Hijet e mbrëmjes pothuajse e fshehën Tepelenen nga pamja teksa hynim në qytet, ku na pritën në pallatin e madh te sarajit, dhe u rehatuam ne apartamentet më të mira: sapo u vendosëm, guvernatori shqiptar hyri për të bere urimet e tija per ardhjen tonë, duke sjellë edhe ato të Sulltanës(nena e Sahliut djalit te vogel te Aliut), me një intimitet na tha qe zonjat e saj po përgatiteshin të na dërgonin një darkë nga haremi. Ne kthyem një mirenjohje të duhur të këtij favori të papritur, së bashku me një letër që i kishim sjellë nga Sahli Beu nënës së tij: dhe për të thënë të vërtetën, asgjë nuk mund të pagonte sjellet bamirse gjatë qëndrimit tonë nga kjo mirëbërëse e padukshme: ne mësuam megjithatë se kurioziteti femëror e shtyu atë të merrte një pamje kalimtare të mysafirëve të saj, Përmes një dritareje të latuar, teksa kalonin në oborrin e madh të Sarajit. Ardhja jonë e papritur na detyroi të prisnim një kohë të konsiderueshme për darkën, e cila u njoftua nga instrumentet muzikore dhe u soll nga një grup skllevërish dhe rojesh shqiptare, të cilët gati mbushën dhomën dhe qëndruan rreth tryezës gjatë kohës së darkës sonë; Ibrahimi, guvernatori shqiptar i serajit dhe i qytetit, darkoi me ne dhe i bëri respektin e duhur zakonit të haremit. Ai ishte një njeri inteligjent, plot muhabet dhe i njohur mirë me jetën e hershme të Aliut, në lidhje me të cilin na argëtoi me shumë anekdote interesante. Sepse ai e kujtoi vezirin kur nuk kishte ku të shtrinte kokën. Ai na foli edhe për nënën e tij, të cilën e përshkroi si zotruse të të gjitha cilësive marciale të një Amazone te vertete, me frymën e një oratori, lartësoi cilësitë e mira të Sahli Beut dhe dukej sikur hynte në projektet e padronit të tij, persa i perkishte fatit te ketij te riu. Kështu mbrëmja kaloi në mënyrë shumë të këndshme deri në kohën e gjumit, kur një grup skllevërish hyri në dhomë, duke mbajtur në duart e tyre, dhe mbi kokat e tyre, dyshekë , mbulesa të pasura me kadife të qëndisura, jastëkë të të njëjtit material, dhe çarçafe me ane teholle si ato te Kostandinopolit,dhe të gjithë mobiljet e gjumit, krevati, të përshtatshëm për princat në madhështi. Këta artikuj u përhapën mbi divanet e divanit dhe ne u tërhoqëm në rehatinë e gjumit, gjë që kërkon jo shumë komplimente nga ata që kanë pësuar lodhjet e udhëtimit në këtë vend: as ndryshimi i ambjentit apo ashpërsia e çarçafëve nuk mund të na mbante gjatë zgjuar. Por, sapo u shtrimë në shtrat, guvernatori, me disa oficerë të tjerë të pallatit, hyri në dhomë me pretendimin qe te na uronte natën e mirë. Por në realitet për të kënaqur kureshtjen e tyre në lidhje me mënyrën në të cilën anglezët shtrihen në shtrat.I vërejta me nje busheqeshje miqesore nga ana jone, zakonin e tyre qe ishte të hidhnin thjesht veshjen e sipërme dhe të shtriheshin mbi jastëkët e divanit, pa mbulesë përveçse një veshje të trashë, dhe atë vetëm gjatë nates ne stinën e ftohtë. Per kete shkak, dhe per neverine e tyre te madhe ndaj një ndrimit te te brendeshme, aroma e tharte i bashkëngjitet shumë fort shoqërisë shqiptare.Mëngjesin tjetër morëm një pamje të qytetit, i cili është vetëm interesant si vendlindja e sundimtarit të tanishëm të Epirit. Ajo qëndron mbi nje breg te lartë siper Vjoses, e cila është këtu po aq e gjerë sa Tamixhi ne Kew te Londeres.Dhe si lumi Araxes i egersuar mbi një urë, një strukturë shumë e bukur e ketij lloji, e cila ishte ngrritur gjatë kohës së Perandorisë antike, ishte lënë në një gjendje të rrënuar nga furria e rrjedhës, dhe megjithëse veziri harxhoi 1500 qese para në riparime, të gjitha përpjekjet e tij ishin të kota. Jo dy vjet perpara vizitës sonë, një përmbytje e tmerrshme i fshiu ndertimrt e reja dhe i la harqet e vjetra të thyera në gjendjen e tyre të mëparshme të një rrënoje piktoreske. Një shpërblim shumë i mire është ende i propozuar nga Aliu për çdo inxhinier që do t'i mundësojë atij, të sfidojë rrymën e lumit. Tepelena përmban rreth 200 shtëpi, me një popullsi ekskluzivisht shqiptare; Ajo nuk zotëron bukuri arkitekturore, nëse perjashtojme saraijn e madh që Aliu ka ndërtuar mbi vendin e shtepive atërore.Behet fjale per një ndërtesë shumë e gjerë që qëndron mbi një shkëmb të bukur në buzë të shkëmbinjeve, flas ne të vërtetë për saraijn që ishte atëherë , sepse kohët e fundit është ngritur një ndërtesë e re mbi rrënojat e të parëve, e cila u dogj aksidentalisht nga zjarri në vitin 1818. Tregimi i kësaj tragjedie, që mu tregua nga një korispondent shqiptar, është e denjë për detaje, pasi kjo priret fort të ilustrojë karakterin e Aliut, të cilin këto faqe synojnë kryesisht ta portretizojnë.Fatkeqesia u shkaktua ose nga neglizhenca e disa shërbyesve te stafit te Sahli Beut, i cili ndodhej në Tepelene për një vizitë tek nëna e tij, ose nga një stuhi me bubullima dhe rrufe që ndodhi në atë kohë. Megjithatë,kush do qofte shkaku, rreth mesit të natës i gjithë pallati ishte në flakë. Në tmerrin e kesaj skene, Sulltana me të gjitha zonjat e tjera të haremit, u përpoqen të largohen nëpërmjet dyerve te apartamenteve, por në të vërtetë u perplasen dhe u zmbrapsën përsëri nga jataganet e eunukëve qe ishin emëruar si rojet e tyre, këta mjerane do të preferonin t'i kishin parë të gjitha të binin pre e flakes gllabëruese. Sesa ato te ishin te ekspozuara ndaj shikimit të paligjshëm të kuriozitetit publik, e tillë është forca e paragjykimit mahomedan. Në këtë situate ekstreme ata u varen nga dritaret poshte te cilat i kishin thyer per kete qellim per te hapur nje rruge largimi nga flaket. Perpara mëngjesit kishte mbetur te pakten nje shenje nga ajo ndërtesë e mrekullueshme që Aliu kishte ngritur mbi banesën e paraardhësve të tij. Zemerimi dhe tërbimi i tij ishin aq të llahtarshëm, saqë u mendua qe ishte e përshtatshme njëherësh qe shkaku i kesaj fatkeqesie ti atribuohej rrufese, pa lënë të nenkuptohej asnje mundësi tjeter. Sapo mori lajmin e fatkeqësisë, u nis menjëherë dhe pak pushime udhetoi ditë a natë deri sa arriti në Tepeleni. Atje ai provoi njëfarë ngushëllimi kur gjeti se dhomat e nëndheshme në të cilat ai mbante thesarin e tij dhe sende të tjera me vlerë ishin të pa lënduara, si dhe kulla e madhe në kopshtin që është depozituesi i thesareve të tija. Tani ai u vu në punë për të sajuar ndonjë plan për restaurimin e ndërtesës pa pasuar asnjë shpenzim.Prekupimi i tij i parë ishte të lëshonte shpallje në të gjithë zotërimet e tij duke deklaruar se hakmarrja e qiellit kishte rënë mbi të dhe se, Aliu nuk kishte më nje shtëpi në vendin e paraardhësve të tij. Prandaj, ai u bëri thirrje nënshtetasve të tij të dashur që ta ndihmonin në fatkeqesine e tij dhe fiksoi një ditë në të cilën priste pjesëmarrjen e tyre. Në ditën e caktuar Tepelena ishte i mbushur me perfaqesues nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë, me bashkëpunëtorët e tij të vjetër dhe miqtë e ngushtë, fëmijët e tij, dhe te afermit e çdo shkalle. Në portën e jashtme të serait Aliut shihej ulur mbi një rrogoz të pistë, këmbëkryq dhe kokëzbathur, me një kapele të kuqe shqiptare në duar për të pritur kontribute. Ai kishte qenë aq dinak sa t'u dërgonte shuma të mëdha parash më parë disa sherbetoreve të tij, nga varfëria e të cilëve mund të pritej pak, dhe këta tani i sollën dhe i kethyen atij sikur të kishin qenë dhurata vullnetare nga depositat e tyre. Prandaj, kur ndonjë beller apo i afert ofroi një shumë më të ulët se pritjet e tij, ai e krahasoi kopracine e tij te erret me liberalitetin e të tjerëve, të cilët ai mendonte,e e kishin privuar veten edhe nga nevojat e jetës për hir të tij, duke refuzuar të tashmen në termat e mëposhtëm: "Çfarë do të sherbente kjo ofertë Aliut, një njeri i denuar nga hakmarrja Hyjnore? .Rimeri Murrie,rimeri e mbaj per nevojat e tua".Ky sugjerimento ishte me shume efikas per te dyfishuar ose trefishuar kontributet,ne nje menyre te tille qe te mbidhte nje shume parash,qe do ti lejonte jo vetem te rindertonte saraijn e tij,por te shtonte ne menyre te konsiderushme parate ne thesarin e tij.Pas ngrenies te mëngjesit të sotëm u nisëm për të mbikqyrur rrënojat e një keshtjelle, e cila siç dëgjuam, ndodhej rreth një orë larg nga Tepelena. Rruga na çoi për rreth një milje deri në rrjedhën e Bençes, një lumë i vogël i cili derdhet në Vjose poshtë qytetit. Në një fshat me të njëjtin emër, shtrati i tij është ngushtuar nga dy kreshta te dala të malit Argenick, një degë e maleve të mëdhaja te Acroceraun. Këtu veziri ka ngritur mullinj të gjerë , dhe peisazhi është shumë romantik. Kaluam lumin nga një urë e bukur me një hark të vetëm dhe vazhduam në drejtim të lindjes për në objektin e ekskursionit tonë. Këtë e zbuluam shpejt mbi një te ngritur të moderuar, në një vend të vogël të quajtur Zharra, por u zhgënjyem per shpresat tona për të gjetur një fortesë greke ose romake.Ajo nga mënyra e saj e ndërtimit pak a shumë e lashtë nga koha e Justinianit, dhe ndoshta mund të jetë ngritur nga pushtuesit normanë ne kete vend gjate mbretërimin te Alessio Komeni.Në kthimin tonë në Tepelene, bëmë një shëtitje në kopshtet e saraijt, të cilat janë të gjera, dhe të shtruara nga dy kopshtarë italianë, disi në stilin e vendit të tyre. Këta burra ishin dezertorë nga ushtria franceze në Korfuz, të cilët Aliu i priti me gëzim në shërbim të tij, duke u dhënë shtëpi, dhe një pagë të mirë dhe gra nga haremi i tij i Tepelenes.I kemi mbikqyrur keta rrober te liruar gjate shetitjes tone,ma duket qe nuk zotrojne as bukuri dhe as elegance. Kulla e madhe, ose thesari, në të cilën më shumë se dy milionë para tërhiqen nga qarkullimi, është një ndërtesë e stërmadhe e gjatë tre kate në lartësi, dhe e siguruar nga dyer të rënda, nga të cilat vetëm Aliu mban çelësin. Të tilla janë burimet e tiranëve ambiciozë që nuk janë në gjendje të krijojnë apo të mbajnë kredi publike nga ndonjë garanci kushtetuese dhe janë të varura nga frika e popullit të tyre dhe jo nga dashuria e tyre për mbështetje.Sot sulltana na dërgoi një darkë të shkëlqyer nga haremi, e përbërë nga supa, ragu, pilaf, dhe lloje të ndryshme të pastiçerisë, gjate se cilës ne u kënaqëm përsëri nga shoqëria e guvernatorit. Nga vera, nga e cila ai pinte lirisht, kishte hapur zemrën e këtij myslimani të denje dhe i vjetër , gjuha e tij u bë shumë e rrjedhshme dhe ai na argëtoi me shumë anekdote kurioze dhe shumë interesante. Këtë natë fjetëm në mjerim të mrekullueshëm, dhe po të mos kisha pasur frikë se mund të ishte marrë për poshtërsi,do te isha terhequr në krevatin tim të vogël komod.Herët në mëngjes, pasi i dërguam mirënjohjet tona më të mira mikpritëses sonë dashamirëse, për mikpritjen që kishim përjetuar, u nisëm për në Berat.
domenica 16 febbraio 2025
Tepelena,ne kujtimet e reverendo Thomas Smart Hughes.1813
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Ali Pashe Tepelena, Veshtrim historik dhe politik, Malte Brun. ( Pjesa e Pare )
Shkenca Morale dhe Politike, Historia e Ali Pashe Tepelenes,Pasha i Janines, Veshtrim Historik dhe Politik, nga Malte Brun. Malthe Conard...

-
24 Janari 1822 do te shenoje eleminimin fizik te Ali Pashe Tepelenes,por kjo nuk do te pengoje as levizjen e shqiptareve te rritur e pregat...
-
Mehmed Veli Pasha Epilogu i marredhenieve te Ali Pashe Tepelenes me Porten e Larte ishte perballja mes tyre me lufte,kjo do te ishte e pa...
-
Johan Wolfgang Goethe,konsiderohet nje nga shkrimtaret,me te medhenj Gjerman, dhe nje nga kolloset e kultures Europiane.Vepra e tij eshte un...
Nessun commento:
Posta un commento