Powered By Blogger

martedì 11 novembre 2025

Drama "Ali Pasha" e Jean Pierre Felicien Mallefille,midis historise dhe teatrit romantik europian,Paris,France. Albert Pasho.



 Ne shek XVIII figura e Ali Pashe Tepelenes,sundimtari i Janines, Luani i Epirit do te shendrohet ne nje legjende te gjalle, objekt i nje admirimi te madh ne Europen e kohes.Jeta e Aliut ngritja ne pushtet,fuqia dhe madheshtia e pushtetit te tij si dhe menyra e renies dhe vrasjes se tij, e gershetuar kjo ngushte me karakterin e tij si nje njeri me ambicje te madhe,zgjuarsi dhe ashpersine qe e karakterizonte do te inspiroje autorin francez Jean Pierre Felicien Mallefille qe te shkruaj dhe te sjelle ne skene nje drame historike per Ali Pashen. Felicien ka lindur ne 3 Maj 1813 ne Mauritius dhe ka vdekur ne 24 Nentor 1868.Ka qene nje shkrimtar dhe dramaturg francez.Bente pjese e brezit te autoreve romantik te dramaturgeve franceze.Kjo drame e tij per Aliun e interesante dhe e rendesishme sepse paraqet Aliun si nje personazh tragjik si personazh i nje tragjedie klasike.Ishte i pari qe na jep nje paraqitje teatrale dhe te detajuar per Ali Pashen.Do te vihet ne skene ne vitin 1839 ne Teatri Odeon ne Paris te Frances.Mallefile zgjedh te shkruaj nje veper teatrale dhe ta paraqes Aliun si nje "sundimtar tragjik" si nje figure Shekspiriane qe bashkon bashke madheshtine dhe ashpersine e pushtetit,fatin e tij i destinuar te dorezohet para tij.Kjo drame afron nje paraqitje te detajuar historike dhe eshte ndertuar me 5 akte qe ndjekin gjithe jeten e Ali Pashes.Ne aktin e pare pershkruhet fuqia dhe ngritja e tij ne pushtet,Aliu paraqitet si nje sundimtar i forte qe i tremben dhe i rrethuar nga intrigat e oborrit te tij.Ne aktin e dyte,paraqitet konflikti me Sulltanin dhe Porten e Larte,tensionet politike mes tyre qe shendrrohen ne nje shtyhse dramatike te drames.Ne aktin e trete pasqyrohen raportet dhe kontraditat familjare,midis gruas te tij te re Vasiliqise dhe djemeve te tij,Mykhtarit dhe Veliut,tensionet dinastike mes tyre.Ne aktin e katert,eshte ribelimin e tij ndaj Portes dhe rrethimi i Janines,ku Aliu paraqitet si nje fuqi qendrore e fuqishme por ambicja e tij e madhe e çon drejt shkaterimit.Dhe ne aktin e peste dhe te fundit drama mbyllet me vrasjen e Aliut,nje skene me intesitet te forte tragjedik Shekspirian.Personazhet kryesore ne kete drame do te jene,Ali Pasha si protagonist nje sundimtar por dhe nje figure tragjike,qe lufton midis fuqise se pushtetit dhe fatit te tij.Vasiliqia gruaja e tij e re,qe presanton nje grua te forte dhe me influence,simbol i besnikrise dhe i zgjyarsise.Mykhtari dhe Veliu djemte e tij,qe meshirojne tensionet dinastike te familjes dhe ambiciet e tyre te ndersjellta.Fuksionaret otoman,emisaret e Sulltanit si mbartes te rrezikut te jashtem.Oborri dhe ushtaret qe prezantojne nje kontekst politik dhe ushtarak,me intriga dhe tradhti.Kjo drame e Mallefille eshte me afer se çdo veper tjeter afer kronikes historike te kohes, e detajuar dhe me nje vemendje te veçante per detajet politike dhe familjare.Kjo drame u prit shume mire nga publiku dhe kritika Parisiana dhe Francese,publiku francez ishte i apasionuar nga figurat e lindjes dhe Aliu ne kete rast perfaqesonte me se miri kete romanticizem.Kritika nga ana e saj do te vleresoje si nje drame serioze te romanticizmit,historike dhe tragjike.Ajo do te ngreje lart forcen dramatike te personazit te Aliut si nje "sundimtar tragjik" pothuajse Shekspirian qe perfaqesonte luften midis pushtetit dhe fatit,si dhe per realitetin historik te kohes.Edhe shtypi i kohes francez do te shkruaj per te,si gazetat "La Presse","Le Constitutionnel", "Revue des Deux Mondes" etj.Drama e Jean Pierre Felicien Mallefille do te prezantoje nje gurre te rendesishem dhe rrenjesor ne ndertimin e mitit Europian te Ali Pashe Tepelenes.Kjo drame ka po ashtu edhe nje vlere tjeter shume te madhe,ajo u be frymezim dhe shtytes per vepren e Alexandre Dumas,"Ali Pasha" dhe me vone "Konte di Montecristo".Dumas mbeti i mrrekulluar dhe afashinuar nga kjo histori e Ali Pashes shkruajtur nga miku i tij Mallefille,qe te krijoj dhe shkruaj nje version te tij i shtyre edhe nga deshira per te mbeshtetur edhe revolucionaret qe ishin duke shperthyer ne Shqiperi.Vepra e Dumas "Ali Pasha" publikohet per here te pare ne faqet e gazetes Napoletane "L'Indipedente".Por eshte versioni i Dumas qe do ta beje me popullore pasi ky e ripunoi dhe beri kete drame me aventuriere dhe romantike,duke e shendrruar ne nje veper mit romantik dhe aventurier tek romani "Conte di Montecristo".


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

lunedì 10 novembre 2025

Silahdari i Ali Pashë Tepelenës, Iliaz Poda. Albert Pasho.






Fustanella e Kolonjës,nga të gjithë kapedanët dhe besnikët e luanit të Epirit Ali Pashë Tepelena, pa dyshim Iliaz Poda është njëri nga më të spikaturit dhe besnikët e tij.Ai do jetë silihdari i Aliut dhe krahu i tij i djadhte,përkrahe kapedanëve te tjere si Thanas Vaja,Tahir Abazi,Ago Vasjari e shume te tjereve.Ai duke shërbyer për një kohë të gjatë pranë Aliut dhe duke qene ne rolin e Silahdarit, për këtë arsye u quajt edhe Zylyftar.Lindi në Podë në 1768 të Kolonjës,por thuhet qe familja e tij i ka rrenjet nga Tepelena ,nga kurveleshi krahina e lopsit,zbritur ne Kolonje kohe me pare per probleme hasmerie.Ndoshta ky detal i familjes se tij e ka lidhur akoma me shume me Ali Pashe Tepelenen.per fillimet e tija ne oborrin e Aliut ne Janine ai i filloi si keshilltar dhe kujdestar prane djalit te mesem te Aliut,Veliut.Me vone me kalimin e kohes dhe venies ne dukje te aftesive te tija kaloj ne sherbim shume afer Aliut,si silihdar dhe njeri nga kapedanet dhe luftetaret me te shquar te tij.Zylyftar Poda u shqua si ushtarak i zoti dhe per kete Aliu e drgonte shpesh ne misionet e tij luftarake kunder bejlereve dhe klaneve rivale te tij.Gjate rrethimit te Janines nga osmanet,ne Janar te vitit 1821 Zylyftar Poda qe ne krye te luftetareve te tij kryesisht tosk bashkoje forcat me suliotet rreth 1.500 luftetar suliote per te ndihmuar Aliun e rrethuar ne lufte kunder osmaneve.Ne 27 Janar po te ketij viti rane dakort dhe dhane besen me kapedanet suliote,Marko Boçari,Noti Boçari,Kiço XHvella per nje lufte te perbashket per te ndihmuar e shpetuar Aliun nga osmanet,si vellezer armesh ne gjak dhe ne shpirt.Kjo bese dhe bashkepunim mes tyre kontriboje dhe beri te mundur ti sbrazin forcat osmane edhe pse perkohesisht.Zylyftar Poda do te jete firmetar i mareveshjes te aleances te levizjes greke dhe asaj shqiptare te Aliut ne Peta afer Artes ne 1 Shtator 1821.Kjo mreveshje do te nenshkruej nga tete perfaqesues te Aliut,tete kapedane perfaqesues te sulioteve dhe tete perfaqesues te levizjes greke.Objektivi i kesaj mareveshje ishte mbeshtetja ushtarake per Ali Pashen dhe si garanci do te ishte besa tradita e shqiptareve ne shekuj.Por kjo bese kjo, mareveshje per lufte te perbashket kunder osmanev u thye dhe u braktise nga suliotet dhe greket.Me vrasjen e Aliut dhe renien e pushtetit te tij, Zylyftar Poda do te vazhdoje luften nen shembullin dhe frymen e luanit te Janines Ali Pasha.Ne vitin 1823 ai do te denohet nga sulltani me vdekje per aktivitetin e tij te pavarur kunder osmaneve,por arriti ti shpetoje ketij vendimi.Ai duke qene edhe nje çifligar i madh dhe i pasur, nje nga ata çifligare te pasur, kete klase te re çifligaresh qe kontriboje dhe e krijoj vete pakenaqur.Ke vjet pushtet te pavarur.I prekur edhe nga reformat centralizuese te osmaneve,u bashkua me çifligaret e tjere shqiptar te pakenaqur.Kete lidhje William Meyer do ta emertoje "Lidhja Toske" si nje race e re individesh te cilet Ali Pasha i ka zgjedhur nga rradhet e vegjelise per te zvendesuar klasen e vjeter shoqerore.Mori pjese ne vitin 1828 ne kuvendin e Beratit si nje nga tre figurat kryesore te tij,perkrah Ismail Qemali dhe Shahin bej Delvina.Ky kuvend kerkoje largimin e zyrtareve osmane qe perandoria i kishte risjelle pas vdekjes se Aliut,dhe largimin e Reshid Hamet Pasha nga territoret shqiptare,janine,Vlore,Delvine.Mos marja pjese ne Manastir dy vjet me vone e thirrur dhe ekzekutuar nga vete Reshid Pasha ajo qe ndryshe quhet masakra e Manastirit i shpetoje jeten.Ne vitet 1829-1830 mori pjese ne luftrat antiosmane dhe hyri ne bashkepunim me krere dhe kapedane te tjere te Shqiperise se Jugut si dhe me Mustafa Pashe Bushatlliun.Pas disfates te Mustafa Pashes ne maj te 1831 i mbetur pa asnje ndihme u terhoq ne keshtjellen e Melesinit ne Leskovik,ku qendroi dhe perballoi heroikisht per rreth pese muaj focave osmane.Pas nje marreveshje me osmanet nderpreu qendresen me disa kushte dhe u largua nga Shqiperia per ne Krete tek Mustafa Pashe Gjirishti nga krahina e Korçes.Si shume kapedane dhe bashkepuntor te tjere te Ali Pashes qe kishin pasur lidhje me Mehmet Ali Pashen e Egjiptit ku nje shqiptar tjeter sundues,si Omer Vironi,Tafil Buzi,edhe Zylyftar Poada ne pranveren e vitit 1833 do te pranonte te vinte ne jete planin e hartuar nga disa krere feudal shqiptar dhe Mehmet Aliut te Misirit.Sipas ketij plani duhej te zbarkonte ne Sarande dhe doli ne Mesolongji por ne kete ndermarje ai deshtoi.Ne vjeshten e vitit 1835 u vra me urdher te sulltanit bashke me femijet,ndersa pronat e familjes se tij u konfiskuan nga shteti osman.Zylyftar Poda nga silahdar dhe bashkepuntor i Ali Pashes vazhdoj dhe u kethye ne nje lider i rezistences popullore antiosmane,ai do te reflektoje te kaluaren e tij ne oborrin e vezirit dhe luftes per pavaresi dhe do te kontriboje ne vazhdimin e saj ne kete linje te Ali Pashe Tepelenes per pavaresi.Kontributi dhe kujtesa e tij do te jetojne ne kujtesen historike te popullit tone,ajo do te lartesohet ne histori ne folklor dhe kenget e popullit.Historia e fustanellave te shqiperise per pavaresi qe nga koha e luan Aliut do te admirohet nga mbare Europa,ajo do te ngreje lart emrin e tyre dhe te shqiptarizmit.Perveç veprave monumenteve pikturave librave qe ju jane kushtuar figurave me te ndritura te fustanellave tona,edhe busti i Zylyftar Podes ka nje vend nderi ne mes te Europes.Busti i tij ndodhet ne Muzeun e Luvrit ne Paris te Frances,ai i ben karshi historise dhe kultures Europiane si pjese perberse e saj.

Albert Pasho



                                                                   Iliaz ( Zylyftar ) Poda



Free Blogger Albert Pasho


domenica 2 novembre 2025

Persian Art dhe Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho.




Nje kornize e madhe e punuar ne argjend nga mjeshtri i punimit te argjendit Amali Jaffar ne Isfahan te Iranit e fundit te shek XIX me potretin e Luanit te Epirit, Ali Pashe Tepelena. Eshte vertete e mrrekullushme dhe mahniteshe ne te njejten kohe kjo kornize,e gdhendur dhe skalitur hollesisht ne argjend,ne periudhen e fundit te dinastise Qajar ,eshte me dekoracion te skalitur me pamje te familjes te oborrit te mbretit te Persise te dinastise safavide te Shah Abbas. Punishtja e mjeshtrit Amali Jaffar ishte ne kryeqytetin historik te dinastise safavide te Persise,Isfahan. Nuk eshte rastesi ky punim me potretin e Vezirit Ali Pashes,ajo ka beje me besimin e tij.Aliu lindi ne nje familje Bektashi dhe e mbeshteti fuqimisht urdherin Sufi, qe ishte shume i perhapur ne ate kohe ne Rumeli,dhe Aliu nje nga protagonistet kryesor te tij. Ky urdher mistik i Islamit Sufi e ka origjinen ne shek XIII dhe mer emrin nga i shenjti Haji Bektash Veli.

Albert Pasho

















Free Blogger Albert Pasho.


sabato 25 ottobre 2025

Ali Pasha Tepelena,Luani Epirit. Poezi. Albert Pasho




 Në zëmër të Epirit mes malesh dhe heshtjes,

u lind një burrë perëndive s'ju trembej.

Ishte luan Aliu bir i hekurit i zjarrit,

Mbreti që mbretëroj me art e force hekuri.

Nuk kërkonte dashuri as lavdi të kotë,
pushtetin qe përkulet ate qe nuk thyhet,
Tiger në mes oborreve luan në mes armiqëve,
lozte me perandori si era me të lartat maja.

Buzëqeshja tradhtonte me shpatë premtonte,
dhe çdo fjalë e tij e embël si veleni vete,
Me mirë të druhen,ata qe bejne sikur te duan,
qe thikën në gjumë kurre të mos te t'a ngulin.


Dynjaja dridhej prej hapave te luanit,
Kalatë përuleshin para shikimit të luanit.
Ndërtonte kala të forta si shkëmbi,
Në themel te tyre trimëria kish folenë.


Edhe vete Mbreti i urti do thotë
Fatit të tij dot nuk mund t'i shpëtojë,
Dhe kështu luani mbreti jone u vra,
Ne lufte të egër si hero ai ra,

Gjatë vajtoi burri edhe trimi në heshtje,
qante foshnje lindur në djep lidhur ishte.
Pa luan pa mbret mbetur ishte tribuja,
Heshtje zezë e thellë Epirin kish mbuluar.



venerdì 24 ottobre 2025

Byroni dhe Aliu. Poezi. Albert Pasho





Në kohën që Europa ëndërronte,

në mes të rrënojave antike,

dhe plagëve të perandorive,

një poet rrugen mori,nga Londra ai nisej.


Drejt lindjes të egër shkonte,

fati  tij nga pas e ndiqte,

Lord Byroni,poet i ri,

sa krenar aq aventurier.


Zemër zjarr dhe plot pasion,

armatosur me penë e shpatë,

drejt mitit dhe drejt fatit,

drejt Epirit ai po shkonte.


 Epiri tokë antike,

plot legjenda edhe mite,

vënd i bukur dhe magjik,

me legjenda e heronj,


orakujve ish Dodona,

e Lekës dhe Akilit.

tokë e  Pirros dhe e Gjergjit,

 e Aliut dhe e vetë Zotit.


Nga lugina në luginë,

kaloj male e shkoj  hone,

pyje plot e kodra shume,

gurrë në gurrë,në Vjose del.


Vjosë e egër dhe spartane,

rrjedh krenare në mes malesh,

atje ku mbretëron shqiponja,

 ujku hesht,si gjallë mos jete.


Në mes kohës dhe historise,

me antik te vjetër gurrë,

 te një moti tashmë të shkuar,

lind e ngrihet nje fortesë.


Eshte foleja e shqiponjës,

Tepelena e Aliut,

 madheshtore dhe krenare,

përmbi Vjosë,ajo ngrihet.


Tepelena e luan Aliut,

vënd i zjarrtë,vënd legjendash

gdhëndur në erëra luftrash,

kurorë malesh,mbi kokë mban.


Vjosë e bukur dhe rebele,

e pa shoqe dhe e egër,

si vetë njerzit që ti rrite,

sjell poetin,sjell Byronin.


Pret Aliu,pret poetin,

si babai birin pret,

Tepelena dyert hap,

 hapur zemrat njerzit mbajnë.


 Pritet miku,si i ka hije nderit,

nderi mikut, nderi im,

sofra ime,sofra e nderit,

shtepia ime,e Zotit e mikut.


Ne pallatin e Vezirit,

 me qilima te artë shtruar,

fustanella me ar veshur,

 armë t'arta ne brez ngjeshur.


Në mes tyre qëndron ulur,

është Aliu,zemër luani,

bir i luftës dhe i rrufesë,

gjëmimi që drodhi dhenë,


Qëndron ulur,qëndron fort,

burrë lufte,në luftra rritur

në mes ujqërve ai rritur,

me plagë shpatash ai shumë.


Eshtë gjëmimi që gjëmon,

luani që drodhi dhenë,

drodhi dhenë e shkundi botën,

Perandor edhe mbretëri.


Flet Aliu me zë të ëmbël,

mirë se errdhe mik i dashur,

shkon  tek zemra dorë e tij,

zakoni vjetër,nderin nderon.


Ulen bashkë dhe kuvendojnë,

të dy bashkë  plot mirësi,

si dy miq të vjetër tashmë,

që prej kohësh nuk janë parë.


Flet Aliu,dëgjon Byroni,

udhë të largët ti paske mar,

nga Angia  na ke arrdhur,

na ben nder,e na nderon.


Bir fisniku dukesh  je,

poet më thanë që ti  je,

zemra jote si tonat rreh,

 biri im tashmë ti  je.


Vazhdojnë gjatë të kuvendojnë,

hapen zemrat, flasin  burrat,

japin fjalën dhe nderojnë besën,

si i ka hije, të mejdanit burra.


Nuk ishte ari,as madhështia,

që zemrën poetit  rrëmbeu,

por shpirti  lirë i nje populli,

trim bujar e zemer hapur.


Dhe nis shkruan Byroni,

doren e tij pasioni dredh,

vargje te zjarta ai shkruan,

vargje të arta ,te bukura vargje.


Ju kendoi trimave,ju këndoi luftra,

dashurisë të nënës e të burrit bashkë,

lirisë të humbur te atdheut te rrobëruar,

me aromë baruti bukur ato gdhendur.


Albert Pasho


Free Blogger Albert Pasho

mercoledì 1 ottobre 2025

Roli i Ali Pasha Tepelena ne epoken e luftes feudale dhe banditizmit. Albert Pasho



Aliu dhe "legjendat",nje dualitet ne kohe, qe me kalimin e kohes mer dimensione gjithnje e me te medhaja, qe kapercen çdo dimension te percaktuar nga realiteti i kohes dhe i ngjarjeve.Here duke i zmadhuar, e here duke i shtremberuar, kete realitet kohor te ngjarjeve duke i shendruar ato per te mbetur ne mit dhe legjenda.Kjo dukuri nuk eshte thjesht rastesore por ndikohet nga qellime te caktuara,here te vetedishme dhe here te pavediteshme,here te mira dhe here keqedashese me qellime te paracaktuara per synime te caktuara strategjike te politikes.Por faktet historike te ngjarjeve te dokumentuara e ridimesionojne dhe e rikethejne ate ne origjine,i japin rolin dhe rendesine reale per kohen e jetuar.Nuk ka figure tjeter te historise tone kombetare,qe te jete perballuar me shume me kete dukuri, se Ali Pashe Tepelena,dhe kjo me nje qellim te caktuar  dhe te percaktuar politikisht.Prof.Çabej thekson;"Se historia e kombeve eshte historia e personaliteteve te tij".Duke e veshtruar ne kete prizem,denigrimi i tyre,hedhja balte,shpifja,paragjykimi i personaliteteve te saj,ka si qellim ne vetvete mohimin e historise sone dhe si rrjedhoje pervetsimin e saj nga te tjeret.Nje nga keta personalitete eshte padyshim Ali Pashe Tepelena,luani i shqiptarizmit.Si ne te kaluaren edhe sot,jane munduar dhe vazhdojne te hedhin balte dhe ta njollosin kete figure kombetare,pikerisht per kete qellim,denigrimin dhe pervetsimin e historise tone.Ne kete vazhde ata duan te na i paraqesin Ali Pashe Tepelenen, si "kaçak","hajdut","kriminel" te rendomte,te"pashkolluar","mizor","gjakatar" e shume "legjenda" te tjera te vjetra dhe te reja te koheve moderne.Por cila mendje,perveç asaj  infantile dhe djallezore mund te mendoje dhe te besoje ne nje banalitet te tille, qe nje personalitet si ai,mund te beje ate emer aq te madh dhe te arrije ne ato maja aq te larta te historise, si arriti Ali Tepelena.Nihilizmi  i figures se Aliut,dhe denigrimi i ketij personaliteti madhor te historise tone kombetare,jane dukuri qe vazhdojne akoma edhe sot.Eshte aktuale akoma sot thenia e Konices shume kohe me pare lidhur me kete problematike kur citonte,qe eshte turp te them qe ka akoma shqiptar,qe perpiqen te ulin figurat qe i dhane shkelqim Shqiperise.Pa dyshim qe Ali Pasha eshte nje figure komplekse si te gjitha figurat e medhaja te historise tone dhe jo vetem.Ai ishte i pajisur me talent dhe dhunti te medha,i frymezuar nga pasione po aq te medhaja, por njekohesisht ai ishte i pajisur edhe me virtytet dhe veset e popullit te tij ne ate periudhe te caktuar historike qe ai jetoi. Ali Pasha eshte figure e kohes se vet,te nje realiteti violente dhe te fragmentuar,ai trasformoi ambicjen e tij personale ne nje projekt politik te tij,gjate kesaj periudhe kohore qe perfaqesonte ate te luftes feudale dhe banditizmit,ai diti dhe arriti me mjeshteri,vullnet dhe zgjuarsi te rralle te perdore anarkine presente ne kete periudhe,si mjet per te mar pushtetin,duke krijuar nje shtet te pavarur qe sfidoi hapur Perandorine Osmane.Po kush eshte Ali Pashe Tepelena e pare kjo si nje figure historike?.Pa e vendosur ate brenda nje kornize,ku te shqyrtohet personaliteti i tij,rrethanat historike te kohes se tij si dhe qellimet dhe synimet e tija politike,pra te tre keta elemente se bashku ,qe bashkeveprojne  ngushte mes tyre,do te na japin nje tabllo te qarte te figures se Ali Pashes.Pa keta tre elemente nuk mund te jepet nje konkluzion i drejte,por perkundrazi kur nuk meren parasysh dhe se bashku behen baze per lindjen e shtremberimeve historike,denegritetit te figures se tij dhe lindjes te qindra legjendave,qe skane te bejne aspak me realitetin e atehershem dhe kjo jo pa qellim.Elementi i pare i kesaj kornize qe shpjegon kush eshte personaliteti,karakteri i Ali Pashe Tepelenes eshte ky; Ali Pasha lindi ne nje familje feudale shqiptare e besimit mysliman, e konvertuar ne kete besim breza me pare,kur Perandoria osmane pushtoje Shqiperine,sepse pararrdhesit e tij perpara ketij besimi kishin qene te krishtere.Dera e Hysove qe dere fisnike ne breza dhe bente pjese ne jeten shoqerore si pjese e familjeve feudale.Vete Aliu qe djali i Veliut i cili kishte qene pasha me dy tuje ne Delvine dhe bej i Tepelenes.Kjo preardhje e larget dhe e afert,do te percaktojne personalitetin e Aliut,qe i perkishte nje klase sociale te larte per kohen,etnine shqiptare,besimin ,edukimin,ambicjen,ashpersine,zgjuarsine,  aleancat,armiqesite,martesat e tj.Por kjo familje ne kohen e Aliut kishte rene ne fatkeqesi,duke humbur shume prona te trashguara sidomos pas vdekjes se babait te tij Veliut,si pasoje e luftrave mes bejlereve rival te saj per pushtet dhe prona,ata te bejlereve te Gjirokasteres,Kardhiqit,Permetit dhe Kelcyres.Kjo situate e familjes se tij ne kete periudhe do te shenoje dhe formoje edhe karakterin e Aliut me tipare te tjera,perveç atyre qe permenda me lart, si hakmarje,enderra,ambicje,vendoshmeri etj.Te gjitha keto se bashku do te plasmojne karakterin e Aliut si nje personalitet kompleks,qe do ta shpalose gjate rrugetimit te tij per pushtet dhe sundim.Elementi i dyte i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes eshte ai i rrethanave historike te kohes qe jetoj Aliu.Keto rrethana historike do ta gjejne Aliun dhe do e vendosin ate ne mes te kontekstit historik te kohes ate te gjeopolitikes, te Perandorive,te luftrave,te aleancave dhe kufinjeve.Dhe ne mes te kontekstit social te asaj kohe, qe ishte ajo e luftes feudale dhe banditizmit e zhvilluar kjo ne rrethanat e urbanizimit te kesaj shoqerie ne aspektin social. Keto dukuri te kohes do te shoqeroheshin me perdorimin e mjeteve te sundimit dhe teknollogjise te kohes,asaj te armeve,te ushtrise dhe komunikimit.Te levizjeve sociale te kohes ato kulturale dhe te besimit,me riformat e ndryshme dhe lindjen e nacionalizmit.Te gjitha keto se do te sjellin ndryshimin e ekulibrave,si brenda perandorise osmane,kjo me dobesimin e fuqise qendrore te saj ne kete pjese te perandorise si dhe me lindjen e rrymave te reja filozofike e sociale ne Europen e asaj kohe.Pa lexuar dhe kuptuar kete realitet te kohes as mund te nxjerresh dhe jo me te japesh nje konkluzion te sakte dhe real lidhur me figuren e Ali Pashe Tepelenes.Ballkani ne pergjithesi dhe ai territor qe quhej Turqia Europiane ose Rumelia, e shek XVII-XVIII ishin territore te fragmatuara nen sundimin osman,ku fuqia administrative qendrore e saj ishte e dobesuar,dhe si rrjedhim vendin e saj e kishin zvendesuar influencat  e fuqishme lokale te perfaqesuara nga klanet lokale,familjet fisnike dhe feudalet e fuqishem qe ushtronin nje fuqi kapilare ne keto territore.Anarkia  mbizotronte dhe gjeografia e thyer e maleve te saj favorizonte autonomine lokale si dhe lindjen e pushteteve paralele.Ne kete shoqeri ku mbizotronte anarkia dhe lufta per pushtet,konflikti midis banditizmit dhe pushtetit feudal do te jete nje drame sociale e rrenjosur ne strukturen sociale te kesaj shoqerie.Banditizmi ne Ballkan qe perfaqesohej nga kleftet ne Epir e Maqedoni,nga kaçaket ne shqiperine e jugut ne veçanti me kaçaket ne Toskeri,hajduket sllav ne Bosnie dhe Serbi dhe Armatolet ne Rumeli te krijuar nga osmanet me trupa kristiane.Me shume se banditizem ishin rezistence per te mbijetuar nga ana ekonomike,rezistence antiosmane dhe hakmarrje dhe drejtesi sociale.Ne Epir perfaqesuesit e banditizmit ishin ata te klefteve kaçakeve dhe armatoleve.Banditizmi ne vetvete ishte nje fenomen kompleks i kohes dhe i shumellojshem,ai perfshinte brenda tij  dukuri si ribelim politik, si  dukuri per zgjidhjen e problemeve dhe veshtiresive ekonomike e sociale dhe ato personale.Te konsiderosh keta luftetar te armatosur si bandit (kaçak) te thjeshte eshte nje gabim historik sepse ata ishin protagonist te nje rezistence te popullit antiosmane,formuan dhe pregatiten terrenin duke qene pararendes te levizjeve nacionale si elemente te saj.Ali Pashe Tepelena nuk qe perfaqesues i banditizmit si duan te na e paraqesin ate,duke pasur si qellim denigrimin e kesaj figure.Ai ishte perfaqesues i luftes feudale per vete origjinen e tij familjare dhe i perkiste asaj klase sociale ,qe ne periudhen e tij fillestare ai kishte humbur prona te shumta te familjes se tij, te mara me lufte nga feudalet e tjere rival te familjes se tij ne kete lufte feudale.Kjo lufte feudale zhvillohej mes tyre per kontrrollin e pronave te rrugeve tregtare,per shperblimet dhe privilegjet qe mernin nga perandoria, e cila kishte deleguar pushtetin e saj ne keto territore tek keta feudal.Shume nga keta ishin te pavarur dhe i rezistonin pushtetit qendror te perandorise.Ali Pasha si nje feudal i cili ne fillim  organizoi dhe planifikoi rimarjen e pronave te familjes dhe me vone duke hedhur veshtrimin edhe me larg tyre.Per kete qellim ai organizoje trupat e veta me luftetaret e tij,keto trupa ishin ne numer te konsiderushem dhe jo si ato te luftes se banditizmit te bandave te kaçakeve (10-15 veta) keto trupa kishin nje numer te caktur qe rriteshin gjate situatave ne rast aksiones dhe fushatash te ndryshme,si dhe ne aleance me bejlere te tjere qe thireshin per ndihme,ky eshte nje element qe flet dhe deshmon qe Ali Pasha qe nje feudal ribel ne luften feudale dhe jo nje kaçak i rendomte si duan te na i paraqesin disa denigrues te kesaj figure te madhe.Po ashtu kete e deshmon edhe vete jeta dhe lufta e Aliut ne fillimet e tija,kronollogjia e saj deshmon kete te vertete historike.Aliu qe ne moshe te vogel mori pjese ne kete lufte feudale duke qene pjese e saj ne krah te nenes te tij qe zhvilloi kete lufte per te rimare pronat e burrit te saj Veliut.Ne vitin 1770 hyrja dhe marja e Trikalles ne krye te trupave te tij gjate revoltes te ketij qyteti.Ne vitin 1772 bashke me kusheririn e tij Ismail beun e Kelcyres ne krye te trupave te tij mer pjese ne fushaten kunder Sulit te nje force rreth 9.000 luftetaresh komanduar nga Sulejman Çapari aga i Margaritit qe ishte perfshire ne konflikt me Suliotet.Gjate vitit 1775-1776 do te jete ne sherbim te Kurt Pashes te Beratit.Ne vitin 1775 mori pjese ne fushaten e Kurt Pashes kunder Sulit.Ne vitin 1776 do te mar pjese ne konfliktin e Kurt Pashes me Mehmed Pashen Bushatin e Shkoderes.Ne vitin 1779 ai ndermori fushaten kunder Kurt Pashes se Beratit ne krye te 10.000 mije luftetaresh.E gjithe kjo kronollogji deshmon dhe fakton luften feudale te Ali Pashes  qe e filloi me ate te rimarjes se pronave te humbura te  babait. Elementi i trete i kesaj kornize lidhur me figuren e Ali Pashes eshte ai i qellimeve dhe synimeve te tija politike dhe mjetet qe perdori per te realizuar ato. Ali Pasha tere jeten e tij ja kushtoi krijimit te shtetit,mbreterise se tij si sovran i pavarur,ai si perfaqesues i epokes se vete te nje bote te ndare ne feude dhe ne lufte me njera tjeteren,ne epoken e banditizmit dhe luftes feudale,diti dhe arriti te trasformoje ambicjen e tij personale ne fillim per rimarjen e pronave te tija ne nje projekt politik me te gjere dhe te madh,te nje rendesie epokale.Ne kete epoke ai me zgjuarsi dhe largepamsi diti dhe arriti qe anarkine sociale qe sundonte ta perdore si nje mjet per pushtet personal duke perdorur banditizmin si mjet per te konsoliduar pushtetitn e tij te pavarur dhe duke u bazuar mbi aleancat midis bejlereve,trupave te parregullta te banditizmit dhe ambicjes se tij politike.Ai diti te ndertoje shtetin e tij te pavarur qe sfidoi Perandorine osmane.Shteti tij,politika e ndjekur prej tij,aleancat me fuqite e medhaja te kohes Frances,Anglise,Rusise do te kontribojne ne rizgjimin  e ndergjegjes kombetare shqiptare ne kontekstin Europian te kohes dhe njohjen e Shqiperise dhe te races shqiptare qe i kishin rezistuar pushtimit te gjate shekullor nga Perandoria osmane.Gjithe veprimtaria e shqiptareve per indentitet kombetar pas shtetit dhe figures se tij do te reflektoje dhe do te kete pikenisjen pikerisht nga ky shtet dhe kjo figure e madhe historike deri ne urrorezimin e pavarsise se saj ne Nentor te 1912.

 Pregatiti  Albert Pasho

Free Blogger Albert Pasho

 

Lord Aberdeen takim me Ali Pashë Tepelena,Janinë 1804.Albert Pasho.

  Lord Aberdden ( George Hamilton Gordon IV, Konte i Aberdeen),lindur ne 1784 studioi  ne St John's College di Cambrige,do te behet Krye...