Powered By Blogger

venerdì 4 ottobre 2024

Ali Pashe Tepelena dhe relacionet diplomatike me Rusine.



         Princi Potjomkin        Ali Pashe Tepelena                                 

 Kontaktet e para me ruset,  Ali Pashe Tepelena i pati gjate luftes Ruso-Turke 1787-1792,ku ai mori pjese per llogari te Portes se Larte ne kete lufte,ai pati kontakte me gjeneral ushtarak e diplomat ruse,si dhe me princin Potjomkin me ane te nje leter kembimi mes tyre.Qe ne vitin e pare,qe Ali Pashe Tepelena u be Pasha i Janines ne1788,filloi tratativat diplomatike me fuqite e medha te kohes,qe ishin perfshire ne luften e tre Perandorive,e mbi te gjitha keto tratativa me Ruset,edhe pse Perandoria Otomano ishte ne lufte me Ruset qe nga viti 1777.Ali Pashe Tepelena imagjinonte krijimin e shtetit te tij qe do te shtrihej ne gjithe Ballkanin,dhe pse jo te zvendesonte Perandorine Otomano ne kete rajon.Per kete bashkepunim me Ruset rruga e komunikimit me Carinen e Rusise Katerinen ishte Liberios Benakis,konsulli Rus ne Korfuz ne kete kohe nen kontrollin  Venecian.Keshtu projekti i tij,ai i krijimit te shtetit te tij te pavarur, do te paraqitej dhe merte forme vetem tre vjet me vone qe ai u be Pasha i Janines1788 ,ne Qershor te vitit 1791 pasi kishte bere takime me ruset ne fillim te ketij viti lidhur me problematken e krijimit dhe shkeputjes se shtetit te tij.Ne fillim te vitit 1791 ne shkurt,sipas historianit rus G.L.Arsh ne dokumentat e nxjera nga arkivat e flotes luftarake ruse,shkruhet se tratativat filluan nga ana e Aliut."Ai (Aliu) nepermjet Lasalit i transmetoi Benakit dhe emisarit rus ne Sicili,gjeneralit Psaros,se ai(Aliu) mendon te kaloje ne anen e Rusise",emisari rus ju pergjegj se kete premtim te tij,ne emer te qeverise mund tja jape vetem princit Potjemkin.Zhvillimi i ngjarjeve ne vazhdim ne mars te po ketij viti,sipas G.L.Arsh do te evidentojne nje ngjarje po ne keto dokumenta,per nje marreveshje midis gjeneral Psaros dhe Ali Pashe Tepelenes per hartimin e nje "sulmi" nga flota ruse.Gjenerali Psaros e beri kete edhe per nje arsye tjeter perveç ndihmes per Aliun,dhe kjo qe qe te arrin sa me pak trupa nga ana e osmaneve ne front.Sipas G.L.Arsh  kur Sulltani dergoi nje urdher Aliut qe bashke me 20 mije ushtare te tij ti mbashkengjitjesh ushtrise perandorake ne frontin e luftes. Aliu nuk e kishte pritur mire kete urdher,dhe per te mos ju bindur ketij urdheri,ne kte rast e ndihmoi plani i gjeneral Psaros me te cilin kishin rene dakort me pare.Gjeneral Psaros sajoi nje leter per kreret e fshatrave shqiptare e greke,qe keta ne daten 1 Mars 1791 te ndihmojne floten luftarake ruse, se ne te kunderten fshatrat e tyre do te digjeshin dhe shkateroheshin.Kete leter ja dergoi Aliut,i cili nga ana e tij ja dergoi Portes se Larte,duke njoftuar kete se gjoja e kishte mere kete leter nga kryepleqte e fshaterave shqiptare e greke,bashke me kerkesen per ndihme.Keshtu Aliu kerkonte "falje" Portesse ishte i detyruar qe pjesen me te madhe te ushtrise duhet ta linte ne mbrojtje te bregdetit dhe fshatrave,prandaj nuk ishte ne gjendje te zbatonte urdherin e derguar.Ne vazhden e ketyra ngjarjeve,ne Qershor te vitit 1791,ne ishullin e vogel te Kalamos,perfaqesusi i Aliut i kerkoi Gjeneralit Rus, Tamara, komandant i flotes Ruse ne detin Mesdhe,qe ti dorezonte Princit Potjomkin,nje marreveshje bashkepunimi me Rusine me tete pika,kjo marreveshje eshte shkruar ne ferngjisht.Ky dokument tregon idete dhe vizionin e Ali Pashe Tepelenes per krijimin e shtetit te tij te pavarur,qe ne fillim te heres,dhe tere jeten e tij ja kushtoje ketij qellimi. Marreveshje-bashkepunimi tete pikat e saj;

1-Ali Pasha angazohet te mare pjese bashke me greket,ne nje kryengritje per te zbuar turqit nga Ballkani.Per kete qendrim ai kerkon sigurime per njohen e tij si sundues i pavarur i pashallekut,per njohen e territorit te tij qe duhet zgjeruar ne te arrdhmen dhe per ushtrimin e lire te fese nga myslimanet.

2-Nga ana e vet,ai zotohej ti trajtoje njelloj si myslimanet,ashtu dhe te krishteret dhe ti pranoje ata si ne administrate ashtu dhe ne ushtri,duke patur si parim te vetem aftesine e tyre.

3-Taksat do te unifikohen per te gjithe banoret,greke apo shqiptare,mysliman apo te krishtere qofshin.

4-Do te largohen fuksionaret e larte turq me prirje armiqesore ndaj tij.

5-Aliu pranon qe Rusia te kete te drejten e mbrojtjes se te krishtereve ne shtetin e tij.Greket do te jene ne mbrojtjen e Rusise,por pa pasur te drejten per te transferuar çeshtjet e tyre gjyqesore dhe te apelojne ndaj gjykatave vendore ne gjykatat ruse.

6-Ali Pasha nuk do te paguaje taksa vasaliteti.

7-Aliu gjithashtu pranon qe ligjet dhe urdherat te shkruhen ne gjuhen greke,kurse shqipja do te jete gjuha e dyte e shtetit.

8-Me ne fund,Aliu pranon qe,si garanci,te dergonte ne San Pietroburg njerin nga djemte e tij.

Ali Pasha si vizionar dhe shtetar i madh qe ishte,e dinte dhe e kishte kuptuar  fare mire qe Rusia ishte nje nga aktoret kryesore,me interesa jetike dhe projekte te medhaja ne kete rajon.Qe ne vitin 1781 Rusia e Katerines II kishte hartuar planin me emrin "Projektin Grek".Ky ishte nje plan per riorganizzin politik e territorial ne momentin kur Perandoria Otomane do eleminohej.Ky Plan parashikonte ndarjen e Ballkanit midis Rusise dhe Austrise, si dhe rindertimin e Perandorise Bizantine te re.Kjo Perandori do te drejtohej nga nipi i Katerines II ,Duka i Madh Rus  Kostantin Pavlovic Romanov,si Imperatore. Emisaret dhe agjentet e saj ishin shperndare kudo ne gjithe Ballkanin,ne Rumeli per te pregatitur terrenin e duhur per interesat e saj ne kete rajon.Nje nga faktoret kryesor nder te tjeret,ku rusia u mbeshtet dhe qe e perdori per interesat e saj ishte elementi fetar,ai ortodoks qe perbente nje element shume te rendesishem ne kete rajon.Dhe vete Ali Pasha ishte i ndergjegjeshem per kete faktor plus te ruseve prandaj dhe u mundua edhe ai nga ana e tij ta perdori per qellimin e tij.Ali Pasha gjithashtu  kishte kuptuar dhe parashikuar nga te paret dobesimin dhe fillimin  e renies te Perandorise Osmane.Per te permbushur qellimin e tij,ate te krijimit te shtetit,si diplomat i rralle qe ishte, e dinte fare mire qe nuk mund te mbeshtetej vetem ne nje aleat te vetem sa do i madh dhe i fuqishem qe te ishte ai,prandaj ai do te merte tratativa edhe me fuqite e tjera te medhaja te kohes per te gjetur aleat te rinj.Por keto aleanca do ti percaktonte zhvillimi i ngjarjeve ne terren mes ketyre aktoreve,keto aleanca do te ishin te brishta dhe te paqendrushme ne kohe.Ne teresine globale te interesave gjeopolitike ne kete rajon,ajo e daljes ne det,kontrolli i bregdetit dhe ishujve do te ishte e nje rendesie te dores se pare,per permbushjen e interesave te ketyre aktoreve per qellimet e tyre gjeostrategjike e politike ne rajon.Rusia e vendosur ne detin e  Zi,mund te dilte ne Mesdhe vetem duke kaluar ne ngushticen e Bosforit e cila ishte ne duart e Sulltanit.Prandaj Rusia do te mbeshtet "natyrshem "luften e popujve sllave dhe ata te fese ortodokse ne Ballkan.Austria gjithashtu deshironte nje dalje ne Mesdhe permes bregdetit dalmat.Anglia nga ana e saj kerkonte baza detare per floten e saj ne Mesdhe dhe ne fund Franca endrronte Orientin.Ishujt Jone qe ndodheshin  ne periferi te Perandorise Osmane,ishin nen sundimin e Ali Pashe Tepelenes, jane si rrjedhoje ne nje pozicion strategjik te favorshem per te kontrrolluar detin Adriatik dhe Jon,dhe per kete arsye ai do  te sherbeje  si nje vend i avancuar per levizjet e pavaresise ne Ballkan.Ky mozaik i interesave  dhe deshirave te fuqive te medha ne rajon ne pergjithesi dhe ne veçanti ne Ballkan,do ti jape Ali Pashes nje rol te dores se pare ne realizimin e ketyre interesave te fuqive te kohes. Fuqia gjithnje ne rritje e Frances te Napoleonit,pushtimi i Italise,dhe traktati i Kampo Firminos 1797,do te ndryshonin balancat gjeopolitike ne detin Mesdhe dhe ne ate Jonian ne veçanti.Te gjithat territoret nen sundimin te Republikes te Venetikut si ne bregdet, qytetet e saj (Butrinti,Parga,Arta,Vonica,Preveza) perfshi ketu edhe ishujt Jonian do ti kalonin Frances Bonapartiste.Tashme Aliu do te ishte ne kufinj direkt me nje nga fuqite me te medhaja te kohes Francen,dhe kjo afersi do te percaktonte interasat e perbashketa te te dy paleve ne rajon.Francezet ne fillim ndoqen nje politike me tolerante ne krahasim me Venecianet perkundrejt rajonit dhe Aliut ne veçanti,kjo per kater arsye kryesore, e para ishte ajo qe ta perdornin si baze per furnizimin e trupave te tyre ne rajon dhe Itali, e dyta qe ishujt Jonian ti perdorin si baze drejt espansionit te tyre ne lindjen e mesme dhe fushates se tyre ne Egjipt,dhe e treta kontrrolli i levizjeve detare si ekonomike dhe ushtarake ne Mesdhe,dhe e katerta ta perdorte Ali Pashen me ushtrine e tij,kunder Perandorise Otomane.Per kete qellim ata e vleresonin kete rajon dhe ishujt te nje rendesie te dores se pare.Kete na i deshmon vete Napoleon Bonaparte ne nje leter qe i dergon Talleyrand ku i shkruan;"Se deti Adriatik dhe bregdeti shqiptar kishin shume me teper rendesi per interesat Franceze,se sa e gjithe Italia".Per kete arsye ata vendosen qe te ndihmonin dhe te forconin Ali Pashe Tepelenen,si njeriu me i fuqishem ne rajon per arritjen e qellimeve te tija dhe te tyre bashke.Vete Aliu ne fillim te veres 1797 u mundua dhe shprehu deshiren ta takoje vete personalisht Napoleon Bonaparte,pasi te dy kishin te njejtin vizion te perbashket persa i perket shkatrimit te Perandorise Osmane,dhe krijimin e shteteve te reja ne rajon,Napoleone kishte deklaruar se donte forte ishujt e Korfuzit,Cefalonine dhe Zanten.Ndersa Aliu nga ana e tij Lefkaden dhe Itaken,sepse keto ishuj ne menyre te veçante si ishujt e tjere ishin kethyer ne strehe perSuliotet.Qe nga koha e Venecianeve shume hajdut dhe keqberes gjenin strhim ne keta ishuj,duke u kethyer ne nje problem per shtetin e Aliut.Aliu nga ana e vet perfitoi qe ne fillim nga Francezet,si nga ana ekonomike dhe ushtarake,por edhe per te rritur zotrimet e veta,keshtu lejimi i kalimit te flotes se tij ne kanalin e Korfuzit nga Francezet,nje qe te tille Venecianet nuk e kishin lejuar me pare,Aliu arriti te nenshtroi Himaren dhe bregun duke zgjeruar keshtu territoret e tija.Por rritja eksponeciale e Frances do te trembe fuqite e tjera te medha te kohes,keshtu  krijimi i aleances se trefishte midis Rusise-Portes-Anglise,kishte si qellim ndalimin e ketij espansioni nga ana e Frances.Keshtu ballancat do te ndryshojne perseri ne kete rajon me deshtimin e fushates se Napoleonit ne Egjipt.Ali Pashe Tepelena nga situata e re e krijuar,u mundua te perfitoj duke ndryshuar pozicionin e tij ne keto aleanca,kesaj rradhe duke pare nga ruset.Keshtu ai mori Vonicen,Butrintin, Igumenicen dhe Prevezen,pa lejen e Sulltanit dhe pa arritur flota Ruse-Turke ne detin Jon,keshtu duke zoteruar gjirin e Ambrakise ne menyre per te patur mbeshtetje per te mare ishullin e Lekfades,kjo do te ndodhte ne kuader te arrdhjes te flotes se aleances, asaj Turko-Ruse ne detin Jon ne 1798,nen drejtimin e Admiralit Teodoro Ushakov per ruset dhe nga Kadir Bey per osmanet.Aliu po ashtu dergoi  ushtrine e vet me floten e tij, te komanduar nga djali tij Veliu per te mar pjese ne rrethimin dhe marjen e Korfuzit nga kjo aleance,ai shpreshonte qe nje deshtim i saj per marrjen e Korfuzit,ti krijonte atij mundesine ta perdorte Korfuzin si bazen e vet..Arrdhjen e ruseve ne territorin e tij,Ali Pasha e pa me dyshim,kjo per arsyen se ai i dinte fare mire marrdheniet e ruseve me opozitaret e tij sidomos Suliotet dhe Himariotet si alet te tyre.Keta ishin kethyer ne nje pengese serioze per Aliun, per te kontrrolluar bregdetin dhe ishujt, duke u perdorur nga ana e Ruseve si nje minim te brendeshem te shtetit te tij.Si dhe raportet qe kishin keta me grekerit.Pak me pare te zhvillimit te ketyre ngjarjeve admirali Ushakov ne nje leter derguar,te derguarit special ne Stamboll te Rusise,gjeneralit Tamara do ta pershkruaj Ali Pashen me keto fjale;"Nuk duhet te konkludojme qe Ali Pasha eshte teresisht i perkushtuar ndaj francezeve,ky njeri eshte i zgjuar dhe dinak,ai po kerkon te çlirohet nga çdo varesi,per tu bere nje sovran i pavarur dhe absolut,eshte e qarte se ne veprimet e tija,ai eshte dhe do jete me francezet,por brenda tij ai eshte me me te fortin".Dominimi i kesaj aleance Ruso-Turke ne detin Jon do te jete i shkurter ne kohe nga viti 1799-1806.si rrjedhoje e saj me inisiativen e Carit I te Rusise,ata formuan nje shtet federal oligarkik ne vitin 1799 me emrin Republika Septinsulare ( Republika e Shtate Ishujve).Ky shtet do te vihet nen mbrojtjen e perbashket te ruseve dhe turqeve.Por jane ruset ata qe ngrriten nje baze detare ketu dhe formuan ushtrine e tyre per ta perdorur me vone kunder turqeve ne vitin 1806 kur kjo aleance do te prishej,por edhe per destabilizimin dhe nderhyrjen ne punet e brendeshme te shtetit te Ali Pashe Tepelenes.Pikerisht krijimi i ketij shteti perkon kur problemi i Ali Pashes me Suliotet po arrinte pikun e tij.Qe nga koha e Venecianeve,shume hajdut,opozitore te tij  dhe suliotet, gjenin strehim ne ishujt Jonian,kur keta kishin probleme me Aliun ose me Porten e Larte.Ky ishte nje problem per Aliun qe mendonte, si ne kohen e Venecianeve dhe te Francezeve dhe tani te Ruseve keta opozitare te tij me ndihmen e tyre te forcoheshin dhe te perbenin nje rrezik per destabilizimin e shtetit te tij.Keta opozitare qe ne vitin e pare te ketij shteti,i shkruajten kontit Teotoki dhe ju luten Korfuzioteve qe ti ndihmonin ne luften kunder Ali Pashe Tepelenes.Nderkohe shume opozitore te tjere qene strehuar dhe gjetur mbrojtje ne ishullin e Lefkades.Kete fakt e verteton  ne nje leter qe Kristos Katsikogiannis qe per shume kohe kishte qene ne sherbim dhe bashkepuntor i Aliut,te dates 12 Prill 1803 qe ja dergon administrates se Republikes te Shtate Ishujve ku midis te tjerave shkruan;"Qe te kater ishujt,Zante,Cefalonia,Itaka dhe Agia Mavra,jane shenderruar ne çerdhe dhe strehim per kleftet,qe pasi kane kryer shume te keqija e krime,jane strehuar dhe kane gjetur mbrojtje ne keta ishuj".Ali Pasha kerkonte ne nje fare menyre te bente presion ndaj administrtes se ketij shteti,ne menyre qe te kapte dhe ti dorezonin armiqte e tij,ose te pakten ti debonin nga ishujt.Per te arritu kete qellim Aliu aplikoj nje tase te rende mbi prodhimet dhe anijet qe mbanin flamurin e ketij shteti te ri, dhe do te perdornin portet e tija.Gjate kesaj periudhe u verifikuan incidente e probleme midis tij dhe Republikes te 7 ishujve,dhe raportet midis  tyre po shkonin drejt acarimit.Suliotet dhe hajdutet,si dhe opozitoret e tjere te Aliut,perveç kerkesave per ndihme qe ju kishin derguar ne fillim francezeve dhe me pas ruseve por pa ndonje rezultat te dukshem.Keto kerkesa do te gjenin perkraje nga konte Georgios Motsenigos,ky si i derguar i ruseve ne Republiken e 7 ishujve,por ky veproj si nje individ i vetem dhe nuk arriti te merte dot aprovimin e superioreve te tij te Republikes se 7 ishujve, qe ti ndihmonte Suliotet dhe te tjeret, ne menyre thelbesore.Ali Pasha shfrytezoi edhe rastin kur ai u informua nga njerezit e tij,  per kontaktet e francezeve dhe sulioteve,kur nje anije francese i ishte afruar bregdetit per te sjelle e furnizuar arme dhe municione Sulioteve dhe rebeleve.Kjo ngjarje do ti sherbente atij qe te justifikonte sulmin e tij ndaj rebeleve dhe Sulioteve perpara aleances se Rusise me Porten e Larte.Ne  te njejten kohe Aliu dergoi metropolitin e Nafpaktos dhe Artes, Ignazio ne Korfuz per te bizeduar me Antonio Maria Kapodistria per ti dhene fund problemeve qe Aliu kishte me Republiken e 7 ishujve.Keshtu Ali Pasha perpara qe te merrej me çeshtjen e Sulit duhet te sigurohej qe te kishte krahet nga pas te lira.Keshtu ne Nentor te 1803 u nenshkrua nje traktat midis Aliut dhe Republikes se 7 ishujve,ku kjo e fundit premtoje te largoje nga territori isaj te gjithe armiqte dhe opzitoret e Ali Pashes,kurse nga ana e tij Aliu ju dha privilegje tregtie detare.Keshtu Aliu mund ti kushtonte kohe dhe njerez ,si dhe energji per te zgjidhur perfundimisht, nje nga problemet e brendeshme me te spikatur dhe te rendesishem per shtetin e tij.Suli ishte nje zone gjysme e pavarur ne malesite e thella te Çamerise,e paharritshme lehtesisht,dhe perbente nje sfide te ashper kunder pushtetit te tij,si edhe kunder autoritetit te tij te padiskutushem.Suliotet ky komunitet i shqyar luftetaresh Arberor,ne gjeneze dhe ne gjak,ne gjuhe dhe zakone te besimit ortodoks me origjine te lashte perbehej nga 19 fise,te shperndare ne pothuajse 60 fshatra.Per shkak te terrenit shume te thyer malor,nuk prodhohej pothuajse asnje produkt bujqesor,aktivitetet e tyre te vetme ishin blegtoria, grabitja(vjedhja) dhe lufta.Duke qene nje komunitet ne keto karakteristika gjeografike,ata ruajten karakterin e tyre te ashper luftarak,besen ne mes tyre ,bashkimin mes tyre ndaj kercenimeve qe ju vinin nga jashte,kjo pavaresisht nga mosmareveshjet dhe problematikat mes fiseve te tyre.Gatishmeria e tyre e vazhdushme per lufte,e favorizuar kjo nga terreni i tyre i thyer dhe i paharriteshem, ku ata terhiqesin me shpejtesi i beri ata te pathyeshem,por edhe grate et yre ishin te njohura ne lufte dhe merrnin pjese kur ishte e nevojshme. Te vetme lidhje qe kishin me perandorine osmane qe pakimi i takses se haraçit,kjo takse ju merrej jo muslimaneve ne perandorine osmane,dhe pagimi i kesaj takse ju mjaftonte atyre te mbanin pavaresine e tyre.Suliotet shpesh here lidheshin me armiqte e Ali Pashes bejleret kundershtar te tij, dhe nga ta merrnin ndihme te ndryshme .Po ashtu lidheshin me Ruset,Francezet,armatolet grek dhe banoret e ishujve Jon.Qe ne fillim Suliotet i kishin kerkuar ndihme Rusise ne lufte kunder Ali Pashes.Sipas historiant rus G.L.Arsh nga arkivat ruse del qe,Suliotet ne vitin  1789-1790 kishin derguar nje delegacion ne San Pietroburg per te kerkuar ndihme ruseve.Suliotet perbenim nje pengese serioze per zgjerimin e territorit te shtetit te tij,fuqizimin e ketij shteti duke prishur qetesine dhe sigurine e tij,dhe ishin nje sfide e hapur e autoritetit te Ali Pashes ne zotrimet e tija,simbolike kjo e lavdise se Ali Pashe Tepelenes.Fushaten e tij te pare kunder Sulit, Aliu e ndermori ne vitin 1792,ne krah te Aliut u rreshtuan edhe bejleret e Margaritit e Parimithise,te cilet duke qene ne kufi me suliotet,kishin pesuar dhe pesonin vazhdimisht grabitje dhe ishin ne lufte te vazhdushme me suliotet.Perpara se te ndermerte fushaten ushtarake,Aliu duke ditur mire pozicionin gjeografik dhe karakterin e tyre luftarak,ne menyre qe te kishte sa me pak deme si matriale dhe njerezore u mundua te perdore nje plan B.Ju dergoj nje leter krereve te fiseve suliote qe ta ndihmonin ne fushaten kunder bejlereve te Gjirokasteres,qe te bashkoheshin me te duke ditur qe keta bejlere ishin edhe armiq te Sulioteve.Keto aleanca midis shqiptareve qene praktike e kohes atehere.Keta pranuan duke derguar disa suliote te paket ne numer me ne krye Lambro Xhavella per te mesuar qellimet e verteta te Ali Pashes.Aliu  Xhavelles i premtoje lirine e tij dhe pasurine ne kembim qe ai te punonte per Aliun brenda konfederates se Sulit,dhe si garanci per kete marreveshje mbajti peng suliotet e tjere qe shoqeronin ate.Xhavella u shtir sikur pranoj dhe u kethye ne Sul ku vuri ne dijeni kreret e tjere per intrigen e Aliut.Kjo do te bente suliotet te intesifikonin sulmet kunder Aliut.Kur Aliu u informua per tradhtine e Xhavelles filloi sulmin ndaj Sulit dhe pikerisht ne fshatin Kiafes.Disfata per Aliun qe e madhe edhe pse arriten te vrisnin Lambro Xhavellen,ai pati humbje ne njerez dhe para,sepse pagoi shume per te mar luftetaret e tij me te mire qe ishin zene nga suliotet,po ashtu dhe prestigji i tij u demtua shume.Aliu nuk do te hiqte dore nga Suli,prestigji i tij do te kethehej ne vend pak me vone kur mori Prevezen ne vitin 1798,kjo fale bashkepunimit edhe te suliotit te shqyar Gjergj Boçarit krere i Lakia i cili ne ndryshim nga kreret e tjere suliote ishte me paqesor me bejleret fqinje dhe me vete Ali Pashen,ai nuk sulmoi trupat e Aliut kur kaluan ne territorin e tij per te mar Prevezen dhe jo vetem kete por dhe Pargen po te mos kishin arritur Ruset dhe Osmanet.Marja e Prevezes do te ishte nje humbje edhe per suliotet qe e kishin si baze per furnizimin e tyre bashke me Pargen.Deri ne vitin 1801 kur do te filloi fushate e dyte e Aliut kunder Sulit ,Aliut ju bashkuan shume bejlere te tjere qe ishin armiqe te Aliut,si Pronio Aga,Mahmut Daliani,Hasn Zapari,Mustafa Ziguri etj madje dhe Ibrahim Pasha i Vlores.Kesaj rradhe suliotet paten humbje te medha por rezistuan nen udheheqjen Foto Xhavelles dhe Dhimo Drakos duke zmbrapsur sulmet e Aliut dhe u terhequr ne pjesen me te larte te Sulit.Duke pare kete rezistence Aliu ndryshoi stragjedi,ngriti nje zingjir me kulla te fortifikuara ne menyre qe te kontrrollonte te gjitha levizjet ne sul ne vendekalimet e saj.Suliotet u furnizuan nga Praga dhe gjeten mjete te terhiqinin ushqimet dhe kuajt nga fshatrat e tyre te pushtuara.Aleanca e Aliut me bejleret ne fushaten e vitit 1801 filluan te prishen.Kjo per arsye se Ali Pasha mori Delvinen ne vitin 1802,dhe kjo i friksoi se do tju vinte rradha dhe atyre.Ibrahim Pasha i Vlores,Pronio Aga dhe Mahmut Daliani,filluan te furnizojne suliotet me arme, para ,ushqime,e logjistike tjeter kunder Aliut.Si kunder pergjigje Aliu ju afroi paqe sulioteve me kushte,internimin e Foto Xhavelles,dhe pranimin e Kiço Boçarit si governator i Sulit.Nderkohe edhe francezet derguan municione ne Sul.Ne kete pike Aliu e shterngoi me shume rrethimin qe kishte ngritur me kullat ne vend kalimet ne grykat e Sulit.Ky shterngim do te jepte rezultatet e veta,popullesia qe po vuante mungesen e furnizimeve si ushqimore dhe te municioneve,do te detyronte Suliotet te terhiqeshin ne disa kala me larte,dhe nje pjese te popullesise te shkoje ne Prage dhe Ishujt Jon.Fushata e tret e vitit 1803 nen komanden e djalit te Aliut ,Veliut,kjo fushate perkrahe te ashpersise se saj luftarake do te perdorte dhe parane.Suliotet Kuçonika dhe Pilio Gjuzi pasi moren para te shumta nga Veliu,trupat e tij i strehuan ne shtepite e tyre ne mesnate.Keto me nje sulm te shpejte moren dy fshatra,duke i detyruar te tjeret te terhiqen ne Kaifa q e do te binte shpejt dhe do te shenonte fitoren e Aliut ndaj Sulit ne Dhjetor te vitit 1803.U nen shkrua nje marreveshje midis Sulioteve dhe Ali Pashes ne baze te se ciles.Suliotet do te largoheshin nga territori i tyre me gjithe gjene e levizhme,dhe te vendosesin ne nje vend te sigurt larg Sulit.Akoma edhe nje here te mundurit Suliotet,kerkuan strehim ne ishujt Jon.Rreth 3.000 arrijne ne Korfuz dhe Paxos.Ishujt nuk mund te perballonin kete numer te madh njerez,qe u shoqerua me probleme ne strhim dhe ushqim.Kjo do te sillte dhe pasoja politike.Suliotet miqe te ruseve, do te thireshin nga Lyberakis Gerakaris dhe Georgios Motsenigos per te mbeshtetur luften kunder Ali Pashes.Emisaret rus ju ishin bashkuar atyre,zyrtareve turk me qender ne Greqine Perndimore,me te vetmin qellim qe te kontrollonin dhe pengonin zgjerimin e Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena.Por balancat dhe aleancat do te ndryshojne prape ne rajon.Franca do te afrohet perseri me Porten e Larte,ndersa aleanca Ruso-Turke ka filluar te shuhet deri ne vitin 1806 kur ajo u prish perfundimisht.Traktati i Tilisit 1807 do ta largoje prape enderren e Aliut per ishujt Jon,kalimi i tyre kesaj rradhe prap tek Francezet nga ruset,dhe Napoleone nuk do te mbante fjalen e dhene Aliut qe te pakten ti jepte njerin nga ishujt.Kete enderr te zjarrte te tij Aliu do ta rinovoje me vone kesaj here me Anglezet.Shpejt do te filloj lufta midis dy Perandorive,Ali Pasha u mundua te perfitoje akoma nga oportunitate e reja te krijuara per te rritur dhe zgjerruar shtetin e tij.Ne kete moment te caktuar historik shteti Aliut perfshinte; Poloponezin,pothuajse gjithe Greqine qendrore,pjese te Eubes,Thesalise te Maqedonise dhe ne lindje deri ne bregdetin Adriatik dhe Jon,kuptohet pa ishujt e detit Jon dhe atij Egje.Shteti tij kishte nje siperfaqe rreth 3.800 metra kuadrat,nje popullsi 1.500.000,me nje ushtri te rregullt prej 40.000 ushtare.Te arrdhurat te shtetit te tij ne vit ishin 20.000.000 piastre.Qe nga ku moment 1806 e me pas  Ali Pasha do te shfaq akoma me shume pavarsine e tij.Duhet theksuar se edhe me prishjen e aleances ruso-turke ne 1806,rusia nuk hoqi dore nga interesat e saj ne rajon,ajo vazhdoi te inkurajoj dhe ndihmoi elementin ortodoks dhe bejleret e pakenaqur mysliman shqiptar,me te gjitha menyrat per te mbeshtetur ata ne luften kunder Aliut.Marredheniet e tija me ruset do te intesifikohen me shume ne periudhen e fillimit te levizjes greke dhe kur atij i ishte shpallur lufte nga Porta e Larte.Ali Pashe Tepelena e vleresoi se ndihma dhe bashkepunimi me Rusine si dhe me Grekerit ne kete moment delikat per te,do te ishin rruga e daljes nga kjo situate e re e krijuar per te.Ali Pasha e dinte dhe ishte shume mire i informuar per marredheniet e ruseve dhe grekeve sidomos me Shoqaten e Miqeve.Raportet e tija me Shoqaten e Miqeve te cilen ai u mundua ti shfrytesoje per interesat e tija dhe anasjelltas ajo per interesat e saja,me ndermjetesine e ruseve.  Fillimet e saj ky bashkepunim i ka qe ne viziten qe Kapodistria beri ne Korfuz ne (26 Shkurt 1819-6 Maj 1819).Kapodistria e njifte Aliun nepermjet korispodences te konsulates te Republikes te Ishujve Jonian(ai ishte minister i kesaj Republike) dhe dinte fare mire vizionin e Aliut per krijimin e shtetit te tij te pavarur.Kapodistria do te strumentizonte politiken per pavaresi te Ali Pashes nga Porta e Larte,per interesin e nje vendi tjeter perkasisht per Rusine.Qe ne fillim te heres e deshmon kete me nje leter qe ne Nentor te 1811 i dergon  ministrit te jashtem Rus N.M.Rumyantsev ku i parashton nje plan veprimi;"Ne rast se Franca sulmon Rusine ,organizare nje kryengritje te pergjithshme ne Rumeli(Turqia Europiana) per te terhequr nga ana jone Ali Pashen  duke e njohur ate si Mbret te Greqise dhe Epirit".Ideja e hedhur nga Aliu per krijimin e nje shteti te pavarur te Morese dhe Greqise qendrore,qe do te ishin nen varesine e pashallekut te tij,me te cilen kerkoj perkrajen e ruseve,u pa me dyshim e reserva nga ana e Shoqates se Miqeve.Perpjeket e Aliut per ti dhene forme juridike shtetit te tij ne kete periudhe delikate,prane fuqive te medhaja te kohes si Austrise se kancelierit Meternik,ku i kerkonte dy jurisht per ti shkruar kushtetuten e shtetit te tij,ate te "Mbreterise kushtetutese" .Perpjeket e tija u bene edhe  prane qarqeve te masonerise te kohes.Ai i shkruajti konsullit te Rusise ne Korfuz Spiridon Papadopoulis per nje kushtetute ne gjithe territorin e shtetit te tij,qe do te bashkoje te gjithe shtetasit e tij,dhe qe  nga ky moment do te udhehiqen sipas modelit te kushtetutave te popujve te tjere Europian dhe sipas keshillave te njerezve te matur te oborrit te tij.Papadopoulis informon se Ali Pasha ka derguar sekretarin e tij Kolovo ne Korfuz,qe sipas tij ishte nje mason,per te takuar Perris,ish kapiten i artilerise,edhe ky antare i masonerise,per ti bere te ditur deshiren e padronit te tij Aliut,per krijimin e nje kushtetute te re per shtetin e tij,per ta bere te pavarur dhe te lire ne Epir dhe ne gjithe territorin e tij.Ja pse Aliu kerkon me kembegunlje da Perris,per te kerkuar ne mes te masoneve,nje jurist te zotin per te shkruar kushtetuten e tij.Disa projekte kushtetutese Kolovo mori me vete,konsuli rus arriti te mesoje,qe Kushtetuta parashikonte krijimin e nje senati shqiptar,qe do te perbehej nga 8 perfaqesues te fese ortodokse,4 te fese myslimane dhe 1 ebre.Por Kolovo duke kaluar nga Korfuzi ne Janine per te sjelle kete projekt plan kushtetute,u zu rrob nga turqit te cilet e vrane.Keshtu ky plan nuk arriti kurre ne duart e Aliut.Ne prrill te vitit 1820 Aliu do ti drjtohet per ndihme Rusise.Per kete ai therret mikun e tij,qe ishte perkethyes ne konsullaten ruse ne Patra, Ioanis Paparrigopulos,dhe do te takohen ne Preveze.Aliu i kerkoi ketij qe ti drejtohet zvendes ambasadorit rus ne Stamboll barone Grigorij per kerkesen e Aliut drejtuar Carit te Rusise.Ky ne nje raport qe i dergoi Stroganov per tja percjelle Carit shkruhet;"Kerkoj madherise tuaj,Car i gjithe rusive,me i madhi filantrop i te gjithe mbreteve,te me pranoni ne menyre te favorshme,ne rradhet e shtetesave tuaj besnik,tju ofroj çdo sherbim ne çdo moment sipas urdherave tuaja".Aliu e dergoi Paparrigopoulos per kete qellim ne San Pietroburg ne Maj 1820,nga ku u kethye vetem me premtime te vakta diplomatike.Aliu edhe pas kesaj vazhdoje perpjekjet e tija per te pasur ndihme nga ruset.Keshtu ne Janar te 1821 kur ndodhej i rrethuar ne Janine,Aliu dergoi Murad-Bey ne Kivisi te Moldavise,per ti perseritur Carit te Rusise Alesandro I,kerkesen e tij per mbrojtje nga ana e Rusise.Kete mision e deshmon ne nje dokument i gjeneralit Ivan Iznof;"Kerkesen e Murad-Bey i derguari i Ali Pashes,Cari mbeshtet marredheniet paqesore me Porten e Larte,dhe nuk deshiron te filloj negoziata me nje prishes te rregullit ne Orient".Kete praktike Cari ja ngarkoi ministrit te jashtem te Rusise Ioanis Kapodistria per te zgjidhur kete çeshtje.Ky nga ana e tij urdheroj gjeneralin Ivan Iznof qe te mos lejonte Murat-Bey te shkonte ne kryeqytetin e Rusise per kete çeshtje.Ashtu si fuqite e tjera te kohes,edhe Russia i kethye shpinen Ali Pashes ato e lane te vetem ne fatin e tij,perballe Perandorise Osmane.

Galleria Fotografike;



Prici Rus Potjomkin



Ali Pashe Tepelena me Stendartin e vet



Admirali flotes Ruse Ushakov


Stendarti Republikes se Ishujve Jon




Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena dhe qethja luftarake e flokeve.

Qethja luftarake e flokeve (Warrior head shaves), eshte nje praktike e qethjes te flokeve,qe konsiston ne qethjen dhe rruajtjen e flokeve ne...