Powered By Blogger

giovedì 20 febbraio 2025

Prevesa in Albania,Citta gia detta Nicopoli da Agusto,Bernardino Poccetti (1548-1612),Firence,Italy.



 Salla e Bones,Le Gallerie degli Uffici,Galleria Palatina,Palazzo Pitti,Firence,Italy.

Salla e Bones eshte nje nga sallat me luksoze ne Galerine Palatina,ne Firence te Italise.Kjo salle ishte nder te parat qe u pikturua me afreske ne fillim te viteve 1600,dhe ishte salla kryesore e te ashtuquajturit,Apartament i Princave te Huaj. Duka i Madh Ferdinando I, i dinastise se Medici,i ngarkoi dhe besoi Bernardino Poccetti ( 1548-1612 Firence),dekorimin me afreske te kesaj salle,me synimin e qarte,qe te krijonte nje manifest te vertet politik dhe kulturor te mbreterise se tij.Per kete ai mori si model sallen spektakolare ne Pallatin e Vjeter te porositur nga babai i tij Cosimo I.Celebrimi i kesaj dinasie te Medici e ka fillim e saj ne afresket e tavanit te salles,ku gjashte figura femerore alegorike sjellin virtytet e sundimtarit te mire,dhe keto jane; " Madheshtia,Lavdia,Dija,Vigjilanca,Meshira dhe Fama e Mire".Keto femra alegorike, perfaqesuese te vyrtuteve te qeverisjes se mire,formojne nje ovale te madhe ne tavanin e salles,ku ne qender te saj,eshte paraqitur i kurorezuar Cosimo I,ulur ne fronin e tij,dhe ne krah te tij i shoqeruar nga Dea Minevra ( Dea romana e diturise,e mjekesise,e tregtise dhe zejtarise,e poezise,e arteve ne pergjithesi,dhe e luftes me vone.Dea Minevra romane eshte Dea Atene e mitollogjise greke) greke) dhe Lavdia e pricave.Duka eshte paraqitur ne kete afresk,si Jupiteri( Zeusi) antik,duke mbajtur nr dore nje kompast dhe nje skuader,elemente keto qe e kulifikojne ate si ndertues te shtetit Toskan,sipas konceptit Platonik te Princit arkitekt.Ndersa ne murret e gjate te kesaj salle,afresket deshmojne mbi te gjitha angazhimin ushtarak te Fernandit per zgjerimin e Dukatit te Madh te Toskanes dhe rolin e tij si mbrojtes i besimit te krishter,ne keto afreske paraqiten fushatat e tij ushtarake te ndermara kunder turqeve nga kaloresit e Shen Stefanit( nje urdher i themeluar nga Cosimo ne vitin 1562),ne fushaten e marjes se kalase te Prevezes ne Shqiperi(sot nje qytet ne Greqine ne detin Jon),dhe fushaten e Bones ne Algjeri.Per te pikturuar keto afreske Bernardino Poccetti eshte inspiruar nga keto beteja te medhaja historike,botuar ne vitet 1605 dhe ne 1607.Ky afresk kushtuar betejes se Prevezes,perveç vlerave te medhaja artistike,ekspozuar ne nje nga sallat me prestixhoze ne bote,ate te Uffizi ne Firence te Italise, ka dhe vlere te qarte historike,lidhur me Prevezen dhe pozicionin e saj historik. Preveza ose Nikopoli, si e quan themelusi i saj Ottaviano Agusto djali i adaptuar i Giulio Cesare, i dha kete emer, qe ka kuptimin "Qyteti i fitores",dedikuar fitores se tij ndaj Marko Antonio ne vitin 31a.c.








Free Blogger Albert Pasho

domenica 16 febbraio 2025

Tepelena,ne kujtimet e reverendo Thomas Smart Hughes.1813







Thomas Smart Hughes (1786-1847),ka qene nje studiues,historian,shkrimtar dhe njekohesisht reverendo i kishes Anglikane.Ai se bashku me Robert Townley Parker,nje i ri i pasur Anglez,do te udhetojne per rreth dy vjet rrjesht ne Spanje,Siqili,Greqi e Shqiperi.Kujtimet e ketij udhetimi ne Mediterano,do te botohen ne vitin 1820 ne Londer,te permbledhur ne dy vellime,ne librin me titullin;"Travels in Sicily,Greece and Albania".Gjate ketij udhetimi ai do te pershkruaj perveç vendeve te tjera qe vizitoj,ne menyre te veçante Epirin,ku sudonte  Ali Pashe Tepelena,dhe Tepelenen vendelindjen e Aliut.Ja si e pershkruan ai Tepelenen ne kujtimet e tija ne kete liber;


Hijet e mbrëmjes pothuajse e fshehën Tepelenen nga pamja teksa hynim në qytet, ku na pritën në pallatin e madh te sarajit, dhe u rehatuam ne apartamentet më të mira: sapo u vendosëm, guvernatori shqiptar hyri për të bere urimet e tija per ardhjen tonë, duke sjellë edhe ato të Sulltanës(nena e Sahliut djalit te vogel te Aliut), me një intimitet na tha qe zonjat e saj po përgatiteshin të na dërgonin një darkë nga haremi. Ne kthyem një mirenjohje të duhur të këtij favori të papritur, së bashku me një letër që i kishim sjellë nga Sahli Beu nënës së tij: dhe për të thënë të vërtetën, asgjë nuk mund të pagonte sjellet bamirse gjatë qëndrimit tonë nga kjo mirëbërëse e padukshme: ne mësuam megjithatë se kurioziteti femëror e shtyu atë të merrte një pamje kalimtare të mysafirëve të saj, Përmes një dritareje të latuar, teksa kalonin në oborrin e madh të Sarajit. Ardhja jonë e papritur na detyroi të prisnim një kohë të konsiderueshme për darkën, e cila u njoftua nga instrumentet muzikore dhe u soll nga një grup skllevërish dhe rojesh shqiptare, të cilët gati mbushën dhomën dhe qëndruan rreth tryezës gjatë kohës së darkës sonë; Ibrahimi, guvernatori shqiptar i serajit dhe i qytetit, darkoi me ne dhe i bëri respektin e duhur zakonit të haremit. Ai ishte një njeri inteligjent, plot muhabet dhe i njohur mirë me jetën e hershme të Aliut, në lidhje me të cilin na argëtoi me shumë anekdote interesante. Sepse ai e kujtoi vezirin kur nuk kishte ku të shtrinte kokën. Ai na foli edhe për nënën e tij, të cilën e përshkroi si zotruse të të gjitha cilësive marciale të një Amazone te vertete, me frymën e një oratori, lartësoi cilësitë e mira të Sahli Beut dhe dukej sikur hynte në projektet e padronit të tij, persa i perkishte fatit te ketij te riu. Kështu mbrëmja kaloi në mënyrë shumë të këndshme deri në kohën e gjumit, kur një grup skllevërish hyri në dhomë, duke mbajtur në duart e tyre, dhe mbi kokat e tyre, dyshekë , mbulesa të pasura me kadife të qëndisura, jastëkë të të njëjtit material, dhe çarçafe me ane teholle si ato te Kostandinopolit,dhe të gjithë mobiljet e gjumit, krevati, të përshtatshëm për princat në madhështi. Këta artikuj u përhapën mbi divanet e divanit dhe ne u tërhoqëm në rehatinë e gjumit, gjë që kërkon jo shumë komplimente nga ata që kanë pësuar lodhjet e udhëtimit në këtë vend: as ndryshimi i ambjentit apo ashpërsia e çarçafëve nuk mund të na mbante gjatë zgjuar. Por, sapo u shtrimë në shtrat, guvernatori, me disa oficerë të tjerë të pallatit, hyri në dhomë me pretendimin qe te na uronte natën e mirë. Por në realitet për të kënaqur kureshtjen e tyre në lidhje me mënyrën në të cilën anglezët shtrihen në shtrat.I vërejta me nje busheqeshje miqesore nga ana jone, zakonin e tyre qe ishte të hidhnin thjesht veshjen e sipërme dhe të shtriheshin mbi jastëkët e divanit, pa mbulesë përveçse një veshje të trashë, dhe atë vetëm gjatë nates ne stinën e ftohtë. Per kete shkak, dhe per neverine e tyre te madhe ndaj një ndrimit te te brendeshme, aroma e tharte i bashkëngjitet shumë fort shoqërisë shqiptare.Mëngjesin tjetër morëm një pamje të qytetit, i cili është vetëm interesant si vendlindja e sundimtarit të tanishëm të Epirit. Ajo qëndron mbi nje breg te lartë siper Vjoses, e cila është këtu po aq e gjerë sa Tamixhi ne Kew  te Londeres.Dhe si lumi Araxes i egersuar mbi një urë, një strukturë shumë  e bukur e ketij lloji, e cila ishte ngrritur  gjatë kohës së Perandorisë antike, ishte lënë në një gjendje të rrënuar nga furria e rrjedhës, dhe megjithëse veziri harxhoi 1500 qese para në riparime, të gjitha përpjekjet e tij ishin të kota. Jo dy vjet perpara vizitës sonë, një përmbytje e tmerrshme i fshiu ndertimrt e reja dhe i la harqet e vjetra të thyera në gjendjen e tyre të mëparshme të një rrënoje piktoreske. Një shpërblim shumë i mire është ende i propozuar nga Aliu për çdo inxhinier që do t'i mundësojë atij, të sfidojë rrymën e lumit. Tepelena përmban rreth 200 shtëpi, me një popullsi ekskluzivisht shqiptare; Ajo nuk zotëron bukuri arkitekturore, nëse perjashtojme saraijn e madh që Aliu ka ndërtuar mbi vendin e shtepive  atërore.Behet fjale per një ndërtesë shumë e gjerë që qëndron mbi një shkëmb të bukur në buzë të shkëmbinjeve,  flas ne të vërtetë për saraijn që ishte atëherë , sepse kohët e fundit është ngritur një ndërtesë e re mbi rrënojat e të parëve, e cila u dogj aksidentalisht nga zjarri në vitin 1818. Tregimi i kësaj tragjedie, që mu tregua  nga një korispondent shqiptar, është e denjë për detaje, pasi kjo priret fort të ilustrojë karakterin e Aliut, të cilin këto faqe synojnë kryesisht ta portretizojnë.Fatkeqesia u shkaktua ose nga neglizhenca e disa shërbyesve te stafit te Sahli Beut, i cili ndodhej në Tepelene për një vizitë tek nëna e tij, ose nga një stuhi me bubullima dhe rrufe që ndodhi në atë kohë. Megjithatë,kush do qofte shkaku, rreth mesit të natës i gjithë pallati ishte në flakë. Në tmerrin e kesaj skene, Sulltana me të gjitha zonjat e tjera të haremit, u përpoqen të largohen nëpërmjet dyerve te apartamenteve, por në të vërtetë u perplasen dhe u zmbrapsën përsëri nga jataganet e eunukëve qe ishin emëruar si rojet e tyre, këta mjerane do të preferonin t'i kishin parë të gjitha të binin pre e flakes gllabëruese. Sesa ato te ishin te ekspozuara ndaj shikimit të paligjshëm të kuriozitetit publik, e tillë është forca e paragjykimit mahomedan. Në këtë situate ekstreme ata u varen nga dritaret poshte te cilat i kishin thyer per kete qellim per te hapur nje rruge largimi nga flaket. Perpara mëngjesit  kishte mbetur te pakten nje shenje  nga ajo ndërtesë e mrekullueshme që Aliu kishte ngritur mbi banesën e paraardhësve të tij. Zemerimi dhe tërbimi i tij ishin aq të llahtarshëm, saqë u mendua qe ishte e  përshtatshme njëherësh qe shkaku i kesaj fatkeqesie ti atribuohej rrufese, pa lënë të nenkuptohej asnje mundësi  tjeter. Sapo mori lajmin e fatkeqësisë, u nis menjëherë dhe pak pushime udhetoi ditë a natë deri sa arriti në Tepeleni. Atje ai provoi njëfarë ngushëllimi kur gjeti se dhomat e nëndheshme në të cilat ai mbante thesarin e tij dhe sende të tjera me vlerë ishin të pa lënduara, si dhe kulla e madhe në kopshtin që është depozituesi i thesareve të tija. Tani ai u vu në punë për të sajuar ndonjë plan për restaurimin e ndërtesës pa pasuar asnjë shpenzim.Prekupimi i tij i parë ishte të lëshonte shpallje në të gjithë zotërimet e tij duke deklaruar se hakmarrja e qiellit kishte rënë mbi të dhe se, Aliu nuk kishte më nje shtëpi në vendin e paraardhësve të tij. Prandaj, ai u bëri thirrje nënshtetasve të tij të dashur që ta ndihmonin në fatkeqesine e tij dhe fiksoi një ditë në të cilën priste pjesëmarrjen e tyre. Në ditën e caktuar Tepelena ishte i mbushur me perfaqesues nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë, me bashkëpunëtorët e tij të vjetër dhe miqtë e ngushtë, fëmijët e tij, dhe te afermit e çdo shkalle. Në portën e jashtme të serait Aliut shihej ulur mbi një rrogoz të pistë, këmbëkryq dhe kokëzbathur, me një kapele të kuqe shqiptare në duar për të pritur kontribute. Ai kishte qenë aq dinak sa t'u dërgonte shuma të mëdha parash më parë disa sherbetoreve të tij, nga varfëria e të cilëve mund të pritej pak, dhe këta tani i sollën dhe i kethyen atij sikur të kishin qenë dhurata vullnetare nga depositat e tyre. Prandaj, kur ndonjë beller apo i afert ofroi një shumë më të ulët se pritjet e tij, ai e krahasoi kopracine e tij te erret me liberalitetin e të tjerëve, të cilët ai mendonte,e e kishin privuar veten edhe nga nevojat e jetës për hir të tij, duke refuzuar të tashmen në termat e mëposhtëm: "Çfarë  do të sherbente kjo ofertë Aliut, një njeri i denuar nga hakmarrja Hyjnore? .Rimeri Murrie,rimeri e mbaj per nevojat e tua".Ky sugjerimento ishte me shume efikas per te dyfishuar ose trefishuar kontributet,ne nje menyre te tille qe te mbidhte nje shume parash,qe do ti lejonte jo vetem te rindertonte saraijn e tij,por te shtonte ne menyre te konsiderushme parate ne thesarin e tij.Pas ngrenies te mëngjesit të sotëm u nisëm për të mbikqyrur rrënojat e një keshtjelle, e cila siç dëgjuam, ndodhej rreth një orë larg nga Tepelena. Rruga na çoi për rreth një milje deri në rrjedhën e Bençes, një lumë i vogël i cili derdhet në Vjose poshtë qytetit. Në një fshat me të njëjtin emër, shtrati i tij është ngushtuar nga dy kreshta te dala të malit Argenick, një degë e maleve të mëdhaja te Acroceraun. Këtu veziri ka ngritur mullinj të gjerë , dhe peisazhi është shumë romantik. Kaluam lumin nga një urë e bukur me një hark të vetëm dhe vazhduam në drejtim të lindjes për në objektin e ekskursionit tonë. Këtë e zbuluam shpejt mbi një te ngritur të moderuar, në një vend të vogël të quajtur Zharra, por u zhgënjyem per shpresat tona për të gjetur  një fortesë greke ose romake.Ajo nga mënyra e saj e ndërtimit pak a shumë e lashtë nga koha e Justinianit, dhe ndoshta mund të jetë ngritur nga pushtuesit normanë ne kete vend gjate  mbretërimin te Alessio Komeni.Në kthimin tonë në Tepelene, bëmë një shëtitje në kopshtet e saraijt, të cilat janë të gjera, dhe të shtruara nga dy kopshtarë italianë, disi në stilin e vendit të tyre. Këta burra ishin dezertorë nga ushtria franceze në Korfuz, të cilët Aliu i priti me gëzim në shërbim të tij, duke u dhënë shtëpi, dhe një pagë të mirë dhe gra nga haremi i tij i Tepelenes.I kemi mbikqyrur keta rrober te liruar gjate shetitjes tone,ma duket qe nuk zotrojne as bukuri dhe as elegance. Kulla e madhe, ose thesari, në të cilën më shumë se dy milionë para tërhiqen nga qarkullimi, është një ndërtesë e stërmadhe e gjatë tre kate në lartësi, dhe e siguruar nga dyer të rënda, nga të cilat vetëm Aliu mban çelësin. Të tilla janë burimet e tiranëve ambiciozë që nuk janë në gjendje të krijojnë apo të mbajnë kredi publike nga ndonjë garanci kushtetuese dhe janë të varura nga frika e popullit të tyre dhe jo nga dashuria e tyre për mbështetje.Sot sulltana na dërgoi një darkë të shkëlqyer nga haremi, e përbërë nga supa, ragu, pilaf, dhe lloje të ndryshme të pastiçerisë, gjate se cilës ne u kënaqëm përsëri nga shoqëria e guvernatorit. Nga vera, nga e cila ai pinte lirisht, kishte hapur zemrën e këtij myslimani të denje dhe i vjetër , gjuha e tij u bë shumë e rrjedhshme dhe ai na argëtoi me shumë anekdote kurioze dhe shumë interesante. Këtë natë fjetëm në mjerim të mrekullueshëm, dhe po të mos kisha pasur frikë se mund të ishte marrë për poshtërsi,do te isha terhequr në krevatin tim të vogël komod.Herët në mëngjes, pasi i dërguam mirënjohjet tona më të mira mikpritëses sonë dashamirëse, për mikpritjen që kishim përjetuar, u nisëm për në Berat.

 






Free Blogger Albert Pasho








venerdì 14 febbraio 2025

Sekretari i Shtetetit Amerikan dhe Ali Pashe Tepelena ne kujtimet e tija.

 


Eshte pikerisht Ali Pashe Tepelena,Luani i Epirit dhe mbare Shqiperise,qe do te beje te njohur Shqiperine pertej oqeanit Atlantik,si shqiptari i pare dhe dhe njekohesisht emisari i pare i botes Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,dhe ndersjelltas eshte  Edward Everett( 1794-1865) amerikani i pare qe do te vizitoje trojet tona,pikerisht  Janinen, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ku paten dy takime midis tyre.Edward Everett do te jete nje nga personalitetet kryesore te jetes publike Amerikane te shek XIX,si politikan,klerik pastor edukator,diplomat,orator,perfaqesues i Shteteve te Amerikes si Senator,dhe sekretari i 21° i Shtetit Amerikan,gjate presidences te Presidentit Millard Filmore, President i Shteteve te Bahkuara te Amerikes i 13°,po ashtu ka qene edhe governator i shtetit te Massachusetts i ( 15°).

Everett ishte nje nga mbeshtetesit me te zjarrte te levizjes per pavarsi te shtetit modern Grek.Edhe pse filloi karrien e tij si studiues i Greqise antike.Edhe pse e pazakonte per te,ne fillimet e tija, ai u interesua per kete argument,kryesisht nga Lord Byron permes  poemes e tij "Childe Harold's Pilgrimage",qe ishte botuar pak kohe me pare ne Londer,edhe pse dy kenget e para te saj.Ne 1813 kur Everett ishte vetem 18 vjeç ka botuar :" On the Literature and Language of Modern Greece"

I ri ne moshe,ne fillimet e tija te karrieres profesionele si profesor e ato politike,si studiues dhe kurioz kesaj bote,"Botes se vjeter" udhetimet e tija do ta çojne ne Greqi dhe Shqiperi,ne kujtimet e tija,te cilat do te ndryshojne pak nga ato te udhetareve te tjere te famshem francez e britanik perpara tij ne kete periudhe historike,por veçantia e ketyre kujtimeve eshte,se keto jane te nje amerikani, ai ishte amerikani dhe madje i pari ne keto vise,pra ai vete ishte tej kurioz, pertej kujtimeve te udhetareve te tjere europian, per çdo gje te kesaj bote qe vezhgonte dhe personave qe takonte ne kete udhetim.

Kur mbrriti ne Janine,ne fillim te Prillit 1809 per nje udience me Ali Pashe Tepelenen,ata do te takohen dy here ne udience nga Ali Pasha, qe thene prej vete Everett, u lehtesua me ndermjetesimin e drejteperdrejte te vete Lord Byronit.

Everett shkruan ne kujtimet e tija,midis te tjerave se Ali Pasha e pyeti ate dhe shokun qe e shoqeronte ne kete takim se;"qe  ishin amerikanet e pare qe ai shikonte ne jeten e tij",Everett vazhdon te shkruaj se Ali Pasha e  pyeti se;"Kush eshte origjina juaj e larget?.","te paret tuaj ishin anglez o çfare?",ose " ndoshta nuk ishim me origjine angleze?".-keto  pyetje tregonin qarte zgjuarsine dhe mendjenprehtesine e tij  akute dhe se ai ishte ne dijeni te luftes ne Amerike midis Anglezeve dhe amerikaneve.Aliu vazhdon te theksoje se " Amerika po behet e madhe dhe shpejt" dhe se kerkonte te vendoste marredhenie tregtare,qe keto marredhenie duheshin te themeloheshin e konsolidoheshin midis Amerikes dhe zotrime te tija,dhe se kerkonte nga ana jone qe kur te ketheheshin ne Amerike,tja paraqisnin kete kerkese qeverise Amerikane,qe ajo mund te dergonte prane oborrit te tij ne Janine nje konsull.Everett vazhdon duke shkruar ne kujtimet e tija,se Ali Pasha na beri dhe shume pyetje te tjera,por ishte veçanarisht i interesuar per ato arkiollogjike,dhe vezhgonte me kujdes te veçante faktin qe britaniket qe vinin ne zotrimet e tija kerkonin me zellte madh veprat e antikitetit,dhe ishte ne dijeni per tempullin e Dodones qe ndodhej brenda zotrimeve te tija,por i pèa zbuluar dhe per keto kerkonte mendimin tone.Duhet te thene vazhdon Everett qe na befasoi,pasioni,mprehtesia dhe zgjuarsia e skajshme e ketij Pashai lidhur me keto çeshtje delikate e te nderlikuara,duke menduar qe ishte nje Pasha i Perandorise Osmane.

Ky takim me Ali Pashen i dha mundesine Everett te reflektonte se si " amerika ekzotike" e tij,paraqitej ne syte e "Botes se Vjeter",dhe te konfirmonte per Pashain dhe per veten e tij,qe ne te vertete nuk ishte britanik por amerikan.Ky takim do ti jepte nje shtytje per ate qe do te shendrohej ne nje aspekt te rendesishem te perfshirjesh te amerikaneve ne levizjen per pavarsi te Greqise,mundesine qe ju dha kjo lufte amerikaneve per te eksploruar dhe projektuar,indentitetin e tyre te ri nacional ate amerikan.Ndersa Ali Pashe Tepelena me vepren dhe jeten e tij,beri te mundur njohejen e Shqiperise dhe shqiptarise,pas nje periudhe te gjate,pothuajse 400 vjeçare qe nga koha e Skenderbeut dhe shtetit te pare te Arberit.Shqiperia dhe shqiptaret jo vetem u rizgjuan, por u ben te njohur ne mbare boten,qe shqiptaret jane akoma gjalle,i kane mbijetuar shfaroshjes te imponuar nga stuhite e koherave te shkuara.Rizgjimi i shqiptareve sa po kish filluar me Ali Pashe Tepelenen,per identitetin e tyre kombetar.





Free Blogger Albert Pasho





giovedì 13 febbraio 2025

Lajme nga Korfuzi 1 Janar 1821(Gazzetta Piemontese).Ali Pasha Tepelena dhe aleanca me Suliotet.



Ne keto dite thuhet qe Suliotet kane ngrritur armet e tyre kunder ushtrise te Sulltanit dhe ne ndihme te Vezirit,  Ali Pasha te Janines,dhe se kane bere qe fshatrat perreth te ngrihen ne nje menyre te tille,qe formojne nje ushtri me rreth 5 mije burra te armatosur.Ata mbyllen,thone lajmet,rruget per S.Demetrio, e cila ndodhet tre ore larg Janines,dhe deri ne Arte.Ata moren  nga mushkat e ngarkuara,argende,municion barut,gjyle per topat dhe ushqime qe dergoheshinnga Preveza ne Arteper te furnizuar ushtrine e Sulltanit,e cila kishte ngritur kampin ne fushat e Janines,dhe vrane disa ushtare.Thuhet qe Aliu ka dhene peng Sulioteve,nje nga niprat e tij,te birin e Muktar Pashes,te cilin e kishte mbajtur me vete ne kala,se bashku me dy figura te tjera te shqyara dhe shuma te medhaja ne para.Ndersa Suliotet nga ana e tyre dhane peng tete prej drejtueseve kryesore te tyre,si garanci per sigurine dhe besimin e ndersjellte.Dyshohet se jane ne marreveshje edhe kapitanet e mbetur greke dhe nje pjese e çameve.Perveç kesaj ne ndihme te tij,jane edhe 8 mije tosk (banore te krahinave afer Tepelenes vendelindja e Aliut),qe nga 40 dite nuk i binden urdherave te Portes se Larte.Shtojme qe keta aleate te tij kane mbyllur rrugen per Mezzovo.Ne se e ghithe kjo  ndodhe,ushtaret e Perandorise ne rrethimin e Janines,do te mbeten shpejt pa furnizime. Ne te tille rast nuk mund te admirosh mjaftushem çeshtjen e fatit,pra qe Ali Pasha u ngrit nga  poshtrimi permes punes se armiqeve te tij.Ka te ngjare qe ata te jene te bindur ta favorizojne nga pazgjyarsia,nga pasuria e Ali Pashes,e ndoshta nga shpresa per te qeshur perseri ndaj bindjes se turkut,duke pasur ne krye te tyre nje udheheqes nga i cili nuk mund te kene me frike nga nje marreveshje e fshehte me Porten e Larte.   

( Gazeta e Milanos)  

Perkethimi Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho.

martedì 4 febbraio 2025

Ali Pashe Tepelena per Mbretin e Anglise,letra e tij."Gazzetta di Genova",E marte 31 Tetor 1820.



 Per te plotesuar artikullin biografik te Ali Pashes te  cilin e kemi perfshire ne numrin e fundit  te gazetes,pershkruajme ketu nje permbledhje te shkurter te jetes se tij, nje personalitet tej i veçante,pa ditur te lexoje e te shkruaj, ai vete,perpiloj dhe diktoje nje leter, ne greqishten moderne, te cilen e mban ne dore si nje legjende,ne nje tabllo qe ka porositur ti bejne,dhe thene prej tij destinuar per Mbretin e Anglise.Gjeja me e veçante dhe e shquar veçanerisht ne kete moment, eshte se kjo leter,nuk eshte veper e nje njeriu qe ka rene nga pushteti i tij,dhe qe perpiqet te ngushullohet duke filozofuar per madheshtine dhe pafundesine e kesaj bote,por eshte shkruajtur kur ai eshte ne mes te fatit dhe ne kulmin e mençurise dhe lartesise se tij.

Perkethimi i leteres,shkruajtur ne greqishten moderne,diktuar nga Ali Pasha,te cilen e mban ne dore ne tabllone e tij.

"Une kam lindur ne nje vend ne Shqiperi qe quhet Tepelene, nga nje familje fisnike,djale Pashai.Babai ime si dhe paraardhesit e mi,i kane sherbyer ketyre vendeve, dhe banoreve te tyre,dhe i kane ndihmuar ne menyre efikase.Pasi me vdiq babai,une mbeta vetem ne moshen 6 vjeçare.Atehere miqte dhe armiqte ,dhe ata qe kishin perfituar nga im ate,u ngriten kunder meje si luan te egersuar per te me gllaberuar..Por i plotfuqishmi,i cili tashme kishte caktuar fatin tim,qe une te jetoja gjate dhe te ngrihesha ne shkallen me te larte te lavdise,me shpetoi nga dhembet e tyre dhe me ruajti nga çdo e keqe.Ai jo vetem me dha hua krahun e tij te fuqishem,por me dha mundesine te perze dhe shkatrroje me luftra te ashpra shume nga armiqte e mi,megjithese atehere endrroja shume gjera.Ne kete menyre,me vullnetin e zotit, u ngrita ne nje lavdi te tille,qe kam mare nderime shume te larta nga mbreti im,pasuri dhe thesare te pashtershme.Fqinjet e mi sinqerisht menduan qe nuk do ti bindesha mbretit tim,por ata u zgenjuhen,sepse kam qene gjithmone i bindur dhe i nenshtruar ndaj fuqise se tij te madhe.Kur arita ne majat e larta te nderit dhe te pasurise,kam luftuar te gjithe armiqte e mi,duke i permbysur e ndjekur me zjarr e hekur,duke denuar te tjeret me menyra te ndryshme.Une kam sunduar te gjithe Shqiperine,une kam dominuar shume vende te tjera,midis tyre disa fqinje franke.kam shkateruar dhe zhdukaur te ligjte dhe vrasesit.Kam mbushur me nder te drejtet,kam fuqizuar te vegjelit,kam pasuruar te varferit dhe kam mbajtur poshte te pasurit.Megjithese isha bere jashte zakonisht i pasur dhe i lavdishem,nuk isha  kurre i kenaqur dhe i lumtur,nuk me mjaftonte kurre.Erdha,pashe dhe kalova. U largova dhe humba lavdine dhe pasurine.E kuptova qarte se ne kete bote gjithçka eshte kotesi dhe se gjitheçka ketu poshte eshte asgje.Kotesi per kotesi!."

Perkethimi Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

Tradita e Dasmes Shqiptare.Kostumi dhe besimi ne zgjedhjen martesore te popujve kristian te Europes. Ida Von Duringsfeld,Lipsia 1871.

Shqiptarët nuk jetojnë të gjithë në territorin nga vjen emri i tyre si i quajne evropianet, gjejmë koloni shqiptare në Serbi, Bosnje, Bullga...