Powered By Blogger

sabato 29 ottobre 2022

Beteja e Nikopolit(Preveza),Ali Pasha Tepelena dhe triumfi i tij ndaj francezeve. Albert Pasho

Beteja e Nikopolit ( Preveze ), 12 Tetor 1798


Traktati i paqes i Kampo Formio midis Venedikut dhe Frances ne 1797 qe kaloi te 7 ishujt Jonian dhe territoret bregdetare te Epirit, qytetet e Prevezes, te Parges ,Butrintit dhe Vonices qe ishin ne duart e venecianeve deri ne kete moment,kaluan ne zoterimin e francezeve te Napolon Bonaparte.Mbrritja e trupave francese te komanduara nga gjenerali La Salset,qe ishin rreth 440 ushtare u priten me entuziazem nga banoret vendas,kjo per arsyen e vetme qe pas nje politike financiare e administrative shternguse qe kishin bere venecianet,ata shikonin tek francezet shpresen per nje te ardhme me te mire e pare kjo edhe nen efektin e ideve te reja te iluminizmit francez. Ali Pasha edhe se deri ne kete moment kish mbajtur nje pozicion te ekulibruar midis fuqive te medhaja,kishte filluar me francen e Napolonit nje politike afrimi dhe kortezie per te ruajtur interesat e tija,dhe njekohesisht po shikonte edhe rrezikun e mundeshem per territoret e tija me fqinjet e rinj francez,ky rrezik ledhej me ate qe i kufizonin daljen ne det dhe mundesine e nje tregtie te lire ne gjithe mesdheun. Preveza ishte nje qender e madhe tregtie me kishte nje port detar qe Aliu donte dhe shpresonte ta kethente ne portin e tij ku te vendoste floten e tij detare,si ushtarake,tregtare dhe civile.Traktati i 9 Shtatorit 1798 qe do te nenshkruaj aleancen e re midis Perandorise Osmane,Anglise dhe Rusise te cilat do ti shpallin lufte Frances do te ndryshoje edhe raportet midis Aliut dhe francezeve ne kete periudhe,ndikuar kjo edhe nga humbje e francezeve ne betejen e Nilit te Aboukirit te mposhtur nga flota Angeze e Admirat Nelson,ne 1 Gusht 1798.Ky ishte momenti i duhur per Aliun per tju kundervene planeve te francezeve,dhe te luftoj per interesat e tija, keshtu Aliu mori me lufte qytet bregdetare te Butrintit,Igumenices dhe Vonicen nga francezet.Pas nje ndodhie kur njera nga anijet e Aliut u bllokua ne Gjirin e Ambrakise ne Gusht te 1798 nga flota franceze,eshte shkaku qe Aliu te dal hapur kunder francezeve.Me daten 7 Tetor 1789 Ali Paha i dergon nje leter komandantit te divizionit francez te Korfuzit,ku i deklaronte se do te mbante peng gjeneralin Roze dhe nuk do tju kethente miqesine francezeve ne qofse nuk do te paguhej per furnizimet qe ju kish dhene atyre, duke shtuar ne kete leter qe ti jepej edhe Preveza,Vonica,ishulli i Santa Maura si dhe e drejta e peshkimit ne Butrint.Gjenerali francez Roze, lindur ne Patra,qe mbahej peng nga Aliu,ndodhej ne Janine me urdher te Napoleonit per te nxitur Ali Pashen te hynte ne revolte kunder Sulltanit.Ne 12 Tetor 1798 ne darke Aliu bashke me dy djemte e tij,Mukhtarin dhe Veliun,ne krye te trupave te tij te kalorsise dhe kembesorise u shfaq ne kodrat e Nikopolit.Ushtria e Aliut ishte e perbere nga 4.000 kembesor dhe 3.000 kalores,te dhenat franceze flasin per 15 mije ushtare, te komanduar nga kater komandante nen vartesine e komandes te Ali Pashes,ata ishin djali tij Muktar Pasha,Beqir Age Xhogadhuri,kapitan Janaqi dhe Agai i Margaritit Hasan Çapari. Francezet komandoheshin nga gjenerali Salset,nen komandant kapiteni i xheniereve De Riçmond mjeshter i fortifikimeve dhe altilerise francese.Gjenerali Salset komandonte 440 ushtare franceze.Keto forca perbenin dy brigada, ajo e 79° komanduar nga Paul Buche dhe ajo e 6° komanduar nga Zhan Hotte si dhe nga nje kompani altilerie ajo e 7° komanduar nga Fau.Keto forca do te kompletoheshin edhe nga forca lokale vullnetare te sulioteve 60 vete dhe te prevezianeve 200 vete te komanduara nga Kalogjero Kristaqi dhe Pano Çarlaba.Francezet vijen e pare te frontit e vendosen ne ngushticen e ngushte tokesore midis detit Jon dhe gjirit te Ambrakise afer Nikoploilt.Kjo vije fronti u fortifikua me llogore nen komanden e kapitenit te xheniereve De Riçmond,ne kete vije fronti kishte dy fortifikime qe perbenin berthamen e altilerise francese me pese topa te ndara ne keto dy fortifikime,me nje rreze veprimi prej 360 metra.Ndersa ne Preveze gjenerali Salset do te lere kapitenin Zhan Mari Tissot me 100 franceze.Ne mengjezin e 13 Tetorit Muktari jep sinjalin e luftes dhe hidhet ne beteje ne krye te 500 kaloresve shqiptar ne veri te linjes te fortifikuar francese .Francezet u munduan te mbrohen por shume shpejt u pa qe ishte e pamundur nje rezistence e tille,para forces te ushtrise te Aliut.Aliu ne fillim kish asgjesuar artilierine e francezeve me artilerine e tij,pastaj kish hedhur ne sulm kalorsine dhe kembesorine,pas luftimes te ashpra, suliotet pas nje rezistence fillestare kishin lene fushen e betejes,dhe ishin terhequr ne vendbanimet e tyre per tu mbrojtur,rezervistet nga Preveza dezertuan dhe u hodhen ne anen e Aliut.Thyerja e vijes te frontit nga ushtria e Aliut edhe pse francezet pas nje rezistence te forte pesuan nje humbje te thelle.Ushtria e Aliut pas kesaj u drejtua drejt Prevezes qe mbrohej nen komanden e kapiten Tissot,e cila do te bjere nen fuqine e Aliut.Ne kete beteje te Nikopolit perveç te vrareve francez u kapen rrobe, 8 oficer midis tyre gjenerali Salset,adjudant gjeneral Roze,De Richmont,Tissot, dhe disa te tjere,si dhe 147 ushtar francez. Aliu do ti demostronte si trofe lufte keta duke i bere te parakalonin ne Janines si humbes,dhe pas kesaj i dergoje ne Costandinopoje.Kjo fitore e Ali Pashes kunder francezeve do ti jepte te drejten te merte pjese ne rrethimin per marjen e Korfuzit nga flota ruso-turke te drejtuar nga admiralet,ai Rus Ushakov dhe ai turk Kadri Bey,me kete perpjekje Aliu mendonte te merte nje nga ishujt e ne kete rast Korfuzin,nje aspirate qe e ndoqi gjta gjithe jetes se tij. Fitorja e Aliut qe triumfale dhe pati jehone jo vetem ne perandorine Otomane po edhe ne Europe.Ne menyre te veçante ne France ku shokoi opinionin e gjere publik,artistet e kohes e rafiguruan ne pikturat e tyre,po ashtu kronistet e kohes,arti u perdor si nje mjet komunikimi.Per 100 vjet rrjesht prodhuesi i çokollates dhe biskotave francese "Poulain" ka pasur si kopertine(publiçitare) pikerisht betejen e fameshme te Nicopolit.Ne fotot e meposhtme paraqitet:

1-Beteja e Nikopolit 1798, e autorit Felician Myrbach.






2-Kopertina e çokollates "Poulain".



Ilustrime te tjera per kete beteje




















Free Blogger Albert Pasho

domenica 23 ottobre 2022

Ushtria dhe flota detare e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho




Zhvillimi i madh ekonomik dhe fuqizimi i shtetit te Aliut, si nje nga pashalleqet me te pasura dhe te fuqishme ne gjithe perandorine Otomane, i mundesuan atij ngritjen dhe fuqizimin e ushtrise te tij si nga me elitaret e kohes.Ja çfare i shkruan Aliu ne leteren qe i dergon Napolonit ne 1 Qershor 1797 per ushtrine e tij:"Une jam nje burre lufte si ju, dhe ne fakt kjo ngjashmeri ne mes nesh,eshte garanci e sigurte per kete miqesi.Ushtria ime eshte maja e ushtrise te Sulltanit dhe ajo me eshte besnike vetem mua".Ushtria e tij i garantoj atij ti jepte fund mbreterise se anarkise me "grusht te hekurt" dhe vendosjes se sigurise dhe rregullit,hapjes se udhes drejt civilizimit.Ne veperen etij " Storia della Revolzione Greca" Karl Mendelson Barthold(1838-1897) do te shprehet: "Pa ashpersine e tij nuk do qe e mundur zhdukja e banditizmit dhe vendosja e rregullit.Ali Pasha nderpret mesjeten dhe feudalizmit dhe hap rruge drejt civilizimit".Aliu i dha fund pushtetit te pavarur te bejlereve lokal, siguruar kjo ne mes trashgimise familjare.Autori pyet:A do te ishte e mundur kjo me metoda paqesore e te sjellshme?,vetem me force shqiptaret mund te pranonin avantazhet e civilizimit.Per Shqiperine dhe Greqine ky sundimtar i iluminuar do te ndermjetesoj tranzicionin  te ketyre vendeve nga mesjeta e erret ne kohet e reja.Ne rradhe te pare vet Aliu qe nje ushtark dhe strateg i madh, trim dhe guximtar deri ne ekstrem te skajshem,perdorues dhe zbatues ekselent i artit te luftes,qe ne fimijrine e hershe ai prefeksionoj artin e luftes.Ai vete personifikohej me Pirron e Epirit,Bajroni do ta quante Pirrua i Ri,bashkohoret e tij do ta quanin Bonaparti muslimn,ai do te ecte si tigri ne krah te luanit ne rrugetimin e tij.Ushtri a etij mori pjese ne shume luftra.Keshtu ai mori pjese ne luften Turko-Ruse 1787-1792,ne luften Turko-Austriake 1788-1791,ne vitin 1797-1798 i thirrur nga Sulltani shtypi revolten e Osman Pasvandolit.Ne 1798 kunder Franceseve per ex kolonite e Venetikut rene ne duart e Franceseve pas traktatit te Kapo Forminos ku ze rrob komandantin francez te Korfuzit generalin Nikolas Roze,po ashtu ne kete vit ne betejen e Prevezes(Nicopoli) kunder generalit Jacques Bernardin Colaud de La Scalette dhe gjithmone del fitimtar.Pa llogarritur ketu luftrat brenda shtetit te tij me feudalet lokal e kunder Bushatllinjeve. Ushtria e Ali Pashe Tepelenes do te perfaqesonte ne menyren me besnike perberjen e shtetit te tij shume etnik por me shumice shqiptare.Berthama dhe shtylla kurrizore e ushtrise ishte shqiptare ishte pjesa me besnike kundrejt tij,por kishte dhe te etnive te tjera,grek,vlleh,tartar(kavaleria),turq etj.Po si ishte strukturuar ajo,sa ishte ne numer,llogjistika e saj etj.Ne krye te saj qe Keshilli Suprem i Luftes i perbere nga bashkepuntoret me te ngushte te Aliut. ketu merej çdo vendim,dhe ne krye te saj pa dyshim qe Aliu.Keshilli Suprem i Luftes qe i perbere nga;Mukhtar Pasha,Veli Pasha,Celaledin Bey,Abdullah Pashe Taushani,Halil Patrona,Omer Vrioni,Meço Bono,Ago Myhyrdari,Thanas Vaja,Veli Gega e Tahir Abazi.Sipas Ibrahim Manzur nje katolik konvertuar ne musliman,qe sherbeu per nje kohe te gjate tek Aliu, qe eshte dhe nje nga burrimet me te besushme thote qe ajo arrinte deri ne 8-10 mije ushtar, qe ne kohe lufte dyfishonte numrin e saj deri ne 16-20 mije,por Holland thote qe ajo arrinte deri ne 30 mije vete,ka autore te tjer qe e çojnne deri ne 50mije.Te gjithe me pagese dhe pagesa behej ne menyre rregullt.Ushtria perbehej nga 4 trupa kryesor:Kembesoria(Asqeret) e gjithe shqiptare kryesisht nga krahinat e çamerise,laberise dhe toskeria.Mjafte te afte per lufte te ashper dhe trima,besnike.Uniforma e tyre ishin pantallona te gjera me jelek dhe qeleshe.Tjeter ishin truproja e Aliut(Tsciarkatsci) per tu bere pjese i ketij formacioni,jo çdo njeri mund te behej pjese.Per tu bere pjese e kesaj trupe duhet te kishje nje te kaluar luftarake kryeshist klefte e komit,(kaçak ),Kjo trup ishte elitare, mjaft e pregatitur,trima guximtar te skajshem,shume prej tyre bashkeluftetar te Aliut.Keta shoqeronin Aliun ne daljet e tij ne publik,shume autoritare dhe te frikshem per popullsine,ishin besnik te Aliut.Veshjen e tyre Bajroni e pershkruan keshtu:fustanelle,kemishe me menge te gjata,jelek e xhakate  te velutuar me lidhese ari,siper nje mantel punuar ne ar,me pistola e thika te lara me argjent.Floket e tyre qene te qethur perpara dhe anash dhe te lene te gjate pas.Ne krye te tyre qe leklioti Thanas Vaja krahu i djadhte i Aliut besniku deri ne vdekje e pertej saj.Pastaj qene verioret (Geget),ishin Mirditor,Kuksian,Dibran.Keta sherbenin si kalores po ishin dhe kembesor,mjaft trima,te ashper,besnik,luftarak,udhehiqeshin nga kanuni i tyre si moral.Kishin komandantin e tyre Hysen Bey qe ishte ne krye si te katolikeve Mirditoreve po ashtu edhe te muslimaneve nga kuksi dibra vete keta kishin komandantet  nga vendi nga vinin.Keta si veshje kishin  te tyret karakteristke, por katoliket nga muslimanet dalloheshin nga ngjyra e mantelit qe mbanin,per katoliket ishte  ngjyre e zeze, kurse per muslimanet e kuqe o e gjelber.Tsciohadari ishin nje trup special e cila nuk merrte pjese ne luftime,por kish per detyre te mbronte pronat,objektet e ndryshme te shtetit te merrnin pjese ne ekzekutimin e vendimeve administrative si konfiskime pronash,mallrash e operacione financiare.Perveç ketyre kishte dhe trupa te rregullta te standarteve Evoropiane per te cilat kish shpenezuar  shume si ne para po ashtu dhe ne risorsa njerezore me specialist ushtarak te huaj nga Franca,Anglia e Italia.Nje batalion kembesorie me 700 ushtar,nje brigate me kalores per sulm, Nje brigade altilerie .Aliu ishte nje i pasionuar rredh altilierise,ne vitin 1815 kishte rreth 200 topa ,keta ishin modern te furnizuar nga francezet dhe inglezet dhe nje pjese e zene ne lufte nga ruset.Aliu kish ne Janine nje shkolle artilerie me oficer te huaj europian po ashtu edhe nje punishte armesh.Nje batalion xhenio e perbere vetem nga te huaj,dhe trupa te nderhyrjes te shpejte ne operacione speciale.Gjithe jeten e tij Aliu luftoi te merrte te pakten nje ishull ne bregdet e Jonit ne menyre qe te garantonte tregti te lire per veten e tij me gjithe Mesdheun dhe per kete qellim kishte ngrritur dhe floten e tij detare luftarake me 16 anije ne Preveze, kjo e komanduar nga Veliu.Ali Pashe Tepelena deshironte nje ushtri moderne,e cila do te stervitej nga ushtarak Europiane.Ai mori asistence nga Franca deri ne vitin 1808,me pas nga Angezet dhe ne fund nga Italianet.Kjo behej edhe me e domosdoshme per bazen logjikishte te tij dmth Keshtjellat  dhe gjithe rrjetin e tij fortifikus mbrojtes,dhe ne fakt Aliu i konsultoi keta.Ata ne rradhe te pare ishin ushtaraket francez qe ishin zene rrober ne anijen" Madona e Montenegros " ne vitin 1789-1799 qe po ketheheshin ne France gjate fushates te Egjiptit te Napolonit,nga pirate libanez dhe te shitur tek Aliu.Ata ishin dy gjeneral te Napolonit,Poitevin dhe Beauvais,koloneli i altilerise Charbonnel(qe dha mesime ne shkollen e altilerise dhe u emerua komandant i altilerise,po ashtu ishte dhe keshilltari i afert i Aliut per artilerine),Komosari i Pergjithshem i luftes Fornier,oficer te marines luftarake Francese, Joye e Bouvier dhe Mathieus.,po ashtu dhe Pouqueville qe me vone do te behej ambasadori i Frances ne shtetin e Aliut,bashke me kete ishin dhe Bessiers e Geraldo dhe kleriku i larte Guerini(Samson Cefberr)qe kish qene inkuizator ne Malte,ky me vone u konvertua ne musliman(Ibrahim Manzour Efendi)dhe u be bashkepuntori me i ngushte i Aliut.Forcimin e rrjetit mbrojtes dhe keshtjellave ja besoi gjeneralit Poitevin.Ne vitin 1806 Franca perveç topave dhe artiliereve qe i dergoi Aliut,i dergoi dhe nje ushtarak konsulent per ndertimin dhe forcimin e keshtjelleve dhe rrjetit fortfikus,ky ishte Frederik François Guillaume de Vaudoncourt i cili pati nje rol mjaft te rendesishem per rrjetin fortifikues te shtetit te Aliut.

Flota Detare

 Ali Pashe Tepelena ky burre shteti,vizionar dhe diplomatik deri ne kufijte e gjeniut,si asnje tjeter ne kohen e tij e kishte kuptuar dhe dinte fare mire se projekti per krijimin e shtetit te tij pa zotrimin e detit nuk do te qe i mundur,dhe koha i dha te drejte.Per kete qellim Aliu kishte ngritur floten e tij detare tregtare dhe luftarake, kjo per tre faktore kryesore. Do te sherbente rritjes ekonomike te shtetit te tij duke i hapur horizonte tregtie ne mesdhe dhe me gjere,mbrojtjes dhe pavaresise se shtetit te tij,dhe per faktin tjeter qe ishujt jonike kishin qene ngahere baza operative e kundershtareve te shtetit te tij,ata aty gjenin strehim dhe perkrahje per destabiliziminn e shtetit te tij.Menjehere pas marjes se Janines Aliu filloj te krijoj floten e tij detare e cila do te kishte bazat e saj ne Preveza, Prage e Vlore. Fillim e kesaj flote do ta shenonte nje anije e vogel luftarake qe francezet ja kishin dhene Aliut, kjo do te perbente berthamen e flotes te tij te ardheshme.Ne vitin 1817 ne baze te regjistrave lokal,flota do te qe e perbere nga : nje veliero lufte me tre direke ,18 anije te medha,10 anije per transport te mjeteve,nje yacht,nje brigantino,tre fregate dhe nje numer te madh anijesh te pajisur me armatim dhe ushtar,11 kanoniere,nje korvete dhe anije te tjera me te vogla. Admiralia e flotes se tij quhej Kirlanaguitch qe do te thote; "Dallandyshe".Pothuajse te gjitha anijet e tija u ndertuan ne Salaora e Arta. Ushtaraket e flotes ishin, Admiralio e komandante i portit te Prevezes Zekirian Bey, kapitano Vincenzo Marcelesse e Fortunato Passano italian.Po ashtu Aliu kishte dhe nje flote te vogel ne ishullin e Janines.Ne mes te barkave kishte edhe nje veliero me tre direke,kurse marinaret qene te zones kryesisht nga Parga dhe Korfuzi.Kjo flote do ti sherbente Aliut per krijimin e shtetit te tij.


Albert Pasho












Free Blogger Albert Pasho






giovedì 13 ottobre 2022

Familja Vlora(Bey) dhe Ali Pashe Tepelena,rivaliteti dhe lidhjet fisnore. Albert Pasho


Ne fund shekullin e 18 dhe fillimin e atij te 19,rivaliteti i familjeve te medha te bejlereve te Toskerise qe shume i madh, dhe ne rend te dites.Krijime i dy pashalleqeve te medhaja ne Shqiperi do te sillte ndryshime rrenjesore ne strukturen sociale,ekonomike e ushtarake te vendit.Rivaliteti midis familjes Vlora(Bey) dhe Ali Pashe Tepelenes i ka fillimet e saja qe ne vitin 1765, qe kur i fuqishmi Kurt Pasha i Beratit preferoj te martonte vajzen e tij(Mariem) me Ibrahim Pasha Vlora, nga kjo familje e respektuar dhe e shquar (Vlora)e asaj kohe dhe te mos pranonte t ja jepte ate si grua Ali Pashe Tepelenes.Nga kjo martese familja Vlora perfitoi shume duke u fuqizuar akoma me shume si nga ana ekonomike po ashtu dhe ajo e zotrimeve te pronave.Pas vdekjes te Kurt Pashes ne 1784,familja Vlora shtriu autoritetin e saj edhe ne sanxhakun e Beratit, dhe si rrjedhoje ne vitin 1790 Ibrahim Bey Vlora behet mutesarif i Beratit,kurse vellai i tij Xhafer Bey Vlora,njeri me emer dhe respekt te madh ne ate kohe,merr nen komande sanxhakun e Vlores.Dhe megjithekete me gjithe kete rritje te fuqise te saj familja Vlora ne mes te viteve 1790-1810 do te gjendej ne mes dy fuqive te medhaja qe po rriteshin dhe si rrjedhim kerkonin zmadhimin  e teritoreve te tyre.Ato qene, ne veri ajo e Bushatllinjeve dhe ne jug ajo e Ali Pashes.Familja Vlora beri perpjekje te medha si ushtarake  po ashtu dhe manovra e kompromise me Porten e Larte per te rruajtur sundimin e saj ne kete sanxhak.Ajo beri edhe aleanca te brishta dhe jo te qendrushme me bejlere te tjere te Toskerise.Ne kete kohe ajo gjendej ne aleance dhe ne krah te  bejlereve teDelvines,Çamerise,dhe atyre te Sulit.Ne Gusht te vitit 1794 Ibrahim Pasha Vlora ne  tentative qe te krijonte marredhenie te mira me Ali Pashen, martoi dy vajzat e tija me djemte e Aliut, Mukhtarin dhe Veliun.Keto aleanca me martesa midis familjeve te medha dhe te fuqishme qe praktike e kohes.Keshtu kur ne pranvere te vitit 1805,Bushatlliu kerkoi te merrte Elbasanin qe ne ate kohe qe nen vartesine e sanxhakut te Beratit dmth Ibrahim Pasha Vlora,Aliu per te mbeshtetur kete aleance te bere me martese te djemeve te tij,Aliu dergoj ne Berat nje ushtri me 2.500 ushtare per te perballuar sulmin e Bushatlliut.Kjo aleance do te forcohet me shume kur ne Qershor te te njejtit vit Mukhtari do te shkoje vete ne Berat.Por keto aleanca qene te brishta dhe jo te qendrushme.Ne viti 1809 Aliu qe ne maje te fuqise te tij,shteti i tij ishte zgjeruar shume,keshtu ai: ne vitin 1796 zotronte  Arten,ne 1797 Himaren,,ne Dhjetor te 1803 pas tre fushatave zoteron Sulin.Duhet te theksohet qe familja Vlora ne sekret i ndihmoi Suliotet me shuma te medhaja paraje dhe arme kunder Aliut.Po ashtu Aliu ne vitin 1805 zoteroj Prevezen dhe Vonicen qytet me rendesi te madhe ekonomike e strtegjike.Keshtu Aliu ne fund te shek te 18 dhe fillim te shek te 19 zotronte dhe kish vene rregull ne Cameri,zotronte Toskerine dhe Laberine ku zotronte Tepelenen Voskopojen,Kelcyren,Korcen,Gjirokasteren,Delvinen,Himaren.I vetmi qe rezistonte akoma qe Ibrahim Pasha Vlora me sanxhakun e tij shume te pasur,qe shtrihej ne veri deri te lumit Skumbin qe perfshinte gjithe Myzeqene(tokat e Muzakave),Selenicen dhe qytetin e Vlores.Per Aliun nuk do te qe e lehte te merrte kete sanxhak sepse Ibrahim Pasha Vlora kish mbeshtetjen e Portes se Larte qe e shikonte ate si te vetmin mundesi qe mund te ndalonte shtrirjen e Ali Pashe Tepelenes.Aliu perpara se te sulmonte Ibrahim Pashen ishte pregatitur politikisht,diplomatikisht dhe ushtarakisht.Keshtu Aliu ne 13 Maj 1809 ushtria e tij me 12.000 mije ushtare nen komanden e djalit te madh Mukhtarit sulmoi sanxhakun e Beratit,luftimet zgjaten 3 muaj.Ne 13 Gusht 1809 Ibrahim Pasha Vlora u detyrua te neneshkronte nje traktat paqeje,ku humbte nje pjese te madhe te territoreve te tija.Kjo paqe nuk duroj gjate,ne Tetor te te njejtit vit ushtria e Mukhtarit hyri ne Berat,dhe Ibrahim Pasha me 500 besnik u mbyll ne kala per te rezistuar.Kalaja bie ne Janar 1810 dhe Ibrahim Pasha  sipas kushteve te kapitullimit dorezoj 2.000.000 piastre turke Mukhtarit,dhe u la i lire te terhiqej ne Vlore ku qe komandant djali i vellait te tij qe kish vdekur( Xhafer Bey) Sulujman Bey ku dhender i Mustafa Pasha i Delvines.Edhe pse francezet te alarmuar nga sukset e Aliut e ndihmuan Ibrahim Pashen, te rimerrte Beratin,,arrdhja e trupave te reja te Aliut moren edhe Vloren.Keshtu familja Vlora humbi edhe Vloren qe u vu nen kontrollin e Mukhtarit. Ne Janar te 1810 Ibrahim Pasha Vlora u arestua dhe u burgos ne Janine ku qendroi deri ne fund te diteve te tija ,Megjithe tentativat qe beri Porta e Larte per ta liruar Ibrahim Pasha Vlora. Ne kujtimet e tij Ismail Qemal Vlora shkruan.: Fushata e Aliut solli resultata te favorshme per te, Ibrahim Pasha u arestua dhe u burgos,dhe u trajtua me nje burgim te rende dhe te gjate per 12 vjet rrjesht,ku dhe vdiq,ne moshen 80 vjeçe kur Aliu vet po rrethohej nga trupat e Perandorise.Bashke me te u arrestua edhe gruaja e tij Mariem qe ai ja kishte refuzuar Aliut per grua ne rinine e tij babai i saj Kurt Pasha i Beratit,ajo u mbajt ne haremin e Konices.Keshtu Aliu vendosi pushtetin e tij absolute ne gjithe zotrimet e veta.Rivaliteti ne mes familjeve te medha te lidhura me martese nuk  ekzistuar per gjithmone,por here pas here perbenin nje lidhje te forta ne trojet shqiptare.Ato perbenin nje baze te forte edhe per brezat e arrdheshem qe te bazoheshin e mbeshteteshin te njeri tjeteri.Keshtu ne vitin 1850 pothuajse 30 vjet pas konfliktit te Aliut me Ibrahim Pasha Vloren,kur grate dhe femjet e familjes Vlora humben privilegjet nga Porta e Larte dhe u rrenua ekonomikisht dhe humben shtepite e tyre, Ne Selanik.njeriu qe i ndihmoi me çdo mjet e menyre te mundeshme per tu rikethyer e reabilituar ne statusin e tyre te familjes te meparsheme, qe pikerisht governatori i Rumelise se poshtme(Shqiperia e Jugut) ,Ismail Rahmi Tepedelenlizade Pasha.Ky dmth Ismail Pasha eshte nipi i Ali Pashe Tepelenes, djali i Veliut dhe Zeibidea(vajza e Ibrahim Pasha Vlora).Ne nje tjeter ndodhi me vone ne vitin 1864, kur Ismail Rahmi ishte governator i vilajetit te Thesalise ne Selanik, i afron nje detyre administrative shume te rendeshisme nipit te tij, shume te ri,ne ate kohe, Ismail Qemal Bey Vlora,i cili ne kujtimet e tij shkruhan;Kam shkuar ne Larisa me ftese te xhaxhit tim Ismail Rahmi,Governator i Pergjitheshem i Thesalise,qe me ka afruar dhe emeruar shef te kabinetit te tij,dhe me ka trajtuar si pjestar te te njejtes familje.

Albert Pasho




Free Blogger Albert Pasho

venerdì 7 ottobre 2022

INTERVISTA ( Gazeta Shekulli Hazis Pasho).Lufta e Shqiptareve,U krijuan 288 çeta. Albert Pasho


 Lufta e shqiptarëve, u krijuan 288 çeta



Leonard Veizi

-Kanë qenë jo pak por 288 njësi të vogla luftëtarësh që përndryshe quhen çeta. Kjo ka qenë dhe bërthama e Luftës Antifashiste, mbi të cilën janë ngritur njësitë e rregullta partizane si: batalionet, brigadat, divizionet e më pas korpuset. Në ato vitet të egra lufte ai ka qenë vetëm 13 vjeç, por shtëpia e tij jo vetëm që ka qenë bazë e rëndësishme, por është përfshirë e gjitha në luftën për çlirim. Hazis Tafili, i cili më pas do të mbante poste të rëndësishme në administratë shteterore sjell një histori pak më ndryshe të luftës për çlirim, atë të krijimit të 288 çetave partizane përballë ushtrisë fashiste të Musolinit:

Cili ka qenë formacioni bazë që kanë luftuar shqiptarët gjatë Luftës Antifashiste?

Forma e organizimit të shqiptarëve në luftën kundër pushtuesve kryesisht ka qenë në çeta, të cilat fillimisht kanë mbajtur emrat e fshatrave e krahinave që formonin, kurse në Luftën Nacional Çlirimtare u quajtën Çeta Partizane dhe Territoriale për Vetëmbrojtje. Në librin e misionarit anglez Rinald HibbertFitorja e Hidhur” thuhet: Në vjeshtën e vitit 1942, veprimtaria e guerrilasve ishte bërë e gjallë në popull, kurse në fund të këtij viti kishte rreth 2000 partizanë të organizuar në njësi, plus një numër i madh forcash territoriale ose rezerviste lokale”. Më 5 qershor 1940 në Pezë u krijua çeta e parë partizane jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan e Evropë. Ato u shtuan dalëngadalë dhe u shtrinë kudo në Shqipëri pas Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942, në përgjigje të thirrjes për t’u bashkuar në luftë kundër pushtuesve “Pa dallim feje, krahine apo ideje”. Në fund të vitit 1942 ishin formuar 24 çeta dhe në qershor 1943 arritën në 288 të tilla. Në këto kushte lindi nevoja të krijoheshin formacione të mëdha ushtarake duke i bashkuar çetat në Batalione. Ky ishte bashkimi i parë në luftërat që ka zhvilluar populli ynë kundër pushtuesve sepse Lufta NAÇl kishte një shtab drejtues në shkallë vendi dhe me degë nëpër zona. Deri më 10 qershor të vitit 1943 u formuan 19 Batalione, të cilat deri në çlirimin e vendit arritën në 96 dhe mbi bazën e tyre u krijuar 27 Brigada, 8 Divizione dhe 3 Korparmata, përveç forcave të shumta në Çetat Territoriale të Vetëmbrojtjes, të cilat kur ishte nevoja mbështesnin në luftime Repartet Partizane. 

Sa çeta kanë vepruan në Tepelenë?

Në ish-nënprefekturën e Tepelenës kanë vepruar dy çeta partizane, të cilat në 10 gusht të vitit 1943 u bashkuan në Batalionin “Baba Abaz”. Në faqen 27 të librit “Grusht Çelik Brigada e 6-të” thuhet: Çetat që formuan Batalionin e 3-të ishin formuar gjatë vitit 1942. Secila çetë ka historinë e vet. Të shkruar me gjak që nga krijimi e derisa u përfshinë në Batalion. Çeta e parë në Tepelenë u formua në 15 dhjetor të vitit 1942 me emrin “Naim Frashëri” me të rinjtë e të rejat kryesisht nga zonat e Krahësit e Buzit, por edhe nga të ardhur të disa fshatrave të Qendrës. Disa ditë më vonë u krijua çeta “Selam Musai” me të rinj e të reja nga zona e Sinanajt. Gjatë Luftës NAÇl, çetat partizane mbanin emrat e figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, personalitete të penës e luftëtarë të çështjes kombëtare. Kështu çetat u përfshinë në përbërje të Batalioneve që u inkuadruan në përbërje të Brigadës së 6 Heroin e Popullit, mbanin emrat e Avni Rustemit, Abdyl e Sami Frashërit, Çerçiz Topullit, Koto Hoxhit, Musa Fratarit etj.. 

Sa do të ishte numri i të rënëve në këtë luftë?

Nga radhët e këtyre çetave në luftime me pushtuesit ranë në fushën e nderit dhe janë shpallur dëshmorë të atdheut 80 partizanë deri kur çetat u bashkuan në Batalionin “Baba Abaz”. Partizanët më trima e të aftë u bënë drejtues të reparteve të mëdha partizane gjatë luftës, e jo pak prej tyre pasi u shkolluan e specializuan brenda e jashtë vendit pas çlirimit u bënë drejtues jo vetëm në sektorin e mbrojtjes, e në shumë fusha të tjerë. Në faqen 26 të librit “Grusht Çelik Brigadë e 6-të” thuhet: Nga fillimi i vitit 1943 të gjitha zonat rreth qytetit të Tepelenës ishin çliruar nga çeta. Mbas kësaj kohe çetat partizane të Tepelenës “Naim Frashëri” dhe “Selam Musai” u bashkuan me Batalionit Partizan të ish-prefekturës Tepelenë të 10 gusht të 1943, në Donie të Kalivaçit dhe iu vu emri i klerikut atdhetar “Baba Abazit”, i cili u pushkatua nga fashistët më 25 qershor ‘43 bashkë me 10 bashkëpunëtorë të tij. Sepse teqeja e Rabies ishte kthyer në qendër propagande e luftë kundër pushtuesve. Çeta e parë në Tepelenë “Naim Frashëri” në mars ‘43 sulmoi e mori komunën e Krahësit, dhe zëvendësoi administratën e vjetër, me përfaqësues të popullit. Po kjo çetë më 25 maj ‘43 mori komunën e Buzit, kurse më 21 qershor ‘43 çeta “Semal Musai” mori në dorëzim komunën e Sinanajt. 

Po Këshillat Nacionalçlirimtare si vepruan në këto zona?

Mbas marrëveshjes së komunave çetat krijuan Këshillat Nacional-Çlirimtare të zonave e fshatrave në përbërje të tyre. Çetat partizane dhe këshillat NAÇL formuan çetat territoriale, zonale e bazë fshati, për t’u mbrojtur nga pushtuesit dhe mbështetur çetat partizane në aksionet që bënin kundër forcave italiane. Këto çeta organizuan debatin politik në 4 maj 1943 tek Rrepat e Dervenit në Memaliaj, me bashkëpunëtorin e fashizmit, njërin nga krerët kryesorë të Ballit Kombëtar, Ali Këlcyrën. Në këtë debat pati pjesëmarrje të madhe të popullit të Tepelenës nga gjithë zonat. Ali Këlcyra që kishte nënshkruar marrëveshjen me italianët për të mos luftuar kundër tyre, bëri çmos të bindë e trembë tepelenasit në sloganet: “Nuk ka ardhur koha të luftojmë kundër italianëve se ne jemi pak dhe të paarmatosur kurse ata janë fuqi e madhe”. Përfaqësuesit lokalë të Luftës NAÇl që organizuan debatin kishin ftuar për ndihmë edhe Mehmet Shehun. Abaz Shehu dhe Mehmet Shehu me fakte e dokumente e demaskuan ashpër Ali Këlcyrën si zjarrfikës të luftës dhe bashkëpunëtorë të fashizmit. Pjesëmarrësit e shumtë pasi i dëgjuan të dyja palët, mbështeti përfaqësuesit e Luftës NAÇL dhe shumë prej tyre u radhitën në çetat partizane duke shtuar numrin e tyre. 

Cilat ishin aksionet më të suksesshme të këtyre çetave?

Deri në pranverë 1943 çetat partizane kishin bërë 22 aksione kundër forcave pushtuese. “Selam Musai” më 25 shkurt ‘43 u përplas me forcat italiane në afërsi të fshatit Turan dhe i shpartalloi ato. Më 26 qershor ‘43 në Mogila të Vasjarit, çeta “Naim Frashëri”, e mbështetur dhe nga të tjerë luftoi ashpër kundër italianëve që donin të futeshin në zonën e Krahësit, duke dëmtuar e zënë rob. Në këtë betejë ra heroikisht dëshmori i parë Qazim Manxhari nga Toçi. Më 14 korrik ‘43 forcat e shumta italiane u nisën nga Tepelena të mbështetur edhe nga njëri me drejtim të zonës së Krahësit duke tentuar për të dytën herë ta pushtonin, por me të mbërritur në Qafën e Miricës, u bllokuan nga çetat partizane të rrethit dhe ato territoriale të fshatrave të zonave Krahës, Buz dhe fshatare të tjerë. Mbas 6 ditë e natë luftimesh të ashpra, italianët u detyruan të kthehen mbrapsht për shkak të pritjes së fuqishme dhe humbjeve të mëdha. Dy ditë pas dështimit në luftën e qafës së Miricës, forca të shumta italiane erdhën nga Berati me synim të futeshin në zonën e Krahësi nga Rabia. Por çeta partizane dhe ato territoriale i pritën në Gllavë me luftë të pandërprerë për 12 orë dhe i detyruan të kthehen nga erdhën. Në Rabie italianët erdhën edhe nga Fieri për t’u futur në Krahës, por për të tretën herë dështuan sepse në këtë fshat janë bërë luftime me 20-25-27 qershor, 20-23 qershor dhe 25 korrik 1943 dhe kanë dhënë jetën 25 dëshmorë të atdheut. Këto përpjekje të njëpasnjëshme të pushtuesve për të pushtuar e kontrolluar zonën e Krahësit kishin të bënin me faktin se atje ishte baza kryesore e Luftës NAÇl e Tepelenës, se atje ishte formuar çeta e parë partizane. Grumbulloheshin, strehoheshin dhe furnizoheshin me ushqime e armatime partizanët që luftonin në Tepelenë dhe rreth saj. Atje shtroheshin e kuroheshin të plagosurit në luftë sepse ishin vendosur dhe funksiononte spitali partizan i Tepelenës që shërbente edhe për zonat përreth. Në këtë zonë u formua edhe Batalioni partizan i rrethit 10 gusht 1943. 

Shtrembërimi i historisë

Hazis Pasho thotë: “Lufta NAÇl është faqja më e ndritur në historinë tonë. Të flasësh, shkruash, mbrosh e përkujtosh atë, është detyrë e nder për secilin që është shqiptar i vërtetë. Mirëpo ka pasur e ka individë që ngjarjet i deformojnë e përdorin sipas interesave. Ka megalomanë që duan të ndryshojnë e të përvetësojnë vendformimin e batalionit partizan “Baba Abaz” të Tepelenës, edhe pse atyre u dhembin akoma këmbët nga rruga e gjatë për të shkuar në Donie të Kalivaçit dhe u ziejnë duart nga duartrokitjet që kanë bërë në përvjetorët e batalionit që festohej me respekt e krenari. Ka individë të tjerë e pasardhës të tyre që bënë Luftën NAÇl që nxjerrin të tjera formacione partizane përveç atyre që kanë vepruar realisht jo vetëm nga mosnjohja, studimi i historisë së asaj kohe dhe mbështetjen me dokumente, por edhe për të dhënë grada për vete e të afërmit e tyre, siç bënte dikur Osman Gazepi. Të pretendosh për një repart tjetër partizan në Tepelenë përveç dy çetave, ato territoriale e batalioni “Baba Abaz” je i detyruar ta mbrosh me fakte e dokumente. Në asnjë dokument të kohës e luftës nuk pasqyrohet ekzistenca e batalionit të rinisë, sepse çdo batalion që ka ekzistuar në ish-nënprefekturat e qarkut të Gjirokastrës u përfshinë në përbërje të Brigadës së 6 S. Por ai nuk ekziston as si emër. Nuk ka asnjë vendim të shtabit të zonës së parë operative që urdhëronte formimin e batalioneve partizane, të caktonte kuadrot ushtarake të tyre, dhe as Komitetit të Partisë qarku Gjirokastër të caktonte kuadrot politikë të tyre. Askush tjetër nuk mund të krijonte batalione partizane dhe të caktonte kuadro drejtuese të tyre. Nga ana tjetër, pas çlirimit nuk ka asnjë rast që të përkujtohet e festohet ekzistenca e informacionit të pretendohet. Ajo që lë shije të hidhur dhe ngjall keqardhje është fakti që në volumin e madh të botuar për historikun e Brigadës së 6-të sulmuese të shkruhet me hollësi bilanci i luftës së batalioneve, emrat e partizane që i përbënin, dhe i dëshmorëve të tyre. Por mungon themeli i tyre, ai i çetave partizane si veprimtari, pjesëmarrës dhe dëshmorë dhe shtabet e tyre drejtuese, të cilat duhet të ishin kapitulli i parë i librit, si të parët pjesëmarrës e drejtues të Luftës NAÇl”. 

Kontributi/ Dëshmorët e Tepelenës 510 djem e vajza

“Shqiptarët janë vetorganizuar në njësi të vogla për të mbrojtur veten, fshatin, zonën e rrethin e tyre me luftë kundër të gjithë pushtuesve, që nga romakët, sllavët, osmanët e deri tek fashistët e nazistët në Luftën II Botërore. Në këto luftëra, populli i Tepelenës ka qenë aktiv e me kontribute të çmuara. Nuk ka pushtues që tepelenasit të mos e kenë pritur me armë, të organizuar në njësi e çeta. Në këto luftëra, nga gjiri i popullit të Tepelenës kanë dalë figura të shquara për mendje, trimëri, atdhetarizëm, me kontribute jo vetëm krahinore por edhe në shkallë vendi. Mjafton të përmendim Ali Pashë Tepelenën, prijësat e dëgjuar të luftëtarëve Tafil Buzi, Selam Musai, Osman Haxhiu e shumë të tjerë gjatë Luftës NAÇl. Kontribuan me çfarë patën dhe bën sakrifica të mëdha sepse u dogjën e u shkatërruan nga pushtuesit. Në formacionet partizane u radhitën 1937 djem e vajza që luftuan brenda e jashtë atdheut që nga fillimi e deri në çlirimin e plotë të vendit. Që nga vitit 1912 e deri në 29 nëntor të vitit 1944 në përpjekje me pushtuesit e huaj për interesat e çështjes kombëtare janë vrarë e shpallur dëshmorë të atdheut 510 djem e vajza nga Tepelena, nga të cilët vetëm 445 në Luftën NAÇl. Prej tyre 6 u shpallën Heronj të Popullit”, thotë Hazis Pasho.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Faik Konica per Ali Pashe Tepelenen. Albert Pasho


 Për Ali pashë Tepelenin


Nga Faik Konica


Shkruar më 1910


Ishim mësuar të shohim të shara kundr’ Ali pashës të Tepelenit në shkrimet të Frënqve e të Turqve. Numëri 4 i gazetës “Drita” qi del në Bullgari na dëfton se këtej e tutje, në të sharat e huaja, do të shtohen edhe këlbazat e zaptive të Toskërisë.


Të sharat e Frënqve e kanë të gjithë burimin në librat e Pouqueville-s, koshullës te përgjithëshme të Francës në Janinë n’ato kohëra. Frënqte që dërgoj Bonaparti pas luftës së Misirit për të grabitur Shqipërinë, këta Frënq të mierë të mundur e të copëtuar prej Ali pashës në Prevezë; politika ingliz-mike e Ali pashës, qi kundërshtonte shumë qëllime të Frënqve dashuria e Pouqueville-s(qi kish kokën plot me historin’e bukur të Grecisë së vietër) për Grekët, e mëria e ashpër kundrë Shqipëtarëve; të zihurit e të përleshurit e tij për ditë me Ali pashën: këto e të tiera e ndaluan Pouqueville-n të refehej i paanëshm-impartial- si i përket një historiëtari të vërtetë.


Andaj, të sharat edhe kundrë Aliut dhe kombit shqipëtar në librat e tija; andej, dy a tri fialë të shpejta për ç’do punë të mirë e të nderëshme, e qindëra faqe për ç’do gabim, për ç’do, mieshtëri a për ç’do të ligë që bënte Ali pasha. Në meren pra vesh udobisht të sharat e Frënqve, ca më tepër të sharat e Turqve.


Si thonë gjithë Historiëtarët, dhe aty Pouqueville vetë, Ali pasha shkrepi shkëndijën e parë qi i dha ziar e prishie mbretërimit të Turkut n’ujëdhë të Ballkanit. E me arësye Tartarët, mundësit t’anë, e shajnë Ali pashën t’onë. Po Poturakët e Toskërisë ç’kanë që e shajnë, e si e shajnë? “Drita” na e mëson në numër 4 të saj: ” Ali pasha ynë (!), thotë, së pari tregoj trimëri dhe punëra të mëdha e të pëlqyera. Po më së fundi i nxori sytë fare; kishte zënë paudhësitë, poshtrësit’ e ndyrësit e Sulltaneve. Vërtet ata Shqipëtarë që ju bënë armiq e tradhëtorë Ali Pashësë, duke deftyer miqësi guvernësë anadollake dhe Mahmudit e duke kërkuar ndihmë nga ay i cili ka qënë nga më të poshtërit barbaë t’Asisë, kanë qënë, njerës të liq, edhe emër i tyre kurdoherë do të ziret ngojë për liksht e me sharie…


Po fajet dhe gabimet i bëri vetë. Pra Ali pasha dhe punërat e tij nukë kanë nonjë rëndësi e vjeftë ndaj Shqipëtarëvet; Shqipërisë, përveç dëmit, s’i erdhi nonjë e mirë e fitim nga Ali pasha dhe nga Shkodrani…. Kombi Shqipëtar, nderë më të math e ka nga Skënder Beu”. Mirë që artikullari shtoj këto fialë të fundit, se ato na rëfejnë masën e mëndies së tij.


Skënderbeu është aq i math e aq i lartë, ka aqë ndryshime aqë mënyrash në aqë gjëra, sa duhet me të vërtet të jetë zaptie njeriu që t’i vejë mëndia t’a përqasë e t’a vërë në pesh me Ali pashën e Tepelenit. Po le t’a shojmë këtë e letë vijmë te puna. “Drita” e gjen Ali pashën “të pa-udhë, të poshtër, e të ndyrë” se i solli dëm Shqiperisë. Po ç’dëm? Bashustunetë na e rëfejnë më poshtë: Se “paudhësit” e Ali pashës çliruan Greqinë!- Këtu shihet sheshit poshtrësia e zuzarëve qi i thonë vetes kombëtarë të diegur për liri: E duan lirimin për Shqipërinë, po jo për kombet e tiera. Si të vërtetë Turq që janë, u digjet shpirti q’u çlirua Greqia. Pakë kohë më parë, a nukë pamë shumë Shqipëtarë nga lagjia e tyre qi qaheshin se “u shpëtoj Gjiriti”, me gjithë që ky vënt i mierë, i mbytur në gjak, jo vetëm meritonte t’i urojim shpëtimin, por edhe t’a ndihjim, në na kish ardhur ndorie, që të çkulej nga thonjët e Turkut. Kur duan fqinjët të kapërxejnë kufirin e të dreqtave të tyre për dëm t’one, ahere t’u kundërshtohemi e t’i goditim, fort mirë; po kur duan edhe ata të fitojnë të dreqtat e tyre, ahere janë miqt e shokët t’anë, edhe ata si ne vuajnë, e veç një Turk shpirt-rop munt të mendohet ndryshe. Kryeqitia e lirimi i Greqisë ishin punë shumë të dreqta, e me të vërtet ata njerëz si poturakët t’anë qi s’i duan lirinë tietërit, nukë meritojnë për vete të tyre lirim po robëri të përjetëshme. Për të gjykuar mirë mjë njeri qi ka pasë piesë në Histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme,  po mas kohës ku ay vet u-rit, u-suall e roiti. Ali pash, për zakonet e për mënyrën e sundimit, ish njeri i asaj kohe: i ritur në shkollë politike të Turkut, as më i lik as më i mirë se vezirët e dere-bejt e ahershëm.


Po ku është sipër të tierve, ku është me të vërtet i çuditshëm Ali pasha: nga hollësia, nga forca e vullnetit, nga mëndia. Mëndia e Ali pashës!


E si t’a kuptojnë zaptiet e mierë, e pse të zëmërohemi që s’e kanë kuptuar? Për të mësuar morë jetën edhe punët e Ali pashës, duhen ligjeruar nj’a dhietë libra inglishte, nj’a pes’ a gjashtë greqishte e nj’a tre a katër frëngjishte, qi janë shkuruara përmi të; e ne e dimë mirëfillit se ata zotërinjt’ e “Drites” nukë dinë as një bga këto tri gjuhë, as kanë zënë një histori të luanit të Tepelenit me dorë, e as njohin tiatër gjë përmi Ali pashën, perveç prallat që rëfejnë zaptiet e Toskërisë kur shtrohen këmbë-ktyq e flasin duke fërkuar me dorë këmbët e tyre të zbathura. Ne qi, më mirë se shqipen, frëngjishten, inglishten e greqishten, e i kemi parë, të gjitha sa u-shkruan përmi Ali pashën, vetëm një gjë duam t’u pyesim poturakëve :” Nukë thomi se jini Shqipëtarë të liq, po për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.?”


Ali pasha, i pa mësuar, pa shokë, i rrethuar me armiq, arrijti, vetëm me forcë të vullnetit të tij, në një shkalë po thua mbretërore. Njerës si lord Byro-n, si admirali Nelson, si mbreti Gustav-Adolfi i Suedisë, e kishin për nder të piqeshin me të. Shqipëtarët u-ngjallnë, u-bashkuan, u-ndjenë një komp nënë sundimin e tij. E, duke bërë këtë bashkim, s’pushoj as një ditë të reshtojë një ushtëri shqipëtare me këshilla të ca zyrtarëve frënq që kishte. Shihet sheshit se mendimi i tij qe lirimi i Shqipërisë. ” Eshtë punë qi s’mohohet dot- thotë Aravantinoi, një armik i shqipëtarisë- se Ali pasha e kish vënë që me kohë në mënt të bërët e një mretërisë shqipëtare”. Provat e kësaj së thëne gjënden me qindëra në jetë t’Ali pashës; e mirni vesh se ngushtësia e vëndit nukë përmetom të zgjatemi. Miafton të përkthejmë një copë nga Kuitimet e Princit të Metternih-ut, Kanzlarit t’ahershëm të Perandorisë austriane: “…. Ali pasha më dërgoj më 3 mars 1822- thotë Prici i Metternih-ut – një njeri të besës me një letrë në të cilën, duke më lëvduar shumë, më lutej t’i dërgoj një këshillëtar për të bërë një Constitution (a Kanun themeltar të Shtetit) për Shqipërinë…”.


Po ç’i mungoj Ali pashës? I mungoj dija, e i mungoj edhe një komp besnik e jo gati kurdoherë të kthejë mendim për të holla. Është turp, në një kohë ku kombi shqipëtar zuri të pendohet për paudhësit’ e shkuara, në një kohë ku armiqtë tanë na bërtasin për ditë në faqe t’Evropës se kurrë nukë jemi përpiekur për lirimin t’onë, është turp, thom të ndodhen njerëz të lindur Shqipëtarë qi përpiqen të pakësojnë fytyrat qi i dhanë çkëlqim Shqipërisë, në vënt që të përpiqen të rëfejnë se fajet e atyre fytyrave ishin fajet e asaj kohe po vlera ish vlera e tyre. Është vërtet se, kur mendohem se ç’farë Shqipëtarë jan’ ata qi duan të mbulojnë me këlbaza emërin e luanit qi i vuri spatën Turqërisë, shpejt ngushëllohemi…

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho


Marredheniet e Aliut me nenen e tij Hankon. Albert Pasho

 Hankua per Aliun dhe Aliu per Hankon.

Gjithe jeta e Aliut pati nje fill te panderprere ,adhurimi e dashurie,respekti e mirenjohje per nenen e tij Hankon.Lidhja e Aliut me te ishte e veçante dhe speciale.Kjo amazone e vertete pa te Aliu ato karakteristka qe do e lejonin ate te ngrihesh ne majat me te larta. Do te skaliste tek ky ate karakter te forte e dominus qe do ta bente sundimtarin me te madh shqiptar,qe nga koha e Aleksanderit te madh.Hankua tek ai shikonte ringjalljen sociale te familjes te saj,Por nuk do te ishte e lehte per te, edukimi i Aliut.Ja si pershkruan ajo ne nje episod te ndodhur ne rinine e hershme te Aliut,kur ky nuk ishte ne gjendje te mbante peshen e mbrojtjes te pronave te familjes se vet qe i kishin mbetur pas vdekjes te Veliut.Ajo i drejtohet me keto fjale: Largohu ik frikacak,ik futu ne haremin e grave,poshte fustanit te grave sepse eshte i vetmi zanat qe di te besh me mire, se ai qe te rrembesh armet per te mbrojtur familjen tende.Dhe me pas i shton keto fjale: "Djali im kujto gjithmone qe ai qe s'di te mbroje pronat e veta nga ata qe ja rrembejne mire i behet.Kujto se me force arrihet pasuria,dhe sa me i forte te jesh aq me i pasur do behesh".Ishin keto fjale qe perkedhelinin sederen e Aliut ne rinine e tij.Kurse nga ana tjeter Aliu qe i pelqente te tregonte te veçanta te jetes se tij,nje dite ne bashkebisedim me Pouqueville Konsullin e Frances ne oborrin e tij i thote:"Te gjitha qe kam i kam ne saj te nenes time,sepse babai im nuk me la asgje perveç nje shtepi te vogel dhe disa hektare toke.Imagjinata ime ndizej nga keshillat e nenes time,qe me dha jete dy here,ajo me beri burre dhe vezir.Prandaj une nuk e konsideroja me Tepelenen vendin e lindjes time si nje arritje,por kisha ambicje me te medhaja. Une nuk imagjinoja tjeter gje veç, pushtet,pasuri,saraje, çdo gje qe koha me ka dhuruar deri tani,dhe akoma nuk kam arritur aty ku une kam imagjinuar dhe mendoje,kjo eshte shpresa ime.







mercoledì 5 ottobre 2022

Deshmi fotografike e kulles te Sahatit dhe Kembanes ne Kalane e Tepelenes. Albert Pasho









 Kjo fotografi eshte bere gjate luftes se pare boterore 1914-1918,duket qarte ne mes rrenojave te kalase qe ngrrihet kjo kulle e larte katerkendeshe,ku siper duken dy hasirat ne formen gjyshem hark qe sherbenin per kembanen,dhe poshte saj do te kete qene ora e qytetit.Pse kjo hipoteze ne rradhe te pare nga gojedhenat e me te vjetereve qe flasin per ekzistences se ores dhe kembanes,po ashtu edhe Edward Lear ne pikturen Tepeleni na ka dhene nje gjurme te saj.Per te mos cituar Bayronin qe kur arriti ne Tepelene ka cituar teksualisht qe arritem ne oren 5 te mbasdites,kjo do te thote qe ai ka pare oren e sakte e ndoshta ate kalase ose te tijen,se ndryshe do te qe shprehur arritem ne Tepelene mbasdite.Kjo e dyta do te qe me e sakte po te kemi parasysh kohen per te cilen behej fjale,ku ora egzakte nuk do kish kuptim ne keto territore.Keto sidomos kembana te jep te mendosh qe ne kala ka ekzistuar edhe nje kishe.Keto jane hipoteza sepse nuk kemi nje informacion te sakte te dokumentuar ose figurative.Koha do jete gjykatesi me i mire. 

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho

Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimensio...