Gazeta e Milanos e dates 5 korrik 1820 ne faqen e saj te pare ka postuar nje artikull kushtuar Ali Pashe Tepelenes ,situates ne prag lufte me Porten e Larte.Kjo gazete pershkruan edhe vete Ali Pashen ne zhvillimin e ketyre ngjarjeve.
Sipas lajmeve te fundit nga Kostantinopoli te 26 Majit,pakenaqesite midis Portes dhe Ali Pasha te Janines vazhdon.E para nuk rresht te beje pregatitje te medha kunder tij.Ne Kostantinopol perveç kesaj ishte perhapur lajmi qe Aliu (ndoshta per te fituar kohe) kishte derguar arketarin e thesarit te tij, me nje dergese shume te perulur dhe keqearrdhje,duke simuluar nenshtrim te madh kerkonte falje,duke kerkuar qe te ndalohej fushata kunder tij.Ne te njejten kohe kishin arritur lajme ne kryeqytet drejtperdrejt nga Shqiperia,ne te cilat theksohej,qe Ali Pasha ,kishte ditur te merte besnikerine e krereve te tij ushtarak dhe civil ; ju kishte kerkuar dhe dhene atyre pengje,dhe se ai ishte i vendosur te luftonte armiqte e tij me guxim e vendosmeri.
Venezia 1 Korrik 1820
Lajmet e fundit nga Shkodra,arritur ne Venezia ne 30 Qershor konfirmojne qe ushtria e ketij Pashaj(te Shkoderes) me 20 mije trupa eshte nisur ne fillim te Qershorit dhe ne 16 te ketij muaj eshte gjendur perballe qyteteve te Tiranes,Durresit e Kavajes,governatoret e ketyre qyteteve kane nxitur ti dorezojne çelsat e qyteteve ketij Pasha.Duke qene muaj i Ramazamit pengon keto ushtri qe te luftojne mes tyre,mesa duket do te ndeshen pas festes te Bajramit.Nderkohe Pashai i Janines pret te fortifikoj disa pika,per te rezistuar ushtrise te arrdhur nga Shkodra,po ashtu edhe atyre te arrdhura nga Kostantinopoli.Ne ujrat e Prevezes ishin pare unita te flotes Ottomane.
Lajme historike te Ali Pasha te Janines,ne zotrimet e tija dhe ne qeverine e tij.
Ne nje moment,ne te cilin syte jane kethyer nga levizjet rebele te ketij Pashai te fameshem,nuk do te leme lexuesit tane pa lajme rreth tij.
Aliu eshte lindur ne nje fshat afer Tebeleni ose Tebedlem(Tepelena),qytet i Thesalise antike,24 milje ne veri te Janines,babai i kishte vdekur nje Pasha me dy kode(bishta kali),qe komandonte atje.Nena e tij e pajisur me guximin e Amazonave te ketij vendi,i dha shembull ne ekzistencen e tij.Pasi i vdiq i ati Aliu ishte shume i ri per te mbrojtur zotrimet e tija,dhe keto do te ishin rrembyer neqofte se nena e tij nuk do te merte administrimin e tyre, duke u vene ne krye te shqiptareve te saj.Me kurajo me trimeri duke sakrifikuar çdo gje qe zotronte, diti ti beje balle gjithe armiqeve dhe sulmeve te tyre.Ne mes te ketyre luftrave qe trazonin kohe pas kohe Thesaline,Aliu po formohej me kalimin e viteve ne artin e luftes e po perparonte per te komanduar.Ne lufte do te hyje sapo arriti moshen te mbante peshen e nje pushke.I afte si asnje tjeter,kaloj te gjitha gradat e ushtrise,dhe nuk komandoje luftetaret e tij, por vetem atehere kur ata kuptuan zotesine e tije ne artin e luftes i besuan atij besnikerine e tyre.Atehere Aliu ju lut nenes se tij,por jo gjithmone me fat, se nuk i mungonte kurajua, por fati e tradhtoi shpesh.Aliu u perzu nga Tepelena,privuar nga te gjitha fshatrat(pronat), nje dite e pa veten me vetem 60 para per te paguar trupat e tija.Duke mos u dorezuar nga veshtirsite,arriti te krijoj mbeshtetje dhe nga ku moment vendosi fatin e tij.Mbushi me kurajo shqiptaret e tij dhe rimori fshatrat(pronat) e tija,dhe hyri ne Tepelne.Nga kjo periudhe e me pas, fama e tij u shtua,trimat luftetare erdhen nga çdo skaj per te sherbyer nen stemen e tij,dhe zotrimet e tija u zgjeruan.Ai hodhi shikimin e tij pertej horizontit te vendelindjes se tij.Me se fundi Pashai i fundit i Janines ku dobesia e tij e kishte lene vendin te ekspozuar nga anarkia mori fund dhe Aliu emeruar Pasha i Shqiperise se poshteme mori ne zotrim Janinen ,vendi i tanishem i fuqise se tij
Me kujdes dhe me sensin e te ardheshmes,Aliu me idene qe te mbante vendin qe ja kishte dal te mar, dhe me prespektive per ta zgjeruar,vuri nen kontrrol rebelet, duke i bere ata vasale te tije, duke favorizuar ne menyre te veçante greket.Beri traktate dhe aleanca me bejleret e Thesalise,dy djemte e tij i beri te emeroheshin Pasha me dy code.Me ne fund duke ja dale ne punet qe ai shpresonte te bente,Aliu duke u kethyer nga fushata e luftes ne Vidin ne vitin 1798, gradohet me tre code. 48 vjeç, nuk vihen re ne te, shenjat e pleqerise,fytura e tij me linjat e noblitetit dhe e hapur,shprehin forte pasionet qe e trazojne.Megjithekete ai mer fizionomine qe deshiron,menyra e tej si te veshtron eshte e padeshifrueshme,e qeshura e tij maskon nje sentiment tjeter te kundert nga ajo qe duket,ai nuk mund te ndale zemerimin e tij, atehere denon,e kjo manifestohet me nje konvulsion te linjave te fytyres qe shpreh dhunen e karakterit te tij.Per te tjerat eshte i vyrtushem ne ekstrem,fizikisht eshte atletik dhe i gjate dhe nuk mund te zbuloj gjoksin dhe krahet, pa u vene re plaget e luftes qe i japin lavdi.
Konstant ne projektet e tija ka adaptuar nje plan drejtimi,nga i cili rrethanat ndonjehere e detyrojne qe te largohet,ma nuk e humbe kurre nga syte.I sigurte qe siguron perkrajen e Portes vetem nga parate qe paguan,nuk mungon kurre te paguaj taksat asaj dhe keshtu behet i pavarur faktikisht.Aliut i pelqen te perserise qe ai eshte "Pirrua modern"( e thekson "Burthus"),nje Pirro qe kontrollon vet paraqitjen.Ndryshe fare,per aq sa eshte e mundur,nga shumica e Pashallareve te tjere,ai mban syte hapur per ngjarjet ne Europe, ben qe ti perkethejne gazetat,dhe nuk injoron ngjarjet qe lidhin ose ndajne sovranet ne Europe.
I kujdeshem me problematikat qe trazojne perandorine Ottomano, nga dobesia e qeverise qendrore,qe te zgjeroje kufijte e saj dhe privilegji vantagjiosi.I mbajtur forte nga njerezit e tij dhe miqte e fuqishem qe mban me leket e tij ne Divan,jane te njohura nga Porta.Dhe deri tani ajo e ka pare ne interesin e saj ta trajtoje ate me respekt.
Aliu i pa kenaqur nga nje Perandori ne kalim,shtrin shikimin ne te ardhmen.Per te mos lene Pashallekun e tij ne duart e nje te huaji,ja ka arritur si thote ai,te mar titullin e Pashait per djemte e tij,keshtu mund ta ket humbur pergjithmone Shqiprine.Edhe pse Porta shpreson gjithmone qe pas vdekjes se tij pashalleku te rihyje ne Perandori.
Mukhtari djali i madh,eshte formuar sipas shembullit te tij,ky paraqet nje karakter te forte,edhe mundet edhe te pendohet per karakterin e eger.Veliu i pajisur me karakter te bute dhe te embel,duket se i eshte kushtuar veçanerisht administrimit.Te lidhur nga nje miqesi e vertete nuk u pane kurre dy vellezerit ne grindje per interes.Mukhtari udhehoqi si Pasha, Arten dhe Negroponte, Veliu ushtroj detyren si dervendgi Pasha, kujdestar i madh i rrugeve .Me kete bashkim e devoteshmeri, Aliu mori mbeshtetjen e djemeve,e cila forcoi autoritetin e tij.
Perkethimi Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento