Powered By Blogger

lunedì 29 gennaio 2024

Kronollogjia e nje vrasje, Ali Pashe Tepelena 24 Janar 1822.



Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit  Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe udheheqjen e tij Shqiptaret u zgjuan u ndjene te bashkuar si nje komb i vetem si asnje here me pare,emeri i tyre dhe i Shqiperise do te ngrihej e degjohej ne Europe dhe bote.Me renien e tij,projekti i nje shteti shqiptar nga vete ai i idejuar do te shtyhej ne kohe por kjo do te shenonte fillimin e tij, si nje proçes i gjate i panderprere dhe vendimtar.Shqiptaret humben rastin historik per krijimin e ketij shteti,qe do te ishte shume me i madh se ky qe gezojme sot.Ky shtet do te perfshinte gjithe territoret ne Ballkan ku flitej shqipja dhe jo vetem, ky me nje siperfaqe 150-200 mije kilometra katrore dhe nje popullesi per rreth 20 milon banor.Ky projekt i bashkimit te pashalleqeve shqiptare si ai i Shkoderes, Janines,Beratit dhe i Seresit ne Jug i idejuar nga  Ali Pashe Tepelena nuk arriti te realizohej,kjo per shume faktore,si ata te brendeshem dhe ata te jashtem.Faktoret ishin , qe  kushtet historike te brendeshme  nuk ishin krijuar  akoma .Si dhe mungesa e mbeshtetjes se jashtme te fuqive te medhaja te kohes te cilat nuk ishin te interesuara per shtetin e Ali Pashes,por vetem qe te shfrytezonin shtetin dhe fuqine e tij si kunder peshe ndaj Portes se Larte dhe interesave te tyre gjeopolitike ne kete rajon.Mbarimi i luftes Ruse Turke, traktati i Bukureshtit ne Maj 1812,do ti krijonin mundesine Portes se Larte te rishikonte politikat e saj te brendeshme,ato te centralizimit te Perandorise,e cila pothuajse ishte kethyer ne nje konfederate me Ajane te fuqishem brenda saj.Eshte pikerisht politika e Ajaneve e ndjekur nga Porta e Larte,me anen e kesaj politike Porta e Larte  mblidhte trupa dhe taksa nga gjithe territori ku ajo qe shtrire.Dhe eshte pikerisht kjo politike qe i lejoj Ali Pashe Tepelenes te rritej e fuqizohej dhe njekohesisht te projektonte shtetin e tij te pavarur.Po njekoheshist eshte pikerisht eshte kjo politike e Ajanizimit qe do te shenoje edhe renien e Ali Pashes.Politika e re e Portes se Larte ajo e centralizimit do te perfshinte edhe  Ali PasheTepelenen,ne kete periudhe ne gjithe Perandorine Otomane tre qene Ajanet me te fuqishem ose Pashallaret e pavarur; Mehmet Ali Pasha i Egjyptit,Pasvanouglu i Vidinit dhe Ali Pashe Janina.Sulltani Muhameti i dyte ne 16 Mars1820 do te leshoje fermanin kunder Ali Pashe Tepelenes ku e akuzon per tradhti ndaj Porte se Larte dhe per 40 dite duhej te paraqitej ne Stamboll ku te kerkonte falje para Sulltanit.Ndersa ne 27 Prill 1820 udheron mobilizimin e ushtrise kunder Ali Pashe Tepelenes.Ne kete vendim te tij Sulltani u influencua nga tre armiqte e betuar te Aliut, qe kishin kohe qe i propozonin Sulltanit per eleminimin e Aliut,duke i parashtruar atij fuqine e Aliut dhe qellimin e tij per pavaresi.Keta ishin Mehmet Sait Halet Efendi,Ismail Pasho Bey dhe Patriakana Ortodokse e Stambollit Faner.Por eshte Halet Efendiu ai qe ndikoi me shume tek Sulltani duke treguar keshtu qe eshte armiku me i madh dhe i betuar i Aliut.Nga ana e tij Ali Pasha kishte organizuar nje atentat kunder Ismail Pasho Beu ne Stamboll ku nje tjeter armik i betuar i Aliut. Aliu kishte derguar dy njerezit e tij per ta vrare Pasho Beun por atentati deshtoi dhe njeri prej tyre u kap nga turqit.Ky nen presionin e tortura tregoi kush e kishte derguar dhe eshte pikerisht kjo ngjarje qe u be shkash per leshimin e fermanit.Ali Pasha jo vetem qe nuk kishte nderment te paraqitej ne Stamboll,por perkundrazi si nje burre shteti me vizion te gjere, kishte vite qe po pregatitej per kete perplasje me Porten e Larte.Per kete qellim kishte kohe qe po bente pregatitje intensive llogjistike,kishte rritur numrin e fortifikimeve si ne Janine por edhe ne gjithe territorin e tij si ne vendkalimet e mundeshme te ushtrise turke,pergatitje per furnizime me arme e municion dhe ushqime.Keshtjella e Janine ishte ne gjendje te perballonte nje sulm te tille dhe per nje kohe shume  te gjate.Perpjekje po bente edhe ne fushen organizative si ne aspektin e jashtem dhe ata te brendeshem.Per kete perballje me Porten e Larte Aliu kerkoi edhe ndihemen e fuqive te medha te kohes,si Austrise e Rusise si ushtarakiasht por edhe juridikisht, ku kerkonte berjen e nje kushtetute per mbreterine e tij te ngjashme me ato aktuale Europiane,Letra derguar kancelarit te Austrise Metternich ku i kerkon nje jurist kushtetutesh nga me te miret per te shkruar kushtetuten e Mbreterise se tij Kushtetutese,si dhe projekti propozuar Rusise per parlamentin e tij Mbreteror,i cili do te shprehnte edhe perberjen e shtetin e tij si shtet shume etnik,Ky parlament shqiptar do te perbehej nga 8 antare te fese ortodokse,4 antare te fese myslimane dhe 1 ebre.Tregon qarte vendosmerine dhe vullnetin e tij te palekundur per krijimin e Mbreterise Kushtetutese te tij.Ne planin organizativ te brendeshem Ali Pasha riberi aleanca te reja me bejlere shqiptare dhe te fese ortodokse,nje aleance e çemuar qe ajo qe beri me Suliotet ,ku ju premtoj ketyre kethimin ne trojet e tyre ne Sul.Ali Pasha mblodhi Keshillin e Larte te Luftes ne Janine me gjithe kreret e zonave nga ai vete zoteruar ku ju beri thirrje per lufte dhe qendrese kunder Perandorise Otomane.Ai ne kete keshill do te paralajmeronte ata se shkaterimi tij do te ishte pararendesi i tyre,Aliu ju tha; "Ju nuk do te jeni me shqiptaret qe deri tani keni qene kaq te frikeshem dhe te respektuar.Ju do te jeni te mposhtur dhe te perulur nga aziatiket frikacake.Ju rrefej se shume prej jush u kam dhene shkak per ankese.Une e di qe disa prej jush jane ofenduar me te drejte nga demtimet qe une ju kam bere juve ose marredhenieve tuaja.Por nderi i Shqiperise dhe interesi i vendit tone kane rendesi me te madhe se sa armiqsite private.Dhe kur te gjithe jane ne rrezik,kujtimi i gabimeve te se kaluares eshte nje ndenje e padenje per mendjet bujare.Tani ju shikoj te gjitheve si femijet e mi ,njesoj si Mukhtari dhe Veliu.Thesaret e mia jane te hapura per ju.Une vetem kerkoj nga ju qe ti beni nder emerit qe ju mbani Shqiptar."Ne kete mbledhje te keshillit te luftes ju propozua Aliut nga kreret ortodoks qe te merte emerin e Aleksandrit ose te Kostadinit,ne menyre qe te mblidhte sa me shume vullnetare te fese ortodokse nga ana e tij.Gjithashtu u be organizimi i mbrojtjes se territorit te tij,ku Janina do te mbrohej nga vete Aliu i cili do te kordinonte operacionet ushtarake,Berati dhe Shqiperia e mesme nga djali i madh Mukhtari, Zagoria nga Noutzos, vendekalimet e maleve te Pindit ju besuan Omer Vironit dhe Tahir Abazit, Beozia dhe Focide ju besua Androutsos,kurse Veliu djali te vogel ju besua mbrojtja e Leptanos.Ali Pashe Tepelena kishte ne dispozicion nje ushtri ne numer te madh dhe eksperte ne lufte sidomos ne nje territor malor,nje ushtri e perbere nga dy pjese,ajo rregullt rreth 10-15 mije vete e organzuar dhe pregatitur nga eksperte ushtarake te huaj kryesisht francez dhe anglez.Dhe pjesa tjeter jo e rregullt me vullnetar te perbere nga Kleftes e armatoles ortodoks dhe trupa myslimane shqiptare dhe te tjere".Ushtria imperiale e Portes se Larte ju besua armikut te betuar te Aliut Ismail Pasho Beu e shumte ne numer rreth 80 mije vet, te pajisur mire me armatime dhe furnizime te tjera logjikoshte.Marshimi i saj drejt Janines do te behej nga tre drejtime te ndryshme,nga veriu ku Mustafa Pasha i Shkoderes sulmoi deri ne Elbasan per nje periudhe te shkurter,dhe me pas u terhoq me preteksin e trubullirave te brendeshme ne pashallekun e tij.Nga jugu Pelivan Pasha mori Greqine meridionale kaloi Makrynoros dhe pushtoi Arten ne jug te Janines.Ndersa Pasho Beu kaloi Pindin duke mos kaluar nga Metsovo ku ndodhej baza operative e Omer Vironit me rreth 15 mije vete,te cilat ky i shperndau dhe keshtu tradhtoi Aliun.Ndersa nga perendimi nga deti flota otomane pushtoi Prevezen dhe arestoi Veliun ku ky ishte strehuar.Veliu negozio dorezimin e tij ne kembim te faljes te vellait Myktarit qe ishte strehuar ne Gjirokaster me fillimin e operacioneve ushtarake.Ushtria Otomane e Sulltanit ne fillim te Shtatorit 1820 rrethoi Janinen e Ali Pashe Tepelenes.Luftimet do te ishin te ashpra dhe te pergjakeshme,Aliu jo vetem qe rezistoi por pati edhe epersi ndaj ushtrise turke.Kjo jo vetem per trimerine dhe zotesine e ushtrise se tij si nje ushtri moderne e tipit Europian,Ne kampin turk zoteronte anarkia te shume ishin gjeneralet te Aliut qe kohe me pare ishin bashkuar me turqit ne fillim te fushates.Shume prej tyre do te hidheshin nga krahu Aliut perseri.Kjo edhe per faktin qe Aliu pagoi shuma te medhaja parash per te thyer bashkimin e turqeve dhe te krijonte konfuzion ne kampin e turqeve.Nje tjeter faktor qe se aleanca me Suliotet po jepte rezultat e veta,keta po i shkaktonin ushtrise turke humbje te medhaja ne prapavijat e saj,dhe po ju priste rruget e furnizimeve te tyre.Ali Pasha gjithashtu mori dhe nje vendim qe do ti jepte atij epitetin e "Neroni i Ri",ashtu si Neroni qe dogji  Romen edhe Ali Pasha do te digjte Janinen.Kete mase e mori per qellimin e vetem qe altileria e tij te kishte fushe shikimi te lire per kampin e turqeve.Keshtu ne 25 Gusht 1820 i dha zjarr nje pjese te qytetit,pasi kishte liruar me pare ne 13 Gusht 1820 haremin e tij.Kete e perseriti edhe ne 27 Gusht ku pati nje djegie te dyte te Janines.Fushata e Ismail Pasho Beut rezultoi falimentare ai po thyhej ne murret e Janines nga Ali Pasha.Keshtu Sulltani Muhameti II ne Mars 1821 ja ngargoi drejtimin e fushates kunder Aliut Hurshid Pashes duke zvendesuar Pasho Beun.Hurshid Pasha eshte nje nga gjeneralet me te zote te Portes se Larte,krenaria dhe lavia e turqeve i mbiquajtur "Tmerri",pushtues i Alepit,mendje holle,i matur dhe dinak,me origine Gjorgjiane,filluar karieren e tij me jeniceret,trupe elitare e ushtrise Otomane.Ky me te arritur ne 15 Mars 1821 dha urdher te forcohej rrethimi te bllokoheshin çdo rruge e gryke,beri zvendesime te komandateve  qe kishin rezultuar te pa suksesem.Luftimet do te ishin shume te ashpra,altileria e tij do te godiste me nje force te pa pare me pare.Hurshid Pasha beri thirrje te rrethuarve te dorezoheshin ne kembim te jetes,por pergjigjja e tyre qe Epike; "S na luan kush nga istikami,ne keshtjellen nuk e japim,permbi shpate te na dale xhani,kurre ne gjunje Gege e Toske lufta vdekja nuk i gjeti,ketu i thone Arberi,mos ngaterro nuk eshte Alepi".Lufta ishte e ashper altileria turke godiste pa nderprerje Litharcen ,sulmet e turqeve qene te njepasnjeshme.Tremije  Toske,Gege dhe Dibrane sju luajti qerpiku te lidhur bashke i qendronin lukunise turke,ju binin halldupeve,luanet e Arberit dhe sokolat e Tepelenes do te shkruajne histori ne kete beteje.Pas shume luftimes te ashpra e pergjakeshme Hurshid Pasha arriti te mar rrethinat e keshtjelles.Ishulli i liqenit do te kethehej ne qender te luftime te mepasme  te Hurshidit,Me goditje me altileri dhe zbarkime me barka te vendesve por dhe te sjelle nga portet e detit,Ai do te zbrasej here pes here nga Aliu dhe njerezit e tij.Hurshid sjell forcime te reja dhe  pushton ishullin.Forcat e Aliut mbyllen ne Manastirin e ishullit,nderkohe forcat e Hurshidit bejne plaçkitje dhe vrasje te shumta ne ishull ne kerkim edhe te thesarit te Aliut. Ali Pasha ndodhej ne keshtjellen e Janines nga ku komandonte luftimet, por ne kete kohe po perballonte nje problem te madh shume njerez te tij po e linin vetem duke kaluar ne anen e turqeve,ne kete fenomen luajte  rol dhe shume ish gjeneral te Aliut qe kishin kaluar me pare ne anen e turqeve, me premesen e poste e qe do merrnin nga Turqit,si dhe ne shkembim te shumave ne para.Tahir Abazi bindi njerezit e garnzonit te keshtjelles te tradhtonin Aliun dhe te dorezoheshin.,Aliu  mesoi njekoheshist qe djemte e tij Muktari dhe Veliu si dhe nipi i tij Mehmeti djali Veliut ishin kapur nga Turqit dhe ekzekutuar me prerje koke.Keshtu Aliu mori vendim te  mbyllej e te rezistonte ne kalane e vogel brenda  keshtjelles me besniket e tjere te tij dhe Vasiliqine.Situata ne fushen e luftes kishte ndryshuar, raportet ne numer te forcave. Aliu kishte mbetur me pak forca kurse ato te turqeve ishin shume here me shume ne numer.Nje nga detyrat qe kishte mar Hurshit Pasha nga Sulltani nuk qe vetem eleminimi Aliut por mbi te gjitha gjetja e thesarit te Aliut nje nga me te pasurit te gjithe Perandorise Otomane.Duke pare vendosmerine e Aliut per te rezistuar deri ne vdekje,per te gjetur thesarin e tij Hurshit Pasha luajti karten e tradhtise dhe pabesise.Dergoi njerezit e tij per bashkebisedime me Ali Pashen ku ne kembim me pasurine e tij Sulltani do te leshonte fermanin e faljes.Dy palet rane dakort ,dhe Aliu per te treguar vendosmerine e tij, te derguarin e Hurshitit e shoqeroj ne bodrumet e keshtjelles per te pare vete, ku ai kishte sistemuar 800 fuçi baruti dhe shume munizione te tjera ,gati per ti hedhur ne ere keshtjellen dhe thesarin,ne rast mos respektimi te marreveshjes dhe ne krah te tyre qendronte Selim Çami njeriu i besuar i Aliut qe me urdher te tij do ta hidhte ne ere.Per kete arsye u vendos nje arme pushim mes paleve,nderkohe Hurshit Pasha i thote Aliut qe per te mare faljen nga Sulltani duhet te largohet nga keshtjella me njerezit e tij e te shkoje ne Ishull.Duke pare situaten ne te cilen ndodhej dhe duke shpreshuar ne nje amnisti Aliu pranoj.Perpara se te largohej Aliu zbriti ne bodrumet e keshtjelles dhe i thote Selim Çamit;Keshtjella eshte ne duart e tua,se nuk te sjellin dhe shikon tespiet e mia mos e dorezo keshtjellen,se me vrasin ne ishull,hidhe te gjithe ne ere.Ne krah te Selimit ishte nipi i Aliut djali i Veliut,te cilin Aliu e perkedheli ne faqe me perkedheljen e nje gjyshi dhe i dha komanden e keshtjelles.I shoqeruar nga Thanas Vaja,sekretari tij Mantho,Fehim Çami  dhe 12 besniket e tij bashke me Vasiliqine zbret shkallet e keshtjelles dhe hipen ne varken e tij dhe shkon ne ishull ku vendoset ne manastirin e Panteleimon.Gjate pritjes Hurshit Pasha i dergon lajm qe fermani kishte arritur dhe nje delegazion i tij do ja dorezonte atij.Aliu  ne pritje te fermanit dergoi Kosta Boçarin ne keshtjelle per ti perseritur Selimit qe pa tespiet e tija te mos e dorezonte keshtjellen.Ne mbasditen e 24 Janarit 1822 Kose Mehmet me 30 ushtar dhe oficer te tjere zbarkon ne ishull ti sjell fermanin Aliut,hyne ne oborrin e manastirit dhe idrejtohet dhomes ku gjendej Aliu ne katin e dyte.Aliu i drejtohet Mehmet Kose Pashes ndal aty, dhe ky i pergjigjet,kam sjelle Fermanin dhe nxjerre nga kraharori nje cope leter.Pasi U pershendeten Aliu e kuptoi menjehere kurthin e ngrritur dhe nxjerre koburen dhe duke ju drejtuar me keto fjale;" nuk meret koka e Ali Pahes si koke skllavi,cfare e pandehni ju Ali Pashe Tepelenen grua?,e qellon Kosen duke e shtrrire per toke te plagosur,ne kete moment Kaftan Aga shefi i shtabit te ushtrise te Hurshit Pashes nxjerr shpaten per te vrare Aliun por Aliu e qellon edhe kete duke e plagosur ne krah,plasi nje shkembim zjarri mes turqeve dhe besnikeve te Aliut,ku Fehim Çami besniku Aliut qellon dhe vret Kaftan Agen.Nderkohe Fehmi bie per toke i plagosur per vdekje nga njerezit e Koses.Aliu plagoset rende ne kete perplasje dhe besniket e tij Thanas  Vaja,sekretari tij Manthua dhe Ibrahim djali besnik i tij e terheqin ne dhomen ne krah.Aliu ne gerhmat e fundit te jetes i drejtohet Thanas Vajes ku i thote te vrase Vasiliqine qe te mos bjere e gjalle ne duart e turqeve dhe te vazhdoje luften.Besniket e tij e veshtrojne ne pike te lotit dhe Aliu ju thote;"Une bijte e mi shkoj drejt vdekjes,drejt te ftohtit,hallall asprat,hallall buken dhe kafshaten.ju kam lene pas uraten.Qe ne duart e turkut i gjalle te mos bie,veç nga arma plumb e zjarr ne boten tjeter ju te me çoni me nder drejt e ne varr".Besniket e tij vazhdojne te qendrojne,degjohen edhe te shtena nga poshte dyshemese,pas pak koheTurqit arrijne te marrin trupin e Aliut dhe koken tja nisin Hurshit Pashes dhe diten tjeter  ne Stamboll tek Sulltani,kurse trupi te varroset ne Janine,ne krah te Eminese te tij te dashur,qe e kishte pregatitur vete kohe me pare dhe e kish lene amanet qe te varrosej bashke me te, me te gjithe nderimet qe i takonin ketij Luani Epirit dhe mbare Shqiperise.




Free Blogger Albert Pasho

sabato 13 gennaio 2024

Takimi i Louis Dupre me Veli Ali PasheTepelena, 1 Prill 1819

Ne librin e publikuar nga Louis Dupre ne vitin 1826 "Udhetim ne Athine dhe Kostandinopoje" pershkruan hollesisht me detaje takimin e tij dhe te tre shoqeruseve te tij Anglez me Veli Pashen.Djalin e te fameshmit Ali Pashe Tepelena.Dupre na le nje deshmi te gjalle e te pasur per jeten dhe pallatet e Veliut.Ja si e pershkruan kete takim;Ne 1 Prill 1819 pas nje udhetimi prej 10 oresh ne mes te nje te nxehti ekstrem,arrijme ne Tyrnavos qytet ne Thesali tek Veli Pasha.Veliu kish dhene urdher qe te qendronim ne shtepine e mjekut te tij,dhe na u tha qe shume shpejt ai do te na priste ne nje udience.Keshtu shkuam ne pritje.Hyrja e pallatit  ishte e mbushur plot me njerez, te çdo niveli shoqeror dhe te ardhur nga qytetet e fshatrat per rreth.Ne menjehere na shoqeruan ne nje salle ku gjashte turq dhe tre grek te nje rangu te larte,te gjithe keta ministra te Veliut, ishin duke shkruar te ulur ne gjunje.U treguan shume te sjellshem duke na ofruar pipe per te pire duhan dhe kafe,dhe rimoren prape te shkruanin.Pak minuta me vone u shoqeruam ne nje salle shume te madhe pritje, e gjate rreth 50 hapa e zbukuruar me shume hijeshi.Ne divanin e gjere ishin vendosur ne menyre simetrike tridhjete e tete jasteek kremes,gjendisur ne menyre magjepse me motive te stilit oriental.Murret e salles ishin shume te dekoruara me pasqyra dhe ar.I njejti dekorazion vazhdonte me kollonat dhe tavanin e salles.Trofej te arte qe ngrheshin nga poshte larte zinin te katert kendet e salles,ndersa pergjate murreve dominonin piktura me pejsazhe jo shume elegante sipas modeleve te qendrave tona.Shtatembedhjete dritare me korniza te ngushta te hapura,benin te mundur te shikoje jashte nje pamje te mrrekullushme,dhe ne çdo kend te tyre ishte i varrur nje kafaz me nje kanarine qe kendonte e levizte brenda saj,keta sikur te ishin nje zbukurim i çdo pikture.Te gjitha keto bashke edhe pse jo shume te rafinuara nuk mungonin nga madheshtia dhe lenien e impresionit.Njerezit e ngjezur ne nje mase te madhe brenda salles nuk ishin me pak te çuditeshem se objektet qe i rrethonin.Kemi pare te gjitha tipet e kostumeve qe mbanin  njerezit e pranishem,dhe natyralisht brenda  nesh na bente pershtypje orgjinaliteti i tyre.Dy divane u vendosen posaçerisht per ne perballe Pashait,ne fund ne te majte ku ishte vendi i nderit.Ishte ulur rehateshem ne divan ne mes te tre turqeve qe qendronin ne kembe deri sa ju dha urdher atyre te uleshin pasi na kishte ftuar neve me nje shenje te kokes.Vume re koken e tij te bukur,mjekeren e gjate te zeze dhe nje thike te zbukuruar me diamante ne brez.Trupi tij dhe gjunjte e tij ishin te zhytur ne jasteke dhe te thyer ne ate mase qe nuk na lejonte te percaktonim lartesine e tij po ashtu dhe te shikonim se si duart e tij te dilnin nga  veshja e tij.Veliu beri nje perulje drejt nesh dhe filloi i pari bashkebisedimin,duke na u drejtuar pothuajse gjthmone ne greqisht dhe ndonjehere italisht.Me pas Veliu na sugjroi te degjonm nje kantante italiane.Zonja hyri ne salle dhe i puthi doren Veliut por kur u ftua te kendonte ajo u sfajsua duke thene se nuk mund te kendonte sepse pianua ishte e disarkoduar.Pashai duke mos patur me çfare te na thoshte na afroi karrocen e tij per te na çuar ne luginen e Tempullit.Ky ishte takimi i pare me djalin e Ali Pashes qe i ngjante ne egersi dhe ne vese.E dime thote Pouqueville qe librat piu roza te Europes jane perkethyer per deshiren e Veliut.Ai perziente dhunen me kenaqesine.I ftuari yne qe ishte dhe mjeku i Veliut,na informoj qe Veliu vuante nga semundje veneriane,por kjo nuk e pengon te mbaj nje harem brenda pallatit te tij.Megjithse nuk pata nje kujtim veçenarisht te mire per Veli Pashen kjo nuk me pengoje te ndenje nje keqarrdhje per kete njeri te pa fat,kur mora vesh shume me vone fundin e tij i cili i detyruar tradhtoi babain e tij dhe e mbylli me nje vdekje jo te lavdishme.


NB.Dy fjale per pallatin e Veliut ne Tyrnavos Thesali.

Ky pallat u ngrit pas vitit1812,me tre kate u ndertua me standartet e ndertimeve Europiane.Ne katin e poshtem gjendej salla e pritjeve nje hapsire e madhe e gjate 50 hapa ose 40 metri me dysheme shtruar me pllaka te medhaja kuadrate, me zbukurime e arkitekture si i pershkruan Lois Dupre me lart ne kete botim.Ne kete salle  gjate kohes se Veliut mbaheshin takime me vizitor te huaj dhe ushtarake te larte.Ne te njejten kohe sherbeu si salle per shfaqje teatri dhe komedie nga grupe te ndryshme qe vinin nga vende te ndryshme Europiane.Ne te njejten kohe degjohej muzike klasike dhe mbaheshin koncerte te artisteve lirike ose grupe te vogla muzikale me prearrdhje nga Italia e Gjermania,ngjarje te pa preçedent deri atehere.Eshte e dukshme qe Veli Pasha donte qe pallatet e tija te ishin te barabarta me ato te shteteve Europiane si ne dekoracion,arkitekture dhe nga ana artistike.Ne katet siper po ashtu ishin brilante me dekorimet me pasqyra ,afreski e te gjitha tipet e dekorimeve ne reliev dhe ne ar.Ne sallen qe gjendet ne anen orientale te pallatit qe nje tarraze e gjere ku shikohet gjithe Larisa dhe fushat per rreth saj.Nga ana tjeter e pallatit jane shume banja te pasura me dekoracione ari,haremi dhe apartamenti privat i Pashait.Ne perendim te pallatit shtihet nje kopesht i madh me lule e peme te ndryshme.Veliu ndertoi dhe dy pallate te tjera, njerin ne Larisa qe quhej Ak Sarai(Sarai i Bardhe) dhe te dytin ne Aetolofos di Agia qe ngjan atij te Aliut ne Janine nga ana e Arkitektures por me i vogel ne dimesione.Pllati u dogj ne vitin 1822 pas renies se Ali Pashe Tepelenes, nga turqit,sot nuk ka gjurme te ketij pallati.Veli Pasha ndertoi edhe ne Desino nje tjeter saraj jashte zakonisht te bukur, ku kishte ndertuar nje liqen artifical per shetitje me barka per grate e tija dhe mysafiret qe vizitonin ate ne kete pallat te mrrekullushem.



Ne foton e meposhtme paraqitet ky udhetim nga Louis Dupre;



  
                                 The Pindus.Crossing from Janina to Tricala,by Louis Dupre.


Free Blogger Albert Pasho

martedì 9 gennaio 2024

Regjimenti Shqiptar i Korfuzit 1807-1814 dhe Ali Pashe Tepelena.




 Nga fundi i shekullit të 18-të, deri në Luftën e Parë Botërore, një nga çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare ishte ndarja e Perandorisë Osmane, e cila kishte hyrë në proçesin e shperberjes. Ballkani është pjesë e këtij proçesi nje mozaik i madh të ndërtuar nga Stambolli dhe objekt i të gjitha dëshirave të fuqive evropiane.Rusia është e vendosur në Detin e Zi dhe mund të hyjë në Mesdhe vetëm duke kaluar nëpër ngushticat në duart e sulltanit. Ajo mbështet “natyrshëm” luftën e popujve sllavë të Ballkanit për pavarësinë e tyre. Austria gjithashtu dëshiron një dalje në Mesdhe më gjerësisht sesa përmes bregdetit dalmat. Anglia kërkon baza detare për flotën e saj dhe më në fund edhe Franca ëndërron Orientin. Ishujt Jon, në periferi të Perandorisë Turke, janë si rrjedhim një pozicion strategjik për të kontrolluar Adriatikun dhe për të shërbyer si një post i avancuar për lëvizjet e pavarësisë së Ballkanit.Pas një pushtimi të shkurtër francez, në 1799, me iniciativën e Carit I, ata formuan një shtet federal oligarkik, me emrin Republika Septinsulare. Ky shtet vihet nën mbrojtjen e përbashkët të rusëve dhe turqve. Por ishin rusët ata që ngritën një bazë detare atje dhe ngritën trupa për të luftuar kundër turqve në 1806, ndërsa turqit po afroheshin më shumë me francezët. Përfaqësuesi i tyre vendas në Shqipëri: pashai i Janinës, po i shikon këto ishuj për llogari të tij dhe ëndërron pavarësinë.Me Traktatin e Tilsit në 1807, i cili i dha fund konfliktit franko-rus, Republika e Shtatë Ishujve dhe vartësive të saj (disa poste të vogla në Shqipëri) dhe Cattaro (Kotori në Mal të Zi) u kthyen Francës (në fakt Kotorri kishte qenë i pushtuar ilegalisht nga rusët që nga viti 1806). Francezët, të cilët tashmë kontrollojnë brigjet italiane dhe Dalmacinë, po forcojnë pozicionet e tyre në Adriatik.Edhe përpara ratifikimit zyrtar të Traktatit, një forcë e vogël ekspeditare franko-italiane e komanduar nga gjenerali César Berthier zbarkoi në Korfuz. César Berthier, pas mbërritjes së tij, gjeti trupa mbrojtëse lokale të organizuara nga kontingjenti pushtues rus. Ndër to, kompanitë e këmbësorisë së lehtë greke dhe shqiptare me emrin “Gjuhetarët e maleve”. Paga e tyre merret menjëherë në konsideratë nga Perandoria dhe kështu Berthier shton 2 kompani shqiptare në çdo regjiment dhe krijon një kompani elitare për ruajtjen e tij personale, ndërsa pret të formojë një Regjiment të veçantë. Më pas ai riorganizoi kompanitë greke të "gjuetarëve te maleve" dhe batalionin Septinsular. Ai i propozoi edhe Jozefit, mbretit të Napolit, që t'i siguronte një kontigjent shqiptarësh.Këta shqiptarë ortodoksë (suliotë) dhe grekët që jetojnë në ishuj emigruan nga pashalleku i Janines për t'i shpëtuar sundimit dhe persekutimit të pamëshirshëm të pashait të Janinës: Ali Tepelenes.Struktura e tyre shoqërore është e bazuar në klan, me solidaritetin, me hierarkinë mes tyre dhe rivalitetet midis grupeve te tyre. Të flasësh me ta për disiplinën ushtarake është e pamundur. Ata u binden liderëve karizmatikë te tyre.Duke dashur t'u jepte pak koordinim, duke u dhënë një komandant të përgjithshëm nje Grek Kristaqi, Berthier hasi në kryengritje dhe iu desh të dërgonte ndihmësin e tij Des Estangs në ishullin Santa Maure për të qetësuar situatën. Gjenerali shkruan kështu: " Nuk mund të llogarisim kurrë në një numër fiks, sepse ata tërhiqen sipas dëshirës si të duan. Ata paguhen me para dhe duhet të paguhen rregullisht për të shmangur pakënaqësinë ".Më 22 tetor 1807, në Fontainebleau, Perandori theksoi se; " Gjenerali Berthier, guvernator i përgjithshëm i Republikes Septinsulare, propozon të marrë nën pagesen e Perandorit: 1° një trupë prej 3000 shqiptarësh që sapo janë shkarkuar nga rusët dhe që po shpërndahen; 2° për të mbajtur në aktivitet edhe një trup me pagesë, shumë  të mirëorganizuar, të përbërë nga afërsisht 500 burra,te cilet jane ne Korfuz,  përgjigjja e tij; Napoleone miraton që këto trupat të merren në pagën time dhe t'i bashkëngjitet një kolonel franceze për t'i komanduar  ". Ministrja e Luftës propozoi të emërohej kolonel  M. de Bruges, komandant batalioni në regjimentin e Isenburgut. Ky oficer shërbeu në Austri gjatë revolucioni dhe u kthye në Francë në kohën e amnistisë së përgjithshme "; Perandori përgjigjet: " Mos propozoni asnjë avancim për regjimentet e Isemburgut dhe La Tour d'Auvergne; caktoni vetëm burra që kanë shërbyer gjithmonë me ne ".Në nëntor 1807, Major Minot i Linjës 84, një veteran i Ushtrisë së Italisë dhe Egjiptit, ishte përgjegjës për formimin e një njësie autonome dhe për t'u bërë kolonel i saj. Është një zgjedhje e mençur të punësosh një oficer që ka shërbyer në Orient dhe i njeh zakonet e vendit. Megjithatë, ai merr udhëzime të hollësishme:Zgjedhja që Perandori bëri per ju, zotëri, për të komanduar shqiptarët është një provë shumë e veçantë e besimit të tij per ju. Qëllimi është të mbajmë shqiptarët, të huaj për moralin dhe sjelljet tona, në një frymë të përshtatshme për qeverine dhe  personin e Perandorit Kjo kërkon kujdes të madh: tregojini nderim atyre që ju komandoni, kujdesuni për nevojat e tyre, trajtojini si baba, bëjini t'i duan detyrat e tyre dhe jepuni atyre frymën që gjallëron trupat tona. .”Më 25 dhjetor 1807, Regjimenti u formua zyrtarisht në tre batalione me 9 kompani dhe një staf oficeresh. Oficerët janë marrë nga drejtuesit tane të njohur.Gjenerali Donzelot i cili zëvendëson gjeneralin César Berthier, i shkarkuar papritmas më 28 janar 1808,Ministrise se Luftes.Më 2 mars 1808, në Paris, " Ministri i raportoi Madhërisë së Tij për vendimin e tij të përkohshëm se shqiptarët dhe gardistët e mbetur në Korfuz do të trajtohen nga Franca ashtu si me pare nga qeveria ruse. Madhërisë së tij i kërkohet ta miratojë me dashamirësi këtë masë te thjeshtë dhe ekonomike "; Aprovuar ", përgjigjet Perandori Në mars 1808, César Berthier, i konsideruar i pa aftë, u lirua nga gjenerali Donzelot. Është një tjetër veteran i Egjiptit që do të mbështesë Minotin në organizimin e njësisë së tij. Një raport i shtatorit 1808 i dërguar nga gjenerali Donzelot, megjithatë, vuri në dukje pak përparim në disiplinë: " Nuk mund të shpresojmë që në këtë vend ku ata jane fqinj me atdheun e tyre t'i sjellë në mënyrë të menjehere një disiplinë të rregullt. Oficerët në përgjithësi jane pa formim ushtarak, duan të jetojnë sipas zakoneve të tyre,ata do të ishin te paret që do të kundërshtonin futjen e disiplinës evropiane. Vetëm me shume vështirësi arrita të marr një sodisfaksion nga kjo trupë që nuk njeh ushtrime të tjera ushtarake perveçse të mbushë pushkën e tij si nje gjahtar, të marshojë si luftetar dhe të mblidhen ne masë sipas sinjalit që u është dhënë .Më 18 maj 1808, Perandori i shkroi, nga Bayonne, gjeneralit Dejean: " Shërbimi i Shtatorit ndahet midis trupave franceze, italiane dhe shqiptare. Të gjitha trupat franceze paguhen nga Thesari i Francës, trupat shqiptare nga buxheti i vendit dhe trupat italiane nga thesari i Italisë Ministri duhet të vendosë këtë buxhet; dihet statusi i këtyre trupave që nga 1 prilli; ai duhet të dijë nëse 250.000 franga që dërgohen çdo muaj në Korfuzi jane shumë. Pra, le të më japë një raport për trupat franceze dhe shqiptare. Sa për trupat italiane, Mbretëria e Italisë duhet t'i sigurojë vete ato".Më 6 tetor 1808,Bonaparte i shkruan gjeneralit Donzelot, Guvernatorit të Përgjithshëm të Ishujve Jon: “ Zoti gjeneral, mora letrën tuaj të urimit, jam i ndjeshëm ndaj ndjenjave që më shprehni si në emrin tuaj ashtu edhe në atë të divizionin qe ti komandon. me kenaqesi do te marr ne sherbimin tim dhe me rrogat qe me dergove llogarine, batalionet shqiptare qe deshirojne te qendrojne aty,ashtu si jane te organizuar ti barkoni dhe ti drejtoni drejt bregdetit.Më 20 nëntor 1808, Bonaparte i shkruan nga Portiçi i Napolit ne Itali: " ... Gjenerali Donzelot më njoftoni se shqiptarët po ofrohen të ngrenë dy regjimente dhe t'i vendosin në shërbimin tim. Unë ju kërkoj  të më njoftoni nëse do gjeni ndonjë shqetësim atje... ” .Më 10 mars 1809, tetë kompani greke iu shtuan regjimentit, duke përfshirë tre kompani elitare, nën komandën e një komandanti batalioni.Në korrik 1809, Napoleoni vendosi të bashkonte grekët dhe shqiptarët në një njësi të vetme prej 6 batalionesh prej 160 oficerësh dhe 2934 burrash, të quajtur  Regjimenti Shqiptar, nën urdhrat e kolonel Minot. Trupat shpërndahen në të gjithë ishujt e Jonit, pasi Perandori dëshiron që shumica e trupave franceze të përqendrohen në Korfuz, ndërsa pjesa tjetër e ishujve të mbrohen nga "vendasit".

Batalionet;

1°- (Tenente Kolonel Andruzzi): Shtabi dhe Kompania I në Korfuz, Kompania Elite në Merlera, Kompania e Dytë në Fano, Kompania 3 dhe 4 në Pargë, Kompania e 5-të në Paxo.
2°- (Komandant Christo Calojero): Shtabi dhe kompania elitare në Kefalonia, Kompania e parë në Paxo, Kompania e dytë në Kefaloni dhe Itaka, Kompania e tretë në Cefaloni, Kompania e 4-të në Sainte Maure, Kompania e 5-të në Cefaloni.
3°- (komandant Fotto Tzavella): Shtabi i Përgjithshëm, Kompania Elite dhe Kompanitë 1, 2 dhe 5 në Korfuz, Kompania e 3-të në Sainte Maure dhe Kompania e 4-të në Fano.
4°- (Komandant Christaki Calojero): Shtabi dhe 6 kompani në Sainte Maure.
5°- (Komandanti Botzaris): Shtabi dhe 6 Kompani në Korfuz                                        6°- (Komandant Agnagosti Pappagorgi): Shtabi dhe Kompanitë 1-4 në Zantë, Kompania Elite në Pargë dhe Kompania e V-të në Cerigo.Nga tetori i vitit 1809, flota britanike filloi të sulmonte ishujt e mbrojtur nga shqiptarët. Megjithatë, Franca e plotëson pozicionin e saj në veri të Ballkanit duke marrë nën kontroll Provincat Ilire. Kefalonia, Zante, Itaka dhe Cerigo ranë shpejt, ndërsa trupat vendase bënë vetëm rezistencë të dobët kur nuk shkuan drejtpërdrejt  armikuT!Në 1810, më 16 prill, Sainte Maure, i mbrojtur pak më shumë nga gjenerali Camus, përfundoi duke u dorëzuar me radhë dhe 789 burra dezertuan. Hudson Lowe është përgjegjës për administrimin e ishujve të çliruar. Ndërsa Ali Pasha protestonte për neutralitetin e tij duke ndihmuar anglezët, shqiptarët e mbetur në Korfuz kritikuan bashkatdhetarët e tyre dhe protestuan ndaj besnikërisë së tyre.Më 15 qershor 1810, gjatë mbrojtjes së Korfuzit kundër sulmeve britanike (sipas Martinien) u plagosën: komandanti i batalionit Ducca, kapitenët Pano dhe Dimolizza, toger Tzavella.I pakënaqur me qëndrimin e shqiptarëve, Napoleoni urdhëroi të pakësohej numri i tyre dhe teprica të dërgohej në Napoli. Kështu, Perandori i shkruante, më 6 tetor 1810, nga Fontainebleau, gjeneralit Clarke, ministër i luftës: " Zoti Duka i Feltre... Jepni urdhër gjeneralit Donzelot të mbajë vetëm një batalion ose më së shumti dy batalione shqiptarësh. ne vend te 6 qe ka, duke i plotesuar me njerezit me te sigurt dhe te tjeret ti dergoje ne mbreterine e Napolit.Eksperienca e kaluar ka dëshmuar se nuk mund të mbështetemi tek shqiptarët.kemi  më pak arsye për te besuar nëse anglezët pushtonin  ishullin. Këta njerëz do të rrezikonin sigurinë e vendit. Janë 2000 jane shume.Synimi im është që të jenë vetëm 4 ose 500. Nuk do të kishte shumë dobi as batalioni septinsular dhe kjo ka të metën se ka shpenzime shumë të mëdha...Me ekuipazhet e dy fregatave, kanonireve dhe 3 brigantini italiane, garnizoni i Korfuzit do të ishte 9000 francezët dhe italianët të fortë; dhe një mijë shqiptarë dhe vendas do ta sillnin në 10.000 numrin e burrave.Unë e miratoj që gjenerali Donzelot të mbajë shqiptarët në Pargë; por nuk duhet të jenë më shumë se 500 në Korfuz; dhe atë që do të jetë e kotë për rojen e Pargës dhe të Korfuzit, duhet ta kthejë në Napoli. Do t'i bëni të ditur se e konsideroj shumë të mundshme që në mars të rrethohet; se ai duhet të përdorë dimrin për të përfunduar sistemin e mbrojtjes që kam porositur; që supozoj se ai nuk humbi asnjë çast duke armatosur dyqanet e tij; sepse do të sulmohet nga një re bombash. Ai gjithashtu duhet të mbrojë ishullin e Fanos për një kohë të gjatë, pasi ky ishull është i nevojshëm për të qenë në gjendje ta furnizojë atë ".Të njëjtin 6 tetor 1810 (datë e supozuar), Perandori i shkroi, nga Fontainebleau, gjeneralit Donzelot, Guvernator i Ishujve Jon: " Sipas rrëfimit që na është dhënë për sulmet e armikut në Ishujt Jon dhe për humbjen e tre nga këta ishuj që ranë në pushtetin e tij, ne e pamë të përshtatshme t'i dërgojmë Gjeneralit të Divizionit Donzelot, të cilin e kemi krijuar më parë si guvernator të përgjithshëm të ishujve në fjalë, letrat e tanishme për t'i bërë të njohur dëshirat tona dhe për t'ia dhënë më parë. sytë e tij detyrat e vendit të tij dhe detyrimet që besimi ynë në trimërinë e tij, zellin e tij dhe përkushtimin e tij ndaj shërbimit tonë i imponon në rrethanat e tanishme,prej tyre, dhe duke qenë të ekspozuar ndaj përpjekjeve të reja nga ana e tij, ne konfirmuam në qeverinë e këtyre ishujve zotërin kontin Donzelot, gjeneral i divizionit në ushtritë tona, me njohuritë që morëm për trimërinë, zellin dhe përkushtimin e tij. në shërbimin tonë.Ne e urdhërojmë veçanërisht atë të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur ishujt e përmendur duke mbrojtur ata që janë ende të sulmuar, veçanërisht ata të Sainte-Maure dhe Korfuzit, me përdorimin e të gjitha mjeteve që i janë vënë në dispozicion. Ne supozojmë se ai do të ketë marrë masat e nevojshme për të penguar sulmin e armikut në ishullin Sainte-Maure dhe e urdhërojmë shprehimisht të bëjë gjithçka që ka në dorë për të zmbrapsur ata që dëshiron.përpjekja kundër ishullit të Korfuzit, më i rëndësishmi pikë, si edhe më e ndjeshme ndaj mbrojtjes. Ai do të duhet të përqendrohet veçanërisht në parandalimin e një zbarkimi të anglezëve në urën e Govinos dhe në majë të Salines, gjë që do ta bënte më të lehtë për ta të merrnin ishullin dhe të sulmonin kështjellën. Gjenerali Donzelot do t'i kushtojë gjithë vëmendjen mbrojtjes së ishullit Vido, rëndësia e të cilit është e njohur për të siguruar atë të Korfuzit. Së fundi, në këto rrethana, ai duhet të dyfishojë zellin, vendosmërinë dhe aktivitetin e tij për të kundërshtuar me armikun gjithçka që do të dëshironte t'i merrte atij, për t'i bërë të dështojnë të gjitha përpjekjet e tij dhe për t'i hequr atij, sa më shpejt që të ndodhë. të jetë e mundur, vendet që kanë rënë në pushtetin e tij. Në rast se komunikimet e tij me Francën ndërpriten, ai duhet të qëndrojë i shurdhër ndaj të gjitha thashethemeve të përhapura nga armiku dhe t'i rezistojë insinuatave dhe sulmeve të tij, duke u kujdesur që të shmangë sa më shumë komunikimin me të.Ai duhet të ketë gjithmonë para syve të tij pasojat e pashmangshme të neglizhencës për të përmbushur detyrat që i janë ngarkuar, ose të shkeljes së urdhrave tona. Ai nuk duhet të harrojë kurrë se duke humbur vlerësimin tonë, ai do të pësonte ashpërsinë e plotë të ligjeve ushtarake. Më në fund ne duam dhe kuptojmë se ai përdor të gjitha burimet e tij dhe se ai provon të gjitha mjetet që do të shërbenin për të zgjatur mbrojtjen e tij dhe për të shtuar humbjet e armikut. Mendimi i tij i zakonshëm do të jetë që një francez duhet ta llogarisë jetën e tij për asgjë, sapo të mund të peshohet me nderin e tij, dhe se kjo ide duhet të jetë për të dhe për vartësit e tij motivi i të gjitha veprimeve të tyre. Dhe duke qenë se evakuimi total i Ishujve Jon nga trupat franceze duhet të jetë fundi i fundit i përpjekjeve të gjeneralit Donzelot dhe pamundësia më absolute për t'i rezistuar më tej armikut, ne e ndalojmë atë që të mos e sjellë ndonjëherë përpara këtë ngjarje fatkeqe me pëlqimin e tij, sipas çfarëdo preteksti, qoftë edhe për të marrë një kapitullim më të nderuar. Ne duam gjithashtu që sa herë që këshilli i mbrojtjes mblidhet për të diskutuar mbi operacionet, patenta aktuale e letrave të lexohet me zë të lartë dhe të kuptueshme ".Napoloni në këtë kohë absolutisht nuk i donte shqiptarët, ndryshe nga viti 1808 kur ishte gati t'i priste në shërbim të tij. Më 13 janar 1811, ai i shkroi nga Persano gjeneralit Grenier: " Zoti gjeneral, kam marrë raportin tuaj dhe dërgesat nga z. Guvernatori i Korfuzit që i janë bashkangjitur. Unë e ndaj plotësisht mendimin e këtij gjenerali. në lidhje me shqiptarët dhe arsyeve të shumta që e detyruan t'i propozonte Dukës së Feltre-së për të mbajtur këto trupa, ai duhet të kishte shtuar një që më duket edhe më vendimtar se të tjerët. Në të vërtetë nuk ka dyshim se Franca po kërkon për të bërë mbështetës në Greqi, dhe kryesisht në Shqipëri ku edhe Anglia po përpiqet të bëjë një festë. A është kjo mënyra për të pasur sukses duke transportuar në Itali ata shqiptarë apo grekë që përqafojnë kauzën e Francës? Pa dyshim, por sigurisht që do t'i shërbente mirë anglezët. Prandaj dua që t'i dërgoni pa vonesë ministrit të luftës së Francës raportin e gjeneralit Donzelot dhe t'i kërkoni atij një vendim të shpejtë për këtë çështje. Ndoshta do të ishte e nevojshme, për të mbështetur vëzhgimet e qeverisë së Jonit. Ishujt, për t'i përfaqësuar Dukës së Feltre-së se bandave po i vjen fundi në mbretërinë e Napolit, do të ishte për t'u frikësuar se këta shqiptarë prej të cilëve nuk munda të bëja as koloni këtu, nuk mund të ushqejnë të reja në provincat e mia që po fillojnë. të bëhet i qetë. Prandaj ju kërkoj të informoni gjeneralin Donzelot se po ia dërgoni raportin e tij ministrit francez të luftës dhe se ai duhet të presë vendimin e tij... ".Donzelot, i cili mund t'i merrte vetëm në bord me forcë, nuk është i kënaqur. Në 1811, Perandori përsëriti urdhrat e tij të cilat nuk u ekzekutuan kurrë.Kështu, më 8 shkurt 1811, në Paris, pyetjes “ Shqiptarët nuk duhet të kalojnë shifrën e 500 në Korfuz dhe Pargë; a duhet të lihen në Korfuz ata që kanë tepri? ” Perandori iu përgjigj: “ Të dërgojë gjeneralin. Douzelot i kthehem ekzekutimit të mirëfilltë të urdhrit tim. Është e kotë të kesh trupa në Korfuz që nuk janë të sigurta. Është të shpenzosh shumë para në mënyrë të panevojshme ".Më 8 shkurt 1811 përsëri, në Paris, " Në përputhje me propozimet e bëra nga gjenerali Donzelot, gjenerali Clarke pyet nëse te tepërtit shqiptaret duhet të lihen në Korfuz dhe nëse është e përshtatshme të përgatitet një dekret për të mbledhur batalionet septinsulare dhe gjuetarët e Orientit "; Perandori përgjigjet: " Kthejeni gjeneralin Donzelot në ekzekutimin fjalë për fjalë të urdhrit tim. Është e kotë të kesh trupa në Korfuz që nuk janë të sigurta. Është të shpenzosh shumë para pa nevojë ".Më 24 maj 1811, Perandori i shkroi nga Kaeni gjeneralit Clarke, Duka i Feltre, Ministër i Luftës, në Paris: " ... GJENDJA E FORCAVE QË DO TË JETË NË FRANCE DHE NË Itali MË 1 SHTATOR 1811. ..Në Korfuz do të jenë:Batalioni i tretë i këmbësorisë së 14-të të lehtë, dy batalione të vijës së 6-të, një batalion italian, dy batalione të regjimentit të Isemburgut, artileri, inxhinierë, trupa shqiptare dhe septinsulare; të cilat do të formojnë një total. prej 11 000 vetësh,janë dhënë urdhra dhe janë marrë masa që batalioni i 7-të dhe i 14-të të formuar në Korsikë, si dhe batalionet e 6-të dhe të 7-të të linjës së 6-të, të dërgohen në Korfuz, duke i tërhequr ata nga dy regjimentet mesdhetare. e cila do të shtojë forcat që janë në Korfuz me tre batalione franceze ose 2700 vetë dhe do të formojë gjithsej 13.000 burra... "Korfuzi, i bërë një kështjellë të pathyeshme, mbetet pika e mbështetjes franceze dhe Parga në bregdet.Më 15 gusht 1811, ditëlindja e Perandorit u festua me dinjitet dhe Regjimenti Shqiptar parakaloi në mënyrën e vet para Donzelotit: " Ky regjiment u nis me vrap, oficerët tundën shpatat e tyre dhe i gjallëruan ushtarët me thirrjet e tyre të ashpra. Të gjithë ushtarët i shkarkonin vazhdimisht armët e tyre dhe, megjithë shkathtësinë e garës, i rimbusnin ato me një ritem të admirueshëm .Më 7 shtator 1811, Perandori i shkroi nga Compiègne gjeneralit Clarke, Duka i Feltre, Ministër i Luftës, në Paris: " Jam i habitur që gjenerali Donzelot, megjithë urdhrat e përsëritur që i jap për të kthyer shqiptarët, vazhdon të dëshirojë t'i mbajë. Këta burra më kushtuan jashtëzakonisht shumë për pagën dhe ushqimin në një vend kaq të vështirë për t'u furnizuar; dhe jo vetëm që nuk do të ishin të dobishëm, por, nëse anglezët do të zbrisnin, ata do të braktisnin dhe do ta kompromentonin vendin. E shoh me veshtiresi se ai ka shtuar numrin e tyre dhe me kete ka shtuar rreziqet e vendit.Perserit urdherin e tij per te perfituar nga kthimi i fregatave per ti kthyer ne Itali ku do te jene shume te dobishme.Ai nuk do te Korfuzit nevojiten vetëm burra të besueshëm. Qëndrimi i këtyre njerëzve ka disavantazhin e dyfishtë të vdekjes së uritur dhe të rrezikimit të sigurisë së vendit " .Më 10 shtator 1811, Perandori i shkroi, nga Compiègne, gjeneralit Clarke: " Zoti Duka i Feltre... Le ta dijë gjeneralin Donzelot se qëllimi im është të mbaj të gjitha kompanitë që janë në Korfuz, franceze dhe italiane, të plota. me 196 vetë. Ju do të rinovoni urdhrin për të kthyer në Francë shumicën e shqiptarëve, duke e informuar se, gjatë dimrit, batalioni i 7-të i 14-të këmbësorisë së lehtë dhe i 7-ti i 6-të i linjës do të shkojnë në Korfuz.Më 12 tetor 1811, Duka i Feltre i shkroi nga Parisi perandorit: " Zotëri, pata nderin t'i raportoja Madhërisë suaj në raportin tim të 14 shtatorit se për të përmbushur qëllimet tuaja urdhërova përsëri në më 13 të po këtij muaji gjeneralit Donzelot për të dërguar në Itali shqiptarët që ndodhen në Korfuz, rreth 1800, dhe për të përfituar për këtë qëllim kthimin e fregatave të dërguara në këtë ishull.Eshtë koha që Madhëria juaj të më njoftoni me mirësi drejtimin që duhet t'u jepet këtyre shqiptarëve kur të zbarkojnë në brigjet e Italisë . Perandori u përgjigj më 20 tetor 1811: " Kur të kemi lajme për zbarkimin e tyre, do të japim urdhër ".Përsëri më 20 tetor 1811, në Amsterdam, pyetjes: “ Gjenerali Donzelot duhet të dërgojë në Itali 1800 shqiptarë që ndodhen në Korfuz, çfarë drejtimi duhet t'u jepet? ”, Perandori u përgjigj të njëjtën: “ Kur te kemi lajme për zbarkimi i tyre, ne do të japim udhezime.Më 12 prill 1812, kapiteni Levandachi u plagos gjatë mbrojtjes së Korfuzit kundër sulmeve britanike.Në maj të vitit 1812, pati një prishje me rusët dhe pati edhe pajtimin e tyre me turqit. Minot propozon dërgimin e një kontigjenti shqiptarësh për Gardën Perandorake.Më 21 qershor 1813, perandori në Dresden u informua se: " Regjimenti shqiptar, i vendosur në Korfuz, ofron tre kalorës të hipur, të armatosur dhe të pajisur në stilin shqiptar dhe kërkon, si favor që këta tre ushtarë të pranohen. në Gardën Perandorake "; ky i fundit përgjigjet: “ Dakord në Mameloukët ”.Më 18 korrik 1812, toger Carcalezzi u plagos gjatë mbrojtjes së Korfuzit kundër sulmeve britanike.Më 2 qershor 1813, toger Palazza u plagos gjatë mbrojtjes së Korfuzit kundër sulmeve britanike.Duke pasur njohuri për fatkeqësitë franceze në Rusi, Ali Tepelena shfrytëzoi rastin për të sulmuar Pargën në gusht 1813, të mbrojtur nga "Gjuetarët e Orientit" dhe në të njëjtën kohë u shkëput me sulltanin. Ai u shty herën e parë, më pas Donzelot vendosi të evakuonte pozicionin, tepër i ekspozuar dhe i izoluar.Në nëntor 1813, regjimenti u reduktua në dy batalione me 6 kompani, duke përfshirë një elitë në Korfuz. Secila kompani nën komandën e një kapiteni ka 1 toger, 1 nentoger, 1 rreshter major, 4 rreshter, 1 çerekmaster, 8 tetare, 84 ushtarë dhe dy kornetë.Minot, i graduar në gradën e gjeneral brigade, largohet nga Korfuzi dhe ia dorëzon komandën e përkohshme të njësisë shefit të batalionit Christaki.Në stafin e regjimentit është një kirurg madhor, i quajtur Ducca Zappa: " Nuk ka trajnim teorik dmth shkolle, por eksperienca e madhe që ka marrë për të trajtuar të plaget me armë shpesh i jep mundësinë të kryejë sherime që janë të jashtëzakonshme. Shqiptarët kanë shumë besim. në të "; dhe një kapelan , " tërësisht i përkushtuar ndaj qeverisë që shërbeu në Egjipt dhe Dalmaci ."Në fund të vitit 1813, në Korfuz, përmes Triestes, mësuam lajmet për betejën e Lajpcigut dhe, në shkurt 1814, komunikimet me Napolin pushuan, ku kishte mohuar Perandorin. Vetëm në prill e morëm vesh se Koalicioni kishte kaluar Rhein. Garnizoni është ende mjaft i furnizuar me furnizime dhe municione, por është i pafuqishëm jashtë perimetrit të tij.Më 4 maj, një anije parlamentare angleze hyri në port dhe mbante gazeta që njoftonin rënien e Parisit dhe abdikimin e Napoleonit.Donzelot vendos të mësojë më shumë dhe të presë një gjest nga qeveria e re franceze. Më 3 qershor, mbreti dërgoi një emisar për t'i kërkuar Donzelotit që t'ua dorëzonte ishullin anglezëve dhe të njihte regjimin e ri. Tre ditë më vonë, flamuri trengjyrësh u soll dhe u zëvendësua nga flamuri i bardhë mbretëror.Kundëradmirali Cosmao Kerjulien, i emëruar komandant i skuadriljes së Mesdheut, mori urdhrin për të kryer evakuimin e forcave dhe shtetasve francezë. Ai u nis nga Toulon në fillim të qershorit 1814 dhe u ankorua në Korfuz më 12 qershor, ku filloi menjëherë hipjen.Konventa e Parisit e 23 prillit 1814 autorizoi vetëm 39 copë artileri për t'u mbajtur (një për 1000 burra). Njëqind e tridhjetë copë u morën në bord. Gjenerali anglez Campbell protestoi. Donzelot e sfidoi atë të vinte dhe t'i merrte. Britanikët e lanë të ndodhë.Më 24 qershor, flamuri britanik u valëvit në Korfuz, dhe më 25 skuadrilja franceze u nis për në Toulon.Shqiptarët tanë të mbetur atje janë dorëzuar në dorën e bujarisë së anglezëve që do t'i angazhojnë në emër të tyre. Shumë oficerë dhe ushtarë do të dalloheshin më vonë në luftën për pavarësinë e Greqisë.Do të flasim më shumë për kostumin sesa për uniformën, secila duke sjellë, në varësi të kontingjenteve dhe rangut të tyre shoqëror, veçoritë e tyre të vogla. Gjenerali Camus de Richemont, në Kujtimet e tij, na jep një përshkrim që daton nga viti 1799, por e tëra nuk kishte ndryshuar nën Perandorinë:Veshja e shqiptarëve ose e arnautëve është pak a shumë ajo e ishujve të Greqisë: koka e rruar përreth. balli, tempujt dhe zverku i qafës, duke lënë vetëm një disk të madh me flokë të gjatë, i cili bie mbrapa dhe që mbulohet, në krye, me nje fes të vogël , ngjyrë vjollce, me gërsheta të vogla qëndisje dhe një xhufkë në ar ose mëndafsh ; gaita prej kadifeje të kuqe o bojëqielli, gjithashtu të gërshetuara dhe që ngrihen deri në bazën e gjurit. Këmba është e mbyllur në një këpucë të ngjashme me atë të malësorëve spanjollë, por të gërshetuara më elegante dhe "të përshtatura në fund të këmbës si ajo romake.Një këmishë me pëlhurë të bardhë të fortë ose më mirë një tunikë mbulon të brendshmet dhe bie si një fund i gjerë poshtë gjunjëve  mbi këtë tunikë,xhaketa e shkurter dhe e rrumbullaket , në kadife të njëjtë. ngjyra si ajo e gaitrave, me gërshetë floriri, shtrëngon dhe konturon belin; Mëngët e saj, të hapura deri në bërryl, janë ngjitur nga një mori kopsash të vegjël metalikë me shkëlqim te zbukuruara me gersheta ari , nga kyçet e duarve deri te bërrylat.Rrip i gjatë me ngjyra te ndezura prej leshi o mendafshi me rripa ari, që mbështillet rreth belit mbi tunikën;dy pistola te gjata qe mbahen nga ky rrip , tyta dhe prapanica e të cilave janë të mbuluara me veshje argjendi.Koka dallohet veçanërisht nga dy rreshta kopsash argjendi, në madhësinë e një veze gjeldeti, të cilat janë të montuara në një rrip të ngushtë maroki, i cili kalon mbi qafë dhe bie dyfish përpara deri në brez; Këta butona janë të zbrazët dhe të hapur si tavë.Pushka e gjate shqiptare dhe saberi i lakuar plotësojnë armatimin.Pjesa më e rëndësishme dhe e dobishme e këtij kostumi është nje pallto e gjere dhe e rende e endur nga leshi i dhisë, e papërshkueshme nga shiu; është mbajtur në shpatullën e majtë dhe është turp ta humbasësh ose ta braktisësh në një luftë. Në dimer ajo strehon njeriun nga të ftohtit, bora dhe shiu; çdo ushtar mblidhet dhe formon një grumbull poshte me matriale izoluse come shkarpa; vendoset sipër dhe struket poshtë palltos si nën një tendë; uji mund të bjerë si përrenj por nuk deperton.Mund të gjejmë një numër të caktuar paraqitjesh të kësaj veshje të veshur nga banorët e rajonit.Në vitin 1812, duket se ajo që mbeti nga regjimenti mori një veshje më të "evropianizuar" me beretë leshi të kuqe, veçanërisht, jelek, brez, gaita dhe çorape leshi, qese lëkure dhe mbajtëse pistolete, pushkë dhe saber për nënoficerët dhe kompanitë elitare.






Free Blogger Albert Pasho


Letra e Ali Pashes Tepelenes drejtuar Governatorit te ishullit te Lefkades,John Mc Combe.


 Ku dokument ose me qarte kjo leter mban daten 22 Nentor 1812. Letra eshte shkruar ne italisht.Por e veçanta e saj eshte se kaligrafia e leteres duket e njejte me firmen e Vezirit.Mos valle Aliu njihte Italishten?Permbajtja e leteres flet per nje borxh qe ka zotria Settini kundrejt Aliut. Ne vitin 1803 governatori i ishullit i kerkon djalit te Aliut, Myktarit qe ti dergonte nje mjek ne ishull sepse zoteria Settini kishte bashkeshorten e tij zonjen Anna Giorgia semure rende. Nente vjet me vone me kete leter Aliu i kerkon governatorit te Ishullit te Lefkades zotit Combe, qe ti kerkoj zotit Settini te paguaj borxhin e prapambetur kundrejt tij.Kete borxh duhet tja dorezoje te derguarit te Aliut ne ishull,zotit Anagnostis Manopoulos.Ali Pashe Tepelena lexonte rregullisht gazetat Italiane te botuara njera ne Korfuz dhe te tjerat te arrdhura po ne Korfuz nga Italia.Aliu zotronte turqishten,greqishten dhe shqipen,supozohet qe kuptonte edhe ferngjisht kjo ne saj te deshmise se Pukvillit i cili citon qe kur flishteme Aliun ne ferngjisht kishte impresionin qe Aliu e kuptonte me pare qe perkethyesi te bente perkethimin nga menyra se si ai pergjigjej.





Free Blogger Albert Pasho

domenica 7 gennaio 2024

Tahir Abazi Dragoti, Shefi policise te Ali Pashe Tepelenes ne Janine.




 Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la Poer Beresford.Ky ishte oficer anglez dhe ne kete vizite ne sarajet e Aliut ne Janine ka fiksuar kete moment.Sallen e pritjes te Aliut,duke fiksuar ne kete tabllo luksin e kesaj salle te mrrekullushme,e pasur me dekorazione te shumta te punuara ne ari.Aliun te ulur ne divan ku po bashkebisedon me nje vizitator te huaj.Ne te majte shqiptari me fustanelle eshte shefi i policise  te tij Tahir Abazi nga Dragoti i Tepelenes nje nga Gjeneralet  e Luanit te Epirit ne sherbim te tij qe ne vitin 1792 deri ne 1820.Ali Pasha eshte themelusi i policise dhe asaj sekrete te pare Shqiptare.Ai e themeloj qe te ishte ne dijeni te çdo gjeje ne territorin e vet dhe me gjer  me tutje ne kancelerite e fuqive te medhaja te kohes Europiane po ashtu edhe ne Stamboll si dhe per sigurine e tij personale.Njerezit e tij ne kete sherbim ishin te te gjitheve profesioneve.Ai angazhoi emisaret e tij diplomatik,udhetar ,tregtare,mjek,persona te derguar posaçerisht jashte kufijve te shtetit te tij per te mbledhur informacione me karakter politik ushtarak dhe çdo gje tjeter qe i interesonte shtetit te tij.Ne krye te ketij sherbimi qene njerezit me besnik te tij si Thanas Vaja dhe Abaz Efendi Dragoti,Djali i ketij Tahir Abazi qe shefi i policise te Janines dhe territorit te tij.Tahir Abazi fillimet e tij i ka qe ne vitin 1792 mori pjese ne shume operacione policore dhe ushtarake,si ne fushaten kunder Sulit ne te gjitha fushatat(1799-1803).Qe njeri me karakter te forte,trim dhe nje nga besniket dhe njerezit e afert te Aliut.Ai eshte dhe keshillues i Aliut ne punet e shtetit te tij,si dhe pjestare i Keshillit te Larte te Luftes.Tahir Abazi i sherbeu me besnikeri Aliut deri ne vitin 1821,kohe kjo kur Aliu u shpall nga Porta e Larte si tradhetar i Perandorise.Tahir Abazi ne fillim beri aleance me Suliotet .Kjo ndodhi ne vitin e pare te  revolucionit Grek kunder Portes se Larte dhe me vone e prishi kete aleance per tu bashkuar me Hurshit Pashen.Kjo ndodhi kur Tahir Abazi e Ago Vjasjari me trimat e tyre te urdheruar nga Aliu shkuan ne Agrinio e Mesologji ku biseduan me Aleksander Mavrokordatos dhe udheheqesit e tjere te Revolucionit Grek se si do zbrapshin ushtine e Hurshit.Kishte me vete edhe nje leter te arvaniteve suliote per Asamblene Kombetare qe do mbahej ne More.Tahir Abazi do te merte pjese si perfaqesues i arvaniteve ne kete asamble.Ma kur ai arriti atje pa qe situata ishte komplet ndryshe, degjoj nga revoltusit neper rruge te qyteteve te djegura dhe shkateruara thirrje ku thuhej qe Rusia do te sulmoje Turqine per ti shpetuar,Anarkia mbizotronte ketu pa xhami e teqe te profanuara nga revoltusit Grek,shqiptar mysliman te vrare e te masakruar te lene rrugeve.Ne kete pike duke pare te gjitha keto ne vend qe te shkonte ne More ku mbahej asambleja kombetare u kethye ne Arta dhe prishi aleancen me Greket.Udheheqesit Grek e kuptuan shpejt gabimin e madh qe kishin bere duke i treguar gjendjen e vertete qe ekzistonte ne terren qe tregonte qarte qellimin e tytre te vertete me keto masakra e profanime te objekteve te kultit mysliman.Ne nje fare menyre  Tahir Abazi u ndje keq dhe  vajtesonte veten per kete situate te krijuar.Gjate rruges se kethimit rrezikoj te vritej nga udheheqesit Grek si Vlachopoulos qe propozoj ta vrisnin Tahir Abazin bashke me shoqerusit e tij.Kjo per arsyen qe udheheqesit Grek dmth "Shoqata e miqeve" nuk donin qe kjo situate te mesohej nga  Bejleret dhe myslimanet Shqiptare.Me kete aleance ata donin te terhiqnin ne Revolucion Grek per te plotesuar qellimet e tyre keta pjese te Shqiptareve myslimn ata çame dhe nga zona te tjera te Shqiperise.Por sulioti Alexis Noutsos dhe disa te tjere nuk rane dakort per vrasjen e tyre. Arsyeja tjeter pse Tahir Abazi  u lidh me Hurshitin qe se ky i propozoi Tahir Abazin ta bente Pasha te Janines.Me keto zhvillime te situates edhe Ali Pasha kuptoi se Grekerit nuk po luftonin per te, por per qellimet e tyre. Hurshit Pasha e perdori Tahir Abazin si njeriun qe do te bente bisedimet per marreveshjen me Aliun gjate arme pushimit qe paten mes tyre.Kjo edhe pse Aliu e pranoi ate sepse e njihte dhe kishte besim si ish njeriu i tij.Tahir Abazi duke njohur mire njerezit e tij nje pjese te garnizonit te kalase e bindi te kalonte nga  ana e tij duke i pesuar humbje te tjera ne njerez Aliut.Pas renies te Janines me vrasjen e Ali Tepelenes,Tahir Abazi i sherbeu Portes se Larte,ne vitin 1824 u riemerua ne detyren qe mbantene kohen e Ali Pashe Tepelenes,dhe u shpall shef i garnizonit te Janines,  deri ne vitin 1826.Me vone nuk ka shume dokumentacione dhe informacion per te,por thuhet qe u terhoq ne jeten private dhe u muar me tregti.





Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 3 gennaio 2024

Mjeket ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes



 Ali Pashe Tepelena kishte nje shendet te mire dhe te forte vetem ne pleqeri filloi te  vuante vetem nga nje artrit i lehte.Ne oborrin e tij mjeket do te jene te shumteNe te gjithe Europen e shek te XVIII nuk kishte nje sundimtar tjeter qe te kishte kaq shume mjek ne sherbimin e tij nje armate e vertete.Ata ishin te gjithe te shkolluar ne Universitetet me prestigjoze te Europes ne Itali,France,Austri etj, disa edhe me bursa te paguara nga vete Aliu.Trajtimi i tyre nga Veziri ishte me se i mire me rroga te mira dhe me privilegje te shumta si ne aspektin personal po ashtu edhe ate publik.Po kush jane mjeket e Ali Pashe Tepelenes;

Ioannis Kolettis (1773-1848)Mjek nga Janina, mjek i Mukhtarit djalit te madhe te Aliut,me vone do te jete Kryeministri i pare i shtetit Grek.Mbaroi studimet per mjekesi ne Unversitetin e Pisa Itali.

Ioannis Vilaras (1771-1823)Mjek nga Janina,mjek i Veliut djalit te dyte te Aliut.Figure qendrore e iluminizmit modern Grek,zotrues i kater gjuheve te huaja,studiues dhe botanist.

Georgios Sakellarios (1765-1838)Mjek nga Kozani,figure e madhe shpirterore,shkrimtar,zoterues i gjuheve te huaja si gjermanisht,italisht,ferngjisht dhe greqishten e vjeter.Mbaroi Unversitetin ne Budapest te Hungarise ku studioi per gjermanisht ferngjisht dhe filozofi.Ishte bashkepuntor i Rigas Ferraios dhe Perraivos.Ky eshte kryemjeku i Ali Pashe Tepelenes.

Luka Vaja (1765-1826)Mjek nga Lekli i Tepelenes,vellai i Thanas Vajes njeriut me te besuar te Aliut.Mjek personal i Aliut,mbaroi studimet ne Vjene me financimin e vete Aliut.Ishte i vetmi qe kishte te drejte te hynte ne haremin e Aliut.

Vangjel Meksi (1770-1823)Mjek nga Labova e Gjirokasteres,Mbaroi studimet ne Unversitetin e Napolit Itali per Mjekesi, figure me veprimtari te madhe dhe te spikatur kombetare shkrimtar dhe perkethyes.Perketheu Biblen Testamentin e Ri ne Shqip.Shkruajti edhe gramatiken e gjuhes Shqipe

Kristsis Karagiannis (1776-1801) Mjek, pasardhes i nje familje te madhe fisnike,ateist.Ne jeten private dashnor i zonjes Frosini duhet thene jo i vetmi.

Alexis Gaggas (1756-1818) Mjek, ishte me pare prift me pas u be ateist per punimet e tija u persekutua me vone.

Georgios Praslis Mjek nga Sirakos, edhe gjuhetar shkroi gramatiken e ghuhes Vllahe

Paschalis (1761-1839) Mjek dhe filolog,gjeollog,arkiollog

Stamos Petritsis (1759-1825) Mjek pioner ne vaksinimin kunder lise.

Ioannis Mrtaxas Stravolaimos (-1826) Mjek, njohes i mire i letersise Europiane.

Michael Perdikaris (1766-1828) Mjek nga ishujt Jonian studiuar ne Bukuresht,mjek i Mukhtarit, kundershtar i Rigas dhe autor i nje biografie per Aliun me titull "Aliada"

Georgios Thereianois (1775-1881) Mjek,eshte mjeku i Veliut me vone profesor ne akademine Joniane.

Efstathios Kalogerias nga Mesolongji Mjek dhe mesues i Sahliut djalit te trete te Aliut,per dhjete vjet rrjesht nga viti 1810 der 1820

Nikolaos Mavromatis (1771-1817) Mjek nga Nafplio,eshte mjek i Mukhtarit dhe mesues i filologjise te femijeve te tij.

Ne oborrin e Ali Pashes sherbyen me profesionitet edhe mjek te huaj;

Ludwig Frank gjerman i cili sherbeu per Napolonin ne Egjipt me i paguari nga te gjithe,ka gjene krye mjek ne oborrin e Vezirit.Pas largimit nga sherbimi i Aliut sherbeu si mjek i Arçi Dukeshes se Parmes Maria Luiza vedova e Napoleone Bonaparte.

Mjeku i moshuar italian Paolo Tozoni qe ishte dhe shkrimtar.

Jerome della Lance Mjek italian nga Savoja ku ka shkruar dhe kujtime per Ali Pashen

Henry Holland i cili i beri vizite Aliut ne oborrin e tij,ku i beri dhe nje vizite mjekesore  Aliut. Ali Pasha u mundua ta mbante si mjek ne sherbimin e tij por ku nuk pranoi dhe u kethye ne Malte.





Free Blogger Albert Pasho

Aleanca e Ali Pashe Tepelenes dhe Britanise se Madhe.




 Fundi i shek XVII dhe fillim shek XVIII ne detin Mesdhe dhe me gjere ne rajon si ne gadishullin Ballkanik dhe ne  veçanti ne Epir e Poliponez do te sillte nje rezultat aleancash te brishta e te pa qendryshme midis fuqive te medha aktore ne kete ndryshim gjeopolitke te kohes.Edhe vete Ali Pashe Tepelena do te qe nje aktor i dores se pare jo pa rendesi ne kete skenar,ai do te shquhej per vizionin e tij largepames dhe do te bente te pamunderen per te perfituar per te krijuar shtetin e tij te pavarur.Nje nga keta aktor pa dyshim qe Britania e Madhe me te cilen vete Aliu do te krijonte marredheniet e tij per kete qellim.  Kontakti i parë i Ali Pashës me britanikët shenohet në vitin 1803 kur ai bëri apel per dominimin britanik në çështjen e shtetit te tij, duke deklaruar se ishte i gatshëm t'i jepte të gjithë ndihmën e duhur Britanise se Madhe me një letër nga ana e tij, drejtuar ambasadorit britanik ne Stamboll sir William Hamilton ku propozonte mbylljen me maturi te lidhjeve me Francen ne menyre qe të mos demtonte dhe nderprere marrëdhëniet e tij me Britaninë,duke ndjekur nje politike te ekulibruar per te mos çekulibruar politiken e tij te re ne favor te Anglise Prandaj Ali Pasha propozonte mbeshtetje dhe nje liste ofertash nga ana e shtetit te tij, si; lëndë drusore, ujë, ushqim, bagëti, kuaj dhe shpërndarje e tyre, si dhe themelimin  të një konsullate të përhershme britanike në Janinë.Ali Pasha zotohej per hapjen e porteve te tija ne Adriatik dhe Jon per perdorim ushtarak dhe tregtar,te drejta per te zbarkuar dhe vendosur trupa gjate bregdetit dhe te ndertojne fortifikime e garnizone.Aliu shprehu deshiren te zhvilloje tregtine midis Shqiperise dhe Anglise,duke ju dhene privilegje trgtareve britanike perfshire ketu edhe lejen e prerjeve te lendes drusore ne territorin e tij ne çfare sasie qe do te kerkonin.Pas shume shkembime dhe konsultime me ministrin e jashtem anglez Hawkesbury,u dergua ne Janine JP Morier i derguar special i kesaj ministrie,ku perveç detyres kryesore asaj te bashkepunimit tregtar dhe logjikisht me Aliun,do te kishte dhe ate te negocionte e ndermjetsonte ne mes Ruseve te Republikes se Ishujve dhe Aliut,ne perputhje te politikes Angleze te afrimit me Ruset kunder agresionit Francez,duke i kujtuar dhe ndikuar drejt Aliut qe te zbatonte kushtet e marreveshjes midis Portes,Anglise dhe Republikes se Ishujve Jonian(Ruseve).Per kete qellim nje pjese e trupave ushtarake te Aliut do te bashkepunonin me Anglezet.Tjeter preokupacion qe kishin anglezet qe simpatia qe vendasit kishin per Francezet dhe nje pushtimi te mundeshem te tyre,si dhe armiqesia qe vete Aliu kishte me Ruset.Kjo armiqesi e hapur dhe e dukshme ishte nga qellimi i Aliut per te zoteruar ishujt Jonian,nga ana tjeter Ruset qe ne momentet e para qe zotruan ishujt ndoqen nje politike ne perkraje te elementeve lokal qe ishin kunder Aliut duke ju afruar strehim dhe mbeshtetje ne ishujt dhe ne veçanti ne ishullin e Santa Mavres duke i nxitur per revolta te medhaja ne territorin e Aliut.Po ashtu anglezet ishin te prekupuar edhe ndaj Portes se larte duke pare tedencen qe kjo nuk ishte me e gateshme te rinovonte marrveshjen e trefishte(Porta,Anglia,Rusia) me ngjarjet e fundit te francezeve si fitoren e tyre ne Austerlitz dhe bregdetin dalmat.Kjo tedence e Portes dhe vete Aliut per tu afruar me francezet dhe per ta ndaluar kete anglezet ndermjetesuan me ambasadorin e tyre Arbuthnot dhe vete te derguarin Morier.Po ofertat e Napolonit per Aliun qene shume bujare,si ato ushtarake me furnizime,vete mbeshtetja e tij per pavaresine e shtetit te Aliut si dhe premtimi qe do te jepte disa ishuj penalizoi perpjeket diplomatike te Anglise perkundrejt Aliut.Zgjedhja e Aliut ne favor te francezeve e beri Anglezet te mbroje kleftet dhe te perkrai sulmet  e tyre ne territorin e Aliut.Perpara konferences se Tilsitit dolen dy aleanca ne perplasje mes tyre ato qene njera e Ruseve dhe Anglise dhe tjetra Franca dhe Aliu kuptohet edhe Porta e larte.Por keto aleanca qene te brishta dhe ne levizje te vazhdushme mes paleve.Deshtimi i misionit te Morier do te ndiqej nga ai i majorit William Martin Leake si perfaqesues i qeverise Britanike,ky kishte sherbyer ne nje mision ushtarak tek Ali Pasha gjate aleances se trefishte per restaurimin dhe fortifikimet ne Shqiperi.Ky mision diplomatk do te merrte jete ne vitin 1807dhe do te ristabilonte marredheniet e Aliut me BritanineMisioni i Leake kishte nje dallim kryesor nga ai i Morier,kjo per arsyet se pas konferenca e Tislit aleancat ndryshuan perseri Anglia u gjet ne aleance me Porten e Larte dhe Aliun dhe nga ana tjeter Franca dhe Rusia.Kjo konference i vertetoi Aliut se Francezet nuk kishin qellim te plotesonin kerkesat e tij per ishujt dhe portet ne bregtetin Shqiptar,por perkundrazi kerkonin me çdo mjet ta ndalonin duke mbeshtetur rivalet e tij ne Shqiperi me armatime dhe financim parash,si qe konfederata e bejlereve me qender ne Kardhiq,Suliotet dhe bejlere te tjere lokal te pakenaqur nga politika e Aliut.Bashkpunimi i ristabilizuar i Aliut me Anglezet qe ne fillim konsistoi ne shqyrtimin e kercenimeve te mundeshme ne rajon,por anglezet ndryshe nga francezet mbeshteten vazhdimesine e sovranitetit te Aliut ne kete territor,por shmangen çeshtjen e pavaresise te shtetit te Aliut.Te dyja palet  rane dakort per domosdoshmerine e debimit te francezeve si urgjente dhe me pas keto çeshtje do te mernin vendin per shqyrtim.Ali Pasha ra dakort dhe kerkoi artileri municione dhe ndihma financiare per te mbajtur trupat e tija.Po ashtu kerkoi qe anglezet ta ndihmonin ne operacionet kunder ishullit te Santa Mavres dhe ti japin kete ishull dhe qytetin e Parges.Pergjigja e anglezeve qe e pjesme ata pranuan ndihma ushtarake e logjikishte si ajo e Korfuzit ,por jo ti jepnin trupa kunder Santa Mavres se kete ta zgjidhte vete ,dhe nuk moren asnje vendim per qytetin e Parges.Jo plotesisht i kenaqur nga kjo Aliu vazhdoi perpjeket ne rruge diplomatike si ne Londer me perfaqesuesin e tij te derguar po ashtu edhe prane Leake ne Janine per te lidhur nje marreveshje perfundimtare per keto çeshtje.Nga ana e tij Aliu si kunder peshe njoftoi se ishte gati te hapte gjithe portet e tija per anijet britanike,te garantonte logjistiken e tyre,dhe per te ndaluar gjithe eksportet drejt bregdetit dalmat ne drejtim te francezeve.Por ai qendroi i vendosur ndaj çeshtjes se Parges.Aliu ju kerkoi edhe demeshperblim financiar per ekzpozimin e territorit te tij ndaj agresionit Francez e Rus duke qene se ai kishte mar anen e Anglezeve.Nga ana tjeter Britaniket po loznin loje te dyfishte me Aliun.Ne perputhje me politiken Britanke per perkrajen e revolucionit Grek,shtrimi i çeshtjes se Mbreterise te Pavarur te Aliut nga anglezet do te paraqitej si nje mbreteri indentike si ajo Greke,kjo me qellimin e vetem qe te unifikonte perpjekjet e tyre duke shfrytezuar atoritetin,pozicionin,fuqine dhe organizimin e ushtrise se Aliut.Kjo do te ishte momenti i pare per realizimin e revolucionit Grek nga ana e Anglezeve.Ndersa ne moment te dyte per ta do te qe me e lehte te eleminon Aliun. dhe projektin e tij per shtetin e pavarur.Ne perputhje me kete logjike politike Anglezet ja ekspozuan kete projekt njeriut te Aliut derguar ne Londer per marreveshjen perfundimtare,dmth projektin e tyre per Shqiperine, Mbreterine esaj te pavarur nen sovranitetin e Aliut,po ashtu edhe dhenia e ishujve Jonian,Kjo me kusht e dhenies te disa privilegjeve tregtare dhe e drejta per perdorimin e portit te porto Palermos.Edhe pse kjo marreveshje jo e shkruar do ti paraqitej Aliut nepermjet njeriut te tij qe kishte derguar ne Londer, do te mjaftonte per anglezet ta mbante Aliun te lidhur me Britaniket dhe per te zbutur qendrimin e tij ndaj qytetit te Parges qe ishte nje nga pikat e padiskutushme per Aliun.Sipas Britanikeve tani qe Aliu kishte mar armatime dhe trajtim teknike per ushtrine e tij nga ta,financime ne para  duhej te vepronte sipas planeve Britanike te luftes.Ai ishte udhezuar nga ta per te ndihmuar austriaket qe te debonin francezet nga bregdeti Dalmacise.Por ne te njejte kohe Aliu kishte probleme te brendeshme me rivalet e tij sidomos  me Ibrahim Pashen e Beratit,si dhe per arsyen tjeter teknike ushtarake qe ishte,ushtria e tij nuk ishte e pregatitur per kete lloj lufte kunder fortifikimet si keshtjellat per nje kohe te gjate, keshtu ushtria e Aliut  dhe nuk mori pjese ne fushaten e dalmacise kunder francezeve.Nga ana tjeter anglezet nxorren konkluzionin qe aleanca me Aliun nuk ishte e pershtateshme per kete lloj lufte.Nderkohe Aliu eleminoi rrezikun e brendeshem pasi mundi Ibrahium Pashen e Beratit ai mundi dhe dy konfederatat e bejlereve shqiptareve kunder tij,keto te mbeshtetura nga Francezet,keshtu rreziku i brendeshem per Aliun u zhduk pothuajse fare.Njekoheshist Aliu mori dhe kater nga ishujt Jonian  perfshi ketu dhe Cefalonia e Zanta duke i perqendruar francezet ne ishullin e Korfuzit.Prishja e aleances se Portes se Larte me Britanine po ne te njejtin vit, i krijoj shprese Aliut per marrjen e ishujve dhe kjo per me teper qe Aliu kishte lozur nje rol vendimtar per marjen e ishullit te Santa Mavres nga anglezet ne vitin 1810, dhe keshtu mund tja jepnin kete si shperblim per kontributin e tij.Ne pergjithesi aleanca me britaniket qe e favorshme per te dyja palet sidomos ne fazen e fillim te saj, kjo ne krahasim me aleancen me francezet qe nuk solli ndonje perfitim ne terren per Aliun.Vetem çeshtja e Parges mbeti akoma pezull dhe pa zgjidhur.Nje nga pengesat kryesore per zgjidhjen e kesaj çeshtje ishte ambasadori britanik ine Stamboll Robert Adair i cili propozimet e Aliut i gjeti te ekzagjeruara dhe te papranushme,ku ndoqi politike te moas acarimit perkundrejt Aliut dhe perkrajen e tij me nanovra te ndryshme, si qellim ta perdorte ate ne lufte kunder francezeve,kjo vije e politikes se tij u pranua dhe nga qeverija Britanike.Nje tjeter faktor qe ngurtesoi marredheniet me Aliun qe dhe kerkesat e banoreve te zones dhe Parges ne veçanti te shtyre nga francezet per mos pranuar Aliun si zotrues te tyre.Poashtu sherbimet sekrete angleze kishin informazione dhe dyshime per lojen e dyfishte te Aliut per bisedime sekrete me francezet pas pushtimit te ishullit te Santa Mavres.Prandaj qeveria britanike vendosi qe interesi britanik dhe bashkpunimi me Aliun do te sigurohej qe te mbanin te pandare ishujt.Keshtu dhenia e njerit prej ishujve Aliut u hoq nga rendi i dites edhe pse ketij nuk ju dha nje pergjigje negative.Me ndrimin e perfaqesuesit britanik ne Janine Leake me G.Forest solli nje septicizem me te madh mes tyre.Kurse nga ana e tij Aliu shantazoi anglezet duke ju thene qe francezet me ane te gjeneral Donzelot i kishin premtuar dhenien e menjehershme te Parges,se ky hiqte bllokaden qe ju kish vene francezeve ne Korfuz.Gjithastu Aliu beri fortifikime ne bregdet sidoms perpara ishullit te Santa Maveres pajisur me shume alteleri se sa kishin rene dakort me pare.Ne kete menyre Aliu ju kujtonte Anglezeve edhe nje here kerkesat e tija duke i kercenuar anglezet me nje pajtim te mundeshem me francezet.Konsulli Foresti ne Janine i informuar nga agjantet e tij per pregatitjet ushtarake te francezeve ne Korfuz,i propozoi ministrise se jashtme Britanike qe ishte e nevojshme dhe urgjente debimi i francezeve nga Parga ne vitin 1811.Por Londra e konsideroj rolin e francezeve te dobet dhe nuk ishin ne gjendje te mernin aksione ne shkalle te gjere.Ne vitin 1812 Aliu intesifikoi perpjeket diplomatike dhe per kete dergoi ne Londer te besuarin e tij Kolovos ku paraqiste mbrojtjen e kerkesave te tija.Por Londra ishte e sigurte qe afrimi i Aliut me francezet qe nje bllof nga ana e tij per arsyen qe ndodhej franca pas humbjes ne Rusi.Por edhe per faktin tjeter qe Franca ne konferencen e Tisilit vite me pare nuk i kish dhene Aliut ishujt qe pretedonte,sipas Londeres ndikimi Francez ne rajon e sidomos ne ishuj qe zbehur e po humbte.Ali Pashe Tepelena i indinjuar nga mosveprimi i Anglezeve,ju drejtua me nje note governatorit Francez ne Korfuz gjeneralit Donzelot duke i kerlkuar dhenien e menjhershme te fshatit Agos ne rrethinat e Parges.Aliu pasi mori refuzimin e gjeneralit francez pushtoi dhe mori Agos ne vitin 1814.Duke pare rezistencen e dobet te francezeve ne fshatin Agos,Aliu udheroi pushtimin perfundimtar te Parges,trupat e tij u vendosen jashte mureve te kalase pas nje qendrese te Pargoteve dhe francezeve,dhe keta Pargotet bashke me francezet u terhoqen dhe u mbyllen ne kalane e qytetit.Pargiotet duke pare pushtimin e Agios dhe fuqine e Aliut perballe francezeve kuptuan qe keta nuk ishin  me ne gjendje ti mbronin prandaj kerkuan ndihmen e anglezeve.Per kete ata takuan ne Paxos komandantin e forcave inglese Garalnd me ane te nje letre kerkonin ndihmen e Anglezve perkundrejt qellimeve te Aliut per Pargen.Anglezet ju propozuan Pargioteve te mernin vete kalane dhe te debonin francezet,te ngrinin falamurin anglez ne kala si shenje e tyre qe hynin ne mbrojtje te Anglezeve.Ata i detyruan francezet te dorezoheshin pas nje sulmi ne befasi dhe ngriten flamurin anglez ne kalane e Parges.Komisioneri i mbretit anglez dhe komandant i forcave ingleze ne ishuj dergoi njerezit e tij ne Parge ndonese ne numer te vogel.Francezet pas humbjes se Parges dorezuan edhe Korfuzin dhe keshtu influenca e tyre mori fund ne rajon.Renia e Parges nen influencen inglese shihej nga banoret e saj si garanci perkundrejt Aliut,keta kerkuan edhe bashkimin e perhershem me ishujt Jonian nen mbrojtjen e Anglezeve.Por per anglezet ishin te pavendosur per Pargen duke e lene ate ne mes ruajtjes te zotrimit te saj nga ata dhe lenien ne doren te Aliut te saj deri ne kongresin e Vjenes.Aliu ne vitin 1815 perseriti perseri kerkesen e tij per Pargen prane sekretarit kolonial Earl Bathrust,ky ju pergjigj se ishte çeshtje qe do te diskutohej ne kongresin e Vjenes.Kete e deklaroi me vone Britania ne perputhje te plote me vendimet e konventes se nenshkruar ne Paris se bashku me kongresin e Vjenes,statusi i Ishujve Joniane bashke me bregdetin kontinental do te rivendosesin siç ishte percaktuar  nga traktati i vitit 1800.Prandaj Parga do ti jepej Portes se Larte por me kusht qe te kompesonte banoret qe do te zgjidhnin te emigronin(largoheshin).Ky rezultat dukej qe ishte ne favor te Ali Pashes per arsyen se çmimi i larte qe duhej paguar banoreve nga Porta do te shterngonte financat e saja,per kete arsye me nderhyrjen e anglezeve dhe propozimit te Castlereagh qe te lejonte Ali Pashen te kontribuar ne pagesat  duke i dhene dhe Pargen.Porta e Larte e pranoi kete propozim.Ne kete menyre favorizonin Ali Pashen  per bashkepunim e tij me nje manover te veshtire duke mos i lene rruge tjeter Portes se Larte perkundrejt Parges qe do ishte nen zotrimin e Ali Pashes.Negociatat e procesit te dhenies te qytetit filluan ne viti 1817 me emerimin e komisareve nga te dyja palet ata do te percaktonin banor per banor se ne donin te largoheshin dhe  shumen e kompesimit si dhe regjistrimi i pasurise.Kjo pune u zgjat dhe u nderlikua deri ne ndrimin e komisioniereve ne vitin 1818 te cilet perseriten deshmite e Pargoteve.Mos perputhja e rezultateve te komisionereve te pare me keta te dyte solli tendosjen e marredhenireve te Aliut me Britanine.Por Anglezet duke pasur prioritet normalizimin e marredhenieve me Porten e Larte si dhe me vete Aliun per te zgjidhur kete krize ne vitin 1819 emeruan komisionerin e Larte te Ishujve  Maitland i cili hapi nje seri negociatash te reja me Aliun,Rezultati do te qe nje mesatare e shumave te te dy komisioneve atij te pare dhe te dytin.Shumica e Pargoteve u vendos ne Korfuz dhe nje pjese ne kontinent keshtu Parga ju dorezua Ali Pashes.Marredheniet e fundit te Aliu me Britanine e Madhe shenojne vitin 1820 ne prag te qendreses se tij ndaj Portes se Larte.Ali Pasha kontatoi Sir Thomas Maitland per te diskutuar ndihmen e mundeshme te Britanise per planin e kryengritjes se tij. Ndersa  ky priste udhezimet nga Londra dergoi tek Ali Pasha kolonelin Charls Naiper per te bere nje studim per aftesite luftarake te Aliut.Por Aliu nuk mori asnje pergjigje nga Londra perveç keshillat personale te kolonelit Anglez.Qe nga ky moment marredheniet e Britanise ndaj Ali Pashe Tepelenes do te beheshin te fjetura por jo armiqesore,ata do te jene indiferent ndaj puneve ne shtetin e tij deri ne renien e tij. Ne kundershtim me politiken zyrtare te Anglise,Sir Thomas Maitland ishte ne perkraje dhe mbeshtetje te Ali Pashe Tepelenes por mbeti nje ze i veçuar.

P.S Ne foto eshte Komisionieri i Larte Angleze per Ishujt Jonian  Sir Thomas Maitland.


Free Blogger Albert Pasho

Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)

 Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...