Eshte pikerisht Ali Pashe Tepelena,Luani i Epirit dhe mbare Shqiperise,qe do te beje te njohur Shqiperine pertej oqeanit Atlantik,si shqiptari i pare dhe dhe njekohesisht emisari i pare i botes Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,dhe ndersjelltas eshte Edward Everett( 1794-1865) amerikani i pare qe do te vizitoje trojet tona,pikerisht Janinen, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ku paten dy takime midis tyre.Edward Everett do te jete nje nga personalitetet kryesore te jetes publike Amerikane te shek XIX,si politikan,klerik pastor edukator,diplomat,orator,perfaqesues i Shteteve te Amerikes si Senator,dhe sekretari i 21° i Shtetit Amerikan,gjate presidences te Presidentit Millard Filmore, President i Shteteve te Bahkuara te Amerikes i 13°,po ashtu ka qene edhe governator i shtetit te Massachusetts i ( 15°).
Everett ishte nje nga mbeshtetesit me te zjarrte te levizjes per pavarsi te shtetit modern Grek.Edhe pse filloi karrien e tij si studiues i Greqise antike.Edhe pse e pazakonte per te,ne fillimet e tija, ai u interesua per kete argument,kryesisht nga Lord Byron permes poemes e tij "Childe Harold's Pilgrimage",qe ishte botuar pak kohe me pare ne Londer,edhe pse dy kenget e para te saj.Ne 1813 kur Everett ishte vetem 18 vjeç ka botuar :" On the Literature and Language of Modern Greece"
I ri ne moshe,ne fillimet e tija te karrieres profesionele si profesor e ato politike,si studiues dhe kurioz kesaj bote,"Botes se vjeter" udhetimet e tija do ta çojne ne Greqi dhe Shqiperi,ne kujtimet e tija,te cilat do te ndryshojne pak nga ato te udhetareve te tjere te famshem francez e britanik perpara tij ne kete periudhe historike,por veçantia e ketyre kujtimeve eshte,se keto jane te nje amerikani, ai ishte amerikani dhe madje i pari ne keto vise,pra ai vete ishte tej kurioz, pertej kujtimeve te udhetareve te tjere europian, per çdo gje te kesaj bote qe vezhgonte dhe personave qe takonte ne kete udhetim.
Kur mbrriti ne Janine,ne fillim te Prillit 1809 per nje udience me Ali Pashe Tepelenen,ata do te takohen dy here ne udience nga Ali Pasha, qe thene prej vete Everett, u lehtesua me ndermjetesimin e drejteperdrejte te vete Lord Byronit.
Everett shkruan ne kujtimet e tija,midis te tjerave se Ali Pasha e pyeti ate dhe shokun qe e shoqeronte ne kete takim se;"qe ishin amerikanet e pare qe ai shikonte ne jeten e tij",Everett vazhdon te shkruaj se Ali Pasha e pyeti se;"Kush eshte origjina juaj e larget?.","te paret tuaj ishin anglez o çfare?",ose " ndoshta nuk ishim me origjine angleze?".-keto pyetje tregonin qarte zgjuarsine dhe mendjenprehtesine e tij akute dhe se ai ishte ne dijeni te luftes ne Amerike midis Anglezeve dhe amerikaneve.Aliu vazhdon te theksoje se " Amerika po behet e madhe dhe shpejt" dhe se kerkonte te vendoste marredhenie tregtare,qe keto marredhenie duheshin te themeloheshin e konsolidoheshin midis Amerikes dhe zotrime te tija,dhe se kerkonte nga ana jone qe kur te ketheheshin ne Amerike,tja paraqisnin kete kerkese qeverise Amerikane,qe ajo mund te dergonte prane oborrit te tij ne Janine nje konsull.Everett vazhdon duke shkruar ne kujtimet e tija,se Ali Pasha na beri dhe shume pyetje te tjera,por ishte veçanarisht i interesuar per ato arkiollogjike,dhe vezhgonte me kujdes te veçante faktin qe britaniket qe vinin ne zotrimet e tija kerkonin me zellte madh veprat e antikitetit,dhe ishte ne dijeni per tempullin e Dodones qe ndodhej brenda zotrimeve te tija,por i pèa zbuluar dhe per keto kerkonte mendimin tone.Duhet te thene vazhdon Everett qe na befasoi,pasioni,mprehtesia dhe zgjuarsia e skajshme e ketij Pashai lidhur me keto çeshtje delikate e te nderlikuara,duke menduar qe ishte nje Pasha i Perandorise Osmane.
Ky takim me Ali Pashen i dha mundesine Everett te reflektonte se si " amerika ekzotike" e tij,paraqitej ne syte e "Botes se Vjeter",dhe te konfirmonte per Pashain dhe per veten e tij,qe ne te vertete nuk ishte britanik por amerikan.Ky takim do ti jepte nje shtytje per ate qe do te shendrohej ne nje aspekt te rendesishem te perfshirjesh te amerikaneve ne levizjen per pavarsi te Greqise,mundesine qe ju dha kjo lufte amerikaneve per te eksploruar dhe projektuar,indentitetin e tyre te ri nacional ate amerikan.Ndersa Ali Pashe Tepelena me vepren dhe jeten e tij,beri te mundur njohejen e Shqiperise dhe shqiptarise,pas nje periudhe te gjate,pothuajse 400 vjeçare qe nga koha e Skenderbeut dhe shtetit te pare te Arberit.Shqiperia dhe shqiptaret jo vetem u rizgjuan, por u ben te njohur ne mbare boten,qe shqiptaret jane akoma gjalle,i kane mbijetuar shfaroshjes te imponuar nga stuhite e koherave te shkuara.Rizgjimi i shqiptareve sa po kish filluar me Ali Pashe Tepelenen,per identitetin e tyre kombetar.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento