Henry Holland i cili ka vizituar Shqiperine per dy here ne vitin 1812 dhe 1813,me mision diplomatik nga Londra ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes.Mjek primar ne spitalin qendror te Marines te Mbreterise te Bashkuar ne Malte,perveç ketij fuksioni diplomatik kishte dhe ate te kujdesej per shendetin e Ali Pashe Tepelenes.Ne librin e tij "Udhetime ne ishujt Joniane ne Shqiperi ne vitet 1812-1813" botuar ne Londer 1819,na dhuron pershkrime te hollesishme mbi Shqiperine qe sundohej nga Ali Pashe Tepelena,per vendetnjerzit dhe zakonet e asaj periudhe. Ja çfare shkruan dhe si e pershkruan mjeku 24 vjeçar Tepelenen e asaj kohe te cilin ai e cileson kete qytet si "Pejsazh te fisme". : Tatepjete vendit te Karamuratasve,lumi Vjose shkon nepermjet Permetit,i cili eshte nje qytet me shtateqind shtepi.Ky lum duke rrjedhur permes grykes se Kelcyres,bashkohet me lumin e Gjirokasteres (Drinon), tamam permbi Tepelene.Tepelena eshte vendi qe ka lindur Ali Pashen,shtrihet ne buzen e majte te Vjoses,mbi nje lartesi ku pejsazhi nga ketu eshte madheshtore,formuar kjo nga bashkimi i lumit te Bençes me Vjosen.Sarajet e medha te Vezirit ,pothuajse aqe te medhaja sa dhe ato qe ka Aliu ne Janine,jane ngrehur mbi anen e nje shkembi te vajisur permbi ujerat e Vjoses.Prane sarajeve eshte nje xhami e madhe,dhe me poshte jane mbetjet e nje ure e prishur prej vershimeve te keqia te Vjoses ne dimer.Kjo ure eshte grehmisur dy-tri here,sido qe Veziri eshte perpjekur disa here qe ta ndertoje te shendoshe e te rrojteshme,kjo ka ndodhur ne vitin 1812.Kur u ketheva ne Janine Ali Pasha kerkoi mendimin tim per punen e ures.I thashe pergjithesisht qe mua me dukej se ai nxitohej teper ne permbarimin e te gjithe punerave te kesaj natyre.i propozova qe nje ure varkash do te ishte shume me e pershtaturper atje.Aliu tha qe kjo gjei pat rene ne ment qe me perpara,po qe atij i pelqente te ngrehnje ndonje ure-monumentale te rrojteshme ne vendin ku pat lindur.Tha se edhe nje tjeter Europian,inxhinier i pat thene atij se ish e pamundeshme te ndertohej atje nje ure e atille,po qe megjitheate,ai e kish merak jashtemase qe te behej dhe ti rezistonte goditjeve te forta.Henry Holland po ashtu gjate kesaj vizite na le nje deshmi te vyer edhe per Isuf Arapin vellain e madh te Aliut,qe Veliu e kish patur me nje konkubine te haremit te tij nga Etiopia.Komanda e Tepelenes i ishte besuar Isuf Arapit,vellait dhe njeriut me te besuar te Ali Pashes.Isufi ishte plakur shume,i kishte arritur te nentedhjetat,por mosha nuk ja kishte paksuar forcat dhe ashpersine.Une e gjeta Isufin ne nje dhome te vogel te rrethuar nga njerzit me besnike te gardes se tij.Ishte veshur shume bukur.Me kalimin e viteve,vijat e fytyres te tij vazhdonin te shprehin dhune dhe seriozitet.Fytyra i ishte nxirre dhe me teper se e nje skllavi abisinas.
lunedì 18 settembre 2023
Tepelena e Ali Pashes ne kujtimet e Henry Holland 1812. Albert Pasho

Jusuf Arapi ( Isufi ) vellai i madh i Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
martedì 5 settembre 2023
Ali Tepelenlis, Spyridon Ventouras,Preveze-1818. Albert Pasho
Ne te gjitha pikturat qe i jane kushtuar Ali Pashes,vetem dy jane reale deri tani, qe e paraqesin ate si ka qene ne kohe reale,Aliun e vertete, ku Aliu vete ka pozuar per piktoret. Ato jane piktura me titull:" Ali Pasha of Janina huntingon Lake Butrinto ", e piktorit francez Louis Dupre e vitit 1819 Mars, ku Aliu ka pozuar nga nje largesi rreth 20-30 metra, gjate gjuetise ne liqen,dhe tjetra ajo e piktorit anglez Joseph Cartwright, po e vitit 1819 ku Aliu ka pozuar nga afer.Te gjitha punimet e tjera jane krijimtari artistike te autoreve te ndryshem qe i jane kushtuar Aliut.Po ka dhe nje potret tjeter qe tregon Aliun ne moshe me te re nga keto piktura. Kjo pikture eshte me titull:" Ali Tepelenlis " e piktorit grek Spyridon Ventouras ku Aliu ka pozuar ne Preveze ne kohe reale per kete pikture ne vitin 1818.Por ka te dhena qe kjo pikture te mos jete e vertete dhe i eshte kushtuar Aliut.Kjo pikture eshte vene ne shitje(asta)ne Londer ne vitin 1985 me titullin; "Nje osman ne Stambooll",por ne vitin 2001,po kjo pikture eshte vene perseri ne shitje me titullin "Ali Pasha" si veper e piktorit Spyros Ventouras 1818 ne Athine,dhe aty eshte zbuluar qe nuk eshte autentike?.Ka dhe nje pikture tjeter qe vete Aliu kishte udheruar ti behej se do tja dhuronte mbretit te Anglise GeorgeIV ngjitur nr fron me 29 Janae 1820,pas vdekjes se babait te tij George III.Ne kete pikture Aliu na paraqitet duke mbajtur nje leter ne dore mezhas per mbretin e Anglise.
Salloni i takimit te Ali Pashe Tepelenes dhe Lord Bayronit,ne sarajet e Aliut ne Tepelene. Albert Pasho
Lord Bayroni tregon viziten ne Tepelene. Te nesermet visitova Ali Pashane.Ky qe veshur me uniforme zyrtare, prej gjenerali, ngjeshur rreth mesit nje shpate te bukur etj.. Veziri me priti ne nje dhome shume te bukur,te shtruar me mermer, ne mes te ciles rridhte nje shatervan.Dhoma qe e stolisur me divane te shtruara me mendafsh.Po ashtu edhe Sir Henry Holland ne kujtimet e tij shkruan per sarajet e Aliut ne Tepelene.Pallati i sarajeve eshte nje nga pallatet me romantike e te mrekullushme qe mund te imagjinohen.Ne keto tabllo dhe kjo skice, tregon pikerisht ku u be takimi i Bayronit me Pashain.
Dasem,tradita e Jugut te Shqiperise,diku afer Tepelenes 1940. Albert Pasho
Keto foto jane te fotografit italian Giuseppe Massini,lindur ne Rimini 1901, i cili ka filluar studimet ne vitin 1920 ne Unversitetin e Bolonjes.Ne vitin 1940 gjate pushtimit fashist te Shqiperise,ka lene shume fotografi per kete periudhe.Edhe per zonen tone Tepelenen, nje pasuri e vertete etnografike,deshmi e zakoneve, veshjeve,jetes te perditeshme.Ketu kemi krushqit qe kane mar nusen dhe po e çojne ne shtepi.
Albert Pasho
Mbajtesi i vules te Ali Pashe Tepelenes.( Il custode del sigillo di Ali Pashe Tepelena-Ioannina ). Albert Pasho
Ky eshte mbajtesi dhe mbrojtesi i vules zyrtare ne oborrin e Aliut.Ka dy versione qe kush eshte realmente ky person ne pikturen e Louis Duprese me titull "Il custode del sigllo di Ali Pasha"(Mbajtesi dhe ruajtesi i vules se Ali Pasha).Versioni i pare mund te jete qe ky quhet Athanasios Liridokis ( 1788-1868 ). Ne moshe te re u kap rrob dhe u dergua ne Janine ne oborrin e Vezirit,prane xhaxhait te tije Anagnostis Liridokis qe ishte njekoheshiste administrator i pronave te Aliut. Ne fillim u shqua ne fushen e letrave dhe me vone u be sekretar dhe mbajtesi i vules te shtetit te Ali Pashe Tepelenes.Por ka dhe nje version tjeter qe lidhet me kete pikture,ky mund te jete Ago Vasjari,nje nga besniket e Aliut,nga Vasjari i Tepelenes.Ose siç njihet gjere ne histografine e Revolucionit Grek 1821 Ago Vsjari.Ky perveç mbajtes dhe ruajtes i vules se Ali Pashes ka qene dhe njeri nga gjeneralet me te sukseshem dhe besnik te tij.Kete version e forcon fakti se po te shikojme me vemendje pikturen e Louis Dupres "Ali Pasha of Janina huntingon Lake Butrinto" e bere ne mars te vitit 1819,e cila eshte nje pikture autentike e Aliut,e pikturuar ne kohe reale.Duket fare mire qe personi ne fund te barkes me pushke ne dore te mbeshtetur dhe mbajtur lart, eshte indentik me kete ne tabllo.Dihet qe Aliu shoqerohej nga njerezit me besnik dhe te aferm te tij.Prandaj mendoj qe ky eshte Ago Vasjari,si nga me te besuarit te Aliut.
sabato 2 settembre 2023
Leter kembimet e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
Ne kohet moderne,ne eren e digitalizimit,digitalizimi arkivave kjo metode e instrument po ndikon shume historianet ne shkruarjen e historise,ne studimet e tyre kjo metode e re jep parashikime,pyetje e rezultate ne histori.Behet fjale per digitalizimin e archivit te Ali Pashe Tepelenes nje projekt i historianeve turk ne kete drejtim, bashkon metodat klasike e te reja, dhe jep ndryshimet ekonomike,politike e ifrastrukturale te Epirit gjate sundimit te Ali Pashe Tepelenes.Ky grup historianes ne kete projekt ka shfrytezuar nje burime te gjere arkivash,nga ata rajonal ate te Ali Pashes dhe atij imperial,nga burime historike e te reja moderne,ne te jane perfshire raporte midis; Ali Pashe dhe familjareve,fuksionareve te administrates se tij ato ekonomike,ushtarake,bashkepuntore,komunitetet fshatare e qytetare ne bregdet dhe malesise me udheheqesit e tyre,bashkpunimi tregtar detar rajonal, Imperet dhe Imperet e rinj,komunita myslimane sufi,Patriakana greko ortodokse,manasteret,inxhinieret ushtarak,mjeket dhe shkenctaret,fuksionaret e imperial qe prezantojne qenderen Imperiale dhe haremet Imperiale,misionet diplomatike te fuqive te huaja.Kjo llojshmeri e gjere burimesh na jep ne menyre te ndryshme ate qe ishte paraqitur me pare.Nje nga shtyllat kryesore te ketij projekti eshte arkivi rajonal i Ali Pashe Tepelenes (1747-1821),perfshire ketu,letra,peticione,dokumenta ekonomike,memoradiume e deklarime kolektive.Keto dokumenta shkruajtur ne gjuhe te ndryshme(turke,greco,shqiptare,franceze,gjermane,italiane,ingleze) hedhin drite mbi rjetin e pushtetit dhe zhvillimin e tij ne Epirin e drejtuar nga Ali Tepelena.Ky software qe ka perdorur ky grup pune historianesh ,deshmone se çfare ishte perveç leterkembimit te thjeshte e direkt te personazheve historike te periudhes,dhe po ashtu ve ne dukje rolin e personazheve historike te kohes,te cilet ose te mohuar me pare,ose te panjohur sepse nuk ishin te fameshen.Ne figuren e meposhtme rezultat i ketij studime do te shihni e zbuloni rrjetin e bashkepuntoreve te Aliut,shume nga te cilet te panjohur me pare,qe ndihmon historianet ne studimin e figures se Ali Pashe Tepelenes si nje nga figurat me madhore te historise tone Kombetare dhe ti jap vendin e duhur dhe te merituar.
giovedì 13 luglio 2023
Edinburgh Magazine, JANURY-JUNE 1838. Metternich per Ali Pasha Tepelena. Albert Pasho
Te shumta qene perpjekjet e Aliut per juridiksionin e shtetit te tij te pavarur.Ato qene te shumta ne kancelerit Europiane,qe ne fillim te sundimit te tij deri ne vdekje.Ato e kane fillimin qe ne vitin 1791 traktatin me Ruset , Francezet, Anglezet me Vatikanin dhe misionet Masone te kohes. Per nje nga keto perpjekje te Aliut,gazeta prestixhose e kohes Endiburgh Magazine,ne botimin e saj te vitit 1838 ne muajn Prill do ti kushtoi vemendje njeres prej ketyre nismave te Aliut pikerisht ate me Princin Metternich, diplomatiko da una familja ilustre, Ministro i Jashtem i Impero Austriako, nje nga protoganistet kryesore te Kongresit te Vjenes 1815 Europa pas Napolonit.Ja çfare shkruan kjo gazete :
sabato 8 luglio 2023
Dhuratat qe shkembyen Ali Pashe Tepelena dhe Lord Byroni ne Tepelene 1809. Albert Pasho
giovedì 6 luglio 2023
Flota detare e Ali Pasha Tepelenes dhe politika e tij per Ishujt e Jonit. Albert Pasho
Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.
Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revolu...
-
Gjithe jeten e tij Ali Pasha ja kushtoj ngritjes dhe pavarsise te shtetit te tij,padyshim ky shtet do te ishte Shqiptar .Per kete ai te g...
-
Leter autografige e nenshkruar dhe vulosur nga Valiu i Edirne Ismail Rahmi Pasha ,drejtuar familjes se famshme me origjine nga Krimea Haci G...