Powered By Blogger

giovedì 20 febbraio 2025

Prevesa in Albania,Citta gia detta Nicopoli da Agusto,Bernardino Poccetti (1548-1612),Firence,Italy.



 Salla e Bones,Le Gallerie degli Uffici,Galleria Palatina,Palazzo Pitti,Firence,Italy.

Salla e Bones eshte nje nga sallat me luksoze ne Galerine Palatina,ne Firence te Italise.Kjo salle ishte nder te parat qe u pikturua me afreske ne fillim te viteve 1600,dhe ishte salla kryesore e te ashtuquajturit,Apartament i Princave te Huaj. Duka i Madh Ferdinando I, i dinastise se Medici,i ngarkoi dhe besoi Bernardino Poccetti ( 1548-1612 Firence),dekorimin me afreske te kesaj salle,me synimin e qarte,qe te krijonte nje manifest te vertet politik dhe kulturor te mbreterise se tij.Per kete ai mori si model sallen spektakolare ne Pallatin e Vjeter te porositur nga babai i tij Cosimo I.Celebrimi i kesaj dinasie te Medici e ka fillim e saj ne afresket e tavanit te salles,ku gjashte figura femerore alegorike sjellin virtytet e sundimtarit te mire,dhe keto jane; " Madheshtia,Lavdia,Dija,Vigjilanca,Meshira dhe Fama e Mire".Keto femra alegorike, perfaqesuese te vyrtuteve te qeverisjes se mire,formojne nje ovale te madhe ne tavanin e salles,ku ne qender te saj,eshte paraqitur i kurorezuar Cosimo I,ulur ne fronin e tij,dhe ne krah te tij i shoqeruar nga Dea Minevra ( Dea romana e diturise,e mjekesise,e tregtise dhe zejtarise,e poezise,e arteve ne pergjithesi,dhe e luftes me vone.Dea Minevra romane eshte Dea Atene e mitollogjise greke) greke) dhe Lavdia e pricave.Duka eshte paraqitur ne kete afresk,si Jupiteri( Zeusi) antik,duke mbajtur nr dore nje kompast dhe nje skuader,elemente keto qe e kulifikojne ate si ndertues te shtetit Toskan,sipas konceptit Platonik te Princit arkitekt.Ndersa ne murret e gjate te kesaj salle,afresket deshmojne mbi te gjitha angazhimin ushtarak te Fernandit per zgjerimin e Dukatit te Madh te Toskanes dhe rolin e tij si mbrojtes i besimit te krishter,ne keto afreske paraqiten fushatat e tij ushtarake te ndermara kunder turqeve nga kaloresit e Shen Stefanit( nje urdher i themeluar nga Cosimo ne vitin 1562),ne fushaten e marjes se kalase te Prevezes ne Shqiperi(sot nje qytet ne Greqine ne detin Jon),dhe fushaten e Bones ne Algjeri.Per te pikturuar keto afreske Bernardino Poccetti eshte inspiruar nga keto beteja te medhaja historike,botuar ne vitet 1605 dhe ne 1607.Ky afresk kushtuar betejes se Prevezes,perveç vlerave te medhaja artistike,ekspozuar ne nje nga sallat me prestixhoze ne bote,ate te Uffizi ne Firence te Italise, ka dhe vlere te qarte historike,lidhur me Prevezen dhe pozicionin e saj historik. Preveza ose Nikopoli, si e quan themelusi i saj Ottaviano Agusto djali i adaptuar i Giulio Cesare, i dha kete emer, qe ka kuptimin "Qyteti i fitores",dedikuar fitores se tij ndaj Marko Antonio ne vitin 31a.c.








Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Ali Pashe Tepelena, Veshtrim historik dhe politik, Malte Brun. ( Pjesa e Pare )

Shkenca  Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines,  Veshtrim  Historik dhe Politik, nga Malte Brun. Malthe Conard...