Powered By Blogger

lunedì 29 dicembre 2025

Tërmeti 3 Prill 1969 me epiqender ne fshatrat Izvor dhe Rabie të Tepelenës.Dëmet dhe rindërtimi. Albert Pasho.



-Në fillim dukej si një pakujdesi apo një luhatje e lehtë tensioni, por kur lëkundjet u shtuar dhe qelqet mbi bufe filluan të kërkëllisnin me një zhurmë tmerruese, u kuptua se ishte ai... tërmeti. Vetëm një sekondë më pas paniku nuk të lë të bësh ato gjera që i ke mësuar me kohë, të hapësh dyer e dritare dhe të futesh poshtë arkitraut, i cili është dhe vendi më i sigurt nga ku mund të mbetesh gjallë nëse ndërtesa për fat të keq shembet dhe muret bien. Kështu ndodh pak a shumë kur bie tërmet. Por ka dhe nga ata që rreziku i bën t’u turren shkallëve për të dalë sa më parë nga korridoret e ngushta të pallatit, qoftë ky dhe me dymbëdhjetë kate. E pas kësaj e ndajnë mendjen që për të mos rrezikuar më jetën, të flenë jashtë, në lulishte a qiell të hapur...
...Por a ka ndodhur kështu kështu në rastin kur në zonë e caktuara në Shqipëri është goditur rëndë nga kjo dukuri e natyrës? Hazis Pasho, i cili për një periudhë kohe ka qenë Sekretari i Parë i rrethi të Tepelenës, kujton tërmetin e 44 viteve më parë, atë të vitit 1969, i cili shkretoi dy fshatra të rrethit të Tepelenës, Rabien e Izvorin...
Sa i fuqishëm ishte tërmeti i vitit 1969?
3 prill 1969 rrethi i Tepelenës u godit nga një tërmet, ku epiqendra ishte në fshatrat Izvor e Rabie me fuqi goditëse të përbashkëta nga 7 deri 8 ballë, i cili bëri dhe rrafshimin e të gjitha ndërtesave ku kishin epiqendrën dhe dëmtimet e shumta rreth tyre. Kështu, më 3 prill 1969 u rrafshuan 842 banesa dhe u dëmtuan 5331 të tjera. Në Rabie nga 75 banesa, 70 mbetën vetëm me themele kurse në Izvor nga 109 shtëpi, 86 u bënë gërmadha.
A kishte viktima në njerëz?
Natyrisht që këto tërmete u pasuan me viktima e të plagosur. Kështu në një tërmet të rënë në vitin 1865 vetëm në një familje në Rabie vdiqën 13 vetë ndërsa në Klos të Mallakastrës rreth 50 kilometra në perëndim, humbën jetën 14 persona brenda së njëjtës familje. Kurse në 3 prill të vitit 1969 pati një të vdekur dhe 65 të plagosur vetëm në Rabie dhe Izvor. Në të dy tërmetet pati çarje tokash me gjatësi deri në 5 kilometra dhe gjerësi 10-15 metra. Ata u ndjenë fuqishëm në Italinë e jugut, veriun e Greqisë dhe në perëndim të Maqedonisë. Këto rastësi në periudha kohore 104 vjet njëri pas tjetrit ndryshonin vetëm në aspektin si u përjetuan nga banorët, kushtet klimaterike dhe mundësitë njerëzore e materiale për të eliminuar pasojat.
Cilat ishin kushtet sociale e klimaterike sipas viteve?
Dimri në ato vite në Shqipërinë e jugut ishte i ashpër sepse dëbora kishte mbuluar vendin anembanë. Kishte rënë dëborë e rëndë dhe në pesë fusha pëllëmbë, se çante mali me këmbë. Gjendja ishte e mjeruar siç e ka shkruar konsulli rus Trojanovski. “...edhe shumë familje që kanë qenë dikur mirë kanë rënë në gjendje të rëndë varfërie. Kanë filluar të shesin tokat e të largohen nga vendi i tyre në shtete të tjera.” Kurse konsulli austriak J.G.Han shkruan: “Të gjithë ata që rrëmojnë, ndërtojnë, sharrojnë, gjegin qymyr në Turqinë evropiane dhe në Greqi, janë shqiptarë”. Këto e pasoja të tjera shkatërruese për shqiptarët vinin nga sundimi i gjatë osman, taksat e rënda, marrja e dërgimi ushtar i djemve në shtete të tjera dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve për liri e pavarësi. Sikur të mos mjaftonin këto, natyra e goditi me tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës më 10 tetor 1865 duke i lënë në mes të dimrit në qiell të hapur, pa ekonomi dhe pa mbështetje”. Të keqen, edhe pse s’e do njeri, të vjen pa pyetur, prandaj ajo duhet përballuar e kapërcyer për të mbijetuar. Kështu vepruan edhe Rabiotët dhe Izvorasit dhe këtë herë për të ringritur banesat e tyre vetëm me ndihmën e miqve, derisa iu kthyen normalitetit mbas shumë vitesh. Mirëpo jeta nuk dihet si vërtitet. E papritura nuk pritet. Vjen e të zë derën për mirë apo për keq.
Si do të përballohej kjo situatë?
Ashtu si në vitet 1860-1878, banorët trima, punëtorë e liridashës të Rabies e Izvorit për të dytën herë pas 78 vitesh u gjendën përballë së njëjtës situatë. Në luftë me varfërinë dhe agresorët fashistë që iu kishin marrë lirinë e pavarësinë me pushtimin e 7 prillit 1939. Përsëri duhej t’i dilnin vetes për zot sepse pushtetarët e kohës pasi e shitën vendin, mbushën xhepat me florinj dhe ia mbathën nga sytë këmbët. Nga gjiri i tij dolën të tjerë Ali Pashë e Tafil Buzë, që lirinë e kishin në gjak dhe e mbronin me çdo sakrificë. Populli patriot i Rabies dhe Izvorit ashtu sikundër sundimit osman u ngritën përsëri në luftë. Rabia ishte një nga qendrat ku u zhvilluan disa beteja me pushtuesit italianë që vinin nga Fieri e Berati me synim të depërtonin në brendësi të zonës së Krasit të cilën jo vetëm nuk e morën dot duke ardhur dy herë nga Tepelena, por pësuan dëme të mëdha në njerëz e materiale në luftimet e Mogiles dhe afër Miricës nga çeta partizane dhe pjesëmarrja masive e popullit të fshatrave të zonave të Krahës-Buzë. Në Rabie u derdh gjaku lumë ngatë vrarët e dy palëve në luftime, prandaj populli i këndoi: “Vranë dervish edhe baba/ u bë sin e Qorrbela”. Italianët në teqenë e Rabies bënë masakër. Pasi kishin vrarë kryetarin dhe sekretarin e këshillit, më 25 korrik 1943 kapën dhe vunë para skuadrës së pushkatimit 10 burra e të rinj midis të cilëve klerikun Baba Abaz Rabia dhe dervishin, Feim Azbi Mahmutaj sepse e kishin kthyer teqenë në çerdhe të propagandës e të luftës çlirimtare duke siguruar mbështetje masive të besimtarëve dhe banorëve të zonës. Baba Abazi ra heroikisht sëbashku me të tjerët dhe sfidoi provokimin e italianëve që i kërkuan të veçohej nga bashkëpunëtorët e tij para se t’i pushkatonin, me qëllim t’i përçanin dhe të humbiste besimin, influencën dhe mbështetjen e madhe që kishte, por ai nuk pranoi dhe u tha: “Do të vdes së bashku me besimtarët e luftëtarët e mi, prandaj Jezitë bëni punën tuaj. Populli ynë do të fitojë kurse ju do të humbisni”. Emri i këtij kleriku patriot, në shenjë nderi e respekti iu dha batalionit partizan të Tepelenës i cili e mbajti me nder dhe në të gjitha luftimet brenda e jashtë atdheut, pasi u bë zemra e brigadës së gjashtë sulmuese heroike, prandaj dhe iu këndua: “Batalion Baba Abaz, ti në ballë, lavdia pas”.
Dy tërmete në prill
Hazis Pasho thotë: “Pas çlirimit të vendit si kudo edhe në Tepelenë, filloi të ketë ndryshime pozitive dhe të shënohen suksese ku më shumë e ku më pak. Në të gjitha drejtimet duke filluar nga arsimi, shëndetësia, ekonomia etj. Pa e marrë mirë veten, 25 vjet pas çlirimit, më 3 prill 1969, Rabia dhe Izvori u rrafshuan përsëri nga një tërmet i fuqishëm 7 ballësh duke lënë veç gërmadhave, të vrarë e të plagosur. Prilli i zi, i 7 prillit 1939 u pasua nga 3 prilli fatkeq i 1969 por tani në kushte e gjendje më të favorshme. Banorët e blegtoria u sistemuan më lehtë me mjete rrethanore. Të plagosurit u shtruan në qendrën mjekësore të zonës dhe në spitalin e rrethit. Nevojat për produkte ushqimore e blegtorale plotësoheshin nga ekonomia individuale dhe e përbashkët. Ngjarja e rëndë në Rabie dhe Izvor shqetësoi dhe preokupoi jo vetëm banorët e tyre por të gjithë popullin e zonës e të rrethit, gjithë organet e pushtetit, partisë dhe ekonomisë që nga zona deri në qendër siç pasqyrohet në vargjet e këngës popullore: “Ra tërmeti erdh haberi/ telefon u gdhi Enveri/ Izvor e Rabie, tha/ do bëhen fshatra të ra”.
Zona sizmike, Tepelena, një tërmet në 10 vjet
“Tepelena sipas fakteve të evidentuara e publikuara nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë rezulton zonë aktive sizmike. Afërsisht në çdo dhjetë vjet mesatarisht ka rënë nga një tërmet. I pari ka ndodhur më 10 gusht të vitit 1859 kurse i fundit është regjistruar në 29 nëntor 1992. Epiqendrat e tyre, koha në ditë, muaj e vite, fuqia në ballë, vendet që kanë prekur dhe dëmtimet në njerëz e materiale janë evidentuar dhe përshkruar me hollësi nga stacionet sizmike të shteteve fqinje dhe ai shqiptar i krijuar në vitin 1963. Për fuqinë shkatërruese, shtrirjen, ndjeshmërinë dhe dëmet në njerëz e materiale veçohen tre prej tyre: ai i tetorit 1865, nëntorit 1920 dhe 3 prillit 1969. Dy nga këto tërmete, ai i vitit 1865 dhe 1969 kanë pasur shumë karakteristika të përbashkëta. Epiqendrën në fshatrat Izvor e Rabie me fuqi goditëse të përbashkëta nga 7 deri 8 ballë, rrafshimin e të gjitha ndërtesave ku kishin epiqendrën dhe dëmtimet e shumta rreth tyre”.
Komisari i Shtabit/ Rinia, aheng pas pune
“Më takoi të punoja një muaj komisar i shtabit të Izvorit duke zëvendësuar të respektuarit Mersin Meraj nga Zhabokikaj me të cilin kisha punuar në vitet ‘60-’66 në komitetin ekzekutiv të rrethit. Komandant të shtabit të Izvorit gjeta dhe lashë Faik Veizin, ish-drejtor i minierës së qymyrgurit. Ai nderohej e respektohej nga të gjithë sepse fliste pak dhe punonte shumë, ndodhej kudo që kishte probleme dhe me kompetencë u jepte atyre zgjidhjen më të mirë. Kujdesi për trajtimin dhe argëtimin e aksionistëve ishte i veçantë dhe i vazhdueshëm. Në mencë nuk mungonte qumështi, djathi, gjalpi e reçeli që përbënin menunë kryesore për mëngjes, kurse në drekë mishi e perimet ishin të vazhdueshme. Për të kaluar sa më mirë kohën e lirë, Faiku ftonte e siguronte grupe artistike amatore e profesioniste dhe kinemanë lëvizëse për të argëtuar aksionistët. Në të njëjtën kohë ndiqej me kujdes e këmbëngulje puna për të siguruar e sjellë në kohë bazën e nevojshme materiale dhe përgatitjen e pajisjeve për objektet social-kulturore”.
Ndërtimi i banesave, gusht, përfundimi i aksionit
“Deri në fund të gushtit u arrit të ndërtoheshin 200 apartamente dhe 50 objekte social-kulturore. U asfaltuan qendrat e dy fshatrave dhe rrugët brenda tyre. U ndërtuan dy shtëpi kulturore, ambientet e shkollave fillore, 8-të vjeçare dhe një shkollë e mesme. U ndërtuan çerdhet e kopshtet për fëmijë, dy qendra shëndetësore, mapo e dyqane ushqimore e veshmbathje, lokale për kafe e pije, zyra për organet e pushtetit vendor, organizatat e masave dhe administratën e kooperativës bujqësore, ujësjellësit për të furnizuar çdo banesë me ujë të pijshëm dhe centrali telefonik në qendër të Izvorit. Gjatë kësaj kohe u sollën e u vendosën pajisjet e nevojshme në të gjitha objektet social-kulturore. Gjithashtu familjet punuan për futjen e sistemimin e plaçkave e orendive në banesat e tyre. Për t’i ndihmuar nga qytetet Tepelenë e Memaliaj u dërguan shumë gra e vajza të cilat bashkë me amvisat e fshatit rregulluan me shije, gjithçka kishin brenda e jashtë banesave. Të gjitha shpenzimet e ndërtimit të apartamenteve, objekteve social-kulturore, ato të shërbimit dhe pajisjet e tyre së bashku me ujësjellësit dhe asfaltimin, u përballuan nga fondet e buxhetit të shtetit të parashikuara për fatkeqësitë natyrore. Pasi përfundoi çdo gjë dhe familjet u strehuan në banesat e tyre, banorët në Rabie bashkërisht organizuan festë popullore duk ftuar edhe nga ata që morën pjesë dhe kontribuan në ndërtimin e fshatrave të tyre. Këto festa u organizuan në 15-të ditshin e dytë të muajit gusht, fillimisht në Rabie. Në këtë festë mori pjesë dhe përshëndeti ish-kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu”.
Enveri ngriti shtetin në këmbë
Tërmeti i 3 prillin 1969 shkaktoi aq dëme sa ngritin në këmbë jo vetëm strukturat e shtetit, por Byronë Politike dhe vetë Enver Hoxhën, i cili mori rrugën për të qenë i pranishëm në fillimin e punimeve për zhdukjen e pasojave të këtij tërmeti. Duke kujtuar këtë ngjarje ish-sekretari i Parë i Tepelenës, Hazis Pasho rrëfen: “Më 6 prill 1969, tre ditë pasi kishte rënë tërmeti, në Tepelenë erdhi Enver Hoxha i cili mori takim me banorët e fshatrave të dëmtuara dhe punonjës të tjerë të qyteteve Tepelenë e Memaliaj në mitingun e madh që u bë në qendër të ish-lokalitetit të Krahësit. Po atë ditë, ai shkoi në fshatin Ninesh të Mallakastrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti dhe bisedoi me banorët e tij dhe të fshatrave përreth. Të gjithë ishin të bindur se ky premtim do të bëhej realitet siç kishte ndodhur më parë sepse fjalët ishin materializuar në vepra në interes të vendit e të popullit. As nostalgjikët më fanatikë të sistemit të kaluar dhe as kundërshtarët e djeshëm e të sotëm të tij që mohojnë e nxijnë gjithçka, nuk mund të ndryshojnë faktet pozitive apo negative qofshin të çdo kohe apo sistemi, sipas qejfit dhe interesave të tyre sepse vetëm faktet e vërteta janë vetë historia e një vendi, populli apo individi. Por cilat janë faktet që tregojnë punën që u bë për eliminimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të 3 prillit ‘69 dhe ndërtimit nga e para të fshatrave Izvor e Rabie në rrethin e Tepelenës? Menjëherë u dërguan nga Tirana grupet e specialistëve për të bërë studimin hidrogjeologjik, për të përcaktuar vendet ku do të sistemoheshin fshatrat e reja dhe nevojat për banesa 1+1, 2+1 dhe 3+1 dhe objektet social-kulturore, ndërtimi dhe riparimi i rrugëve automobilistike Luftinjë-Izvorë dhe Gllav-Rabie për të sjellë bazën materiale. Institutet e specializuara hartuan projektet dhe preventivat, e përcaktuan bazën materiale për ndërtim, dyer e dritare, instalimet elektrike e hidraulike, pajisjet për objektet social-kulturore e gjithçka tjetër të nevojshme. U përcaktuan burimet e furnizimit me bazë materiale dhe mjetet e transportit për ta sjellë atë. U caktuan detyrat konkrete për shtabet e aksionit të cilat u ngritën jo vetëm në fshatrat Izvor e Rabie por edhe në rreth, dikasteret qendrore dhe ndërmarrjet që do të kontribuonin. Kushtet e punës e të jetesës ishin të vështira por ushqimi për pjesëmarrësit ishte i bollshëm e cilësor. Drejtuesit e shtabeve ishin kuadro të zgjedhur, si organizatorë me eksperiencë drejtuese, punëtorë të palodhur, me kontribute e cilësi të respektueshme, njerëz të preokupuar e me ndërgjegje të lartë për të plotësuar detyrat”.
Izvori e Rabia u kthyen në kantiere ndërtimi ku punohej pa ndërprerje e me turne.
Me mbarimin e këtyre përgatitjeve në kohë rekord, në Izvor u organizua ceremonia festive për fillimin e punimeve duke vendosur gurin e parë. Aty erdhi presidenti i vendit të asaj kohe, Haxhi Lleshi i shoqëruar nga ministri i ndërtimeve Rrahman Hanku dhe drejtues të rrethit. Fuqia punëtore u sigurua nga banorët e fshatrave të shkatërruar nga tërmeti dhe aksionistë të ardhur nga qytetet Tepelenë e Memaliaj si dhe fshatrat e rrethit të cilët vinin sipas një grafiku të caktuar. Specialistët për drejtimin e punimeve dhe drejtuesit e shtabeve të aksionit ishin nga ndërmarrjet e qyteteve të rrethit dhe rretheve të tjera që nga Dibra e largët, të cilës tepelenasit i shkuan për ndihmë në eliminimin e tërmetit të zonës Gollobordë më 30 nëntor 1967.

Nga Hazis Pasho në Gazetën "Shekulli" të 01/04/2013.Publikuar nga Eliona Lata.

Free Blogger Albert Pasho


martedì 23 dicembre 2025

Kardhiqi, histori hakmarrje apo ndermarje politike ushtarake,sovraniteti dhe e mbrojtje te pushtetit te tij?. Albert Pasho.




 Pa dyshim nje nga ngjarjet historike me te debatuara rreth figures se Ali Pashes eshte ajo e Kardhiqit,ndodhur ne Hanin e Valarese me 15 Mars 1812.Por çfare perfaqeson Kardhiqi si ngjarje historike?, hakmarrje personale e Aliut per te vene ne vend nderin e familjes apo nje ndermarje politike ushtarake per sovranitetin dhe mbrojtjen e pushtetit te tij?. Si qendron e verteta historike e kesaj ngjarje,midis pershkrimit te saj ne menyre popullore e folklorike e mitizuar si nje hakmarrje personale dhe fakteve reale historike?.Versioni i kesaj ngjarje si hakmarrje personale eshte ai me i perhapur ne kujtesen popullore, kjo e ushqyer edhe nga literatura romantike europiane sidomos ajo franceze dhe greke e shek XVIII.Pa dyshim kontributin kryesor ne kete histori te  zmadhuar dhe te deformuar nga faktet reale historike e ka konsulli francez ne Janine, Pouqueville.Nga pershkrimi i ngjarjes prej tij qe eshte autori qe i jane referuar shume autore te tjere europiane dhe jo vetem qe kane shkruar per kete ngjarje.Por Pouqueville eshte nje filohelen dhe si i tille eshte nje deshmimtar jo asnjeanes,per keto karakteristika te tij ai eshte shume idealist dhe kjo e ben te afte te shkoj pertej rolit te tij diplomatik dhe prej historiani, pak i besueshem si oservator politik,qellimi i tij eshte ta trasformoje Aliun ne nje figure tragjike dhe hakmarrese,tiran gjakatar,manipolator e mizor ne syte e francezve dhe europianeve,duke kontribuar te ndertoje nje imazh negativ per Aliun per te forcuar mitin romantik si idealist te Greqise te nenshtruar.Kjo ka te beje edhe me faktin e deshtimit te tij personal si agjent dhe konsull i Frances ne oborrin e Aliut,ai nuk arriti te krijoje ate situate te favorshme per Francen per te cilen Napoleone e kishte derguar ne Janine si konsull.Pouqueville deshtoj perpara politikes te ndjekur nga Aliu por edhe ne planin personal.Aliu gjate qendrimit te Pouqueville ne Janine e mbajti nen mbikqyrje te forte dhe te vazhdushme,dhe ky nga nuk arriti dot ta manipulonte Aliun persa i perkiste politikes Franceze ne territoret e tija.Vitet e fundit te tij si konsull ishin si nje i burgosur brenda oborrit te Aliut.Por edhe me deshtimin e politikes franceze te Napoleonit perkundrejt luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes dhe territoreve shqiptare te sunduara prej tij.Nga nje francez miqesor ne fillimet e tija ne nje nga armiqte me te betuar dhe shpifes dhe trillues persa i perket  figures te Ali Pashes.Kjo ka beje dhe me karakterin e tij personal, si nje person i rende dhe mendjemadh,me tendencen per te zmadhuar dhe egzagjeruar historite e tija,vete celebrativ me nje stil enfantik.Byroni per keto aspekte te karakterit te Pouqueville do ta akuzoje dhe do te shprehet;" Historite e shkruara nga Pouqueville jane te mbushura plot me romanticizem sa dhe kaq te pa sakta per qellime propagandistike".Kardhiqi nuk eshte histori hakmarrje personale e Aliut dhe  kjo per disa arsye e fakte historike; Ne baze te dokumentave arkivore te arkivit te Aliut rezulton qe pak kohe me pare qe te ndodhte kjo tragjedi,Aliu kishte nje leter korispodence te rregullt me Demir Dostin e Kardhiqit dhe marrdheniet mes tyre te jane te mira dhe miqesore kjo edhe per arsyen qe Aliu merte shume ushtare nga zona e Kardhiqit ne rradhet e ushtrise se tij.Historia e çnderimit te Hankos dhe Shanishaze eshte e sajuar dhe e zmadhuar per te justifikuar sa i rende qe ky fakt per periudhen dhe mentalitetin e asaj periudhe,jo vetem qe nuk eshte e dokumentuar por edhe per vete moralin e kohes nje gje e tille ishte e pa imagjinushme  per njerezit e thjeshte dhe jo me per Hankon dhe Shashinise qe ishin pjestar te nje familje feudale.Per shqiptaret kjo dukuri qe e pazakont dhe nuk ju perkiste atyre, ata preferonin te te vrisnin por kurre nje akt te tille sepse kjo qe e lidhur me nderin, kush e pesonte por edhe kush abuzonte,ishte nje krim i rende per shoqerine e asaj kohe.Kete e deshmon martesa e Shashinaze me vone qe per moralin e kohes te shoqerise te atehershme qe po te ishte e vertete ky fakt,kjo martese do te ishte e paimagjinushem dhe aq me shume me nje dere bejleresh te kohes..Sekuestrimi tyre ka te beje me luften feudale per prona dhe venien e taksave.Hankua ju kish mar prona me lufte Kardhiqioteve dhe ju kish vene taksen e kembores ketyre pronave te mara,per kete arsye bejleret Kardhiqit ne bashkpunim me ata te Hormoves e sekuestruan per ti kerkuar parate dhe pronat e mara prej saj.Arsyja tjeter eshte se Aliu nuk mund te priste pothuajse 40 vjet per tu hakmarr,po te ishte nje ngjarje hakmarrje Aliu  do ta kishte bere kete shume kohe me pare.Por Ali Pasha ishte pragmaist dhe si i tille nuk mund te bente nje ndermarje hakmarrje te ketyre permasave sepse do te cenonte autoritetin dhe mbeshtetjen e tij perkashi popullsise se tij.Ndersa arsyeja kryesore ajo kardinale ,sepse Kardhiqi ishte kethyer ne qendren e levizjes se bejlerve rival te tij,mbeshtetur dhe financuar nga fuqite e kohes si Franca dhe Sulltani,qe po pregatiteshin ti shpallin lufte pushtetit te Aliut dhe rrezimin e tij.Kjo eshte arsyeja pse tragjedia e Kardhiqit eshte nje histori e paster e nje ndermarje politike ushtarake e Ali Pashes dhe pushtetit te tij per sovranitet dhe mbrojtje,nga faktori i brendeshem bejleret rival dhe faktorit te jashte fuqive si Franca dhe Perandoria osmane.Vitet 1811-1812 do te shenojne kulmin e pushtetit te Ali Pashes,pas marjes se Beratit dhe Vlores ishte bere sovran i pothuajse gjithe Shqiperise se Jugut,Shtrirja e pushtetit te tij do te shoqerohej me sekuestrimin e pronave dhe pasurite te ketyre bejlereve.Perparimi i Aliut dhe fuqizimi i jashte zakonshem i tij do te trembi dhe preukupoje shume fuqite e medhaja te kohes,ne menyre te veçante Francen dhe Perandorine Osmane.Franca e cila pak vite me pare,ne vitin 1808 kishte deshtuar ne ultimatumin qe i kishte dhene Aliut per dorezimin e Butrintit dhe qyteteve bregdetare te Epirit dhe marjes te tyre prej saj,ultimatum i dhene ky nga komandanti i ishujve Jonian,Gjenerali Berthier qe per 10 dite ti dorzonte ato,perndryshe do ti mernin me force.Pas refuzimit te Aliut qe ju dhe Francezve,se po te deshej do ti mbronte ato edhe me jeten e tij.Napoleoni kishte vendosur te vinte kembet direkt ne territorin shqiptar.Per kete kishte planifikuar sulmin te kalonte permes Shqiperise dhe ta pushtonte keto territore nga forcat e tija te vendosura ne Dalmaci.Aliu ishte forca kryesore ne rajon dhe bashke me Ibrahim Pashen e Shkoderes vepruan se bashku ne kete moment kritik ndaj prendetimeve franceze, qe nuk lejoj pushtimin prej Napoleonit.Ky eshte nje nga deshtimet e para te politikes te pushtimit te Napoleonit ne kohen qe ai ishte ne kulmin e fuqise se vet karshi Ali PashesNdersa Perandoria osmane e friksuar dhe e prekupuar me zgjerimin  dhe fuqizimin e Aliut si dhe qellimet e tija per tu shtrire edhe ne veri te Shqiperise per te mar pashallekun e Shkoderes.Per kete qellim Aliu kishte bere perpjekje ne rruge diplomatike dhe ushtarake.Ne rruge diplomatike ai kishte kerkuar aleance me Mustafa Pashen e Shkodres,dhe per kete aleance i kishte dhene per grua mbesen e tij,vajzen e Veliut ,Aishen,dhe ndermarje politike me agjentet e tij brenda pashallekut te Shkoderes qe vepronin per kete qellim.Ndersa ne planin ushtarak planet e Aliut u favorizuan nga lufta mes bejlereve verior ne pashallekun eShkoderes.Mustafa Pasha qe errdhi ne fuqi ne vitin 1809 eshte i katerti i dinastise se Bushatllinjve dhe ju desh te perballohej me keta bejlere.Ali Pasha mori pjese aktive ne kete lufte te bejlereve verior duke vepruar ne aleance me keta bejlere kundershtar te Mustafa Pashes,si ata te Mirdites,Lezhes dhe Dibres.Per kete qellim strategjik Aliu kishte mar pak kohe me pare Oherin dhe Manastirin qe ishin shume te rendesishme nga kjo pikepamje sespse ishte rruga e vetme qe lidhte Stambollin me Shkoderen,dhe zotrimi dhe kontrrollimi  i saj i lejonte Aliut te bllokonte ndihmen qe mund ti  vinte Mustafa Pashes nga Sulltani.Aliu kishte kohe qe e kishte planifikuar dhe pergatitej per kete fushate ushtarake.Kjo fushate ushtarake do te fillonte ne veren e vitit 1812.Ne kete kontekst te gjeopolitikes se brendeshme dhe te jashtme ndodh historia e Kardhiqit.Qyteti i Kardhiqit (sepse ne ate kohe Kardhiqi ishte  i madh dhe shume i rendesishem dhe se Gjirokastra e Delvina )kishte mbetur i vetmi qytet bashke me Gjirokastren vasal i perandorise perkundrejt pushtetit te Aliut.Si i tille ishte kethyer ne vendin ku gjenin strehim te gjithe bejleret e mundur dhe  te pakenaqur nga pushteti Aliut.Kardhiqi ishte kethyer ne qendren reaksionare kunder shtetit te Aliut ky ishin bashkuar te gjithe keta bejlere,si Demir e Hasan Dosti qe ishte kreu i qytetit,Selim Bej Koka ,Ago Zhulati,Mustafa Pasha,Xhafer Pasha,Myrteza Pasha bejleret e Himares,bejleret e Çamerise etj... nen bekimin dhe financimin e Portes te Larte dhe Frances per nje lufte finale per rrezimin e pushtetit te Aliut.Ndersa Sulltani kishte premtuar edhe mbeshtetje ushtarake per ta,Francezet qe kishin organizuar dhe financuar kete lidhje te bejlereve per te rrezuar Aliun, do ta quani kete lidhje "La lique contre Ali Pacha"( Lidhja kunder Ali Pashes ).Kjo lidhje u formua me propozim te Governatorit te Pergjithshem te Korfuzit,Gjeneralit Donzolet me aprovim te vet Napoleonit.Vete Hasan Dosti kishte mar 33.000 franga nga Francezet per kontaraten qe kishte firmosur me Francezet,ky dokument gjendet ne Muzeun e Luftes ne Paris,kurse shuma e financimit te kesaj lidhje eshte shume e madhe ne moneta por edhe ne armatimPouqueville per kete lidhje do te shprehet;" Ne Kardhiq mbizotron nje shpirt luftarak,sepse Mustafa Pasha dhe 60 bey te tjere jane strehuar e mbledhur pas marjes se Delvines nga Ali Pasha.Sulltani ka premtuar deri ne mbeshtetje ushtarake".Numri i forces ushtarake te lidhjes ishte 10 mije vete,Gjirokastra dhe Kardhiqi ishin qendrat kryesore e saj.Ali Pasha ju kundervu menjehere kesaj lidhje ne Dhjetor te 1811 mori Gjirokastren pa lufte.Ne Shkurt te 1812 ushtria e Aliut do te marshoje drejt Kardhiqit nen drejtimin e tij dhe gjeneraleve te tij,me mbritjen e saj e cila u vendos ne fushe poshte kalase te Kardhiqit,Ali Pasha ju beri thirrje per dorezim por drejtuesit e lidhjes nuk pranuan.Aliu si fillim e nisi sulmin me altileri duke goditur kalane,luftimet ishin te ashpra dhe zgjaten,sepse ata i rezistuan sulmit te Aliut dhe nuk dorezoheshin. Atehere Aliu nderpret ujesjellsin e kalase qe i furnizonte me uje.Me kalimin e diteve gjendja ne kala u rendua per kete shkak dhe drejtuesit e lidhjes kerkuan dorezimin e tyre.Mareveshja e dorezimit do te behej 5 km larg kalase ne Hanin e Valarese si vend asnjeanes.Keta u ftuan qe te vinin te paarmatosur ,ekzekutimi i tyre rreth 700 vete shumica bejlere te lidhjes kunder tij por edhe banore te Kardhiqit.Pjesa me e madhe e banoreve u largua nga Kardhiqi,Aliu perdori strategjine qe kishte perdorur kur kishte mar Sulin persa i perket banoreve.Dhjetra bejlere te medhenj te lidhjes te zene rrobe me ne krye Mustafa Pashen u derguan ne Janine ku u ekzekutuan.Me marjen e Kardhiqit Aliu ne pranveren e vitit 1812 u be sundimtari qe zotronte gjithe Shqiperine e Jugut pa pasur qendra rezistence brenda territoreve te tija.Edhe nje here politika e Francezve deshtoj perpara politikes se tij dhe nga ana tjeter Kardhiqi do te shenoje daljen hapur te tij ndaj portes se Larte dhe Sulltanit.Nga ana tjeter duke u shendruar ne sovran absolut ne territoret e tija, qeveria Ruse qe ishte ne lufte me Porten ne kete kohe, arriti ne konkluzionin qe ishte e nevojshme te shtyhej sovrani i fuqishem shqiptar,ne nje kryengritje te hapur kunder Portes dhe ne kete menyre ta detyronte Porten te firmoste paqen me Rusine.Ne udhezimet qeveritare te admiralit P.V.Chichagov,emeruar ne Prill 1812 krye komandant i ushtrise se Dnubit urdheron;" Te hyhet ne negociata me Ali Pashen dhe ti jepet shpreshe per pavarsine,dhe per kontributin e tij te njifet si mbret i Epirit,kerkohet te formohet nje ushtri speciale me shqiptar nepermjet te ftuarit dhe mbi te gjitha nepermjet nje rroge te mjaftushme".Prandaj  historia e kardhiqit eshte nje histori politike ushtarake si ne aspektin e brendeshem dhe te jashtem per sovranitet dhe mbrojtje te pushtetit te tij dhe jo histori hakmarrje personale.Edhe pse sot Hanin e Valarese nuk egziston,sipas deshmitareve te kohes si Pouqueville,Link dhe Huges pak kohe pas ngjarjes Aliu do te vendos nje pllakate perkujtimore e shkruajtur ne tre gjuhe,Shqip,Greqisht dhe Turqisht ku shkruhej;

Nga ana e te plotefuqishmit Ali Pasha' per fqinjet e tij.

Une Veziri,Ali Pasha' kur kujtoj tragjedine ndodhur ketu,Jam i trishtuar.

Qe tragjedi e ngjashme,Te mos ndodh kurre!!!

Keshilloj per kete,fqinjet e mi,Te mos ofendojne kurre familjen time,

Dhe te jene te nenshtruar deshirave te mija,Se deshirojne te jetojne te lumtur.

Kush me bindet',Dhe do jete miqesor,Mund te jete i qete te jetoj ne paqe.


Kjo tragjedi e Kardhiqit,Ndodhi te premten,15 Mars 1812,

Pas ore 3 te mbasdites,Rreth perndimit te diellit.











Ne vazhden e literatures romantike europiane te kohes ,mjeku ausilar( ushtarak ) francez Eugene Sue,kesaj historie do ti kushtoj nje novel me titull "Kardiki".


Pregatit Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

giovedì 18 dicembre 2025

Dy destine, midis fuqise dhe kujteses,te Ali Pashe Tepelenes dhe Vangjel Zhapes.Albert Pasho




Dy figura historike Ali Pasha Tepelena dhe Vangjel Zhapa, jane nje nga ato pika takimi te historise qe deshmojne si jetet e tyre traversojne ne epoka dhe ideale  te ndryshme,por jane te lidhura me nje fill historik te perbashket qe ka zanafillen tek sundimi dhe mbreterimi i Ali Pashes Tepelenes.Vangjel Zhapa nga nje i ri ushtar i ushtrise se Ali Pashes eshte i destinuar te behet nje nga filantropet me te medhenj dhe te rendesishem te Ballkanik te shek XIX,promovues i ringjalljes te Lojrave Olimpike Moderne pas nje periudhe 1.433 vjeteve te nderprerjes nga ato antike.Fshatrat e Rrëzës dhe të Dervenit te Tepelenes, lidhur midis tyre nga Vjosa si një gjerdan i artë i indentitetit tone ka qënë vatra e burrave trima e besnike te luanit të Epirit Ali Pashë Tepelenës.Burra e luftëtar trima jo vetëm të pushkës por edhe të penës,të patriotizmit dhe altruizmit,kontribuan ne ngritjen dhe shkelqimin e luanit te shqiptarizmit Ali Pashes te idese se te tij per pavarsi.Edhe pse te tjeret jane munduar te na i pervetesojne,ti beine te vetet,ata i perkasin kesaj toke qe i ka lindur dhe rritur me indetitetit tone kombetar prej shqiptari. Ndodh shpesh ne histori qe edhe pse fatet e jetes jane te ndryshme dhe duken te largeta me njera tjeteren, e kaluara gershetohet me te ardhmen,jo vetem per ate kohe por edhe ne te ardhmen duke plotesuar njera tjeteren,per te deshmuar dhe treguar kete vazhdimshi historike.Nje histori kjo midis fuqise te pushtetit te Ali Pashes dhe ambicjes per rilindje te Vangjel Zhapes,nje histori qe pershkon  epoka te ndryshme historike.Sundimi i pavarur i Ali Pashe Tepelenes,oborri i tij ishte udhekryq i gjuheve,kulturave dhe ambicieve te shtetasve te tij, shqiptareve,grekeve,vllehve,ebrej,europianeve ne kerkim te fatit te jetes dhe ne kerkim per mbrojtje ne shtetin e tij.Nga nje ushtar ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes ne nje nga filantropet me te rendesishem te Ballkanit,promovues i rilindjes te Lojrave Olimpike Moderne.Vangjel Zhapa i biri Vasilit dhe Sotires lindi ne nje familje shqiptare ne 23 Gusht 1800 ne Labove te Madhe te Tepelenes.Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes ne Labove,do te shfaq interes per bimet mjekesore dhe efektet e tyre kurative.Ne moshe fare te re do te shkoje ne si shume bashkepatriot te tij ne Janine kryeqendra e Ali Pashe Tepelenes,ketu do te gjej  mbeshtetjen e bashke fshatarve te tij Labovit, mes tyre edhe te kusheririt te tij  mjekut popullor Petro Meksi, i cili per nje periudhe kohe e mbajti afer vetes per ti mesuar artin e kurimit me bimet mjekesore dhe Vangjel Meksi mjeku i Ali Pashe Tepelenes.Do te vazhdoje studimet ne shkollen ushtarake te Janines,te hapur nga Ali Pasha ku do te mesoje edhe ferngjisht dhe italisht perveç mesimeve ushtarake.Pas perfundimit te shkolles ushtarake do te behet pjestar aktiv i ushtrise te Ali Pashes ku do te shquhet per devotshmeri,besnikri dhe trimeri. Ne fillim do te jete pjestar i trup rojes personale te Aliut,ku  pati mundesine ta njifte nga afer edhe Pashain, me pas Aliu e emeroi komandant te garnizonit te keshtjelles te Mazia ne kembet e malit te Miçikelit.Gjate rrethimit te Aliut nga osmanet ne vitin 1820 sherbeu dhe luftoi ne kalane e Janines ku u shqua per trimeri dhe besnikri.Me vrasjen e Aliut ai pa, qe realiteti ne te cilen  bente pjese po ndryshonte me shpejtesi te madhe . Si shume shqiptar mori pjese dhe dha kontribut ne levizjen Greke,ne fillim si ndihmes i Marko Boçarit dhe me vrasjen e tij lufton ne krah te vellait te Markos.Gjate kesaj levizje u dallua per trimeri dhe ne vitin 1824 behet Gjeneral Brigade dhe komandant i Vlachoria ne Salona.Me mbarimin e luftes ne vitin 1831 Vangjel Zhapa do te emigroj ne kufirin midis Valakise dhe Moldavia(Rumania sot) ku do te gjej nje terren te pershtateshem per projektet e tija dhe stabilitet qe do ta bejne ate njeriun me te pasur te Ballkanit. Ne kete rrugetim te jetes se tij, do ta ndihmoje edhe periudha qe Vangjel Zhapa qendroi prane Ali Pashe. Kjo periudhe jete e tija do ti sherbeje atij per ngrtjen sociale, eksperienca e jetes ne Janine ne oborrin e Ali Pashes do ti sherbeje atij per te njohur nga afer kompleksitetin dhe fuqine e pushtetit,anet brillante dhe anet  e errta te pushtetit .Nga  Ali Pasha, do te mesoje rendesine e organizimit,disiplinen, vizionin strategjik,kembenguljen dhe vendosmerine per realizimin e objektivave.Kjo e benVangjel Zhapes  produkt te oborrit te Ali Pashes, qe i sherbeu  atij per tu shendrruar ne filantropin  me te madh dhe te rendesishem te Ballkanit,pa kete eksperience jete prane oborrit te Ali Pashes,ndoshta ai nuk do te ishte ai,qe u be.Ne vitet 1850 ishte bere nje nga njerezit me te pasur te Europes Lindore dhe Ballkan.Ky fat u lidh ngushte me aktivitetin e tij si pronar tokash dhe ne agrikulture,Me kete pasuri te madhe te bere do te blej kuota aksionesh ne Kompanine "Hellenic Steam Navigation".Megjthe pasurine e madhe qe beri ai nuk e harroj kurre vendelindjen dhe vendin ku kishte kaluar rinine e tij ne mes luftrave per liri.Ne vitin 1856 do ti shkruaj mbretit Oto te Greqise ku i propozon rilindjen te perhershme te Lojrave Olimpike Moderne,duke ofruar ne menyre bamirse financimin e tyre.Kjo enderr e tij do te mar jete ne 15 Nentor 1859 ne Athine me Lojrat Olimpike te para moderne.Kontributi i tij do ti bashkohet edhe patrioteve te tjere bashkefashatar  Labovit,qe kane dhene nje kontribut te madh per çeshtjen kombetare.Me financimet e tij do te ngrihen shkolla te shumta,ne Permet,Tepelene,Gjirokaster,si ne Lekel, Kakoz,KarajanDelvine,Qeparo etj.Ne Labove ne vitin 1860 do te hapet shkolla e pare ku mesohej greqisht edhe shqip,me financimin e tij,ky fakt eshte shume i rendesishem persa i perket kur eshte hapur shkolla e pare shqipe.Ne kete shkolle do te perdorej abetarja me germa shqipe,ky nje alfabet i veçante i shkruar nga leklioti mesuesi Anastas Byku,qe do te jete edhe kryeredaktor i gazetes shqiptare "Pellazgu" me pronar Vangjel Zhapen.Shkolla e Laboves ishte me tre kate dhe kishte kategorite e saja te mesim dhenies nga ajo  foshnjore,fillore,qytetese dhe gjimnaz.Hapi shkolla edhe per vajzat.Shkolla dhe shtepia e ndertuar prej tij u dogjen dhe rrenuan gjate luftes se dyte boterore.Por shkolla u rindertua me vone nga Labovitet,shtepia eshte edhe sot qe shkruaj eshte e rrenuar.Eshte fatkeqesi kombetare se si i trajtojme ne njerzit tane me kontribute te vyera kombetare,duke as mos e restauruar shtepine e tij dhe per te ngritur nje muze per kujtesen historike te kombit tone,ne menyre qe historine te mos na e marin dhe pervetesojne te tjeret.Vangjel Zhapa do te vdes ne 19 Qershor 1865 do te lere nje testament ku pasuria e tije madhe do te financonte Lojrtat Olompike qe do mbaheshin çdo 4 vjet si dhe rikostrucionin e stadiumit antik te Panatenaiko ku do mbaheshin keto lojra dhe ngritjen e Zappeionit.Para vdekjes Vangjel Zhapa do te ler nje testament qe do ta zbatoje kusheriri i tij Kostandin Zhapa.Midis shume detajeve eshte iteresant fakti i varrosjes se tij.Ai kishte lene te shkruar ne testament qe pas kater vjeteve te vdekjes se tij,varri ne Rumani te rihapej dhe te rivarrosej,koka ne Athine ne Zappeion qe ishte prone e tij dhe trupi ne memedheun e tij ne fshatin e lindjes ne Labove te Madhe,pikerisht ne oborrin e shlolles qe ai vete e kishte ndertuar qe ne vitin 1860.Ndoshta ky vendim mund te jete inspiruar edhe nga varret e luanit te Tepelenes Ali Pashes koka ne Stamboll dhe trupi ne Janine,ku Vangjel Zhapa u formua ne shtetin e tij.Ky eshte nje fill historie qe i bashkon si dy shqiptar te Epirit te te njejtit indentitet shqiptar dhe si vazhdimsi historike e luftes te Ali Pashes per liri, kesaj here me dijen dhe kulturen e nje filantropi.Histori si shqiptaret kene kontributin e tyre  ne Lojrat Olimpike si nje vazhdimsi mijevjeçare e historise.


Pregati Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho.


 

lunedì 15 dicembre 2025

Mjekësia dhe Ali Pashe Tepelena.Epidemia e "Peste Nera" (Murtaja e zeze) ne Epir 1816. Albert Pasho.



Mjekesia ne zotrimet e shtetit te Ali Pashe Tepelenes ne fillimet e saja ishte ajo tradicionale osmane,bazuar ne praktikat tradicionale popullore,sheruesve popullor lokal,riteve te ndryshme superstciose dhe fetare,nuk egzistonin spitale por afrohej sherbim ne xhamite me manastiret sipas bindjeve fetare.Ali Pasha me shtetin e tij do te perfaqesoje periudhen e tranzicionit dhe te pershtatjes te mjekesise nga ajo tradicionale osmane ne ate bashkohore europiane,fale kjo apertures dhe veshtrimit te tij prej statisti dhe riformatori drejt Europes dhe ndryshimeve revolucionare te kohes.Ali Pasha do te ndjek nje politike shendetesore duke  e perdorur ate edhe si mjet politik per te fuqizuar shtetin e tij dhe te legjitimoj sundimin e tij perkarshi banoreve dhe europianve ne zotrimeve te tija.Ali Pasha mbeshteti dhe financoi pregatitjen e shume  mjekve vendas ne universitet me prestixhoze europiane,oborri i tij do te terhiqte edhe shume mjek te huaj europian qe do te sillnin perveç te rejave te mjekesise edhe idete e reja revolucionare perparimtare iluministe te kohes ato europiane.Ali Pasha mbeshteti dhe financoi ngritjen strukturat e para shendetsore edhe pse modeste dhe te vogla, si spitale edhe ato private me financime te bamirsve te ndryshem lokal, perkrah strukturave fetare myslimane dhe ortodokse qe afronin sherbim per te varferit.Ngritjen e strukturave te kuarantenes dhe vaksinimin e popullsiseNdermori nje sere masas per parandalimin e semundjeve infektive lidhur me rregullimin dhe rregullat e  igjenes te  jetes te perditeshme te tregut dhe asaj publike duke perdorur edhe masa ndeshkuse per ata qe nuk i zbatonin keto rregulla.Keto masa ishin ; Tregu te mbahej paster,te luhej me te bardhe brenda dhe jashte.Tregu te hapet me lindjen e diellit dhe te mbyllet ne perndim te tij.Te zhduken qente endacak.Masa per perdorimin dhe afatin e skadences te ushqimeve, si psh peshku ka te drejte shitje deri ne 12 ore,perimet deri ne 24 ore dhe mishi 4 dite,pas ketyre afateve ate ishin te detyruar ti groposnin mallrat perndryshe hynin ne fuqi masat ndeshkuse etj.Mjekesia ne kete periudhe do te jete nje laborator i zbatimit dhe aplikimit te eksperiencave te ndryshme perkundrejt asaj tradicionale te deri atehershme osmane,duke shenuar hapat e para perkundrejt asaj moderne.

Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes

Mjeket ne oborrin e tij ishin te shumte si vendas edhe te huaj,te gjithe te shkolluar dhe mbaruar studimet ne Universitet Europiane,Itali,France,Austri,Hungari,Rumani etj, disa prej tyre te idejuar dhe financuar nga vete Aliu; Ionnis Koletis Janiniot mbaruar studimet ne Pisa te Italise.Ne fillim mjeku i djalit te madh te Aliut Myhktarit dhe me vone mjek i Aliut.Koletis do te jete me vone kryeministri i pare i shtetit modern Grek.Ionnis Vilaras, Janiniot mjeku i djalit te dyte te Aliut,Veliut.Figure qendrore e iluminizmit Grek modern,mjek botanist dhe studiues zotrues i kater gjuheve te huaja. Georgios Sakellarios nga Kozani,mjek,filozof,shkrimtar,njohes i gjuheve te huaja,gjermanisht,italisht,ferngjishtes dhe greqishten e vjeter.Mbaroi studimet ne Budapest te Hungarise.Iluminist bashkepuntor Ferraios Rigas.Sekellarios eshte krye mjeku i Ali Pashe Tepelenes ne oborrin e tij.Luka Vaja nga Lekli i Tepelenes,vellai i Thanas Vajes,mbaroi studimet ne Vjene me te drejte studimi paguar dhe financuar nga vete Aliu,nje nga mjeket me te besuar te Ali Pashes.U martua me vajzen e iluministit Pasalidas. Vangjel Meksi nga Labova e Tepelenes mbaroi studimet ne Napoli te Italise edhe ky i financuar dhe idejuar nga Ali Pasha,nje nga figurat me te spikatura  kombetare,mjek,shkrimtar,gjuhetar,perkethyes.Perkethyes i Testamentit te Ri i Bibles ne shqip,perpilimin e gramatikave te ndryshme ne gjuhen shqipe etj.Stamos Petritis,mjek pioner,i pari qe aplikoi vaksinen e Varioles ne shtetin e tij.Dhe shume mjek te tjere vendas.Perkrah tyre sherbyen edhe mjek te huaj; Ludwig Frank gjerman,krye mjek ne oborrin e Aliut,sherbeu per Napoleonin ne Egjipt dhe kur u largua nga Aliu sherbeu si mjek i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luiza e veja e Napoleone Bonaparte.Mjeku Italian Paolo Tozoni,Mjeku anglez Henry Holland,francezi Pouqueville.Mjeket e oborrit te Ali Pashes ofronin sherbim dhe kura edhe per familjet benestante te Janines dhe jo vetem,te huajve dhe diplomateve qe sherbenin ne oborrin e tij,perkundrejt tarifave financiare.(Per me shume per mjeket e Ali Pashes mund te lexoni ne kete blog me andrese; apash63.blogspot.com ,artikullin; Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ). Janina kishte disa "farmaci" jo ne kuptimin modern te fjales por dyqane barnash medicinale tradicionale qe pregatishnin kompozicioni di erbe kurative per semundje te ndryshme dhe preparate galenike.Disa prej tyre ishin nen mbrojtjen direkte te Ali Pashes.Zhvillimi i vrullshem i tregtise dhe i rrugeve tregtare  me Europen do te ndikonte edhe ne kete sektor duke importuar nga Italia,Austria kryesisht produkte si vajra esenciale kurative dhe produkte te tjera shendetesore.Ne kete aspekt do te krijohen embrionet e para  te farmacive.

Strukturat shendetesore dhe spitalet

Ne kete periudhe historike nuk egzistonte nje rrjet strukturash dhe spiatalesh .Egzistonin qendra te vogla te lidhura me strukturat fetare si myslimane dhe ortodokse si edhe ato private te financuara dhe donacionet nga faktor bamires te kohes,qe ofronin kure shendetesore  falas per te varferit.Xhamite dhe manastiret ishin vende te asistences shendetesore ku sherbehej kurat baze dhe mbeshtetje per njerzit e varfer,jo vetem ne Janine por edhe ne qytet e tjera.Janina do te kete spitalin e vet ne vitin 1812.Strukturat shendetesore do te perfshijne edhe ato ushtarake.Ushtria e Aliut ishte e madhe ne numer dhe vazhdimisht  ne fushata ushtarake kjo do te sillte organizimin e saj, te mjekeve ushtarak, me spitalet e perkoheshme te fushates ushtarake dhe bashke me keto edhe strukturat e emergjences.Ndersa te semuret mendor kuroheshin ne struktura dedikuar atyre shpesh lidhur me xhamite dhe manastiret.

Epidemia e "Pestes Nera" dhe izolimi dhe quarantena

Ne vitin 1816 Epiri do te goditej nga epidemia e murtajes te zeze  (peste nera),qe me plote kuptimin e saj kjo mund te quhet si "Triumfi i vdekjes"Kjo epidemi do te ishte e perfshire ne te fundit pandemi mesdhetare te murtajes qe e kishte vatren ne Kostandinopoje dhe Egjipt, dhe do te perfshinte edhe Italine e jugut ne periudhen 1815-1816,kjo u perhap nga kontaktet tregtare dhe ushtarake te kohes.Kjo epidemi do te ndodhte ne nje moment te rendesishem per Ali Pashen qe kishte konsoliduar tashme  pushtetin e tij.Epidemia do te jete nje gurre prove per Ali Pashen dhe shtetin e tij,jo vetem si nje sfide shendetesore publike por edhe politike.Ali Pasha qe i pari qe kuptoj rrezikun dhe rendesine e perballimit te epidemise.Pasi diskutoj problemin me mjeket e oborrit te tij si vendas dhe te huaj e kuptoj rendesine e marjes te masave per te palandaluar perhapjen por edhe ta luftonte ate brenda shtetit te tij.U moren masa per izolimin e personave te dyshuar dhe me simptomat e semundjes dhe izolimin e tyre nga komuniteti dhe shtrimin e te semureve ne strukturat ngritur per kete arsye si dhe masat e kuarantenes ne qytete dhe udhekalimet.Aliu qe ne vitin 1812 me shenjat e para te saja ne mesdhe ne Konstandinopoje dhe Egjip,kishte urdheruar qe korrieret qe vinin nga Kostandinopoli te dizifektoheshin me profum,kjo nje metode e zakonshme per periudhen e kohes,dhe mallrat qe vinin ne Epir ne pikat doganore dhe magazinat e doganve te dizifektoheshin me metoden e tymit.Organizimi i qendrave te kuarantenes ne pikat kyçe si doganat ,urat e medhaja,ne pikat kryesore te rrugeve te medhaja pati rezultat per arsyen se qendrat kryesore te Epirit qendruan te pa kontaminuara.Rastet e para te murtajes  u regjistruan ne vitin 1814 ne veri te Epirit ndersa epidemia filloi ne pranveren e 1816 dhe u perhap ne gjithe Epirin me perjashtim te Prevezes dhe Janines.Keto qytete ishin akoma te pakontaminuara fale masave sistematike te mara per mbrojtjen e tyre,si dizifektimi me profum dhe tym i korrierve dhe mallrave,krijimi i lazareteve dhe kura e te semureve qe nuk ju la familjareve te tyre,por personelit te specializuar te mjekesise te Ali Pashes.Epidemia e pestes ne Epir pati nje impakt te forte  ne humbje  jete.Te gjithe personat qe takuan kete semundje nuk mbijetuan me shume se 48 ore,mes vuajtjes te tmershme te shenjave te semundjes.Ne fillim te epidemise te vdekurit ishin 10 deri ne 15 ne dite por me kalimin e kohes numri i tyre u rit deri ne 30 vdekje ne dite.Popullsia ne keto zona sidomos ne Arte u ul ne menyre te ndjeshme,po ashtu edhe ne aspektin ekonomik,shume njerez rane ne varferi te plote.La epidemia e murtajes te zeze mbaroi pas 18 muajsh,kete e konfirmon letra qe vellai i konsullit francez ne Janine Pouqueville i dergon nga Arta ne Shkurt te vitit 1818.Kjo leter na jep nje pasqyre te qarte te epidemise ne Arte dhe gjendjes atje gjate epidemise dhe mbarimit te saj si e gjeti qytetin e masakruar prej saj.

 Vaksinat dhe teknikat e reja te inovacionit

Vaksinimi kunder vaiolo (lija) bere ne Europe ne shek e XVIII,do te aplikohet  ne Ballkan  per here te pare ne shtetin e Ali Pashes i cili ishte i vemendeshem per te rejat qe ndodhnin ne Europe,dhe ne kete aspekt per ate shendetesor, per ti praktikuar ne shtetin e tij.Ali Pasha favorizoj dhe mbeshteti fuqishem vaksinimin kunder vaiolit te popullsise ne shtetin e tij,kjo nje praktike e pa pare dhe e pa konceptushme deri atehere per boten osmane.Eshte nje deshmi qe konfirmon tranzicionin e mjekesise nga ajo tradicionale osmane ne ate moderne europiane ne shtetin e Ali Pashes.Mjeket  e huaj ne oborrin e tij ata francez dhe italian,por edhe mjek vendas si Stamos Petritsis i cili eshte pioner i vaksinimit kunder lise ne oborrin e Aliut ne Epir, do te sjellin dhe praktikojne teknikat e reja te vaksinimt duke kontribuar keshtu ne modernizimn e shendetesise ne shtetin e Aliut.Vaksinim si nje dukuri e re hasi veshtiresi sidomos ne zonat rurale kjo edhe per bindjet fetare.Kjo deshmon qe mjekesia ne sundimin e Ali Pashes ishte nje laborator eksperimentesh dhe pershtatje me te rejat e kohes.Realiteti ne mes spitaleve dhe lazareteve fetare,mjekeve te oborrit,quarantenave dhe vaksinimet e para,Ali Pasha do te perfaqesoje perpjeket per kalimin nga mjekesia tradicionale osmane ne ate moderne europiane.Dhe nga ana tjeter per Ali Pashen si  politikan,  mjekesia do te jete nje mjet per te kontrolluar dhe governuar shtetin e tij.

Mjekesia e Ali Pashes ishte nje mozaik praktikash tradicionale dhe te rejave sjell nga Europa,qe reflekton natyren e sundimit te tij,udhekryq i kulturave dhe dijeve,rolin e saj politik si mjet i forcimit,kontrollit dhe legjitimitetin e pushtetit te tij,epoken e tranzicionit nga ajo tradicionaliste ne ate me moderne.

Pregatiti Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho


mercoledì 10 dicembre 2025

Këngë e vjetër,Shën Vasili dhe Ali Pasha.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.




 Kur qe tetëqint seneja,

I dërgoj Memush kahpeja,

Ali Pashë ngreu,eja,

Se ngriti krye raeja.

Falu o Shën Vasil i shkretë,

S'falemi sa jemi vetë.

Ç'e pandeh,o Ali Pasha?

Mos jemi çupa nga Narta,

Edhe djem nga Gjinokastra,

Të loç ti me ta nga nata?

Ne jemi kapedanata,

Magjor Dhima kordhë shpata.

Spiro Buti qafë gjati,

Thotë kapedan Sokrati:

Të mbahi burra;të mbahi,

Se u tremb Ali Pashai,

Dërgoj te Veli agai.

Veli be Tripoliçanë,

Të dërgon Karajskaqnë.

Gati i a bëri ordhinë,

Asqer dymbëdhjetë mijë.

Të rethoshnjën Shën Vasilë,

Nivicën 'dhe Bubarinë.

Erdh Karaiskua Delvinë,

Të prëmtenë nbaj të gdhirë,

Zu e pson talim ordhinë.

Ra dielli mbë sabah,

Zuri kullat e mbëdha,

Vuri dylbinë e pa.

Mba vesh,o Ali Pasha,

Ndë divan rrinë ca gra.

Se ç qënëka e mesëmeja!

Edh' Ali Pashai i tha:

U! pa t'shohsh ay q' e ka

Edhe nesërmet kur pa,

Memush kumbulla u vra,

Koka ndë ferra i ra.

 

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho 

Tepelena.Tridhjetë e një thënie nga autorë të huaj për Tepelenën.Albert Pasho.

1-" Mbërrita më pas në një vënd emëri i të cilit thërret një mijë histori e legjenda trimërie,hyra me një ndjenjë respekti që një shqip...