Powered By Blogger

martedì 4 febbraio 2025

Ali Pashe Tepelena per Mbretin e Anglise,letra e tij."Gazzetta di Genova",E marte 31 Tetor 1820.



 Per te plotesuar artikullin biografik te Ali Pashes te  cilin e kemi perfshire ne numrin e fundit  te gazetes,pershkruajme ketu nje permbledhje te shkurter te jetes se tij, nje personalitet tej i veçante,pa ditur te lexoje e te shkruaj, ai vete,perpiloj dhe diktoje nje leter, ne greqishten moderne, te cilen e mban ne dore si nje legjende,ne nje tabllo qe ka porositur ti bejne,dhe thene prej tij destinuar per Mbretin e Anglise.Gjeja me e veçante dhe e shquar veçanerisht ne kete moment, eshte se kjo leter,nuk eshte veper e nje njeriu qe ka rene nga pushteti i tij,dhe qe perpiqet te ngushullohet duke filozofuar per madheshtine dhe pafundesine e kesaj bote,por eshte shkruajtur kur ai eshte ne mes te fatit dhe ne kulmin e mençurise dhe lartesise se tij.

Perkethimi i leteres,shkruajtur ne greqishten moderne,diktuar nga Ali Pasha,te cilen e mban ne dore ne tabllone e tij.

"Une kam lindur ne nje vend ne Shqiperi qe quhet Tepelene, nga nje familje fisnike,djale Pashai.Babai ime si dhe paraardhesit e mi,i kane sherbyer ketyre vendeve, dhe banoreve te tyre,dhe i kane ndihmuar ne menyre efikase.Pasi me vdiq babai,une mbeta vetem ne moshen 6 vjeçare.Atehere miqte dhe armiqte ,dhe ata qe kishin perfituar nga im ate,u ngriten kunder meje si luan te egersuar per te me gllaberuar..Por i plotfuqishmi,i cili tashme kishte caktuar fatin tim,qe une te jetoja gjate dhe te ngrihesha ne shkallen me te larte te lavdise,me shpetoi nga dhembet e tyre dhe me ruajti nga çdo e keqe.Ai jo vetem me dha hua krahun e tij te fuqishem,por me dha mundesine te perze dhe shkatrroje me luftra te ashpra shume nga armiqte e mi,megjithese atehere endrroja shume gjera.Ne kete menyre,me vullnetin e zotit, u ngrita ne nje lavdi te tille,qe kam mare nderime shume te larta nga mbreti im,pasuri dhe thesare te pashtershme.Fqinjet e mi sinqerisht menduan qe nuk do ti bindesha mbretit tim,por ata u zgenjuhen,sepse kam qene gjithmone i bindur dhe i nenshtruar ndaj fuqise se tij te madhe.Kur arita ne majat e larta te nderit dhe te pasurise,kam luftuar te gjithe armiqte e mi,duke i permbysur e ndjekur me zjarr e hekur,duke denuar te tjeret me menyra te ndryshme.Une kam sunduar te gjithe Shqiperine,une kam dominuar shume vende te tjera,midis tyre disa fqinje franke.kam shkateruar dhe zhdukaur te ligjte dhe vrasesit.Kam mbushur me nder te drejtet,kam fuqizuar te vegjelit,kam pasuruar te varferit dhe kam mbajtur poshte te pasurit.Megjithese isha bere jashte zakonisht i pasur dhe i lavdishem,nuk isha  kurre i kenaqur dhe i lumtur,nuk me mjaftonte kurre.Erdha,pashe dhe kalova. U largova dhe humba lavdine dhe pasurine.E kuptova qarte se ne kete bote gjithçka eshte kotesi dhe se gjitheçka ketu poshte eshte asgje.Kotesi per kotesi!."

Perkethimi Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, Veshtrim historik dhe politik, Malte Brun. ( Pjesa e Pare )

Shkenca  Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines,  Veshtrim  Historik dhe Politik, nga Malte Brun. Malthe Conard...