Powered By Blogger

mercoledì 28 settembre 2022

Dinastia Tepel-Enian (Tepelena) e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho













Per familjen e Ali Pashe Tepelenes eshte shkruar shume,  shkruhet akoma sot dhe do te shkruhet edhe ne te ardhemen,dhe kjo per arsyen e vetme qe ai eshte nje nga figurat me te spikatura dhe nga me madhoret e historise tone kombetare.Biografi i tij R.A.Davenport do te shprehej per kete argument.Tre emera ngrihen mbi te gjithe te tjeret ne historine e Shqiperise.Pirro i Epirit  konsideruar nga Anibale,si luftetari me i madh i kohes se tij,i cili beri te trondiste Romen dhe Kartagjenen per 6 vjet rrjesht.Skenderbeu  heroi kombetar dhe per nje kohe pushtues i Turqeve dhe Ali Pasha i mbiquajtur Luani i Tepelenes nje nga figurat me te rendeshisme e piktoreske te koheve moderne. Per rreth figures se Aliut dilemat, hipotezat, paragjykimet jane te ndryshme e kontraditore,miqesore e armiqesore.Patriakana Ikumenike i Atanagores Protosingjeli do te shprehej:Per Ali Pashen krijova bindjen se shumica shkruajne ndoshta te shtyre nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qe kishin per te.Jane te njohura per publikun  prejardhia ,rangu i familjes( nobilteti) dhe trashgimija e saj. Per prejarrdhien e familjes jane dy variante ajo me origjine Turke e nje dervishi ardhur e vendosur ne Beçisht,martuar me nje vendese ne viti 1600,duke i dhene jete kesaj dinastie, kjo teze ka rene poshte sepse kane dale fakte te reja.Teza shqiptare  qe kohet e fundit po del ne dukje gjithmone e me shume.Po ashtu persa i perket rangut te familjes dhe ketu pozicionet jane kondratitore midis asaj te nje familje te thjeshte dhe asaj bejlere ku dihet qe gjyshi dhe babai keto te konfirmuara ishin Governator te Tepelenes dhe pronave per rreth saj me pozicione te larta ne administraten Turke.Po ashtu edhe per trashgimine e tij ka pozicione te ndryshme disa thone qe familja e tij u zhduk me vrasjen e Aliut dhe ka version tjeter qe ajo vazhdon se Porta ekzekutoi djemte e Aliut dhe jo te te gjithe niprit e tij, dhe kjo trashgimi lidhet me djali e Veliut. Ne vitin 1822 kur Aliu ra heroikishte ndaj Portes se Larte, familja e tije po kalonte nje moment te veshtire.Motra Shanikoja kishte vdekur nje vit me pare ne 1821.Kurse djemte e Aliut te cilet i kishte me te urten Emine Myktari 54 vjeç,Veliu 49 vjeç,dhe djali tjeter Salih 22vjeç qe kishte me Kirkasia nga Andalusia.Po ashtu niperit e tij djemte e Myktarit Hussein26 vjeç, Mahamud11 vjeç e djemte e Veliut Mehmet 23 vjeç, Selim 19 vjeç dhe Ismaili 15 vjeç. Te tre djemte e Aliut qe qene mundur gjate luftes qene dorezuar pa luftuar,Porta e Larte ju premtoje titujte dhe do ti transferonte ne Azine Minore,dhe ne fillim jetuan te pa shqetesuar me privilegjet e tyre ne oborret e tyre.Por kur sulltani po shikonte qe Aliu nuk kishte ndermente te dorezohej ,por perkundrazi i shpalli lufte,udheroje prerjen e kokave qe u ekspozuan ne Stamboll. Veliu qe qe stabilizuar ne Qutachia perjetoi ekzekutimin e vellait Saleh dhe djalit te tije Mehmet. Nje nga grate e Veliut Katerina dhe Haremi u shiten,kurse gruaja legjitime Zeibide u ekzekutua me mbytje.Djali tjeter Muktari ishte stabilizuar ne Ankara gjate ekzekutikit te tij me varje shikon bojen ne sy dhe reklamon me ze te larte,Djali i Ali Pashe Tepelenes NUK VDES SI NJE EUNUCO.dhe hidhet kunder turqeve vret bojen dhe zgjidhe te tjeret qe do pesonin fatin e tij dhe barrikohet per tu mbrojtur, turqit bihen altilerine dhe Myktari bie i mbuluar nga rovinat. Por fatin e djemeve te Aliut nuk e pesuan niprat e tij perkundrazi. Hussein djali i Muktarit ju dorezua Sulltanit nga Suliotet ,qe embajten si garanzi per akordin qe kishin bere me Aliun. Ne fillim Sulltani e çoje ne Edirne e me pas Selanik dhye ku vdiq. Tjeteri djale i Muktarit; Mahmudi "Heroi i vogel i Tepelenes" qe qe njekoheshisht dhe dobesia e Aliut si gjysh, qe gjendej ne Stamboll perfitoj nga amnistia u be nje zyrtar i larte i Ministrise se Financave.Ishte nje njeri i leterave dhe antikonformista Ishte nje njeri pak i veçante ne jeten qe bente,ishte shume i respetuar ne qarqet e kryeqyteti Ottoman.Ndihmonte sklleverit dhe te varferit.Shkonte ne shetitje me nje mantel te gjate,pa veshje te tjera poshte,flinte ne dyert e xhamive.Vdiq me 1863 ne moshen 53 vjeçe ne Stamboll,Ne nje gjendje jo te mire mendore.Persa i perket djemeve te Veliut Selim banonte ne Stamboll dhe ne vitin 1847 u emerua Komandante ne Beograd ku vdiq ne te njejtin vite ne moshen 44 vjeç.Ishte nje poet dhe studiuse.Ndersa djali tjeter Ismaili lindur ne 1806 pati nje karrier te gjate afer Grand Vesir dhe mbuloi shume pozicione ne administraten ottomane dhe pati nje vende themelore ne asgjesimin e Jeniçereve 1825. Ne viti 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise,ne 1847 merr titullin Vesir,Ka sherbyer si governator i Adrianopolit nga viti 1848 deri ne vitin 1850. N e shkurt te vitit 1850 u emerua ne janine si governator i Shqiperise se poshtme.Ne Gusht te vitit 1859 zvendeson Mehmed Said Pasha Mirza governator i Selanikut,dhe qendron governator i Selanikut deri ne vitin 1860,ndersa nga viti 1869 deri ne vitin 1871 governator i Prizerenit,ka sherbyer edhe ne Edirne,Trabzonda,Creta,Trikalla,Aleppo etj.Ishte shume i shkolluar,ishte antar i Keshillit te Shtetit Turk,Presidedent i procedures penale,antar i keshillit te reformave etj Vdes ne vitin 1875 ne Stamboll ne moshen 68 vjeç,u varros ne anen aziatike te Bosforit me nderime te medhaja..Ismail Rahmi Pasha pati tre djem dhe nje vajze, Tepedelenlizade Huseyin Kamil lindur ne 1865 dhe vdekur ne 1921 i cili ishte poet e shkrimtar,Asaf Bey djali tjeter me i madh qe ishte fuksionar i larte i shtetit Turk,dhe djalin e vogel Qamil Bey,ndersa vajza Shefike Hanemi. Kurse ne kohet e sotme Nizametin Nazif Tepedelenlioglu eshte nje sternip i sternipit te Ali Pashe Tepelenes.Jetoi midis viteve 1901-1970. Ka qene nje gazetar dhe shkrimtar i fameshem ne kohen e tij.Ka shkurar disa romane qe kane qene me te shitur ne Turqi deri ne vitet 50.Ka lindur ne ishullin e Tashos Greqi ne 1901 eshte djali i Mehmet Nazif Beu. Ne jeten private eshte kujdesur per mirembajtjen e varreve te Aliut dhe djemeve dhe te nipit te Aliut ne varrezat e Silivrikaoi ne Stamboll.Ka vdekur ne vitin 1970 dhe eshte varrosur po aty ne krah te Aliut ne keto varreza.

Albert Pasho












Free Blogger Albert Pasho

sabato 24 settembre 2022

Karafilja e Pashait.Nje relike e Ali Pashe Tepelenes, nje veper arti e zejtarise te kohes. Albert Pasho

 Nje relike historike Shqiptare,nje veper arti.


Karafilja e Ali Pashe Tepelenes eshte nje veper arti, nje relike historike Shqiptare, kampione e artizanatit te prodhimit te armeve nga zejtaret shqiptare.Keto arme quheshin Parisiene emeri i tyre rrjedh nga qyteti i Prizerenit qe ishte qendra ekselence e prodhimit te tyre e vleresuar ne Perandorine Osmane dhe Europe.Pushka e gjate ose ndryshe si qyhet Karafilja e Ali Luanit eshte nje arme e punuar e gjitha ne ar dhe argjend,mbushur me zbukurime e gjate 1 meter 56cm.Ne krahe te kembezes jane te skalitura ALI PASHA 1804 qe eshte letra e indentikimit te saj, viti i prodhimit dhe kujt i perket.Shqiptaret kjo race trimash e luftetaresh kane qene gjithmone te dashuruar pas armeve,ato kane qene pjese integrare dhe jetesore per ta.Edhe Ali Pashe Tepelena nuk bente perjashtim nga ky realitet,ai ka qene nje koleksionisht i armeve dhe mbi te gjitha atyre te bukura e te veçanta.Ai kish nje koleksionist te gjere me vepra arti edhe artyre nga Europa.Aliu ju kerkonte dhurata vizitoreve te shqyar qe vizitonin shtetin e tij, dhe me shume krenari e kenaqesi i shoqeronte ne koleksionin e tij,ku midis te tjerave gjendeshin,pushka e dhuruara nga mbreti Suedise Karlo I,Koburia nga Napolone Bonaparte,Shpata e KHANIT te MADH te KRIMESE ( SELIM SURAJIT) etj...Karafilja perveç emerit te Aliut ka edhe vitin 1804 qe sipas disa hipotezave eshte e lidhur me dy ngjarje historike qe kane ndodhur ne kete vit, lidhur me shtetin e tij.Ne vitin 1804 nje mision Anglez diplomatik arrin per here te pare ne Janine dhe me kete rast u ngrit per here te pare konsulata Angleze ne shtetin e tij.Pra supozohet qe Karafilja te jete nje dhurate e mbretit te Anglise George I ne kembim te favoreve qe Aliu do bente per te.Po ashtu nje hipoteze tjeter eshte qe mund te jete dhurate e Sulltanit Selimi 3° me rastin e proklamimit te Aliut si Vezir Suprem i Rumelise ne Turqine Oksidentale.Karafilja ka nje rrugetim te gjate per te arrdhur ne ditet tona,ku eshte ekspozuar ne Museun e Janines te Ali Pashe Tepelenes.Karafilja ishte blere ne pazarin e Janines nga nje familje e pasur dhe nobile e Janines,pas rrenies se Aliut dhe shkaterrimit dhe bastisjeve qe ju bene Sarajeve te tij, ku te gjitha objektet me vlere,armet dhe shume gjera te tjera u shoiten ne pazarin e Janines.Ne vitin 1930 kjo familje emigroi ne Athine.Para se te vdiste pronari qe kish ne zoterim kete relike ja le amenet gruas,qe kur te vdes tja dhuroje Muzeut te Janines perkundrejt nje shume te drejte. Megjithe kete nuk qene parate por deshira e kesaj familje per te kontribuar ne pasurine artistike e kulturore te ketij muzeu.

Albert Pasho

venerdì 23 settembre 2022

Mistika e sufizmit dhe Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho

 Ali Pashe Tepelena dhe mistika e tij






Ali Pashe Tepelena edhe pse ishte nje politikan pragmatist i pushtetit,ishte i infliencuar nga elemente mistik te sufizmit qe do te gershetoheshin me vizionin e tij per pushtetin dhe boten.Si mbeshtetesh i urdherit Sufi, Aliu kishte edhe nje vizion ezoterik te Islamit, adhurimin e Imam Aliut dhe tolerancen ndaj besimeve te tjera, kjo promovonte nje besim me te thelle shpirteror ne sinergji me elemente kristian dhe pagane.Mistika e fuqise te pushtetit te tij qendron ne ate qe ai krijoj nje aurore pothuajse profetike rreth tij,perveç se shikohej si luani i Janines,nje sovran qe sfidonte porten e Larte ai kishte dhe nje karizem pothuajse te shenjte.Kur nje here agjenti dhe konsulli britanik Leake po i fliste per profetin Maometo,Aliu ju pergjigj;"Edhe une jam një profet ne Janine".Kulti i personalitetit te tij gershetohej me element mistik,bashkehoret e tij tregojne se praktikonte rituale gjate nates,konsultonte dervishet dhe ishte i rrethuar me simbole ezoterike.Si shume sufi,Aliu besonte ne te arrdhmen si deshire e vullnetit te zotit.Ali Pasha nuk ishte nje mistik ne kuptimin e ngushte te fjales,ma edhe nje politikant mistik qe diti te perdore simbolizmin fetar,nuk ishte nje lidhje dogmatike por spirituale dhe strategjike Misteri me i madh dhe frika qe kish ishte ajo nga vdekja.Edhe pse thoshte qe do te rronte 150 vjet si ishte shprehur vete disa here,Aliu ishte shume supersticioz, gjeja tjeter qe e tmerronte dhe e friksonte me shume qe murtaja e zeze.Sa here qe ne Janine shfaqej shenja me e vogel e murtajes te zeze,Aliu vihej ne alarm dhe ne duart e mjekeve te tij te besuar qe ishin te krishtere,ordotokes,greke, europiane po edhe ne fallxhore,njerez qe lexonin fatin dhe largohej nga Janina dhe shkonte kryeshist ne Preveze per tu mbrojtur.Duhet te thene qe Aliu s kishte shume besim tek mjeket muslimane dhe ebrej,besonte me shume te tijet dhe te huajt qe kishte ne oborrin e tij.Nje nga biografet e tij francesi Samson Cerfber qe qe kethyer ne musliman me emerin Ibraim Mansur Efendi tregon kete histori; Aliu ne sarajet e tij ne Janine kishte nje dhome te fshehte,ku mbante nje vazo vendosur ne menyre horizontale,rrethuar me simbole te gedhendura te magjise arabe dhe ne qender me nje shigjete e arte, qe rrotullohej per te treguar shenjat magjike.E kam pare vete tregon ai sa here Aliu kishte ndonje problem i drejtohej kesaj vazoje magjike me magnet dhe thoshte fraza ne nje gjuhe te panjohur mistike.Ne baze te saj merrte edhe vendime te rendesishme ne raste te ndryshme.Nje tjeter supersticion ose simbol mistik qe i besonte me sy mbyllur qe unaza e tij,qe e konsideronte si nje talisman me fuqi te jashtezakoneshme,nga e cila nuk u nda kurre ne jeten e tije.Historia e unazes se tije i ka fillimet kur Aliu ishte vetem 15 vjeç,ne ate kohe nje dervish nga Maroku u shfaq ne dyert e shtepise, se nenes se tije Hankos dhe kerkoje strehe dhe mikepritje per gjendjen e tij shendetesore qe nuk ishte e mire.Ne ate kohe gjendja ekonomike e Hankos si e ve qe kishte mbetur nga vdekja e te shoqit Veliut, nuk ishte e mire,dhe per te nderuar mikun si e kerkonte zakoni dhe per ta kuruar me mjeke ate, Hankua u detyrua te shiste shume gjera me vlere.Kur dervishi u sherua dhe ne shenje mirenjohje per pritjen e rezervuar dhe trajtimin e semundjes i dhuron Aliut,i cili ishte i ri ne ate kohe,nje unazen te shtrenjte me nje gurre rubin dhe i thote;"Kjo unaze nje dite do te beje Pasha".Dhe qe nga ajo dite Aliu se hoqi kurre unazen nga dora.Aliu besonte ne burrimet e ndryshme te energjise, nga cdo gje okulte, si ishin shkopinjte magjike, bimet magjike,gjelpera magjike,ritualet magjike etj...Aliu nje here degjoje te flitej per Gurin Filozofik dhe mbeti i manhitur dhe i befasuar per te,thirri menjehere mesusin grek Athanasios Psalidas dhe i kerkoje ti shpjegonte se çfare ishte ky gurre magjik i fuqishem dhe çfare mrrekullije bente.Psalidas i shpjegoje qe gurri filozofik eshte endrra e çdo alkimisti ne bote ne te gjithe epokat.Dhe ka emera te ndryshme si Guri i te diturit,Luani kuq etj...Ky gurre i shpjegoje ai, ka fuqine qe metalet e zakoneshem ti ketheje ne flori,te zgjase jeten,ose te risjelle ne jete ndonje qe eshte ndare nga kjo jete.Aliu mbeti i impresionuar dhe i kerkoje menjehere te ndertonte nje te tille,Psalidas i tha qe ai s'kishte as fuqine po as njohurite te bente nje gje te tille.Po me e mira ishte qe te gjente nje alkimist europiane.Ne vitin 1816 Aliu mesoje qe ne Selanik jetonte nje magjistar i fuqishem dhe njkohesisht dhe alkimist qe quhej Sergios.Aliu dergoi menjehere njerezit e vet per ta pyetur se qe ne gjendje te ndertonte kete gurre per te.Sergios nga Selaniku nuk humbi kohe dhe i premtoje njerezve te Aliut, qe do ndiqte çdo deshire te Aliut per kete qellim por i duheshin mjetet e nevojshme per ta realizuar.Sir Henry Holland tregon ; Sergios ju dha nje nga dhomat me te mira dhe luksose te sarajeve te Aliut,por nuk ju dha mundesia te dilte prej saj dhe te komunikonte me njeri.U furnizua me çdo gje qe i nevojitej, Aliu i solli ato nga Italia dhe Gjermania,çdo gje iqe i nevoitej atij, ilaçe,objekte, lende te pare etj...Pas shume kohe dhe perpjekje te kota te ketij ,Aliu kuptoje fare mire lojen e ketij dhe kur durimi kish arritur kulmin , udheroj ekzekutusin e tij ne mes te sheshit,trupi i tij qendroje atje per 24 ore me tabelen e varur ne qafe ku shkruej denimi i tije,per mashtrim.












Free Blogger Albert Pasho

giovedì 22 settembre 2022

Sahli Pasha Ali Zades, Djali i vogel i Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho

Sahliu, djali i trete i Ali Pashe Tepelenes.




Per Saliun deri tani dihet pak ,ne krahasim me pjestaret e tjere te familjes se Aliut. Sahliu kish nje diference moshe nga Veliu 20 vjet me i vogel,dhe 25  vjet nga Mukhtari.Ishte shume inteligjent dhe me deshire te madhe per te mesuar.Ka qene governator i sanxhakut te Ebahti me graden Iraniran,po ashtu edhe governator i sanxhakut te Vlores 1818.Sahliu  ishte djali nje relazioni jashte martesor i Aliut me nje konkubine te haremit te tij Kirkisia nga Gjorgjia.Per kete argument te veçante e bizar diplomati J.S.Bartholdi na tregon qe ne vitin 1803 ne Janine kur kish takuar metropolitin Ignazio ky i kish folur per kete episod dhe i kish treguar: Emineja gruaja e Aliut,nena e Mukhtarit dhe Veliut pas marteses dhe lindjes se femijeve, jeta martesore mes tyre kish filluar te ftohej dhe ajo lihej ne harrese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmali(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martese.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut, por ky nuk dinte shkakun e kesaj edhe pse kish bere perpjekje ne mjeke e magjistare te ndryshem te epokes,sepse dihet qe Aliu qe shume supersticiose dhe besonte ne keto gjera dhe asnjeri sqe ne gjendje te diagnostikonte kete gjendje te Aliut.Kur Emineja vdiq gjenden ne dollape kete lidhje dhe sherbetoret e saj e hodhen ne liqen.Nje dervish qe gjendej aty ne ate moment dyshoj se fshihej ndonje mister ne ate lidhje qe hodhen ne liqen, Dhe ky dha urrdher gjithe peshkatoreve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese qe ndodhesin mbi liqen ta gjenin me çdo kusht.Pas shume kerkimeve frenetike e gjeten.Kjo menjehere ju dorezua dervishit dhe ky pasi e zgjidhi nyhjen e hajmalise dhe zgjodhi magjine i keshilloj Aliut qe te shkonte ne shtrat me te paren grua qe do te takonte perballe.Rastesia deshi qe Aliu te paren qe takoj qe Kirkisa nga Georgia nje skllave ne harem qe Aliu ne rrethana te tjera nuk do te kish ngritur dhe shikimin per ta pare e me jo te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj lindi nje djale qe ju ngjante me te gjitha.Ky qe Sahliu qe me vone nenen e tij e stabilizoje ne sarajet e qytetit te Tepelenes.
Henry Holland tregon qe e ka takuar pashane e ri ne Gjirokaster dhe ka pasur nje bashkebisedim te gjate me te.Ky tregon se Sahliu ishte nje djalosh 12 vjeçar,por paraqitja e tij e hijerende tregonte se ai ishte personi qe komandonte ne pallat.Ishte nje djalosh inteligjent,flokeverdhe dhe me sy te kalter qe ngjasonin me ato teAliut,kur ishte i ri.Kama dhe pisqolla qe mbante ne brez ishin te vogla,dukeshin sikur ishin bere posaçerisht per te.Po ashtu tregon Holland ketij po i mesoheshin edhe tre gjuhet qe fliste babai i tij Aliu  ne menyre te shkelqyer ,shqipja greqishtja dhe turqishtja dhe stervitej fizikisht.Sahliu qe pika e dobet e Aliut.Ne martesen e Sahliut ne vitin 1803 Aliu si nje njeri i prire ndaj te rese dhe shume kurrioz,midis shume aktiviteteve te ndryshme per dasmen  solli ne Janine dhe nje mongolfiere ku u ekspozua per here te pare ne keto ane.Ne kete ngjarje te madhe dhe te rralle ka qene pjesmares edhe poeti Joanis Vilaris i cili i ka kushtuar keto vargje;
Ky jeni njerez!mblidhuni
Te gjithe ku jeni,bashkohuni
Mrrekulli te madhe do shikoni
Mongolfiera rrotullohet lart e poshte
E drejt poshte shkon
Vllehet levizin menjehere
Si bretkosa hidhen duke bertitur.
Holland tregon se Aliu i kish thene qe Sahliun donte ta dergonte ne fillim per 4-5 vjet ne Marrok,e me pas ne Angli,France,Germani,Rusi dhe ne fund ne Stamboll per te fituar nje eksperience jete.Po ashtu Aliu i druhej veseve te Veliut aq sa dhe virtyteve te Muktahrit prandaj deshironte ti linte trashgimine Saliut.  Saliu me vone sherbeu si guvernator i Tepelenes dhe me vone i Vlores( Sahli Pasha),pasi zvendesoi Mukhtarin me kerkese te Aliut.
Dihet qe tre djemte e Aliut ju dorezuan Portes pa lufte dhe ne fillim u dergua ne Azine minore,Muktari dhe Sahliu ne Ankara kurse Veliu ne Qutahya dhe me vone u ekzekutuan ne fshehtesi ne Ankara.Kokat e Muktahrit dhe Sahliut u ekspozuan ne daten 9 Gusht 1821..

Albert Pasho




Free Blogger Albert Pasho

sabato 17 settembre 2022

Dy personalitete te medhaja te historise ( Napoleone Bonaparte dhe Ali Pashe Tepelena ). Albert Pasho

 LUANI PERKRAHE TIGRIT




Tashme eshte e njohur lidhja dhe corrispodenca e Napolonit dhe Ali Pashe Tepelenes.Por kjo lidhje nuk ishte vetem si lidhje mes dy burrash shtetesh po ajo kishte diçka me intime.Ndoshta ata ne kete raport i therrishte linja e gjakut Arberor qe rridhte ne dejet e tyre. Veç leter kembimit ata kishin shkembyer edhe dhurata personale midis tyre.Dihet tashme qe Napoloni i kishte dhuruar nje çift Luanesh siç ishte vete Aliu. Ose e thene vete nga Viktor Hugo ne 1820 : ALIU ESHTE I VETMI KOLLOS DHE GJENI QE MUND TE BARAZOHET ME NAPOLON BONAPARTIN,ALI PASHA ESHTE PERKRAHE NAPOLONIT SI TIGRI NE KRAHE TE LUANIT.Po ashtu Bonaparte i kishte dhuruar dhe nje kuti duhani e zbukuruar me xhevaire e diamant ku ne kapakun e saj ishte dhe potreti Aliut.Por siç shkruante Lord Bayroni ne kujtimet e tije Aliu nuk para i pelqente kjo dhurate e vyer ,pasi potreti ne kapak nuk i shembellente shume atij. Nje tjeter dhurate e Napolonit eshte nje kobure punuar ne Versaje.Kjo vihet ne dukje ne nje episode ndodhur ne rrethimin e Janines. Naten e 15 Dhjetorit 1820 Aliu shalon kalin e tij arab(Dervis) e pasi kapua i skortes se Aliut i solli armet e fameshme ,pushken e gjate me ngjyre vishnje e blu e bere ne Versaje ja jep Thanas Vajes , merr koburen qe Napoloni ja kish bere dhurate e ngjez ne brez, fut ne kellef pas shales se kalit pushken qe Mbreti Karlo i Svezia ja kish bere dhurate. Dhe me thirrjen e sulmit Flori e Shepate ju drejtua me shpejtesi Armikut te beuar Ismail Pasho Bey qe nuk ju pergjigj, atehere qellon menjehere per vdekje kapo kolonelote artilerise turke,dhe vret nje te njohur te Ismail Pasho Bey me dy plumba ne zemer,duke thirrur me ze te larte shpirtin e nenes se tij Hanko .Me ndihmo. Kjo qe dalja e fundit ne fushe te luftes se Aliut gjate rrethimit te Janines. Konsolli i Vatikanit ne Korfuz Karlo Ribas deshmitar ocular i shkruajti Ministerise se Jashteme te Vatikanit.Ne kete moment Ali Pasha i Janines ka dale nga keshtjella e qytetit ne krye te shume te besuarve te tij e pasi ka vrare e plagosur qindra muslimane, pa asnje humbje nga ana e tij eshte kethyer ne keshtjelle me rregull te madh.Po edhe Aliu i ka bere dhurate Napolonit,flitet per nje pistolet te Khanit te Madh te Krimese Selim Surajt qe Aliu e mbizotronte.Qe ne traditen e shqipetareve kjo race luftetaresh te kishi pasion armet e bukura e te mira dhe tja dhuronin mikut me te mire. Aliu ja dergoi Napolonit me 1806 me keto fjale : Ajo nuk mundi te ruaje nga ruset shtetet e zoterise se saj te pare, e une po ja dergoj njeriut qe morri hak aq mire per Austerlitzin.

Albert Pasho





Free Blogger Albert Pasho

giovedì 15 settembre 2022

Pouqueville per Tepelenen ne kujtimet e tija. Albert Pasho

 Pouqueville Konsulli i Frances prane oborrit te Aliut ,ja si e pershkruan Tepelenen ne shkrimet e tij.(Udhetim ne Epir,Shqiperi,Maqedoni dhe Tessali)



Na u deshe te prisnim lundren qe ishte ne krahun tjeter te lumit,nje lunder katrore,pa rrema,e drejtuar vetem nga nje shkop.Hipem ne lunder ,kurse kuajt notonin ne ane te saj te lidhur njeri pas tjeterit.Duke u larguar nga bregu morem rrymen e lumit i thelle dhe i shpejte e na çoje ne anen tjeter te lumit ku zbritem.Vazhduam udhetimin tone drejt pallatit te Aliut ne Tepelene,ku per urdher te tij na prita administratori i tij, me respekt, aq sa mund te manifestonte nje musliman per nje kristian.Thuhet qe Tepelena ze vendin e Titopolit,ma per mendimin tim eshte e teri nje qytet modern,rendesia e tij eshte i lidhur ma Ali Janinen si qytet i lindjes.Shyepite e banuara, zakonet e gatimet e preferuara te Aliut,pallati (sarajet) ne nje pozicion te mrrekullushem,paralajmerojne rezidencen moderne te sovranit te Epirit dhe bashkeluftetareve te tij pjestare te fatit te tij.Sarajet zene nje hapsaire shume te madhe,ka nje sallon me dimensione shume te medhaja,i rrethuar nga brenda me divane te veshura me mbulesa luksose(broccato),te prodhuara ne Lion te Frances.Tavani i mbajtur nga kollona te larta te ngritura rrotull nje shatervani i veshur me mermer te bardhe.Ky sallon me apartamintin qe me ishte dhene jane te vetmet ne fuksionim, te gjitha salat dhe apartamentet e tjera jane o duke u riparuar ose duke u ndertuar.Ndertohen dhe harqe mbi qilaret dhe magazinat nen toke ku Aliu depoziton parate e tije,te mbledhura per pleqerine si thote ai,pa llogarritur vitet qe i kane zbardhur mjekeren shenje e pleqerise se tashme.Per Tepelenen Aliu flet me adhurim e entuziazem,ma ka pershkruar si nje parajse te dyte.Ma per mua nuk mund te shokoje tjeter ,nje lugine te zymte,rrethuar nga male te zhveshura e te pakalushme,vend i lindjes se furtunave dhe eres,qe impresionojneme fuqine e tyre,aq sa nuk lene te mbije e te ngihet nje peme rreth e rrotull.Pallati i ngjan nje burgu.Kur bihe nata kançelat mbyllen,roje te armatosur zene pozicionet e tyre,qente e races famose Molose leshohen dhe mbyshin hapsiren me lehjet be tyre.Jam vetem ne dhome me sherbetoret e mi qe flasin,nje roje i armatosur eshte jashte portes qe ka urdher qe te mos lere njeri te afrohet.Ketu çdo gje eshte e motiv dyshimi.Shume here gjate neteve te gjata qe kalova ne kete vend degjoja murmerritjet e te burgosurve qe mbaheshin te lidhur ne dhomat nen toke, si dhe depozitimin e tesoreve te Aliut nen shkembe,poshte apartamenteve te tija madheshtore e luksoze ndertuar per te.Nuk mund te beje eskursione te gjata ne jug dhe perndim te Tepelenes per arsyen e vetme qe jane territore qe nuk jane akoma ne zotrim te plote te Aliut.Meggjithate ne oservacionet e mia qe munda te beja ne majat per rreth,Tepelena eshte pozicionuar ne majen e nje trekendeshi,ku Vlora e Berati jane 12 lega larg njera tjeteres.Perballe Tepelenes drejt verilindjes ne vargmalin e Trebeshines ka nje komunikim qe lidh me Berati dhe Kelcyren, pa kaluar nga Gryka e Vjoses.Ne kete komunikim ne Malin e Trebeshines gjendet Damesi nje fortese e shqyar ne kohe.Ky komunikim ne Trebeshine eshte i rendeshisem sepse shpjegon ne menyre te qarte operacionin e Flaminino qe dergoje trupat permes saj,pas kraheve te poizicioneve te Filippo ne Vjose dhe e detyroj te terhiqet.









Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 14 settembre 2022

Veli Pasha Ali Zades, djali i Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho





Djali i dyte i Aliut,ishte 5 vjet me i vogel se Mukhtari,karakterialisht i qete, me shpirt te bute,bujar dhe pa ndonje talent te veçante, eshte i interesuar per politiken,dhe nuk i pelqejne punet e luftes. I pelqen te defrej eshte kurioz per gjuhet e huaja Zakonisht ai flet vetem italisht dhe greqishten moderne,ai perçmon publikisht zakonet ,gjuhen dhe fene e turqeve edhe pse ka mesuar dhe turqishten. Ai lindi ne 1787 nga martesa e pare e Aliut me Eminene.Veliu u martua me vajzen e Ibrahim Pashes,Zeibiden, nga kjo martese pati tre djeme,Mehmeti,Selimi dhe Ismaili dhe pese vajza Saide,Behiye,Aise,Fatimae Hayriye .Ne karrieren e tij e shikojme Veliun si minister i Derbernet ne 1791 kur governatori i Rumelise Mustafa Pasha, merr kete ministri e emeron Veliun si zvendesin e tij.Me pas Veliu gjate revoltave te maleve te Rumelise,kur Haki Pashes ju dha detyra e veziratit dhe governator te Rumelise,per te luftuar banditet e maleve.Haki Pasha u nis nga Stambolli ne Edirne ne 22 Shkurt 1796, me te arritur aty, dergoj urdher te takohej me Veli Pashen,pas ketij takimi ai e mbajti me vete Veliun si zvendesin e tij..Pas ketyre ngjarjeve Veliu merr graden mirmiran,kjo grade ju komunikua Ali Pashes ne 27 Maj 1804.Veliu me pas mer administrimin e shume vendeve.Lepanto eshte njeri nga keto vende i cili nuk qe governuar mire nga paraardhesi i tij, Mehmet Pasha.Ky nuk kishte aftesite e duhura te udhehiqte Lepanton.Prandaj Lepantos nje vend i rendeshishem qe kish nevoje te mbrohej ju dha Veli Pashes.Nga ana tjeter Aliu kishte lajmeruar Stambollin qe sanxhaku i Inebahti te ishte i mbrojtur duhej dhene njerit nga djemte e tij.Nderkohe qe Muktari shkonte ne lufte ne Danub sanxhaku i Delvines qe ishte i Veliut dhe ne te njejten kohe ky mbante edhe postin e ministrit te Derbents,Delvina ju dha Muktarit dhe sanxhaku i Inebahti ju dha Veliut kjo pas vitit 1806. Veli Pasha ishte edhe governatore i Poliponezit. Ne 1807 ndersa ishte governatore i Rumelise dhe Delvines ju dha grada Vezir. Ne vitin 1811 u emerua Pasha i Thesalise, te parin aksion qe mori qe ajo te zgjidhte problemin e grekeve, qe konsistonte ne esplusionin e jeniçereve qe kishin ozurpuar vendin.Gjate qendrimit te tij ne Larisa martoi vajzen e Nexhip Beut njeri nga me te pasurit e qytetit,ndertoi sarajet e tij ne Filipopoli,kurse sarajet kryesore te tij qene ne Tyrnavos nje ndertese 3 kateshe,po ashtu edhe ne Desianiun ndertoi nje sara shume te bukur ku ndertoi dhe nje liqen artificial ku lundronte me barka.Ne krahasim me Muktarin Veliu ishte me diplomat, me karakter te qete, i interesuar per politiken,me nje paraqitje te pelqyeshme,me pak burreror e luftetar se Mukhtari, dhe me gjitheate qe nje komandant i zoti.Veliu morri pjese ne shume beteja por ato me te sukseshme qene kunder sulioteve .Me fitoren ndaj Sulit,dhe luften kunder Republikes se 7 Ishujve te Jonit ku arriti te merrte Vonicen,Butrintin,Prevezen nga Francezet dhe ajo kunder rebelimit te serbeve ne pashallekun e Beogradit ne ate kohe quhej Sanxhaku i Smederevo,tregoje qe kishte edhe aftesi ushtarake por jo si vellai i tij Muktari.Po si e pershkruajne bashkehore te tij Veliun qe na japin karakterin dhe personalitetin e tij.Romanzieri Angelez John Galt qe takoje Veliun ne Sofie ne vitin 1810 shkruan:Eshte nje admirues i jetes Europiane dhe flet shume gjuhe te huaja.Ka urdheruar qe Pausania te perkethehet ne greqishten moderne,viziton shpesh Athinen ku admiron objektet historike qe terheqin shume te huaj,Veliu eshte liberal dhe i moderuar.Po ashtu Athanasios Grigoriadis na jep kete opinion :Veliu eshte 30 vjeç,eshte i bukur,i gjate,ka sy te kalter dhe te embel,eshte biond dhe ka nje ecje plot siguri e hegjemoni.Vishet gjithmone me rroba te kuqe te velutuara me flori.Eshte akut,i hijeshem,filozof e ambicios,i pelqejne grate dhe eshte gjithmone i deshiruar nga ato.Ndersa Pouqueville tregon per te: qe i pelqente te perziente forcen me qejfin ,kur kafshonte buzet gjate perkethimit te skenave hot te librave te huaj me permbajtje erotike.Kurse G.Oikonomou flet me perbuzje per Veliun : Eshte vulgar ja kalon 100 here babait ne kete drejtim,genjeshtar,i pabese dhe i rrezikeshem,frikacak,ziliqar,dhe i djallezuar.Veliu kishte shume pasione njera prej tyre perveç gjuheve te huaja qe edhe muzika.Ai ka qene i pari qe ka sjelle ne keto ane instrumentin e pianos.Ja si shkruan Veliu ne 6 Qershor 1809 tregtarit te tij ne Malte:Jam shume i kenaqur per pianon qe me derguat dhe me pelqeu shume edhe per kengetaren Italiane qe kish arrdhur per kete rast te veçante.Kurse nje here te tjeter ne Janine pyeti nje udhetar Italian,duke i treguar atij xhamite e medhaja ne Janines e yet udhetarinse kjo ndertese eshte e mjaftueshme er te ndertuar njeopera si ajo ne Itali,kete deshmi e sjell nje gazete e kohes ne France " La Quotidienne" e 29 Nentorit 1817. Po ashtu nje tjeter pasion i tij qe arkiollogjia,ai bashke me Aliun jane arkiolloget e pare qe bene kerkime arkiollogjike ne keto territore,Aliu kerkonte Dodonen kurse Veliu bente kerkime ne Poleponez te gjitha keto me qellim perfitimi ekonomik. Vitet e fundit flitej qe marredheniet me Aliun nuk ishin shume te mira kjo per shkakun qe Veliu kish marre vajzen e Ismail Pasho Bey per djalin,ky armik i betuar i Aliut ,dhe qe pikerisht Ismail Pasho bey qe e kish njoftuar Veliun per marredheniet te Aliut me Zeibiden,ky ne ate kohe punonte si sekretar i Veliut.Aliu i druhej veseve te Veliut aq sa dhe virtytet e Muktarit.Dihet qe Veliu u dorezua Portes ,ne fillim u dergua ne Azine e Vogel ne Qutachia ku u burgos dhe me pas u ekzekutua ne fshetesi.Veliu i kuptoj shume shpejt qellimin e sulltanit, prandaj ai nga burgu vazhdonte te shkruante letra, bashke me vellezerit e tij, luftetareve shqiptare qe te vazhdonin kryengritjen dhe luften ndaj Portes.Keto letra rane ne doren e Portes dhe kjo beri qe dita e ekzekutimit te ishte e afert.Keshtu koka e Veliut dhe djali te tij Mehmetit te ekzekutuara ne Kutahya ne fshehtesi, u ekspozuan ne daten 7 Gusht 1821.Po ashtu edhe gruaja Zeibidea ju ekzekutua me mbytje.Kurse femijet e tjere Selimi banonte ne Stamboll dhe ne vitin 1847 u emerua komandant ne Beograd ku vdiq ne te njejtin vit ne moshen 44 vjeç, djali tjeter Ismaili pati nje karriere te gjate afer Vezirit te Madh dhe pati nje rol vendimtar ne asgjesimin e Jeniçereve ne vitin 1825.Ne vitin 1828 ju dorezua fushata kunder Rusise dhe ne vitin 1847 merr titullin Vezir. U emerua dhe governator i Andrinopolit,Selanikut dhe Prizerenit,pati dhe shume detyra te tjera te rendesishme ne shume zona te Perandorise.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

giovedì 8 settembre 2022

Pse Ali Pashe Tepelena adhuronte San Kozmain ?. Albert Pasho

 Ali Pashe Tepelena dhe San Kozmai Aetolos profecia e tij per Aliun.



San Kozmai qe u be i shenjte pas ekzekutimit te tije ne Kolkondas fshat ne afersi te lumit Seman ne Myzeqene e poshteme,nga njerezit e Kurt Pasha i Beratit me ndihmen dhe financimin e armiqeve te tije. Po ne kete vende Aliu me pas per te nderuar kete shenjetore, financoi e ndertoi manastirin qe gjendet edhe sot.Ali Pashe Tepelena e adhuronte San Kosmain si ne jete dhe pas vdekjes te tije, mjaftone te kujtosh ketu nderimin ne kujtim te tije qe i beri ne Janine duke e celebruar si shenjetore,dhe kjo shume kohe me pare qe kisha ortodokse ta shpallte shenjtore.Po lind pyetja pse Aliu e adhuronte kaq shume kete shenjetore?Perveç shkaqeve te politikes shteterore te tije, qe dhe ajo personale dhe brendeshme e Aliut. Dihet qe Aliu qe shume supersticioz. Gjate nje predikimi qe San Kozmai po mbante ne afersi te Tepelenes, nderhyjne ne menyre te dhuneshme ne kete predikim me shume pjesemarresh, njerezit e Kurt Pashes te Beratit qe kishin si qellim ta vrisnin ate.San Kozmai arrin te shpetoje dhe arrine te hyje ne qytet ne kerkim te nje strehimi per mbrojtje.Ne kete kohe hapet nje dere e nje ndertese,dhe shfaqet Hankua nena e Ali Pashe Tepelenes qe kap per dore shenjetorin dhe e fute ne shtepi e saj ,per ti dhene strehim dhe mbrojteje. Gjate drekes te ulur ne tavoline San Kozmai ,Hankua dhe Aliu qe errdhi ne nje kohe te dyte, qe djale akoma i ri, dhe i kerkuar nga autoritet e asaj kohe.San Kozmait qe ne fillim me shikimin e tije profetik i ra ne sy e arrdhmia e madhe qe e priste kete djaloshe.Hankua ambicioze dhe e pa durusheme e pyet San Kozmain se çfare shikonte tek djali i saje i vetem ne te aredhme.San Kozmai duke pare Aliun ne sy thote.Do te behet nje njeri shume i fuqishem,do te zotroje shume territore te medha dhe do te lesh nje emer te madh ne bote.Dhe pas pak thote. Kjo eshte deshira e perendise,por duhet te kujtoshe qe ne tere madheshtine tende duhet te duash dhe te mbrohesh krishtianet,po do qe kjo madheshti te kaloje ne pasardheshit e tu.Aliu i skomunikuar nga Kurt Pasha diten tjeter niset nga Tepelena bashke me San Kozmain dhe para se ta percillte e pyet prape San Kozmain se ne te arrdhmen do te shkonte ne Stamboll, Shen Kozmai e shikon dhe i thote: Ne Stamboll do shkosh por me mjeker te kuqe.Aty per aty Aliu se kuptoi kete fraze dhe u ndahne miqesishte. Kjo ishte profecia e San Kozmait per Aliun.









Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 7 settembre 2022

Mukhtar Pasha Ali Zades, Djali i Ali Pashe Tepelenes shpata e pare e Vezirit. Albert Pasho




Djali i madh i Ali Pashe Tepelenes.
Mukhtari lindi ne 1768 nga martesa e pare e Aliut me Eminene vajza e Kapllan Pashes te Delvines.Po kush eshte Mukhtari? Muktari nderthur guximin me veprimtarine e babit te tij,me nje karakter bujar me sjellje te buta,ai eshte i ndjeshem ndaj dashurise dhe miqesise, dhe ishte kurioz per natyre.Ne rinine e tij Mukhtari ishte karakter i hapur dhe i komunikushem,me rritjen e tij dale ngadale u be me i mbyllur i vrazhde dhe i ashper.Sipas arkelogut dhe shkrimtarit angles Charles Robert Cockerell i cili qendroi per nje kohe ne oborrin e Aliut e krahason stilin e jetes se Mukhtarit me maturine e repte te Aliut por me pak me hirin dhe aftesite biseduse te babait te tij,por ishte akoma i hapur dhe me nje humor te mire.Mukhtari u martua me vajzen e Ibrahim Pashes te Beratit, Hanife ne vitin 1794 dhe paten dy djeme Hussein dhe Mahamud.Mukhtari ishte i patrembur ne lufte,por nuk kishte aftesite e babait, si stratege lufte.Mukhtari ishte i pameshirshem dhe i forte,i dhene pas pasurise dhe shperfilles,i vrazhdet por jo i rendomte,pelqente jeten luksose dhe gjuhetine.Ka qene shume i dobishem ne lufte ne shume beteja te Perandorise.Ne 4 Shkurt 1789 pasi morri pjese me sukses ne luften turke-austriake- ruse u shpall mirmiran.Ne vitin 1792 u emerua governator i sanxhakut te Karli-Eli dhe sanxhakut te Egriboz ne kete menyre shtriu kontrrollin e Aliut deri ne Livadhja e gjirin e Korinthit me perjashtim te zones se Atikes.Do te jete edhe governator i sanxhakut te Oherit 1796-1797,pas vrasjes te Kara Mahmud Pasha te Shkoderes ne betejen e Krusi ne Mal te ZI,nje nga zotrimet e tija pikerisht sanxhaku i Orihit kaloj provizorisht nen qeverisjen e Mukhtarit duke legjitimuar shtrirjen dhe influencen e Aliut ne veri te Shqiperise.Gjate dimrit yte vitit 1797 kur Aliu ne krye te 20 mije luftetareve te tij do te shkonte ne fushaten e Vidinit me kerkese te osmaneve,qe kishin derguar nje ushtri te tyre atje,Aliu do te linte Janinen nen komanden e Mukhtarit.Kur francezet ndermoren fushaten kunder Egjiptit,bene perpjekje per rivolta edhe ne Epir ne menyre te veçante me Suliotet,dhe ndersa Aliu ishte akoma ne fushaten e Danubit,Mukhtari bante te informuar Aliun per kete aktivitet te francezeve ne Epir.Keshtu Aliu nderpreu fushaten dhe u kethye ne Janine per te perballuar situaten e krijuar.Pasi kishte mar Butrintin, Vonicen dhe Igumenicen Aliu dhe djemte e tij do ti drejtohej Prevezes,dhe pikerisht ne 12 Tetor te 1798,Mukhtari do te drejtonte ne krye te kalorsine te Aliut sulmin kunder francezeve dhe do ti mposhtin.Gjate kesaj beteje u kapen dhe shume rrober lufte francez midis tyre dhe komandanti gjenios franceze oficeri Lois Auguste de Richemont.Eshte pikerisht Mukhtari qe nderhyri per ti falur jeten ketij oficer pasi kishte mbetur i impresionuar nga guximi i tij.Ne 3 Mars te 1804 do ti hiqet sanxhaku i Trikalles pasi ai ishte governator i saj.Rreth vitit 1805 forcat e Aliut marin Elbasanin dhe Mukhtari ngreh nje rezidence te tij ne Elbasan.Ne vitin 1808 Mukhtari ne krye te 4 mije luftetareve do te dergohej nga Aliu per te shkaterruar kleftet qe kishin filluar te revoltoheshin kunder Aliut.Edhe kjo ndermarje ushtarake e tij pati sukses duke vrare shume prej tyre,kapur rrobe ose debuar.Fushat e Danubit e vitit 1811 kur osmanet prisnin ndihmen e Aliut por ky nuk vajti ,ndersa Mukhtari dhe Veliun shkuan ne krye te forcave te tyre,ishte nje moment mosmarreveshje mes Aliut dhe djemeve te tij.Ndersa Mukhtari shkonte ne kete fushate ju dhe sanxhaku i Delvines.Ne vitin 1810 kur mori Beratin dhe Vloren edhe per arsye qe u dallua ne luften kunder ruseve u be governator i Vlores ku qendroi per shume kohe.Ali Pasha e mbante Muktahrin me vete prane tij, arsyea qe mosha e Aliut, dhe shume pune te tija i bente Mukhtari.Per Kete arsye Aliu shkruan nje leter Portes ne 25 Maj 1818 ku parashton qe Muktari do rrinte me te,dhe sanxhaku i Vlores per tu governuar mire duhej qe ti jepet djalit te tij,te voglit Sahliut.Kjo kerkese e Aliut u pranua dhe ne leteren qe Sulltani i kethen pergjigje ku shkruhet; Ti komunikohet Sahli Pasha tjetrit djale te Aliut,Sanxhaku i Vlores, mir-i miran.Ky vendim i Sulltanit ju notifikua Ali Pashe Tepelenes ne 18 Qershor 1818.Mukhtari ka lene mbresa ne shume bashkekohore te asaj periudhe.Po ja si e pershkruajne autore te ndryshem. Gianniotis Georgios Economou qe ishte nje bashkekohes i tij e pershkruan me notat me te keqia.Per Mukhtarin mund te kesh vetem perçemim sepse natyra e ka krijuar per te bere pasuri,per te shtypur e jetuar ne ekstremin e luksit e mos perfilljes,i pa ruajtur per muajsh.Kurse Holland qe e ka takuar personalisht shkruan: Mukhtari nuk eshte i njejte si babai (Aliu) ose vellai i tij Veliu. Eshte me pak mbreselenes se keta te dy. Pergjitheshist i vrazhdet dhe here here ne humor te mire.Nuk eshte i rafinuar ne sjelljen e tij por nuk eshte i rendomte.Eshte i gjate,burreror dhe i forte.Eshte me pak diplomat se vellai i tij Veliu,por eshte luftetari me i patrembur , dhe ndoshta me i fameshmi mes shqiptareve,virtyt ky qe mbeshtet fuqine e familjes te tyre.Pasioni kryesor i tij eshte gjuhetija,zakonisht i shoqeruar nga bashkepuntoret e tij,kalorsuar me kuaj te mrrekullushem.Me beri pyetje kurrioziteti i tij rreth astrollogjise, qe me shfaqi mua edhe me shume kuriositetin e tij dhe dijet qe kish ne kete fushe.Ne kete takim perkethyes qe mjeku Kolettis qe sherbente ne oborrin e Aliut.Ndersa amerikani Theodor Lyman qe vizitoi Janinen ne 1819 takimin me Mukhtarin ne pallatin e tij e pershkruan me shume admirim ai shkruan: kam shume kenaqesi te flas per inteligjencen dhe dinjitetin,menyren elegante te ketij princi.Rralle here shikon te tille pritje plot perkushtim, elegance dhe miresi,qe si ndesh ne oborret mbreterore ne Europe.Do te kujtoj gjithmone me respekt e falenderim pritjen e mrrekullushme qe princi me dhuroj.Po ashtu eshte shume e njohur historia e dashurise se tij me te bukuren Frosini,mbesa e metropolitit te Larises,e martuar me me te pasurin e Janines dhe kish dy femije me te.Unaza fatale e dhuruar nga Mukhtari qe do ti kushtoje dhe jeten Frosinise, ra ne duart Hanifese gruas se Mukhtarit e cila do ti ankohej Aliut, vjerrit te saj, per kete ndodhi,gjithashtu ajo i tregoj Aliut per jeten e Mukhtarit dhe grate e tjera.Aliu ngarkoi per te bere hetime dhe arrestoi bashke me Frosinine edhe 16 gra te tjera qe mendonte qe kishin shkuar me Mukhtarin,dhe i denoi me mbytje ne liqenin e Janines.Shkaku i vrasjes se Frozinise eshte dhe u be, per te vene ne vend nderin e familjes se tij perballe krushkut te tij Ibrahim Pashe Berati.Si edhe ankimi i tre vajzave te Ibrahim Pashes qe ishin grate e dy djemeve te tij dhe nipit se nuk do ta vrisnin do ketheheshin tek dera e te jatit te tyre.Gjate fushates te Sulltanit kunder Aliut Mukhtarit ju besua komanda dhe mbrojtja e Beratit,ku beri nje rezistece te shkurter por te forte dhe pastaj u dorezua.Mukhatari pasi u dorezua bashke me Sahliun u derguan ne Ankara dhe u burgosen per te njejtin arsye si Veliu djali tjeter i Aliut.Pasi Sulltani pa qe Aliu s kish ndermente te dorezohej udheroj vrasjen e djemeve te tij.Arsya qe u ekzekuatuan qe edhe ajo qe u kapen disa letra te tyre nga burgimi ku ju drejtoheshin shqiptatreve per inkurajim dhe vazhdim te kryengritjes,keto letra rane ne doren e osmaneve.Po keshtu kur Hursit Pasha referoj ne Stamboll situaten ne Janine,ai i sugjeroj Portes qe djemte e Ali Pashes duheshin vrare edhe sikur Aliu te vdiste ose vritej,sepse ata ishin kercenim per Perandorine, sepse ai e argumentoj se kishte frike qe nje dite djemte e tij do te kethehesin dhe do te hakmereshin per Aliun.Si rezultat u dha denimi i vdekjes qe do te ekzekutohej ne sekret,ky vendim ju dergua governatorit te Ankarase Mehmet Rustu Pasha ne fund te korrikut 1821.Qe djemte e Aliut te mos ndihmonin njeri tjeterin ne fillim u vra Veliu ne Kutahya,e me vone Mukhtari e Sahliu ne Ankara ne menyre sekrete.Kokat e Veliut dhe djalit te tij Mehmet te ekzekutuar ne Kutahya u ekspozuan ne 7 Gusht 1821,kurse kokat e Mukhtarit dhe Sahliut ne 9 Gusht 1821.Duhet thene qe Muktari beri qendresie,pasi lexoi fermanin e hodhi poshte dhe ju drejtua duke i thene :"Hej te shofte imam Hyseni, qysh pandeh ti se vdes shqiptari si eunuk ,a nuk e di mor qen se une jam i biri i Ali Pashe Tepelenes",dhe menjehere nxorri shpaten dhe e vrau kapitenin e jeniçereve,ju versul te tjereve pa ju lene kohe, dhe ju bertiti te tijeve,o shoke merrni armet se na prene. dhe pasi vrau bojen mbylli porten e shtepise.Pas nje beteje te gjate bashke me trimat e tij kur pa se jeniçeret arriten te shembin porten dhe te hyjne ne oborrin e shtepise,hodhi ne ere shtepine nga depot e barutit duke thene: "Djali i Ali Pashe Tepelenes nuk vdes si nje skllave" duke rene poshte rrenojave te shtepise.

Albert Pasho










Free Blogger Albert Pasho

Këngë e vjetër për Ali Pashë Tepelenën.Thimi Mitko "Bleta Shqiptare" 1878. Albert Pasho.

"Kush ka par’ asllan Alinë, Nd’ atë të shkretën Janinë. Ndë kala mbylltur’ të zinë, Rreh të nkëthenjë Shqypërinë. Ditën e Sulltan Nevru...