domenica 7 aprile 2024
Retrospektive,Ali Pashe Tepelena dhe marredheniet me Porten e Larte. Albert Pasho
mercoledì 3 aprile 2024
Emineja ( Gulsumi ) .Gruaja e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
thrrase"E urta Emine"Ne kete moshe Emineja do te martohet me Ali Pashe Tepelenen ballin e djalerise te Toskerise dhe Shqiperise.Aliu ne kete kohe ka rreth 25 veç,emri i tij eshte bere i degjuar dhe i fameshem ne gjithe Toskerine.Eshte nje djale i forte,me nje fizik te formuar mire i zhdervjellt dhe guximtar, nje luftetar i lindur.Syte e tij jane boje qielli te thelle,floket bionde te gjate qe bien mbi shpatullat e tija te gjera.Ka ambicie te medhaja per te ardhmen,mendja e tij eshte gjithmone ne levizje ne kerkim te strategjive dhe oportunitave te reja.Aliu eshte nje luftetar i vendosur,lufton per njerezit dhe pronat e tija me vendosmeri dhe guxim,nuk dorezohet kurre ka nje vullnet te hekurt dhe vendosmeri te pathyeshme.Te gjitha keto tipare qe i perkasin ne menyre te natyrshme,si dhe inteligjenza dhe forca e tij do ta destinojne te behet njeriu per te cilen do te shkruaj historia si nje legjende pa kohe.Edhe Aliu eshte rritur ne nje familje aristokratike te kohes ai eshte djali i Veliut dhe Hankos vajzes te Zenel Beut te Konices e cila kishte edhe lidhje farefisnore me pashain e Beratit Kurt Pashen..Aliu e njifte mjafte mire kete ambient dhe di si te levize ne te, midis aleancave dhe rivalitetit.Eshte pikerisht Hankua nena e tij qe ka planifikuar kete martese strategjike,kur ajo kerkoi doren e Eminese Kapllan Pashes,keshtu ajo mund ti hap Aliut rruge te reja per ambiciet e tija ne te arrdhmen. Keto martesa te kombinuara me mbleseri qene praktike e kohes se atehershme, sherbenin per formimin e aleancave te reja te familjeve te pasura feudale,per forcimin e tyre ne aspektin ushtark, ekonomik e social.Aliu dhe Emineja martohen ne vitin 1768 ne Gjirokaster.Çifti i ri ishte i lumtur,te dy te pashem dhe te buzeqeshur qe bashkonte karakteret e tyre.Nga kjo martese te dyja palet ishin te kenaqura.Emineja ishte e lumtur ajo kishte martuar djalin me te fuqishem te Toskerise me nje te arrdhme te ndritur,ajo ishte e kenaqur edhe per faktin qe Aliu nuk ishte martuar me vajzen e Kurt Pashes te Beratit,Meriemin te cilen Kurt Pasha kishte preferuar tja jepte Ibrahim Pashes te Vlores dhe jo Aliut.Ne kete kohe Kapllan Pasha ishte ne armiqesi me Kurt Pashen e Beratit.Emineja ishte e kenaqur edhe per faktin se ajo besonte tek fati,ajo ja kujtonte shpesh Aliut faktin qe ishte babai i saj Kapllan Pasha qe i kishte shpetuar jeten atij,kohe me pare kur Aliu ishte kapur nga pashai i Janines dhe denuar me vdekje,por fale babait te saj qe kishte nderhyre tek pashai Janines per ti falur jeten i kishte shpetuar Aliun.Kjo ngjarje ka ndodhur pas me pak ngjarjes te rrembimit te Hankos dhe Shanishase nga Kardhiqiotet dhe Hormovitet,kur Aliu nisi rrugen e luftes per te arrdhmen e tij dhe familjes se tij.Per kete kohe udhetari suedez Biornstahl ne vitin 1760 ndodhej ne Trikalle dhe do te lere kete deshmi,"Nje prijes Shqiptar i quhajtur Ali Bey kishte mar Trikallen me lufte bashke me luftetaret e tij,dhe e pershkruan Aliun si nje te ri te fuqishem te pasur dhe me shume emer ne mes te shqiptareve".Por dhe vete Kapllan Pasha ishte i kenaqur nga kjo martese ai pa te Aliu nje arrdhme te madhe dhe u mundua ta shfrytezoje ate per qellimet e tija.Hankua nga ana e saj edhe pse ishte demtuar shume nga humbja e Veliut dhe luften e vazhdushme me bejleret rivale te zones nuk i kishte humbur te gjitha pozitat e saj,pozita e saj me kete martese do te forcohej ku ajo kishte bere nje aleat te forte ne anen e saj me kete martese.Kjo lidhje do te forcohej vite me vone kur Hankua do te martonte vajzen e saj Shanishane moteren e Aliu me djalin e Kapllan Pashes Aliun vellain e Eminese.Ali Pashe Delvina dhe Ali Pashe Tepelena ishin tashme kuneter,kishin mar motrat e njeri tjeterit.Aleanca midis Delvines dhe Tepelenes kishte hedhur rrenje te forta miqesie e bashkepunimi mes tyre.Lindja e djemeve te Aliut do te forconte lidhjen e Eminese me Aliun dhe krushqite do te ishin te kenaqura per kete.Emineja ishte dashuria e perhershme e Aliut,ajo eshte gruaja e pare dhe asnje tjeter nuk zuri vendin e saj ne jeten e Aliut,ajo kontriboi dhe ndihmoi per ndertimin e pushtetit te tij.Emineja ishte e urte dhe e moderuar shpesh here influencoi ne vendimet e Aliut per probleme te ndryshme,kishte nje shpirt xhentill e bamirse,dilte shpesh ne janine ku bente bamiresi per njerezit ne veshtiresi.Per kete fakt te gjithe autoret bien dakort si vendas dhe te huaj.Diplomati J.S.Bartholdi na pershkruan nje histori qe kur takuar metropolitin Ignazio ne vitin 1803 ky i kishte treguar nje episod per jeten e Eminese dhe Aliut.Me rritjen e femijeve te Aliut dhe angazimin e tij ne punet e pushtetit dhe te luftrave te tija,jeta martesore kishte filluar te ftohej,dhe ajo lihej ne harese nga Aliu.Per kete arsye ajo i beri nje hajmeli(magji) nje lidhje ne menyre qe Aliu te mos shijonte qejfet e dashurise jashte martesore.Dhe kjo gje vihej re ne jeten e perditeshme te Aliut,por ky nuk dinte shkakun e kesaj gjendje.Aliu kishte bere perpjekje me mjeke e magjistare te ndryshem per te kuptuar kete situate,sepse dihet qe Aliu ishte shume supersticiose dhe besonte ne to,dhe asnje nuk ishte ne gjendje te gjente shkakun e saj.Kur Emineja vdiq sherbetoret e saj gjenden ne dollap kete hajmali dhe e hodhen ne liqen poshte dritareve te saj.Nje dervish qe ishte i pranishem ne kete çast,dyshoj se fshihej ndonje sekret ne kete lidhje qe e hodhen ne liqen.Dervishi dha urdher gjithe peshkatareve te Janines te kerkonin poshte dritareve te Eminese ne liqen dhe ta gjenin me çdo kusht kete lidhje.Pas shume kerkimesh e gjeten dhe ja dhane dervishit,ky pasi e zgjithi lidhjen e hajmalise dhe zgjidhi magjine.Ky keshilloi Aliun qe te shkonte ne shtrt me gruan e pare qe do te takonte.Rasti e solli qe te ndeshej me nje skllave te haremit te tij nga Gjeorgjia Kirkisia,qe ne rrethana te tjera Aliu as nuk do te kishte ngritur shikimin pèer ta pare dhe jo me te shkonte ne shtrat me te.Pas nente muaj kjo lindi nje djale qe i gjante shume Aliut dhe ku ishte Sahliu djali i trete i Aliut.Kjo nena e Sahliut do te stabilizohej ne sarajet e Tepelenes.Emineja do te vdes ne moshen 56 vjeçe ne Janine ne vitin 1803,pas nje semundje te gjate,Aliu beri te pamunderen per ta shpetuar thirri mjeke nga gjithe anet edhe te huaj por pa rezultat,humbja e Eminese qe nga keqarrdhjet me te medhaja te Ali Pashes,ajo nuk do ndahej prej Aliut edhe pas vdekjes, qe gjithmone ne mendjen dhe zemeren e Vezirit.Aliu e varrosi brenda kalase me gjithe nderimet qe i takonin asaj,ne nje varrosh te dekorruar ,ne te njejtin varr kur pothuajse 20 vjet me vone Aliu pa koke do te varrosej.Ne gurrin e varrit te Eminese Aliu udheroi te shkruhej epigrama e cila citon;" Vajza e Kapllan Pasha,Um Gulsum,i ndrite shpirti ne parajse, familja jote e larte dhe e dashur ndihet e pikelluar,qe zoti i dhente jete." Ali Pasha.Sipas Poukville konsule francez ne Janine ne oborrin e Aliut,Emineja pati nje vdekje tragjike;" Kur Ali Pasha ne vitin 1803 ishte ne kulmin e fushates kunder Sulit,Emineja i trembej nje hakmarrje te Sulioteve perkundrejt djemeve te saj se mos i vrisnin,ajo gjithashtu nete me pare kishte pare dhe nje enderr te tmerrshme,prandaj ajo i lutet Aliut te ndaloj luften kunder Sulit.Aliu u inatos shume ,i zemeruar si ishte ne debat e siper mer nje kobure dhe qellon ne ajer,Emineja ne kete pike nga frika humbet ndjenat dhe bije ne dysheme,menjehere vjen mjeku italian i Aliut,Tozoni dhe pasi vizitoi Eminene pa qe ajo ishte gjalle,kishte humbur vetem ndenjat.Aliu i penduar po ate njejten nate shkoj tek Emineja por kjo nuk ja hapte deren,atehere Aliu shperdhen deren dhe hyne,kur ajo e pa shtangu dhe u be bore e bardhe dhe pati perseri drdhje dhe humbje ndenjas.Ne te zbardhur Emineja ndrron jete.Puokville thote qe kete histori ja ka treguar vete mjeku italian i Aliut Paolo Tozoni.Kjo histori ka shume per te dyshuar per arsyen e marredhenieve te e Aliut me Pukvilin,ky ishte nje nga armiqte e Aliut per te cilin ka shkruar shume keq.Ndersa Aliu nga ana e vet Poukvilin e quhante"kopuk" dhe e kishte burgosur per nje kohe te shkurter ne Janine.Emineja ishte dashuria e pare dhe e perhershme e Aliut,nena e djemeve te tij,ai e dashuroj dhe e respektoj si asnje tjeter.Edhe pas vdekjes Aliu shkonte shpesh tek varri i saj ku baskebisedonte me te.Amaneti Aliut qe kur te vdiste te varrosej bashke me Eminene e tij te dashur e deshmone kete dashuri.
Free Blogger Albert Pasho
lunedì 1 aprile 2024
Auguste Boppe per Ali Pashe Tepelenen.( Tetor 1815) - "L'Albanie et Napoleone 1797-1814". Albert Pasho
Auguste Boppe diplomat,konsull dhe ambasador i Frances,minister i Frances,historian,oficer i "Legjonit te Nderit" ne librin e tij me titull; Shqiperia dhe Napoloeone (L'Albanie et Napoleon 1797-1814),botuar ne Paris 1914 do te trajtoj marredheniet e Frances te Napoleone Bonaparte me Shqiperine dhe njekohesisht ate me pashain e Janines Ali Pashe Tepelenes dhe politikes se ndersjellte mes tyre si dy faktor te rendesishem ne kete hapsire te Europes. Çeshtja e madhe e "daljes në det", e cila është një nga më të rëndësishmet e problemit Evropian dhe që për Mesdheun Lindor eshte specifike, tani na paraqitet nën një aspekt të trefishtë, Adriatik, Salonica dhe Dardaneles.M. Boppe ka marrë si fushë të tij të studimit atë që tërhoqi më shumë vëmendje në kohën e shfaqjes së vëllimit të tij, dhe ka zgjedhur si kufijtë kohore ato te viteve 1797-1814. Kjo periudhë është, në të vërtetë, interesante në më shumë aspekte dhe ne shume kendeveshtrime. Viti 1797 shënoi braktisjen nga Venecia të zotërimeve shekullore te saj ne Mesdhe. Një pushtues i ri mori në zotërim ishujt në hyrje të Adriatikut,dhe ne detin Jon. Ai planifikoi ta bënte Korfuzin një bazë të rendesishme ushtarake dhe detare, e cila do të siguronte komunikimin e saj me Lindjen, dhe kështu rihapi çështjen joniane, e cila do të zgjidhej rreth gjashtëdhjetë vjet më vonë nga zbatimi i parimit të kombëve. Së fundi, falë kësaj gjendjeje te re dhe te luhatjeve politike që sjell ky moment, pushtuesi i ri përpiqet të ngreje një mbretëri për vete në kete bregdet, duke luajtur në mënyrë të njëpasnjëshme dhe njëkohësisht me të gjithë ata me të cilët duhet të merret, dhe kështu përuron në mënyrë karakteristike periudhën moderne të çështjes Shqiptare. Bonaparte në fillim përshëndeti rritjen e pushtetit të Aliut, të cilën shpresonte ta përdorte. Pasi zotërimet e reja franceze nuk perfshinin vetem ishujt jonianë, por përfshinin edhe Butrintin, Parga, Vonica, Preveza dhe kufizoheshin me ishujt Jon. Si rezultat marredheniet me pashain e Janines i cili ishte zoterues i ketij territori ishin të pashmangshme. Keto marredhenie ishin jetëshkurtër. Që nga viti 1798, veprimi i flotës ruso-turke i detyroi trupat e Republikës të evakuonin ishujt dhe varësitë e tyre; Aliu mezi kishte pritur arrdhjen e kësaj flote në ujërat e Jonit për të na përzënë nga Butrinti dhe për të na perzene me afro 15.000 shqiptarë nga qyteti i Prevezës, i cili u mbrojt nga 440 ushtare francezë. Një betejë epike, një nga më pak të njohurat dhe më të lavdishmet në historinë tonë, detajet e së cilës duhen lexuar – si dhe ato të martirizimit të gjatë të pësuar nga të mbijetuarit nga turqit dhe shqiptarët – në tregimin e saj të botuar shtatë vjet më vonë nga kapiteni i shtabit Bellaire. Ishte e nevojshme të hakmerrej për sjelljen famëkeqe të Aliut, sapo rrethanat ta lejonin, ose të paktën të mos e harronin kurrë kete ngjarje. Bonaparte, i cili nuk duket se e ka parë në fillim se me çfarë banditi duhej të merrej, gaboi të kalonte dënimin mbi këto fakte dhe të lejonte veten të trajtohej keshtu nga dinakëria e Pashait. Republika Septinsulare sapo ishte krijuar nën mbrojtjen efektive të Rusisë; Aliu, i paaftë për të kryer planet e tij me anë të atyre, operacionet e të cilëve ai kishte favorizuar më parë, bëri përparime të reja me francezët. Një konsullatë e Francës u krijua në Janina, të cilës ju besua Pouqueville, dhe më pas filloi ajo që M. Boppe e quan një periudhë iluzionesh reciproke, por që ishte mbi të gjitha një periudhë iluzionesh franceze. Ajo vazhdoi deri në vitin 1807, kur Traktati i Tilsitt i ktheu Ishujt Jon Francës dhe keshtu Aliu u bë përsëri de fakto armiku ynë i deklaruar. Fitimtar mbi Suliotët e cila ishte rezistenca e tij e fundit në Shqipëri. Napoleoni, nga ana tjetër, i favorizoi Suliotet por tërthorazi, sepse ishte në ankth për të kursyer reagimin e Portës se Larte, Prandaj ai refuzoj oferten nga Ibrahim Vlores, rivali i mposhtur i Ali Pashës; ky i fundit bëhet zoterues i padiskutueshëm i Epirit dhe bregdetit shqiptar, ai nuk mban më asnjë rezerve ndaj nesh; Zvarritja jone ishte e padobishme; Franca ka përballë saj në këto pjesë një kundërshtar me të cilin tani duhet ta llogarisë seriozisht. Në vitin 1811, Perandori vuri në dukje zyrtarisht se "butësia dhe politeizmi nuk vlejnë asgjë në sytë e një njeriu të kalibrit të këtij brigandi" dhe mendoi se t'i shpallte luftë, duke i kërkuar Portës se Larte që "t'i besonte atij hakmarrjen e saj kundër këtij rebeli". Por çeshtja është bërë njëkohesisht me e ndërlikuar. Aliu mbështetet në ata kundër të cilëve po luftonim në atë kohë. Ngjarjet jashtë Ishujve Jonianë dhe Shqipërisë do të vendosin fatin e këtyre vendeve. Francezët përfundimisht u distancuan prej saj në vitin 1814. Aliu mbeti në kundërshtim me Portën dhe Britanikët. Ai nuk u dorëzua deri tetë vjet më vonë, ndoshta jo aq nga goditjet e sulltanit sesa nga vetë teprica e krimeve të tij. Këto, shkurtimisht, janë faktet për të cilat i kushtohet ky libr i zotit Boppe. Ai shtoi një shtojcë kushtuar organizimit dhe fatit të të ashtuquajturit regjiment shqiptar, të formuar në Korfuz me epirotët që kishin ikur nga Ali Pasha dhe disa prej të cilëve së shpejti do të dalloheshin në Luftën revolucionin Grek. Ky është një kapitull interesant në historinë e Greqisë moderne, dhe gjithashtu formon një plotësim të dobishëm të asaj që është shkruar. Për këtë vëllim Z. Boppe ka përdorur mirë veprat mjaft të shumta të paraardhësve të tij; Ai përdori doreshkrimet e udhëtarëve, kontrolloi një mori dokumentesh arkivore dhe kishte në dispozicion dokumentet e gjeneralit Donzelot, nga të cilat ai tërhoqi shumë informacione të pabotuara. Kjo vepër është si ajo e një diplomati, ashtu edhe e një historiani, dy cilësi që nuk janë kurre pak.
Free Blogger Albert Pasho
mercoledì 27 marzo 2024
Haydee ne mes artit dhe realitetit. "Vajza" e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
Hayde duke ngritur koken tha ;" Babai im ishte nje burre i fameshem,qe Europa e njehe me emrin Ali Pashe Tepelena,pasha i Janines, qe perpara tij Turqia dridhej".Keshtu do te thote Hayde, me penen e shkrimtarit te fameshem Alexander Dumas,ne romanin e tij me fame boterore,"Konte i Monte Kristos" Ali Pashe Tepelena ,Luani i Janines do te na shfaqet rreth 40 vjet me vone ne romanin " Konte i Monte Kristos" te Dumas si personazh dytesor( i heshtur),si frymezues i vajzes se tij Haydes.Ky roman botuar ne vitin 1862 ne fillim ne gazeten "L indipedente" ne Napoli te Italise dhe me pas i ribotuar me qindra dhe mijera here do te inspirohej e frymezohej pikerisht nga jeta dhe vepra ,bemat trimerite dhe qendresen e Tepelenasit legjendar.Ali Pashe Tepelena eshte nje nga figurat historike qendrore e shek XVIII-XIX te Europes por dhe botes mbare. Aliu do te jete inspiracion per titanet e letersise Europiane,perveç Dumas edhe pena te tjera te fuqishme te kohes do te shkruajne per te si,Balzaku,Hygoj,Byroni,Gete e shume e shume te tjere.Keto punime perveç te tjera do te behen dhe myzat frymezuhese per artet figurative ku shume piktore te kohes do te gjejne burrimin e frymezimit te tyre.Keta autore do te gjejne tek Ali Pashe Tepelena dhe veçanerisht Dumas,njeriun qe kishte brenda vetes si se tij,si citon Dumas njekohesisht imperatoret e medhenj romak, Tiberio,Caligola e Nerone,Aliu simbol i rezistences kunder opresionit Otoman,qe nje kohe me pare kishte impresionuar aq shume Byronin,dhe ne te njejten kohe,ai ishte nje figure shume e madhe dhe e madhe romantike. Eshte figura e Haydes vajzes imagjinare te Aliut me Vasiliqine ne kete roman te cilen Dumaja na pershkruan ne menyre brillante,Haydea me nje bukuri magjepse,me sy te zinj te medhenj e te thelle ,hunde te bukur te holle,buze me ngjyre korrali,dhembe te bardhe te rregullt te ndriteshem,elemente qe i perkisnin races se njerezve saj te vendit nga vinte,e mbi te gjitha ajpo eshte ne lulen e rinise akoma Hayde nuk ka mbushur te njezetat.Ky roman " Konte i Monte Kristos" eshte pikerisht frymezuhes i shume piktoreve te medhenj te kohes qe do te na sjellin Hayden nga nje perzonazh imagjinar i Dumas ne nje personazh real qe te gjendet perballe, qe duket sikur e prek me dore,ku te shpalos bukurine dhe krenarine e saj, thjeshtesine dhe embelsine,melankonine dhe vitalitetin e saj,te botes shqiptare,ashtu si jane realisht shqiptaret.
Piktori francez Charles Louis Muller (1815-1892) do ta sjelle Hayden ne punim e tij me titull;" The Madness of Haydee"ne vitin 1848.Ky punim gjendet ne;Il Palais des Beaux-Arts de Lille,France.(Muzeu i Arteve te bukurane Lile te Frances).
Nje tjeter piktor francez Jean-Baptiste Camille Corot (1796-1875), do te na sjelle Hayde,i frymezuar nga poema e Byronit "Don Giovani",ky punim me titull;"Haydee,giovane donna in abito greco".Per kete tabllo ka pozuar Emma Dobigny nje nga modelet e preferuara te Corot.Kjo tabllo gjendet e ekspozuar ne; "Musee de Louvre" Paris,France (Muzeu i Luveres ,Paris,France).
Charles Lock Eastlake (1793-1865) piktor dhe shkrimtar anglez, President i Royal Academy.Frymezuar nga poema "Don Giovani" e Byronit eshte nje punim ne olio e tela me titull " Haidee,a Greek Girl" e vitit 1827 dhe ekspozuar per here te peare ne vitin 1831.Kjo veper eshte e tipit Bajronian dhe eshte konsideruar nga Duca di Wellington si me e mira e Royal Academy e vitit 1831.
domenica 17 marzo 2024
Ali Pashe Tepelena dhe "Filiki Eteria". Albert Pasho
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
domenica 3 marzo 2024
Nje relike historike e Ali Pashe Tepelenes.(Bastoni,Scettri,Topuzi me thiken e fshehur brenda tij). Albert Pasho
Kjo relike historike i perket te fameshmit dhe legjendarit Luanit te Epirit Ali Pashe Tepelenes.Gjate shek XVII bastoni scettri ose thene ndryshe topuzi filloj te zvendesoje shpaten qe deri ne ate kohe shpata ishte e detyrushmne te mbahej nga fisniket,kjo si shenje dallushe e rangut te tyre.Topuzi gjate shek XVII do te kethehej ne simbol te fuqise dhe pushtetit te sunduesve ne vendet e Europes.Vete Napoleone Bonaparte e ketheu ate"Topuzin" ne simbol te imperit te tij.Mjafton te kujtojme ketu frazen e fameshme te tij;"Brenda çdo çante shpine te ushtarit te Frances ndodhet nje bastone(topuz) marshalli". ky simbolizon imperin e Frances.Edhe Ali Pashe Tepelena si nje sundimtar i iluminuar,reformator dhe modern per kohen e tij do te pershtatej me kohet e reja.Kjo jo vetem ne vetvete si simbol,por per te treguar dhe simbolizuar pushtetin e tij si sovran i vetem dhe i plotefuqishem ne trojet e veta,i pavarur nga Porta e Larte.Topuzi perdorej ne ceremonite e ndryshme zyrtare me perfaqesuesh te fuqive te kohes.Piktori Joseph Cartwright (1789-1829) na paraqet Ali Pashen ne kete tabllo ne Mars te 1819 me topuzin e tij ne brez.Duhet theksohet altro qe kjo tabllo na paraqet Aliun e vertete ku ka pozuar per kete piktor nga afer, Por ky objekt dmth topuzi ka nje te veçante qe brenda tij ka nje thike te fshehur,kjo tregon se perveç simbolikes te saj ,ajo perdorej dhe si arme per vete mbrojteje ne rast se e kerkonte nevoja.
Albert Pasho
Free Blogger Albert Pasho
martedì 27 febbraio 2024
Samson Cerfebeer de Medelsheim,ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes. Albert Pasho
Sherbeu si keshilltar i Ali Pashe Tepelenes ne Oborrin e tij ne Janine.Ka qene ushtarak dhe shkrimtar (alsaziano).Lindi ne Strasburg te Frances rreth viteve (1777-1780).Ishte kusheri i filantropit Herz Cerfbeer de Medelsheim (1730-1793) i cili mbeshteti dhe ikurajoi komunitetin hebre te Strasburgut.Ka bere nje jete aventuroze si ushtarak duke sherbyer ne vende te ndryshme.Fillimisht sherbeu si kolonel ne ushtrine e Napoleone Bonaparte,por e braktisi ate per idete anti Bonapartiste dhe karakterin e tij si aventurier.Per kete Napoleone e denoj me burg,por arriti te arratisej,dhe shkoj ne Kostandinopoje,ku u martua me nje grua turke, u konvertua ne fene islame dhe ndrroi emrin ne Ibrahim Manzur Efendi.Ne oborrin e Ali Pashes sherbeu si keshilltar ushtarak,por edhe si perkethyes,perfaqesues i puneve tregtare dhe te jashtme dhe njekohesisht si imam ne oborrin e tij.Ali Pashe Tepelena e dergoi ate si perfaqesues te delegacionit te tij ne konferencen e Tilsit qe u mbajt ne Korrik 1807,midis Frances te Napoleonit dhe Carit Rus Alesandro I,ne kete konference do te diskutohej dhe vendosej fati i Turqise dhe Ishujve Jon.Ibrahim Manzur i transmetoj dhe kerkoi Imperatorit te Frances per llogari te Ali Pashes ishullin e Korfuzit,por ky ne menyre diplomatike i pergjigjet:"Si mund te jap Korfuzin,duke e ditur qe nuk eshte imja",ne fakt Napoleone e deshironte per vete Korfuzin.Gjate kethimit ne Janine Ibrahim Manzur solli me vete dy letra per Ali Pashen qe mbajne daten 9 Korrik 1807.E para e ministrit te Jashtem Charles Maurice de Talleyrand ky i drejtohej Aliut me shume relativa e miqesore,dhe e dyta nga vete Napoleone Bonaparte qe ishpjegonte perse nuk i kishte permbushur deshiren e Aliut.Keshtu Franca bente loje te dyfishte.Edhe nje here tjeter Aliu smundi te perbushe dot deshiren e tij te madhe qe te merte te pakten nje nga Ishujt Jon.Si keshilltar ushtark,Aliu i merte shpesh edhe keshilla dhe sugjerime per fortifikimet e tija,gjate nje diskutimi te tille Ibrahim Manzur nuk ishte dakorte per shpenezimet e shumta qe Aliu bente per fotifikimet etija dhe i thote Vezirit;" Per mua jane para te hedhura poshte,nuk do te ishte mire qe te ndertoje spitale,bujtina ku njerezit dhe udhetaret te pushonin dhe do te urronin per kete".Aliu i pergjigjet;" Mos u nxito edhe keto jane te rendesishme,çdo njeri i pasur mund ti beje keto qe thuaj ti.Por une kam nevoje te domosdoshme te ndertoj,nje njeri si mua do ti beje te ditur brezave qe vijne,jo si njeri thjeshte por si nje sovran dhe per te arritur kete duhen derntuar keto objekte si keshtjellat etj".Ne kete menyre Aliu dimostonte sovranitetin e tij nga Porta e Larte si zot i trojeve te tija.Ne vitet e mevoneshme nen emrin e tij mysliman Ibrahim Manzur do te botoje kujtimet e tija me titullin;"Kujtimet e Greqise dhe Shqiperise gjate sundimit te Ali Pashes".(Memories sur la Grece et l'Albanie pedant le gouverment d'Ali Pacha) Paris 1827.Por ky nuk arriti ta shikoj botimin e tij sepse nje vit me pare vrau veten pikerisht ne 8 Dhjetor 1826 ne moshen 46 vjeçe.Nje detaj tjeter eshte se ne kete tabllo ai na paraqitet pa doren e tij te djathte te cilen e ka humbur,kjo deshmon dhe nje here jeten e tij te trazuar per aventurieri ushtarak.
Albert Pasho
domenica 25 febbraio 2024
Banka e shtetit Grek dhe Ali Pashe Tepelena. Albert Pasho
Greqia nuk ka pasur kurre me pare nje sistem bankar te vetin,parate e Ali Pashe Tepelenes jane themeli i saj,ai de facto dhe de juro eshte themelusi i kesaj banke.Ky sistem bankar i shtetit Grek themelet e tija i ka rrenjet te Ali Pashe Tepelena.Banka e shtetit Grek eshte themeluar nga djali i mbledhesit te taksave te Aliut me bankierin Rothchild (Bankier ,themelus i dinastise Rothchild, themelus i bankave te shteteve ,ne pothuajse gjithe boten) te cilit ky i kaloi depozitat e Aliut.Banca nacionale Greke e para banke ne Greqi rrenjet i ka tek Ali Pashe Tepelena.Aliu dergoi shume batalione te mbledheseve te taksave per te mbledhur taksat e shtetesave nen sundimin e tij,çdo batalion kishte ne krye nje drejtor, qe kishte besimin e plote te Aliut.Ata ishin shoqerite e para te kredive dhe financave ne ate kohe.Nje prej tyre ishte Stavros Tsapalamos mbledhesi kryesor i taksave(Drejtori) ishte pergjegjes per mbledhjen e taksave ne gjithe territoret e kontrolluara dhe sunduara nga Ali Pashe Tepelena. Mbledhja e ketyre taksave qe personale, me deklarim nominale dmth emer mbiemer dhe firme.Sipas K.Kazantizis ne nje shkrim publikuar ne gazeten "VOICE of EPIRUS" qe fillimet e saj i ka ne vitin 1892, shkruan se sa para hynin nga donazionet reale dhe taksave kalonin ne duart e S.Tsapalamos dhe kur ky i mblidhte te gjitha i çonte te Aliu vete. Kete pune e ka bere per vite me rradhe.Stavros Tsapalamos kishte nje djale(George Stavro) ne Vjene ne kohen e Metternickut ,qe punonte si tregtar ne Vjene te Austrise.Eshte pikerishte ky George Stavro qe krijoj kete Banke bashke me Rothchild duke i kaluar ketij kapitalin financiar ta Ali Pashes.Kjo do te jete baza financiare fillestare e sistemit bankar Grek.Prandaj kapitali financiar- social ne fillimin e saj te Bankes Nacionale Greke, ishte pjese e taksave te Ali Pashes, para e mbledhur nga Ali Pashe Tepelena.Prandaj kapitali i Ali Pashe Tepelenes, eshte kapitali financiar fillestar dhe themelor i Bankes te shtetit Grek.
Albert Pasho
venerdì 9 febbraio 2024
Ali Pashe Tepelena,Shqiptaret dhe Revolucioni Grek 1821. Albert Pasho
"1.Ali Pasha angazohet te merre pjese bashke me greket,ne nje kryengritje per te zbuar turqit nga Ballkani.Per kete qendrim ai kerkon sigurime per njohen e tij si sundues i pavarur i Pashallekut,per njohen e territorit te tij qe duhet te zgjerohet ne te ardhmen,dhe per ushtrimin e lire te fese nga myslimanet.
2.Nga ana e vete,ai zotohet ti trajtoje njelloj si myslimanet ashtu dhe te krishteret dhe ti pranoje ata si ne administrate ashtu dhe ne ushtri,duke patur si parim te vetem aftesine e tyre.
3.Taksat do te unifikohen per te gjithe banoret greke apo shqiptare,mysliman apo te krishtere qofshin.
4.Do te largohen fuksionaret e larte turq me prirje armiqesore ndaj tij.
5.Aliu pranon qe Rusia te kete te drejten e mbrojtjes se te krishtereve ne shtetin e tij.Grekerit do te jene ne mbrojtjen e Rusise,por pa pasur te drejten per te transferuar çeshtjet e tyre gjyqesore dhe te apelojne ndaj gjykatave vendore ne gjykatat ruse.
6.Ali Pasha nuk do te pagoje taksa vasaliteti.
7.Aliu gjithashtu pranon qe ligjet dhe udherat te shkruhen ne gjuhen greke,kurse shqipja do te jete gjuha e dyte e shtetit.
8.Aliu pranon qe si garanci te dergonte ne San Peterburg njerin nga djemte e tij"
Konsultimet midis Kapodistrias dhe Ali Pashes do te ndermjetesoheshin nga Ioanis Paparrigopoulos,sekretar i ambasades ruse ne Patra me urdher te ambasadorit rus ne Kostandinopol.Paparrigopoulos arriti ne Korfuz ne prag te Pashkeve ortodokse,ne 21 Mars 1819 pas nje udhetimi sekret e plot peripeci drejt Janines do te takoj dhe bisedon me Ali Pashen,Ne emer te Aliut ai i dorezoje Kapodistres nje leter kerkese te Aliut per mbeshtetje te kryengritjes dhe qendresen qe po pregatiste kunder Sulltanit,dhe shprente deshiren e tij qe do bente çdo gje ne mundesite e tij per perkrajen e kauzes se tyre. Paparrigopoluos niset nga Korfuzi per ne Janine perseri ku takon perseri Ali Pashen ne 28 Mars dhe i transmeton Aliut fjalet e Kapodistrias;" I kerkoj Madherise tuaj,te me besoni qe kudo qe te ndodhem,deshiroj te perfitoj nga rasti qe tju dimostroj mirenjohen dhe mbeshtetjen time",pas Janines Paparrigopoulos shkon ne Kostandinopol ku informon ambasaden ruse.Ali Pasha do ti shkruaj perseri Kapodistrias ne 31 Mars 1819 dhe Kapodistria do ti pergjigjet ne 11 Priill 1819 ku midis te tjerave e falenderon Aliun per lirimin e vellezereve Mostra nga Arta.Ali Pasha i kishte liruar vellezerit Mostra per te dimostruar deshiren e tij per kete bashkepunim mes tyre. Paparrigopoulos kethehet per here te dyte ne Janine pasi Kapodistria ishte larguar nga Korfuzi,kjo per nje kerkese te rinovuar te Aliut ku konsultohet me te.Kethehet ne Konstandinopol dhe nga ketu ne Rusi ku informon Kapodistren(Minister i jashtem i Rusise ne kete periudhe) dhe Ypsilantis per kete takim dhe me ne fund kethehet ne Patra ku informon udheheqesit e tjere te revolucionit.Ky bashkepunim i dyfishte do te vihet prape ne dukje ne 13 Janar 1821 ne Laybach te Lubianes ne Slloveni,ku Kapodistria udheron komandantin nen varesine etij politike Inchov te ndaloj hyrjen ne territorin Rus,te derguarit te Ali Pashes Kostandino Hadjigeorgiou i cili kishte arritur ne Kisinau me urdher te Aliut dhe shume letra per ti parashtruar Carit te Rusise kerkesat e tij per mbeshtetje dhe ndihme kunder Portes se Larte.Situata ne terren midis Ali Pashes dhe Sulltanit do te percaktoje kohen dhe vendin e nisjes se revolucionit.Ky bashkeveprim i Aliut me Kapodistren nga shume historiane lihet ne heshtje.Inkurajimi qe i beri Aliut dhe perdorimi tij kunder Sulltanit per llogari te nje vendi tjeter ishte pjese perberse e planifikimit te Revolucionit 1821.Kur flet per kete revolucion nuk ka si te mos permedesh Suliotet,kjo race e shqyar luftetaresh shqiptar te besimit ortodoks,qe do te ishte nje faktor shume i rendesishem dhe vendimtar ne kete revolucion.Raportet e tyre me Ali Pashen jane here miqesore dhe here armiqesore,shume prej tyre jane luftetar dhe gjeneral ne ushtrine e Ali Pashes Tepelenes.Aliu pas fushates te viteve 1789-1803 kunder Sulit me qellim kontrollin dhe sundimin ne territorin e shtetit te tij, do te armiqesohej me ta por jo me te gjithe kreret e Sulioteve.Keta ne momentet me kritike te Aliut kur po perballej me Porten e Larte do ti vinin ne ndihme Luanit te Epirit,ashtu si e ka zakon shqiptari ne emer te "Beses",pavaresisht çfare besimi i perkasin.Keshtu ne 20 Dhjetor 1820 u nenshkrua nje marreveshje midis Ali Pashes dhe Notis Boçaris e perfaqesuesve te tjere suliote qe e shoqeronin.Aliu ju propozoi te luftonin turqit bashkerisht dhe si kembim Aliu ju afron te kethen menjehere ne Sul ne vatrat e tyre,nje shume me para dhe furnizime me arme dhe municione.Suliotet pranuan dhe u bene aleat te rendesishem te Aliut ne kete lufte dhe do te kontribonin me rreth tre mije luftetar suliote.Si garanci per kete mareveshje do te jepej si peng Husein Pasha djali i Mykhtarit,kurse nga ana e sulioteve do te lihej si peng,gruaja e Marko Boçarit me dy femijet,si dhe motra dhe vellai i nje tjetri fisi te Sulioteve.Po ashtu ne kete kohe eshte e dokumentuar bashkepunimi i Kolkotronit(Heroi Kombetar Grek) me Aliun dhe ushtrine etij.Kur Kolkotroni ndihmon njerezit e Aliut per ti nxjerr nga Tripolica dhe shoqeruar ata nepermes Agios,kjo dhe me nderhyrjen e admiraljes te flotes Bubulina.Keshtu ai do te ndihmonte Aliun ne qendresen e tij dhe kurajonte ate kur ky kishte bllokuar trupat e Hurshit Pashes perpara Janines.Oficeri francez Maxime Raybaud eshte deshmimtar okular qe ne fiund te Gushtit,jashte mureve te Janines Kolkotroni dhe njerezit e tij u takuan per 3 here me Elmaz Meçon njeriun e besuar te Aliut, per te bashke kordinuar aksionet e perbashketa luftarake.Kete bashkepunim na i deshmon edhe Jusuf Pasha nga Patra,qe ne nje leter qe i dergon Sulltanit ne fillim te 1822,e informon dhe raporton nje marreveshje midis Kolkotronit dhe Elmaz Meços i besuari i Aliut.Per rreth 11 muaj lufta kunder turqeve dhe qendresa heroike e Luanit te Epirit do te shenonte fillimin e tij dhe do te ecte krah per krah me Revolucionin 1821 duke ndihmuar keshtu ne menyre rrenjesore ne suksesin e ketij Revolucioni.Ky bashkepunim qe kurrorezuar ne 1 Shtator 1821 ne Peta te Artes mes paleve suliotet bashke me Aliun dhe krereve te "Shoqates se Miqeve"dhe levizjes se tyre per shpetimin e Ali Pashes me motivacionin;"Jemi bere nje trup dhe nje shpirt i vetem i pazgjidheshem njeri me tjeterin, do te derdhim gjakun tone per fitoren vendimtare te Ali Pashes ", kjo marreveshje do te prishet ne fund ne vitin e pare te Revoluciont, kur i derguari i Ali Pashes, Tahir Abazi me njerezit e tij,vizituan Arginon dhe Mesologji,rruges per te shkuar ne Asamblene Kombetare qe mbahej ne Poleponez, ky bashkebizeduan me Aleksandro Mavrokodosin nje nga perfaqesuesit e "Shoqates te Miqeve" dhe Revolucionit,dhe pane me syte e tyre kaosin qe mbizotronte neper rruget e qyteteve,objektet e kultit te fese myslimane te profanuara si teqe e xhami,shume qytetar te besimit mysliman gra femije dhe burra te vrare rreth 15 mila, dhe te lene rrugeve,thirrjet e revoltusve qe Rusia do te na shpetoje etj. Tahir Abazi vendosi te kethehej menjehere dhe ti raportoj situaten ne terren Aliut,dhe gjate rruges rrezikoj dhe jeten kjo per arsye qe Vlachopoulos njeri nga udheheqesit e revoltusve dhe perfaqesues i "Shoqates se Miqeve" propozoj qe ta vrisnin Tahir Abazin bashke me shoqeruesit e tij,por shqiptari suliot Alexis Noutsos dhe disa te tjere nuk ishin dakort dhe ndaluan kete akt.Me te kethyer ne Janine Tahir Abazi i raportoj Ali Pashes qe ata po luftojne per fene e tyre dhe vendin e tyre dhe jo per ty.Shqiptaret ne kete revolucion edhe pas renies heroike te Luanit te Epirit e ndihmuan dhe bashkepunuan ne kete revolucion.Kete bashkepunim e deshmone dhe nje leter qe Kolkotroni ju dergon te pareve shqiptare qe ishin ikuadruar ne ushtrine osmane, qe ai po bante besen e dhene per kete bashkepunim,ne Gusht te vitit 1822,vetem gjashte muaj nga renia e Aliut.Ne kete leter e rene ne duart e osmaneve ai do te shkruante;
Miqte e mi dhe bejleret e mi te dashur.Kolonele dhe rreshtere, shqiptare te tjere (arvanitet mysliman),ju shpreh pershendetjet e mia te perzemerta dhe miqesore.Une miku juaj besnik,Teodor Kolkotroni,ju shkruaj per tju pyetur pas beses te dhene.Jam zhgenjuer,qe ju na sulmuat.Me duket e habiteshme si ju u gjendet ne krah te dudumeve(osmanet).Une ju kam dhene besen e shqiptareve,te cilen e nderoj me trimeri,duke mos guxuar te thyhej kurre ate.Babai jone ( Ali Pasha) ishte i pari qe krijoj kete marreveshje dhe bese me ne.Miqte e mi Elmaz Meço Beu dhe Veli Pasha dhe te gjithe shqiptaret e tjere qe ishin te pranishem ne Tripoliza,jane deshmitare te beses time.Po te kishit mbajtur besen si burra trima,nuk do te kishit ardhur ketu.Nuk eshte per tu habitur aspak,se ata(osmanet) ju mashtruan edhe nje here,si bene muaj me pare duke çuar ne vrasjen e Baba Aliut,babain tuaj dhe timin.Heret a vone do te pendoheni per veprimet tuaja,dhe do ti bini murrit me koke.Megjithate pavaresisht se une e di fajin tuaj ne kete çeshtje,une ende ju konsideroj ju,si njerezit e mi dhe te dashurit e mi.Une nuk do tju sulmoj edhe ne qofse ju me sulmoni.Kjo eshte e dukeshme nga fakti qe une ju lashe te kaloni neper Dervenaqi pa ju sulmuar.Une ju dua dhe ju shoh si vellezerit e mi dhe femijet e mi.Nese deshironi dergoni nje ose dy nga njerezit tuaj ose sa te doni,kur te doni,dhe jam gati te jap besen time.Mos kini frike per sigurine e tyre kur te vine ketu dhe ju garantoj kethimin e tyre te sigurte,me koken time,nderin dhe jeten e femijeve te mi.Udhezoni njerezit tuaj qe do vine,te tregojne letern tuaj ne nje dege te mbajtur lart dhe te thone qe po vijme te takojme Kolkotronin.Kur te mbrijne une do te jem aty dhe ata do te kethehen me nderin e paprekur.Deshiroje te vini te gjithe se ju deshironi,dhe te jepni besen tuaj,ju e beni kete pa frike me pushket tuaja trime te mbajtura mbi supe.O vellezer!,une nuk deshiroje vdekjen tuaj sepse une ju kam dhene besen time.Ju gjithashtu jeni deshmimtar qe Perendia te na ndihmoj ne çeshtjen tone,kuptoni qe ajo do vdekjen tuaj,une ju keshilloj te zgjidhni jeten.Edhe nje here vendimi ju perket juve.Ju pershendesh edhe nje here.
Miku juaj,
Teodor Kolkotroni 5 Gusht 1822
Edhe me vone Shqiptaret nuk ishin te motivuar te luftonin kunder ketij Revolucioni,kaq e vertete eshte kjo sa Sulltani ishte shume i zemeruar me apatine e Shqiptareve ne kete lufte.Per kete arsye ai kerkoi ndihmen e Mehmet Aliut te Egjyptit.Por kete rol te shqiptareve ne ndihme te revolucionit e deshmon dhe nje leter e Ismail Bej Vlores(gjyshi i Ismail Qemalit) te dates 29 Nenror 1828 drejtuar elites se kohes, Sulejma Bej Konices,Tahir Abazit ish gjeneral i Ali Pashes nje nga bashkepuntoret e ngushte te tij,Veli Bej Grebenices dhe krereve te tjere shqiptare te Jugut,ku ju propozon qe te mos perdoren dhe merren me shtypjen e kryengritjes Greke siç i ka urdheruar Porta e Larte.Por ju kerkon te mbidhen ne Berat ku te diskujtojme te ardhmen e Shqiperise. Shqiptaret jane te paret qe filluan luften per pavaresi kunder Perandorise Otomane nepermjet projektit per krijimin e shtetit te Aliut,shqiptaret frymezyan edhe popujt e tjere te Ballkanit per liri e pavarsi.Eshte pikerisht ky projekt i Ali Tepelenes qe do te shenoje edhe fillimin e nacionalizmit Shqiptar,krijimi i ketij do te shenoje fillimin e proçesit per memvetesi te Shqiptareve,kryengritjet e mevoneshme ne jug te Shqiperise si dhe ato ne veri,do te ishin vazhdim dhe te frymezuarea pikerisht nga projekti i Ali Pashes per pavaresi,do te pregatisnin terrenin,per kurrorezimin e saj, qe u be gati 100 vjet me vone ne Vlore.Ky projekt nuk u realizua ne kete kohe nga Ali Pasha per shume faktore dhe mbi te gjitha nuk arriti te siguroj mbeshtetje nderkombetare te fuqive te medhaja te kohes,vedimtare per kete periudhe historike.Fuqite e medhaja te kohes nuk e ndihmuan por perkundrazi u munduan ta perdorin ate dhe shtetin e tij (de fakto) per qellimet e tyre gjeopolitike.Jane te shumta deshmite per kete rol te Ali Pashes dhe shqiptareve ne kete Revolucion,ata do te theksojne e do te ngrene lart kete rol duke i dhene vendin e duhur ne histori.Lamertini per Aliun do te quaj "Skenderbeu i Ri" ndersa historiani dhe studiusi Dionis Skiotis do te shprehet;"Pa kryengritjen e Aliut ,Revolucioni Grek do te ishte mbytur qe ne djep".Pukevili perfaqesuesi i diplomacise Francese te Napolonit ne Janine per kete Revolucion do te thote;"Levizja Greke per pavaresi ne fillimet e saj nuk mund te bente ne asnje menyre pa mbeshtetjen e Ali Pashe Tepelenes" .Ndersa austriaku Jakob Philip Fallmerayer do te shprehet se:"Revolucioni per pavarsine e Greqise ishte nje Revolucion Shqiptar dhe jo Grek".Por edhe historiani Anglez William Miller do te shprehet; "Ali Pashe Tepelena,Luani i Epirit eshte rruga qe te çon drejt Revolucionit Grek te 1821".Finley ne vepren e tij per Revolucionin Grek do te shprehej;"Historia e Revolucionit Grek do te mbetej kryesisht e panjohur nese rendesia e elementit shqiptar,i cili ishte i perhapur ne shoqerine ushtarake te Perandorise Osmane nuk vleresohet ne kontributin e tij te plote". Rilindesi jone i madh, Sami Frasheri do te shprehet se;" Greket duhet ta permendin me respekt e nderim te madh emrin e Tepelenasit,sepse per here te pare ideja e shtetit te pavarur ne pjesen Jugperndimore te Europes Osmane lindi ne mendjen e Ali Tepelenes."
Nicopoli(Preveza),Moska dhe Tepelena,dy kopertine "Relike" të historisë të Epirit. (Ali Pashë Tepelena). Albert Pasho.
Kopertina e çokollatës Francese e markës "Poulin" Kjo histori eshte nje gershetim epiko historik ku dy kopertina çokollatash trans...
-
Shumica e studiuseve te kohes por edhe te me voneshem priren te nenvleresojne rolin e Ali Pashe Tepelenes dhe elementit shqiptar ne revolu...
-
Gjithe jeten e tij Ali Pasha ja kushtoj ngritjes dhe pavarsise te shtetit te tij,padyshim ky shtet do te ishte Shqiptar .Per kete ai te g...
-
Leter autografige e nenshkruar dhe vulosur nga Valiu i Edirne Ismail Rahmi Pasha ,drejtuar familjes se famshme me origjine nga Krimea Haci G...









.png)








