Powered By Blogger

domenica 16 novembre 2025

Admirali i Flotës Mbretërore Britanike,Nelson për Ali Pashë Tepelena. ( Letra e tij,16 Prill 1804 ). Albert Pasho.




Admirali Nelson,figure qendrore ne strategjine e Mbreterise Britanike per te ndaluar shtrirjen dhe dominimin e Frances te Napoleonit ne detin Mesdhe.Nelson ishte nje strateg i pamposhtur i luftrave detare dhe me nje fame te jashtezakonshme,heroi i Anglezeve ne betejat detare epokale te zhvilluara ne ate periudhe,qe do te shenojne historine boterore si betejat e Nilit,Kopenhages dhe Trafalgarit ku dhe ra heroikisht ne beteje.Kjo leter e shkruar nga Admirali Nelson ne 16 Prill 1904 per Lord Hobart oficer ne sherbim te tij prane oborrit te Aliut eshte nje dokument i rendesishem sepse na flet per disa aspekte si personale midis Lord Nelson dhe Ali Pashes po ashtu edhe per situaten ne zotrimet e Aliut dhe marrdheniet e tija me Britaniket,Francezet dhe Ruset ne rajon.Ne aspektin personal mesojme qe leterkembimi i tyre ka qene i shpeshte qe nga koha kur Lord Nelson e pergezonte dhe uronte heroin e Epirit Aliun per fitoren me francezet ne Butrint,Vonice dhe Igumenice dhe kur vete ky kethehej fitimtar kunder Napoleonit ne betejen detare te Abakurit.Ky leter kembim vazhdon edhe pas kesaj letre kjo e pohuar nga admirali Nelson qe premton qe do ti shkruaj perseri Ali Pashes.Nga kjo leter mesojme qe Ali Pasha dinte edhe italisht nga menyra se si kishte shkruar per Nelsonin.Aliu kerkonte gjithashtu asistence ushtarake me ushtarak artiliere.Kuptojme me se miri,se Aliu idene e pavarsise nga Porta e kishte qe ne fillim te ngritjes se tij ne pushtet,dhe fushata e ndermare prej tij kunder Sulit ishte ne kete fuksion.Situaten gjeopolitike midis Frances,Anglise,Rusise,Portes se Larte dhe Ali Pashes.Letra eshte firmosur nga vete Nelsoni dhe me titullin e Dukes Bronte,titull qe mbreteria Angleze i akordoj pas fitores ndaj Napoleonit ne betejen e Abakurit.Ja çfare shkruhet ne kete leter;

I nderuar Lord Hobart
Victory Prill 16, 1804
Lordi im
Kam nderin tju transmentoj per lordin tuaj dy letra nga Ali Veziri,Pasha i Janines.Kapitani Cracraft ose zoti Forest ndoshta e kane pare kete leter perpara ketij momenti.Sa per anijen,do te kete ndonje gabim ne shkrimin e tij italisht,por persa i perket artilerve nuk mund te kete asnje gabim.Lordi juaj do te gjykoje se sa e pershtatshme do te ishte te dergoheshin ata.Do ti shkruaj Pashait per anijen.Mendoj se ai mund te kete ne mendje nje anije te vogel te bukur.Lordi juaj,guxoi te them qe ai eshte plotesisht i vetedijshem per llojin e pavarsise qe ky Pasha mban nga Porta,dhe se eshte konsideruar se sa here ai mund te merrte ne zotrim Suliotet,ai do te shpallte pavarsine e tij.Ai tani e ka realizuar objektivin e tij dhe mund te mbaj Morene pavarsisht te gjithe fuqise se Portes;por kohet gjthashtu kane ndryshuar,dhe ate qe ai mund ta kishte bere lehte dhjete vjet me pare,tani mund te jete e veshtire.Rusia,mendoj qe i reziston çdo fuqie qe mban Morene dhe Turqine Europiane perveç vetes se tyre.Lordi juaj do te gjykoje per qellimet aktuale te Pashait dhe nese ai shikon tek ne per mbeshtetje.Do ti shkruaj se e kam referuar letren e tij te lordi juaj.Nga kjo mund te jemi te sigurt,se nese ne nuk i japim atij dy artileristet dhe anijen,francezet do ta bejne.Jam,etj...
Nelson,Duca Bronte.

Albert Pasho








Free Blogger Albert Pasho

Nessun commento:

Posta un commento

Admirali i Flotës Mbretërore Britanike,Nelson për Ali Pashë Tepelena. ( Letra e tij,16 Prill 1804 ). Albert Pasho.

Admirali Nelson ,figure qendrore ne strategjine e Mbreterise Britanike per te ndaluar shtrirjen dhe dominimin e Frances te Napoleonit ne ...