit,u ndermoren disa masa politike,administratve e ushtarake per te stabilizuar kontrrollin e Shqiperise. Shqiperia u nda ne fillim ne tre vilajete dhe me pas ne kater; ate te Shkoderes,Manastirit,Janines,Kosoves,keto u ndane ne sanxhake e kaza.Me kete ndarje administrative Perandoria synoje dhe arriti qe keto vilajete te administoheshin te ndara njera nga njera tjetra.Perandoria osmane riorganizoje pronat e sekuestruara,por jo sistemin feudal.Edhe sistemi fiskal pati modifikime,taksat mblidheshin nga zyrtaret e shtetit dhe jo me nga bejleret lokal shqiptar.Ndryshime pati edhe sistemi ushtarak ai u be i detyruar dhe zgjaste 7-10 vjet.Keto masa te reja shternguse do te shtojne pakenaqesine e shqiptareve,te cilet do te vazhdojne kryengritjet e tyre kunder Perandorise Osmane. Asgjesimi dhe eleminimi fizik i Ali Pashe Tepelenes dhe i klases se re te bejlereve,qe do te perbente Eliten e Toskerise,klasen e re aristokatike shqiptare,nuk do te bente tjeter gje,veçse do te ndizte dhe shtynte perpara çeshtjen Shqiptare,deri ne zgjidhjen e saj ne Nentor te vitit 1912.

Free Blogger Albert Pasho.


Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...