Europa e shek te XIX do te karakterizohej nga shume levizje e ribelione,ma veçenarisht do te karakterizohej nga levizjet nacionaliste.Era e nacionalizmit kishte filluar te frynte shume fort ne Europen e asj kohe. Ballkani si pjese e saj por nen sundimin e Perandorise Otomane,do te perfshihej gjeresisht nga levizjet nacionaliste per pavaresi.Ky territor kishte qendruar gjate nen sundimin dhe administrimin e Perandorise Otomane,levizjet per pavaresi te ketyre popujve, do te mernin shkas nga faktoret e brendeshem dhe te jashtem njekohesisht.Faktori i brendeshem do ishte midis te tjerave dhe gjendja e tyre e renduar social ekonomike,shume e veshtire e shoqeruar kjo nga ngritja e vazhdushme e taksave per keta popuj nen sundimin osman.Kjo do te vinte si pasoje, se Perandoria Otomane duke mos u zgjeruar dot me ne territore te reja pushtimi, nuk do te rritej me ekonomikisht,kjo do te shenonte dhe fillimin e renies se saj ekonomike dhe ushtarake.Keshtu shfrytezimi akoma me shume i popujve nen sundimin e saj do te behej nje domosdoshmeri primare,kjo do te shoqerohej me rritej me te madhe te taksave dhe mbledhjen e ushtareve, per te perballuar luftrat e ndryshme ne kete periudhe.Ne arsyet e jashtme qe ndikuan ne keto levizje nacionaliste te popujve te Ballkanit,ishin ato;si lufta per pavaresi ne Amerike dhe Revolucioni Francez, si dhe propaganda e shteteve perndimore ne mbeshtetje te levizjeve per pavaresi te popujve te Ballkanit,si dhe ndryshimi i balancave gjeopolitike dhe ekonomike ne kete rajon.Pashalleku i Janines, si me i madhi dhe me i fuqishem i gjithe Perandorise Otomane,si nga ana social ekonomike dhe ushtarake, nen sundimin e Ali Pashe Tepelenes do te perfshihej nga keto ndryshime.Pashalleku i tij do te shendrohej ne epiqender te ketyre levizje per pavaresi,ku fuqite e medha te kohes do te angazhoheshin dhe investonin shume forte per kete qellim,si ne burime njerezore por edhe ne ato ushtarake e gjeopolitike.Eshte pikerisht kryengritja dhe qendresa e luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes qe do jap nismen ketyre levizjeve per pavaresi ne 1820.Kjo kryengritje dhe qendrese e tij do te influenconte e ndihmonte shume edhe popujt e tjere te Ballkanit,sidomos levizjen greke dhe jo vetem.Edhe pse me pare kishte patur ribelione te ndryshme, si psh atyre te Serbeve ne 1804,e cilet kishin arritur te mernin disa privilegje nga Porta e Larte me traktatin e Bukureshtit.Por kryengritja e Ali Pashes do te jepte perfundimisht fillimin e proçesit te pavaresise se popujve te Ballkanit.Keto levizje paten reciproritet dhe nderthyrje mes tyre. Sidomos mes levizjes Greke per pavaresi dhe kryengritjes dhe qendrese se Ali Pashe Tepelenes,ky si faktor i rendesishem,pa te cilin kjo levizje Greke do te ishte shtypur qe ne fillimin e saj.Te gjitha zhvillimet e asaj kohe si ato politike ,ekonomike e gjeopolitike ne Europe do te sillnin ndryshime te balancave edhe ne detin Meshdhe,po ashtu edhe ne Ballkan.Komuniteti grek brenda Perandorise,sidomos ai tregtar ne veçanti por edhe ai fetar ishin kethyer nga me te privilegjuarit ne ate kohe.Zhvillimi i tregtise brenda Perandorise do te sillte rritje dhe privilegje kesaj klase tregtare greke, sidomos ne qytet bregdetare te Mesdheut dhe Azise Minore.Kjo klase do te behet mbeshtetja dhe baza e pregatitjes e levizjes Greke,duke investuar ne burimet intelektuale njerezore dhe financiare, duke pregatitur kete terren,mbeshtetur kjo fuqimisht nga fuqite e medhaja Europiane te kohes,si Franca,Inglitera dhe Rusia,te cilat do ta shfytezonin per planet e tyre gjeopolitike ne kete rajon.Eshte Rusia veçanarisht ajo qe do te idejoje,programoje dhe mbeshtese kete klase shume te pasur tregtare greke bashke me Patriakanen e Stambollit te Fanarit per qellimet e saj gjeoploitike ne rajonin e Ballkanit.Rusia qe ne kohen e Katerines se II ne vitin 1781kishte hartuar planin " Projekti Grek" per ndarjen politike e strategjike per keto territore pas renies se Perandorise Otomane. Ndersa situata ne Ballkanin kontinental dhe ne Epir ishte me e nderlikuar dhe me komplekse,kjo per arsyen e kompozimit te saj etnik dhe fetar te ketij territori.Pashalleku i Janines i Ali Pashes ishte pothuajse i pavarur nga Porta e Larte,Janina ishte kethyer ne qendren me te madhe kozmopolite te Perandorise Otomane pas Kostandinopolit, influenca e ngjarjeve Europiane dhe Amerikane,si dhe rrymat ideollogjike te kohes si iluminizmi dhe ato nacionaliste do te ndikonin ne Pashallekun e Ali Pashes ne menyre te rendesishme dhe te drejteperdrejte.Keto realitete e situata ne kete rajon do te kulmojne me kryengritjen dhe qendresen e Ali Pashes ne 1820,per te cilen Aliu kishte vite qe po pregatitej si ne planin ushtarak dhe ate diplomatik per ti dhene jete juridike shtetit te tij te pavarur,ndersa levizja e Morese do te fillonte ne 17 Mars 1821 do te perfshinte gjithe Morene dhe ishujt ,pas pregatitjeve paraprake qe kishin bere me pare me krijimin e "Shoqates se Miqeve" ne vitin 1814 ne Odesa te Rusise.Keto levizje,si kryengritja e Ali Pashes si levizja greke per pavaresi si dhe levizjet e popujve te tjere te Ballkanit do te kishin reciproritet dhe nderlidhje mes tyremes tyre.Kur filloi levizja Greke 1821 Ali Pasha kishte nje vit qe po bente luften e tij kunder Perandorise Otomane ne aleance edhe me "Shoqaten e Miqeve".Me fillimin e levizjes greke ne mars te 1821,ne krye te "Shoqates se Miqeve" ishte zgjedhur Aleksander Ispilantis pasi Kapodistria e kishte refuzuar kete post edhe pse ai kishte mbeshtetjen e shumices se anetareve te kesaj shoqate.Aleksander Ispilanti do te hynte me trupat e tija ushtarake(ruse) ne Moldavi e Valachia ne mars te 1821,me qellimin e vetem qe afronte nga ana e vet serbet dhe popullesite e tjera te ketyre rajoneve,me shumice te besimit ortodoks.por kjo tentative e tij rezultoi e deshtuar ne fillimet e saj.Pjesa me e madhe e udheheqesve ushtarak te levizjes Greke ne kete ishin pregatitur ne oborrin e Ali Pashes dhe kishin sherbyer per te.Ata ishin te shumte si Androutsos,Diakos,Tsansas,Bakola,Karaiskakis e shume te tjere.Armatolet qe sherbyen per Ali Pashen,ishin shume te pregatitur nga ai,keshtu atyre armatolet te fese ortodokse ju ishte besuar siguria e provincave te pashallekut te tij.Ali Pasha perkrah ngritjes se xhamive dhe teqeve ngrriti edhe shume kisha ortodokse si dhe sinagoga,ai i perdori prifterinjte e tyre edhe si agjent te tij,Ali Pasha e perdori elementin fetar ortodoks grek edhe per qellimet e tij diplomatike.Te gjitha keto veprime te tij paten efekt te dyfisht reciprok,ai kontriboi ne levizjen greke per pavaresi,dhe nga ana tjeter i perdori per interesat e veta,ate te shtetit te tij.Ne veren e vitit 1820 Ipsilanti do te merte udhezime nga Kapodistria kur ata u takuan bashke.Kapodistria ishte i mendimit qe greket do te perfitonin nga lufta midis Ali Pashes dhe Perandorise,dhe duhet te ishin gati per te shfrytezuar kete opurtunita.Ndersa Ali Pasha kur filloi lufta ju drejtua grekeve te "Shoqates se Miqeve",per te cilen ai kishte dijeni nga shume kohe me pare.Aliu nga ana e vet mendoj ti perdor ne avantazh te tij keshtu do te kishte edhe mbeshtetjen e ruseve duke ditur lidhjen dhe rolin e tyre me grekerit.Per kete arsye Aliu do te takoje ne Prill te 1820 Paparregopovlos i cili sherbente si perkethyes i konsulit Rus ne Patra,dhe do ti kerkonte ketij ndermjetesine me Ruset,dhe te shkonte ne Preveza per ta takuar konsulin Rus. Ne momentin e pare Paparregopovlos nuk e pranoi kete kerkese te Aliut,dhe per kete situate bashkebizedoj me peshkopin e kishes te Badras.Ky nuk qe dakort me Paparregopovlos dhe e keshilloj qe duhet nxjere perfitim nga kjo situate,prandaj duhet ta pranoje kerkesen e Aliut dhe te takohej me konsullin Rus per te ndermjetesuar.Peshkopi i tha ketij qe te beje presion deri sa Ruset ti shpallin lufte Sulltanit,duke i thene se interesi Aliut.interesi i Ruseve dhe i grekeve bashkohen ne kete pike,prandaj duhet te shkosh ne San Pietroburg per ti treguar situaten Kapodistres(theksoje ketu qe Kapodistria ishte minister i Jashtem i Rusise,ne kete periudhe).Paparregopovlos pranoj kerkesen e Aliut,pasi dhe u bind per seriozitetin e tij me kete çeshtje,por udhetimi per San Pietroburg u shtyhe ne kohe.Pra Ali Pasha kerkonte bashkepunimin me Ruset,per te permiresuar situaten e tij dhe te ripregatiste kryengritjen e tij karshi Portes se Larte.Te dy dmth Aliu dhe Paparregopolovos lajmeruan komandantet ushtarak dhe peshkopet e Morese,qe te ishin gati per shperthimin e kryengritjes te pergjitheshme.Edhe pse Ali Pasha ne kete periudhe kerkoje edhe ndihmen e Austrise dhe Anglise per kete situate ne te cilen ndodhej,por e shikonte qe e vetmja mundesi per te dale nga kjo situate qe plani Ruso-Grek.Ky plan do ti sherbente Aliut edhe ne aspektin e luftes se tij, qe te bante te bashkuar njerezit e vet nen komanden e tij.Nderkohe Armatoli nen sherbimin e tij kishin filluar qendrese kunder osmaneve ne gjithe Rumeline,ju beri thirrje luftetareve qe kishin ikur ne Ishujt Jon Klefteve dhe Sulioteve te ketheheshin dhe ti bashkoheshin atij,duke ju premtuar kethim ne Sul dhe paga si furnizime ne armatim dhe municion.Keta filluan te kethehen dhe te vihen ne sherbim te luftes se Aliut ne fillim,por me zhvillimin e ngjarjeve te mevoneshme,me renien e shume qendrave te rendesishme ne Rumeli dhe marjen etyre nga osmanet, duke pare qe te dy palet po benin loje te dyfishte ,"Shoqata e Miqeve " do te linte aleancen me Aliun.Kjo do te sillte si pasoje kalimin e luftetareve te Aliut ne kampet e tjera,si ato osmane dhe ato te levizjes greke.Ushtria e Aliut qe kishte rreth 50 mije vete ne fillim te kryengritjes se tij do te pesonte humbje te madhe ne njerez.Po ne kete fenomen ka edhe faktore te tjere qe ju bashkengjiten kesaj.Te tille mund te permendim amnestine qe osmanet ju afruan bashkepuntoreve te tij,interesat e ngushta personale te bashkeountireve te Aliut lidhur kjo me pronesine e tokes e shume faktore te tjetre.Por situata ne terren ishte me e nderlikuar,per kete flasin oservatoret e huaj qe analizuan kete situate.Ata theksojne se qe ne kampin turk linden xhelozi dhe ambicje,qe u shoqerua dhe ndarje ne mes pashallareve osmane qe kishin arrdhur per te luftuar.Popullata civile do ti bashkohej levizjes se pergjithshme rebele,situata e tyre ishte renduar shume kjo per shkak se osmanet grabisnin,pasuri,kafshe, ushqime per vete dhe kafshet e tyre,osmanet perdoren dhune ndaj banoreve civile te pafajshem.Kjo do ta bente ribelimin ne mase te popullsise ne Ballkan dhe kete rajon veçenarisht.Ne kete situate brenda kesaj kryengritje u krijuan shume grupe te ndryshme,te paret ishin Suliotet qe ne fillim do te lidheshin dhe luftonin per Ali Pashen,tjeter grupim ishte ai i krereve te Armatoleve qe ashtu si Suliote dhe Kleftet ishin te lidhur me komitetin e "Shoqates se Miqeve" ne Korfuz.Kreret e tyre me te degjuar si Androutos,Varnakiotis,Tsagas,Stournaris e Makris qe mund te konsiderohen dhe udheheqesit ushtark te levizjes Greke.Keta ne fillim te Janarit 1821 do te takohen ne ishullin e Santa Maura per organizimin e levizjes Greke,dhe vendosen te ndjekin dhe ti bashkohen kryengritjes se luanit te Epirit,Ali Pashe Tepelenes dhe te perhapin kryengritjen bashke me te ne gjithe Rumeline.Ne kete takim do te merte pjese edhe Elias Mavramichalis djali i liderit te Manit ne More.Pra si shikohet ishin disa levizje lokale mes tyre.Ndersa komiteti qendror i "Shoqates se Miqeve" qe ishte ne Stamboll dhe udheheqesi i saj Ipsilanti qe ndodhej ne jug te Rusise kane vepruar pas arrdhjes se ketyre lajmeve nga terreni.Pasi Sulltani kishte shtypur kryengritjen ne Moldavi dhe Valchia ishte e domoshdoshme te shtypte kryengritjen e Ali Pashe Tepelenes dhe levizjen e grekeve qe kishte filluar ne More.Hurshit Pasha dergoi Mehmet Pashen ne More dhe ne Prill Hasan Pashen si mbrojtes i Nafios.Shume anije dhe ushtare ishin gati te niseshin per ne More ne muajin Korrik,perpara tyre ishin derguar 70 anije.Perveç ketyre 120 anije qe ishin pjese e flotes se Mehmet Aliut te Egjiptit dhe 130-140 anije te grumbulluara nga Algjeria dhe Tunizia dhe te tjera provinca osmane ishin duke arritur ne More.Ndersa nga toka ishin ngarkuar te shkonin me 50-60 mije ushtar Behram Pasha e Haci Bekir Pasha governator i Karaman.Edhe governatori i Alesandrias po shkonte ne More me ushtrine e tij nepermjet Nafios.Porta e Larte po luftonte ne dy fronte edhe per shtypjen e kryengritjes se Ali PasheTepelenes edhe ate te levizjes greke ne More, njerezit e Ali Pashes ishin edhe ne mes te levizjes greke."Shoqata e Miqeve" po pregatiste urdhera te shkruara persa i perket linjes se aksionit te luftes,qe tregojne qarte rolin e Ali Pashes ne kete bashkeveprim reciprok e te ndermjetem ne mes ketyre levizjeve ne Ballkan ne kete periudhe historike.Keshtu artikulli i dyte i katert dhe i peste i kesaj urdherese te "Shoqates se Miqeve" do te thoshte;
Art 2-"Ne qofse Ali Pasha do te ishte ne gjendje te rezistonte deri ne ribelimin e Serbeve,Porta e larte do te kishte ndare forcat ne dy fronte ate te Aliut dhe atij Serbe,dhe keshtu levizja greke mund te vazhdonte lehtesisht ne ribelimin e saj.Por edhe ne qofshe Ali Pasha do te ishte eleminuar nga osmanet,keta nuk do te ishin ne gjendje te forconin trupat osman kunder levizjes se krereve grek sepse pjesa me e madhe do te ishte derguar ne Serbi.Por edhe ne qofse disa nga kreret grek te levizjes do te ishin mundur, vazhdimi i kryengritjes se serbeve do te jepte mundesine qe pjesa tjeter e levizjen greke me kreret e saj te vazhdonte.
Art 4-Nje i derguar special do tju dergohej krereve te levizjes, nen mbrojtjen e Ali Pashes,qe do te mundesonte dhe perpiqej te bashkonte dhe organizonte grupet e ndryshme ne kete lufte.
Art 5-Ne qofse ky i derguar do te arrinte ne Janine perpara se Aliu te humbte, do te kerkonte te bente nje marreveshje ne mes Aliut dhe krereve te levizjes greke,per te bashkevepruar dhe kordinuar veprimet ne mes tyre.
Ne nje leter derguar nga Paparregopovlos inspektorit te pergjitheshem te "Shoqates se Miqeve" te dates 20 Shtator 1820 thuhet;" Se dalja e nje fermani kunder Ali Pashes nga Porta e Larte,si pasoje e rebelimit te tij,do te ishte nje oportunita qe nuk duhej humbur". Duket qarte qe greket duan ta perdorin Aliun per qellimin e tyre.Inspektori pergjitheshem dergoi nje urdherese krereve te levizjes qe ishin akoma ne sherbim te Ali Pashes ku ne artikullin e dyte te kesaj urdherese ju kerkohej;
Art 2 -" Te mbanin aleancen me Ali Pashen edhe pasi osmanet te ishin mundur e larguar nga rajoni.Keshtu Ali Pasha do te ishte ne duart e tyre dhe te mos lejonin ate te kethehej ne pozitat e meparshme".Po ne kete urdhrese ne artikullin e katert te saj thuhet;
Art 4-"Qe duhet treguar kujdes i veçante per largimin e popullsise myslimane nga rajoni,me preteksin se mbrojne Ali Pashen,duke mos ndjekur asnje urdher te shtetit osman".Po ne kete urdhrese ne artikullin e peste theksohet dhe;
Art 5-" Notifikohet qe letrat e rekomadimit te arrdhura nga Patriakati derguar krereve te levizjes greke per ti inkurajuar ata qe te lidheshin me osmanet ne lufte kunder dhe per te denuar Ali Pashen,qe jane arritur me force,se nuk duhet tju binden te tilla rekomandime, kjo per arsyen se Ali Pasha do te perdorej kunder shtetit Osman dhe kur keta te mundeshin,Aliu do te dilte nga kjo lufte i dobesuar dhe keshtu do te ishte ne duart e grekeve".
Eshte e qarte qe edhe Ruset kane dore ne influence ne rebelimin e levizjes greke,dhe "Shoqata e Miqeve"ishte idejuar dhe mbeshtetur nga ta.Kete e deshmon edhe Hurshit Hamet Pasha i cili ne leteren qe i dergon Portes se Larte ne Stamboll,ku deshmon dhe shkruan ngjarjet qe po ndodhnin ne Janine.Ky thekson se ka mar lajmin per nisjen e derguarit special te Ruseve nga Stambolli,dhe thote qe kjo i jep impresionin qe Rusia i ka shpallur lufte shtetit osman.Ai thekson se eshte nje provokacion Rus ne kryengritjen Greke,dhe ishte i mendimit qe Franca dhe Austria do te ndihmonin levizjen Greke.Eshte mesuar qe i Rusi kan e levizur floten dhe e kane prure ne detin Mesdhe,dhe kane sbarkuar 60-70 mije ushtar ne Karli-Eli,keto zera te shperndare ne opinion e gjere kane bere qe te fillojne incidentet e para.Ali Pasha ka derguar trupat e tij ne More dhe ka provokuar greket,po ashtu ai ka dhe njerezit e tij te infiltruar ne ushtrine osmane.Aliu dergonte njerezit e tij si te infiltruar ne rradhet e osmaneve per te krijuar mosmareveshje ne rradhet e tyre,i tille eshte rasti i Odisea nje komandant i Aliut qe e dergoi prane Ismail Pasho Beut,sikur ai kish tradhtuar Aliun,te cilin ky e kish njohur qe me pare dhe i besonte.Aliu kerkoj te kerkoje mosmareveshje te tilla edhe ne Valachi e Moldavi ,po ashtu dhe ne More duke derguar sgjentet e tij.Ne More kete tentative te Aliut, e deshmon nje leter e governatorit te Morese Sahli Aga qe ne daten 18 Mars 1821 i dergon nje leter Hurshid Pashes ku i shkruan se njerezit e Ali Pashes po provokojne njerezit dhe krijojne ndarje prandaj i nevojiten 500-600 ushtar,dhe hurshidi i konfirmoje qe po i dergon 1500 ushtar per te shuar perçarjen.Po ne te njejten date Salih Aga dergon nje leter tjeter kesaj rradhe ne mbrojtje te Petro Mani qe ishte lider i Manit,ku thuhet qe ishte nje fuksionar i fuqishem dhe besnik i shtetit Osman,por dihej qe ky kishte lidhje me "Shoqaten e Miqeve".Hurshid Pasha mer lajmin qe Ali Pasha po inkurajone kryengritjen ne Mani te Morese dhe i Rusi po i dergojne para kreut te Manit per te pregatitur ushtaret.Per kete situate Hurshid Pasha mendoje te dergoje ushtaret ne Mani te Morese dhe andej ne Janine.Per te rrethuar qytetin.e Manit Hurshidi i duheshin edhe 4-5 anije qe ja kerkoi Sulltanit.Rushid Pasha ishte i mendimit qe rebelimi ne More nuk ishte gje tjeter se rezultat i shteteve te tjera dhe ne menyre te veçante i Ali Pashe Tepelenes.Sulltani i konfermoje kerkesen edhe pse 4-5 anije sipas tij nuk do ishin te mjaftushme per kete situate,dhe kerkoi te mbahej ne burg djali i liderit te Manit.Shteti osman po merte masa kunder Ali Pashes,Porta e Larte dergoi letra dhe urdhera ne te gjitha territoret e saja nen sundim qe te benin kujdes e te mernin masa kunder njerezve te Aliut qe po provokonin rebelim ndaj Portes ne keto territore,ju kerkonte atyre qe te kerkonin dhe zbulonin, ti kapnin ata dhe letrat e tyre dhe ti dergonin ne Stamboll. Keto letra u derguan pergjate territoreve te Danubit,Vlachia, Voivoda e Moldavia.Kjo deshmon qe Ali Pasha jo vetem kishte shkaktuar ribelimin ne More po e shtrine kete pothuajse ne gjithe Ballkanin edhe ne keto territore larg Janines.Rebelimi dhe qendresa e Ali Pashe Tepelenes do te shenoje çarjen e madhe te Perandorise Osmane,fillimin e renies se saj dhe proçesin e pavaresise te popujve te Ballkanit.Traktati i paqes i Adrianopolit firmosur ne 14 Shtator 1829 midis Perandorise Osmane dhe Rusise,pas luftes qe kishte filluar mes tyre perseri ne vitin 1828 do te konfirmonte pavarsine e Greqise,Serbise dhe principatave Danubiane,ma nuk preku ne asnje menyre sundimin e Sulltanit mbi Shqiperine dhe provincat e tjera te Turqise Europiane(Rumelise).Pra Shqiptaret ishin te fundit ata qe u nenshtruan nga kjo Perandori,pas nje qendrese legjendare per rreth 25 vjet rrjesht nen udheheqjen e legjendarit ,heroit te tyre kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Dhe jane pikerisht shqiptaret qe u ngriten te paret ndaj saj, kesaj rradhe me legjendarin ,luanin e Epirit dhe mbare Shqiptarise Ali Pashe Tepelenen,i cili i shkundi dhe i ngriti nga apatia shekullore, i drejtoi ne lufte,ku ata u ndihen te gjalle dhe u bashkuan ne nje komb te vetem nen drejtimin e tij.Ai nukdo te pushoje asnje çast te rreshtoje shqiptaret e tij ne nje ushtri shqiptare,kunder nenshtrimit osman,per pavarsine e tyre.Kjo lufte e rezistence e Ali Pashes do ti hapte rrugen dhe do ishte gurri i pare kilometrik i pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor te vitit 1912.
Free Blogger Albert Pasho