Powered By Blogger

lunedì 10 novembre 2025

Silahdari i Ali Pashë Tepelenës, Iliaz Poda. Albert Pasho.






Fustanella e Kolonjës,nga të gjithë kapedanët dhe besnikët e luanit të Epirit Ali Pashë Tepelena, pa dyshim Iliaz Poda është njëri nga më të spikaturit dhe besnikët e tij.Ai do jetë silihdari i Aliut dhe krahu i tij i djadhte,përkrahe kapedanëve te tjere si Thanas Vaja,Tahir Abazi,Ago Vasjari e shume te tjereve.Ai duke shërbyer për një kohë të gjatë pranë Aliut dhe duke qene ne rolin e Silahdarit, për këtë arsye u quajt edhe Zylyftar.Lindi në Podë në 1768 të Kolonjës,por thuhet qe familja e tij i ka rrenjet nga Tepelena ,nga kurveleshi krahina e lopsit,zbritur ne Kolonje kohe me pare per probleme hasmerie.Ndoshta ky detal i familjes se tij e ka lidhur akoma me shume me Ali Pashe Tepelenen.per fillimet e tija ne oborrin e Aliut ne Janine ai i filloi si keshilltar dhe kujdestar prane djalit te mesem te Aliut,Veliut.Me vone me kalimin e kohes dhe venies ne dukje te aftesive te tija kaloj ne sherbim shume afer Aliut,si silihdar dhe njeri nga kapedanet dhe luftetaret me te shquar te tij.Zylyftar Poda u shqua si ushtarak i zoti dhe per kete Aliu e drgonte shpesh ne misionet e tij luftarake kunder bejlereve dhe klaneve rivale te tij.Gjate rrethimit te Janines nga osmanet,ne Janar te vitit 1821 Zylyftar Poda qe ne krye te luftetareve te tij kryesisht tosk bashkoje forcat me suliotet rreth 1.500 luftetar suliote per te ndihmuar Aliun e rrethuar ne lufte kunder osmaneve.Ne 27 Janar po te ketij viti rane dakort dhe dhane besen me kapedanet suliote,Marko Boçari,Noti Boçari,Kiço XHvella per nje lufte te perbashket per te ndihmuar e shpetuar Aliun nga osmanet,si vellezer armesh ne gjak dhe ne shpirt.Kjo bese dhe bashkepunim mes tyre kontriboje dhe beri te mundur ti sbrazin forcat osmane edhe pse perkohesisht.Zylyftar Poda do te jete firmetar i mareveshjes te aleances te levizjes greke dhe asaj shqiptare te Aliut ne Peta afer Artes ne 1 Shtator 1821.Kjo mreveshje do te nenshkruej nga tete perfaqesues te Aliut,tete kapedane perfaqesues te sulioteve dhe tete perfaqesues te levizjes greke.Objektivi i kesaj mareveshje ishte mbeshtetja ushtarake per Ali Pashen dhe si garanci do te ishte besa tradita e shqiptareve ne shekuj.Por kjo bese kjo, mareveshje per lufte te perbashket kunder osmanev u thye dhe u braktise nga suliotet dhe greket.Me vrasjen e Aliut dhe renien e pushtetit te tij, Zylyftar Poda do te vazhdoje luften nen shembullin dhe frymen e luanit te Janines Ali Pasha.Ne vitin 1823 ai do te denohet nga sulltani me vdekje per aktivitetin e tij te pavarur kunder osmaneve,por arriti ti shpetoje ketij vendimi.Ai duke qene edhe nje çifligar i madh dhe i pasur, nje nga ata çifligare te pasur, kete klase te re çifligaresh qe kontriboje dhe e krijoj vete pakenaqur.Ke vjet pushtet te pavarur.I prekur edhe nga reformat centralizuese te osmaneve,u bashkua me çifligaret e tjere shqiptar te pakenaqur.Kete lidhje William Meyer do ta emertoje "Lidhja Toske" si nje race e re individesh te cilet Ali Pasha i ka zgjedhur nga rradhet e vegjelise per te zvendesuar klasen e vjeter shoqerore.Mori pjese ne vitin 1828 ne kuvendin e Beratit si nje nga tre figurat kryesore te tij,perkrah Ismail Qemali dhe Shahin bej Delvina.Ky kuvend kerkoje largimin e zyrtareve osmane qe perandoria i kishte risjelle pas vdekjes se Aliut,dhe largimin e Reshid Hamet Pasha nga territoret shqiptare,janine,Vlore,Delvine.Mos marja pjese ne Manastir dy vjet me vone e thirrur dhe ekzekutuar nga vete Reshid Pasha ajo qe ndryshe quhet masakra e Manastirit i shpetoje jeten.Ne vitet 1829-1830 mori pjese ne luftrat antiosmane dhe hyri ne bashkepunim me krere dhe kapedane te tjere te Shqiperise se Jugut si dhe me Mustafa Pashe Bushatlliun.Pas disfates te Mustafa Pashes ne maj te 1831 i mbetur pa asnje ndihme u terhoq ne keshtjellen e Melesinit ne Leskovik,ku qendroi dhe perballoi heroikisht per rreth pese muaj focave osmane.Pas nje marreveshje me osmanet nderpreu qendresen me disa kushte dhe u largua nga Shqiperia per ne Krete tek Mustafa Pashe Gjirishti nga krahina e Korçes.Si shume kapedane dhe bashkepuntor te tjere te Ali Pashes qe kishin pasur lidhje me Mehmet Ali Pashen e Egjiptit ku nje shqiptar tjeter sundues,si Omer Vironi,Tafil Buzi,edhe Zylyftar Poada ne pranveren e vitit 1833 do te pranonte te vinte ne jete planin e hartuar nga disa krere feudal shqiptar dhe Mehmet Aliut te Misirit.Sipas ketij plani duhej te zbarkonte ne Sarande dhe doli ne Mesolongji por ne kete ndermarje ai deshtoi.Ne vjeshten e vitit 1835 u vra me urdher te sulltanit bashke me femijet,ndersa pronat e familjes se tij u konfiskuan nga shteti osman.Zylyftar Poda nga silahdar dhe bashkepuntor i Ali Pashes vazhdoj dhe u kethye ne nje lider i rezistences popullore antiosmane,ai do te reflektoje te kaluaren e tij ne oborrin e vezirit dhe luftes per pavaresi dhe do te kontriboje ne vazhdimin e saj ne kete linje te Ali Pashe Tepelenes per pavaresi.Kontributi dhe kujtesa e tij do te jetojne ne kujtesen historike te popullit tone,ajo do te lartesohet ne histori ne folklor dhe kenget e popullit.Historia e fustanellave te shqiperise per pavaresi qe nga koha e luan Aliut do te admirohet nga mbare Europa,ajo do te ngreje lart emrin e tyre dhe te shqiptarizmit.Perveç veprave monumenteve pikturave librave qe ju jane kushtuar figurave me te ndritura te fustanellave tona,edhe busti i Zylyftar Podes ka nje vend nderi ne mes te Europes.Busti i tij ndodhet ne Muzeun e Luvrit ne Paris te Frances,ai i ben karshi historise dhe kultures Europiane si pjese perberse e saj.

Albert Pasho



                                                                   Iliaz ( Zylyftar ) Poda



Free Blogger Albert Pasho


domenica 2 novembre 2025

Persian Art dhe Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho.




Nje kornize e madhe e punuar ne argjend nga mjeshtri i punimit te argjendit Amali Jaffar ne Isfahan te Iranit e fundit te shek XIX me potretin e Luanit te Epirit, Ali Pashe Tepelena. Eshte vertete e mrrekullushme dhe mahniteshe ne te njejten kohe kjo kornize,e gdhendur dhe skalitur hollesisht ne argjend,ne periudhen e fundit te dinastise Qajar ,eshte me dekoracion te skalitur me pamje te familjes te oborrit te mbretit te Persise te dinastise safavide te Shah Abbas. Punishtja e mjeshtrit Amali Jaffar ishte ne kryeqytetin historik te dinastise safavide te Persise,Isfahan. Nuk eshte rastesi ky punim me potretin e Vezirit Ali Pashes,ajo ka beje me besimin e tij.Aliu lindi ne nje familje Bektashi dhe e mbeshteti fuqimisht urdherin Sufi, qe ishte shume i perhapur ne ate kohe ne Rumeli,dhe Aliu nje nga protagonistet kryesor te tij. Ky urdher mistik i Islamit Sufi e ka origjinen ne shek XIII dhe mer emrin nga i shenjti Haji Bektash Veli.

Albert Pasho

















Free Blogger Albert Pasho.


sabato 25 ottobre 2025

Ali Pasha Tepelena,Luani Epirit. Poezi. Albert Pasho




 Në zëmër të Epirit mes malesh dhe heshtjes,

u lind një burrë perëndive s'ju trembej.

Ishte luan Aliu bir i hekurit i zjarrit,

Mbreti që mbretëroj me art e force hekuri.

Nuk kërkonte dashuri as lavdi të kotë,
pushtetin qe përkulet ate qe nuk thyhet,
Tiger në mes oborreve luan në mes armiqëve,
lozte me perandori si era me të lartat maja.

Buzëqeshja tradhtonte me shpatë premtonte,
dhe çdo fjalë e tij e embël si veleni vete,
Me mirë të druhen,ata qe bejne sikur te duan,
qe thikën në gjumë kurre të mos te t'a ngulin.


Dynjaja dridhej prej hapave te luanit,
Kalatë përuleshin para shikimit të luanit.
Ndërtonte kala të forta si shkëmbi,
Në themel te tyre trimëria kish folenë.


Edhe vete Mbreti i urti do thotë
Fatit të tij dot nuk mund t'i shpëtojë,
Dhe kështu luani mbreti jone u vra,
Ne lufte të egër si hero ai ra,

Gjatë vajtoi burri edhe trimi në heshtje,
qante foshnje lindur në djep lidhur ishte.
Pa luan pa mbret mbetur ishte tribuja,
Heshtje zezë e thellë Epirin kish mbuluar.



venerdì 24 ottobre 2025

Byroni dhe Aliu. Poezi. Albert Pasho





Në kohën që Europa ëndërronte,

në mes të rrënojave antike,

dhe plagëve të perandorive,

një poet rrugen mori,nga Londra ai nisej.


Drejt lindjes të egër shkonte,

fati  tij nga pas e ndiqte,

Lord Byroni,poet i ri,

sa krenar aq aventurier.


Zemër zjarr dhe plot pasion,

armatosur me penë e shpatë,

drejt mitit dhe drejt fatit,

drejt Epirit ai po shkonte.


 Epiri tokë antike,

plot legjenda edhe mite,

vënd i bukur dhe magjik,

me legjenda e heronj,


orakujve ish Dodona,

e Lekës dhe Akilit.

tokë e  Pirros dhe e Gjergjit,

 e Aliut dhe e vetë Zotit.


Nga lugina në luginë,

kaloj male e shkoj  hone,

pyje plot e kodra shume,

gurrë në gurrë,në Vjose del.


Vjosë e egër dhe spartane,

rrjedh krenare në mes malesh,

atje ku mbretëron shqiponja,

 ujku hesht,si gjallë mos jete.


Në mes kohës dhe historise,

me antik te vjetër gurrë,

 te një moti tashmë të shkuar,

lind e ngrihet nje fortesë.


Eshte foleja e shqiponjës,

Tepelena e Aliut,

 madheshtore dhe krenare,

përmbi Vjosë,ajo ngrihet.


Tepelena e luan Aliut,

vënd i zjarrtë,vënd legjendash

gdhëndur në erëra luftrash,

kurorë malesh,mbi kokë mban.


Vjosë e bukur dhe rebele,

e pa shoqe dhe e egër,

si vetë njerzit që ti rrite,

sjell poetin,sjell Byronin.


Pret Aliu,pret poetin,

si babai birin pret,

Tepelena dyert hap,

 hapur zemrat njerzit mbajnë.


 Pritet miku,si i ka hije nderit,

nderi mikut, nderi im,

sofra ime,sofra e nderit,

shtepia ime,e Zotit e mikut.


Ne pallatin e Vezirit,

 me qilima te artë shtruar,

fustanella me ar veshur,

 armë t'arta ne brez ngjeshur.


Në mes tyre qëndron ulur,

është Aliu,zemër luani,

bir i luftës dhe i rrufesë,

gjëmimi që drodhi dhenë,


Qëndron ulur,qëndron fort,

burrë lufte,në luftra rritur

në mes ujqërve ai rritur,

me plagë shpatash ai shumë.


Eshtë gjëmimi që gjëmon,

luani që drodhi dhenë,

drodhi dhenë e shkundi botën,

Perandor edhe mbretëri.


Flet Aliu me zë të ëmbël,

mirë se errdhe mik i dashur,

shkon  tek zemra dorë e tij,

zakoni vjetër,nderin nderon.


Ulen bashkë dhe kuvendojnë,

të dy bashkë  plot mirësi,

si dy miq të vjetër tashmë,

që prej kohësh nuk janë parë.


Flet Aliu,dëgjon Byroni,

udhë të largët ti paske mar,

nga Angia  na ke arrdhur,

na ben nder,e na nderon.


Bir fisniku dukesh  je,

poet më thanë që ti  je,

zemra jote si tonat rreh,

 biri im tashmë ti  je.


Vazhdojnë gjatë të kuvendojnë,

hapen zemrat, flasin  burrat,

japin fjalën dhe nderojnë besën,

si i ka hije, të mejdanit burra.


Nuk ishte ari,as madhështia,

që zemrën poetit  rrëmbeu,

por shpirti  lirë i nje populli,

trim bujar e zemer hapur.


Dhe nis shkruan Byroni,

doren e tij pasioni dredh,

vargje te zjarta ai shkruan,

vargje të arta ,te bukura vargje.


Ju kendoi trimave,ju këndoi luftra,

dashurisë të nënës e të burrit bashkë,

lirisë të humbur te atdheut te rrobëruar,

me aromë baruti bukur ato gdhendur.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 1 ottobre 2025

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho



Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimension te percaktuar nga realiteti i kohes dhe i ngjarjeve.Here duke i zmadhuar, e here duke i shtremberuar, kete realitet kohor te ngjarjeve duke i shendruar ato per te mbetur ne mit dhe legjenda.Kjo dukuri nuk eshte thjesht rastesore por ndikohet nga qellime te caktuara,here te vetedishme dhe here te pavediteshme,here te mira dhe here keqedashese me qellime te paracaktuara per synime te caktuara strategjike te politikes.Por faktet historike te ngjarjeve te dokumentuara e ridimesionojne dhe e rikethejne ate ne origjine,i japin rolin dhe rendesine reale per kohen e jetuar.Nuk ka figure tjeter te historise tone kombetare,qe te jete perballuar me shume me kete dukuri, se Ali Pashe Tepelena,dhe kjo me nje qellim te caktuar  dhe te percaktuar politikisht.Prof.Çabej thekson;"Se historia e kombeve eshte historia e personaliteteve te tij".Duke e veshtruar ne kete prizem,denigrimi i tyre,hedhja balte,shpifja,paragjykimi i personaliteteve te saj,ka si qellim ne vetvete mohimin e historise sone dhe si rrjedhoje pervetsimin e saj nga te tjeret.Nje nga keta personalitete eshte padyshim Ali Pashe Tepelena,luani i shqiptarizmit.Si ne te kaluaren edhe sot,jane munduar dhe vazhdojne te hedhin balte dhe ta njollosin kete figure kombetare,pikerisht per kete qellim,denigrimin dhe pervetsimin e historise tone.Ne kete vazhde ata duan te na i paraqesin Ali Pashe Tepelenen, si "kaçak","hajdut","kriminel" te rendomte,te"pashkolluar","mizor","gjakatar" e shume "legjenda" te tjera te vjetra dhe te reja te koheve moderne.Por cila mendje,perveç asaj  infantile dhe djallezore mund te mendoje dhe te besoje ne nje banalitet te tille, qe nje personalitet si ai,mund te beje ate emer aq te madh dhe te arrije ne ato maja aq te larta te historise, si arriti Ali Tepelena.Nihilizmi  i figures se Aliut,dhe denigrimi i ketij personaliteti madhor te historise tone kombetare,jane dukuri qe vazhdojne akoma edhe sot.Eshte aktuale akoma sot thenia e Konices shume kohe me pare lidhur me kete problematike kur citonte,qe eshte turp te them qe ka akoma shqiptar,qe perpiqen te ulin figurat qe i dhane shkelqim Shqiperise.Pa dyshim qe Ali Pasha eshte nje figure komplekse si te gjitha figurat e medhaja te historise tone dhe jo vetem.Ai ishte i pajisur me talent dhe dhunti te medha,i frymezuar nga pasione po aq te medhaja, por njekohesisht ai ishte i pajisur edhe me virtytet dhe veset e popullit te tij ne ate periudhe te caktuar historike qe ai jetoi. Ali Pasha eshte figure e kohes se vet,te nje realiteti violente dhe te fragmentuar,ai trasformoi ambicjen e tij personale ne nje projekt politik te tij,gjate kesaj periudhe kohore qe perfaqesonte ate te luftes feudale dhe banditizmit,ai diti dhe arriti me mjeshteri,vullnet dhe zgjuarsi te rralle te perdore anarkine presente ne kete periudhe,si mjet per te mar pushtetin,duke krijuar nje shtet te pavarur qe sfidoi hapur Perandorine Osmane.Po kush eshte Ali Pashe Tepelena e pare kjo si nje figure historike?.Pa e vendosur ate brenda nje kornize,ku te shqyrtohet personaliteti i tij,rrethanat historike te kohes se tij si dhe qellimet dhe synimet e tija politike,pra te tre keta elemente se bashku ,qe bashkeveprojne  ngushte mes tyre,do te na japin nje tabllo te qarte te figures se Ali Pashes.Pa keta tre elemente nuk mund te jepet nje konkluzion i drejte,por perkundrazi kur nuk meren parasysh dhe se bashku behen baze per lindjen e shtremberimeve historike,denegritetit te figures se tij dhe lindjes te qindra legjendave,qe skane te bejne aspak me realitetin e atehershem dhe kjo jo pa qellim.Elementi i pare i kesaj kornize qe shpjegon kush eshte personaliteti,karakteri i Ali Pashe Tepelenes eshte ky; Ali Pasha lindi ne nje familje feudale shqiptare e besimit mysliman, e konvertuar ne kete besim breza me pare,kur Perandoria osmane pushtoje Shqiperine,sepse pararrdhesit e tij perpara ketij besimi kishin qene te krishtere.Dera e Hysove qe dere fisnike ne breza dhe bente pjese ne jeten shoqerore si pjese e familjeve feudale.Vete Aliu qe djali i Veliut i cili kishte qene pasha me dy tuje ne Delvine dhe bej i Tepelenes.Kjo preardhje e larget dhe e afert,do te percaktojne personalitetin e Aliut,qe i perkishte nje klase sociale te larte per kohen,etnine shqiptare,besimin ,edukimin,ambicjen,ashpersine,zgjuarsine,  aleancat,armiqesite,martesat e tj.Por kjo familje ne kohen e Aliut kishte rene ne fatkeqesi,duke humbur shume prona te trashguara sidomos pas vdekjes se babait te tij Veliut,si pasoje e luftrave mes bejlereve rival te saj per pushtet dhe prona,ata te bejlereve te Gjirokasteres,Kardhiqit,Permetit dhe Kelcyres.Kjo situate e familjes se tij ne kete periudhe do te shenoje dhe formoje edhe karakterin e Aliut me tipare te tjera,perveç atyre qe permenda me lart, si hakmarje,enderra,ambicje,vendoshmeri etj.Te gjitha keto se bashku do te plasmojne karakterin e Aliut si nje personalitet kompleks,qe do ta shpalose gjate rrugetimit te tij per pushtet dhe sundim.Elementi i dyte i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes eshte ai i rrethanave historike te kohes qe jetoj Aliu.Keto rrethana historike do ta gjejne Aliun dhe do e vendosin ate ne mes te kontekstit historik te kohes ate te gjeopolitikes, te Perandorive,te luftrave,te aleancave dhe kufinjeve.Dhe ne mes te kontekstit social te asaj kohe, qe ishte ajo e luftes feudale dhe banditizmit e zhvilluar kjo ne rrethanat e urbanizimit te kesaj shoqerie ne aspektin social. Keto dukuri te kohes do te shoqeroheshin me perdorimin e mjeteve te sundimit dhe teknollogjise te kohes,asaj te armeve,te ushtrise dhe komunikimit.Te levizjeve sociale te kohes ato kulturale dhe te besimit,me riformat e ndryshme dhe lindjen e nacionalizmit.Te gjitha keto se do te sjellin ndryshimin e ekulibrave,si brenda perandorise osmane,kjo me dobesimin e fuqise qendrore te saj ne kete pjese te perandorise si dhe me lindjen e rrymave te reja filozofike e sociale ne Europen e asaj kohe.Pa lexuar dhe kuptuar kete realitet te kohes as mund te nxjerresh dhe jo me te japesh nje konkluzion te sakte dhe real lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes.Ballkani ne pergjithesi dhe ai territor qe quhej Turqia Europiane ose Rumelia, e shek XVII-XVIII ishin territore te fragmatuara nen sundimin osman,ku fuqia administrative qendrore e saj ishte e dobesuar,dhe si rrjedhim vendin e saj e kishin zvendesuar influencat  e fuqishme lokale te perfaqesuara nga klanet lokale,familjet fisnike dhe feudalet e fuqishem qe ushtronin nje fuqi kapilare ne keto territore.Anarkia  mbizotronte dhe gjeografia e thyer e maleve te saj favorizonte autonomine lokale si dhe lindjen e pushteteve paralele.Ne kete shoqeri ku mbizotronte anarkia dhe lufta per pushtet,konflikti midis banditizmit dhe pushtetit feudal do te jete nje drame sociale e rrenjosur ne strukturen sociale te kesaj shoqerie.Banditizmi ne Ballkan qe perfaqesohej nga kleftet ne Epir e Maqedoni,nga kaçaket ne shqiperine e jugut ne veçanti me kaçaket ne Toskeri,hajduket sllav ne Bosnie dhe Serbi dhe Armatolet ne Rumeli te krijuar nga osmanet me trupa kristiane.Me shume se banditizem ishin rezistence per te mbijetuar nga ana ekonomike,rezistence antiosmane dhe hakmarrje dhe drejtesi sociale.Ne Epir perfaqesuesit e banditizmit ishin ata te klefteve kaçakeve dhe armatoleve.Banditizmi ne vetvete ishte nje fenomen kompleks i kohes dhe i shumellojshem,ai perfshinte brenda tij  dukuri si ribelim politik, si  dukuri per zgjidhjen e problemeve dhe veshtiresive ekonomike e sociale dhe ato personale.Te konsiderosh keta luftetar te armatosur si bandit (kaçak) te thjeshte eshte nje gabim historik sepse ata ishin protagonist te nje rezistence te popullit antiosmane,formuan dhe pregatiten terrenin duke qene pararendes te levizjeve nacionale si elemente te saj.Ali Pashe Tepelena nuk qe perfaqesues i banditizmit si duan te na e paraqesin ate,duke pasur si qellim denigrimin e kesaj figure.Ai ishte perfaqesues i luftes feudale per vete origjinen e tij familjare dhe i perkiste asaj klase sociale ,qe ne periudhen e tij fillestare ai kishte humbur prona te shumta te familjes se tij, te mara me lufte nga feudalet e tjere rival te familjes se tij ne kete lufte feudale.Kjo lufte feudale zhvillohej mes tyre per kontrrollin e pronave te rrugeve tregtare,per shperblimet dhe privilegjet qe mernin nga perandoria, e cila kishte deleguar pushtetin e saj ne keto territore tek keta feudal.Shume nga keta ishin te pavarur dhe i rezistonin pushtetit qendror te perandorise.Ali Pasha si nje feudal i cili ne fillim  organizoi dhe planifikoi rimarjen e pronave te familjes dhe me vone duke hedhur veshtrimin edhe me larg tyre.Per kete qellim ai organizoje trupat e veta me luftetaret e tij,keto trupa ishin ne numer te konsiderushem dhe jo si ato te luftes se banditizmit te bandave te kaçakeve (10-15 veta) keto trupa kishin nje numer te caktur qe rriteshin gjate situatave ne rast aksiones dhe fushatash te ndryshme,si dhe ne aleance me bejlere te tjere qe thireshin per ndihme,ky eshte nje element qe flet dhe deshmon qe Ali Pasha qe nje feudal ribel ne luften feudale dhe jo nje kaçak i rendomte si duan te na i paraqesin disa denigrues te kesaj figure te madhe.Po ashtu kete e deshmon edhe vete jeta dhe lufta e Aliut ne fillimet e tija,kronollogjia e saj deshmon kete te vertete historike.Aliu qe ne moshe te vogel mori pjese ne kete lufte feudale duke qene pjese e saj ne krah te nenes te tij qe zhvilloi kete lufte per te rimare pronat e burrit te saj Veliut.Ne vitin 1770 hyrja dhe marja e Trikalles ne krye te trupave te tij gjate revoltes te ketij qyteti.Ne vitin 1772 bashke me kusheririn e tij Ismail beun e Kelcyres ne krye te trupave te tij mer pjese ne fushaten kunder Sulit te nje force rreth 9.000 luftetaresh komanduar nga Sulejman Çapari aga i Margaritit qe ishte perfshire ne konflikt me Suliotet.Gjate vitit 1775-1776 do te jete ne sherbim te Kurt Pashes te Beratit.Ne vitin 1775 mori pjese ne fushaten e Kurt Pashes kunder Sulit.Ne vitin 1776 do te mar pjese ne konfliktin e Kurt Pashes me Mehmed Pashen Bushatin e Shkoderes.Ne vitin 1779 ai ndermori fushaten kunder Kurt Pashes se Beratit ne krye te 10.000 mije luftetaresh.E gjithe kjo kronollogji deshmon dhe fakton luften feudale te Ali Pashes  qe e filloi me ate te rimarjes se pronave te humbura te  babait. Elementi i trete i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashes eshte ai i qellimeve dhe synimeve te tija politike dhe mjetet qe perdori per te realizuar ato. Ali Pasha tere jeten e tij ja kushtoi krijimit te shtetit,mbreterise se tij si sovran i pavarur,ai si perfaqesues i epokes se vete te nje bote te ndare ne feude dhe ne lufte me njera tjeteren,ne epoken e banditizmit dhe luftes feudale,diti dhe arriti te trasformoje ambicjen e tij personale ne fillim per rimarjen e pronave te tija ne nje projekt politik me te gjere dhe te madh,te nje rendesie epokale.Ne kete epoke ai me zgjuarsi dhe largepamsi diti dhe arriti qe anarkine sociale qe sundonte ta perdore si nje mjet per pushtet personal duke perdorur banditizmin si mjet per te konsoliduar pushtetitn e tij te pavarur dhe duke u bazuar mbi aleancat midis bejlereve,trupave te parregullta te banditizmit dhe ambicjes se tij politike.Ai diti te ndertoje shtetin e tij te pavarur qe sfidoi Perandorine osmane.Shteti tij,politika e ndjekur prej tij,aleancat me fuqite e medhaja te kohes Frances,Anglise,Rusise do te kontribojne ne rizgjimin  e ndergjegjes kombetare shqiptare ne kontekstin Europian te kohes dhe njohjen e Shqiperise dhe te races shqiptare qe i kishin rezistuar pushtimit te gjate shekullor nga Perandoria osmane.Gjithe veprimtaria e shqiptareve per indentitet kombetar pas shtetit dhe figures se tij do te reflektoje dhe do te kete pikenisjen pikerisht nga ky shtet dhe kjo figure e madhe historike deri ne urrorezimin e pavarsise se saj ne Nentor te 1912.

 Pregatiti  Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

 

mercoledì 17 settembre 2025

Profecite e Ali Pasha Tepelena. Albert Pasho



Profecite kane ushtruar gjithmone nje ndikim terheqes mbi civilizimin duke sherbyer si nje ure midis botes reale dhe asaj qiellore(divino),profecite ishin pjese perberse e jetes publike dhe private.Qe ne antikitet e larget,orakullet,parashikuesit e fatit nuk ishin thjesht njerez supersticioz por me shume se kaq.Ata ishin nje instutucion ne vetvete,ata ndikonin luftra,martesa dhe vendime politike.Ky istitucion i respektushem dhe i frikshem njekohesisht, si nga njerezit e thjeshte ashtu dhe nga njerezit e fuqishem,  konsultohej dhe i bindeshin atij. Mbreter,Imperator,Gjeneral dhe sundimtar, perpara se te mernin vendime te rendesishme ne udhekryqet e jetes se tyre do te mernin mendimin e tyre.Deshmia e tyre eshte mbreselenes dhe e manhitshme ne te njejten kohe,qe ne kohen e luftes se Trojes kur  Akilit do ti thuhej profecia e tij, nga nena e tij  Titide,qe ishte nje  gjusme nimfe  deti,e cila parashikoj qe lavdia e djalit te saj(Akili) ne kete lufte ishte lidhur ngushte dhe e pazgjidhshme me vdekjen e tij, dhe Akili vete gjate kesaj lufte i drejtohej dhe i lutej orakullit te Dodones,Aleksandri i madh do te kete profecine e tij, te parashikuar nga orakulli i Delfit, i cili i parashikoj atij te ardhmen si konkuistator i pamposhtur i te gjithe botes antike.Imperatoret romak do te konsutoheshin me ta,paralajmerimi i injoruar nga Giulio Cesare qe te kishte kujdes nga mezi(idi) i muajt mars "guardarsi delle idi di marzo",do ti kushtonin jeten,ai u vra pikerisht ne 15 Mars.Bota reale dhe ajo qiellore(divino) do te ecin krah per krah deri ne kohet moderne duke i bere karshillek njera tjeteres dhe shoqeruar civilizimin ne rrugetimin e tij.Duke arritur ne kohet moderne Napoleone Bonaparte do te konsiderohej prej tyre si "uomo del destino","njeriu i perzgjedhur".Sipas disa historianeve dhe filozofeve keta njerez te medhenj jane perceptur si te veçante, jashte mases se gjere,krijimi i njerezve te medhenj eshte qellimi ne vetevete i vete njerezimit.Kjo eshte nje pikepamje e fuqishme qe ndikon ne te perceptuarin e tyre nga masat e gjera.Ne kete vazhde edhe profecite lidhur me Ali Pashe Tepelenes,si nje figure e denje e para arrdhesve te tij ne Epir,e kane shoqeruar  me legjenda dhe profeci duke e pershkruar ate si i "predestinato" i "perzgjedhuri" per te dominuar Epirin.Figura e tij do te kethehet pothuajse mitollogjike ne Ballkan dhe Epir e ushquer nga keto legjenda e profecira,keto nuk jane burime te dokumentuara,por bejne pjese e foklorit trashguar brez psa brezi nga gojedhenat ne Shqiperi dhe Epir.Legjenda e "Nata e Luanit" na tregon se ne mes te maleve te Epirit,ne nje nate dimri,ne grykat e Tepelenes ererat kishin pushuar te frynin,dukej sikur ato po mbanin frymen per te degjuar çfare po ndodhte,nen nje qiell pa hene,qyteti Tepelenes flinte ne qetesi te thelle,dhe ndodhi diçka e papritur qe shqetesoje gjumin dhe qetesine e qytetit. Endrra te çuditeshme,drita te çuditeshme  u shfaqen ne qiell dhe nje rugjito e fuqishme luani qe  vinte nga thellesite e tokes u degjua.Nje grua plake e qytetit u zgjua e tronditur nga nje enderr e çuditeshme dhe e friksheme,ajo kishte pare ne enderr,nje luan te arte,qe ecte ne mes maleve te Epirit,ne grykat e Tepelenes me gjakun e armiqeve qe i rridhte poshte kembeve te tija.Plaka bertiti ne gjusem gjume dhe tha ;"lindi femija i "destinuar" i fisit Tosk, qe do te kepuse zinxhiret dhe do te trondise fronet e te fuqishmeve".Ne te njejten nate te tjera gra treguan se kishin pare ne enderra "nje femije te mbeshtjelle me gjarprinje,qe per çudi nuk e kafshonin por perkundrazi e mbronin foshnjen.Kur Aliu me ne fund lindi,thuhet qe nje drite e shendriteshme u shfaq mbi shtepine e tij,dhe nje shqiponje u ule ne çatine e saj,duke veshtruar drejt jugut, drejt Janines.Keto enderra dhe vizione,u interpretuan nga Tepelenasit si shenja te destinit. Me luanin ata interpretuan simbolin e fuqise dhe sundimit te mbretit,ndersa me gjarprinjte ata interpretuan si shenje e pjekurise dhe zgjuarsise,te mbrojtjes okulte nepermjet  gjarprinjeve.Shqiponja qe u ul ne çatine e shtepise kur lindi Aliu bashke me dritat e ndriteshme sipas banoreve  u interpretua si nje shenje qiellore, per shkelqimin e tij dhe me simbolin e races  shqiptare, dhe njekohesisht si shenje e largepamesise dhe e dominimit te tij pertej kufinjeve te Tepelenes.Edith Durham na sjelle nje tjeter profeci lidhur me Aliun gjate udhetimit te saj ne Shqiperi kur vizitoi Tepelenen ne vitin 1904,kjo histori degjuar dhe treguar prej vete asaj. Historia e "Peles se mbarsur".Ajo pershkruan;" Nje dite tek ecnin me nje karvan Aliu me njerezit e tij,nje njeri shenjte qe parashikonte te arrdhmen dhe fatin i doli perpara karvanit te Aliut dhe i thote Aliut,-te mos e keqtrajtonte pelen qe e kishte shaluar,sepse nje dite do te behej njeri i madh.Aliu e perqeshi dhe buzeqeshi njekohesisht,dhe ja kethen duke i thene;-po qe se parashikoke te ardhmen,pa me thuaj ç'do te pjelle pela ime?. Mushke, ju pergjigj njeriu i shenjte.Aliu e pa me perbuzje dhe u inatos.I zbriti peles,e vrau ate dhe i çau barkun dhe ç'te shihte,nje mushke.Te gjithe u habiten dhe filluan te besojne ne te arrdhmen e Aliut si njeriu i perzgjedhur nga fati. Kur Ali Pasha ishte ne moshe fare te re nje histori tjeter lidhet me profecine e tij,qe ishte perzgjedhur te behej Pasha dhe njeri i madh.Kjo eshte Profecia e unazes.Ne ate kohe Aliu kishte pothuajse 15 vjeç,nje dervish maroken i thyer ne moshe,plak predikonte fjalen e Zotit ne keto ane.Nje dite dervishi plak u shfaq papritur ne deren e shtepise te Hankos nenes te Aliut ne Tepelene,dhe i kerkoje mikepritje sepse ai ishte shume i semure dhe ndihej shume i lodhur.Hankua e mirepriti e futi ne shtepi dhe kujdes per shendetin e dervishit,duke nderuar edhe zakonin si e kishin tradite.Hankua ishte e ve dhe gjendja ekonomike e saj nuk ishte shume e mire,keshtu ajo u detyrua te sheshi shume objekte me vlere,per te paguar mjeket e ndryshem qe mori per te kuruar dervishin.Prane dervishit qendronte edhe Aliu qe ndihmonte sado pak ne kurimin e tij si femije qe ishte.Ne ate kohe Aliu ishte nje femije shume i pamshem,me lekure te bardhe,floke te verdhe dhe sy boje qielli te paster.Kur dervishi u sherua dhe mori veten,kur do te largohej nga shtepia e Hankos,therret edhe Aliun dhe ne shenje mirenjohje per kujdesin e treguar per te, nga Hankua dhe ai,heq nga dora tij nje unaze me nje gurr rubine dhe ja dhuron Aliut duke i thene;"Kjo unaze nje dite do te beje Pasha".Aliu gjate gjithe jetes se tij nuk e hoqi kurre unazen e dervishit nga dora.Por ndoshta profecia me e njohur dhe e degjuar eshte ajo e Mjekeres se kuqe.Ishte koha kur Aliu ishte shpallur rebel nga Porta e Larte dhe Kurt Pasha i Beratit ishte ngarkuar ta kapte per ta denuar.Aliu ishte i ri, rreth te njezetave.Njekohesisht edhe nje tjeter njeri kerkohej nga Kurt Pasha,njerezit e tij e ndiqnin dhe kerkonin ngado.Ishte nje predikator i fjales se zotit, Shen Kozmai.Gjate nje predikimi ne afersi te Tepelenes,njerezit e Kurtit e pikasin dhe e ndjekin,Shen Kozmai arriti te largohet me shpejtesi.Neper rruget e Tepelenes duke nxituar papritur hapet nje dere,dhe nje grua fisnike i afron mikepritje dhe mbrojtje nga ushtaret e Kurtit.Kjo grua ishte Hankua nena e Aliut.Gjate drekes shtruar per mikun predikator,arrin edhe Aliu qe ulet ne tryeze.Shen Kozmait qe ne fillim me shikimin e tij profetik,i ra ne sy e arrdhja e madhe qe e priste kete djalosh.Hakua e paduruar dhe ambicioze,duke perfituar nga prania e predikatorit e pyet ate,se çfare shikonte tek djali i saj i vetem ne te arrdhmen.Shen Kozmai duke e pare Aliun ne sy thote;"Do te behet nje njeri shume i fuqishem,do te sundoje shume territore te medhaja,dhe do te lere nje emer te madh ne bote,duke shtuar kjo eshte deshira e perndise".Diten tjeter kur Aliu po percillte dhe do ndahej me Shen Kozmain ne te dal te Tepelenes,Aliu kureshtar e pyet Shen Kozmain;" Se ne te arrdhmen do te shlkonte ne Stamboll?,Shen Kozmai e pa ne sy dhe i thote-Ne Stamboll do shkosh,mor birr, por me mjeker te kuqe".Keto legjenda,keto profeci nuk jane vetem folklor,por jane nje menyre si njerezit jane munduar dhe kane kerkuar te shpjegojne ngrritjen dhe shkelqimin e Aliut,si nje njeri qe sfidon, vete fatin e tij.Keto sherbejne per te krijuar rreth tij mitin e njeriut te perzgjedhur per te sunduar edhe nepermjet mitit.Keto profeci dhe legjenda do te shoqerojne edhe me vdekjen e tij,profecia e cila thote;"do te tradhetohet nga njerezit qe ai ju afronte paqe".Miti i tij  emertimi  si Luan i Epirit nuk eshte vetem  nje emerim onorofik,por nje simbol i fuqise dhe sundimit.  Ali Pashe Tepelena eshte nje figure kaq e madhe historike qe ka lene gjurme te thella,ne kujtesen historike dhe ne folklorin e Ballkanit,Shqiperise dhe Epirit.Ai do te vazhdoje,me jeten dhe luften e tij ne vazhden e parardhesve te heronjeve mitik te tokes mitike te Epirit,Akilit,Aleksandrit,Pirros,Skederbeut.Profecite,legjendat do te krijojne mitin e tij  dhe vete miti do ta beje te pavdekshem ne kujtesen historike te popullit.

Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 3 settembre 2025

Bonapartët ( Napoleone dhe Ali Pashë Tepelena ). Albert Pasho

Dy heronj,dy kombe,dy burra qe i perkasin te njejtes race.Eshte historia e dy "Bonaparteve",djali i Revolucionit Francez, Napoleone Bonaparte njeriu qe ndryshoi Europen,meshiroje enderren e nje bote racionale,te rendit dhe te qeverisur nga merita,ku logjika dhe ambicia u bashkuan ne mendjen gjeniale te tij per kete vizion prej vizionari te madh dhe Ali Pashe Tepelena emertuar edhe si Bonaparte Mysliman,luani i Epirit i cili sundoi me grusht te hekurt,mjeshter i strategjise dhe diplomacise i cili kerkoj nje sundim te pavarur,te forte, i afte per ti rezistuar Perandorise dhe fuqive Europiane.Dy figura legjendare,simbole te kurajos dhe guximit,dy figura me ambicje titanike,dy burra te forte lufte,dy mendje strategjike qe i perkisnin dy vendeve,qe prekin njera tjetren,dhe respektojne dhe nderojne njeri tjeterin ne qellimet etyre ambiciose.Dy sovran ne veten e tyre edhe pse ne kontekse te ndryshme,kerkuan pavarsi,autoritet dhe lavdi personale.Ndersa Bonaparte francez shikonte tek Ali Tepelena "nje njeri te jashtezakonshem",Bonaparte Mysliman shikonte tek Napoleone nje model te pushtetit absolut.Dy Bonapartet nuk u takuan kurre personalisht mes tyre,por kishte nje dialog te heshtur te perbere nga letra,ambasadore dhe nje admirim reciprok.Kjo sepse ata i bashkonte nje fill i padukshem,por qe ndihej mes tyre,i perkisnin te njejtes race luftetaresh,kishin te njejtin gjak ne dejet e tyre ate arberor.Eshte historia e Imperatorit Napoleone Bonaparte dhe Pashait Ali Pasha Tepelena,historia e dy titaneve ne lufte e dialog,dy legjenda qe vdiqen larg pushtetit,por u kethyen dhe mbeten mite.




 Free Blogger Albert Pasho

Admirali i Flotës Mbretërore Britanike,Nelson dhe Luani i Epirit Ali Pashë Tepelena. Albert Pasho

 


Dy figura historike emblematike,dy heronj,dy burra luftrash,të aftë për të njohur vlerën e aleancës,të respektit dhe kortezisë mes tyre në një kohë lufte,kontribuan për të dizenjuar një ekulibër të brishtë në detin Mesdhe, fushë lufte e interesash midis fuqive të mëdhaja të kohës(1800), në luftë të vazhdueshme mes tyre.Perandoria Otomane dhe Franca revolucionare së bashku me Imperin Britanik do të gjenden përballë një skenari të ndërthurur dhe të turbullt interesash.Dy burrat e luftrave të tyre do të vendosin marrëdhënie personale të frymës të respektit dhe kortezosë,të admirimit mes tyre, nëpërmjet një letër këmbimi,plot me fjalë vlerësimi dhe aktet diplomatike.Nelson heroi anglez do të arrijë afër brigjeve të Epirit me flotën e tij,pas fitores të Abukirit,shkatërrimit të flotës franceze në Egjipt, i mbuluar me lavdi dhe famë si strateg i pamposhtur dhe me famën që ka mposhtur Napoleonin.Në pamundësi të takoj fizikisht,një tjetër hero,një tjetër strateg e burrë lufte,luanin e Epirit.Lavdia dhe fama e Aliut ashtu si ajo e Nelsonit kish mar dhenë në mbar Europën dhe sidomos në Francë, si një tragjedi kombëtare,pas fitores së Ali Pashësbetejën e Nikopolit afër Prevezës, dhe marja e Butrintit,Vonicës dhe Igumenicës nga Francezët.Dy figura protagonista të kohës,Nelson,heroi i Nilit,Kopenhages dhe Trafalgarit ku dhe ra heroikisht, figurë qëndrore në strategjinë e Britanisë për të parandaluar ekspasionin e Francës në Mesdhe dhe Ali Pasha,luani Epirit që kërkonte të konsolidonte fuqinë e tij duke kërkuar pavarsi,duke shfrytësuar edhe rivalitetin mes fuqive të mëdhaja të kohës.Nelson dërgojë oficerë e tij pranë Aliut për ta uruar dhe përgëzuar per fitoren e Prevezës kundër francezëve,bashke me ta dërgojë edhe një letër Ali Pashës ,ku shkruante se i vinte shumë keq,që nuk zbrizte dot personalisht në Nikopol për të përqafuar heroin e Epirit,për arsyen e ftesës qe i kishin bërë për të qënë në Palermo.Kjo letër eshte firmosur si Duca i Bronte,titull qe Nelson sa e kishte mar nga Mbreteria Britanike.Edhe pse ky takim nuk u realizua per arsye subjektive,do të shënojë një moment historik dhe emblematik në mes dy burrave të jashtëzakonshem,dy heronjeve dhe dy burra luftrash.Marredhenia midis Nelsonit dhe Aliut eshte shembull i nje diplomacie pragmatike,qe kontriboi ne dizenjimin e ekulibrave ne Meshdhe gjate kohes se luftrave Napoloneike.Heroi i anglezeve perveç lavdise dhe fames do te hyje ne histori me shprejen e tij famose;" Angia pret qe çdo njeri bene detyren e tij ndaj atdheut",ndersa luani i Epirit si luftetari qe luftoi per 50 vjet per pavarsine e Shqiperise.

Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

Lord Aberdeen takim me Ali Pashë Tepelena,Janinë 1804.Albert Pasho.

  Lord Aberdden ( George Hamilton Gordon IV, Konte i Aberdeen),lindur ne 1784 studioi  ne St John's College di Cambrige,do te behet Krye...