Pa dyshim nje nga ngjarjet historike me te debatuara rreth figures se Ali Pashes eshte ajo e Kardhiqit,ndodhur ne Hanin e Valarese me 15 Mars 1812.Por çfare perfaqeson Kardhiqi si ngjarje historike?, hakmarrje personale e Aliut per te vene ne vend nderin e familjes apo nje ndermarje politike ushtarake per sovranitetin dhe mbrojtjen e pushtetit te tij?. Si qendron e verteta historike e kesaj ngjarje,midis pershkrimit te saj ne menyre popullore e folklorike e mitizuar si nje hakmarrje personale dhe fakteve reale historike?.Versioni i kesaj ngjarje si hakmarrje personale eshte ai me i perhapur ne kujtesen popullore, kjo e ushqyer edhe nga literatura romantike europiane sidomos ajo franceze dhe greke e shek XVIII.Pa dyshim kontributin kryesor ne kete histori te zmadhuar dhe te deformuar nga faktet reale historike e ka konsulli francez ne Janine, Pouqueville.Nga pershkrimi i ngjarjes prej tij qe eshte autori qe i jane referuar shume autore te tjere europiane dhe jo vetem qe kane shkruar per kete ngjarje.Por Pouqueville eshte nje filohelen dhe si i tille eshte nje deshmimtar jo asnjeanes,per keto karakteristika te tij ai eshte shume idealist dhe kjo e ben te afte te shkoj pertej rolit te tij diplomatik dhe prej historiani, pak i besueshem si oservator politik,qellimi i tij eshte ta trasformoje Aliun ne nje figure tragjike dhe hakmarrese,tiran gjakatar,manipolator e mizor ne syte e francezve dhe europianeve,duke kontribuar te ndertoje nje imazh negativ per Aliun per te forcuar mitin romantik si idealist te Greqise te nenshtruar.Kjo ka te beje edhe me faktin e deshtimit te tij personal si agjent dhe konsull i Frances ne oborrin e Aliut,ai nuk arriti te krijoje ate situate te favorshme per Francen per te cilen Napoleone e kishte derguar ne Janine si konsull.Pouqueville deshtoj perpara politikes te ndjekur nga Aliu por edhe ne planin personal.Aliu gjate qendrimit te Pouqueville ne Janine e mbajti nen mbikqyrje te forte dhe te vazhdushme,dhe ky nga nuk arriti dot ta manipulonte Aliun persa i perkiste politikes Franceze ne territoret e tija.Vitet e fundit te tij si konsull ishin si nje i burgosur brenda oborrit te Aliut.Por edhe me deshtimin e politikes franceze te Napoleonit perkundrejt luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes dhe territoreve shqiptare te sunduara prej tij.Nga nje francez miqesor ne fillimet e tija ne nje nga armiqte me te betuar dhe shpifes dhe trillues persa i perket figures te Ali Pashes.Kjo ka beje dhe me karakterin e tij personal, si nje person i rende dhe mendjemadh,me tendencen per te zmadhuar dhe egzagjeruar historite e tija,vete celebrativ me nje stil enfantik.Byroni per keto aspekte te karakterit te Pouqueville do ta akuzoje dhe do te shprehet;" Historite e shkruara nga Pouqueville jane te mbushura plot me romanticizem sa dhe kaq te pa sakta per qellime propagandistike".Kardhiqi nuk eshte histori hakmarrje personale e Aliut dhe kjo per disa arsye e fakte historike; Ne baze te dokumentave arkivore te arkivit te Aliut rezulton qe pak kohe me pare qe te ndodhte kjo tragjedi,Aliu kishte nje leter korispodence te rregullt me Demir Dostin e Kardhiqit dhe marrdheniet mes tyre te jane te mira dhe miqesore kjo edhe per arsyen qe Aliu merte shume ushtare nga zona e Kardhiqit ne rradhet e ushtrise se tij.Historia e çnderimit te Hankos dhe Shanishaze eshte e sajuar dhe e zmadhuar per te justifikuar sa i rende qe ky fakt per periudhen dhe mentalitetin e asaj periudhe,jo vetem qe nuk eshte e dokumentuar por edhe per vete moralin e kohes nje gje e tille ishte e pa imagjinushme per njerezit e thjeshte dhe jo me per Hankon dhe Shashinise qe ishin pjestar te nje familje feudale.Per shqiptaret kjo dukuri qe e pazakont dhe nuk ju perkiste atyre, ata preferonin te te vrisnin por kurre nje akt te tille sepse kjo qe e lidhur me nderin, kush e pesonte por edhe kush abuzonte,ishte nje krim i rende per shoqerine e asaj kohe.Kete e deshmon martesa e Shashinaze me vone qe per moralin e kohes te shoqerise te atehershme qe po te ishte e vertete ky fakt,kjo martese do te ishte e paimagjinushem dhe aq me shume me nje dere bejleresh te kohes..Sekuestrimi tyre ka te beje me luften feudale per prona dhe venien e taksave.Hankua ju kish mar prona me lufte Kardhiqioteve dhe ju kish vene taksen e kembores ketyre pronave te mara,per kete arsye bejleret Kardhiqit ne bashkpunim me ata te Hormoves e sekuestruan per ti kerkuar parate dhe pronat e mara prej saj.Arsyja tjeter eshte se Aliu nuk mund te priste pothuajse 40 vjet per tu hakmarr,po te ishte nje ngjarje hakmarrje Aliu do ta kishte bere kete shume kohe me pare.Por Ali Pasha ishte pragmaist dhe si i tille nuk mund te bente nje ndermarje hakmarrje te ketyre permasave sepse do te cenonte autoritetin dhe mbeshtetjen e tij perkashi popullsise se tij.Ndersa arsyeja kryesore ajo kardinale ,sepse Kardhiqi ishte kethyer ne qendren e levizjes se bejlerve rival te tij,mbeshtetur dhe financuar nga fuqite e kohes si Franca dhe Sulltani,qe po pregatiteshin ti shpallin lufte pushtetit te Aliut dhe rrezimin e tij.Kjo eshte arsyeja pse tragjedia e Kardhiqit eshte nje histori e paster e nje ndermarje politike ushtarake e Ali Pashes dhe pushtetit te tij per sovranitet dhe mbrojtje,nga faktori i brendeshem bejleret rival dhe faktorit te jashte fuqive si Franca dhe Perandoria osmane.Vitet 1811-1812 do te shenojne kulmin e pushtetit te Ali Pashes,pas marjes se Beratit dhe Vlores ishte bere sovran i pothuajse gjithe Shqiperise se Jugut,Shtrirja e pushtetit te tij do te shoqerohej me sekuestrimin e pronave dhe pasurite te ketyre bejlereve.Perparimi i Aliut dhe fuqizimi i jashte zakonshem i tij do te trembi dhe preukupoje shume fuqite e medhaja te kohes,ne menyre te veçante Francen dhe Perandorine Osmane.Franca e cila pak vite me pare,ne vitin 1808 kishte deshtuar ne ultimatumin qe i kishte dhene Aliut per dorezimin e Butrintit dhe qyteteve bregdetare te Epirit dhe marjes te tyre prej saj,ultimatum i dhene ky nga komandanti i ishujve Jonian,Gjenerali Berthier qe per 10 dite ti dorzonte ato,perndryshe do ti mernin me force.Pas refuzimit te Aliut qe ju dhe Francezve,se po te deshej do ti mbronte ato edhe me jeten e tij.Napoleoni kishte vendosur te vinte kembet direkt ne territorin shqiptar.Per kete kishte planifikuar sulmin te kalonte permes Shqiperise dhe ta pushtonte keto territore nga forcat e tija te vendosura ne Dalmaci.Aliu ishte forca kryesore ne rajon dhe bashke me Ibrahim Pashen e Shkoderes vepruan se bashku ne kete moment kritik ndaj prendetimeve franceze, qe nuk lejoj pushtimin prej Napoleonit.Ky eshte nje nga deshtimet e para te politikes te pushtimit te Napoleonit ne kohen qe ai ishte ne kulmin e fuqise se vet karshi Ali PashesNdersa Perandoria osmane e friksuar dhe e prekupuar me zgjerimin dhe fuqizimin e Aliut si dhe qellimet e tija per tu shtrire edhe ne veri te Shqiperise per te mar pashallekun e Shkoderes.Per kete qellim Aliu kishte bere perpjekje ne rruge diplomatike dhe ushtarake.Ne rruge diplomatike ai kishte kerkuar aleance me Mustafa Pashen e Shkodres,dhe per kete aleance i kishte dhene per grua mbesen e tij,vajzen e Veliut ,Aishen,dhe ndermarje politike me agjentet e tij brenda pashallekut te Shkoderes qe vepronin per kete qellim.Ndersa ne planin ushtarak planet e Aliut u favorizuan nga lufta mes bejlereve verior ne pashallekun eShkoderes.Mustafa Pasha qe errdhi ne fuqi ne vitin 1809 eshte i katerti i dinastise se Bushatllinjve dhe ju desh te perballohej me keta bejlere.Ali Pasha mori pjese aktive ne kete lufte te bejlereve verior duke vepruar ne aleance me keta bejlere kundershtar te Mustafa Pashes,si ata te Mirdites,Lezhes dhe Dibres.Per kete qellim strategjik Aliu kishte mar pak kohe me pare Oherin dhe Manastirin qe ishin shume te rendesishme nga kjo pikepamje sespse ishte rruga e vetme qe lidhte Stambollin me Shkoderen,dhe zotrimi dhe kontrrollimi i saj i lejonte Aliut te bllokonte ndihmen qe mund ti vinte Mustafa Pashes nga Sulltani.Aliu kishte kohe qe e kishte planifikuar dhe pergatitej per kete fushate ushtarake.Kjo fushate ushtarake do te fillonte ne veren e vitit 1812.Ne kete kontekst te gjeopolitikes se brendeshme dhe te jashtme ndodh historia e Kardhiqit.Qyteti i Kardhiqit (sepse ne ate kohe Kardhiqi ishte i madh dhe shume i rendesishem dhe se Gjirokastra e Delvina )kishte mbetur i vetmi qytet bashke me Gjirokastren vasal i perandorise perkundrejt pushtetit te Aliut.Si i tille ishte kethyer ne vendin ku gjenin strehim te gjithe bejleret e mundur dhe te pakenaqur nga pushteti Aliut.Kardhiqi ishte kethyer ne qendren reaksionare kunder shtetit te Aliut ky ishin bashkuar te gjithe keta bejlere,si Demir e Hasan Dosti qe ishte kreu i qytetit,Selim Bej Koka ,Ago Zhulati,Mustafa Pasha,Xhafer Pasha,Myrteza Pasha bejleret e Himares,bejleret e Çamerise etj... nen bekimin dhe financimin e Portes te Larte dhe Frances per nje lufte finale per rrezimin e pushtetit te Aliut.Ndersa Sulltani kishte premtuar edhe mbeshtetje ushtarake per ta,Francezet qe kishin organizuar dhe financuar kete lidhje te bejlereve per te rrezuar Aliun, do ta quani kete lidhje "La lique contre Ali Pacha"( Lidhja kunder Ali Pashes ).Kjo lidhje u formua me propozim te Governatorit te Pergjithshem te Korfuzit,Gjeneralit Donzolet me aprovim te vet Napoleonit.Vete Hasan Dosti kishte mar 33.000 franga nga Francezet per kontaraten qe kishte firmosur me Francezet,ky dokument gjendet ne Muzeun e Luftes ne Paris,kurse shuma e financimit te kesaj lidhje eshte shume e madhe ne moneta por edhe ne armatimPouqueville per kete lidhje do te shprehet;" Ne Kardhiq mbizotron nje shpirt luftarak,sepse Mustafa Pasha dhe 60 bey te tjere jane strehuar e mbledhur pas marjes se Delvines nga Ali Pasha.Sulltani ka premtuar deri ne mbeshtetje ushtarake".Numri i forces ushtarake te lidhjes ishte 10 mije vete,Gjirokastra dhe Kardhiqi ishin qendrat kryesore e saj.Ali Pasha ju kundervu menjehere kesaj lidhje ne Dhjetor te 1811 mori Gjirokastren pa lufte.Ne Shkurt te 1812 ushtria e Aliut do te marshoje drejt Kardhiqit nen drejtimin e tij dhe gjeneraleve te tij,me mbritjen e saj e cila u vendos ne fushe poshte kalase te Kardhiqit,Ali Pasha ju beri thirrje per dorezim por drejtuesit e lidhjes nuk pranuan.Aliu si fillim e nisi sulmin me altileri duke goditur kalane,luftimet ishin te ashpra dhe zgjaten,sepse ata i rezistuan sulmit te Aliut dhe nuk dorezoheshin. Atehere Aliu nderpret ujesjellsin e kalase qe i furnizonte me uje.Me kalimin e diteve gjendja ne kala u rendua per kete shkak dhe drejtuesit e lidhjes kerkuan dorezimin e tyre.Mareveshja e dorezimit do te behej 5 km larg kalase ne Hanin e Valarese si vend asnjeanes.Keta u ftuan qe te vinin te paarmatosur ,ekzekutimi i tyre rreth 700 vete shumica bejlere te lidhjes kunder tij por edhe banore te Kardhiqit.Pjesa me e madhe e banoreve u largua nga Kardhiqi,Aliu perdori strategjine qe kishte perdorur kur kishte mar Sulin persa i perket banoreve.Dhjetra bejlere te medhenj te lidhjes te zene rrobe me ne krye Mustafa Pashen u derguan ne Janine ku u ekzekutuan.Me marjen e Kardhiqit Aliu ne pranveren e vitit 1812 u be sundimtari qe zotronte gjithe Shqiperine e Jugut pa pasur qendra rezistence brenda territoreve te tija.Edhe nje here politika e Francezve deshtoj perpara politikes se tij dhe nga ana tjeter Kardhiqi do te shenoje daljen hapur te tij ndaj portes se Larte dhe Sulltanit.Nga ana tjeter duke u shendruar ne sovran absolut ne territoret e tija, qeveria Ruse qe ishte ne lufte me Porten ne kete kohe, arriti ne konkluzionin qe ishte e nevojshme te shtyhej sovrani i fuqishem shqiptar,ne nje kryengritje te hapur kunder Portes dhe ne kete menyre ta detyronte Porten te firmoste paqen me Rusine.Ne udhezimet qeveritare te admiralit P.V.Chichagov,emeruar ne Prill 1812 krye komandant i ushtrise se Dnubit urdheron;" Te hyhet ne negociata me Ali Pashen dhe ti jepet shpreshe per pavarsine,dhe per kontributin e tij te njifet si mbret i Epirit,kerkohet te formohet nje ushtri speciale me shqiptar nepermjet te ftuarit dhe mbi te gjitha nepermjet nje rroge te mjaftushme".Prandaj historia e kardhiqit eshte nje histori politike ushtarake si ne aspektin e brendeshem dhe te jashtem per sovranitet dhe mbrojtje te pushtetit te tij dhe jo histori hakmarrje personale.Edhe pse sot Hanin e Valarese nuk egziston,sipas deshmitareve te kohes si Pouqueville,Link dhe Huges pak kohe pas ngjarjes Aliu do te vendos nje pllakate perkujtimore e shkruajtur ne tre gjuhe,Shqip,Greqisht dhe Turqisht ku shkruhej;
Nga ana e te plotefuqishmit Ali Pasha' per fqinjet e tij.
Une Veziri,Ali Pasha' kur kujtoj tragjedine ndodhur ketu,Jam i trishtuar.
Qe tragjedi e ngjashme,Te mos ndodh kurre!!!
Keshilloj per kete,fqinjet e mi,Te mos ofendojne kurre familjen time,
Dhe te jene te nenshtruar deshirave te mija,Se deshirojne te jetojne te lumtur.
Kush me bindet',Dhe do jete miqesor,Mund te jete i qete te jetoj ne paqe.
Kjo tragjedi e Kardhiqit,Ndodhi te premten,15 Mars 1812,
Pas ore 3 te mbasdites,Rreth perndimit te diellit.
Ne vazhden e literatures romantike europiane te kohes ,mjeku ausilar( ushtarak ) francez Eugene Sue,kesaj historie do ti kushtoj nje novel me titull "Kardiki".
Pregatit Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho


.png)

.jpg)

Nessun commento:
Posta un commento