Powered By Blogger

mercoledì 19 aprile 2023

Ali Pasha Tepelena dhe arti Italian ne shek e XVIII. Albert Pasho



 Europa ne kete shekull do te qe arene e ndryshimeve te medha dhe rrenjesore,social politike,ushtarake e juridike,perhapja e ideve te iluminizmit dhe nacionalizmit,ndryshimi i raporteve te fuqive te medha te kohes,do te sillnin qe ne krye te ketyre levizjeve te viheshin personalitete me te shquara dhe vizionare te kesaj epoke.Keto personalite sikurse Napoelone Bonaparte dhe Ali Pasha Tepelena do te behej frymezim dhe inspirim i pashtershem dhe objekt i trajtimit ne veprat artistike te kohes ne çdo fushe te arti ne Europe. Edhe arti Italian sikurse ai Francez e Anglez po dhe me gjere nuk do te rinte indiferent ndaj personalitetit te Ali Tepelenes.Aliu u be objekt trajtimi te gjitheaneshem nga artistet dhe arti Italian i kohes.Vizioni dhe inteligjenca e tij e brilante,trimeria dhe guximi i tij i skajshem,dhuntia dhe aftesia per te drejtuar e sunduar i pavarur zotrimet e tija, njohurite e thella te puneve te qeverisjes si ato administrative,diplomatike,ushtarake,juridike dhe ekonomike e benin ate nje sundimtar te shquar dhe nje vizionar te madhe qe ja kish fiken dhe vete Sulltani.Per Aliun nga artistet e shkrimtaret Italianu shkruajten libra, publicistike,piktura, u luajten opera ne skenat me prestixhoze te kohes ne Itali si ajo e La Scala ne Milano,u shkruajten drama dhe u luajten neskena si ajo e Firences etj. Ska figure tjeter kombetare perveç atij te Skenderbeut qe te jene trajtuar kaq gjate e hollesisht nga arti europian e boteror.Por jo gjithmone pasqyrohej objektivisht personaliteti i Aliut ne punet shteterore, ne jeten e tij private dhe intime,botekuptimet e tij filozofike, ato mbi fene, shpirti i tij i eger e romantik, ndjesia e tij ndaj te bukures ne jete.Si shume artiste te tjere europian edhe ata italian nuk arriten ta perceptonin qarte synimin dhe luften e tij,vizionin qe ai kish per bashkimin e trojeve shqiptare,kjo aspirate e tij lidhej ngushte me luftrat e Napolonit ne Europe per zgjimin kombetar te popujve te Europes, e ne kete rast atyre Ballkanik.Prandaj Ali Pasha Tepelena konsiderohet si skendija e pare e nazionalizmit dhe artikulusi me i hereshem i idese se bashkimit kombetar ne Ballkan e ne kete rast ne Shqiperi, mungesa e nje aleance te mirefillte me pashallare te tjere krahinore dhe veçenarisht me ate te Shkoders (Bushatllinjte),dhe kethimi i kraheve nga fuqite e medha te kohes e sidomos Anglezeve,nuk i dha mundesine e krijimit te shtetit te pare nacional ne Ballkan.Jane te shumta veprat kushtuar Ali Tepelenes nga ata italian ne 1800.

1-Luigi Ciampolini,Le guerre dei Sulioti contro Ali Pascia di Jannina,comentario,Firenze,Ronchi,1827.
2-Carlo Grassini,Storia di Ali Tebelen,Bascia di Jannina,Milano,Meiners,1829
3-Girolamo Fiorio,Ali Tebelen Pasca di Giannina,Tragedia,Mantova,tipografia F.Branchini,1836
4-Giovanni Galzerani,Ali Pascia di Giannina,Azione Pantomimica, La Scala,Milano,Truffi 1838
5-Antonio Zanchi Bertelli,Ali Pascia di Giannina,in Tragedie,Mantova,tipografia Elmucci 1839
6-Diego Soria,Ali Tebelen Pasciadi Jannina,Racconto storico,Torino,Chirio e Mina,1847-1848;altre edizioni come Ali Tebelen di Jannina,Romanzo storico:Napoli,Gazzetta dei tribunali,1846;Costantinopoli,Poligrafia italiana,1848;Bari Petruzzelli
7-Vincenzo Errante,Ali Tebelen,Novella,Palermo,Virzi 1840;anche in Liriche,tragedie e novelle,II,Roma,Cotta 1874
8-Pietro Giuria,Ali Pascia di Giannina (Tragedia),1843;anche in Poesie edite ed enedite,Savona,Miralta,1890
9-Giuseppe Vedeche,Ali Pascia di Giannina,in Teatro dramatico,II,Firenze,Mazzoni,1844


















Free Blogger Albert Pasho.

lunedì 17 aprile 2023

Ali Pasha Tepelena, Medlion 1807. Albert Pasho

 Ky eshte nje medalion i Ali Pashe Tepelenes i vitit 1807. Ndryshe nga pikturat, gravurat e punimeve te tjera kushtuar atij,ne kete medalion Aliu na paraqitet ne moshe te re dhe me floke te gjata ( biond )ashtu si i ka pasur ne rinine e tij.Por ky medalion i paraqitur ne akande ne Gjermani nuk ka te dhena specifike.Ai quhet mbreteresha Vasiliki, por ajo ne kete vite ishte vetem 9 vjeçe dhe s qe njohur me Aliun akoma.Hipoteza me e favoreshme eshte ajo qe ky medalion mund ti jete kushtuar nenes te tije Hankos, meqenese ky medalion paraqet nje grua?,kjo hipoteze nuk perjashton edhe hipotezen tjeter qe mund te jete Aliu ne moshe te re ?,ose gruaja e tij e pare Emineja nena e dy djemeve te tij.Nje version tjeter mund te jete qe kjo mund te jete nje medalje dekorimi duke pare qe ne te jane simbolet e Perandorise osmane,gjysme hena dhe ylli.


Albert Pasho












giovedì 6 aprile 2023

Tablloja:"Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki" 1841. Palazzo Isimbardi, Milano, Italy. Albert Pasho

Tablloja ; "Ali Pasha ploteson lutjen e Vasiliqise". 1841. Pallati Isimbardi,Milano.

Nje tjeter veper pak e njohur e piktorit Italian Luigi Zaccoli e vitit 1841 per Ali Pashe Tepelenen qe gjendet ne nje nga Pallatet me te njohura te metropolit te Milanos ne Itali,Palazzo Isimbardi.Afresku eshte me titullin: "Ali Pasha i Janines ploteson lutjen e Vasilikise.


Albert Pasho


Ali Pascia di Giannina esaudisce la supplica di Vassiliki 1841

Luigi Zuccoli (1815-1876 )


Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 22 marzo 2023

Dy piktura per Ali Pasha Tepelenen nga Raymon Auguste Quinsac Monvoisin (1790-1870 ). Albert Pasho

 Ne fundin e shek 18 dhe fillimin e shek 19 dhe ne vazhdim, edhe ditet e sotme jeta ,vepra dhe qendresa e Ali Pashe Tepelenes eshte pasqyruar gjere dhe holleshist ne çdo fushe te artit. Kaq e vertete ka qene kjo qe Aliu bashke me Marko Boçarin kane qene me te pikturuarit e kohes te fund shek te 18 dhe fillimit te atij te 19. Nje nga keta eshte piktori francez, RAYMOND AUGUSTE QUINSAC MONVOISIN ( 1790-1870 ) i cili ka realizuar dy piktura per Luanin e Epirit. Monvoisin lindur ne 31 Maj 1790 ne Bordeaux dhe vdekur ne 1870 ne Boulogne-sur-Mer,ka qene nje artist i talentuar dhe i madh i kohes ku per merita eshte nderuar edhe me Urdherin e Legjionit te Nderit ( Legion d, Onore ). Ne vitin 1832 do te realzoi tabllon me titull: ALI BACHA et VASILIKI, kjo veper u ekspozua nje vit me vone ne 1833 ne Paris. Monvoisin vetem 14 vjet me vone ne 1846 do te realizoi nje veper tjeter per Aliun me titull: ALI PASHA with his favourite mistress Kira VASSILIKI.

Albert Pasho





Raymond Auguste Quinsac Monvoisin ( 1790-1870 )





Ali Pasha with his favourite Miss Kira Vasiliki ( 1846 )




Ali Bacha et Vasiliki ( 1832 )










Free Blogger Albert Pasho

Vazhdimi i dinastise Tepel-Enian (Tepelena).Tepedelenlizade Huseyin Kamil ( nipi Veli Pashes dhe sternipi i Ali Pasha Tepelenes ). Albert Pasho




                                                        Tepedelenlizade Huseyin Kamil
                                  
 Kjo kopertine libri me titull Barbaros Hayrettin Pasa e autorit Tepedelenlizade Kamil,si dhe kopertina e ketij libri tjeter me titull " Hija e racionalizmit iluminist" e autorit Imar Gur i kushtohet pikerisht poetit Tepedelenlizade Huseyin Kamil nipit te Veli Pashes djalit te mesem te Ali Pashe Tepelenes. Po cili eshte ky me hollesisht, biografia familjare dhe botimet e tij.Tepedelenlizade Huseyin Kamil ka lindur ne Stamboll ne vitin 1865, babai i tij eshte Ismail Rahmi Pasha, djali i Veli Pashes, dhe nipi i Ali Pashes Tepelenes.Edhe pse Hysein Kamil ka shume vepra letrare,nuk eshte shume i degjuar deri tani. Ka studiuar ne Aksaray (qytet) shkollen e mesme dhe te larte,me pas ka vazhduar Unversitetin me burse nga kryeministri i atehershem i Turqise Aqif Pasha,por studimet i ka nderprere per arsye ekonomike, bursa e dhene i eshte nderprere,dhe per te vazhduar studimet e nisura i eshte dashur te shkoje dy here ne Thesali per te shitur disa prona te babait Ismail Rahmi Pashes.Ky ka qene governator i Selanikut dhe ka mbajtur detyra te rendesishme ne shtetin Turk,duke bere keshtu te lidhur ate me boten e letersise,pati kater femije ,tre djem dhe nje vajze.Djali i madh Asaf Beu i mesmi Huseyin Kamil i vogli Qamil Beu si dhe nje moter Shefika Hanemi.Nuk ka te dhena te mjaftushme per nenen e tij,perveç poemes qe ka botuar per te pas vdekjes me titull" Nena ime" ose ne turqisht "Validem"qe deshmon lidhjen e thelle te dashurise mes tyre nene e bir.Vellai i tij me i madh Asaf Beu qe eshte gjithashtu nje zyrtar i larte i shtetit,kjo deshmon nivelin dhe shijet e larta te familjes ku ai eshte rritur,dhe kishte nje vella tjeter me te vogel qe ishte Qamil Bey.Asaf Beu vellai i madh kishte graden Bala,u rrit me edukaten e nje zotrie ne Stamboll.Me graden e Pashait sherbeu ne disa prefektutar si prefekt.Ne fund te jetes sherbeu me graden rutbei-bala ne Yskydar ku edhe vdiq.Eshte dalluar si administrator i zoti dhe i drejte,fitoi dashamiresine e te gjitheve dhe emri i tij kujtohet per te mire.Qe njeri qe kerkonte te kalonte jeten e qete dhe te gezueshme,kjo per arsyen qe ishte nje njeri me karakter te kendeshem.Nuk la trashgimtar si per pasurine edhe per emrin .Ndersa Huseyin Kamil jetonte nje jete te shkujdesur e te qete,ka qene nje personalitet shume i moderuar,elegant dhe i bute ne sjellje me nje miresjellje te stilit te shkrimtarit.Jeton nje jete te rehatshme dhe pak te vetmuar,larg nga ajo qe bejne qarqet letrare,interesi tij eshte pothuajse vetem letersia. Ka qene nje poet dhe nuk eshte mare kurre me asnje pune tjeter, ju kushtua tere jetes poezise.Si poet i perket brezit te gjeneracionit te ndermjetem, brezit qe do te bente kalimin ne letersi, nga ajo e Turqise se vjeter ne ate moderne, e pare kjo dhe ne aspektin e kohes te ideve te reja te iluminizmit qe po depertonin edhe ne Turqi edhe pse me veshtiresi.Ne poezite e tija si dhe poetet e tjere te ketij brezi tema dominante eshte ajo e dashurise dhe natyres,vizioni i tij per dashurine dhe natyren eshte e mbyshur plot melankoli.Sipas tij burimi i poezise eshte emocioni dhe nese poema do shkruhet me arsye ose logjike,ajo sdo jete poezi.Sepse poezia eshte bazuar ne ndenjat dhe emocionet individuale,dhe nuk shpreh ndenjat sociale.Tepedelenlizade Huseyn Kamil ka lene shume vepra ne boten letrare,matrial i mjaftushem per te kuptuar pikepamjet e tija lidhur me letersine dhe artin ne pergjithesi.Disa nga keto jane te njohura dhe te serializuara por ka akoma qe nuk kane pare driten e botimit. Ka botuar dy libra poezie me rreth 40 faqe ne vitin 1880 dhe 1895,"Validem", "Barbaros Hayrettin Pasha", "Muhafaza" etj.Por ai do te shkruante edhe vepren me titull" Bir Muverrime'nin Hissiyati" te cilen ai e theksoi me krenari si nje imitim te vepres "Kahpe" te shkruajtur nga Abdulhak Hamid ne Paris qe konsiderohej si mjeshter ne kohen e tij i letersise romantike dhe temes sentimetale ne letersine turke,kete autor Huseyin Kamil e kishte si mjeshtrin e tij ne prodhimtarine e tij.Tepedelenlizade Huseyin Kamil,me te njejten shije,miresi dhe elegance ne jeten e tij,si dhe ne diskutimet letrare ashtu dhe ne veprat letrare te tija,eshte shpreja konkrete e procesit te modernizimit turk,ne piken ku problemi i modernizimit takohet me letersine,emocionet njerezore dhe mendimin.Ai ju kushtua letersise dhe poezise deri ne fund te jetes. Vdiq ne 19 Dhjetor 1921.

Albert Pasho

                                                     






Ismail Rahmi Pasha( nipi Ali Pashe Tepelenes,djali Veliut)


Free Blogger Albert Pasho

giovedì 9 marzo 2023

Piktura "Surprised with his lover" ( Paul Emil Jacobs-1845) a paraqitet Ali Pashe Tepelena?. Albert Pasho

 Paul Emil Jacobs lindur me 20 Gusht 1802 ne Gotha te Gjermanise dhe vdekur ne 6 Janar 1866 eshte nje piktor Gjerman i shquar per punimet e tij me teme te Orientalizmit, potrete qe trajtojne  edhe jeten intime te personazheve te tij ne keto punime.Ne punimet e tij ka lene gjurme edhe per Luanin e Epirit, Ali Pashe Tepelenen. Tablloja e fameshme e tij me titull " The Pasha s Favorite ( Ali Pasha and Kira Vasiliki) e vitit 1842 pasqyron pa dyshim vezirin tone


       
                                   The Pasha s Favorite ( Ali Pasha and Kira Vasiliki)  1842

Por ne punimet e tija ka dhe nje tabllo tjeter te fameshme e quajtur : "Surprised with his lover " e vitit 1845,qe nuk jep detaje se kujt i kushtohet,por ngjashmeria me punimin e tre vjeteshme te me pareshme ajo The Pasha s Favorite eshte pothuajse e njejte, si duket autori i eshte kethyer perseri vezirit, tre vjet me vone me kete punim per Ali Pashe Tepelenen


 
                                                       Surprised with his lover  ( 1845 )


Po ti krahasosh keto dy tabllo personazhi kryesor i tyre eshte padyshim Ali Pashe Tepelena.





Free Blogger Albert Pasho

venerdì 3 marzo 2023

Childe Harold s Pilgrimage ( George Gordon Bayron ).Shtegtimet e Çajld Harold, Kenga e ll ne Shqip( Fragment). Albert Pasho




 Ne kengen e dyte poeti kendon per udhetimin e tij ne Greqi dhe Shqiperi,deri ne Stamboll.Ne kete pjese ai pershkruan natyren me bukurite e saj te rralla,shtegtimin e heroit te tij neper Shqiperi (Haroldin) dhe pasqyron historine dhe gjendjes qe mbizotronte ne vend.Pershkruan Janinen ,Tepelenen,Prevezen natyren e bukur dhe te eger,mikpritjen dhe bujarine e bijeve te shqipes.Shqiperine e sheh si vend ku ka lindur Aleksandri i Madh dhe Skenderbeu me luftrat e tyre legjendare kunder armiqeve,dhe tashme ne udhetimin e tij e pershkruan Ali Pashe Tepelenen si pasrrdhes i denje i tyre,si nje Skenderbe i Ri modern per Shqiptaret kur citon,"Dhe Iskenderi tjeter,qe i dermoje perhere armiqte me kordhen e tij kreshnike. Bajroni e sheh Shqiperine si nene te burrave te eger,dhe shqiptaret si nje race luftetaresh kreshnike qe kishin luftuar ne te gjitha motet per liri.

Kenge e rinis,fanari t urteve
Dhe Iskanderi tjeter,qe i derrmoi
Perhere armiqt me Kordhen e tij kreshnike
Shqiperi,lejome te kethej syt e mi
Mbi ty,o nene e rrepte burrash t eger!
Kryqi po zbret,po ngrihen minaret
E zbehta henez ndrin neper lugina
Mbi pyje me selvi n agor te çdo qyteti
Agimi lind,me te po çohen brigjet
e Shqiperise se rrepte,shkemb i Sulit,
Dhe larg te Pindit çuka mjegull veshur
Te lara perrenjes te bardhe si debora
Me ngjyra mashkullore e kuqerreme.
Dhe ndersa rete nisin te shperndahen,
Spikasin tbanat e malesoreve,
Ketu bredh ujku,shqipja sqepin mpreh,
Zogj,bisha,njerez t eger zen e duken,
Stuhite rrotull tundin motin qe mbaron.
Haroldi tash e ndjehu veten vetem,
I la shendene botes se krishtere.
Po nisej per ne treve te panjohur
Shumekush e mburr,pakkush guxon ta shohe,
Pat armatosur parzemen kunder fatit,
Rrezik s kerkonte,por askujt nik i shmangej,
Vertet qe e eger skena,por e re,
Kjo udhen plot mundim ia beri t embel,
Te mos ndjente dimirin e ti dukej vere.
Nga mat i zymte shqipetar Haroldi
Kaloi gjer ne kerthize t Ilirise.
Ne pllaje e male fort te madherishem
E vise q historia s i kujton
N Atiken e permendur rralle sheh
Lugina kaq te bukura, ska Tempja
Stoli q aty s e gjen,Parnasi i dashur,
Me gjithse vend klasik i shenjteruar,
S krahasohet dot me vise qe fsheh ky bregdet.
Kaloi dhe Pindin,gjolin e Janines,
E la kryeqytetin e Vilajetit,
Dhe mori udhen per te ngjatjetuar
Prijsin e Shqiperise,urdhr i te cilit
Eshte ligj pa ligj,sepse me doren gjak
Sundon nje popull kryengrites trim,
Aty ketu ndonje fis guximtar
E kundershton,e qe nga kulle e shkembit
I akrohet e s i bindet kujt,ne mos floririt.
Te ngrysur çohen lart perpara syve,
Si amfiteater vullkanik natyre,
Se majti djadhtas,alpet e Himares,
Rrezes lenga leviz me gje te gjalle,
Blegerinje grigjat,rrjedhin prrenjte,kreshtat,
Po valaviten.Ja Aheron i zi,
Lumi q u ishte truar varreve.
O Plut,ne qofte ferri yt si ky,
Elizit mbyllja porten,shpirti nuk ma do.
Qytetet e kullla s i shemtojne viset,
Janina eshte afer ,por akoma s duket,
E fshehur mbrapabokash,sheh pak njerez,
Te rralla jane fshatrat e kasollet,
Ne ckerka dhite po gjermojne krende,
Dhe,duke rojtur grigjen e shperndare,
Bariu djalosh me gunen krahevet
Rri pshtetur mbi nje gur a shkon ne shtrofull
E pret shtergaten jeteshkurter te pushoje.
Dodone,ku eshte prozhmi yt i moçem,
Kroi profetik,orakulli divin?
Nga ç lug pergjigjej Zeusi?Asnje shenje
S ka mbetur nga faltore e Gjemimtarit?
Te gjitha vane...E ti njeri vajton
Se t u keputen shpejt vargojt e jetes?
Hesht,lolo! paske fatn e perendive
Mos dote rrosh me se mermeri e lisi
Kur kombe e gjuhe e bote i permbys grusht i vdekjes?
Dielli po perendon pertej Tomorit,
E Vjosa vjen me vale t egersuar,
Hijet e nates po mbulojne dhene.
Tek rusej me kujdes terthores thike,
Haroldi pa, si meteor ne qiell,
Xhamit e ndritura te Tepelenes.
Dhe murret e kalase permbi lume.
Sa qasej,ndjente zhurme luftetaresh
E cila shtonte flladin vajtimtar te grykes.
Kaloi kullen e heshtur te Haremit,
Nga beri i gjere i portes vuri re
Konakn e ketij prijisi te fuqishem,
Çdo gje tregon sundimin e tij te nalte,
Veziri rri ne salltanet te madh,
Teksa pallatn e tundin pregatitjet,
Ushtare,miq,hademe,skllever presin.
Sarajet brenda dhe kalaja perjashta,
Ketu duket se mblidhen njerez nga çdo ane.
Nje varg atllare te shiluar bukur,
Dhe shume lende lufte e pregatitur
Presin perposh n oborrte gjere,siper
Plot togje te çudiçme sheh ne hajat,
Rendom mbi prag te portes kercet,
Nget kalin shpejt ndonje tartar fesgjate.
Turq,grek,shqiptare,arape aty perzien
Ne lloj lloj ngjyra gjer sa zeri i mbytur
I tamburit te luftes lajmeron akshamin.
Shih t egerin shqiptar me fustanelle
E rrobat e qendisura me ar.
Armet te lara me flori,sa bukur!
Dhe maqedhonasit mandile kuq,
Deline me qylaf e jatagan,
Grekun dinak,te zine bir me cen
T Etiopise,shih pa shih dhe turkun
Mjekrosh,qe rralle begenise te flase,
Eshte zot tepr i rende e smund te jete i bute.
Perzier,po dallojne,aty disa
Veshtrojne viset rrotull e kenaqen,
Nje mysliman besnik po fal namazin,
Disa pijne duhan e disa lozin,
Ketu shqiptari ecen kryelarte,
Greku degjohet duke peshperitur.
Mbaj vesh!Ezani e tundi minarene,
Muezini thrret besniket qe te falen:
S ka zot perveç Allahut!Allahu eshte i madh!
Ne kete stine agjrimi i Ramazanit
Mbahet dite per dite me durim,
Po kur erdh ora e ngathet e iftarit
Filluan prape gostia dhe gezimi;
Çdo gje qe ne burbuje,sherbetoret
I shtruan sofrat mbushur plot e perplot
Tani çardhaku mbeti fare shkrete,
Po nga posht odave vjen zhurme e perzier
Kur robr e trima hyjne e dalin vazhdimisht.
Ne kete vend s i ndihet zeri gruas,
E mbyllur,s del dot pa çarçaf e roje,
Mesuar ne kafaz,as do te dal,
Njejt vetem ia jep trupin dhe zemeren,
Atij q e ka pranuar zot e burre,
E lumtur ne detyre amtare t embel,
Ne me te shenjten permbi gjithe ndjenjat,
Me gjin e saj e rrit femin e saj,
E nuk e le t u bindet epsheve me t ulta.
Ne qoshk te shtruar me mermer,ku kroi
Me uje rrjedhes qe nga mez i trollit
Gurgullon freski plot ande,dhe divani
I bute epshor fton mysafiret t ulen,
Rri pshtet Aliu,burre luftrash e mizor,
Po tash kur embelsia rrezet hedh
Ne ballin e nderuar t atij plaku,
Neper tiparet nuk i duken gjurmat
E kobit qe fsheh brenda dhe e njollos me turp.
Jo se kjo mjeker e bardhe e gjate e tij
S perkon me ndjenjat e rinis se zjarrte,
Moshen e mundi sevdaja,keshtu thone
Hafizi dhe Tejani,me te drejte,
Po kobet q heshtin zerin e meshires,
Dhe s bi kane hije kujt,sidomos plakut,
I kane vene damkene egersires.
Gjaku do gjak,e kush ne gjak e nis
Do mbaroje jeten came keq ne gjak.
Nder gjera krejt te ra per vesh e sy,
Ketu shtegtari i çlodhi kembet dhe
Veshtronte rrotull salltanetin,sa
Ju neverit pallati i qejfevet,
Ku madheria e ngjinjur bente palle
Larg zhurmesse qytetit.Po te kish
Me thjeshtesi,vertet do t ish i kendeshem,
Paqja s i don argetimet e genjeshtra
Gezimi tok me salltanetin nuk ka shije.
Te rrepte bijt e Shqipes!Po vetite
Nuk u mungojne,veç t ishin me t arrira,
Armiku ua pa kurrizin ndonje here?
Kush e duron si ata mundin e luftes?
Shkembinjt e tyre s janeme te patundur
Nga ata ne çast rreziku dhe nevoje:
Ç armiq per vdekje,po sa miq besnike!
Kur besa a nderi i therret te derrdhin gjakun,
Si trima turren ku t i çoj i pari tyre.
Haroldi i pa ne kulle t Ali Pashes
Tek niseshin ne lufte e ne fitore,
Pastaj i pa kur vete u ra ne dore,
Viktime e dallges s,eger n,udhe e siper,
Kur rasti i ben te liqte me te liq,
E priten ne shtepi me gjith te mirat,
Gjind me pak t eger presin ca me pak
Bashkatdhetaret do ta linin vetem
Ne zjarr,sa pake zemra i bekan balle proves!.
Kur ia perzuri sqote e madhe lunderen
Kundrejt bregdetit me shkembenj te Sulit,
Qe nate e rreth e rrotull shkretetire,
Rrezik te zbrisnin,ca me keq te prisnin,
Detaret kishin frike se mos binin
N abuz katilash,zbriten me ne fund,
Gjithmone me shpirt ne dhembe se mos valle
Ata q ,urrejne nje soj turk e frengun.
Mund t,ia fillonin punes s,moçme te kasapit.
Safrike e kot,Suliotet u dhane doren,
Neper moçale e skerka i percuall,
Me njerez nga skllevet e llustruar.
Pa lajka.Ndezen zjarr,u thane rrobat,
Pa nasqirisen llamben,mbushen pllosken,
dhe shtruan sofren,me ate qe paten,
Kesaj i thone dashuri njerezore.
T,i japesh prehje e ngushellim fatkeqit,
I meson fatbardhet e te liqt i ben te skuqen.
Qelloj qe kur gatitej te largohej
Nga kete male,çeta prej hajdutesh
U prisnin udhen njerezve,i plaçkitnin.
Me jatagan e zjarr benin rremuje,
Keshtu,pra mori pas nje toge trima,
Te regjur e te zot ta percillnin
Neper te madhin pyll t Akarnanise
Gjer pershendeti Akelon valeshkumbe
Dhe ajgjtoi matane lunit fushat etoljane.
Ku Utraki sajon brryl ne trajte unaze.
Dhe vala e lodhur vjen te ndrije e qete
Sa murme gjelberim i sukes naten
Tulatet embel permbi gjin e heshtur,
Kur nis e peshperin terig i lehte
Dh,e puth pa e rudhur faqen e limanit,
E priten Haroldin,mik e mysafir,
I ftohte nuk u nda prej pamjes s,embel
Se mblidhte shum gezim nga agor i but i Nates.
Ne zall te shtruar ndriten zjarret naten,
Darka mbaroi vjen rrotull vere e kuqe,
Dhe kush u ndodh atje pa pritur gje,
Ju muar mente fare nga kjo pamje.
Se sa pa shkuar orez e mesnates,
Percjellsit ia nisen kenges tyre,
Çdo palikar e flaku tutje shpaten
Kercyen doreperdore njeri pas tjetri,
Me kenge apo vajtim u drodhen fustanellat.
Çajld Haroldi rrij afer e shikonte
Jo i pakenaqur nga ky lloj argetimi,
Zbavitjet e pademeshme s,i urrente,
Vertet nuk qe sehir i keq qe bente,
Defrim barbar po jo dhe i pahijshem,
Flaka se ç,u ndrin faqen kur kercejne,
E derdhin trupin,syt e zes shkelqejne,
Floket e gjate u derdhen gjer te supet,
Dhe tok ia thone me te thirrur kesaj kenge:
Tamburxhi!Tamburxhi! thirrja jote ushton;
U ngjall trimave shpresen,per lufte na fton
Gjithe djemt e malsise i therret anembane
Himariotet,Iliret,Suliotet zeshkane,
E kush eshte aq trim sa Suliotet zeshkan,
Me fustane te bardhe e te zi tallagan
Ja le tufen shqiponjes e bishes e zbret
Poshte fushes me sulm si rrekeja ne det.
Te bijt e Himares qe s,falin as mikun,
Si mund ta lene te gjalle armikun?
Si s,markan dot gjak me pushkat besnike,
Ka shenj me te bukur se zemra armike?
Maqedhoni dergon bijt e tij fitimtare
Lene gjahun ne pyll ne gjak per te lare
Mandilet e kuqe t,i skuqin me shume
Ne gjakun e luftes qe rrjedh posi lume.
Kusaret e Parges i ka deti shoke;
I zene rob frengjte,i zbresin ne toke
I shpien ne burg,atje te kuptojne
Se ç,jane vargonjt e sa rende rendojne.
Te dobetit blejne,u duhen parate;
Fitoj,çdo gezim qe dua me shpate;
Prej s,emes rrembej te bijen truphedhur,
Mar nusen e re,me floket e dredhur.
E dua fytyren e bukur si lule.
Qe shpirtin ma deh me kenge e pekule,
Pa silljani liren prej odes se vet
Ekenges tja thote per vdekjen e tet.
Kujtoni Prevezen,ne dore kur shtime,
Armiqte vajtuan por ne brohorime;
Shtepira qe dogjem,e plaçke qe ndame
Zengjinet i therrem,te bukurat s,i ngame.
Ne frikem s,e njohim, s,e njohim meshiren,
Keto nuk i njeh kush lufton per Vezirin,
Qe kur leu Profeti,s,ka pare Gjysmehena,
Nje trim kaq te madh sa Ali Tepelena.
I biri Muftarit drejt Tunes po nget,
Gjauret leshverdhe ta dine ç,i pret;
Kur turren Delinjte mbi lumin me gjak,
Te gjalle Moskovit kethehen fort pak!
Silihtar! zhveshe kordhen e te Parit tone;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresen na shton;
Ju male,qe shihnisi zbresin ne zall,
Ja kethehemi fitimtar,ja nuk vijme gjalle.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

sabato 25 febbraio 2023

Femijeria dhe rinia e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho






 Eshte shkruar shume nga autore vendas dhe te huaj, historian,diplomat ,burra shteti,kronist,shkrimtar dhe etj etj.Po shkruhet dhe do te shkruhet ne te ardhmen per Ali Tepelenen,fale hapjes se arkivave dhe perhapjes masive te internetit shume historian po dhe te apasionuar autodiktak po bejne qe figura e ketij Shqiptari te madh te dal akoma me shume ne drite dhe te mare vendin e merituar ne historine tone Kombetare,te ndryshoje raportet e tij nga nje figure me dritehije e kontraditore, e mbushur me folklorizma te ndryshme shqiptare dhe orientaliste,ne ate te nje figure Kombetare.Nje vizionari madh dhe i rralle,diplomat i pajisur me nje zgjuarsi dhe intelekt te rralle deri ne limitet e gjeniut.Burre shteti,shtet formues,Gjeneral dhe Strateg i madh pajisur me trimeri dhe guxim te skajshem, kurrioz dhe inovator,riformator i drejtesise dhe ekonomise i ndryshimeve sociale, apasionur rreth te bukures dhe gjerave te rralla (koliecionist i madh) , mbeshtetes i arsimit, kultures,arteve,arkiollogjise etj.Por fatekeqesisht matrialet per femijerine dhe rinine e tij jane te pakta deri tani le te shpresojme qe ky hendek te ploteshohet me kalimin e kohes.Per te kuptuar me mire femijerine e tij dhe rinine duhet te kuptojme nga rridhte Aliu. Aliu lindi rreth viteve 1740-1750 ,djale i nje familje aristokratike(Bey) Shqiptare.Ketu duhet thene qe teoria qe origjina e Aliut ishte nga nje familie anatolike qe kish arrdhur ne Tepelene ne fillim me nje dervish me emerin Nazif,po bije poshte.Kete na e verteton Pouqueville qe ne studimet e tij thekson:Qe Ali Pashe Tepelena rrjedh nga nje familje e paster autoktone Shqiptare, para arrdheshit e tij ishin shqiptar kristane qe u konvertuan ne Islam pas invazionit te Shqiperise nga Perandoria Otomane.Po ashtu ne nje raport qe ju behet Hasburgeve ne vitin 1783 lidhur me Aliun theksohet: Ali Pasha u lind ne nje rreth aristokratik shqiptar dhe familja e tij ishte,"Familja me nobel e Toskeve te gjithe Epirit".Muçoja ose Mustafai ishte babai Mouktarit gjyshit te Aliut ka qene Muteselim i Tepelenes.Kurse Mouktar Tepeleni gjyshi i tij mori pjese ne luften kunder Korfuzit ne 1716 ne rolin e Komandantit te ketij spedicioni.Mukhtari kapet rrob nga marshalli Schullemburg qe kish pesuar humbje te medha ne ushtare ne kete lufte.Mukhtari me pas denohet pa gjyqe me varrje ne litar.Kjo ngjarje pa dyshim ka shenuar dhe ka lene gjurme ne jeten e Aliut.Muktahri ishte Bey dhe kishte prona dhe ushtare te shumte nen kontrrollin e tij.Muktari la tre djeme dy prej te cileve Saliku dhe Mahometi me gruan legjitime dhe Veliun(Babai Aliut) me i vogli me nje skllave sherbetore ne sarajet e tija.Familja ishte me e pasura ne Tepelene dhe mbajtja e rangut te Bejlereve i sillte te ardhura te medhaja te konsiderushme qe te mbante nje status te larte financiar si ato te familjeve te medha feudale te kohes. Te arrdhurat llogariteshin rreth 20mije franga ne vit.Dy djemte legjitim te Mouktarit Saliku dhe Mahometi bashkohen dhe perzene Veliun(djalin e skllaves)nga shtepia.Pasi nje kohe te gjate qe Veliu kalon jashte shtepise dhe behet vete, sepse ai ishte kurajoz,trim dhe i vendosur sa fiton force pasuri dhe eme.Ai,behet kapo i njerezve qe e ndjekin pas, kethehet ne Tepelene ne shtepine e babait, dhe merr hake kunder vellezerve,duke i djegur brenda.Pas kesaj Veliu do te sprehej:"Nuk mund te me akuzojne per hakmarrje,vellezerit e mi me kane perzene jashte shtepise,kurse une po i mbaj brenda shtepise pergjithmone.Veliu keshtu behet behet i vetmi trashgimtar dhe Beu i Tepelenes ku vendosi dhe sarajet e tija.Ne kete periudhe veliu kish dy djem dhe nje vajze me nje skllave dhe keshtu nuk kishte frike se nuk do linte trashgimtare.Por duke u bere gjithnje edhe me i fuqishem dhe i pasur kerkoj te lidhej ne martese me nje familje te pasur dhe pari te vendit.Dhe keshtu martoj Hankon vajza e Zenel Beut te Konices nje nga familjet me me ze ne Toskeri,qe kish lidhje familjare me Kurt Pashen sepse Zeneli kishte martuar vajzen e moteres te Kurt Pashes,dmth Hankua ishte mbesa e Kurtit.Veziri i Beratit qe nga ana e tij krenohej per nje lidhje familjare me Skenderbeun.Keshtu Veliu i garantoj familjes se vete jo vetem pasurine por edhe nobiltetin si pari e vendit.Me Hankon lindi Aliun dhe Shanishane.Aliu qe ne femijerine e tij , paraqitej si nje femije i hedhur i shkathet dhe shume guximtar,nje gje e rralle kjo per moshataret e tij te te njejtit rang social qe ishin mendjemedhenj nga natura dhe jo te guximshem per edokaten qe kishin mare.Perkundrazi Aliu qe femije kalonte kohen ne malet e lugines se Vjoses Shendellise dhe Golikut,ngjitej e i zbriste argetohej si femije,duke perballuar çdo rrezik qe i dilte perpare vetem.Kafshet e egera, kohen e keqe,errerat e grykes se Tepelenes,ai çlironte energji jete nga çdo qelize e tije.Ishte pikerishte kjo madheshtia e natyres ,qe e rriti ,e mesoje ate te sfidonte rrezikun, te nenshtronte te pamunduren,ti jepte sensin e madheshtise dhe vetbesimin ne vetvete.Me kot e kishte Veiu qe mundohej te qetesonte karakterin e lire dhe te eger te Aliut,asgje nuk i dha dobi ne kete perpjekje te tij.Kur Veliu e mbyllte brenda Aliu per ndeshkim Aliu aratisej,kur e kercenonte Aliun e vogel bente shiku bindej nga fika e babait dhe premtonte çdo gje,ma vetem per sy e faqe se ne rastin me te pare thyente fjalen e dhene.Edhe pse Veliu kish ngarkuar nje kujdestar te posaçem per Aliun qe perveç mesimeve dhe e edukonte ne formimin e tij,por dhe kete Aliu e mashtronte me lloj lloj dredhie,vetem e vetem qe ti jepte hapsire karakterit te tij mosbindes dhe te lire.Edukimi i Aliut u be si gjithe femijet e Bejlereve te kohes deri sa Veliu qe gjalle Aliu mori mesime ne shtepi nga tutor te veçante.Vetem pas vdekjes se babait Veliut qe do te shenonte nje kthese ne jeten e Aliut dhe ne karakterin e tij.Marja persiper e edukimit te tij nga nena qe per Aliun do kethej ne nje idhull do te shenonte adolishencen e tij.Hankua hoqi rrobat e gruas dhe u kethye ne nje amazon te vertete,burrneshe ku i vurri shpatullat familjes dhe rritjen e Aliut dhe Shanishase.Aliu do te behej me i ndergjegjeshem per rolin e tij ne familje,me i bindur ndaj Hankos,me racional dhe me luftarak.Ne saj te Hankos si thoshte Aliu do te linde dy here nje here Burre dhe nje here Vezir.Nga na fizike ne kete periudhe Aliu qe i zhderdhjellte i shkathet,me nje trup te formuar mire fizikisht,zotrues ecelent i arteve te luftes.Kur e zuri rrob Kurt Pasha dhe i fali jeten Aliu ishte vetem 20 vjeç dhe do te paraqitej para tij,pasi ky kish ekzekutuar gjithe shoket e Aliut dhe kete e kish lene te fundit.Aliu me nje trup te zhdervjellte e i skathet,me floke te gjate biond dhe sy boje qielli,plot skelqim qe pasqyronin nje shpirt te padominushem,me lekure te bardhe te shkelqyeshme, dhe lidhja familjare me Hankon do ta benin per vete Kurt Pashen qe ti falte jeten dhe ta mbante ne oborrin e vet.Edhe pse ne te kaluaren Aliu e kishte mashtruar ate duke i mare shperblimin qe kishte dhene per vrasjen e Aliut ,ku Aliu kish derguar me njerzit e tij tek Kurti veshjen e tij te gjakosur me gjak dashi sikur Aliun e kishin vrare.Aliu ne kete periudhe hyri ne sherbim te Kurt Pashes duke mar me vete disa te besuar te tij.Thuhet qe ne kete periudhe ishte nje\nga me te pameshmit ne vend,me nje trup te beshem dhe te forte formuar nga jeta e tij e mepareshme e mbushur me dyluftime dhe lufte.Pre kete udhetari suedez Biornstahl dmth vitin 1770 ndodhej ne Trikalle,do te lere kete deshmi;"Nje kapo shqiptar i quhajtur Ali Bey kishte mar Trikallen me lufte bashke me njerezit e tij,dhe e pershkruan Aliun nje te ri te fuqishem te pasur dhe me shume emer ne mes te Shqiptareve.    Meritat dhe zotesia e Aliut u vune re nga oborri i Beratit te Kurt Pashes por keto bashke me talentin dhe ambicjen e tij do te sillnin edhe prokupimin dhe alarmin per oborrin e Kurtit.Bashkepuntoret e afermet te Kurt Pashes ne kete pike i keshilluan atij ne menyre te veçante qe ose ti jepte vajzen e tij Meriemin si garanci,kjo perkonte edhe me deshiren e vet Aliut,ose ta sakrifikonte Aliun edhe pse ky kishte gjithe keto dhynti e talente.Port Kurt Pasha nuk pranoj tja jepte vajzen Aliut por preferoj Ibrahim Pashen e Vlores.Njerezit e Aliut ne oborrin e Kurt Pashes e iformuan ate per rrezikun qe i kanosej,prandaj Aliu me njerezit e tij te besuar u largua nga Berati dhe pasi kajoj malet e Pindit qendroi disa kohe ne Thesali.Kjo ngjarje do ta shenonte forte Aliun edhe ne te ardhmen per pozicionin e tij kundrejt Kurt Pashes dhe dhendrit te tij Ibrahim Pashes.Por kjo nuk do te ishte e vetmja qe do te shenonte jeten e Aliut.Ka disa ndodhi te tjera qe do shenojne karakterin dhe rinine e Aliut.Pa dyshim vrasja e gjyshit te tij Mukhtarit ne Korfuz,ose ajo qe eshte pa dyshim dhe me e madhja dhe traumatike eshte keq trajtimi i nenes dhe moteres nga paria e Hormoves dhe Kardhiqit,edhe vdekja e babait ne moshe te re duke e lene te vogel vetem 13 vjeç do shenoje te e ardhmen etij.Takimi me dervishin Maroken dhe profecia e tij,Unaza qe i dhuroj qe nje dite do ta bente Vezir. Profecia e San Kozmait, qe do shkonte ne Stamboll por me mjeker te kuqe,do te rrisnin dhe forconin karakterin dhe vetebesimin e Aliut.Ne moshen 14 vjeç Aliu organizon aktivitetet e tij te para ne krye te njerezve te Veliut dhe me pas te Hankos.Ne dore mbante gjithmone nje shpate,ka pasur gjithmone sukses ne aksionet etij,ka qene nje kalores i shkelqyer,zoteronte artin e luftes ne prefeksion,ka deshmuar gjithmone energji te pashterushme, kembekules,i ashper dhe i pameshirshem.




Free Blogger Albert Pasho


Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.

Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...