Powered By Blogger

giovedì 13 febbraio 2025

Lajme nga Korfuzi 1 Janar 1821(Gazzetta Piemontese).Ali Pasha Tepelena dhe aleanca me Suliotet.



Ne keto dite thuhet qe Suliotet kane ngrritur armet e tyre kunder ushtrise te Sulltanit dhe ne ndihme te Vezirit,  Ali Pasha te Janines,dhe se kane bere qe fshatrat perreth te ngrihen ne nje menyre te tille,qe formojne nje ushtri me rreth 5 mije burra te armatosur.Ata mbyllen,thone lajmet,rruget per S.Demetrio, e cila ndodhet tre ore larg Janines,dhe deri ne Arte.Ata moren  nga mushkat e ngarkuara,argende,municion barut,gjyle per topat dhe ushqime qe dergoheshinnga Preveza ne Arteper te furnizuar ushtrine e Sulltanit,e cila kishte ngritur kampin ne fushat e Janines,dhe vrane disa ushtare.Thuhet qe Aliu ka dhene peng Sulioteve,nje nga niprat e tij,te birin e Muktar Pashes,te cilin e kishte mbajtur me vete ne kala,se bashku me dy figura te tjera te shqyara dhe shuma te medhaja ne para.Ndersa Suliotet nga ana e tyre dhane peng tete prej drejtueseve kryesore te tyre,si garanci per sigurine dhe besimin e ndersjellte.Dyshohet se jane ne marreveshje edhe kapitanet e mbetur greke dhe nje pjese e çameve.Perveç kesaj ne ndihme te tij,jane edhe 8 mije tosk (banore te krahinave afer Tepelenes vendelindja e Aliut),qe nga 40 dite nuk i binden urdherave te Portes se Larte.Shtojme qe keta aleate te tij kane mbyllur rrugen per Mezzovo.Ne se e ghithe kjo  ndodhe,ushtaret e Perandorise ne rrethimin e Janines,do te mbeten shpejt pa furnizime. Ne te tille rast nuk mund te admirosh mjaftushem çeshtjen e fatit,pra qe Ali Pasha u ngrit nga  poshtrimi permes punes se armiqeve te tij.Ka te ngjare qe ata te jene te bindur ta favorizojne nga pazgjyarsia,nga pasuria e Ali Pashes,e ndoshta nga shpresa per te qeshur perseri ndaj bindjes se turkut,duke pasur ne krye te tyre nje udheheqes nga i cili nuk mund te kene me frike nga nje marreveshje e fshehte me Porten e Larte.   

( Gazeta e Milanos)  

Perkethimi Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho.

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, Veshtrim historik dhe politik, Malte Brun. ( Pjesa e Pare )

Shkenca  Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines,  Veshtrim  Historik dhe Politik, nga Malte Brun. Malthe Conard...