Powered By Blogger

venerdì 21 novembre 2025

"Il Principe" Machiavelli dhe Ali Pashe Tepelena, "Cesare Borgia i Orientit",ne epoken e Napoleonit. Nje veshtrim i filozofik politik i historise te pushtetit te tij. Albert Pasho.




 Ali Pashe Tepelena si figure politike dhe historike eshte nje nga figurat me te debatuara dhe enigmatike te shek XVII-XVIII, qe  ka ngritur ne kohe te ndryshme dilema dhe gjykime  te kunderta per pushtetin dhe perdorimin e tij,per disa ai eshte nje tiran gjakatar dhe per te tjeret nje sovran i iluminuar reformator dhe modern,dhe te gjithe bien ndesh dhe perplasen me njeri tjetrin,ne nje menyre te tille qe asnje njeri tjeter politik i asaj periudhe historike eshte perballuar.Ali Pashe Tepelena ne filozofine politike moderne eshte nje figure qe meshiron "Realizmin politik" te Machiavellit dhe "Ambicjen titanike" te Napoleonit,eshte nje shembull i pushtetit qe bashkon pragmatizmin e eger te pushtetit me vizionin e modernizimit. Ali Pashe Tepelena ne gjykimin e Makiavellit, do te na paraqitet si personazh i gjalle i dale nga faqet e librit "Il Principe"(1513 ) i Niccolo Machiavelli,qe eshte modeli ideal i liderit politik, i filozofise politike te Makiavellit.Ky liber i Machiavellit eshte teksti kardinal i filozofise politike moderne,ky thyen dhe ndan idealizmin e mesjetes dhe na jep nje vizion real e pragmatik te pushtetit.Ky manual filozofik do te shenoje lindjen e shkences politike moderne.Realizmin politik te pushtetit Machiavelli e pershkruan jo si duhet te jete,por si eshte ne te verteten reale,politika e pushtetit eshte e pavarur nga morali dhe duhet te ndjeke efikacitetin.Princi (Sovrani) ideal sipas Machiavellit duhet te kete karakteristikat, si inteligjenza,dinamizemi,vendimarje politike per te dominuar fatin.Sovrani duhet te jete " Dhelper dhe Luan" i zgjuar per te parashikuar rreziqet, dhe i forte per ti perballuar ati.Sovrani duhet te fitoi dhe mbaj pushtetin, te garantoje rregull edhe me menyra te dhuneshme.Machiavelli non  beson tek miresia e njeriut,por e konsideron ate qe vepron ne baze te interesit dhe pasioneve.Ali Pasha ka te gjitha karakteristikat e Princit te Makiavelit,i zgjuar dhe dinak,pragmatik,i denje te perdore forcen dhe intrigat per te forcuar dhe konsoliduar pushtetin dhe gjithashtu i pajisur me nje vizion politik qe tejkalon arbitratin e thjeshte.Makiavelli (1469-1527) Italian nga Firencia, tek libri i tij  "Il Principe" paraqet nje  refleksion te mendimit te filozofise politike moderne, vizioni i tij per pushtetetin,i cili duhet te kete disa  elemente themelor; Pushteti duhet te jete efikas,por jo i domosdoshem moral. Princi,sovrani duhet te dije te perdore forcen dhe intrigen. Princi duhet te kete aftesine te ambientohet me rrethanat dhe te dominoje fatin e tij.Ali Pasha do te kishte qene nje model perfekt per Makiavelin neqofse do te kishte lindur ne epoken e Makiavelit dhe e kunderta Aliu do te kishte qene nxenesi me i mire i tij ne qofse do te kishte lexuar librin e Machiavellit "Il Principe".Aliu meshiron te gjitha  karakteristikat Makiaveliane,qe e ben Ali Pashen nje figure Makiaveliane.Ali Pasha perdorte forcen,diplomacine dhe tradhtine politike per te mbajtur kontrollin e pushtetit.Qeveriste me dhune dhe njekohesisht me inteligjence politike.Ali Pasha diti te krijoj aleanca me fuqite Europiane duke bere loje te dyfishte me ato,dhe te manipulonte Perandorine Otomane duke ndertuar nje shtet pothuajse te pavarur.Ali Pasha ne mendimin filozofik politik modern dhe kulturor eshte paragonuar me Cesare Borgia dhe eshte quajtur "Cesare Borgia i Orientit".Dy figura historike qe kane te perbashket,ambicjen,zgjuarsine politike, famen si te dhunshem dhe karizmatik njekohesisht.Cesare Borgia eshte figura kryesore e  "Il Principe"te Makiavellit,nga ky eshte inspiruar per te shkruar kete liber.Cesare Borgia eshte nje figure qendrore e Rilindjes Italiane dhe influenca e tij kulturale eshte shume e madhe dhe e rendesishme,si simbol i filozofise politike moderne.Cesare Borgia djali i Papes Alesandro IV lindur ne Spanje,ne fillim ishte kardinal i kishes katolike dhe e la kete detyre,me vone mban titullin  Duka  Valentino,udheheqes ushtark dhe politk i Rilindjes Italiane.Sundoi ne Itali ne provincat e Romagna,Marche dhe disa pjese te Italise qendrore.Si politikan perdori si strategji perdorimin e forces dhe intriges per pushtimin e qyteteve Italiane.Makiavelli e perdori si model per librin e tij "Il Principe" per karakteristikat e tij si zgjuarsia e dinakria,pragmatizmi dhe i dhuneshem.Nje figure karizmatike,e dhunesheme dhe strateg brilant.Pas vdekjes se babait te tij Papa Alesandro IV, humbi mbeshtetjen papale dhe vdiq ne beteje ne Spanje.Cesare Borgia dhe Ali Pasha edhe pse kane jetuar ne epoka te ndryshme,ne filozofine politike bashkohore dhe ne mendimin kritik pasmodern,jane shendruar ne simbole te fuqishme per te reflektuar ndaj pushtetit,indentitetin dhe ushtrimin e pushtetit.Ali Pasha Tepelena pushtetin e perdori si art te domosdoshmerise.Ne filozofine politike te Makiavelit qe lind nga mbikeqyrja pa paragjykime e realitetit,pushteti nuk eshte kurre i paster,por bazohet ne zotesine per te dominuar fatin dhe njerzit me vyrtu,zgjuarsi e dinakri.Karakteristika keto qe i meshiron edhe Ali Pasha si sovran.,Aliu nuk u ngrit ne pushtet per trashgimi,por per zotesi praktike,ai eleminoj rivalet,forcoi dhe konsolidoj kontrrollin ushtarak dhe diti te perdore forcen per stabilitetin politik te tij.Perdorimi i forces dhe i dhunes per mendimin Makiavelian se perdoret me kujdes dhe shpejt,mund te forcoje dominimin e pushtetit,dhe Ali Pasha e perdori kete i vetedijeshem dhe me force,denoje rebelet dhe tradhtaret pa u menduar dy here dhe njekohesisht garantoje rregull dhe mbrojtje ne territoret e tija.Forca dhe dhuna e tij nuk ishte e kote,por perkundrazi fuksionale per nje projekt qeverisje shteti.Princi sipas Makiavelit duhet te paraqitet me vyrtu edhe pse vepron sipas nevojave.Ali Pasha diti tju paraqitej europianeve si sovran i iluminuar,dashamires i artit dhe i diplomacise dhe njekohesisht mbrapa kraheve komplotonte kunder Sulltanit dhe perndiqte projektin e tij politik ate te pavarsise.Oborri i tij i pershkruar nga udhetaret europian si Byroni dhe te tjere,pershkruhet si nje theater i  mrrekullise dhe intriges,nje skene ku mendimi filozofik kethehet ne praktike te perditeshme.Fati sipas Makiavelit eshte nje force tekanjoze qe duhet dominuar me vullnet,dhe Ali Pasha e dominoi per vite te tera fatin e tij,duke shfrytezuar rivalitetin nderkombetar dhe dobesimin e Perandorise Otomane.Ma si ndodh shpesh fati te kethen krahet.Sulltani i rrezikuar nga ambicia e Ali Pashes per shtetin e tij dhe pavarsi i shpalli lufte dhe e vrau.Historia edhe nje here do te vertetoje filozofine,asnjeri as mbreti vete nuk mund ti shmanget plotesisht destinit te tij,madheshtia ne vetvete mbart edhe rrezikun e renies.Filozofia eshte pjese perberse e historise,jeta e Ali Pashe Tepelenes eshte nje tregues i gjalle i pikepamjeve te Makiavelit.Mendimi i Rilindjes Italiane gjen vend ne malet e Epirit,ne te shikojme paradoksin e pushtetit,i nevojshem dhe i dhuneshem,afashinant dhe tragjik ne te njejten kohe,i denje te ndertoje nje shtet e te bjere ne shkaterim.Por Ali Pasha jetoj ne epoken e luftrave Napoleonike dhe ngritja e tij ne pushtet nga ana e filozofise politike lexohet edhe si figure Napoleonike,si simbol i "vullnetit te pushtetit"dhe aftesia e individit te beje historine me forcen e vullnetit per mordenizare dhe ambicijen per te ndertuar nje bote te re.Napoleone Bonaparte eshte simboli i " vullnetit per pushtet" dhe e kapacitetit qe nje individ ben per te bere histori ,ta thyej ate me vullnetin e tij.Ali Pasha nga ana e tij, kerkoj te emaciponte realitetin nga Porta e Larte dhe te krijonte nje shtet,duke sfiduar Perandorine.Ambicja e tij nuk ishte vetem personale dhe lokale por ai u perpoq per nje njohje nderkombetare te shtetit te tij.Bonaparte beri kodin civil,reformat ne administrate dhe ushtri duke e kethyer Francen ne nje shtet modern.Ndersa Ali Pasha dhe vizioni i tij i modernizimit me reformat administrative,zhvillimi i ekonomise,forcimi i ushtrise,e shendrruan shtetin e tij dhe Janinen ne nje qender politike e kulturale me prirje europiane te kohes.Napoleone perfaqeson mitin e strategut te madh,karizmi i tij ne popuj dhe intelektual e shendrroi ne figuren kryesore te filozofise dhe historise,filozofi Hegel do te thote per Napoleonin "ai eshte shpirti i botes ne kale".Ndersa Ali Pasha karizmi dhe miti i tij u pa nga udhetaret europian si Lord Byroni si nje sovran dinamik dhe vizionar,i afte te meshironte forcen e nje strategu europian edhe pse ishte ne kontekstin Ballkanik.Ne kete aspekt figura e Ali Pashe Tepelenes eshte nje figur Napoleonike dhe deshmon se modeli i Napoleonit nuk ishte vetem ne France dhe Europen perndimore,por lindi edhe ne malet e Epirit duke u kethyer ne nje model universal.Ali Pashe Tepelena eshte nje figure,Napoleonike ne filozofine politike moderne sepse perfaqeson nje njeri qe me vullnetin per pushtet,me modernizimin e shtetit te tij dhe krijimin e mitit dhe karizmin e tij si nje strateg i madh. Nga ana tjeter eshte edhe nje figure Machiavelliane per zgjuarsine dhe dinamiken si e ushtroi pushtetin e tij.Ali Pasha Tepelena eshte akoma sot objekt studimi per filozofine politike moderne te raportit midis etikes dhe ushtrimit te pushtetit.Ajo deshmon se si dhuna dhe intrigat mund te jene elemente te ndertimit te shtetit,por edhe se si ambicia mund te lind mitin qe tejkalon dhunen e ushtrimit te pushtetit.Ali Pasha meshiron tranzicionin nga bota otomane tradizionale ne ate moderne europiane,duke u shendruar ne nje simbol dhe ure lidhese midis Perndimit dhe Lindjes.Ali Pashe Tepelena do te hyje ne harten,politike e historike,kulturore e filozofike te Europes si askush tjeter shqiptar  me pare.


Albert Pasho 









Free Blogger Albert Pasho


Nessun commento:

Posta un commento

"Il Principe" Machiavelli dhe Ali Pashe Tepelena, "Cesare Borgia i Orientit",ne epoken e Napoleonit. Nje veshtrim i filozofik politik i historise te pushtetit te tij. Albert Pasho.

  Ali Pashe Tepelena si figure politike dhe historike eshte nje nga figurat me te debatuara dhe enigmatike te shek XVII-XVIII, qe  ka ngrit...