" Pas nje ore dolem ne Vjose.Matane lumit ngrihej madheshtore Tepelena e rrethuar me mure te larta guri dhe frengji e mure mbeshteteshe qe Ali Pashai nisi ta ndertonte,por nuk e mbaroi dot se e vrane.Pata mjaft kohe per ta soditur.Uji i lumit vershonte me rreke e sillej me terbim ne vorbulla,duke shkumezuar ne tete kembet e ures te shkaterruar.Ne faqen e kodres perbri ishte mbledhur nje turme njerezish qe thrrishnin dhe bertisnin.Nje nga suvarinjte qe me shoqeronte,vuri duart te goja dhe thirri fort.Si pergjigje mori nje britme tjeter.Lumi kishte filluar te binte,dhe ndoshta pas tri oresh mund te hidheshim pertej,por tani per tani lundra s'vinte dot kurrsesi.Shkarkuam mushken dhe i lame kafshet te kullosnin.Na u afruan shume vendes,me shprehse qe te perfitonin edhe ata po qe se per mua do te behej diçka.Ketu degjova historine e ures.Ate e kishte rrezuar gjashte vjet me pare nje vershim i madh dhe qe nga ajo kohe qyteti hiqte keq per te kaptuar lumin.Shumica e fushave shtriheshin matane lumit,i cili pjesen me te madhe te dimrit s'kalohej dot.Dhe keshtu toka as punohet,as mbillet.Nje nga suvarinjte e mi kishte pasur nje cope toke te mire atyre aneve,me te cilen nxirte buken e gojes.Por kur u rrezua ura,u detyrua te behej polic.Pastaj filloi historia e zakonshme e rrogave qe s'paguheshin ne kohe.Gjithe sa ishin aty m'u luten t'i ndihmoja.-Te lutem na ndihmo,-me tha nje burre,-se do te besh qindra veta te lumtur.Mora vesh se shume njerez ishin treguar te gateshem te jepnin para per rindertimin e ures,por me kot i kishin derguar Stambollit lutje pas lutje.Per vit mbyteshin 40 deri 50 veta,qe per te kursyer parate e lunderes perpiqeshin ta kalonin lumin ne va.Kur vendasit kishin dashur te ndertonin nje ure prej druri te perkohsheme mbi kembet e ures se vjeter,autoritetet i kishin ndaluar,duke ju thene se kjo pune i perkiste qeverise.Te gjithe ishin vertet ne hall prej kesaj.Nje mysliman m'u betua se mjaftonte t'i shkruaja Sulltanit e t'i thosha se uren do ta ndertoja une.Por ja ketheve,duke i thene se s'kisha para per kete pune.-Vetem nje pulle poste ka per tekushtuar,-ma ktheu.-Shkruaj se mjerimi i nenshtetasve te tij myslimane te detyroje ty,nje grua te krishtere,t'i ndihmosh.Edhe grua edhe e krishtere! Padishahu do te fyhet aq shume nga kjo oferte e nje grua kaure,sa menjeher do te jap urdher te rindertohet ura!Veçse letren shkruaje nga Anglia,se letrat e te huajve ai i pranon te gjitha,kurse lutjet tona s'u hedh as syte!Veshtroja germadhat e braktisura te ures,malet e egra perreth dhe token e shkrete e te braktisur.Puna kishte arritur deri aty sa nje shtetas mysliman kerkonte nga une,"nje femer kaure",te turperoja Padishahun.Ky ishte kulmi i ironise.Besimi i patundur qe kishin ne pushtetin tim per pak sa s'me beri te besoj dhe vete se vertet kisha ne dore gjithe Perandorine Angleze,po te mos me kishte sjelle ne vete dhimbja therrse qe me pervelonte kemben e te me kujtonte se kush isha!S'qeshe e zonja per te mbajtur"baren e rende te njeriut te bardhe" me te cilen njerezit mundoheshin te me ngarkonin ngado qe shkoja.Dhe kjo ndodhte pikerisht ne vendlindjen e Ali Pashes,zotit te Shqiperise se Jugut,Luanit te Janines,Aliut madheshtor,ngadhenjimtar,te eger,barbar e te pathyeshem,sundimi i te cilit shtrihej nga Arta ne Oher,Aliun qe e munden dhe e vrane vetem kur ishte 80 vjeç.Ku je tani o Ali Pashe?Populli yt po i zgjat doren nje kaurke!"
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Historia e pasareles te Ali Pashe Tepelenes,nga Edith Durham. Albert Pasho
" Pas nje ore dolem ne Vjose .Matane lumit ngrihej madheshtore Tepelena e rrethuar me mure te larta guri dhe frengji e mure mbeshtetes...
-
Historia e Ali Pashe i Janines ,origjina e tij,karakteri,pushteti qellimet dhe burimet.Nga periodikia "The Literary Panorama",Vell...
-
Melek Celal , ka qene nje intelektuale,shkrimtare, piktore,skulptore nga me te rendesishme te periudhes se fundit te Perandorise Otomane ...
-
Ali Pashe Tepelena dhe arkeologjia . Ali Pashe Tepelena kjo figure poliedrike e historise tone kombetare,njihet si nje hero i kombit dhe s...

.png)

Nessun commento:
Posta un commento