Free Blogger Albert Pasho
venerdì 31 maggio 2024
Janina dhe Ali Pasha Tepelena, ( Gazeta Letrare e Arteve te Bukura ) Rome 20 Korrik 1844.
martedì 21 maggio 2024
Vrasja e "Dyte" e Ali Pashe Tepelenes.
24 Janari 1822 do te shenoje eleminimin fizik te Ali Pashe Tepelenes,por kjo nuk do te pengoje as levizjen e shqiptareve te rritur e pregatitur ne oborrin e tij,keta te perfaqesuar nepermjet "Lidhjes Toske" dhe as nuk do te pengoje suksesin e levizjes Greke per pavaresi.Problemi shqiptar per Perandorine Osmane me vrasjen e Ali Pashe Tepelenes nuk ishte akoma i zgjdhur.Sultani nuk do te lejonte rritjen dhe fuqizimin e Pashait te Shkoderes, pas renies se Pashallekut te Janines.Ai pas renies se Aliut do te merte masa per tju kufizuar shqiptareve te drejtat sidomos ne rrafshin e organizimit te administrates vendese.Me perfundimin e luftes Ruse-Turke ne vitin 1829,Sulltani tashme pati duart e lira dhe ne emer te politikes se centralizimit te shtetit,shpalli lufte ajaneve lokale, ne kete kuader ai vendosi te shkatroje bejleret shqiptar, kete klase shoqerore-sociale tashme e rinovuar nen sundimin e Ali Pashe Tepelenes per gjate 33 vjet te sundimit te tij.Keta bejlere shume here nuk i bindeshin Sulltanit dhe ata gezonin nje status gjysem te pavarur.Keta bejlere pas eleminimit te Ali Pashes ishin bashkuar dhe organizuar ne levizjen e tyre, me kerkesat e tyre per liri me te madhe ne qeverisjen vendore, dhe pasi kishin kuptuar gabimin historik qe kishin bere duke tradhtuar dhe mos mbeshtetur Ali Pashe Tepelenen.Ata do te vazhdonin luften dhe ne kete kuader do te mbahen tre kuvende te prijeseve shqiptar ne Berat Janine dhe Gjirokaster. Kuvendi i Beratit i Nentorit 1828 eshte ai me kerkesa me te avancuara e specifike se kuvendet e Janines dhe Gjirokasteres.Ky kuvend me pjesemarrjen e bejlereve te Shqiperise se mesme dhe asaj jugore do te diskutojne per fatet e Shqiperise,e pare kjo edhe ne aspektin e ngjarjeve te mepareshme dhe revolucionit Grek.Kuvendi do ti dergoje Sulltanit Muhamedit te II nje rezolute ku i kerkojne atij largimin e Mehmet Reshid Pashes,nga posti i governatorit te sanxhaqeve te Janines,Delvines dhe Vlores,si dhe largimin e gjithe nenpuneseve turq qe kishin ardhur pas vrasjes se Ali Pashe Tepelenes ne periudhen 1822-1828.Dalja ne drite e detajeve te marreveshjes se paqes te Bukureshtit e pranveres 1829 midis Rusise e Turqise,jo vetem qe do te zhgenjeje bejleret shqiptar,por do te kuptojne fare mire gabimin fatal qe kishin bere persa i perket mos mbeshtetjes dhe tradhtise ndaj Ali Pashe Tepelenes.Sulltani jo vetem qe se kishte nderment te plotesonte kerkesat e bejlereve shqiptar por perkundrazi.Ne veren e vitit 1830,ne korrik shteti osman do te dergoje nje ushtri te madhe te komanduar nga Mehmet Reshid Pasha ne Manastir..Ky do te thrrase te gjithe bejleret e Shqiperise jugore,ne Manastir dhe do tju beje te ditur se Sulltani i kishte besuar misionin qe te bisedonte me shqiptaret dhe te gjenin gjuhen e perbashket,per masat e reja te organizimit dhe çeshtjet lidhur me pronat e tyre,si dhe qe kapedanet shqiptar qe paten luftuar kunder Greqise,do te mernin parate qe sipas kushteve qe kishin rene dakort me pare,si dhe tema te tjera.Ai dergoi korrieret e tij ne te gjitha viset shqiptare te jugut,ku ju dha shqiptareve ftesat e firmosura nga vete ai.Ne keto ftesa shkruhej qe prijesit shqiptar thirresin ne Manastir per te mar pjese ne ceremonine ushtarake per shkak te riorganizimit te ri te saj.Kjo ceremoni do te mbahej te djelen e fundit te Gushtit ne 26 Gusht 1830.Kjo nuk qe gje tjeter vetem nje kurth i ngrritur nga Perandoria Osmane me perfaqesuesin e saj Rushid Pashen.Prijesit shqiptare pasi u priten me nderime dhe me parakalimin me bande muzikore, kjo per te mos lene dyshime tek ta, te gjithe te pranishmit u ekzekutuan me pushkatim,dhe brenda pak minutave u egzekutuan me tradhti rreth 500 bejlere shqiptare,sipas burimeve osmane,por nga burime te tjera flasin per 800-1000 bejlere te pushkatuar dhe u bene shume arrestime te te tjereve,te cilet u denuan me burgim te pejeteshem.Pothuajse gjithe Elita e Toskerise u asgjesua,kjo masaker e drejtuar nen komanden e Mehmed Reshid Pashes.Kjo ngjarje makabre do te hyje ne histori si masakra e Manastirit,si e vetmja persa i perket permasave jo vetem ne Perandorine Osmane por edhe ne bote.Eshte pikerisht kjo ngjarje qe do te shenoje vrasjen e dyte te Ali Pashe Tepelenes,kjo per arsyet, sepse kjo klase bejlere ishte krijese e vete Ali Pashes nen sundimin e tij dhe ishte mbartese te ideve te Aliut,dhe arsyeja tjeter ajo simbolike qe Manastiri kishte qene nen administraten e pashallekut te Aliut.Me kete ngjarje u eleminua fizikisht pas Aliut edhe e gjithe klasa e bejlereve te Ali Pashes.Perandoria Osmane edhe pse beri eleminimin fizik te tyre,nuk arriti dot te eleminonte frymen e mbjelle nga Ali Pashe Tepelena.Kjo fryme lirie do te manifestohet me vone me kryengritjet e Toskerise,nga kapedanet Tafil Buzi,Çelo PicariZenel Gjoleka,Zyluftar Poda e shume e shume te tjere,edhe keta rritur nen dikimin e Ali Pashes,per te arritur deri tek ato te Shqiperise veriore me Lidhjen e Prizerenit,qe histografia zyrtare Shqiptare e shenon si fillimi i procesit te pavaresise te Shqiperise.Por realisht fillimi i ketij proçesi historik i ka rrenjet pikerisht tek Ali Pashe Tepelena si gurri i pare themeltar i ketij proçesi per memvetesi.Pas masakres se Manastirt nje vit me vone,Sulltani do te urdhroje Mehmet Reshid Pashen qe ne krye te trupave te tij te marshoje drejt pashallekut te Shkoderes.Luften e Mustafa Pashes e mbeshteten edhe bejleret e shqiperise se jugut.Reshid Pasha i shkaktoj hymbje te madhaja dhe e mundi Mustafa Pashen e Shkoderes, ky u dorrezua dhe njohu pushtetin e sulltanit duke i dhene fund pashallekut te Shkoderes.Me renien e pashalleqeve Sulltani intesifikoj perpjeket per centralizimin e shtetit,u ndermoren disa masa politike,administratve e ushtarake per te stabilizuar kontrrollin e Shqiperise. Shqiperia u nda ne fillim ne tre vilajete dhe me pas ne kater; ate te Shkoderes,Manastirit,Janines,Kosoves,keto u ndane ne sanxhake e kaza.Me kete ndarje administrative Perandoria synoje dhe arriti qe keto vilajete te administoheshin te ndara njera nga njera tjetra.Perandoria osmane riorganizoje pronat e sekuestruara,por jo sistemin feudal.Edhe sistemi fiskal pati modifikime,taksat mblidheshin nga zyrtaret e shtetit dhe jo me nga bejleret lokal shqiptar.Ndryshime pati edhe sistemi ushtarak ai u be i detyruar dhe zgjaste 7-10 vjet.Keto masa te reja shternguse do te shtojne pakenaqesine e shqiptareve,te cilet do te vazhdojne kryengritjet e tyre kunder Perandorise Osmane. Asgjesimi dhe eleminimi fizik i Ali Pashe Tepelenes dhe i klases se re te bejlereve,qe do te perbente Eliten e Toskerise,klasen e re aristokatike shqiptare,nuk do te bente tjeter gje,veçse do te ndizte dhe shtynte perpara çeshtjen Shqiptare,deri ne zgjidhjen e saj ne Nentor te vitit 1912.
Free Blogger Albert Pasho.
sabato 18 maggio 2024
Zhvillimet diplomatike midis Ali Pashe Tepelenes dhe Napoleone Bonaparte.Leter kembimet ne mes tyre ( 1797-1807).
Kontaktet e para midis tyre e paten fillimin në vitin 1797 nëpërmjet gjeneralit Gentilini dhe keto marredhenie vazhduan deri në vitin 1798, kur ushtria e Ali Pashës dhe ajo e Francës u gjendën në luftë midis tyra. Marrëdhëniet u rinovuan në vitin 1805 me fillimin e misionit te Konsullit të Përgjithshëm te Frances, Pouqueville, i cili përshkroi me hollësi përvojën dhe qëndrimin e tij ne Janine në kujtimet e tija qe i botoi me vone. Kontaktet diplomatike kryheshin nëpërmjet leterkembimit me anë të të cilave Napoleoni urdhëronte gjeneralët e tij të komunikonin dhe të bënin aleancë me Ali Pashën, si dhe drejtpërdrejt nëpërmjet personelit ushtarak tashme ne ishujt Jonian, fillimisht në pozicione ushtarake dhe jozyrtare, ndërsa në periudhën e mëvonshme keto marredhenie do te kryheshin nëpërmjet anes zyrtare të konsullit të përgjithshëm në Janinë. Në mesin e "Ajanëve" osmanë, Ali Pasha ishte i vetmi, qe me pozicioni i tij ishte aq i pavarur, saqë mund të ndermerte marrëdhënie diplomatike të një natyre të tillë në atë kohë, me fuqite më të medhaja Evropiane. Më 5 korrik 1797, gjenerali Gentili filloi pushtimin e Ishujve Jonianë dhe te Korfuzit në emër të Francës. Flamuri tringjyres u ngrit mbi kalatë në detin Jon. Në letrën e tij drejtuar Directory( organi shtetror politik ne krye te instutucioneve Franceze si fuqi ekzekutive), të datës 1 gusht 1797, Napoleoni përshkruan mikpritjen që gjenerali Gentilini mori nga popullsia vendase ; "Një turmë e madhe ishte mbledhur në breg te detit për të mirëpritur trupat tona me klithma gëzimi dhe entuziazmi, që e gjallërojnë popullin kur ky rifiton lirinë e tij. Në krye të kësaj turme ishte krye kleriku i fesë së tyre, një njeri i arsimuar dhe në moshë të shtyrë. Ai iu afrua gjeneralit Gentilinit dhe i tha ne 'Frëngjisht! Ju do të gjeni në këtë ishull njerëz injorantë persa i perket shkencave dhe arteve që iluminojne kombet, por mos i përbuzni ata! Mund të bëhet përsëri ajo që ka qenë dikur dhe do të mësosh diçka për kete duke lexuar këtë libër.' Libri që prifti i dha gjeneralit Gentilini ishte Odisea e Homerit. Nga burime të tjera, mesojme se mund të kishte pasur entuziazëm më të madh nga vendasit. Përfundimi i papritur i tregtisë me Venedikun dhe futja e taksimit të ri ishin arsyet kryesore që vendasit të miqesohen me administratën e re franceze. Sipas konsullit britanik ne Zakynthos, Spiridion Foresti, francezët ishin më të urryerit nga sllavët dhe grekët. Më shumë se 800 ish-ushtarë venecianë, shumica prej të cilëve ishin sllavë, vendosën të transferoheshin përsëri në Venecia pasi nuk donin të bashkoheshin me trupat franceze. Francezët kishin nevojë për Ali Pashë Tepelenen dhe bejlerët e tjerë të Shqipërisë, në mënyrë që t'u siguronin atyre një furnizim të rregullt me grurë, mish, dru dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për funksionimin e një garnizoni ushtarak. Prandaj Gentilini ndermori një mision në zotërimet e mëparshme veneciane dhe kështu pati mundësinë të fliste personalisht me Ali Pashën Tepelenen. Menjëherë pas mbërritjes së garnizonit francez, Ali Pasha kërkoi leje për të kaluar anijet e tija përmes Kanalit të Korfuzit (që më parë i ishte ndaluar nga Venecianet), gjë që francezët e lejuan te kalonte. Kjo leje i dha mundësi Aliut të sulmonte dy fortesat ne brigjet e detit afer Himares Takimi i pare midis gjeneralit Gentilini dhe Ali Pashë Tepelenes u zhvillua në rrënojat e qytetit antik të Butrintit. Në letrën e tij drejtuar Napoleonit të datës 18 gusht 1797, gjenerali Gentilini e përshkroi Ali Pashën si; "mikun tonë më të mirë të të gjithë pashallareve shqiptarë" dhe tha se ai kishte qenë prej kohësh ne dijeni dhe për deshiren e tij per lidhjen me francezët. Në të njëjtën letër, Gentilini shkruan se ka ndërmend të mbajë miqësine me Pashain, por se ai "bëri disa kërkesa të papranushme," për të cilat gjenerali nuk ishte dakord. Vetë Ali Pasha i dërgoi një letër Napoleonit më 1 qershor 1797, në të cilën shkruante: "Vlerësimin dhe respektin që kam për ju, gjeneral Buonaparte, dhe për kombin tuaj të madh dhe të fuqishëm, Më bën të dëshiroj edhe më shumë miqësinë tënde; Do të ishte shumë e pëlqyeshme për mua të merrja kete miqesi dhe të shtrëngoja lidhjet e miqësisë me heronjtë e Francës dhe është një kënaqësi e vërtetë për mua të mirëpres dhe t'u jap ndihmën më të vendosur të gjithë francezëve që erdhën në vendin tim.Ali Pasha nuk ishte i kënaqur me ndihmën e premtuar nga francezët ,"dy ekspertë artilerie dhe disa grenadierë." Në vend të ketyre, ai kerkonte barut dhe anije me të cilat mund të lundronte përmes gjirit të Artes.Kete kerkese te tij,Arnault e pohon në letrën e tij drejtuar Napoleonit të 29 korrikut 1797, si dëshirën vetme te Aliut.Ali Pasha donte të drejtën,të cilën venecianët e kishin mohuar per gjithe kohen në mënyrë të pandryshueshme,qe ai të lundronte përmes kanalit të Korfuzit.Aliu shkoi deri aty sa të pretendonte pronësinë për të vendosur praninë e tij në Butrint. Gjenerali Gentili i trajtoi kërkesat e Pashait me rezerve dhe i premtoi se do t'i dërgonte Pashait tre artilier që do të mësonin dhe do te trajnonin trupat e tij për momentin. Gentili deshironte qe me qëndrimin e tij të balanconte raportin mes bejlerëve shqiptarë dhe per kete shkruante: "Edhe pse Ali Pasha është miku ynë, ne nuk duhet ta zemërojmë Portën e Larte me veprimet tona." Gentilini bëri gabimin qe nuk afroje pashallaret e tjerë shqiptarë nga Delvina dhe Vlora, të cilët ishin në bashkëpunim me Ali Pashën, pasi kjo do t'i kishte dhënë atij një pozicion më të mirë strategjike. Napoleoni u përgjigj në letrën e tij të 10 nëntorit 1797, se Gentilini kishte bërë mirë të mos binte dakord me të gjitha kërkesat e Pashait. Ai gjithashtu i tha atij, "për të shmangur heqjen dorë nga ajo që u takon francezëve, ai duhet të mbështesë dhe të favorizojë Ali Pashen në çdo gjë. Ai e konsideroi në interes të Republikës që Ali Pasha të mundte të gjithë kundërshtarët e tij dhe të zgjeronte territoret e tij sa më shumë që të ishte e mundur për t'u bërë një sundimtar i fuqishëm dhe i paluhatshëm në mënyrë që Republika ta përdorte atë për interesat e saj. Ai besonte se ishte gjithashtu në interesin më të mirë të Ali Pashës të ishte mik i francezëve dhe se ai do të ndiqte në mënyrë të arsyeshme një politikë të tillë. Këto udhëzime tregojnë qartë se Ali Pasha i mashtroi francezët, të cilët mendonin se do t'i qëndronte një aleat besnik atyre. Ai gjithashtu i tha Gentilinit të dërgonte disa nga Shtabi i Përgjithshëm afer Pashait në mënyrë që ata të mund të raportonin më shumë për Shqipërinë vetë Pashain. Gentilini shumë shpejt u largua nga posti i tij dhe ua kaloi këshillën e Napoleonit pasardhësve të tij, gjeneralit Chabot dhe gjeneralit Roze. Nicolas Roze njihte mirë sjelljet dhe zakonet e lindjes. Ai do të ishte në gjendje të lundrojë në botën e ndërlikuar të komploteve dhe aleancave të përkohshme që e karakterizojne këtë rajon të paqëndrueshëm. Gentilini e dërgoi Rozen në Janinë me letrat e Napoleonit me dëshirën e tij (të Napoleonit) për tu "vëllazëruar" me Pashain. Ali Pasha përshëndeti francezët me shumë nder, shtrëngoi duart me ta dhe mori flamurin francez tringjyrësh në duart e tija. Gjenerali u prit me nderime te medhaja si nje Pasha. Në korrik të vitit 1797, ai madje u martua me një vajzë nga pallati i Ali Pashës në një dasmë ku mori pjesë e gjithë familja e Ali Pashës. Aliu u paraqit si miku më i mirë i Francës, mësoi shpejt sjelljet dhe zakone të reja dhe u përpoq të dukej i besueshëm në çdo gjë. Pashai ju ankua francezëve për ish Republikën Veneciane dhe Portën, duke kërkuar mbështetjen e tyre në planet e tija. Megjithatë, Ali Pasha ishte një pasha me përvojë te madhe dhe ai donte të mbështetej në dikë tjetër përveç Francës. Ai mbajti të hapura kanale e tjera, kurse me Portën, ai u paraqit sikur ishte besnik ndaj saj, duke marrë një ferman që i njohu autoritetin e tij në Arta; Dhe, në të njëjtën kohë ai u paraqit si mik dhe aleat i francezëve. Një numër i madh letrash dhe ambasadorësh u shkëmbyen midis Korfuzit dhe Janinës. Ali Pasha dërgoi emisarin e tij, Papa Demetrius të mbiquajtur Grammaticus te gjenerali Chabot, duke e poshteruar Chabotit me fjalë me të fundit. Gjenerali dinte të përgjigjej në menyre te barabarte. Megjithatë, nuk ështe e mundur të kuptosh qe këto marrëdhënie ishin politikë serioze apo thjesht lojëra diplomatike dhe mirësjellje orientale. Ali Pasha ia doli mbanë në planin e tij për të ngritur një flot të vogël detare, për të cilin mori pelqimin francez. Beauchamps beson se Ali Pasha e arriti këtë "duke përkëdhelur sedren dhe iluzionet e francezëve, duke e bërë të pavlerë dhe entuziazmin e tyre,duke bere per vete idealistët e rinj republikanë që u magjepsën nga sjelljet e sundusit të Epirit, që i beri per vete me festime, para e madje edhe gra greke. Ali Pasha dyshonte se Napoleoni kishte plane më ambicioze për Mesdheun Lindor dhe Orientin, prandaj vendosi të vepronte. Ai vendosi të dërgonte një nga njerëzit e tij me një letër personale në selinë e Napoleonit në Italinë veriore.,kjo me këshillën e gjeneralit Roze. Letra që ai dërgoi ishte plot me lajka dhe admirim, duke e quajtur Napoleonin gjeneralin më te madh dhe duke vlerësuar gjenialitetin e tij. Letra i bëri përshtypje Napoleonit, i cili e kishte shtypur në të gjitha gazetat e kohes. Ali Pasha donte të perfitonte nga këto negociata dhe menjëherë bëri kërkesën e tij. Ai kërkoi të drejtën për të kaluar floten e tij përmes Gjirit të Korfuzit ,gjë që u dha. Gjatë udhëtimeve të tij në këtë zonë, Ali Pasha e bindi komandantin francez në Perveze se ai besonte në "doktrinen jakobine" dhe se donte të bente pjese në "Kultin e Karmagnolës. Situata u be me e nderlikuar ne vitin 1798 kur Porta e Larte e urdheroi qe me ushtrine e tij te marshonte ne Vidin kunder Osman Pazvantoli i cili ishte rebeluar nadaj Portes.Gjenerali Chabot dergoi ndihmesin e tij Scheffer ne Janine per tu garantuar per besnikerine e Aliut ndaj francezeve,dhe per te penguar Aliun qe te luftonte hapur kunder Pazvantoli i cili eshte aleat i francezeve.Scheffer paraqiti pikpamjet e Frances Aliut,por Aliu vazhdonte te pretedonte se francezet po e ndihmonin ate vetem me fjale dhe jome vepra,dhe ai nuk mund te kundershtonte hapur Porten.Ali Pasha megjithatë u nis për Vidin. I shtyrë nga Porta për t'iu bashkuar ushtrisë së dërguar kundër Pazvantoli, ai u deklarua i gatshëm të mos bindej, ne qofshe i jepnin 100.000 sequins (rreth një milion franga). Megjithatë Chabot, pavarësisht dëshirës së qeverisë franceze për të penguar kontigjentin shqiptar të Janinës të bashkohej me ushtrinë osmane, nuk mund t'i nënshtroheshin këtyre kushteve të Ali Pashës dhe ata duhej të binin dakord për shkuarjen e tij në kampin osman me dy francezët e tij . Napoleoni shpresonte se Pazvantoğlu do të rezistonte sa më gjatë që të ishte e mundur dhe kështu do të mbante trupat osmane te okupuara në atë territor në mënyrë që fushata e tij e planifikuar në Egjipt të ishte sa më e lehtë. Pakënaqësia e francezëve me pjesëmarrjen e Ali Pashës në fushatën kundër Vezirit të Vidinit ishte e qartë, dhe ata madje i ofruan kurorën shqiptare në rast se francezet do të mernin Morenë. Largimi i Ali Pashës për në Vidin nuk e zvogëloi veprimtarinë diplomatike midis francezëve të vendosur në Korfuz dhe Ali Pashës. Autoritetet civile franceze lokale i shkruan Directori dhe u ankuan kundër gjeneralëve të cilët korrupsioni me anë të pushtetit, mjegulloi kuptushem objektivin e tyre. Në atë kohë Ministria e Punëve të Jashtme ishte e preokupuar dhe me negociata me Ali Pashën. Talleyrand shkroi për Ali Pashën me dyshim të madh: "Ky njeri kombinoi një mendje të ndritur jokarakteristike per një mysliman, me një frymë dinake dhe me një karakter ambicioz. Propozimet që ai na bene mund të realizohen shumë me mirë në bashkëpunim me Portën. Sado që dëshiron të zgjerojë pushtetin e tij, ai është aq mendjehollë sa të mos vërë re se fryma republikane e sjellë nga ushtarët tanë pranë tij, mund të përmbysë shumë shpejt autoritetin e tij. Kështu ai mund të bëhet viktimë e ambicieve të tij. Prandaj nuk duhet ta besonin shumë njerëz si ai.Directory, e cila më parë kishte vendosur të ndiqte një politikë pasive në territoret që rrethonin zotërimet e Ali Pashës, u detyrua ta ndryshonte politiken me Aliun, kur u mor vendimi për të shkuar në fushatë në Egjipt. Për suksesin e kesaj fushate ishte e pamundur per Francen që popullsia e krishterë ne keto territore te mos ngrihej kunder osmaneve. Napoleoni dërgoi emisarët e tij në More për të përhapur propagandën në mesin e popullsisë, ai gjithashtu dërgoi emisarë në Vidin për të parë rezistencen e Pasha Pazvantoli. Ata besonin se Pazvantoli mund të luante një rol të rendesishem përgjatë Danubit, si Ali Pasha në Epir dhe se veprimtaria e tij pengonte dhe inluenconte veprimin e Portës. Ndihmësi i Napoleonit, Lavalette, arriti në Korfuz në fillim të korrikut 1798. Francezët sapo kishin pushtuar Maltën dhe kishin shfuqizuar Urdhrin e Shën Gjonit në një operacion shumë të shpejtë Lavalette kishte për detyrë t'ia komunikonte këtë gjeneralit Chabot, i cili atëherë do të përhapte fjalën mes pashallareve dhe bejlerëve vendas nga Shkodra në More. Gjëja më e rëndësishme ishte të shihje te takohej me Ali Pashën. Chabot duhej t'ia dorëzonte letrën e Bonapartit Ali Pashës, në të cilën Bonaparte i premtonte ndihmën për të cilën kishin rënë dakord më parë. Pushtimi i Maltës ishte i rëndësishëm për disa arsye, duke ju dhëne francezëve një pozicion shumë të mirë strategjik për fushatat e mëtejshme ushtarake në Mesdhe. Napoleoni i shkroi Ali Pashes: "Thuaji se sapo kam marrë Maltën dhe se jam në këto dete me mbi tridhjetë anije dhe mijëra ushtarë. Do të doja të kisha kontakt me të dhe do të doja të dija nëse mund të mbështetem tek ai. Gjithashtu do të doja që ai të më dërgonte, me një fregate, një njeri që gëzon besimin e tij në mënyrë që unë, për ndihmën që ai u ka dhënë francezëve dhe për guximin e tij, Nëse provon besnikërinë e tij dhe dëshirën e tij për të më ndjekur, mund të shumëfishojë dhe të shtojë zotërimet dhe lavdinë e tij. Vetë letra përmbante fjalët e mëposhtme: "Miku im shumë i respektuar, pasi ju kam ofruar urimet e mia më të mira për begatinë tuaj dhe ruajtjen e jetës suaj, kam nderin t'ju informoj se për një kohë të gjatë, e kam njohur admirimin që keni për Republikën Franceze, gjë që do të më bënte të dëshiroja miqesine tuaj,në mënyrë për t'ju dhënë prova të vlerësimit që kam për ju. Me rastin qe dukur i favorshëm për mua sot, nxitova t'ju shkruaja këtë letër miqësore dhe udhëzoja një nga ndihmësit e mi te besuar që t'jua sillte dhe t'jua dorëzonte personalisht. Gjithashtu, e kam udhëzuar per disa propozime për ju në emrin tim, dhe pasi ai nuk e di gjuhën tuaj, ju lutem te zgjidhni një përkthyes besnik dhe të besueshëm për bashkebisedimit që ai do të ketë me ju. Ju lutem t'i jepni besim gjithçkaje që ju thotë ai dhe ta ktheni menjëherë tek unë me një përgjigje të shkruar në turqisht në shkrimin tuaj. Ju lutem pranoni dëshirat e mia dhe mirebesimin e përkushtimit tim të sinqertë.Megjithatë ndihmesi i Napoleonit nuk mundi të realizonte misionin e tij. Arsyeja për këtë ishte fakti se Ali Pasha nuk ishte në Epir, se ai ndodhej përballë mureve të Vidinit, ku ende po luftohej. Chabot mendonte se takimi me Ali Pashën dhe Lavalette do të vuloste miqësinë e tyre. Ai e konsideroi miqësinë e Ali Pashës si garancinë më të mirë të sigurisë së zotërimeve franceze në detin Jon kundër sulmeve turke. Ai besonte se Ali Pasha do të kthehej menjëherë nga Vidini sapo të dëgjonte për rënien e Maltës. Chabot gaboi në supozimet e tij. Napoleoni dhe pjesa tjetër e francezëve në dukje i kishin keqkuptuar qëllimet e Ali Pashës. Napoleoni, në letrën e tij drejtuar gjeneralit Roze të datës 17 gusht 1798, e udhëzoi të vazhdonte të shikonte lëvizjet e Ali Pashës, veçanërisht duke marrë parasysh situatën me Pazvantoli Aliu i dërgoi një letër nga Vidini djalit të tij Muktar për të qenë gati për ndonjë eventualitet të tillë. Muktar e informoi Ali Pashën me aktivitetet e kryera nga francezët, si kishin rritur influencen midis Suliotëve. Porta tashmë e kishte informuar Ali Pashën se do të shpallte luftë kundër Francës. Aliu vendosi të kthehej në Janinë dhe t'ia linte komandën djalit të tij Muktar.Aliu më pas ai u informua për ardhjen e flotes ruse, gjë që e habiti atë, në mënyrë të padeshirushme, ashtu si edhe vetë prania e ushtrisë osmane. Fushata e Napoleonit në Egjipt nënkuptonte një ndryshim të plotë në politikën orientale franceze që kishte mbajtur marrëdhënie të mira me osmanët që nga shekulli i 16° Plani madhështor i Bonapartes ne lindj deshtoi pas betejes së 1-3 gushtit të Aboukirit, ku humbi pothuajse të gjithë floten e tij mesdhetar. Ali Pasha, i inkurajuar nga disfata franceze në Aboukir, vendosi të marrë anën e Portës në luftën e re dhe lajmi për humbjen franceze arriti ne Epir shume shpejt. Ali Pasha i habiti dhe tronditi francezët me lëvizjet e tij të shpejta, ai thirri gjeneralin Roze në një takim, e arrestoi dhe e burgosi dhe më vonë e transferoi në Kostandinopojë.Më pas, ai i dërgoi një letër gjeneralit Chabot duke i paraqitur atij një ultimatum në të cilin njoftoi se do ta mbante Rozen si peng derisa të dorezonin pronat që pretendonte se zotëronte në Preveza, Vonitsa, Lekada, dhe Butrinti deri sa ti dorëzoheshin forcave të tija.Ndersa Napolone Bonaparte shkruante nga Kajro ne 1798 duke kerkuar lajme per Shqiperia. Ali Pasha kishte hyrë tashmë në luftë te hapur kundër francezëve. Deri në dhjetor, Ali Pasha u mor me forcat franceze në një mënyrë shumë te ashper dhe asgjësoi praninë franceze në Preveza dhe Vonitsa. Shkatërrimi i garnizonit francez në Prevezë nga Ali Pasha, masakra pasuese dhe skllavërimi i robërve francezë të luftës, dhe pjesëmarrja e tij në rrethimin e Korfuzit nënkuptonte fundin e marrëdhënieve diplomatike midis tij dhe Napoleonit. Në vitin 1800 nëpërmjet një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Turqisë në Constantinopol, u formua Republika e Shtatë Ishujve (Republika Septinsulare), e përbërë nga Korfuzi dhe gjashtë ishuj jonianë, si dhe Parga, të cilat arritën të mbroheshin kundër Ali Pashës. Me këtë, Franca humbi zotrimet territoriale nga Traktati i Campo Formio. Ali Pasha kishte arsye për t'u zhgënjyer dhe për deshperuar me rezultatet e luftës. Marrëveshja e vitit 1800, e cila themeloi Republikën e Shtatë Ishujve, do të thoshte se Porte u bë përsëri sunduse e Prevezës, Vonitsës dhe Butrintit, dhe jo e Ali Pashës, edhe pse ai luftoi për të. Porta u lejoi banorëve privilegjet e tyre të vjetra. Por Ali Pashes, nga ana tjetër, u lejua të ishte i vetmi Bej që sundonte në afërsi dhe iu dha një pozitë nderi. Në vitin 1802, Porta emëroi Ali Pashën si bejlerbeun e Rumelisë, i cili ishte pozita më e lartë , si dhe më e paguara ne administraten osmane. Atij iu dha edhe pozita e "Dervendgi Pacha" që do të thoshte "mbikëqyrës i rrugëve dhe kalimeve malore" në Rumeli. Këto pozita i sollën Ali Pashës fuqi dhe pasuri te tjera shtesë.Ne vitin 1801 marredheniet diplomatike midis Francez dhe Ali Pashe Tepelenes do te hyjne ne fazen e dyte mes tyre.Keshtu ne 24 prill 1801, Napoleoni e informoi gjeneralin Murat se duhej "t'i shkruante Ali Pashës.Keshtu Napoleoni i dërgoi Talleyrandit një letër të datës 23 maj 1801, në të cilën e udhëzoi të mbante një takim me gjeneralin Charbonnel dhe t'i ngarkonte një mision pranë Ali Pashës, në mënyrë që ata të njiheshin më mirë me qëllimet e Ali Pashës. Kjo na tregon se edhe pas ndërprerjes së përgjakshme të marrëdhënieve me Ali Pashën, Napoleoni ishte ende i interesuar për mundësinë e ripërtëritjes së marrëdhënieve me të, duke marrë parasysh pozitën e veshtire te francezeve në rajon.Menjëherë pas krijimit të Republikës së Shtatë Ishujve dhe madje edhe para rivendosjes së marrëdhënieve me Portën, Franca vendosi të dërgojë emisarin e saj në Korfuz. Emisar ishte adjutant-komandant Romieu, i cili u kujdes edhe për marrëdhëniet me Ali Pashën. Në fillim Romieu ishte shumë dyshues për Ali Pashën, por ai shpejt bëri hapat e para. Ali Pasha dërgoi të dërguarit e tij në Korfuz dhe një njeri i quajtur Martin nga Marseja i priti. Martini e kishte shoqëruar më parë gjeneralin Roze disa herë gjatë udhëtimeve të tij në Epir dhe ishte njohur mirë me Ali Pashën. Kryepeshkopi i Artes u zgjodh si emisar i Aliut në komisionin për marrëdhënie me jashtë. Kryepeshkopi vuri në dukje se Ali Pasha betohet se gjithmonë e ka konsideruar Francën vetëm si mike dhe se i ishte mirënjohës Francës për miqësinë dhe ndihmën që i kishin dhënë. Ai pohoi se ishte gati të bënte gjithçka për të rifituar këtë miqësi. Ai pohoi gjithashtu se ishin francezët ata që e kishin mashtruar dhe se ishte e vërtetë se ai e kishte tradhtuar gjeneralin Roze, ai ishte detyruar ta bënte këtë nga intrigat e udhëhequra nga gjenerali Chabot.Pas fushates te egjiptit, inluenca franceze në Mesdheun Lindor u ul me shpejtësi. Britanikët morën pozicionet franceze,dhe francezët rrezikuan gjithashtu interesat e tyre tregtare për shkak të fushatës së dështuar. Francezët humbën jo vetëm Egjiptin por dhe zotërimet e tyre në detin Jon.Hyrja e tyre në Ballkan u bllokua nga britanikët dhe rusët qe morën rolin e nxitësve të rebelimeve te popullsisë së krishterë në Perandorinë Osmane. Pas paqes së Amiensit në vitin 1802 dhe rivendosjes së marreveshjes se re me Perandorinë Osmane, Napoleoni mund ta kthente përsëri vëmendjen e tij në territoret në Orient që nuk i kishte trajtuar në vitet e mëparshme. Pas kurorëzimit të tij si Perandor, Napoleoni ndjeu se kishte ardhur momenti për të kryer planet e tij. Në vitin 1805, Napoleoni mundi trupat e bashkuara ruse dhe austriake pranë Austerlitz dhe Paqja e Prespburgut i dha Francës zotërimin mbi Dalmacinë. Pushtimi i territorit të ri do të thoshte se ishte në interesin jetik të Francës të kontrollonte jugun e pellgut Jon-Adriatik. Franca ishte e shqetësuar për veprimet e Britanisë, e cila i kalonte lirisht anijet e saj nëpër këto ujëra, dhe Rusia, e cila kishte pothuajse fuqi të plotë mbi Republikën e Shtatë Ishujve. Rebelimi i serbëve dhe kryengritja e tyre ne fillim kundër Dahijas dhe pastaj kundër vetë Portes,dhe dalja e pashallareve të pavarura në Bosnje dhe Shqipëri përbënte një rrezik sigurie për territoret franceze në Dalmaci dhe ata kishin frikë nga mundësia e mbingarkesës së paqëndrueshmërisë apo rebelimit. Ishte e nevojshme që francezët t'i njihnin më mirë këto territore. Për këtë qëllim, Shtabi i Përgjithshëm Francez i Ushtrisë në Dalmaci vendosi poste diplomatike në Travnik, Bosnje; Shkodër; si dhe në Janinë. Ali Pasha, më i fuqishmi nga ayanët osmanë, donte të rivendoste marrëdhëniet me Francën. Ai i ndruhej filohelenizmit dhe e konsideronte atë një kërcënim kyç për sundimin e tij pasi një rebelim i popullsisë greke mund të ishte potencialisht shkatërrimtar për të. Por Ali Pasha ndjeu si një mungesë te rendesishme mbështetjen për sundimin e tij nga popullsia lokale e krishterë. Ai mendonte se duke u bere aleat i Francën në një farë mënyre do të lidhte duart e ambicieve filohelenistike. Komisioneri për marrëdhëniet me jashtë, Romieu, i cili ishte vendosur në Republikën e Shtatë Ishujve, hyri në komunikim me Ali Pashën dhe dërgoi emisarin e tij, kapitenin Lovredo, në Janinë. Pavarësisht nga të gjitha kompetencat që kishte Lovredo, ai kuptoj shpejt se nuk ishte personi duhur për atë mision. Ali Pasha e dinte se qeveria franceze i kishte ndërprerë marrëdhëniet me Ali Pashën me aq dhunë dhe papritur sa rivendosja e tyre nuk do të ishte e lehte nëpërmjet një agjenti që nuk zotëronte autoritetin e duhur. Nëse Napoleoni planifikonte të harronte atë që ai e konsideronte tradhtinë e Ali Pashës dhe humbjet ne njerez dhe humbjen në Nikopolis para masakrës së francezëve në Vonitsa, Si dhe trajtimi dhe ekzekutimi i të burgosurve francezë, atij iu duk se e vetmja mënyrë e duhur për ta bërë këtë ishte të dërgonte dikë që Ali Pasha mund ta vlerësonte.I derguari duhet të ishte dikush që kishte qenë dëshmitar i ngjarjeve të përgjakshme të së kaluarës në mënyrë që ato të mos mashtroheshin lehtë në të ardhmen. Si dikush që përmbush të gjitha kërkesat, Bessieres ishte zgjedhur për këtë pozitë. Bessieres, ndërkohë, u bë komandanti i gardës perandorake si dhe guvernatori i departamentit në Alpet te Siperme, ku planifikoi të vendosej dhe të pushonte qe nga koha e vështirë që kishte kaluar në Egjipt dhe Shqipëri. Si gjithmonë, e kaluara e tij e bëri atë tepër të vlefshëm për t'u lënë vetëm me kaq shpejt. Ai ishte i besuar special me misionin e rivendosjes së marrëdhënieve me Pashain dhe, nëse Pashai pranonte, ai duhej të vendosej pranë tij,do të ishte Konsulli Perandorak në Janinë në oborrin e Ali Pashës. Për t'ia bërë më të lehtë Ali Pashës qe të pranonte ta kishte pranë vetes një agjent francez, Napoleoni mendoi se ishte e përshtatshme të zgjidhte edhe dikë që më parë kishte qëndruar në Epir dhe që kishte njohuri mjekësore në mënyrë që të paraqitej si mjek i Ali Pashës,per te mbuluar misionin e tij si poliagjent. François Pouqueville, plotësonte këto kushte si miku i Bessierit dhe koleg i tij ne komisionin e shkencave dhe arteve te cilit ishin derguar ne Egjipt bashke. Pikërisht atëherë Pouqueville botoi veprën e tij të famshme "Voyage en Morée, à Constantinople en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman pendant les années 1798, 1799, 1800, et 1801", në të cilën ai mblodhi përshtypjet dhe përshkrimet e tij gjatë periudhës së tij të robërisë në Shqipëri, dhe nëpërmjet të cilit mësojmë shumicën e informacionit rreth asaj periudhe. Duke përshkruar kohën periudhe që kaloi në Epir, Pouqeville arriti të arrij famën letrare pasi temat orientale ishin me interes të madh për publikub e asaj kohe. Megjithatë, Pouqueville nuk ishte entuziast për pozicionin e tij të ri, bazuar në përvojat e tij nga koha kur ai ishte i burgosur nga Ali Pashai dhe gjithashtu "duke ditur për reputacionin e Ali Pashes Para fillimit të misionit, Napoleoni kërkoi nga Poukvile që të bëhej për Aliun një portret gjithëpërfshirës i karakterit të Ali Pashës dhe situatës së tij politike; Cilat ishin mundësitë e tij për te sulmuar dhe mbrojtje dhe cilat ishin ambiciet e tij? Ai gjithashtu donte të informohej për historinë e marredheniet midis Francës dhe territoreve të sunduara nga Ali Pasha. Bessieres dhe Pouqueville i paraqitën Napoleonit një portret të Ali Pashës duke u bazuar në atë që kishin përjetuar personalisht. Ali Pasha u paraqit si dikush që gjithmonë e kishte admiruar Napoleonin dhe bëmat e tij ushtarake, madje duke ia atribuar një ndikim magjik dhe të mbinatyrshme të Napoleonit,ne afersine e tij Ata gjithashtu besonin se krijimi i një konsullate në Janinë do ta ndihmonte Francën qe të përmbante rivalët e saj,kryesisht Britaninë, e cila kishte vendosur fuqinë e saj detare në Mesdhe dhe që filloi të kthehej gjithnjë e më shumë interesin drejt Epirit, duke dashur të marrë lëndë drusore si dhe të dëmtojë interesat franceze. Autorët e raportit, pra, arrijnë në përfundimin se duke krijuar një konsullatë në Epir, Franca do të vendosej më mirë në rajon si dhe potencialisht do të kishte akses në burime të rëndësishme. Pouqueville dhe Bessieres u larguan nga Parisi më 21 tetor 1805 dhe zbarkuan në Porto Palermo më 1 shkurt 1806, ku u takuan nga i dërguari i Ali Pashës dhe iu dha një pritje miqesore sipas zakoneve te vendit.E cila la një përshtypje significative tek Pouqueville. Pouqeville pati mundësinë të takonte Pashain dhe e përshkroi me hollësi takimin në të cilin u shkëmbyen kryesisht fjalë kortezie.Ish murgu Guerini shërbeu si përkthyes, i cili shtatë vjet më parë u kap rrob së bashku me Pouqeville në anijen Madonna di Montenegro dhe vendosi të konvertohet në Islam dhe të bëhet ministër i jashtëm i Pashës në oborrin ne Pashait. Pozita e Pouqeville u konfirmua formalisht nga Sulltani më 4 mars 1806. Jo shumë kohë pas kësaj, Bessieres u largua nga Janina, duke mar me vete dhuratën e Ali Pashës për Napoleonin, pistolen e Khanit të madh të Krimesë, Selim Giray, me fjalët: "Ky (sabër) nuk mundi ta shpëtonte zotrimet e tij,me pare nga rusët; Po ia dërgoj juve që e moret hak në Austerlitz." Fillimi i misionit të Pouqeville ishte shumë i suksesshëm. Konflikti midis rusëve, të cilët u pozicionuan në Korfuz dhe ne ishuj e tjerë jonianë me francezët e binden Ali Pashën të besonte se ai mund të profitonte shumë nga një situatë e tillë. Në kthimin e tij në Francë, Napoleoni mori një letër nga Bessieres dhe dhurataen nga Ali Pasha.Napoloni urdhëroi Ministrin e tij të Punëve të Jashtme, në një letër të datës 19 qershor 1806, për të informuar Ali Pasha se ai kishte marrë dhuraten e tij pistolen(saberin) e Khanit te Madh Giray me kënaqësi dhe se ai ishte njohur me qëllimet e mira që Ali Pasha kishte ndaj Francës. Ai gjithashtu e mbështeti atë në kontrrollin e tij ndaj popullsisë greke për të parandaluar qe rusët të ushtrojnë influence ndaj tyre. Napoleoni gjithashtu theksonte në letër se, për shkak se kishte dërguar floten e tij detare në Detin Indian, ai nuk do të ishte në gjendje të dërgonte një flote të barabartë me atë të Rusisë në detin Jon. Ai shtoi gjithashtu: "Nëse Korfuzi bie nën sundimin tim, unë nuk do të mund të gjej një kujdestar më të mirë për të, se Ali Pasha. Ky premtim me keto fjalë të Napoleonit i pëlqyen aq shumë Ali Pashës, sa Aliu e përmirësoi shumë pozitën e Pouqeville, të cilin Ali Pasha e trajtoi me nderimin më të madh. Pouqueville përshkruan se si Ali Pasha dikur, duke mbajtur në dorë një portret të Napoleonit, tha se do të donte të ishte kushëriri i tij edhe nëse do të duhej të behej i krishterë. Mirënjohja e Ali Pashe Tepelenes ndaj Napoleonit u rrit edhe më shumë kur, falë propozimeve të ambasadës franceze në Stamboll, Ali Pashës iu dhanë pashalleqet në More dhe Lepanto për djemtë e tij Muktari dhe Veliu. Në vitin 1806, pas humbjes së trupave austriake dhe ruse në Austerlitz në fund të dhjetorit 1805, pozicionet e Rusisë në detin jonian ishin më pak të favorshme. Në të njëjtën kohë, ambasadori i ri francez në Konstandinopojë, Horatio Sebastiani, fitoi besimin e sulltan Selim. Ali Pasha me të drejtë besonte se po përgatitej një luftë midis Francës dhe Rusisë, edhe në detet jon e adriatik , dhe ai donte të përfitonte sa më shumë nga ajo situatë e re për vete dhe pozicionin e tij. Sipas urdhrit të Napoleonit, armët dhe municionet do u shpërndaheshin pashallareve boshnjake dhe shqiptare që kishin marredhenie të mira me autoritetet franceze në Dalmaci. Ali Pasha i dërgoi gjeneralit Sebastiani një kërkesëpër armë. Sebastiani kete kerkese ia përcolli mareshalit Marmont, Dukës së Raguzës: "Ali Pashës, forcat e të cilit janë mjaft të konsiderueshme për t'u rezistuar rusëve dhe aleateve të tyre në brigjet e Epirit, ju mungojnë topa, të kalibrit 12 dhe 16, si dhe barut. Ju kërkoj që të bëni çdo përpjekje për tja dërguar atj,shpejt dhe sa më shumë që të jeni në gjendje, qoftë me ane te tokës, qoftë me det, dhe madje, nëse është e mundur, t'i dërgoni atij disa oficer artilerie.Napoleoni, megjithatë, nuk ishte i kenaqur me propozimet e Ali Pashës, dhe në një letër drejtuar Marmontit, theksonte: "Ali Pasha nuk ka nevojë për ndihmë!" Napoleoni megjithatë pranoi të dërgonte disa topa, municione dhe ekspertë artilerie tek Ali Pasha. Në një letër drejtuar Mbretit të Napolit të datës 27 mars 1807, ai megjithatë theksonte dyshimin e tij për Ali Pashën, duke thënë: "Nuk duhet shkuar shumë larg me këtë; Edhe pse është armik i rusëve, ai njeri është tepër i paqëndrueshëm. Dy anije u dërguan nga Napoli me 50 topa, 3.000 armë dhe 20 armëmbajtëse,ndërsa Marmont dërgoi 18 topa dhe një regjiment të vogël artilerie nga toka, të kryesuar nga një oficer me origjinë greke, Haxhi Nikola Papazoglu. Francezët donin të mblidhnin vullnetarë edhe nga Shqipëria, për të cilët morën lejen e Ali Pashës. Kapiteni Nikola Kiriakou mbërriti në Janinë më 24 mars 1807. Ndersa Montigny, kapiteni i Hussarëve, i dërguar nga mbreti i Napolit, mbërriti pak me vone ne Janine, i ndjekur nga koloneli i artilerisë Guillaume dhe kapiteni Palma. Pouqeville i mirëpriti të gjithë dhe i akomodoi në banesën e tij dhënë atij nga Ali Pasha, me të gjithë shërbëtorët dhe bashkepuntoret e tij. Ali Pasha vlerësoi se ishte në një pozitë të favorshme për të sulmuar ishujt Lefkada dhe Paksos dhe se, me ndihmen e gjeneralit Guillaume de Vaudoncourt dhe mbështetjen e artilerisë franceze, ai mund të merte dhe vetë Korfuzin. Marrja e këtyre territoreve do t'i jepte atij kontroll mbi tregtinë dhe komunitetin e pasur tregtar,qe do t'i paguanin atij një takse shumë të lartë. Ali Pasha u përpoq të pushtonte Lefkadën, e cila pothuajse ngjitur me bregun , dhe dukej si me e mundur te merej se ishujt e tjerë. Megjithatë 2000 ushtarë rusë u mbështetën nga mijëra vullnetarë nga ishuj të tjerë, të cilët gjithashtu mblodhën nen një frymë të përbashkët mbrojtjeje midis banorëve të ishullit nga Ioannis Kapodistrias në Mocenigo dhe Kolokotronis, udhëheqësit kleptikë, që ishin të fragmentuar politikisht. Është interesante të theksohet se Ali Pasha nuk ngurroi të kërkonte ndihmë britanikeve në prill 1807 për planet e tij për të pushtuar ishujt. Ali Pasha edhe pse ishte angazhuar me Francezet per fortifikimin e përbashkët të Prevezes, ai ende u përpoq për të fituar mbështetjen e britanike dhe ndihmën e tyre për planet e tij. Pas përpjekjes së dështuar për të marrë këto dy ishuj, Ali Pasha kishte frikë se francezët nuk do të pranonin ambiciet e tij territoriale dhe do ta sulmonin atë. Ai donte të sigurohej për besimin e francezeve ndaj tij, kete me çdo kusht.Guerini, ish-murgu, iu caktua misioni i komunikimit të misioneve të Ali Pashes me Napoleonin.Ai do te nisej ne konferencen e Tilisit Mehmet Guerini u nis nga Janina, duke mar me vete letra për Napoleonin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe rekomandimet e shkruara nga Pouqueville për gjeneralët francezë që ai mund të takonte gjatë udhëtimit të tij. Ai gjithashtu mbante nje sabër(pistolete) që Ali Pasha synonte tja dergonte si dhuratë për Napoleonin. Guerini ngjalli dyshime midis bejlerëve shqiptarë dhe boshnjakësi dhe te tjere.Pashai i Shkodres thirri konsullin francez ku protestoj ndaj tij sepse Ali Pasha po dërgonte emisarët e tij direkt te Napoleoni. Pashai i Shkodrës i kërkoi konsullit francez një përgjigje se përse Ali Pasha i dha vetes të drejtën për të komunikuar me perandorin francez. Ai e pyeti nëse ishte e vërtetë që Ali Pasha kishte marrë një premtim për pavarësi dhe sovranitet, si dhe shpalljen si Mbret të Epirit nga francezët. Ai gjithashtu e pyeti konsullin se çfarë do të thoshte dhe kuptonte francezet me fjalën "Epir". Konsulli i shpjegoi atij se ata nënkuptonin territoret e banuara nga shqiptaret perveç Shkoderes qe sipas tij i perkisnin Maqedonise.Misioni i Ali Pashe Tepelenes ngarkuar Guerinit i cili u largua nga Janina në fillim të prillit dhe kaloi nëpër Shqipëri dhe Bosnje. Më 12 maj, ai u gjend në Travnik, pastaj, nëpërmjet Splitit dhe Zadarit, më 14 qershor ambasadori Andrássy e çoi në selinë e Napoleonit. Gjatë asaj kohe, francezët kishin filluar përgatitjet e mëdhaja për luftë në Epir. Pouqeville thekson se ai kurrë nuk kishte parë një atmosferë kaq të vrullshme në Prevezë më parë dhe se ai madje pa "turqit duke vrapuar". Kjo falë francezëve që vendosën artileri dhe e drejtuan drejt rusëve,ndertuan baza druri për zbarkimin dhe sipas Pouqeville "bënë më shumë në pak ditë se shqiptarët në keto 5 muajt. Pouqeville ndoqi përgatitjet dhe lavdëroi mbi të gjitha, kolonelin Nikolla, të cilin e quajti të denjë për gradën e tij dhe që edhe shqiptarët iu bindën natyrshëm. Shqiptarët gjithashtu e mirëpritën Pouqevillin me respekt. Pouqeville gjithashtu ishte dëshmitar i vendosjes së tullës se pare të kalasë që po ndërtohej nga Ali Pasha. Koloneli Nikola i tregoi Pashait fuqinë e artilerisë franceze duke qelluar një anije ruse dhe duke e fundosur atë. Ali Pasha u gëzua, ai lavdëroi Francezet dhe Napoleonin, dhe mbeshteti se ai nuk kishte asnjë tjetër për të luftuar se perandori francez dhe ushtria e tij. Megjithatë, pritja e të dërguarit të Ali Pashës trk Napoleoni nuk shkoi siç kishte planifikuar Ali Pasha. Për bashkëpunimin ushtarak, Ali Pasha kishte kërkuar me ane te Guerinit autoritetin e tij mbi Korfuzin nga Napoleoni.Megjithate në të njëjtën ditë, perandori rus ia kishte dorëzuar tashmë Napoleonit. Napoleoni kujtoi premtimin e tij për dorëzimin e Korfuzit tek Ali Pasha nëse ky binte në duart e tij. Por kur ndodhi kjo ai në të vërtetë nuk ishte gati ta përmbushte këtë premtim qe i kishte bere Ali Pashes.Ai i shkroi mbretit të Napolit se nuk duhej t'i dërgonte më ndihmë Ali Pashës dhe se kishte "me shumë merak këtë çështje. Pritja qe ju be Guerinit ishte e ftohtë. Ai i shpjegoi kërkesat e Ali Pashës Napoleonit se do të ishte mirë që Franca t'ia dorëzonte ishullin e Korfuzit Vezirit të Janinës. Por Napoleoni thjesht u përgjigj: "Si ta jap kur une akoma nuk e kam ate?" Me dorëzimin rus të Korfuzit i cili ishte ende një sekret për publikun, Guerini u përgjigj se Napoleoni me siguri do ta mar Korfuzin në një moment, megjithatë perandori iu përmbajt argumentit të tij. Guerini u kethye me letra nga Napoleoni dhe nga Ministri i Jashtëm Talleyrand per Ali Pashen.Napoloni i kerkonte Aliut te terhiqej nga ishulli i Santa Mavra. Në letëren qe Talleyrand i shkruante dhe i shprehnte thjesht respektin dhe përzemërsinë e tij për Ali Pashën dhe asgjë më shumë.Po ashtu Napoleoni i shkuantei se e vlerësonte miqësinë e Pashës dhe se kishte përfunduar një marrëveshje me rusët që do të sillte në mënyrë perfundimtare paqen dhe stabilitetin në Evropën e shkatërruar nga lufta. Ai gjithashtu shprehu respektin e tij për të. Por Ali Pasha nuk i mori përgjigjet që priste. Napoleoni urdhëroi Ali Pashën të tërhiqte forcat e tij dhe e informoi se Franca do të rimerrte zotërimet e mëparshme veneciane. Ai urdhëroi gjithashtu tërheqjen e mercenarëve grekë dhe kolonelit Nikola, të cilët u larguan nga Shqipëria për në Dalmaci. Ali Pasha kishte nevojë të tregonte atë që Napoleoni dhe Aleksandri I përfunduan në Tilsit dhe implikimet e tij për pellgun jonian. Paqja e Tilsitit zhduku pothuajse plotësisht ëndrrat madhështore të Ali Pashës për zgjerimin e territorit të tij. Pas kësaj, Ali Pasha përsëri intensifikoje kontaktet e tij me konsullin britanik Foresti dhe kapitenin William Leake si ai shpresonte se ndihma e tyre mund t'i siguronte atij disa nga ishujt që ai shpresonte të mirte.
Free Blogger Albert Pasho.
lunedì 13 maggio 2024
Charles Robert Cockerell,ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes,Janine 1814.
Dy fjale per Charles Robert Cockerell( 1788-1863 )
Lindur ne Londer ne vitin 1788,eshte nje nga arkiteket dhe arkiolloget me famose, dhe njekohesisht akademik i Anglise i shek 19°, tema e punes te tij qe tradicioni klasik.Udhetoi me John Foster per ne Athine ku takoi arkiolloget gjermane Haller e Jacob Linckh,dhe se bashku zbulojne mermeret e Egina(tani ndodhen ne Bavari te Gjermanise) ne vitin 1811,studiuan tempullin e Apollo Epicuro e Bassae in Arcadia.Ne vitet nga 18010-1817 udheton ne Greqi,Shqiperi,Turqi dhe Itali.Ne Janar te 1814 do te vizitoje oborrin e te fameshmit Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelena ne Janine.Kete takim ai e pasqyron ne diarin e tij botuar ne Londer ne vitin 1903 me titull;" Travels in Southern Europe and the Levant,1807-1817".Cockerel ne vitin 1829 u zgjodh ne Royal Academy ne Angli.Ne vitin 1840 do te jete profesor i arkitektures,po ne kete vit do te jete antare i "Medalies se arte te RIBA" ne vitin 1860 do te jete i pari president profesionist i ketij Instituti,dhe ka qene i dekuruar nga shume akademi te Europes dhe ne France.Vdes ne moshen 75 vjeçe ,ne 17 Shtator 1863,u varros ne Katedralen e San Paolo ne Londer.
Free Blogger Albert Pasho
giovedì 9 maggio 2024
Turbeja e Selim Tepedelenli,djali i Veliu dhe nipi i Ali Pashe Tepelenes,Beograd.
Pas vrasjes nga osmanet te vellait te madh Mehmetit dhe babait te tij Veli Pashe Tepelenes me 7 Gusht 1821 me prerje koke,nenes se tij Zebideja me mbytje,jeta e tij do te falej nga Sulltani.Selim Pasha lindi ne Janine ne vitin 1800.Ai eshte djali i mesem i Veli Pashes djalit te Ali Pashe Tepelenes. Ne vitin 1822 shkoi ne Stamboll dhe sherbeu si nenpunes ne administarten civile osmane per nje kohe si ne pjesen Anatolike dhe Rumeli te Perandorise.Atij ju dha grada e Hacegan dhe u emerua si sekretar i financave ne vitin 1829.Ne vitin 1839 u emerua si llogaritar ne Izmir dhe me vone minister i Feshane.Ne vitin 1845 do te emerohet mbajtes i thesarit te provinces se Erzurum dhe si organizator i politikes se re financiare ne kete province.Pas kesaj detyre do te kethehet ne Stamboll me detyren si llogaritar i Keshillit te Financave.Do te emerohet si Governator i qarkut te Ayvalik do te qendroje ne kete detyre per nje kohe te shkurter deri ne vitin 1846 dhe me pas do te kethehet ne detyren e meparshme si logaritar ne Keshillin e Financave per here te dyte.Ne vitin 1847 do te emerohet komadant me graden e Vezirit ne Beograd,qendrimi i tij ne kete detyre do te zgjase vetem 41 dite,sepse ketu ai do te semuret nga ethet dhe do te vdes po ne te njejtin vit 1847 ne moshen 47 vjeçe. Varri(Turbe) i tij ndodhet ne kalane e Beogradit ku ai u varros.Kalaja e Beogradit gjendet ne nje pike strategjike ne nje koder ku dy lumenjte e saj Danubio e Sava bashkohen,sapo kalon Porten e vetme te kalase qe quhet "Porta e Stambollit" pas kulles se sahatit do te jete varri ( Turbja) e Damat Ali Pasha i njohur si "Pushtusi i Poliponezit" i cili do te vritet ne betejen e Petrovaradin ne vitin 1716 kunder Austriakeve.Ne kete turbe do te vendosen edhe Selim Pasha Tepelena dhe Hasan Pasha Çesme.Turbeja do te restaurohet ne vitin 1938 dhe do te vendoset ne te nje mbishkrim i shkruajtur ne serbisht dhe turqisht qe shkruan;
" Fatiha 1938 per shpirtin e Damad Ali Pasha,i dyti pushtues i Poliponezit vdekur ne betejen Petervaradin ne 1716, shpirtit te Tepedelenli Selim dhe Hasan Pasha ne varrin e tyre".
Free Blogger Albert Pasho
sabato 4 maggio 2024
"Lidhja Toske" dhe Ali Pashe Tepelena, roli i saj ne Revolucionin Grek dhe ne Shqiperi.
Pas renies se Ali Pashe Tepelenes,në shumicën e zonave të Toskerise, pushteti i vërtetë mbeti në duart e një grupi oficerësh të fuqishëm të pakënaqur nga oborri i Ali Pashës. Meqenëse ata ishin fqinjët e afërt të grekëve rebelë dhe dukej se ende kontrollonin fuqinë ushtarake më të gatshme në rajon, pas shpërbërjes se hegjemonisë së Ali Pashës, qëndrimi i tyre kundër revolucionit grek ishte i një rëndësie vendimtare. Anëtarët e kësaj oligarkie ushtarake toske ishin; i pari i Ali Pashës ne postin (silahdar) ishte Ilias Poda, mbajtesi dhe ruajtesi i vules (mühürdar) ishte Ago Vasjaris (Osman agas), Shef dhe raujtes i thesarit (hazinedar) ishte Omer Vrioni, Nipat e tij Ahmeti dhe Hasanit,shefi i gardës dhe policise(bölükbaÿÿ) ishte Tahir Abazi, (kapuçukadar) ishte Elmas Meço dhe krerët ushtarakë si Dervish Hasani dhe Sulço Korça (Süleyman aghas) ishte vete krijese e Ali Pashës. William Meyer e quan kete shoqatë informale të ishoficerëve të Ali Pashës "Lidhja Toske" dhe i përshkruan anëtarët e saj si "një racë e re individësh të cilët Ali Pasha i ka zgjedhur nga radhët e vegjelise për të zëvendësuar klasen e vjeter shoqeror, udhëheqësit e fuqishem te familjeve shqiptare qe perbenin aristrokacine(Feudalet) historike te Toskerise. Lidhja Toske nuk ishte një njësi politike formale, por Meyer e quajti atë keshtu sepse anëtarët e saj, kishin një sfond të përbashkët shoqëror dhe ai donte t'i dallonte ata nga aristokracia e meparshme toske. Me pak fjalë, ata vetë nuk ishin fëmijë të aristokracisë shqiptare dhe pozitën e tyre të lartë ia detyronin mirëbërësit të tyre, pasi falë Ali Pashës kishin fituar zotërime të rëndësishme, të cilat shtriheshin në zona të gjera të Shqipërisë dhe Rumili. Me të ardhurat e prodhimit bujqësor dhe të tregtise ata arritën të mbanin një bazë të madhe klientësh dhe ushtarësh.Sapo ushtria osmane u shfaq në gusht 1820, shumica nga oficerët e braktisën Ali Pashën dhe iu bashkuan ushtrisë osmane. Megjithatë, për shkak të paftësisë dhe pakujdesisë së vezirëve te fushates gjatë rrethimit të Janinës dhe praktikave të rënda të keqsjelljes dhe grabitjeve në terren, në shtator 1820,keta ish oficere nënshkruan zyrtarisht nje marrëveshje me rebelët grekë, me ndërmjetësimin e Odise Androutsou, sipas Meyer, ata krijuan një konfederatë te perbashket. Omer Vrioni ishte i pari që braktisi marrëveshjen e tyre në fund të shtatorit, kur deklaroi nënshtrimin ndaj osmaneve, ndërsa rebelimi i suliotëve në favor të Ali Pashës dha mundësine për anëtarët më të fuqishëm të Lidhjes Toske, Ilias Poda dhe Agos Vasjaris dhe Tahir Abazin të tërhiqen së bashku me ndjekësit e tyre në janar 1821 dhe t'u bashkohen atyre.Rrëfimet e Meyer përbëjnë dëshminë më të rëndësishme të faktit se çdo përpjekje e dështuar e ushtrisë osmane për të asgjesuar Ali Pashën forconte aleancën midis kryekomandantëve te Ali Pashes toskë dhe revolucionarëve grekë.Megjithëse Ali Pasha i rezistoj rrethimit, oficerët e tij ishin në bashkëpunim të hapur me rebelët grekë. Nga fundi i vitit 1821 konflikti kishte marë "karakterin e një lufte kombëtare të popullit të bashkuar shqiptar dhe grekeve kundër osmaneve.Në shkurt 1822, në atmosferën e kaosit të zgjatur dhe dhunës së tmerrshme të shkaktuar nga kryengritja greke, komandanti i përgjithshëm Khursit Ahmet Pasha arriti të shtypte Ali Pashën, duke zbatuar me sukses politikën e "përça dhe sundo" dhe duke e kthyer grupin e njerezeve te Vrionit në një te vetëm, dhe vete ate ne një nga njerëzit e fuqishëm të oborrit të Ali Pashës,ky e gjeti veten të ishte sundimtari i vetem, por jo popullor dhe i paftë , shpesh në kundërshtim me anëtarët e Lidhjes Toske dhe trashëgimtarët e aristokracisë se vjeter toske përpara hegjemonisë së Ali Pashës Tepelenes.Ish oficerët e Ali Pashës u amnistuan dhe u emëruan në pozita besimi ne shtetin osman.Megjithëse lidhja zyrtare midis revolucionarëve grekë dhe ishoficereve të Ali Pashës ishte prishur, ata mbajtën një aleancë pothuajse të fshehtë me greket të paktën deri në vitin 1825.Të gjitha palët ndërluftuese e kishin kuptuar qysh në pranverën e vitit 1822 se e vetmja mënyrë për të shuar rebelimin grek ishte që shqiptarët të bashkëpunonin efektivisht me Portën e Lartë. Ky ishte parimi dhe bindja që udhëhoqi veprimin e shqiptarëve gjatë gjithë Revolucionit Grek. Kështu, në vitet në vijim, gurthemeli i politikës së Lidhjes Toske ishte i dyfishtë. Së pari, për sa i përket shtetit osman, duke qenë ende thellësisht i zhgënjyer me rënien e Ali Pashës dhe jashtëzakonisht dyshues ndaj autoritetit shtetëror, ata bënë gjithçka që kishin në dorë për të sabotuar përpjekjet e Portës së Lartë për të konsoliduar pushtetin në zonat e tyre. Për më tepër, mosmarrëveshja e Portës së Lartë me grekët u dha atyre mundësinë të pasuroheshin duke nxjerrë përfitime financiare nga arkat osmane përmes kompensimeve ushtarake. Prandaj, sa më shumë ta zgjasin kete mosmarrëveshje aq më të pasur bëheshin. Së dyti, për sa i përket grekëve, megjithëse ata ushqenin "ndjenja të forta xhelozie dhe mosbesimi ndaj aspiratave përfundimtare të kombit grek, ata nuk kishin asnjë arsye për të qenë armiq të grekëve dhe ndiheshin vërtet të tjetërsuar nga qëllimet e Shtetit osman.Për rrjedhojë, interesi i shqiptarëve ishte të mbanin gjallë revolucionin grek duke penguar planet dhe operacionet e Portës së Lartë Karakteristika themelore e politikës shqiptare qe "neutraliteti i armatosur" ishin vonesa dhe shmangia sa më shumë e ekzekutimit të urdhrave te shtetit osman. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Porta e Larte, luftetaret toske vonoheshin shpesh në front dhe nuk iu bindeshin urdhrave,dhe kur ju bindeshin, ata nuk ishin të gatshëm të luftonin kundër grekëve. Në kampet dhe kështjellat e ushtrisë osmane brenda dhe përreth Moresë, kishte trazira të vazhdueshme dhe vazhdimisht shpërthenin përleshje për shkak të vonesave te pagave ose furnizimeve. Kur ushtaret shqiptarë gjendesin në vështirësi per keto arsye, ata braktisnin kampet dhe dorëzuanin kështjellat ne mbrojtje nga ta, për kryengritësit grekë që ishin marrë me humbje të mëdha, duke i lejuar grekëve të thyejnë rrethimet, ose dezertonin ushtrinë me pretekstin. të kushteve të këqija atmosferike. Nga fillimi i vitit 1823, gjendja në trojet shqiptare ishte komplikuar jashtëzakonisht shumë dhe shumë palë po komplotonin kundër njëra-tjetrës, ndërsa Omer Vrioni u përpoq të manovronte mes tyre. Në shumë zona, fuqia me e madhe përbëhej nga pasardhësit e bejlerëve dhe agallareve shqiptarë që ishin rrëzuar ose internuar nga Ali Pasha, te ciliet kundërshtonin pushtetin e Omer Vrionit. Për më tepër, disa anëtarë të Lidhjes Toske ,veçanërisht Ilias Poda,mbajti një qëndrim armiqësor ndaj Omer Vrionit,qe nga vera e vitit 1822, gjë që dëmtoi operacionet ushtarake kundër Souliotëve. Gjërat ndryshuan në terren,kur Tosket në pranverën e vitit 1823, kur Porta e Larte i besoi Mustafa Pashes te Shkoderes,shtypjen e rebelimit grek .Kjo i hidhëroi shumë të gjitha fraksionet e Lidhjes Toske,se ky do te kishte sukses ne kete mision, do të thoshte per ta, se ata do të humbishnin ndikimin e tyre dhe ndoshta do të binin nën autoritetin e Bushatit te Shkoderes, në analogji me atë që kishte ndodhur kur udhëheqësi i tyre i ndjerë Ali Pasha kishte shtrirë kontrollin e tij mbi tokat e Toskerise.Në vjeshtën e vitit 1823, Jusuf Pasha i Serres, kastelani i Patrës, dhe Mustafa Pashë Bushati fajësuan ashpër Omer Vrionin dhe njerezit e tij për dështimin e fushatës kundër Mesologjit, e cila ishte bërë qendra e rezistencës greke. Fakti që dështimi ju fajësua Omer Vrionit e bëri atë kokë turku për të gjitha deshtimet ne terren.Gjatë fushatës së 1824, përpjekjet e Portës se Larte për të shtypur revoleten greke u përplas kryesisht me përplasjen e saj me Lidhjen Toske , e cila nuk kishte alternative tjeter dhe ja besoi misionin edhe një herë Bushatit te Shkoderes. Shqetësimi i Lidhjes Toske ishte që ushtria e Bushatit të përparonte drejt Missologjut duke kaluar përmes "zemrës" së Shqipërisë, përmes Beratit dhe Janinës. Sipas Meyer, Lidhja Toske e cila tani kishte shtrire sundimin e saj ne terren, ndjehej jashtëzakonisht e ekspozuar dhe e rrezikuar se ndikimi i saj ne terren do te dobesohej, ndërkohë që thuhej se po mbështeste fshehurazi lëvizjen revolucionare greke për të mbajtur pushtetin e saj dhe interesat e saj dhe për të shmangur rreziqet që i kanoseshin. Në raportet e tij Meyer zbulon gjithashtu arsyen e vërtetë të shqetësimeve në rritje të Lidhjes Toske. Në veçanti ata besonin se forcimi i saj në Shqipërinë e Jugut ishte për shkak të uzurpimit prej saj të pushtetit të Ali Pashës, pra nëse Porta e Lartë do të kishte arritur të shtypte Revolucionin Grek, edhe pushteti i saj në territoret që mbante do të ishte tronditur. Meyer gjithashtu sugjeron se Lidhja Toske ishte e shqetësuar se aristokracia toske e vjeter,ate qe ata kishin zvendesuar, mund të bashkëpunonte me Bushatin për të hequr qafe mbetjet e hegjemonisë së Ali Pascias, bazën legjitimuese të pushtetit të tyre. Kështu kur Porta e Lartë filloi të ndryshojë përbërjen e forcave të saj ushtarake, ata e ndjenë veten sikur po ju reskishte toka nën këmbët e tyre.Bushati pranoi misionin e Portës së Lartë me kushtin e vetem që Omer Vrioni te largohej,kjo per arsyen qe të sigurojë përparimin e tij dhe të parandalojë një dështim tjeter ushtarak të ngjashëm me atë të një viti më parë. Omer Vrioni u urdhërua të bashkohej me ushtrinë e kryekomandantit të ri Dervis Mustafa Pashë në Larisa dhe prej andej të përparonte me shpejtësi drejt Athinës, por ai e shpërfilli këtë urdhër. Megjithatë politika e "neutralitetit të armatosur" të Lidhjes Toske kërkonte që ata të mos rebeloheshin hapur ndaj Portes dhe të gjenin ndonjë pretekst për mosbindjen e tyre ndaj urdhrave të Portës së Lartë. Kështu Omer Vrioni per te justifikuar mos braktisjen e pashallekut te tij nxiti fshehurazi disa krerë rebelë grekë (të cilët kishin qenë aleatë në rebelimin kunder Ali Pashës) dhe i ndihmoi ata të përparonin drejt kufirit lindor të Shqipërisë dhe të pushtonin kalimet e pambrojtura të Ju mercës, Agrafës dhe Kryovrysit, në kufi me kalimin e madh të Meçovo.Sulmet e liderëve te rinj rebelë krijoj kushte te reja në këto pjesë të vendit për shkak të dhunës ndaj banorëve të varfër.Ne kete menyre ai do te justifikonte qendrimin e tij.Me Lidhjen Toske që po pengonte fushatën e vitit 1824, Porta e Lartë nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbante shqiptarët derisa ushtria e Ibrahim Pashës të mbërrinte nga Egjipti. Edhe pse Sulltani e quajti Omer Vrionin tradhtar, ai nuk e pa të nevojshme të vepronte shpejt kundër tij, pasi Porta e Lartë nuk ishte në gjendje të përballonte një kryengritje shqiptare në të njëjtën kohë me atë greke. Për të shpërbërë Lidhjen Toske,Porta e Larte vendosi një plan konceptuar, nga Palaslizande Ismail Pasha.Me kete politike ky Ismail Pasha u përpoq ti kthente tokat toskide shtetit osman,ne gjendjen përpara kohës së sundimit te Ali Pashë Tepelenes, duke ndarë pashalleqet ne pjese dhe te ndryshme nën juridiksione të veçanta dhe duke vendosur anëtarët e dinastive lokale në krye të administratave të tyre. Pajtueshmëria me antaret e Lidhjes Veriore Toske do të arrihej duke i vendosur ata në pozicione më pak të rëndësishme. Si hap i parë Resid Mehmet Pasha, i njohur për marrëdhëniet e mira me shqiptarët, u emërua guvernator i Rumilise në Nëntor. 1824. Në dhjetor të po atij viti, Omer Vrioni u emërua guvernator i Selanikut për ta larguar nga Shqipëria, në mënyrë që ajo të mos mund të rebelohej.Vlora ju dha trashëgimtarit të familjes më të fuqishme të rajonit, Sulejman Pashë Vlorës, të cilit babain e tij kishte zëvendësuar nga Ali Pasha në 1810, ndërsa Ago Vasjaris u emërua muteselim (komandant ) i Beratit me zëvendës Sulejman Pashë Vlorën. Janina dhe Delvinoa ju dhanë përkohësisht komandantit të Rumelise, me perspektivën që së shpejti ti jepeshin Palaslizande Ismail Pashës, i cili kishte hartuar planin. Tahir Abazi u riemërua në detyrën që mbante në kohën e Ali Pashës Tepelenes dhe u shpall komandant i garnizonit në Janinë. Ilias Poda u emërua dervenga dhe ishte përgjegjës për rruajtjen e rrugeve ne qafat e maleve. Omer Vrioni fillimisht i rezistoi idesë për të mar Thesalisë, por duke mos gjetur mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Lidhjes Toske, ai nuk mundi të zbatonte planin e tij të preferuar dhe e zvarriti ate ne kohe. Duke mos pasur një bazë lokale per ta mbështetur dhe duke pasur pozicionin dhe legjitimitetin e tij,ai në keto rrethana të jashtëzakonshme, ne kete situate ai nuk ishte më një rrogëtar i thjeshtë. Anëtarët e Lidhjes Toske të udhëhequr nga udhëheqësi i tyre Ago Vasjari, e konsideruan në interesin te tyre,se ishte e domosdoshme për t'u lidhur deri diku me Portën e Larte, pa pasur ndonjë arsye reale për të braktisur politikën e "neutralitetit të armatosur" deri në mbërritjen e trupave egjiptiane në fillim të 1825. Ata ruajtën "mundësinë e abstenimit , për aq sa e lejonin rrethanat, nga të gjitha angazhimet e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër grekëve, ata ishin të interesuar t'i mbanin gjallë revolucionin grek. Ata besonin se mund të përdornin të gjitha menyrat e tyre të vjetra , pavarësisht deklaratave madhështore qe benin here pas here, qe ata do të sulmonin grekët, në fakt neutralizonin të gjitha përpjekjet e Portës së Lartë për t'i shtypur kete revolucion.
Free Blogger Albert Pasho.
giovedì 2 maggio 2024
Kush e tradhtoi Ali Pashe Tepelenen ?.
Free Blogger Albert Pasho
Ali Pashe Tepelena, nje jete lufte per Shqiperine ( Ars Grigorij L'vovic, arkivat Ruse)
Fuqia e Sulltanit po dobesohej gjthnje e me shume,duke perfituar nga kjo Ali Pashe Tepelena ndogji me vendosmeri dhe fuqimisht, politiken e...
-
Dy shekuj e pak kane kaluar nga renia heroike e legjendarit Luanit te Epirit e te mbare Shqiperise Ali Pashe Tepelenes .Nen sundimin dhe ud...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revoluc...
-
Kjo pjese pikture eshte shkeputur nga tablloja(Lithografi) me titull:" Audience chamber of Ali Pasha" 1855 me autor George de la ...