Kjo tabllo eshte e diplomatit dhe piktorit Willam Turner,paraqet pikerisht takimin e tij me Ali Pashe Tepelenen,ne sarajet e tij ne Tepelene.Autori i tabllose eshte i ulur ne krah te Vezirit,duke na dhene keshtu edhe nje lloj autopotreti nga larg te vetes se tij dhe Aliut.Po ashtu paraqiten bashkepuntoret e tij dhe sekretari i Aliut i ulur ne qender qe dokumento(shkruan) kete takim.Kjo pikture eshte pikturuar me bojra uji,dhe perbene nje deshmi historike,te madheshtise dhe rolit te Ali Pashe Tepelena.
lunedì 29 luglio 2024
"Visit to Ali Pasha",drwaing with watercolour wash,by William Turner,1822.
Kjo tabllo eshte e diplomatit dhe piktorit Willam Turner,paraqet pikerisht takimin e tij me Ali Pashe Tepelenen,ne sarajet e tij ne Tepelene.Autori i tabllose eshte i ulur ne krah te Vezirit,duke na dhene keshtu edhe nje lloj autopotreti nga larg te vetes se tij dhe Aliut.Po ashtu paraqiten bashkepuntoret e tij dhe sekretari i Aliut i ulur ne qender qe dokumento(shkruan) kete takim.Kjo pikture eshte pikturuar me bojra uji,dhe perbene nje deshmi historike,te madheshtise dhe rolit te Ali Pashe Tepelena.
domenica 28 luglio 2024
William Turner,vizita e tij ne Tepelene dhe takimi me Ali Pashe Tepelenen
William Turner (1792-1867) diplomat anglez dhe piktor ne vitin 1811 ai u lidh me ambasaden Britanike ne Londer me Sir Robert Liston dhe e shoqeroje ate ne Kostandinopoje.Qendroi ne lindje per 5 vjet dhe gjate kesaj kohe vizitoi pjese te Perandorise Osmane,ku mes tyre edhe Epirin ku nder te tjerat vizitoi edhe Janinen,Gjirokasteren dhe Tepelenen ku ketu u takua me Luanin e Epirit Ali Pashe Tepelena.Keto pershtypje dhe mbresa te mara ne keto udhetime ai do ti botoje me titull; "Journal of a Tour in the Levant" ne vitin 1820 ne tre volume.Me poshte po sjelle nje pjese nga ky botim,nga vizita e tij ne Tepelene dhe takimin me Ali Pashe Tepelenen.
E enjte, 2 shtator,pas mesdites u nisëm për në Tepelene,bashke me zotin Kolovo, (përkthyesi) dhe zotin Mantho, (sekretari grek i Vezirit, të cilin e kisha takuar me pare në Kostandinopojë, kur ai ishte deputuar për zotin Liston dhe per mua. Kaluam shtratin e thatë të lumit dhe vazhduam përgjatë fushës për një distancë prej rreth katër orësh. Ajo kishte të njëjtën pamje të bukur, dhe ishte e kufizuar nga të njëjtet male të larte, si pamja qe kisha pare me pare se të arrija Argirocastro. Fshatrat që pashë duke e kaluar per gjate rruges ishin ;Mashkullore,Plesat, Gardhiqi i tragjedisë brutale. të treguar hollesisht nga Dr. Holland, Kolonje,Picari,Shtepeze, në të majtë, dhe ne te djadhte Valare, Erind, Kakozi. Per gjate rruges kishte disa kështjella të fortifikuara të ndërtuara mbi lartësi dhe u zbavita shumë duke parë në male disa kasolle të vogla të ngritura mbi shtylla, në të cilat fshataret magazinonin misrin dhe frutat. Në fund të fushës, një urë siper nje lumë te kethjellte, anash së cilës shtrihej e gjithë rruga jonë,e cila na nxorri në një han të ri, ku ndaluam dhe pushuam disa minuta. Peisazhi per rreth këtij vendi ishte shume i këndshëm. Pamja piktoreske e urës e stolisur nga një rradhe pemësh dhe gjelberimit,i jepnin një pamje te bukur dhe te admirueshme,me malet per rreth.Ne këtu filluam të ngjitemi malit dhe vazhduam përgjatë një rrugë pak a shumë të pjerrët për pjesën tjetër të rrugës sonë. Pamja ishte e këndshme; Rruga shtrihej përgjatë maleve në gjysmën e lartësisë së tyre. Në të majtën tonë ishte pjesa tjetër e ngjitjes tone, e pjerrët, e ashpër dhe e gjelbër; Në të djathtën tonë ishte lugina, me atë pak ujë që mban tani lumi,me burime te shumta qe burrojne nga të gjitha anët dhe lartësitë, dhe përtej saj ngriheshin male të tjera shume te larte, majat e të cileve ishin prej shkëmbi të zhveshur, por baza e të cileve kultivohej gjeresisht, dhe plot me fshatra të vegjël, të mbjellur me pemë. Nën rrugën tonë, e cila shpesh ishte më pak se tre metra e gjerë, pamja ishte magjepse e lugines qe shtrihej 120-130 metra poshte nesh thelle ne lugine. Ne pamë rrugës tonë që gjarpëronte para nesh dhe mbi të kishte një numër fshatarësh dhe grash që ktheheshin nga puna, veshja e veçantë e të cilëve ishte një deorim për skenën. Ndërsa i afroheshim Tepelenes malet bëheshin më pjellore, shkembenjte e tyre shendoheshin ara te kultivuara. Arritëm në një burrim të rrjedhshëm,ku ishte ndërtuar për të marrë ujërat malore, të cilat edhe tani ishin shumë të bollshme, dhe pranë saj ishte një kaskatë e vogël, por me zhurrme te madhe. Pak kohë më pas kaluam shtratin e thatë të një përroi 50 metra të gjerë. E pamë Tepelenen në një distancë rreth nje ore, keshtu ne arritëm në kufijtë e Shqipërisë së Siperme e cila ndodhet në gjysmë të rrugës. Emrat e fshatrave nga hani per në Tepelene ishin, në të majtë, Luzati, dhe në të djathtë Lekli,Kodra,Dragoti dhe Beçishti.Atje në mal në një lartësi rreth 150 metra të lartë, Pallati i cili është shumë i gjerë, nuk shihet i gjithi nga kjo këtë distancë. Ajo është shumë e pakontestueshëm, megjithëse ka një ose dy shtëpi të mëdha që u përkasin shërbëtorëve turq tëVizirit.Kalaja nga gjendja e saj është natyrisht tejet e fortë, përballë saj, poshtë, Veziri po përpiqet të ngrejë një urë mbi lumë, por nuk mund të gjejë asnjë themel. Prandaj ajo ende është në të ndërtuar. Arritëm në pallatin e Pashait rreth një orë pas perëndimit të diellit. Në hyrje të saj, hymë në një katërkëndësh të madh, gjysma e të cilit në të djathtë, paraqiste galerinë e mbuluar prej druri, që ishte hyrja e brendshme e pallatit. Kaluam nëpër turma shërbëtorësh dhe rojesh, nga të cilët tani janë rreth 200, duke përfshirë pesëdhjetë nga trupat e tij të preferuar suliote. Hymë në dhomën e sekretarit të tij, derisa i yni ishte gati. Shërbëtorët e tij madje edhe bijtë e tij, janë strehuar në një dhomë të vogël të errët për secilin. Shpejt u futëm në apartamentin e destinuar për ne, gjë që ishte, na thanë, e njëjta dhome që më parë ju ish dhene lordit Byron dhe zotit Hobhouse. Ishte një dhomë e pastër, rreth tridhjetë e pesë me tetëmbëdhjetë metra, dhe e pajisur me mobilje blu. Divanet ishin të mbuluara me mëndafsh të kuq të qëndisur në mënyrë madhështore me ar. Darka u sherbye e ulur,me tetëmbëdhjetë pjatanca, u soll shpejt në një sofer me diametër rreth tre metra, e cila ishte shtruar në mes të dhomes,me pecetat e bukura te qendisura ne menyre te mbrekullushme dhe ne u vendosem rreth saj te ulur ne stola. Tre djemtë e tij janë Mouchtar, Veli Pasha, dhe Sali Bey, një djalë rreth katërmbëdhjetë vjeç. Ky i fundit është i preferuari i tij. Mouchtar është më i shquari për guximin dhe Veliu për talentin.Njeriu i besuar i Vezirit ka nje histori sa te bukur po aq dhe romantike.Babai i tij ishte kapedani i suliotëve, i cili luftoi kundër Ali Pashës për tetëmbëdhjetë vjet me një grusht burrash,jo me shume se 5.000 vete,dhe i shkaktoi atij Aliut një humbje prej 20.000 trupash. Duke u kapur ai u fal në mënyrë të dukshme, por ai vdiq papritur një vit më parë, dyshohet fort, nga helmi, djali i tij, edhe pse me sa duket një i preferuar i madh i Vezirit, është çdo ditë i shqetësuar për të njëjtin fat, dhe nga frika do të dëshironte të hynte në shërbimin e zotit F. Për t'u kthyer në darkën tonë, pjatat u shërbyen sipas zakonit Turk, njëra pas tjetrës me një përzierje midis mishi dhe ëmbëlsirash. Pastiçeria e ëmbël u pasua menjëherë nga një gjellë pulash dhe në një pjatë kishte një përzierje të orizit, pules, sheqerit, qepës dhe vezëve. Vakti u përfundua me bajame te sheqeroshura dhe pasi hëngrëm, (si para darkës) lam duart duke na derdhur uje. Pastaj u kethyem ne dhomat tona dhe në orën nëntë shkuam për të bërë një vizitë Pashait, por na thanë se ai ishte i zene me një korrier, të cilin do ta dërgonte te Veziri i Madh në Sofia. Prandaj u kthyem në dhomën tonë për të fjetur; Ndoshta kurrë më nuk do të shtrihem në një shtrat kaq të mrekullueshëm sa ai i kesaj nate, i cili sapo është sjellë nga haremi i Vezirit nga dy nga sherbetoret e tij te zinj enuk.Mbulesa e dyshekut dhe te shtratit janë me pelhure indiane,mbi të cilat janë bërë kukuvajkat te bukura të qëndisura në mënyrë të pasur me ar; Çarçafët janë prej mëndafshi të punuar dhe jastëku i të njëjtit, me ane të mrekullueshëm të qëndisur. E premte, 3 shtator.Rrëmuja me të cilën u rrethova sot në mëngjes, ishte për mua e re dhe në fillim tejet zbavitëse. Fustanellat e rojeve suliote dhe shërbëtorëve shqiptarë, turmat e shërbyesve, te zinjeve, turqve dhe grekëve, i dhanë një animacion të madh skenës. Eci rreth rrethinave të pallatit në mëngjes, por i nxehti më detyroi të kthehesha nga eskursioni i shpejte. Ka dy fshatra të vegjël Veliqote dhe Turan përtej Tepelenes, në qendër të maleve, në të parin ne të cilin Veziri ka një shtëpi dhe nje kopsht të vogël fshati. Megjithatë, pavarësisht nga miresia me të cilën isha i rrethuar, kjo ishte pa përjashtim dita më e merziteshme dhe më e lodhshme që kam kaluar ndonjëherë. I detyruar të ulem vetëm në divan, pa libër apo ndonjë burim tjetër përveç argalise time, dhe pamjes së përjetshme të maleve, dhe të mos jem në gjendje qe të shikoj jashtë në galeri, i rrethuar nga gjashtëmbëdhjetë shërbëtorë qe duke me pyetur nëse doja ndonjë gjë, unë u përpiva nga mërzia, dhe u lehtesova në orën një, (siç kishim ndër mend të largoheshim nga pallati në mbrëmje) kur zoti F u bashkua me mua në një darkë të vogël me trembëdhjetë pjata, shërbyer në të njëjtin menyre nga i njejti sherbetor.Kjo më çliroi, jo nga uria, por nga merzia, për një kohë të shkurtër; Por unë u ndodha në dëshpërim perseri pas saj qe me thane, se Veziri kishte aq shumë punë sa nuk mund të më shihte deri në mbrëmje, largimi ynë duhet të shtyhet deri të nesërmen në mëngjes. Nga ora dy deri shtatë, me përjashtim të gjysmë ore ecje ne të nxehtë me zotin F rreth pallatit unë u lashë përsëri në vetmi të lodhshme. Dielli po perëndonte, turqit filluan të hanin dhe hëngrëm një darkë tjetër me njëzet e dy pjata. Mbrëmja ishte e këndshme, hëna që shkëlqente me shkëlqim mbi perspektivën dhe zhurma e turqve të gjallëruar nga fundi i agjërimit, me muzikën e egër që luhej para sallës së jashtme të Pashait, ishin një pjese e këndshme. Në orën nëntë na lajmeruan se Veziri ishte gati të na priste. Kalova nëpër galerinë e mbushur me roje dhe sherbetore, nga të cilët tridhjetë ose dyzet qëndronin në derën e tij, në sallë e pashë duke i dhënë urdhër korrierit me hyrjen time.Asnje nuk mungonte, përveç zotit F dhe zotit Colovo, e falënderova për ftesën time në pallatin e tij, për të cilën komplimentova per shkëlqimin e brendshëm dhe situatën e bukur, dhe për vëmendjen që më ishte kushtuar nga ai dhe e sigurova, se nuk do ta harroj kurrë pritjen dashamirëse që më kishte dhënë: Ai u përgjigj per kënaqësine që vizita ime i kishte dhënë, dhe shpresa e tij për vazhdimin e miqësisë sime, dhe komplimente të tjera të përgjithshme. ai tha se besonte qe me kthimin tim në Angli nuk duhet ta harroj kurrë dhe u lut, që nëse do të kisha ndonjëherë dëshirë për ndonjë gjë që Shqipëria mund të me afronte, do t'i shkruaja atij dhe ajo do të më dërgohej menjëherë, se ai i konsideronte të gjithë anglezët si fëmijët e tij. (Buzëqesha përbrenda vetes duke dëgjuar ndjenjën e denje të mbretëreshës Elizabet në gojën e një Turko Pasha!), dhe do te ndihej aq i lumtur sa per mundësinë për t'u bërë atyre shërbim ; Ai përfundoi duke u lutur veçanërisht që unë t'i dorëzoja ambasadorit ndjenjat e mirënjohjes dhe miqësisë se tij të cilat ai i argumentoj me bindjet e tij. Iu përgjigja duke përsëritur falënderimet e mia dhe duke thënë, se duhet të flas gjithmonë në vendin tim për detyrimet e mia ndaj tij për favoret e tij. Pasi kishin kaluar këto komplimente të zakoneshme, u ula për dhjetë minuta, kur u ngrita dhe mora leje, Pashai duke më përsëritur me largimin tim,ndenjat e tij për të kujtuar mesazhin e tij drejtuar zotit Liston. U ktheva në dhomën ku kam qenë ulur gjithë ditën dhe po përgatitem të shtrihem përsëri në shtratin tim të mrekullueshëm, madhështia e të cilit, shpresoj, nuk do ta pengojë gëzimin tim si pushim të patrazuar siç më dha mbrëmë.E shtunë më 4 shtator.U ngrita në orën pesë dhe në gjashtë u nisa bashke me zotin F për Gjirokaster. Shaluar mbi të njëjtin kalë, me një sele të mrekullueshëm prej pëlhure të kuqe të qëndisur me ar të shumte.
Ne kete tabllo me titull: " Visit to Ali Pasha" pikturuar nga vete autori William Turner,pasqtron pikerisht kete takim mbajtur me Vezirin ne Tepelene.Willam eshte i ulur ne krah te Aliut,duke lene keshtu nje deshmi shume te rendesishme historike.
Free Blogger Albert Pasho
venerdì 19 luglio 2024
Pse Sulltani vrau djemte e Ali Pashe Tepelenes ? Odiseja e familjeve te tyre.
Epilogu i marredhenieve te Ali Pashe Tepelenes me Porten e Larte ishte perballja mes tyre me lufte,kjo do te ishte e pa shmangesheme dhe per kete gje Ali Pashe Tepelena ishte shume i vetedijeshem, ai kishte vite qe po pregatitej per kete perballje. Aliu ishte pregatitur dhe kishte mar masat e nevojshme ne te gjitha fushat per kete perplasje per jete a vdekje me Porten e Larte.Perveç faktoreve te medhenje dhe kryesore qe ndikuan ne kete perballje historike midis tyre,kishte dhe faktore te tjere,me te vegjel brenda Portes se Larte te nje nivelit me te ulet, te intrigave te oborrit,te marredheneve personale dhe lobeve te ndryshme politike brenda Portes se Larte qe paten nje ndikim jo te vogel kundrejt Sulltanit per marjen e vendimit dhe shpejtimin ne kohe te kesaj lufte.Po kush ishin keta dhe si ndikuan ata tek Sulltani Mahmudi II ? .Armiqte me te medhenj dhe te betuar brenda Portes se Larte te Ali Pashe Tepelenes, ishin Mevlevi Halet Efendi,Pasho Beu dhe Patriakana Ortodokse e Stambollit e Fanarit.Por pa dyshim Halet Efendiu eshte armiku me i madh dhe kryesori mes tyre.Vrasja e Ali Pashe Tepelenes mund te quhet edhe vepra pothuajse plotesisht e Halet Efendiut.Vete historianet turke e akuzojne ate si shkaku i lindjes se kryengritjes ne More dhe krijimi i shtetit modern Grek, eshte pikerisht kjo lufte qe i beri, Ali Pashe Tepelenes. Halet Efendiu ishte sekretari i Sulltan Mahmuti te dyte,njeriu me afer tij,ky e kishte filluar karrieren e tij politike qe me pare,me detyra te ndryshme ne Perandori dhe gjate sundimit te Sulltan Selimit te III ( 1789-1807), ishte emeruar ne ambasaden e Portes se Larte ne Paris, ku kishte mar pjese edhe ne ceremonine e shpalljes se Napoleone Bonaparte imperator i Frances. Sipas burimeve te kohes kjo armiqesi kshte lindur kohe me pare, per faktin se Halet Efendi ishte i pakenaqur nga parate qe i jepte Aliu si bakshish (kujtojme ketu qe bakshishi ishte nje praktike normale dhe e padenushme ne Perandorine Osmane),behet fjale per nje bakshishe rreth 1000 qese para, Per kete arsye Halet Efendiut,u mundua dhe u perpoq qe ta paraqiste Aliun tek Sulltani,si nje rebel qe nuk paguan dhe sipas mendimit te tij Sulltani nuk do ta falte nje gje te tille.Kjo urrejtje ndaj Aliut nga ana tjeter qe ushqyer qe ne rinine e hershme te Halet Efendiut i cili kishte krijuar raporte te mira me grekerit e Patriakanes se Fenerit te Stambollit.Pothuajse çdo dite ai i fliste Sulltanit kunder Aliut,duke i thene qe do te ndodhe nje ngryengritje nen ndikimin dhe drejtimin e Ali Pashe Tepelenes.Po ka edhe arsye te tjera ,njera prej tyre eshte edhe iniciativa qe kishte mar vete Aliu per krijimin e nje batalioni artilierie,pa pelqimin e Portes,dhe kjo me preteksin qe kjo inisiative e Aliut mund te behej shembull per Veziret e tjere ne Perandori.Krijimi i nje shteti te pavarur nga Aliu brenda Perandorise,do te detyronte dhe politiken e Portes per te emeruar Vezir te fuqishem rreth Aliut,si ne Lepanto,More e Trikalla,ne menyre per te krijuar nje rreth te fuqishem qe te ulte influencen e Ali Pashe Tepelenes.Politika e tij kunder Aliut u zbatua edhe nen idene e cetralizimit te shtetit Osman.Porta e Larte e shikonte Aliun si nje rrezik per shtetin gjithmone e ne rritje,kjo rritje dhe fuqizim i Aliut vinte dhe nga vetedija qe kishte Aliu per rendesine e tij ne rajon.Kjo vetedije e fuqise se tij do ta bente Aliun dite pas dite me te fuqishem dhe luftarak ndaj Portes se Larte,megjithe paralajmerimet qe ai kishte mar,gje qe ai nuk i perfilli kurre. Zgjerimi shpejte i territorit te tij,marrja e Beratit dhe Vlores,Gjirokasteres dhe Kardhiqin pa autorizimin e Portes se Larte,mos vajtja ne frontin e luftes te Perandorise me Rusine dhe shtypjen e kryengritjes serbe edhe pse i urdheruar nga Porta, por dergimi atje te djemeve te tij.Kjo situate do te nderlikohej kur Ali Pashe Tepelena nderhyri ne Shqiperine Veriore,ne Gegeri.Kur ai pushtoi Tiranen,Oherin dhe Elbasanin ne vitet 1815-1817,ai shqetesoi shume fisniket e Portes se Larte,te cilet u alarmuan me shume kur ne vitin 1818 ai zbatoi nje plan te ri,per zgjerimin e territoreve te tija,me fushatat e Dibres dhe Matit ku qe nje kercenim direkt edhe per Mustafa Pashe Bushatin e Shkoderes.Konflikti ne fillim do te ishte ne formen e nje lufte me prokure,ku Mustafa Bushati manipuloi Abaz Beun ajanin e Dibres,ndersa nga ana e Aliut drejtonte Hasan Beu ajani i Episkopates Peshkopise.Por Aliu arriti te krijoje nje aleance dhe te mar mbeshtetjen e Mutasarifit te Prizerenit Mahmut Pashes dhe atij te Shkupit Malik Pashes,Atehere Mustafa Pasha i Shkoderes ne panik te madh i dergoje letra Portes se Larte ku ankohej per Aliun per rrezikun qe ai i kanoste.Ky formoi aleanca lokale me bejlere te zones per te shprapsur trupat e Aliut.Vete Aliu i kerkoi ndihme Halet Efendiut qe te ndikonte prane Sulltanit duke e mohuar kete fakt.Por perkundrazi jo qe nuk e ndihmoi por e urdherruan Aliun te largonte trupat e tij nga Ohri,Elbasani dhe rrethinat e tij e te rikethehej ne Janine.Ali Pasha nuk i largoi trupat e tij dhe nuk ju bind Portes se Larte,kjo qe nje sfide e hapur per Sulltan Muhamedin e dyte i cili vendosi qe guvernatoret e Rumelise te Selanikut,Eubese dhe Karielit(Bullgarise) te mbidhnin trupa dhe te largonin ushtrine e Aliut nga keto zona te mara prej tij.Per kete situate te krijuar u mbajt ne oborrin e Sulltanit nje asamble per te shqyrtuar veprimet e Aliut.Ne kete asamble u paraqiten dy versione te kunderta ajo e Kanib Efendi sekretari sekret i Sulltanit dhe nje kohesisht rivali me i madh i Halet Efendiut armik i Aliut.Kanib Efendiu mbrojti tezen se ne qofse Aliu do te hiqet problemet ne Rumeli do te jene me te medhaja se heqja e tij,kjo teze do te mbeshtetej nga asambleja dhe Halet Efendiu do te terhiqej per momenti per te vepruar kunder Aliut.Por nuk do te zgjatete shume kjo situate. Armiqte e Aliut vinin njeri pas tjeteri tek Halet Efendiu qe e shikonin si fuqine e vetme qe mund te mposhte Ali Pashe Tepelenen,midis tyre me te fuqishmit ishin Pasho Beu, ministri Mahmut Bey dhe Zeynelabidin Bey.Dy te paret kishin njohuri te madhe per Aliun dhe do te ishin te dobishem per Halet Efendiun per veprimet e mevoneshme te tija kunder Aliut,dhe do te shendroheshin ne mbeshtetesit kryesore te tij si ne asamble por edhe ne terren.Momenti i pershtatem per Halet Efendiun erdhi pas atentatit te deshtuar te njerezve te Aliut derguar per vrasjen e Ismail Pasho Beun ne Stamboll i cili gjeti mbeshtetje nen mbrojtjen e Halet Efendiu dhe Sulltani ne oborrin e tij.Pas ketij atentati Sulltani Muhamedi II do te bindej plotesisht qe Ali Pashe Tepelena ishte ngrritur kunder tij.Keshtu me daten 16 Mars 1820 do te leshoje fermanin kunder Aliut si tradhtare i Perandorise dhe do ta shkarkoje nga te gjitha pozitat qe mbante,po shtu ne daten 27 Prill 1820 do te nxjerre udherin per mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashes.Me keto akte Halet Efendiu do te realizonte objektivin e tij ate te mobilizimit te forcave ushtarake kunder Aliut.Me urdher te Sulltanit ky ju dergoj letra per mobilizim; Mustafa Pashes te Shkoderes ,Governatorit te Bitola(Maqedoni) Rustem Bey, Governatoreve te Kirshoves(Moldavi) dhe Diberes perkasisht Abaz Bey dhe Sirozi Jusuf Bey,atyre te Selanikut qe te dergonin trupa ne Leptano si dhe Pelivan Ibrahim Pashes dhe atyre te Eubese dhe Vidinit.Kurse governatori i Rumelise Hyssein Pasha te dergonte altilerine e tij bashke me municionet.Hurshid Pashq qe ishte governator i Alepos u trasferua ne More per kete qellim.Sulltani urdheroi qe Janina e Delvina di jepeshin Ismail Pasho Bey.Sulltani nxorri dhe nje amnisti per te gjithe ata qe do te kalonin ne anen e Portes se Larte, te abadononin Aliun, keta do te faleshin dhe nuk do tju sekuhestrohej pasuria.Kjo amnisti nuk perfshinte Aliun ku Sulltani kishte nderprere çdo korrispodence dhe kishte urdheruar se do te denonte shume rrende çdo mbeshtetes te Aliut dhe cili do qe shkonte kunder urdherrave te tij.Keto masa te Sulltanit kishin qellim te perçanin kampin e Aliut,me politiken "perça e sundo",ai u mundua dhe pati si qellim qe fillimisht djemte e Aliut ti kalonte ne anen e shtetit,si dhe bashkepuntoret e tij.Po si u zhvilluan ngjarjet ne fillim te operacioneve ushtarake? Te tre djemte e Aliut Veliu,Mykhtari dhe Saliu ishin me Aliun per mbrojtjen e Janines dhe territoreve te tjera nen sundimin e Aliut.Qe ne fillim Aliu dergoj njerezit e tij per te mar djemte e tij nen mbrojtje.Keshtu Veliu errdhi ne Janine,pasi kishte lene Leptanon dhe qendroi per rreth dhjete dite me gjithe familjen e tij,me te ishin dhe te tre djemte e tij,Mehmeti,Selimi dhe Ismaili.Pas qendrimit ne Janine,Aliu e urdheroi te shkonte ne mbrojtje te Prevezes, ne krye te tre mije ushtareve te Aliut me ne krye njerezit me te besuar te tij.Nderkohe flota osmane kishte arritur nr ujerat e detit Jon ne sherbim te rrethimit te Aliut.Veli Pasha po shikonte qe situata po behej pa rruge dalje atehere vendosi te negocionte jeten e vete dhe te familjes se tij.Ne daten 24 Gusht 1820 i shkruan nje leter Kaptan Bey komandanti i marines osmane, ku i kerkon se ne çfare menyre dhe si duhet te mbroje jeten e tij dhe te familjes se tij nga zemerimi Sulltanit.Ky i propozoje te vinte e te dorezohej ne Preveze tek flota osmane.Nderkohe ne kalane e Parges ishte djali i Veliut , Mehmet Pasha te cilet njerezit e Veliut i dorrezuan nje leter nga Veliu.Kur njerezit e Ali Pashes ne kalane e Parges kuptuan qe kala do te dorezohej,ata bene qendrese dhe kundershtuan Mehmet Pashen.Por ky ju tha se kush nuk dorrezohet do ti dorezoheshin Kaptan Bey.Flota osmane mori drejtimin drejt Prevezes.Me daten 2 Shtator 1820 Preveza ju dorezua flotes Osmane,dhe bashke me te Veliu me familjen e tij.Pas dorrezimit te tij, u trasferua ne Kutahya ku do te jetonte me gjithe privilegjet qe i takonin rangut te tij.Ne dhjetor te vitit 1820 Porta leshoje nje urrdher ku Veliut do ti bashkoheshin ne Kutahya gruaja e tij,djali Selimi dhe vajza.Megjithese Porta kishte shfaqur sodisfacion per Veliun ne fillim per besnikeri ndaj saj,Ai nuk shikohej me besim,per ta ishte i pabesushem.Nga qeveria ju shkruan letra,guvernatorit te Anadollit Bekir Pasha dhe guvernatorit te Ankarase Rustu Pasha ku thuhej se djemeve te Ali Pashes nuk duhej besuar.Ne keto letra thuhej se duke qene djemte e Aliut mund te ndiqni rrugen e te jatit.Oficereve ju kerkua qe Veliun ta mbanin ne paraburgim,por ne menyre te fshehte.Arsyeja pse te mbahej e fshehte ishte se kishin frike se mos shqiptaret mesonin kete gje dhe do te ndodhnin trazira e revolta nga ana e tyre.Veli Pashes do ti shpjegohej nga ana e autoriteteve qe shkaku i arrestit te trij nuk ishte ai,por Ali Pasha babai i tij qe vazhdonte te sfidonte Porten e Larte me lufte.Po ashtu ju tha se kishte shperthyer nje revolte nga grekerit dhe kjo mase qe per te garantuar sigurine e tij nga armiqte e mundeshem.Nderkohe djali tjeter i Aliut Mykhtari mbronte kalane e Beratit.Edhe ky vendosi te dorrezohej,per kete gje dergoj nje lajmetar ne Stamboll.Pas ketij veprimi Mykhtari u terhoq ne Tepelene.Njekohesisht Mykhtari kishte derguar tek guvernatori Vlores Nurullah Pasha djalin e tij Mahmud Bey dhe vellain e tij Sahli Pashes per te komunikuar kete vendim.Nurullah Pasha i shkruajti Sulltanit dhe mori pergjigje, qe Sulltani e kishte pranuar kete vendim.Pasi ishin falur dy djemte e tjere te Aliut,Mykhtari dhe Saliu do te shkojne tek guvernatori i Rumelise Hussein Pasha.Ky do te trasferoje ne Ankara, Myktharin me djemte dhe Sahliun.Edhe keta u arrestuan me te njejtin motiv si Veliu.Pas pak kohe u leshua urrdheri i ekzekutimit te tyre me motivin;" Edhe pse ketu ne Porten e Larte ata vazhdojne te perkrahin dhe nxisin luften e shqiptareve kunder Portes se Larte,ata vazhdojne te dergojne letra inkurajimi dhe perkraje luftetareve te tyre".Keto letra dhe dokumenta kishin rrene ne duart e osmaneve ku ju behej thirrje shqiptareve per kryengritje.Ne kete periudhe kur Hurshid Pasha raportonte ne Stamboll per situaten ne Janine,propozoje qe djemte Ali Pashes duheshin vrare.Kjo per arsyen se dhe ne qofse Aliu do te eleminohej,djemte e tij nje dite do te ketheheshin ne vendin e tyre,dhe do te hakmerrishin ndaj tyre.Ne baze te ketyre fakteve u vendos denimi me vdekje qe do te behej ne sekret.Ky vendim ju dergua guvernatorit te Ankarase Mehniet Rustu Pasha ne korrik te vitit 1821,ku bene ekzekutimin e tyre ne sekret te Veli Pashes ne Kutahya e me pas Mykhtari dhe Sahli Pasha ne Ankara,Kokat e prera te Veli Pashes dhe djalit te tij Mehmetit arriten ne Stamboll ne daten 9 Gusht 1821,ndersa kokat e prera te Mykhtarit dhe Sahliut arriten ne Stamboll 9 Gusht 1821 ku u ekspozuan si ato te rebeleve te Perandorise.Nderkohe gruaja e Mykhtar Pashes me djalin e saj qe kishte rreth 7-8 vjeç po udhetonin per Ankara dhe kur kishin arritur ne fshatin Kazi te Gallipoli njerezit qe shoqeronin morren urdherin qe keta duheshin arrestuar dhe te mbaheshin ne vend.Edhe pse Mykhtari dhe Veliu ishin vrare ,Hyssein djali Mykhtarit dhe djali i Veliut Ismail si dhe pjestaret e tjere te familjes kishin mbijetuar.Ne fund te Tetorit 1822 arrin lajmi nga Hurshid Pasha per djalin e Mykhtarit Hyseini, i cili gjate kryengritjes se Aliut ishte dhene si peng prane Sulioteve si garanci per marreveshjen e Aliut me Suliotet kunder Osmaneve,dhe kur Suli ra ai u kap rrob nga Hurshid Pasha.Ky ju dergua nenes se tij pa e parajmeruar ate.Por Hurshid Pasha nuk e shikonte te vaforshme qe te qendronin ne zone,prandaj propozoje qe keta te dergoheshin o ne Selanik ose ne Edirne.Doli nje urrdher nga Porta qe Hyseini dhe nena e tij te dergoheshin ne Edirne.Ndersa pjesa tjeter e familjes,grate,djemte dhe sherbetoret u derguan ne Stamboll.Ndersa djali Veliut, Mehmet Pasha bashke me gruan Penbe Hanim dhe djali e tyre Ibrahim Pasha ishin strehuar ne shtepine e Mahmut Nedim Bey.Djali tjeter i Veliut Ismail Bey gjendej ne Janine,dhe Hurshid Pasha shkrruajti nje leter Portes ku thuhej qe do ta dergonte ne Stamboll,por nuk ishte e keshillushme te shkonte prane nenes se tij,por te dergohej ne nje vend tjeter.Hurshid Pasha kishte ndermend qe Ismailin ta perdorte ne Poleponez duke ditur qe shqiptaret ishin luftetar te mire,dhe familja Tepelena ishte me shume influence midis shqiptareve,keshtu ai do ta perdorteate ate kunder armiqeve te tij.Ne Stamboll ishin edhe nena dhe gruaja e Sahli Pashes djalit te vogel te Aliut.Me kalimin e kohes pjestaret e familjeve te djemeve te Aliut u mendua te rikethehesin ne vendet e tyre,dhe per kete ju mor mendim Hurshid Pashes,se a kishte ndonje te keqe per ti kethyer ata.Hurshidi ju tha ,qe shqiptaret nuk jene si popujt e tjere dhe eshte jo e keshillushme ti dergoni ne vendet e tyre,sepse mund te jene nje rrezik per ne.Prandaj eshte mire ti dergojme ne pjesen Anatolike te Perandorise.Sulltani nxorri nje urrdher ku shkruante qe keta persona eshte e nevojshme te mos dergohen ne asnje vend per momentin.Gjate gjithe kesaj periudhe pjestaret e familjes se Ali Pashe Tepelenes u mbajten ne mbikeqyrje nga Porta e LarteEdhe pse pjestaret e familjes te Aliut nuk u kethyen ne Shqiperi per deshire te Sulltanit,te vetmit qe ju dha leje, kur situata ne Rumeli u qetesua per Perandorine Osmane,ishin nena e Sahliut me gruan e tij Nimetullah,e cila ishte vajza e Khanum Jafar Pasha,bashke me djalin e vogel Muço Mustafa.
Free Blogger Albert Pasho
lunedì 8 luglio 2024
Johan Wolfgang Goethe, Poezi per Ali Pashe Tepelenen, " Kenge heroike moderne Greke-Epirotike.
I
Fushat ne turke jane kethyer,
nje kohe prone e shqiptareve.
Stergios eshte akoma gjalle,
nuk respekton asnje Pasha.
E deri sa bore ketu siper te bjere,
turqeve nuk ju perkulemi.
pararojen vendose atje, ku,
ujqerit bejne strofken dhe mbrohen!
Qe skllavi qytetar te jete;
lagjia e qytetit, guximi yne eshte
dritarja e mbrojtes ne shkretetire.
Se sa te jetojme me turqit,
me mire me kafshet e egra.
II
Velier i zi, ndan dallgen permes
afer brigjeve te Kasandres,
mbi te, velat e zeza,
mbi ato, qielli i kalter.
Se anija turke vjen drejt jush,
flamujte e kuq brilant valviten
"Ulni velat menjehere,
ulni velat!"
Jo nuk godas velat,
nuk do ti ule kurre.
Kercenoje sikur nje nuse te re,
nje nuse qe duhet trembur.
Me thone Janis,bir i Stathas,
betim i Bukovalas.
Marinaret e palodhur
tek prua qendrojne.
Gjaku i turkut duhet derdhur,
mos i kurseni te pafete,
me nje kethim te shpejte,
anija mer komanden;
ndersa Janis ngrihet ne kembe,
me shpate ne dore;
traret rrjedhin gjak,
valet kuqerrohen.
Allah!Allah! kerkojne meshire
te pafete ne gjunje.
bertet fitimtari,sa jete e trishte
me te humburit qendroni tani!
III
Perkulu Liako Pashait,
perkulu Vezirit.
Armatol perpara,
Sovran i tokes tani.
"Se Liako jeton,
te penduar nuk do te kete kurre
vetem shpata e Pashait per te,
Veziri dhe pistola."
Ali Pasha mbeshtet kete,
inatoset me te pabindurit,
jep urdhera e shkruan letra;
Vendos çfare duhet bere;
Veli Gekas,shpejt nxito
kalo qytete,kalo fshatra.
Me sill Liakos ketu,
O te gjalle o te vdekur.
Gekas verdall kerkon
luftetaret ai kerkon.
Pyet per ta dhe i befason
perpara tyre ai tashme qendron.
Kontogiakupis,tashme
atje lart ne pozicion therret;
Te dashur,djemte e mij!shpejt
djemte e mij te luftojne!
Liakos shpejt del,
me shpaten ne mes dhembeve.
Zbardhi dita e shkoj nata
per tre dite e per tre nete.
Ne lot grate shqiptare,
mbeshtjelle me rroba zie;
Veli Gekas kethehet vetem,
me te vetin gjak mbuluar.
IV
Çfare ulerimash,ku e kan fillin valle?
Çfare tronditje e temerrshme?
Jane dema perpara shpates,
kafshe te egra ne luftime te egra?
Jo! Bukovalas, drejt luftes shkon, udheheq njemije e peseqind luftetar,
luftohet mes Kerasovon
ne te madhe lagje.
Te shtena pushke,si pika shiu,
pelumba permbi keshtjelle!-
floke verdhe vajza, therret poshte
nga dritarja e portes,
Ndal betejen Jani,
bresherine,keto te shtena.
Ler qe pluhuri te bjer poshte,
ler qe mjegulla e betejes te shkoj larg.
keshtu numero luftetaret tende,
deri sa ,te dish ke ke humbur!
Tre volte turqit numeruan,
katerqind te vdekur shtriheshin atje,
ndersa numeroheshin luftetaret,
vetem tre kishin rene.
V
Dielli ka mbreteruar,
tek prijsi luftetaret vijne
Ngrihuni,djemte e mi,buken e mbremjes,
ndaheni,me uje ate ta ngjyeni!
Ndersa ti Lamprokos nipi,
ne krahun tim ti ulu
Mbaj me vete armet!
Komandant je tani.
Dhe ju te tjere luftetar trima,
çiabolen jetime merni,
dege jeshile bredhi prisni,
shtratin tim ju te thurrni;
Rrefimtarin ketu ma sillini,
dersa une ti rrefej atij,
cileve pune,
ju kushtua jeta ime
Tridhjete vjet Armatol kam qene,
njezet vjet kam luftuar;
vdekja tashme do te me mar,
shume i kenaqur une jam.
Varrin tim gati kam bere,
plot hapsire dhe i larte te jete,
drita e diellit te mund te hyje,
qe koburet une te mbush.
Ne te djadhte nje dritare dua,
dallandyshet primaveren te me lajmerojne,
qe bilbili Majit te me tregoj
me te bukurat gjera.
VI
Olimpi,Kisavosi,
dy malet grinden;
Ne kete kohe Olimpi
Kisavos keshtu i thote:
" Mos u ço Kisavo,
Turk ti nje ke shkelur.
Une i moçmi Olimpo jam
qe bota mbare degjuar ka.
Gjashtedhjete e dy maja kam,dhe dymije te bardha burime
çdo burim nga nje stendart
çdo dege nga nje luftetar.
Ne me te larten maje,nje shqiponje ka folene
permbi mua.
mberrthyer
me kthetrat e fuqishme,koken e pergjakur te nje heroi mban".
"Me thuaj kapedan! si shkoj?
A ke rene ne menyre te ulet?"
Ushqim per zogjte rinia ime,
burreria ime, vete ushqehet!
Krahu tend po zgjatet,
Kthetra tende po zgjatet.
Ne Louron,ne Xeromeron
me guerrieret kam jetuar,
keshtu ne Kasia,permbi Olimp
deri ne te dymbedhjetin vit kam luftuar.
Gjashtedhjete Bej kam vrare,
fushat e tyre i kam djegur;
Turqit qe kam vrare,
po edhe shqiptare,
jane shume,shume,
qe nuk dua ti numuroj.
Tani rradha ime errdhi,
trimerisht ne lufte kam rene.
VII
Karonte.
Bergehon, pse keshtu i zi je?
Nga vjen kjo vale resh?
Eshte fortuna qe fryn lart?,
shiu qe majat godet?
Nuk eshte fortuna qe fryn lart,
nuk eshte shiu qe majat godet;
Jo,eshte Karonte qe vjen poshte,
te vdekurit i rremben,
Shtyn te rinjte perpara tij,
pas vetes pleqte terheq;
me te vegjelit e neonatet,
varur ne radhe ne sele ishin.
Atehere pleqte thirren,
edhe te rinjte u gjynjezuan;
"O Karonte,ndal! tek garrdhi ndal,
ndal tek pusi i fresket!
Qe pleqte te freskohen,
te rinjte gurre leshojne,
Shperndahen te rinjte,
lule shume ngjyrshe me kujdes mbledhin.
Nuk ndalem tek gardhi,
nuk ndalem tek pusi;
Grate vijne per te krijuar,
femijet e tyre ato dallojne.
Edhe burrat ato dallojne,
e pamundur eshte ti ndash.
Kjo me poshte eshte orgjinalia;
Neugriechisch-Epirotische Heldenlieder.
I. | |
Sind Gefilde Türkisch worden, Sonst Besitz der Albanesen; Stergios ist noch am Leben, Keines Pascha's achtet er. Und so lang es schneit hier oben, Beugen wir den Türken nicht. Setzet eure Vorhut dahin, Wo die Wölfe nistend hecken! Sei der Sklave Stadtbewohner; Stadtbezirk ist unsern Braven Wüster Felsen Klippenspalte. Eh' als mit den Türken leben, Lieber mit den wilden Thieren! | |
II. | |
Schwarzes Fahrzeug theilt die Welle Nächst der Küste von Kassandra, Ueber ihm die schwarzen Segel, Ueber ihnen Himmelsbläue. Kommt ein Türkenschiff entgegen, Scharlachwimpel wehen glänzend. »Streich die Segel unverzüglich, Nieder laß die Segel du!« Nein, ich streiche nicht die Segel, Nimmer laß' ich sie herab. Droht ihr doch, als wär' ich Bräutchen, Bräutchen, das zu schrecken ist. Jannis bin ich, Sohn des Stathas, Eidam des Bukovalas. Frisch Gesellen, frisch zur Arbeit! Auf zum Vordertheil des Schiffes! Türkenblut ist zu vergießen, Schont nicht der Ungläubigen. – Und mit einer klugen Wendung Beut das Türkenschiff die Spitze; Jannis aber schwingt hinauf sich, Mit dem Säbel in der Faust; Das Gebälke trieft vom Blute Und geröthet sind die Wellen. Allah! Allah! schrein um Gnade Die Ungläubigen auf den Knieen. Traurig Leben, ruft der Sieger, Bleibe den Besiegten nun! | |
III. | |
Beuge, Liakos, dem Pascha, Beuge dem Vezire dich. Warst du vormals Armatole, Landgebieter wirst du nun. »Bleibt nur Liakos am Leben, Wird er nie ein Beugender. Nur sein Schwert ist ihm der Pascha, Ist Vezir das Schießgewehr.« Ali Pascha, das vernehmend, Zürnt dem Unwillkommenen, Schreibt die Briefe, die Befehle; So bestimmt er, was zu thun: Veli Guekas, eile kräftig Durch die Städte, durch das Land, Bring mir Liakos zur Stelle, Lebend sei er, oder todt! Guekas streift nun durch die Gegend, Auf die Kämpfer macht er Jagd. Forscht sie aus und überrascht sie, An der Vorhut ist er schon. Kontogiakupis, der schreit nun Von des Bollwerks hohem Stand: Herzhaft, Kinder mein! zur Arbeit, Kinder mein, zum Streit hervor! Liakos erscheint behende, Hält in Zähnen fest das Schwert. Tag und Nacht ward nun geschlagen, Tage drei, der Nächte drei. Albaneserinnen weinen, Schwarz in Trauerkleid gehüllt; Veli Guekas kehrt nur wieder, Hingewürgt im eignen Blut. | |
IV. | |
Welch Getöse? wo entsteht es? Welch gewaltiges Erschüttern? Sind es Stiere vor dem Schlachtbeil, Wild Gethier im grimmen Kampfe? Nein! Bukovalas, zum Kriege Fünfzehnhundert Kämpfer führend, Streitet zwischen Kerasovon Und dem großen Stadtbezirk. Flintenschüsse, wie des Regens, Kugeln, wie der Schloßen Schlag! – Blondes Mädchen ruft herunter Von dem Ueberpforten-Fenster: Halte Janny das Gefecht an, Dieses Laden, dieses Schießen! Laß den Staub hernieder sinken, Laß den Pulverdunst verwehen, Und so zählet eure Krieger, Daß ihr wisset, wer verloren! Dreimal zählte man die Türken, Und vierhundert Todte lagen, Und wie man die Kämpfer zählte, Dreie nur verblichen da. | |
V. | |
Ausgeherrschet hat die Sonne, Zu dem Führer kommt die Menge: Auf, Gesellen, schöpfet Wasser, Theilt euch in das Abendbrod! Lamprakos du aber, Neffe, Setze dich an meine Seite; Trage künftig diese Waffen! Du nun bist der Kapitan. Und ihr andern braven Krieger, Fasset den verwaisten Säbel, Hauet grüne Fichtenzweige, Flechtet sie zum Lager mir; Führt den Beichtiger zur Stelle, Daß ich ihm bekennen möge, Ihm enthülle, welchen Thaten Ich mein Leben zugekehrt. Dreißig Jahr bin Armatole, Zwanzig Jahr ein Kämpfer schon; Nun will mich der Tod erschleichen, Das ich wohl zufrieden bin. Frisch nun mir das Grab bereitet, Daß es hoch sei und geräumig, Aufrecht, daß ich fechten könne, Könne laden die Pistolen. Rechts will ich ein Fenster offen, Daß die Schwalbe Frühling künde, Daß die Nachtigall vom Maien Allerlieblichstes berichte. | |
VI. | |
Der Olympos, der Kissavos, Die zwei Berge haderten; Da entgegnend sprach Olympos Also zu dem Kissavos: »Nicht erhebe dich, Kissave, Türken- du Getretener. Bin ich doch der Greis Olympos, Den die ganze Welt vernahm. Zwei und sechzig Gipfel zähl' ich Und zweitausend Quellen klar; Jeder Brunn hat seinen Wimpel, Seinen Kämpfer jeder Zweig. Auf den höchsten Gipfel hat sich Mir ein Adler aufgesetzt, Faßt in seinen mächt'gen Klauen Eines Helden blutend Haupt.« »Sage, Haupt! wie ist's ergangen? Fielest du verbrecherisch?« Speise, Vogel, meine Jugend, Meine Mannheit speise nur! Ellenlänger wächst dein Flügel, Deine Klaue spannenlang. Bei Louron, in Xeromeron Lebt' ich in dem Kriegerstand, So in Chasia, auf'm Olympos Kämpft' ich bis in's zwölfte Jahr. Sechzig Aga's ich erschlug sie, Ihr Gefild verbrannt' ich dann; Die ich sonst noch niederstreckte Türken, Albaneser auch, Sind zu viele, gar zu viele, Daß ich sie nicht zählen mag. Nun ist meine Reihe kommen, Im Gefechte fiel ich brav. |
VII.
Charon.
Die Bergeshöhn warum so schwarz? Woher die Wolkenwoge? Ist es der Sturm, der droben kämpft, Der Regen, Gipfel peitschend? Nicht ist's der Sturm, der droben kämpft, Nicht Regen, Gipfel peitschend; Nein Charon ist's, er saus't einher, Entführet die Verblichnen; Die Jungen treibt er vor sich hin, Schleppt hinter sich die Alten; Die Jüngsten aber, Säuglinge, In Reih' gehenkt am Sattel. Da riefen ihm die Greise zu, Die Jünglinge sie knieten: »O Charon, halt! halt am Geheg', Halt an beim kühlen Brunnen! Die Alten da erquicken sich, Die Jugend schleudert Steine, Die Knaben zart zerstreuen sich Und pflücken bunte Blümchen.« Nicht am Gehege halt' ich still, Ich halte nicht am Brunnen; Zu schöpfen kommen Weiber an, Erkennen ihre Kinder. Die Männer auch erkennen sie, Das Trennen wird unmöglich. |
Perkethimi nga Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho.
giovedì 4 luglio 2024
Ali Pashe Tepelena, "Skenderbeu i Ri". Alphonse De Lamartine
Ne vepren e tij voluminose "The History of Monarchy in France" ne volumin e saje te katert dhe te shtate,analizon dhe shkruan rreth Ali Pashe Tepelenes.Ai do ta citoj Aliun si "Skenderbeu i Ri".
lunedì 1 luglio 2024
Hani Valarese,Epigrama e shkruar nga Ali Pashe Tepelena.
Sipas Pouqueville ne Hanin e Valarese ne Kardhiq, pas ngjarjes te ndodhur aty nga ana e Ali Pashe Tepelenes.Ka egzistuar nje pllake memoriali kushtuar kesaj ngjarje.E shkruajtur ne tre gjuhe Shqip,Turqisht e Greqisht ku shkruhej:
Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)
Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...
-
Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe ud...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revoluc...
-
Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la ...