Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la Poer Beresford.Ky ishte oficer anglez dhe ne kete vizite ne sarajet e Aliut ne Janine ka fiksuar kete moment.Sallen e pritjes te Aliut,duke fiksuar ne kete tabllo luksin e kesaj salle te mrrekullushme,e pasur me dekorazione te shumta te punuara ne ari.Aliun te ulur ne divan ku po bashkebisedon me nje vizitator te huaj.Ne te majte shqiptari me fustanelle eshte shefi i policise te tij Tahir Abazi nga Dragoti i Tepelenes nje nga Gjeneralet e Luanit te Epirit ne sherbim te tij qe ne vitin 1792 deri ne 1820.Ali Pasha eshte themelusi i policise dhe asaj sekrete te pare Shqiptare.Ai e themeloj qe te ishte ne dijeni te çdo gjeje ne territorin e vet dhe me gjer me tutje ne kancelerite e fuqive te medhaja te kohes Europiane po ashtu edhe ne Stamboll si dhe per sigurine e tij personale.Njerezit e tij ne kete sherbim ishin te te gjitheve profesioneve.Ai angazhoi emisaret e tij diplomatik,udhetar ,tregtare,mjek,persona te derguar posaçerisht jashte kufijve te shtetit te tij per te mbledhur informacione me karakter politik ushtarak dhe çdo gje tjeter qe i interesonte shtetit te tij.Ne krye te ketij sherbimi qene njerezit me besnik te tij si Thanas Vaja dhe Abaz Efendi Dragoti,Djali i ketij Tahir Abazi qe shefi i policise te Janines dhe territorit te tij.Tahir Abazi fillimet e tij i ka qe ne vitin 1792 mori pjese ne shume operacione policore dhe ushtarake,si ne fushaten kunder Sulit ne te gjitha fushatat(1799-1803).Qe njeri me karakter te forte,trim dhe nje nga besniket dhe njerezit e afert te Aliut.Ai eshte dhe keshillues i Aliut ne punet e shtetit te tij,si dhe pjestare i Keshillit te Larte te Luftes.Tahir Abazi i sherbeu me besnikeri Aliut deri ne vitin 1821,kohe kjo kur Aliu u shpall nga Porta e Larte si tradhetar i Perandorise.Tahir Abazi ne fillim beri aleance me Suliotet .Kjo ndodhi ne vitin e pare te revolucionit Grek kunder Portes se Larte dhe me vone e prishi kete aleance per tu bashkuar me Hurshit Pashen.Kjo ndodhi kur Tahir Abazi e Ago Vjasjari me trimat e tyre te urdheruar nga Aliu shkuan ne Agrinio e Mesologji ku biseduan me Aleksander Mavrokordatos dhe udheheqesit e tjere te Revolucionit Grek se si do zbrapshin ushtine e Hurshit.Kishte me vete edhe nje leter te arvaniteve suliote per Asamblene Kombetare qe do mbahej ne More.Tahir Abazi do te merte pjese si perfaqesues i arvaniteve ne kete asamble.Ma kur ai arriti atje pa qe situata ishte komplet ndryshe, degjoj nga revoltusit neper rruge te qyteteve te djegura dhe shkateruara thirrje ku thuhej qe Rusia do te sulmoje Turqine per ti shpetuar,Anarkia mbizotronte ketu pa xhami e teqe te profanuara nga revoltusit Grek,shqiptar mysliman te vrare e te masakruar te lene rrugeve.Ne kete pike duke pare te gjitha keto ne vend qe te shkonte ne More ku mbahej asambleja kombetare u kethye ne Arta dhe prishi aleancen me Greket.Udheheqesit Grek e kuptuan shpejt gabimin e madh qe kishin bere duke i treguar gjendjen e vertete qe ekzistonte ne terren qe tregonte qarte qellimin e tytre te vertete me keto masakra e profanime te objekteve te kultit mysliman.Ne nje fare menyre Tahir Abazi u ndje keq dhe vajtesonte veten per kete situate te krijuar.Gjate rruges se kethimit rrezikoj te vritej nga udheheqesit Grek si Vlachopoulos qe propozoj ta vrisnin Tahir Abazin bashke me shoqerusit e tij.Kjo per arsyen qe udheheqesit Grek dmth "Shoqata e miqeve" nuk donin qe kjo situate te mesohej nga Bejleret dhe myslimanet Shqiptare.Me kete aleance ata donin te terhiqnin ne Revolucion Grek per te plotesuar qellimet e tyre keta pjese te Shqiptareve myslimn ata çame dhe nga zona te tjera te Shqiperise.Por sulioti Alexis Noutsos dhe disa te tjere nuk rane dakort per vrasjen e tyre. Arsyeja tjeter pse Tahir Abazi u lidh me Hurshitin qe se ky i propozoi Tahir Abazin ta bente Pasha te Janines.Me keto zhvillime te situates edhe Ali Pasha kuptoi se Grekerit nuk po luftonin per te, por per qellimet e tyre. Hurshit Pasha e perdori Tahir Abazin si njeriun qe do te bente bisedimet per marreveshjen me Aliun gjate arme pushimit qe paten mes tyre.Kjo edhe pse Aliu e pranoi ate sepse e njihte dhe kishte besim si ish njeriu i tij.Tahir Abazi duke njohur mire njerezit e tij nje pjese te garnizonit te kalase e bindi te kalonte nga ana e tij duke i pesuar humbje te tjera ne njerez Aliut.Pas renies te Janines me vrasjen e Ali Tepelenes,Tahir Abazi i sherbeu Portes se Larte,ne vitin 1824 u riemerua ne detyren qe mbantene kohen e Ali Pashe Tepelenes,dhe u shpall shef i garnizonit te Janines, deri ne vitin 1826.Me vone nuk ka shume dokumentacione dhe informacion per te,por thuhet qe u terhoq ne jeten private dhe u muar me tregti.
Free Blogger Albert Pasho
Nessun commento:
Posta un commento